Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Sureja: 2. Bekare
Ajete: 286

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 2:1. Elif, Lam, Mim
2:1. Elif, Lâm, Mîm.
2:1. Elif Lam Mim
2:1. 'ELIF-LAM-MIM
C 2:2. Ky është libri që nuk ka dyshim në te (sepse është prej All-llahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm.
2:2. Ky është Libri në të cilin nuk ka dyshim. Ai është udhërrëfyes për të devotshmit,
2:2. Ky është Libri, për të cilin nuk ka dyshim, udhëzim për ata që janë të devotshëm.
2:2. DHALIKEL-KITABU LA REJBE FIHI HUDEN LILMUTTEKINE
C 2:3. Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen (namazin) dhe prej asaj që Ne u kemi dhënë, ata japin (zeqat, sadaka etj.).
2:3. të cilët besojnë në të fshehtën, falin namazin dhe japin nga ajo që u kemi dhënë Ne;
2:3. Që besojnë në të padukshmen, kryejnë faljen dhe japin nga ajo që Ne u kemi dhënë.
2:3. EL-LEDHINE JU'UMINUNE BIL-GAJBI WE JUKIMUNE ES-SELETE WE MIMMA REZEKNAHUM JUNFIKUNE
C 2:4. Dhe ata, të cilët besojnë në atë që t'u shpall ty, dhe në atë që është shpallur para teje, dhe që janë të bindur plotësisht për (jetën e ardhshme në) botën tjetër (Ahiretin).
2:4. dhe për ata që besojnë në atë që të është shpallur ty (o Muhamed), në atë që është shpallur përpara teje dhe që me bindje i besojnë jetës tjetër.
2:4. Dhe që besojnë atë që t'u është shpallur ty dhe atë që është shpallur para teje, dhe për jetën tjetër janë plot bindje.
2:4. WEL-LEDHINE JU'UMINUNE BIMA 'UNZILE 'ILEJKE WE MA 'UNZILE MIN KABLIKE WE BIL-'AHIRETI HUM JUKINUNE
C 2:5. Të tillët janë të udhëzuar nga Zoti i tyre dhe vetëm ata janë të shpëtuarit.
2:5. Ata janë udhëzuar në rrugë të drejtë nga Zoti i tyre dhe pikërisht ata janë të shpëtuarit.
2:5. Ata janë në rrugën e drejtë nga Zoti i tyre dhe ata janë të shpëtuarit.
2:5. 'ULA'IKE 'ALA HUDEN MIN RABBIHIM WE 'ULA'IKE HUMUL-MUFLIHUNE
C 2:6. E ata që mohuan (Kur'anin dhe Muhammedin), për ta është njësoj ua tërhoqe vërejtjen apo nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë.
2:6. Sa për ata që mohojnë, njësoj është, i paralajmërove apo nuk i paralajmërove - ata nuk besojnë.
2:6. Vërtet, për ata që nuk besojnë, është njësoj nëse i paralajmëron apo nuk i paralajmëron; ata nuk do të besojnë.
2:6. 'INNEL-LEDHINE KEFERU SEWA'UN 'ALEJHIM 'E 'ENDHERTEHUM 'EM LEM TUNDHIRHUM LA JU'UMINUNE
C 2:7. All-llahu ua mbylli atyre zemrat, veshët e tyre dhe në të pamurit e tyre ka një perde, e ata kanë një dënim të madh.
2:7. Allahu i ka vulosur zemrat e tyre, ndërsa në veshët dhe sytë e tyre kanë mbulesë; ata i pret një dënim i madh.
2:7. Allahu ua ka vulosur zemrat dhe veshët e tyre, dhe mbi sytë e tyre ka një perde, ata kanë një dënim të madh.
2:7. HATEMEL-LAHU 'ALA KULUBIHIM WE 'ALA SEM'IHIM WE 'ALA 'EBSARIHIM GISHAWETUN WE LEHUM 'ADHABUN 'ADHIMUN
C 2:8. Ka disa njerëz që thonë: "Ne i kemi besuar All-llahut dhe jetës tjetër (Ahiretit), po në realitet ata nuk janë besimtarë.
2:8. Ka disa njerëz që thonë: “Besojmë në Allahun dhe në Ditën e Gjykimit!”, por në të vërtetë ata nuk janë besimtarë.
2:8. Dhe ka disa njerëz që thonë: "Ne kemi besuar në Allahun dhe në Ditën e Fundit," por ata nuk janë besimtarë.
2:8. WE MINE EN-NASI MEN JEKULU 'AMENNA BILLAHI WE BIL-JEWMIL-'AHIRI WE MA HUM BIMU'UMININE
C 2:9. Ata përpiqen ta mashtrojnë All-llahun dhe ata që besuan, po në të vërtetë ata nuk mashtrojnë tjetër, pos vetvetes, por ata nuk e hetojnë.
2:9. Ata përpiqen të mashtrojnë Allahun dhe besimtarët, por në të vërtetë mashtrojnë vetëm vetveten, megjithëse nuk e ndiejnë.
2:9. Ata përpiqen të mashtrojnë Allahun dhe ata që besojnë, por ata vetëm e mashtrojnë veten e tyre, dhe nuk e kuptojnë.
2:9. JUHADI'UNEL-LAHE WEL-LEDHINE 'AMENU WE MA JEHDA'UNE 'ILLA 'ENFUSEHUM WE MA JESH'URUNE
C 2:10. Në zemrat e tyre kanë sëmurje, e All-llahu u shton sëmundje edhe më shumë, e për shkak se ata përgënjeshtruan, pësojnë dënim të dhembshëm.
2:10. Në zemrat e tyre ka një sëmundje, të cilën Allahu ua shton. Ata i pret një dënim i dhembshëm, për shkak të hipokrizisë së tyre.
2:10. Në zemrat e tyre ka një sëmundje; dhe Allahu ua shton sëmundjen; ata kanë një dënim të dhimbshëm për shkak të gënjeshtrës së tyre.
2:10. FI KULUBIHIM MEREDUN FEZADEHUMU ELLAHU MEREDEN WE LEHUM 'ADHABUN 'ELIMUN BIMA KANU JEKDHIBUNE
C 2:11. E kur atyre u thuhet: "Mos e prishni rendin në tokë"! Ata thonë: "Ne jemi vetëm përmirësues (paqtues)!"
2:11. Kur u thuhet: “Mos bëni çrregullime në tokë!” - ata thonë: “Ne bëjmë vetëm përmirësime në tokë!”
2:11. Dhe kur atyre u thuhet: "Mos bëni çrregullime në tokë," ata thonë: "Ne vetëm po përmirësojmë."
2:11. WE 'IDHA KILE LEHUM LA TUFSIDU FIL-'ERDI KALU 'INNEMA NEHNU MUSLIHUNE
C 2:12. Veni re, ata në të vërtetë janë shkatërruesit, por nuk e kuptojnë.
2:12. Por jo! Në të vërtetë, pikërisht ata janë shkaktarët e çrregullimeve, ndonëse nuk e ndiejnë.
2:12. Me të vërtetë, ata janë çrregulluesit, por nuk e kuptojnë.
2:12. 'ELA 'INNEHUM HUMUL-MUFSIDUNE WE LEKIN LA JESH'URUNE
C 2:13. Dhe kur atyre u thuhet: besoni, sikurse besuan njerëzit, ata thonë: "A të besojmë ashtu sikurse besuan mendjelehtit?" Në të vërtetë ata, dhe mu ata janë mendjelehtit, por nuk e dinë.
2:13. Kur atyre u thuhet: “Besoni edhe ju ashtu siç kanë besuar njerëzit e tjerë!” - ata thonë: “Vallë, a të besojmë edhe ne ashtu siç besojnë mendjelehtët?!” Por jo! Në të vërtetë, pikërisht ata janë mendjelehtët, por nuk e dinë këtë.
2:13. Dhe kur atyre u thuhet: "Besoni ashtu siç kanë besuar njerëzit," ata thonë: "A të besojmë ashtu siç kanë besuar të marrit?" Me të vërtetë, ata janë të marrët, por nuk e dinë.
2:13. WE 'IDHA KILE LEHUM 'AMINU KEMA 'AMENE EN-NASU KALU 'ENU'UMINU KEMA 'AMENE ES-SUFEHA'U 'ELA 'INNEHUM HUMU ES-SUFEHA'U WE LEKIN LA JA'LEMUNE
C 2:14. E kur i takojnë ata që besuan thonë: "Ne kemi besuar!" Por kur veçohen me djajt (parinë) e vet u thonë: "Ne jemi me ju, ne vetëm jemi tallur (me besimtarët)".
2:14. Kur takohen me besimtarët, ata thonë “Besojmë” – por, kur mbesin vetëm me djajtë e tyre, thonë: “Në të vërtetë, ne jemi me ju; ne vetëm po talleshim”.
2:14. Dhe kur takojnë ata që kanë besuar, ata thonë: "Ne kemi besuar." Por kur janë vetëm me djajtë e tyre, ata thonë: "Me siguri ne jemi me ju; ne vetëm po talleshim."
2:14. WE 'IDHA LEKUL-LEDHINE 'AMENU KALU 'AMENNA WE 'IDHA HALEW 'ILA SHEJATINIHIM KALU 'INNA ME'AKUM 'INNEMA NEHNU MUSTEHZI'UNE
C 2:15. All-llahu i ndëshkon talljet e tyre, duke i lënë të bredhin edhe më shumë në mosbesimin e tyre.
2:15. Allahu do të tallet me ata dhe do t'i lërë një kohë të gjatë që të bredhin verbërisht në mendjemadhësinë e tyre.
2:15. Allahut i përgjigjet talljes së tyre dhe i lë ata të humbasin në rebelimin e tyre duke qenë të verbër.
2:15. ELLAHU JESTEHZI'U BIHIM WE JEMUDDUHUM FI TUGJANIHIM JA'MEHUNE
C 2:16. Të tillët janë që e ndërruan të vërtetën (besimin) me të pavërtetën (mosbesimin), pra tregtia e tyre nuk pati fitim dhe ata nuk qenë të vetëdijshëm (në punën e tyre).
2:16. Pikërisht këta janë ata që kanë këmbyer udhëzimin me humbjen, kështu që tregtia atyre nuk u solli kurrfarë dobie dhe as nuk ishin të udhëzuar në rrugën e drejtë.
2:16. Ata janë ata që e kanë shkëmbyer udhëzimin për gabim, por tregtia e tyre nuk ka sjellë fitim dhe nuk kanë qenë të udhëzuar.
2:16. 'ULA'IKEL-LEDHINE ESHTEREW ED-DELALETE BIL-HUDA FEMA REBIHET TIXHARETUHUM WE MA KANU MUHTEDINE
C 2:17. Shembulli i tyre (në hipokrizi) është si shembulli i atij që ndezë një zjarr dhe, posa ta ndriçojë ai vendin për rreth tij, All-llahu ua shuan dritën e tyre dhe i lë në errësira që nuk shohin.
2:17. Rasti i tyre shëmbëllen me rastin e atyre që ndezin një zjarr dhe, kur ai ua ndriçon ç'kanë rreth vetes, Allahu ua merr dritën, i lë në errësirë dhe ata nuk shohin asgjë!
2:17. Shembulli i tyre është si ai i atij që ndezi një zjarr, por kur zjarri ndriçoi gjithçka rreth tij, Allahu ua hoqi dritën dhe i la në errësirë – ata nuk shohin.
2:17. METHELUHUM KEMETHELIL-LEDHI ESTEWKADE NAREN FELEMMA 'EDA'ET MA HEWLEHU DHEHEBEL-LAHU BINURIHIM WE TEREKEHUM FI DHULUMATIN LA JUBSIRUNE
C 2:18. (Mbesin në errësirë) Të shurdhër, memecë dhe të verbër, andaj ata nuk kthehen (nga ajo rrugë e tyre e keqe).
2:18. Ata janë të shurdhër, memecë e të verbër, prandaj nuk kthehen në rrugë të drejtë.
2:18. Të shurdhër, memecë dhe të verbër – ata nuk do të kthehen.
2:18. SUMMUN BUKMUN 'UMJUN FEHUM LA JERXHI'UNE
C 2:19. Ose (Shembulli i tyre është) si ndonjë shi i rreptë prej së larti me errësirë, me bubullimë e me vetëtimë, e prej frikës së vdekjes, nga rrufeja, ata i vejnë gishtat në veshët e tyre. Po All-llahu është rrethues i mosbesimtarëve (atij nuk mund t'i shpëtojë askush).
2:19. Ose shëmbëllen me ata që, gjatë shtrëngatës nga qielli, shoqëruar me errësirë, bubullimë dhe shkreptimë, i mbyllin veshët me gishtat e tyre, për të mos dëgjuar ushtimën nga frika e vdekjes. Kështu, Allahu i ka nën kontroll mohuesit.
2:19. Ose si një shi i rrëmbyeshëm nga qielli, me errësirë, bubullimë dhe vetëtimë; ata i fusin gishtat në veshët e tyre nga bubullima për shkak të frikës nga vdekja; dhe Allahu ka rrethuar jobesimtarët.
2:19. 'EW KESEJJIBIN MINE ES-SEMA'I FIHI DHULUMATUN WE RA'DUN WE BERKUN JEXH'ALUNE 'ESABI'AHUM FI 'ADHANIHIM MINE ES-SEWA'IKI HEDHEREL-MEWTI WEL-LAHU MUHITUN BIL-KAFIRINE
C 2:20. Vetëtima gati ua merr të pamurit dhe, sa herë që ajo u bën dritë atyre, ata ecin në te, e kur u errësohet mbesin aty. E sikur të donte All-llahu, do t'ua merrte të dëgjuarit (me krismën e bubullimës) dhe të pamurit (me shkëndijën e vetëtimës). Vërtetë, All-llahu është i plotfuqishëm për çdo gjë.
2:20. Shkreptima, pothuaj, ua merr shikimin. Sa herë që ajo ua ndriçon rrugën, ata ecin dhe, kur i kaplon errësira, ndalen. Sikur të donte Allahu, do t'ua merrte dëgjimin dhe shikimin. Pa dyshim, Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
2:20. Vetëtima gati ua merr sytë; sa herë që ndriçon për ta, ata ecin në të, por kur errësohet mbi ta, ata ndalen. Dhe nëse Allahu do të donte, do t'u merrte dëgjimin dhe shikimin; me të vërtetë, Allahu ka fuqi mbi çdo gjë.
2:20. JEKADUL-BERKU JEHTEFU 'EBSAREHUM KULLEMA 'EDA'E LEHUM MESHEW FIHI WE 'IDHA 'EDHLEME 'ALEJHIM KAMU WE LEW SHA'EL-LAHU LEDHEHEBE BISEM'IHIM WE 'EBSARIHIM 'INNALL-LLAHE 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C 2:21. O njerëz, adhurojeni Zotin tuaj, i cili ju krijoi juve edhe ata që ishin para jush ashtu që të jeni të devotshëm (të shpëtuar).
2:21. O njerëz! Adhuroni Zotin Tuaj, i Cili ju ka krijuar ju dhe ata që ishin para jush, që të mund të ruheni (nga të këqijat);
2:21. O njerëz, adhuroni Zotin tuaj, i Cili ju ka krijuar ju dhe ata para jush, që të mund të bëheni të devotshëm.
2:21. JA 'EJJUHA EN-NASU A'BUDU REBBEKUMUL-LEDHI HALEKAKUM WEL-LEDHINE MIN KABLIKUM LE'ALLEKUM TETTEKUNE
C 2:22. Ai, i cili për ju bëri tokën shtrat (vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju lëshoi shi me të cilin ju siguroi lloje të frutave si ushqim për ju, pra mos i përshkruani All-llahut shokë, duke qenë se ju e dini (që Ai nuk ka shokë).
2:22. i Cili e ka bërë për ju tokën shtresë dhe qiellin ndërtesë; i Cili prej së larti zbret ujë dhe nëpërmjet tij bën që të rriten fruta si ushqim për ju. Prandaj mos sajoni me vetëdije zota të barabartë me Allahun.
2:22. Ai që ka bërë tokën një shtrat për ju dhe qiellin një ndërtim, dhe që ka zbritur ujë nga qielli dhe me të nxori fruta për furnizimin tuaj. Pra, mos i vini Allahut të barabartë, ndërsa ju e dini.
2:22. EL-LEDHI XHE'ALE LEKUMUL-'ERDE FIRASHEN WE ES-SEMA'E BINA'EN WE 'ENZELE MINE ES-SEMA'I MA'EN FE'EHREXHE BIHI MINE ETH-THEMERATI RIZKAN LEKUM FELA TEXH'ALU LILLAHI 'ENDADÆN WE 'ENTUM TA'LEMUNE
C 2:23. E në qoftë se jeni në dyshim në atë që Ne ia shpallëm gradualisht robit tonë, atëherë silleni ju një kaptinë të ngjashme si ai (Kur'ani) dhe thirrni (për ndihmë) dëshmitarët tuaj (zotërat) pos All-llahut, nëse jeni të sinqertë (në thëniet tuaja se Kur'ani nuk është prej Zotit).
2:23. Nëse ju dyshoni në atë që ia kemi zbritur robit tonë (Muhamedit a.s.), atëherë hartoni një sure të ngjashme me atë që ia kemi shpallur atij! Thirrni në ndihmë edhe dëshmitarët tuaj (që i adhuroni) në vend të Allahut, nëse jeni të sinqertë.
2:23. Dhe nëse jeni në dyshim për atë që Ne i kemi shpallur shërbëtorit Tonë, atëherë sillni një sure të ngjashme dhe thirrni dëshmitarët tuaj, përveç Allahut, nëse jeni të sinqertë.
2:23. WE 'IN KUNTUM FI REJBIN MIMMA NEZZELNA 'ALA 'ABDINA FE'TU BISURETIN MIN MITHLIHI WE ED'U SHUHEDA'EKUM MIN DUNI ELLAHI 'IN KUNTUM SADIKINE
C 2:24. E mos e paçit bërë (deri më tash), e as që do ta bëni kurrë (edhe në të ardhmen), atëherë ruajuni zjarrit, lëndë e të cilit janë njerëzit dhe gurët, që është i përgatitur për mosbesimtarët.
2:24. Nëse nuk mundeni, dhe kurrsesi nuk do të mundeni, atëherë ruajuni zjarrit, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët dhe që është përgatitur për të ndëshkuar mohuesit.
2:24. Por nëse nuk mundeni – dhe sigurisht që nuk mundeni – atëherë ruhuni nga zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët, i përgatitur për jobesimtarët.
2:24. FE'IN LEM TEF'ALU WE LEN TEF'ALU FE ETTEKU EN-NAREL-LETI WEKUDUHA EN-NASU WEL-HIXHARETU 'U'IDDET LILKAFIRINE
C 2:25. E, përgëzoi ata që besuan dhe bënë vepra të mira se ata do të jenë në xhennete në të cilët rrjedhin lumenj. Sa herë që u jepet ndonjë ushqim nga frutat e tij, ata thonë: "Ky është që me te u ushqyem edhe më parë". Ngase, u sillet ushqim i ngjashëm (vetëm në formë, e jo edhe në shije). Aty do të kenë ata bashkëshorte të pastra dhe aty do të jenë përgjithmonë.
2:25. Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, gëzoji me kopshte të Xhenetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Sa herë që atyre t'u jepet si ushqim ndonjë frut i kopshteve, ata do të thonë: “Këtë e kemi ngrënë edhe përpara”. Por atyre do t'u jepen vetëm fruta të ngjashme me ato të Tokës. Në Xhenet ata do të kenë bashkëshorte të pastra dhe atje do të jetojnë përgjithmonë.
2:25. Dhe përgëzoi ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, se ata do të kenë kopshte nën të cilët rrjedhin lumenj; sa herë që furnizohen me një fryt prej andej, ata thonë: "Kjo është ajo që na u dha më parë," dhe atyre u jepet diçka e ngjashme. Dhe ata do të kenë bashkëshorte të pastra dhe atje do të jenë përgjithmonë.
2:25. WE BESHSHIRIL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI 'ENNE LEHUM XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU KULLEMA RUZIKU MINHA MIN THEMERETIN RIZKEN KALU HADHAL-LEDHI RUZIKNA MIN KABLU WE 'UTU BIHI MUTESHABIHAN WE LEHUM FIHA 'EZWAXHUN MUTEHHERETUN WE HUM FIHA HALIDUNE
C 2:26. All-llahu nuk ngurron që të marrë çfarëdo shembulli, qoftë mushkojë a diçka edhe më e imët se ajo. Për sa u përket atyre që besuan, ata e dinë se ai (shembull) është i vërtetë nga Zoti i tyre, ndërsa ata të cilët mohuan do të thonë: "Ç'deshi All-llahu me këtë si shembull?" Ai me te humb shumë, e po me te udhëzon në rrugën e drejtë shumë, po me përjashtim të atyre që janë jashtë rrugës, Ai me te nuk humb tjetër.
2:26. Allahu nuk ngurron të japë shembull mushkonjën ose diçka më të madhe se ajo. Ata që besojnë, e dinë se kjo është e vërteta nga Zoti i tyre, kurse ata që nuk besojnë, thonë: “Çfarë kërkon të tregojë Allahu me këtë shembull?” Nëpërmjet tij, Ai shumëkënd e lë në humbje e shumëkujt ia ndriçon rrugën e drejtë. Ai i lë në humbje vetëm gjynahqarët e mëdhenj,
2:26. Me të vërtetë, Allahu nuk ngurron të japë shembull një mushkonjë ose diçka më të madhe. Dhe sa për ata që kanë besuar, ata e dinë se ajo është e vërteta nga Zoti i tyre; por ata që nuk besojnë thonë: "Çfarë donte të thoshte Allahu me këtë shembull?" Me të vërtetë, Ai me këtë humb shumë dhe udhëzon shumë; por Ai nuk humb askënd përveç të pabindurve.
2:26. 'INNALL-LLAHE LA JESTEHJI 'EN JEDRIBE METHELEN MA BA'UDETEN FEMA FEWKAHA FE'EMMAL-LEDHINE 'AMENU FEJA'LEMUNE 'ENNEHUL-HEKKU MIN RABBIHIM WE 'EMMAL-LEDHINE KEFERU FEJEKULUNE MADHA 'ERADAL-LAHU BIHEDHA METHELAN JUDILLU BIHI KETHIRÆN WE JEHDI BIHI KETHIRÆN WE MA JUDILLU BIHI 'ILLAL-FASIKINE
C 2:27. Ata që e thyejnë besën e dhënë All-llahut pasi që është lidhur ajo, dhe e këpusin atë që All-llahu ka urdhëruar të jetë e kapur, e edhe bëjnë shkatërrime në tokë, të tillët janë ata të dështuarit.
2:27. të cilët shkelin besën e Allahut, pasi e patën dhënë, ndërprejnë atë që ka urdhëruar Allahu për ta mbajtur lidhur dhe bëjnë ngatërresa në Tokë; ata janë njëmend të shkatërruar.
2:27. Ata që e prishin besëlidhjen e Allahut pasi e kanë bërë atë, dhe që e ndajnë atë që Allahu ka urdhëruar të bashkohet, dhe që bëjnë çrregullime në tokë – ata janë të humburit.
2:27. EL-LEDHINE JENKUDUNE 'AHDAL-LAHI MIN BA'DI MITHAKIHI WE JEKTA'UNE MA 'EMERAL-LAHU BIHI 'EN JUSELE WE JUFSIDUNE FIL-'ERDI 'ULA'IKE HUMUL-HASIRUNE
C 2:28. Si e mohoni All-llahun, e dihet se ju ishit të vdekur e Ai ju ngjalli, mandej ju bën të vdisni e pastaj ju ringjall, e mandej tek Ai do të ktheheni?
2:28. Si mund ta mohoni Allahun, ndërkohë që keni qenë të pajetë e Ai ju dha jetën?! Pastaj Ai do t'ju bëjë të vdisni, më pas do t'ju ringjallë e, në fund, do të ktheheni tek Ai?!
2:28. Si mund të mohoni Allahun, ndërsa ju ishit të vdekur dhe Ai ju dha jetë? Pastaj Ai do t'ju bëjë të vdisni, pastaj Ai do t'ju ringjallë, dhe pastaj te Ai do të ktheheni.
2:28. KEJFE TEKFURUNE BILLAHI WE KUNTUM 'EMWATEN FE'EHJAKUM THUMME JUMITUKUM THUMME JUHJIKUM THUMME 'ILEJHI TURXHA'UNE
C 2:29. Ai (All-llahu) është që për ju krijoi gjithçka që ka në tokë, pastaj vullnetin e vet ia drejtoi qiellit dhe i përsosi ata shtatë qiej. Ai është i Gjithëdijshmi për çdo gjë.
2:29. Është Ai që për ju ka krijuar çdo gjë që ka në Tokë. Pastaj, i është drejtuar qiellit dhe e ka rregulluar, duke e bërë atë shtatë qiej. Ai është i Dijshëm për çdo gjë.
2:29. Është Ai që ka krijuar për ju gjithçka që është në tokë. Pastaj Ai e drejtoi vëmendjen e Tij drejt qiellit dhe e bëri atë shtatë qiej; dhe Ai është i Gjithëdituri për çdo gjë.
2:29. HUWEL-LEDHI HALEKA LEKUM MA FIL-'ERDI XHEMI'EN THUMME ESTEWA 'ILA ES-SEMA'I FESEWWAHUNNE SEB'A SEMAWATIN WE HUWE BIKULLI SHEJ'IN 'ALIMUN
C 2:30. (Përkujto Muhammed) Kur Zoti yt u tha engjëjve: "Unë po krijoj (po përcaktoj) në tokë një zëvendës!" Ata thanë: "A do të vëshë në te atë që bënë çrregullime dhe që derdh gjaqet, e ne të madhërojmë Ty me lavdërimin Tënd dhe plotësisht të adhurojmë!" Ai tha: "Unë di atë që ju nuk e dini!"
2:30. Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë do të krijoj një mëkëmbës (që do të zbatojë ligjet e Zotit) në tokë”, ata thanë: “A do të vësh atje dikë që do të bëjë çrregullime e do të derdhë gjak në të, ndërkohë që Ne të madhërojmë, të lavdërojmë dhe të lartësojmë ashtu si të takon Ty?!” Ai tha: “Unë di atë që ju nuk e dini”.
2:30. Dhe kur Zoti yt u tha engjëjve: "Unë do të caktoj një përfaqësues në tokë," ata thanë: "A do të vendosësh atje atë që bën çrregullime dhe derdh gjak, ndërsa ne të lavdërojmë dhe të madhërojmë Ty?" Ai tha: "Unë di atë që ju nuk e dini."
2:30. WE 'IDH KALE REBBUKE LILMELA'IKETI 'INNI XHA'ILUN FIL-'ERDI HALIFETEN KALU 'ETEXH'ALU FIHA MEN JUFSIDU FIHA WE JESFIKU ED-DIMA'E WE NEHNU NUSEBBIHU BIHEMDIKE WE NUKADDISU LEKE KALE 'INNI 'A'LEMU MA LA TA'LEMUNE
C 2:31. E Ai (Zoti) ia mësoi Ademit të gjithë emrat (e sendeve), pastaj ato ua prezentoi engjëjve dhe u tha: "Më tregoni për emrat e këtyre (sendeve të emërtuara), nëse jeni të drejtë (çka mendoni)?"
2:31. Allahu ia mësoi Ademit emrat e çdo gjëje, pastaj ua paraqiti engjëjve dhe u tha: “Më tregoni emrat e tyre, nëse ajo që thoni është e vërtetë!”
2:31. Dhe Ai i mësoi Ademit emrat e të gjitha gjërave; pastaj i paraqiti ato para engjëjve dhe tha: "Më tregoni emrat e tyre, nëse jeni të sinqertë."
2:31. WE 'ALLEME 'ADEMEL-'ESMA'E KULLEHA THUMME 'AREDEHUM 'ALEL-MELA'IKETI FEKALE 'ENBI'UNI BI'ESMA'I HA'UULA' 'IN KUNTUM SADIKINE
C 2:32. (Engjëjt) Thanë: "Ti je i pa të meta, ne nuk kemi dije tjetër përveç atë që na e mësove Ti. Vërtetë, Ti je i Gjithëdijshmi, i Urti!"
2:32. “Qofsh i lavdëruar! - thanë ata - Ne dimë vetëm atë që na ke mësuar Ti. Në të vërtetë, Ti je i Gjithëdituri, i Urti.”
2:32. Ata thanë: "Lavdi të qoftë Ty! Ne nuk dimë përveç asaj që Ti na ke mësuar. Me të vërtetë, Ti je i Gjithëdijshmi, i Urti."
2:32. KALU SUBHANEKE LA 'ILME LENA 'ILLA MA 'ALLEMTENA 'INNEKE 'ENTEL-'ALIMUL-HEKIMU
C 2:33. (Zoti) Tha: "O Adem, njoftojë ata (engjëjt) me emrat e atyre (sendeve)!" E kur u rrëfeu atyre për emrat e tyre, (Zoti) tha: "A nuk ju kam thënë juve se Unë më së miri e di fshehtësinë e qiejve e të tokës dhe më së miri e di atë, që ju e publikoni dhe atë që e mbani fshehtë".
2:33. “O Adem, - tha Ai - ua trego atyre emrat e gjërave!” Kur ai ua tregoi emrat e tyre, Allahu tha: “A nuk ju kam thënë se vetëm Unë i di fshehtësitë e qiellit e të Tokës dhe vetëm Unë e di çfarë tregoni haptazi dhe çfarë fshihni?!”
2:33. Ai tha: "O Adem, tregoji atyre emrat e tyre." Dhe kur ai ua tregoi emrat e tyre, Ai tha: "A nuk ju kam thënë se Unë di të fshehtën e qiejve dhe të tokës, dhe se Unë di atë që ju shfaqni dhe atë që fshehni?"
2:33. KALE JA 'ADEMU 'ENBI'HUM BI'ESMA'IHIM FELEMMA 'ENBE'EHUM BI'ESMA'IHIM KALE 'ELEM 'EKUL LEKUM 'INNI 'A'LEMU GAJBE ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE 'A'LEMU MA TUBDUNE WE MA KUNTUM TEKTUMUNE
C 2:34. E kur u thamë engjëjve: përuluni (bini në sexhde) Ademit, ata menjëherë iu përulën, me përjashtim të iblisit (djallit). Ai refuzoi dhe u mbajt në të madh dhe u bë pabesimtar.
2:34. Kur u thamë engjëjve: “Përuluni në sexhde para Ademit”, ata u përulën, përveç Iblisit, i cili nuk deshi, u tregua mendjemadh dhe u bë mosbesimtar.
2:34. Dhe kur Ne u thamë engjëjve: "Bini në sexhde para Ademit," ata ranë në sexhde, përveç Iblisit. Ai refuzoi, u tregua arrogant dhe ishte prej jobesimtarëve.
2:34. WE 'IDH KULNA LILMELA'IKETI ESXHUDU LI'DEME FESEXHEDU 'ILLA 'IBLISE 'EBA WE ESTEKBERE WE KANE MINEL-KAFIRINE
C 2:35. E Ne i thamë: "O Adem, ti dhe bashkëshortja juaj banoni në xhennet dhe hani lirisht nga frutat e tij kah të doni, por mos iu afroni asaj bime (peme) e të bëheni zullumqarë (të vetvetes suaj).
2:35. Ne thamë: “O Adem, jeto ti dhe gruaja jote në Xhenet dhe aty hani sa të doni e kur të doni, por mos iu afroni kësaj peme, se ndryshe do të bëheni të padrejtë”.
2:35. Dhe Ne thamë: "O Adem, bano ti dhe bashkëshortja jote në Xhenet dhe hani prej tij lirshëm kudo që të dëshironi, por mos iu afroni kësaj peme, që të mos bëheni prej të padrejtëve."
2:35. WE KULNA JA 'ADEMU ESKUN 'ENTE WE ZEWXHUKEL-XHENNETE WE KULA MINHA REGADEN HEJTHU SHI'TUMA WE LA TEKREBA HEDHIHI ESH-SHEXHERETE FETEKUNA MINE EDH-DHALIMINE
C 2:36. Po djalli i bëri që ata të dy të mashtrohen në atë (pemë ose xhennetin) dhe i nxori ata nga ajo (e mirë) që ishin në te, e Ne u thamë: "Zbritni (dilni), jeni armik i njëri-tjetrit, e ju deri në një kohë në tokë keni vendbanim dhe dëfrim".
2:36. Shejtani i shtyu të gabojnë e i nxori nga lumturia ku ishin. “Zbritni - u thamë Ne - do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Në Tokë do të qëndroni, do të keni furnizim e do të jetoni deri në një kohë të caktuar”.
2:36. Por djalli i mashtroi dhe i nxori nga ajo ku ata ishin. Dhe Ne thamë: "Zbritni – disa prej jush do të jenë armiq të të tjerëve. Dhe për ju në tokë do të jetë një vendbanim dhe një furnizim për një kohë."
2:36. FE'EZELLEHUMA ESH-SHEJTANU 'ANHA FE'EHREXHEHUMA MIMMA KANA FIHI WE KULNA EHBITU BA'DUKUM LIBA'DIN 'ADUWUN WE LEKUM FIL-'ERDI MUSTEKARRUN WE META'UN 'ILA HININ
C 2:37. E Ademi prej Zotit të vet pranoi disa fjalë (lutje), prandaj Ai ia fali (gabimin), Ai është Mëshirues dhe pranues i pendimit.
2:37. Ademi mësoi disa fjalë (se si të kërkonte falje) nga Zoti i tij, kështu që Ai ia pranoi pendimin. Sigurisht, Ai i pranon shumë pendimet, Ai është Mëshirëploti.
2:37. Atëherë Ademi mori disa fjalë nga Zoti i tij, dhe Ai ia pranoi pendimin. Me të vërtetë, Ai është Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti.
2:37. FETELEKKA 'ADEMU MIN RABBIHI KELIMATIN FETABE 'ALEJHI 'INNEHU HUWET-TEWWABU ER-REHIMU
C 2:38. Ne u thamë: "Dilni prej atyhit që të gjithë, e juve gjithqysh do t'u arrijë udhëzim prej Meje, e kush e pranon udhëzimin Tim, për ata nuk ka as frikë as që do të brengosen".
2:38. Ne u thamë: “Zbritni të gjithë prej Xhenetit! Kur t'ju vijë udhërrëfimi Ynë, ata që do t'i përmbahen atij, nuk do të kenë frikë dhe nuk do të dëshpërohen.
2:38. Ne thamë: "Zbritni prej tij të gjithë ju. Dhe kur t'ju vijë nga Unë një udhëzim, kush e ndjek udhëzimin Tim nuk do të ketë frikë dhe nuk do të mërzitet."
2:38. KULNA EHBITU MINHA XHEMI'EN FE'IMMA JE'TIJENNEKUM MINNI HUDEN FEMEN TEBI'A HUDAJE FELA HAWFUN 'ALEJHIM WE LA HUM JEHZENUNE
C 2:39. E ata që i mohuan dhe përgënjeshtruan argumentet tona, të tillët janë banues të zjarrit, ata do të jenë aty përgjithmonë.
2:39. Kurse ata që i mohojnë dhe i përgënjeshtrojnë shpalljet Tona, do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të mbesin gjithmonë.”
2:39. Dhe ata që mohojnë dhe i përgënjeshtrojnë shenjat Tona, ata do të jenë banorët e zjarrit; ata do të jenë aty përgjithmonë.
2:39. WEL-LEDHINE KEFERU WE KEDHDHEBU BI'AJATINA 'ULA'IKE 'ESHABU EN-NARI HUM FIHA HALIDUNE
C 2:40. O bijtë e israilit, kujtoni (jini mirënjohës për) të mirat e Mia, të cilat ua dhurova juve dhe zbatoni premtimin që ma keni dhënë Mua. Unë e zbatoj atë që u premtova dhe të më keni frikë vetëm Mua.
2:40. O bijtë e Izraelit, kujtoni të mirat që ju kam falur! Përmbushni premtimin që Më keni dhënë, që edhe Unë të përmbush premtimin që ju kam bërë (për t'ju futur në Xhenet). Vetëm prej Meje duhet të frikësoheni.
2:40. O bijtë e Izraelit, kujtoni favorin Tim që ju kam dhënë dhe përmbushni besëlidhjen Me Mua që Unë të përmbush besëlidhjen Me ju; dhe më frikësohuni vetëm Mua.
2:40. JA BENI 'ISRA'ILE EDHKURU NI'METIJEL-LETI 'EN'AMTU 'ALEJKUM WE 'EWFU BI'AHDI 'UFI BI'AHDIKUM WE 'IJAJE FARHEBUNI
C 2:41. Dhe besojeni atë që e shpalla (Kur'anin), e që vërteton atë që e keni ju e mos u bëni mohues të parë të tij, dhe mos i ndërroni ajetet e Mia (Kur'anin) me një vlerë të paktë, por vetëm Mua të ma keni dronë.
2:41. Besoni në atë (Kuran) që kam zbritur si vërtetues të Shkrimeve tuaja, e mos u bëni mohuesit e parë të tij! Mos i këmbeni shpalljet e Mia me një vlerë të vogël dhe ruhuni vetëm prej Meje!
2:41. Dhe besoni atë që kam zbritur, që vërteton atë që është me ju, dhe mos u bëni të parët që e mohojnë atë, dhe mos e shitni fjalën Time për një çmim të vogël, dhe frikësohuni vetëm Mua.
2:41. WE 'AMINU BIMA 'ENZELTU MUSEDDIKEN LIMA ME'AKUM WE LA TEKUNU 'EWWELE KAFIRIN BIHI WE LA TESHTERU BI'AJATI THEMENAN KALILÆN WE 'IJAJE FE ETTEKUNI
C 2:42. E mos e ngatërroni të vërtetën me të pavërtetën dhe me vetëdije të fshehni realitetin.
2:42. Mos e përzieni të vërtetën me të pavërtetën, dhe të vërtetën mos e fshihni me vetëdije.
2:42. Dhe mos e përzieni të vërtetën me të pavërtetën dhe mos e fshihni të vërtetën ndërsa e dini.
2:42. WE LA TELBISUL-HEKKA BIL-BATILI WE TEKTUMUL-HEKKA WE 'ENTUM TA'LEMUNE
C 2:43. Faleni namazin dhe jepni zeqatin, dhe faluni me ata që falen (bini në rukuë me ata që bien).
2:43. Faleni namazin, jepeni zeqatin dhe përkuluni në ruku bashkë me ata që përkulen (në namaz).
2:43. Dhe kryeni faljen, jepni zekatin dhe përkuluni me ata që përkulen.
2:43. WE 'EKIMU ES-SELETE WE 'ATU EZ-ZEKATE WE ERKA'U ME'A ER-RAKI'INE
C 2:44. A po i urdhëroni (thirrni) njerëzit për punë të mira, e veten tuaj po e harroni? Ndërsa ju e lexoni librin (Tevratin). A nuk po mendoni?
2:44. Vallë, a i urdhëroni njerëzit që të bëjnë të mira e veten po e harroni, ju që lexoni Shkrimet?! A nuk arsyetoni?
2:44. A po urdhëroni njerëzit për drejtësi dhe harroni vetet tuaja, ndërsa lexoni Librin? A nuk po arsyetoni?
2:44. 'ETE'MURUNE EN-NASE BIL-BIRRI WE TENSEWNE 'ENFUSEKUM WE 'ENTUM TETLUNEL-KITABE 'EFELA TA'KILUNE
C 2:45. Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz, vërtet, ajo është e madhe (vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin).
2:45. Kërkoni ndihmën e Allahut me durim e me namaz! Kjo është njëmend e vështirë, përveçse për të devotshmit,
2:45. Kërkoni ndihmë me durim dhe falje. Me të vërtetë, kjo është e rëndë, përveç për ata që janë të përulur.
2:45. WE ESTA'INU BIS-SEBRI WE ES-SELETI WE 'INNEHA LEKEBIRETUN 'ILLA 'ALEL-HASHI'INE
C 2:46. Të cilët janë të bindur se do ta takojnë Zotin e vet dhe se ata do t'i kthehen Atij.
2:46. që janë të bindur se do të takojnë Zotin e tyre dhe se do të kthehen tek Ai.
2:46. Ata që janë të bindur se do të takojnë Zotin e tyre dhe se do të kthehen te Ai.
2:46. EL-LEDHINE JEDHUNNUNE 'ENNEHUM MULAKU RABBIHIM WE 'ENNEHUM 'ILEJHI RAXHI'UNE
C 2:47. O bijtë e israilit, përkujtojeni dhuntinë Time, të cilën ua dhurova, dhe Unë ju pata (të parët tuaj) dalluar ndaj njerëzve të tjerë (të asaj kohe).
2:47. O bijtë e Izraelit! Kujtoni të mirat që ju kam dhënë dhe që ju kam ngritur mbi njerëzit e tjerë (të asaj kohe).
2:47. O bijtë e Izraelit, kujtoni favorin Tim që ju kam dhënë dhe se ju kam ngritur mbi të tjerët.
2:47. JA BENI 'ISRA'ILE EDHKURU NI'METIJEL-LETI 'EN'AMTU 'ALEJKUM WE 'ENNI FEDDELTUKUM 'ALEL-'ALEMINE
C 2:48. Dhe ruajuni një ditë kur askush askujt nuk do të mund t'i kryejë asgjë, kur nuk pranohet për te (jobesimtarin) ndonjë ndërmjetësim dhe nuk pranohet për te kompensim, e as që do të ndihmohen ata (fajtorët).
2:48. Frikësojuni Ditës kur askush nuk do të mund të bëjë asgjë për askënd dhe, kur prej askujt nuk do të pranohet as ndërmjetësim, as shpërblesë e as që do të ndihmoheni.
2:48. Dhe kini frikë një ditë kur askush nuk do të mund të shërbejë për tjetrin, dhe as ndërmjetësimi nuk do të pranohet prej tyre, dhe as ndonjë shpërblim nuk do të merret, dhe as nuk do të ndihmohen.
2:48. WE ETTEKU JEWMEN LA TEXHZI NEFSUN 'AN NEFSIN SHEJ'AN WE LA JUKBELU MINHA SHEFA'ATUN WE LA JU'UHADHU MINHA 'ADLUN WE LA HUM JUNSERUNE
C 2:49. Përkujtoni edhe kur ju shpëtuam prej popullit të faraonit, që nga ai shijuat dënimin më të idhët, duke ua therë bijtë tuaj, e duke ua lënë gjallë gratë tuaja. Në këtë torturë përjetuat një sprovim të madh nga Zoti juaj.
2:49. Kujtoni se si ju shpëtuam nga populli i Faraonit, i cili ju shtypte mizorisht: jua therte djemtë e jua linte të gjalla femrat. Kjo ka qenë një sprovë e madhe për ju - nga Zoti juaj.
2:49. Dhe kujtoni kur Ne ju shpëtuam nga njerëzit e Faraonit, të cilët ju ndëshkonin me një ndëshkim të tmerrshëm, duke vrarë djemtë tuaj dhe duke lënë gjallë gratë tuaja. Dhe në këtë ishte një sprovë e madhe nga Zoti juaj.
2:49. WE 'IDH NEXHXHEJNAKUM MIN 'ALI FIR'AWNE JESUMUNEKUM SU'EL-'ADHABI JUDHEBBIHUNE 'EBNA'EKUM WE JESTEHJUNE NISA'EKUM WE FI DHALIKUM BELA'UN MIN RABBIKUM 'ADHIMUN
C 2:50. Dhe kur për ju e ndamë detin, e ju shpëtuam, ndërsa ithtarët e faraonit i fundosëm, e ju i shihnit (me sytë tuaj).
2:50. Kujtoni se si e çamë detin e ju shpëtuam, ndërsa në praninë tuaj i fundosëm njerëzit e Faraonit.
2:50. Dhe kujtoni kur Ne e ndamë detin për ju dhe ju shpëtuam, dhe Ne i mbytëm njerëzit e Faraonit ndërsa ju shikonit.
2:50. WE 'IDH FEREKNA BIKUMUL-BEHRE FE'ENXHEJNAKUM WE 'EGREKNA 'ALE FIR'AWNE WE 'ENTUM TENDHURUNE
C 2:51. E kur i premtuam Musait (t'ia japim Tevratin) dyzet net, pas tij ju (pasi shkoi ai për Tevrat) e adhuruat viçin, ju ishit dëmtues (të vetes suaj).
2:51. Kujtoni kur i caktuam Musait dyzet net (për takimin me të), e pastaj ju adhuruat viçin, duke vepruar si keqbërës!
2:51. Dhe kujtoni kur Ne caktuam për Musain dyzet netë, pastaj ju moret viçin në adhurim pas tij, ndërsa ishit të padrejtë.
2:51. WE 'IDH WA'ADNA MUSA 'ERBA'INE LEJLETEN THUMME ETTEHADHTUMUL-'IXHLE MIN BA'DIHI WE 'ENTUM DHALIMUNE
C 2:52. Mandej edhe pas asaj ua falëm (gabimin), ashtu që të falënderoni.
2:52. Pastaj Ne ju falëm, që të bëheni mirënjohës.
2:52. Pastaj Ne ju falëm pas kësaj, që të mund të ishit mirënjohës.
2:52. THUMME 'AFEWNA 'ANKUM MIN BA'DI DHALIKE LE'ALLEKUM TESHKURUNE
C 2:53. Dhe (përkujtoni) kur ia dhamë Musait librin, dalluesin në mënyrë që të udhëzoheni në rrugë të drejtë.
2:53. Kujtoni kur Musait i dhamë Librin dhe Dalluesin, që të udhëzoheni (në rrugën e drejtë)
2:53. Dhe kujtoni kur Ne i dhamë Musait Librin dhe Furkanin që të mund të udhëzoheshit.
2:53. WE 'IDH 'ATEJNA MUSAL-KITABE WEL-FURKANE LE'ALLEKUM TEHTEDUNE
C 2:54. Dhe kur Musai popullit të vet i tha: "O populli im, me adhurimin e viçit (në vend të Zotit), ju i bëtë zullum vetvetes, pra pendohuni para Krijuesit tuaj, dhe mbyteni vetveten. Kjo për ju është më së miri te Krijuesi juaj. E Ai ua pranoi pendimin tuaj, Ai është Mëshirues, ndaj pranon shumë pendimin.
2:54. dhe, kur ai i tha popullit të vet: “O populli im, ju vetëm vetes i bëtë keq, kur e adhuruat viçin si zot! Prandaj kthehuni të penduar te Krijuesi juaj dhe vritni njëri-tjetrin! Kjo është më mirë për ju në sy të Krijuesit tuaj. Ai jua fali gabimin, sepse Ai i pranon shumë pendimet dhe është Mëshirëploti”.
2:54. Dhe kur Musai i tha popullit të tij: "O populli im, ju keni bërë padrejtësi ndaj vetes tuaj duke adhuruar viçin, prandaj kthehuni te Krijuesi juaj dhe pendohuni; kjo është më mirë për ju te Krijuesi juaj." Pastaj Ai ua pranoi pendimin. Me të vërtetë, Ai është Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti.
2:54. WE 'IDH KALE MUSA LIKAWMIHI JA KAWMI 'INNEKUM DHELEMTUM 'ENFUSEKUM BIATTIHADHIKUMUL-'IXHLE FETUBU 'ILA BARI'IKUM FAKTULU 'ENFUSEKUM DHALIKUM HAJRUN LEKUM 'INDE BARI'IKUM FETABE 'ALEJKUM 'INNEHU HUWET-TEWWABU ER-REHIMU
C 2:55. Dhe kur i thatë: "O Musa, ne nuk të besojmë ty derisa ta shohim All-llahun haptazi, e atëherë juve u rrëmbeu rrufeja (zjarri) dhe ju e shihnit.
2:55. Kujtoni kur i thatë Musait: “O Musa! Ne nuk do të të besojmë ty, derisa të shohim Allahun haptazi!”. Atëherë një rrufe ju goditi, ndërsa ishit duke parë.
2:55. Dhe kur thatë: "O Musa, ne nuk do të besojmë ty derisa të shohim Allahun haptazi," atëherë rrufeja ju goditi ndërsa po shikonit.
2:55. WE 'IDH KULTUM JA MUSA LEN NU'UMINE LEKE HETTA NERA ELLAHE XHEHRETEN FE'EHADHETKUMU ES-SA'IKATU WE 'ENTUM TENDHURUNE
C 2:56. Pastaj, që të jeni mirënjohës pas vdekjes suaj juve ju ngjallëm.
2:56. Pas vdekjes suaj, Ne ju ringjallëm, që të bëheni falënderues.
2:56. Pastaj Ne ju ngritëm pas vdekjes suaj, që të mund të ishit mirënjohës.
2:56. THUMME BE'ATHNAKUM MIN BA'DI MEWTIKUM LE'ALLEKUM TESHKURUNE
C 2:57. Dhe Ne bëmë që retë t'u bëjnë e hije, ju furnizuam me rrëshirë (të ëmbël) dhe me shkurtëza. (Ju thamë) Hani nga të mirat që ju furnizuam! (Ata nuk qenë mirënjohës). Po Neve ata nuk na bënë kurrfarë dëmi, por ata e dëmtuan vetveten.
2:57. Pastaj bëmë që retë t'ju bënin hije dhe ju zbritëm manën dhe thëllëza, duke thënë: “Hani nga ushqimet e mira, që ju kemi dhënë!” (Ata nuk ishin mirënjohës dhe kështu) nuk na bënë keq Neve, por i bënë keq vetes.
2:57. Dhe Ne ju mbuluam me re dhe ju zbritëm manën dhe shtazën, duke thënë: "Hani nga të mirat që ju kemi dhënë." Dhe ata nuk Na bënë padrejtësi, por ata i bënë padrejtësi vetes së tyre.
2:57. WE DHELLELNA 'ALEJKUMUL-GAMAME WE 'ENZELNA 'ALEJKUMUL-MENNE WE ES-SELWA KULU MIN TEJJIBATI MA REZEKNAKUM WE MA DHELEMUNA WE LEKIN KANU 'ENFUSEHUM JEDHLIMUNE
C 2:58. E kur ju thamë: "Hyni në këtë fshat (vendbanim), dhe hani në të lirisht ku të dëshironi, e hyni në derën (e fshatit) përulur dhe thuani: "Hittatun" - ndjesë, Ne ua falim mëkatet tuaja, e bamirësve ua shtojmë shpërblimin.
2:58. Kujtoni kur thamë: “Hyni në këtë qytet dhe hani ç'të doni dhe sa të dëshironi, por, duke hyrë në qytet, përuluni në sexhde dhe thoni: “Falna!” që Ne t'jua falim gabimet. Atyre që bëjnë vepra të mira, Ne ua shtojmë shpërblimin”
2:58. Dhe kujtoni kur Ne thamë: "Hyni në këtë qytet dhe hani prej tij lirshëm kudo që të dëshironi, dhe hyni në portë duke rënë në sexhde dhe thoni: 'Faleminderit,' që Ne t'ju falim gabimet tuaja; dhe Ne do t'u japim më shumë të mirave të devotshmit."
2:58. WE 'IDH KULNA EDHULU HEDHIHIL-KARJETE FEKULU MINHA HEJTHU SHI'TUM REGADEN WE EDHULUL-BABE SUXHXHEDAN WE KULU HITTETUN NEGFIR LEKUM HATAJAKUM WE SENEZIDUL-MUHSININE
C 2:59. E ata që ishin mizorë atë që u ishte thënë e ndryshuan me një fjalë tjetër, e Ne për shkak se ata kundërshtuan, lëshuam nga qielli një dënim kundër atyre që ishin mizorë.
2:59. Por keqbërësit e ndryshuan fjalën që iu tha me një fjalë tjetër, prandaj Ne u sollëm atyre që bënë (këtë) padrejtësi një dënim nga qielli për mosbindjen e tyre.
2:59. Por ata që ishin të padrejtë e ndryshuan fjalën që u ishte thënë me një tjetër, dhe kështu Ne zbritëm mbi ata që bënë padrejtësi një ndëshkim nga qielli për shkak të shkeljes së tyre.
2:59. FEBEDDELEL-LEDHINE DHELEMU KAWLEN GAJREL-LEDHI KILE LEHUM FE'ENZELNA 'ALEL-LEDHINE DHELEMU RIXHZAN MINE ES-SEMA'I BIMA KANU JEFSUKUNE
C 2:60. Dhe (përkujtoni) kur Musai kërkoi ujë për popullin e tij, e Ne i thamë: "Bjeri gurit me shkopin tënd", atëherë nga ai gufuan dymbëdhjetë kroje që secili grup e dinte vendin ku do të pinte ujë. (U thamë) Hani dhe pini nga begatitë e All-llahut e mos vazhdoni të jeni çrregullues në tokë.
2:60. Kur Musai kërkoi ujë për popullin e tij, Ne i thamë: “Bjeri gurit me shkopin tënd!” Atëherë, nga ai shpërthyen dymbëdhjetë burime, dhe çdo fis e dinte burimin e vet. Ne thamë: “Hani e pini prej begative të Allahut dhe mos bëni të këqija e mbrapshti në Tokë!”.
2:60. Dhe kujtoni kur Musai i kërkoi ujë popullit të tij, dhe Ne i thamë: "Godit me shkopin tënd shkëmbin." Dhe nga ai shpërthyen dymbëdhjetë burime; çdo grup e dinte burimin e tij për pije. "Hani dhe pini nga furnizimet e Allahut dhe mos bëni çrregullime në tokë duke qenë keqbërës."
2:60. WE 'IDH ESTESKA MUSA LIKAWMIHI FEKULNA EDRIB BI'ASAKEL-HEXHERE FANFEXHERET MINHU ETHNETA 'ASHRETE 'AJNEN KAD 'ALIME KULLU 'UNASIN MESHREBEHUM KULU WE ESHREBU MIN RIZKI ELLAHI WE LA TA'THEW FIL-'ERDI MUFSIDINE
C 2:61. Madje kur ju thatë: "O Musa, ne nuk mund të durojmë (hamë) vetëm një ushqim (të njëjtë), lute pra Zotin tënd për ne të na furnizojë me çka mbinë toka prej perimeve të saj, prej trangujve, prej hudrave, prej thjerrze (groshë) dhe prej qepëve të saj!" (Musai) Tha: "A kërkoni ta ndërroni të mirën për atë që është më e thjeshtë?" Zdirgjuni pra në qytet, se aty do të keni atë që kërkoni! E mbi ta rëndoi poshtrimi dhe skamja, e ata kundër vetes shkaktuan hidhërimin e All-llahut. Kjo ndodhi ngase ata mohonin argumentet e All-llahut, mbytnin pejgamberët pa kurrfarë të drejte, dhe për shkak se kundërshtuan dhe i kalonin kufijtë në të keqe.
2:61. Kujtoni kur i thatë: “O Musa! Ne nuk mund të kënaqemi vetëm me një lloj ushqimi, prandaj lutju për ne Zotit tënd të na dhurojë nga ato që jep toka: perime, tranguj, thjerrëza, qepë dhe hudhra!” Ai ju tha: “Vërtet doni të ndërroni atë që është më e mirë me atë që është më e dobët?! Shkoni në qytet, atje do të gjeni atë që kërkoni!” Ata i kaploi poshtërimi dhe përulja dhe merituan zemërimin e Allahut. Kjo ndodhi, sepse ata i mohonin shpalljet e Allahut dhe i vrisnin të dërguarit pa asnjë të drejtë. Kjo ndodhi, sepse ata kundërshtonin dhe kalonin çdo kufi.
2:61. Dhe kujtoni kur thatë: "O Musa, ne nuk mund të kënaqemi vetëm me një lloj ushqimi, prandaj lutju Zotit tënd për ne që Ai të na sjellë prej asaj që toka prodhon – zarzavate, kastravecë, hudhra, thjerrëza dhe qepë." Ai tha: "A po kërkoni të zëvendësoni atë që është më e mirë me atë që është më e ulët? Zbritni në një qytet, dhe do të keni atë që kërkoni." Dhe ata u goditën me poshtërim dhe varfëri, dhe ata u kthyen në zemërimin e Allahut. Kjo ishte sepse ata mohuan shenjat e Allahut dhe vranë profetët padrejtësisht. Kjo ishte sepse ata u rebeluan dhe kaluan kufijtë.
2:61. WE 'IDHI KULTUM JA MUSA LEN NESBIRE 'ALA TA'AMIN WAHIDIN FAD'U LENA REBBEKE JUHRIXH LENA MIMMA TUNBITUL-'ERDU MIN BEKLIHA WE KITHTHA'IHA WE FUMIHA WE 'ADESIHA WE BESELIHA KALE 'ETESTEBDILUNEL-LEDHI HUWE 'EDNA BIEL-LEDHI HUWE HAJRUN EHBITU MISREN FE'INNE LEKUM MA SE'ELTUM WE DURIBET 'ALEJHIMU EDH-DHILLETU WEL-MESKENETU WE BA'U BIGADEBIN MINEL-LAHI DHALIKE BI'ENNEHUM KANU JEKFURUNE BI'AJATI ELLAHI WE JEKTULUNE EN-NEBIJINE BIGAJRIL-HEKKI DHALIKE BIMA 'ASEW WE KANU JA'TEDUNE
C 2:62. Vërtet, ata që besuan, ata që ishin jehudi, krishterët, sabejët (kishin lëshuar fenë e adhuronin engjëjt), kush besoi prej tyre (sinqerisht) All-llahun, dhe botën tjetër dhe bëri vepra të mira, ata e kanë shpërblimin te Zoti i tyre. Për ta nuk ka frikë as nuk kanë përse të pikëllohen (pasi që besuan All-llahun, librat, të dërguarit në mesin e të cilëve edhe Muhammedin).
2:62. Ata që besojnë (në Kuran), hebrenjtë, të krishterët dhe sabi'inët - kushdo prej tyre që beson Allahun dhe jetën tjetër (sipas Kuranit), dhe bën vepra të mira (sipas Islamit), do të shpërblehen nga Zoti i tyre; ata nuk do të kenë pse të frikësohen apo të pikëllohen!
2:62. Me të vërtetë, ata që kanë besuar, ata që janë hebrenj, të krishterët dhe sabejtë – kushdo që beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit dhe bën vepra të mira – ata do të kenë shpërblimin e tyre te Zoti i tyre, dhe nuk do të kenë frikë dhe nuk do të mërziten.
2:62. 'INNEL-LEDHINE 'AMENU WEL-LEDHINE HADU WE EN-NESARA WE ES-SABI'INE MEN 'AMENE BILLAHI WEL-JEWMIL-'AHIRI WE 'AMILE SALIHEN FELEHUM 'EXHRUHUM 'INDE RABBIHIM WE LA HAWFUN 'ALEJHIM WE LA HUM JEHZENUNE
C 2:63. (Përkujtoni) Kur Ne patëm marrë prej jush besën tuaj, ngritëm mbi ju (kodrën) Turin (u thamë): veproni sipas atij (Tevratit) që ua dhamë me seriozitet, e mësoni atë që është në te, ashtu që të ruheni.
2:63. Kujtoni (o hebrenj) kur morëm besën tuaj dhe ngritëm mbi ju malin Tur, duke thënë: “Merreni seriozisht atë që ju dhamë dhe mbani në mendje rregullat e saj, në mënyrë që të ruheni nga gjynahet!”
2:63. Dhe kujtoni kur Ne morëm besën tuaj dhe ngritëm malin mbi ju, duke thënë: "Merreni fort atë që ju kemi dhënë dhe dëgjoni." Ata thanë: "Ne dëgjojmë dhe nuk bindemi." Dhe për shkak të mosbesimit të tyre, dashuria për viçin ishte përvetësuar në zemrat e tyre. Thuaj: "Sa e keqe është ajo që besimi juaj ju urdhëron, nëse jeni besimtarë!"
2:63. WE 'IDH 'EHADHNA MITHAKAKUM WE REFA'NA FEWKAKUMUT-TURE HUDHU MA 'ATEJNAKUM BIKUWETIN WE EDHKURU MA FIHI LE'ALLEKUM TETTEKUNE
C 2:64. E pas asaj (besës) ju më vonë ia kthyet shpinën, e po të mos ishte mirësia dhe mëshira e All-llahut ndaj jush, ju do të ishit prej të dëshpruarve (në të dy jetërat).
2:64. Por më pas, ju i kthyet shpinën (besëlidhjes) dhe, sikur të mos ishte mirësia e Allahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, do të ishit të humbur.
2:64. Dhe pastaj ju u kthyet pas kësaj. Dhe nëse nuk do të ishte mirësia e Allahut mbi ju dhe mëshira e Tij, ju do të ishit prej të humburve.
2:64. THUMME TEWELLEJTUM MIN BA'DI DHALIKE FELEWLA FEDLU ELLAHI 'ALEJKUM WE REHMETUHU LEKUNTUM MINEL-HASIRINE
C 2:65. Ju tanimë e keni të njohur çështjen e atyre nga mesi juaj që nuk respektuan (urdhrin) në të shtunën, e Ne u thamë: Shndërrohuni në majmunë të përbuzur!
2:65. Sigurisht që ju keni dëgjuar për ata prej jush që shkelën Sabatin dhe të cilëve Ne u thamë: “Bëhuni majmunë të përçmuar e të urryer!”.
2:65. Dhe ju e dini për ata midis jush që shkelnin të shtunën. Dhe Ne u thamë atyre: "Bëhuni majmunë të përçmuar."
2:65. WE LEKAD 'ALIMTUMUL-LEDHINE A'TEDEW MINKUM FI ES-SEBTI FEKULNA LEHUM KUNU KIREDETEN HASI'INE
C 2:66. Atë (shndërrim të tyre) e bëmë masë ndëshkuese për ata që e përjetuan (me sy) dhe për pastajshmit, por edhe si këshillë për të devotshmit.
2:66. Këtë dënim e bëmë paralajmërim për bashkëkohësit dhe për brezat e tyre pasardhës, si dhe këshillë për ata që i frikësohen Allahut.
2:66. Dhe Ne e bëmë atë një paralajmërim për ata që ishin të pranishëm dhe për ata që do të vinin pas tyre, dhe një këshillë për ata që janë të devotshëm.
2:66. FEXHE'ALNAHA NEKALEN LIMA BEJNE JEDEJHA WE MA HALFEHA WE MEW'IDHETEN LILMUTTEKINE
C 2:67. (Përkujtoni) Edhe kur Musai popullit të vet i tha: "All-llahu ju urdhëron ta therrni një lopë! Ata thanë: "A bën tallje me ne"? Ai tha: "All-llahut i mbështetem të më ruaj e të mos bëhem nga injorantët"!
2:67. Kujto kur Musai i tha kombit të vet: “Allahu ju urdhëron të therni një lopë!” Ata thanë: “A do të tallesh me ne?” - “Zoti më ruajt!” - tha Musai - “të bëhem unë nga të paditurit!”.
2:67. Dhe kujtoni kur Musai i tha popullit të tij: "Me të vërtetë, Allahu ju urdhëron të flijoni një lopë." Ata thanë: "A po tallesh me ne?" Ai tha: "Unë i kërkoj Allahut të më mbrojë që të jem nga të paditurit."
2:67. WE 'IDH KALE MUSA LIKAWMIHI 'INNALL-LLAHE JE'MURUKUM 'EN TEDHBEHU BEKARETEN KALU 'ETETTEHIDHUNA HUZUEN KALE 'A'UDHU BILLAHI 'EN 'EKUNE MINEL-XHAHILIN
C 2:68. Ata thanë: "Lute Zotin tënd për ne të na sqarojë çfarë është ajo"? Ai tha: "Ai thotë se ajo është një lopë as e vjetër (e moshuar) as e re (mëshqerë), është e mesme, zbatoni pra atë që urdhëroheni"!
2:68. Ata thanë: “Lutju Zotit tënd, që të na shpjegojë si duhet të jetë ajo!” Musai tha: “Ajo të jetë një lopë as plakë, as e re, por e mesme; pra, bëni atë që ju është urdhëruar!”
2:68. Ata thanë: "Lutju Zotit tënd për ne që të na sqarojë se çfarë është ajo." Ai tha: "Me të vërtetë, Ai thotë se është një lopë as shumë e vjetër dhe as shumë e re, por mesatare ndërmjet tyre. Pra, bëni atë që ju urdhërohet."
2:68. KALU ED'U LENA REBBEKE JUBEJJIN LENA MA HIJE KALE 'INNEHU JEKULU 'INNEHA BEKARETUN LA FARIDUN WE LA BIKRUN 'AWANUN BEJNE DHALIKE FAF'ALU MA TU'UMERUNE
C 2:69. Ata thanë: "Lute Zotin tënd për ne që të na sqarojë çfarë është ngjyra e saj"! Ai tha: "Ai thotë se ajo është një lopë e verdhë, ngjyra e saj është e fortë që kënaqë shikuesit".
2:69. Ata thanë: “Lutju Zotit tënd që të na shpjegojë çfarë ngjyre të ketë ajo!” Musai tha: “Ai thotë se ajo duhet të jetë lopë me ngjyrë të verdhë të ndezur, të cilën e pëlqejnë shikuesit”.
2:69. Ata thanë: "Lutju Zotit tënd për ne që të na sqarojë ngjyrën e saj." Ai tha: "Me të vërtetë, Ai thotë se është një lopë e verdhë, me një ngjyrë të theksuar që i gëzon shikuesit."
2:69. KALU ED'U LENA REBBEKE JUBEJJIN LENA MA LEWNUHA KALE 'INNEHU JEKULU 'INNEHA BEKARETUN SEFRA'U FAKI'UN LEWNUHA TESURRU EN-NADHIRINE
C 2:70. Ata thanë: "Lute Zotin tënd për ne që të na sqarojë çfarë është ajo, se lopët na janë përzier (janë bërë të ngjashme) e ne do të gjejmë ta vërtetën në dashtë All-llahu"!
2:70. Ata thanë: “Lutju Zotit tënd, që të na shpjegojë çfarë lloji të jetë, sepse lopët të gjitha na duken njësoj e ne, në dashtë Zoti, do të udhëzohemi në rrugën e drejtë”.
2:70. Ata thanë: "Lutju Zotit tënd për ne që të na sqarojë se çfarë është ajo, sepse lopët na duken të ngjashme; dhe me siguri ne, nëse Allahu do, do të udhëzohemi."
2:70. KALU ED'U LENA REBBEKE JUBEJJIN LENA MA HIJE 'INNEL-BEKARE TESHABEHE 'ALEJNA WE 'INNA 'IN SHA'EL-LAHU LEMUHTEDUNE
C 2:71. Ai tha: "Ai thotë se ajo është lopë jo e lodhur duke lëruar tokën as duke ujitur bimët, ajo është pa të meta dhe në të nuk ka shenjë (ngjyrë tjetër)"! Ata thanë: "E tash na e sqarove saktë dhe e therrën atë, e për pak e lanë pa e kryer punën".
2:71. Musai tha: “Ai thotë se lopa s'duhet të jetë e lodhur nga lërimi apo nga ujitja e tokës, por të jetë e shëndoshë dhe pa asnjë të metë”. Ata thanë: “Tani na the të vërtetën”. Kështu, ata e therën lopën, por desh e lanë pa flijuar.
2:71. Ai tha: "Me të vërtetë, Ai thotë se është një lopë që nuk është e përdorur për të lëruar tokën dhe as për të vaditur të mbjellat, pa të meta dhe me asnjë shenjë." Ata thanë: "Tani ke sjellë të vërtetën." Kështu e therrën atë, por gati sa nuk e bënë.
2:71. KALE 'INNEHU JEKULU 'INNEHA BEKARETUN LA DHELULUN TUTHIRUL-'ERDE WE LA TESKIL-HERTHE MUSELLEMETUN LA SHIJETE FIHA KALUL-'ANE XHI'TE BIL-HEKKI FEDHEBEHUHA WE MA KADU JEF'ALUNE
C 2:72. (Përkujtoni) Kur e patët mbytur një njeri dhe u kundërshtuat mes veti për te, e All-llahu është zbulues i asaj që e mbanit fshehtë.
2:72. Dhe, pasi vratë një njeri e u grindët me njëri-tjetrin në lidhje me të, Allahu e nxori në shesh atë që fshihnit ju.
2:72. Dhe kujtoni kur vratë një person dhe kundërshtuat njëri-tjetrin për të, por Allahu zbuloi atë që po fshihnit.
2:72. WE 'IDH KATELTUM NEFSEN FE EDDARE'TUM FIHA WEL-LAHU MUHRIXHUN MA KUNTUM TEKTUMUNE
C 2:73. E ne u thamë: "Mëshoni atij (të vdekurit) me një pjesë të saj (të lopës së therrur"!) Ja, kështu All-llahu i ngjallë të vdekurit dhe ua sqaron argumentet e veta, ashtu që të kuptoni.
2:73. Ne ju thamë: “Prekeni të vrarin me një copë të lopës së flijuar!” Dhe kështu, Allahu do t'i ngjallë të vdekurit dhe do t'ju tregojë mrekullitë e veta, që ju të kuptoni.
2:73. Pastaj Ne thamë: "Goditeni atë me një pjesë të saj." Kështu Allahu ngjall të vdekurit dhe ju tregon shenjat e Tij që të mund të kuptoni.
2:73. FEKULNA EDRIBUHU BIBA'DIHA KEDHALIKE JUHJI ELLAHUL-MEWTA WE JURIKUM 'AJATIHI LE'ALLEKUM TA'KILUNE
C 2:74. Edhe pas (fakteve të qarta) zemrat tuaja u bënë pasandej të forta si guri, e edhe më të forta, sepse ka nga gurët prej të cilëve gufojnë lumenj, e ka disa prej tyre që çahen dhe prej tyre buron ujë, madje ka prej tyre që nga frika ndaj Zotit rrokullisen tatëpjetë (nga maja e kodrës). All-llahu nuk është i pakujdesshëm ndaj asaj që veproni ju.
2:74. Por, pas kësaj, zemrat tuaja u forcuan e u bënë si guri, madje edhe më të forta. Në të vërtetë, ka gurë nga të cilët burojnë lumenj, ka të atillë që çahen e nga të cilët rrjedh uji, madje ka edhe syresh që rrëzohen nga frika e Allahut. Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj veprimeve tuaja.
2:74. Pastaj, pas kësaj, zemrat tuaja u ngurtësuan dhe u bënë si gur ose edhe më të ashpra. Dhe me të vërtetë, ka gurë nga të cilët burojnë lumenj, dhe ka prej tyre që çahen dhe prej tyre del ujë, dhe ka prej tyre që bien nga frika ndaj Allahut. Dhe Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që ju bëni.
2:74. THUMME KASET KULUBUKUM MIN BA'DI DHALIKE FEHIJE KALHIXHARETI 'EW 'ESHEDDU KASWETEN WE 'INNE MINEL-HIXHARETI LEMA JETEFEXHXHERU MINHUL-'ENHARU WE 'INNE MINHA LEMA JESHSHEKKAKU FEJEHRUXHU MINHUL-MA'U WE 'INNE MINHA LEMA JEHBITU MIN HASHJETI ELLAHI WE MALLAHU BIGAFILIN 'AMMA TA'MELUNE
C 2:75. A shpresoni se do t'u besojnë ata juve (jehuditë), kur dihet se një grup prej tyre dëgjuan fjalët e All-llahut, edhe pse i kishin kuptuar, e duke qenë të vetëdijshëm (ç'bënin) i ndryshuan ato.
2:75. Vërtet shpresoni ju (besimtarë) se ata (hebrenjtë) do t'ju besonin ju, ndërkohë që disa prej tyre i dëgjonin fjalët e Allahut dhe, pasi i kuptonin, me vetëdije i shtrembëronin ato?!
2:75. A prisni që ata të besojnë për ju ndërsa një grup prej tyre dëgjonin fjalën e Allahut dhe pastaj e ndryshonin atë pasi e kishin kuptuar, ndërsa e dinin?
2:75. 'EFETETMA'UNE 'EN JU'UMINU LEKUM WE KAD KANE FERIKUN MINHUM JESMA'UNE KELAMEL-LAHI THUMME JUHERRIFUNEHU MIN BA'DI MA 'AKALUHU WE HUM JA'LEMUNE
C 2:76. E kur i takonin ata që kishin besuar (muslimanët) thonin: "Ne kemi besuar! E kur veçoheshin ata mes veti thonin: "A po ju tregoni atyre (muslimanëve) për atë që All-llahu ua shpalli juve (në Tevrat rreth Muhammedit), që ata para Zotit tuaj të kenë argumente kundër jush. A nuk jeni duke kuptuar".
2:76. Kur takohen me besimtarët, ata thonë: “Ne besojmë”, e kur ngelin vetëm me njëri-tjetrin, ata thonë: “A u tregoni atyre, atë që ua ka shpallur Allahu (në Teurat), për ta përdorur si argument kundër jush te Zoti juaj? A nuk po mendoni?”
2:76. Dhe kur takojnë ata që kanë besuar, ata thonë: "Ne kemi besuar." Por kur janë vetëm me njëri-tjetrin, ata thonë: "A po tregoni atyre atë që Allahu ju ka zbuluar, që ata të mund të diskutojnë kundër jush para Zotit tuaj?" A nuk kuptoni?
2:76. WE 'IDHA LEKUL-LEDHINE 'AMENU KALU 'AMENNA WE 'IDHA HALA BA'DUHUM 'ILA BA'DIN KALU 'ETUHEDDITHUNEHUM BIMA FETEHEL-LAHU 'ALEJKUM LIJUHAXHXHUKUM BIHI 'INDE RABBIKUM 'EFELA TA'KILUNE
C 2:77. A thua nuk e dinë ata (jehuditë) se All-llahu e di atë çka e fshehin dhe atë çka e publikojnë?
2:77. A nuk e dinë ata se Allahu di çfarë fshehin dhe çfarë shpallin?!
2:77. A nuk e dinë ata se Allahu e di atë që ata fshehin dhe atë që shpallin?
2:77. 'EWELA JA'LEMUNE 'ENNEL-LAHE JA'LEMU MA JUSIRRUNE WE MA JU'LINUNE
C 2:78. E ka disa prej tyre që janë analfabetë, nuk e kuptojnë librin, por jetojnë vetëm në shpresa, duke mos qenë të sigurt.
2:78. Disa prej atyre janë analfabetë, nuk e njohin Librin, përveç disa trillimeve dhe flasin vetëm me hamendje.
2:78. Dhe midis tyre ka disa që nuk dinë të lexojnë Librin, përveçse dëshira të kota, dhe ata nuk bëjnë asgjë tjetër përveç se hamendje.
2:78. WE MINHUM 'UMMIJUNE LA JA'LEMUNEL-KITABE 'ILLA 'EMANIJE WE 'IN HUM 'ILLA JEDHUNNUNE
C 2:79. Është shkatërrim për ata që me duart e veta e shkruajnë librin, e pastaj thonë: "Ky është prej All-llahut"! E për të arritur me të një fitim të paktë, pra është shkatërrim i madh për ta çka shkruan duart e tyre dhe është shkatërrim i madh për ta ajo çka fitojnë.
2:79. Mjerë ata që me duart e tyre shkruajnë Librin, e pastaj thonë: “Kjo është prej Allahut” që për këtë të kenë ndonjë dobi të vogël (materiale). Mjerë ata për çfarë kanë shkruar me duart e tyre dhe mjerë ata për çfarë kanë fituar!
2:79. Mjerë ata që shkruajnë Librin me duart e tyre dhe pastaj thonë: "Kjo është nga Allahu," për të fituar me të një çmim të vogël. Mjerë ata për atë që duart e tyre kanë shkruar dhe mjerë ata për atë që fitojnë.
2:79. FEWEJLUN LILLEDHINE JEKTUBUNEL-KITABE BI'EJDIHIM THUMME JEKULUNE HADHA MIN 'INDI ELLAHI LIJESHTERU BIHI THEMENEN KALILAN FEWEJLUN LEHUM MIMMA KETEBET 'EJDIHIM WE WEJLUN LEHUM MIMMA JEKSIBUNE
C 2:80. Ata edhe thanë: "Neve nuk do të na kapë zjarri vetëm për disa ditë të numëruara"! Thuaj: "A mos keni marrë prej All-llahut ndonjë premtim, e All-llahu nuk e thyen premtimin e vet, ose jeni duke thënë për All-llahun atë që nuk e dini?
2:80. Ata thonë: “Zjarri do të na prekë vetëm ca ditë të numëruara”. Thuaju (o Muhamed): “A keni marrë për këtë ndonjë zotim prej Allahut, kështu që Ai nuk do ta shkelë kurrë zotimin e vet (dhe do t'ju dënojë pak) apo po shpifni kundër Allahut gjëra që nuk i dini?”
2:80. Dhe ata thonë: "Zjarri nuk do të na prekë përveç disa ditëve të numëruara." Thuaj: "A keni marrë një premtim nga Allahu, sepse Allahu nuk e thyen premtimin e Tij, apo po thoni për Allahun atë që nuk e dini?"
2:80. WE KALU LEN TEMESSENA EN-NARU 'ILLA 'EJJAMEN MA'DUDETEN KUL 'ATTEHADHTUM 'INDEL-LAHI 'AHDAN FELEN JUHLIFEL-LAHU 'AHDEHU 'EM TEKULUNE 'ALA ELLAHI MA LA TA'LEMUNE
C 2:81. Po, (do të ju kapë zjarri) ai që bën keq dhe që e vërshojnë gabimet e tij, ata janë banues të zjarrit, aty janë përgjithmonë.
2:81. Nuk është kështu si thoni ju! Ata që bëjnë vepra të këqija dhe mbulohen nga fajet e veta, do të jenë banorë të Zjarrit (të Xhehenemit), ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
2:81. Po, kushdo që fiton të këqija dhe mëkatet e tij e kanë rrethuar – ata janë banorët e zjarrit; ata do të jenë aty përgjithmonë.
2:81. BELA MEN KESEBE SEJJI'ETEN WE 'EHATET BIHI HATI'ETUHU FE'ULA'IKE 'ESHABU EN-NARI HUM FIHA HALIDUNE
C 2:82. E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata janë banues të xhennetit, aty janë përgjithmonë.
2:82. Kurse ata që besojnë e bëjnë vepra të mira, do të jenë banorë të Xhenetit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
2:82. Ndërsa ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira – ata janë banorët e Xhenetit; ata do të jenë aty përgjithmonë.
2:82. WEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI 'ULA'IKE 'ESHABUL-XHENNETI HUM FIHA HALIDUNE
C 2:83. (Përkujtoni) Kur ne morëm zotimin e bijve të israilit; mos adhuroni tjetërkë përveç All-llahun, të silleni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimave, ndaj të varfërve dhe njerëzve u thuani fjalë të mira; Faleni namazin dhe jepni zeqatin, e pastaj ju e thyet zotimin dhe përveç një pakice prej jush, ia kthyet shpinën zotimit.
2:83. Kujtoni kur Ne morëm besën tuaj, o bijtë e Izraelit, se do të adhuroni vetëm Allahun, do të silleni mirë me prindërit, të afërmit, jetimët dhe të varfrit, do t'u thoni fjalë të mira njerëzve, do të falni namazin e do të jepni zeqatin. Mirëpo, më pas, ju ia kthyet shpinën (besëlidhjes), përveç një pakice prej jush, duke iu shmangur (edhe tani).
2:83. Dhe kujtoni kur Ne morëm besën e bijve të Izraelit: "Mos adhuroni askënd përveç Allahut; dhe silluni mirë me prindërit, të afërmit, jetimët dhe të varfrit; dhe flisni me njerëzit me mirësjellje; dhe kryeni faljen dhe jepni zekatin." Pastaj ju u kthyet, përveç një pakice prej jush, dhe ju ishit refuzues.
2:83. WE 'IDH 'EHADHNA MITHAKA BENI 'ISRA'ILE LA TA'BUDUNE 'ILLALLAHE WE BIL-WALIDEJNI 'IHSANEN WE DHIL-KURBA WEL-JETAMA WEL-MESAKINI WE KULU LILNNASI HUSNAN WE 'EKIMU ES-SELÆTE WE 'ATU EZ-ZEKÆTE THUMME TEWELLEJTUM 'ILLA KALILÆN MINKUM WE 'ENTUM MU'RIDUNE
C 2:84. Dhe kur morëm zotimin tuaj që të mos derdhni gjakun tuaj, të mos dëboni veten tuaj nga vendi juaj, e ju e pranuat, ndaj dëshmonie.
2:84. Dhe kujtoni kur nga ju morëm besën që të mos derdhni gjakun e njëri-tjetrit dhe që të mos e dëboni njëri-tjetrin nga banesat tuaja! Ju e pranuat këtë dhe dolët dëshmitarë.
2:84. Dhe kujtoni kur Ne morëm besën tuaj: "Mos derdhni gjakun tuaj dhe mos dëboni njëri-tjetrin nga shtëpitë tuaja." Pastaj ju u pajtuat dhe jeni dëshmitarë.
2:84. WE 'IDH 'EHADHNA MITHAKAKUM LA TESFIKUNE DIMA'EKUM WE LA TUHRIXHUNE 'ENFUSEKUM MIN DIJARIKUM THUMME 'EKRERTUM WE 'ENTUM TESH/HEDUNE
C 2:85. Pastaj qe, ju jeni ata që mbytni njëri-tjetrin, i dëboni disa prej jush nga vendi i tyre duke bashkëpunuar kundër tyre si është mëkat e padrejtë, e nëse ata bien te ju në robëri, ju jepni kompensim për (t'i liruar) ata, e dëbimi i tyre nga vendi është i ndaluar për ju. A e besoni një pjesë të librit, e tjetrën e mohoni. Ç'mund të jetë ndëshkimi ndaj atij që punon ashtu prej jush, pos poshtërim në jetën e kësaj bote, e në Ditën e Gjykimit ata hidhen në dënimin më të ashpër. All-llahu nuk është i pakujdesshëm ndaj asaj që veproni ju.
2:85. Mirëpo ja tek jeni, duke vrarë farefisin tuaj, duke i dëbuar disa syresh nga shtëpitë e veta dhe duke ndihmuar njëri-tjetrin kundër tyre, fajësisht dhe armiqësisht. Dhe, kur ju vijnë të robëruar, ju i shpëtoni nga robëria me të holla, ndërkohë që me marrëveshje e keni të ndaluar t'i dëboni. Mos vallë, një pjesë të Librit (Teuratit) e besoni, kurse pjesën tjetër e mohoni?! Cilido prej jush që vepron kështu, do të ndëshkohet me poshtërim në këtë jetë, ndërsa në Ditën e Kiametit do të dërgohet në dënimin më të ashpër. Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj veprimeve tuaja.
2:85. Por pastaj, ju i vratë njëri-tjetrin dhe dëbuan një grup të tuajin nga shtëpitë e tyre, duke ndihmuar njëri-tjetrin kundër tyre në mëkat dhe armiqësi. Dhe nëse ata vijnë tek ju si të burgosur, ju i shpengoni, megjithëse ishte e ndaluar për ju dëbimi i tyre. A besoni në një pjesë të Librit dhe mohoni pjesën tjetër? Pra, çfarë ndëshkimi ka për ata që e bëjnë këtë përveç poshtërimit në këtë jetë? Dhe në Ditën e Gjykimit ata do të dërgohen në ndëshkimin më të ashpër. Dhe Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëni.
2:85. THUMME 'ENTUM HA'UULA' TEKTULUNE 'ENFUSEKUM WE TUHRIXHUNE FERIKEN MINKUM MIN DIJARIHIM TEDHAHERUNE 'ALEJHIM BIL-'ITHMI WEL-'UDWANI WE 'IN JE'TUKUM 'USARA TUFADUHUM WE HUWE MUHERREMUN 'ALEJKUM 'IHRAXHUHUM 'E FETU'UMINUNE BIBA'DIL-KITABI WE TEKFURUNE BIBA'DIN FEMA XHEZA'U MEN JEF'ALU DHALIKE MINKUM 'ILLA HIZJUN FIL-HEJATI ED-DUNJA WE JEWMEL-KIJAMETI JUREDDUNE 'ILA 'ESHEDDIL-'ADHABI WE MALLAHU BIGAFILIN 'AMMA TA'MELUNE
C 2:86. Të tillë janë ata që e vlerësuan jetën e kësaj bote mbi botën tjetër, andaj atyre as nuk do t'u lehtësohet dënimi, e as që do të ndihmohen ata.
2:86. Këta janë ata që jetën e kësaj bote e kanë blerë me jetën e ardhshme. Atyre nuk do t'u lehtësohet dënimi dhe askush nuk do t'u vijë në ndihmë.
2:86. Këta janë ata që e kanë shkëmbyer jetën e kësaj bote me jetën tjetër. Prandaj, ndëshkimi i tyre nuk do të lehtësohet, dhe ata nuk do të ndihmohen.
2:86. 'ULA'IKEL-LEDHINE ESHTEREWL-HEJETE ED-DUNJA BIL-'AHIRETI FELA JUHAFFEFU 'ANHUMUL-'ADHABU WE LA HUM JUNSERUNE
C 2:87. Ne i patëm dhënë Musait librin dhe pas tij patëm dërguar shumë pejgamberë. Isait, birit të Merjemes i dhamë argumente (mrekulli) dhe e fuqizuam me (Xhibrilin) Shpirtin e Shenjtë. E sa herë që u erdhi ndonjë i dërguar me çka nuk u pëlqeu juve, a nuk u bëtë kryelartë dhe disa prej tyre i përgënjeshtruat e disa i mbytët?
2:87. Ne i dhamë Musait Librin dhe pas tij çuam të dërguarit njërin pas tjetrit. Ne i dhamë Isait, të birit të Merjemes, mrekulli të qarta dhe e mbështetëm atë me Shpirtin e Shenjtërisë (Xhebrailin a.s.). Sa herë që ndonjë i dërguar ju sillte atë që nuk ju pëlqente, ju kapardiseshit, prandaj disa i quajtët gënjeshtarë e disa i vratë.
2:87. Dhe me të vërtetë, Ne i dhamë Musait Librin dhe i pasuam atë me profetë. Dhe Ne i dhamë Isait, birit të Merjemes, shenja të qarta dhe e forcuam atë me Shpirtin e Shenjtë. A sa herë që një i dërguar ju solli atë që shpirtrat tuaj nuk e dëshironin, ju u treguat arrogantë? Disa i përgënjeshtruat dhe disa i vratë.
2:87. WE LEKAD 'ATEJNA MUSAL-KITABE WE KAFFEJNA MIN BA'DIHI BIR-RUSULI WE 'ATEJNA 'ISA EBNE MERJEMEL-BEJJINATI WE 'EJJEDNAHU BIRUHIL-KUDUSI 'EFEKULLEMA XHA'EKUM RESULUN BIMA LA TEHWA 'ENFUSUKUM ESTEKBERTUM FEFERIKEN KEDHDHEBTUM WE FERIKAN TEKTULUN
C 2:88. E (jehuditë e kohës së Muhammedit) thonë: "Zemrat tona janë në këllëf"! Jo, por për shkak të mosbesimit të tyre, All-llahu i ka mallkuar, andaj pak janë që besojnë (ose: pak send besojnë).
2:88. Ata thonë: “Zemrat tona janë të vulosura”. Jo, s'është ashtu, por ata i ka mallkuar Allahu për shkak të mohimit të tyre, prandaj shumë pak prej tyre besojnë.
2:88. Por ata thanë: "Zemrat tona janë të mbuluara." Jo, Allahu i ka mallkuar ata për shkak të mosbesimit të tyre. Ata besojnë shumë pak.
2:88. WE KALU KULUBUNA GULFUN BEL LE'ANEHUMU ELLAHU BIKUFRIHIM FEKALILEN MA JU'UMINUNE
C 2:89. E kur u erdhi atyre prej All-llahut libri (Kur'ani) që është vërtetues i atij, që e kishin pranë, e që para se t'u vinte e kërkonin ndihmën e tij kundër mosbesimtarëve, e mohuan atë (Muhammedin) që e njihnin, kur u erdhi. Pra mallkimi i All-llahut qoftë kundër mosbesimtarëve!
2:89. Dhe, kur një Libër që vërtetonte Shkrimet e tyre, u erdhi atyre nga Allahu, ndonëse përpara luteshin për ndihmë kundër jobesimtarëve, pra, kur u erdhi ajo që e dinin se është e vërtetë, ata e mohuan atë! Prandaj mallkimi i Allahut qoftë mbi mohuesit!
2:89. Dhe kur atyre u erdhi një Libër nga Allahu, që vërtetonte atë që ata kishin me vete – ndonëse më parë ata kërkonin fitore kundër atyre që nuk besojnë – por kur u erdhi ajo që ata e njihnin, e mohuan atë. Mallkimi i Allahut është mbi jobesimtarët.
2:89. WE LEMMA XHA'EHUM KITABUN MIN 'INDI ELLAHI MUSEDDIKUN LIMA ME'AHUM WE KANU MIN KABLU JESTEFTIHUNE 'ALEL-LEDHINE KEFERU FELEMMA XHA'EHUM MA 'AREFU KEFERU BIHI FELA'NETU ELLAHI 'ALEL-KAFIRINE
C 2:90. E shëmtuar është ajo për çka ata e shitën vetvetën. Atë që e shpalli All-llahu të mos e besojnë nga zilia, për shkak se All-llahu nga mirësia e Tij t'i shpallë atij që dëshiron nga robtë e vet. Andaj merituan zemërim mbi zemërim (gazep mbi gazep). Mosbesmtarët kanë dënim që i poshtërson.
2:90. Ata e shitën veten keq, kur nuk besuan në atë që shpalli Allahu, nga zilia se Allahu ia zbret shpalljen kujt të dëshirojë nga robtë e Vet. Dhe kështu tërhoqën mbi vete zemërim përmbi zemërim! Sigurisht që mohuesit i pret një dënim poshtërues.
2:90. Sa e keqe është ajo për të cilën ata e shitën veten e tyre – që të mohojnë atë që Allahu ka shpallur – nga zilia që Allahu zbret nga mirësia e Tij mbi kë të dojë prej robërve të Tij. Kështu që ata u kthyen me zemërim mbi zemërim. Dhe për jobesimtarët ka një ndëshkim poshtërues.
2:90. BI'SE MA ESHTEREW BIHI 'ENFUSEHUM 'EN JEKFURU BIMA 'ENZELEL-LAHU BEGJEN 'EN JUNEZZILEL-LAHU MIN FEDLIH 'ALA MEN JESHA'U MIN 'IBADIHI FEBA'U BIGADEBIN 'ALA GADEBIN WE LILKAFIRINE 'ADHABUN MUHINUN
C 2:91. Dhe kur atyre u thuhet: "Besoni atë që e shpalli All-llahu", ata thonë: "Ne besojmë atë që na u shpall neve", kurse e mohojmë atë pas tij, edhe pse është vërtetues i atij që e kanë ata dhe është i vërtetë. Thuaj: "Nëse jeni besimtarë, pse pra i mbytnit më parë pejgamberët e All-llahut"?
2:91. Kur atyre u thuhet: “Besoni në atë që ka shpallur Allahu!” ata përgjigjen: “Ne besojmë në atë që na është shpallur neve”, duke mos besuar në atë që është zbritur më pas, ndonëse ajo është e Vërteta që pohon Shkrimet e tyre. Thuaju atyre: “Nëse ishit besimtarë, përse i vratë profetët e Allahut, atëherë kur ju erdhën?!”
2:91. Dhe kur atyre u thuhet: "Besoni atë që Allahu ka zbritur," ata thonë: "Ne besojmë vetëm atë që na është zbritur neve." Dhe ata mohojnë atë që erdhi pas tij, ndonëse është e vërteta që e vërteton atë që ata kanë. Thuaj: "Atëherë pse i vratë profetët e Allahut më parë, nëse ishit besimtarë?"
2:91. WE 'IDHA KILE LEHUM 'AMINU BIMA 'ENZELEL-LAHU KALU NU'UMINU BIMA 'UNZILE 'ALEJNA WE JEKFURUNE BIMA WERA'EHU WE HUWEL-HEKKU MUSEDDIKEN LIMA ME'AHUM KUL FELIME TEKTULUNE 'ENBIJA'EL-LAHI MIN KABLU 'IN KUNTUM MU'UMININE
C 2:92. Juve u pat ardhur Musai me argumente, por pas tij ju adhuruat viçin, pra ju ishit mizorë.
2:92. Musai ju solli shenja të qarta, por gjatë mungesës së tij, ju adhuruat viçin si zot, prandaj u bëtë fajtorë të mëdhenj.
2:92. Dhe me të vërtetë, Musai ju erdhi me shenja të qarta; pastaj ju morët viçin në adhurim pas tij, ndërsa ishit të padrejtë.
2:92. WE LEKAD XHA'EKUM MUSA BIL-BEJJINATI THUMME ETTEHADHTUMUL-'IXHLE MIN BA'DIHI WE 'ENTUM DHALIMUNE
C 2:93. (Përkujtoni) Kur morëm premtimin tuaj dhe mbi ju ngritëm kodrën Tur, (u thamë) merrni këtë që u dhamë seriozisht dhe dëgjoni (respektoni). Ata thanë: "Dëgjuam (me veshë) e kundërshtuam". E për shkak të mosbesimit të tyre, adhurimi ndaj viçit ishte përzier me gjak në zemrat e tyre. Thuaj: "Nëse jeni besimtarë, besimi juaj është duke u udhëzuar keq".
2:93. Kur morëm besën tuaj dhe ngritëm mbi ju malin e Turit, thamë: “Merreni seriozisht atë që ju kemi dhënë dhe dëgjoni!” Ju thatë: “Ne dëgjuam, por kundërshtojmë!” Për shkak të mohimit, atyre u ishte rrënjosur në zemra dashuria (dhe adhurimi) për viçin. Thuaju: “Nëse jeni vërtet besimtarë, sa gjë të keqe po ju urdhëruaka besimi juaj!”
2:93. Dhe kujtoni kur Ne morëm besën tuaj dhe ngritëm malin mbi ju: "Merreni fort atë që ju kemi dhënë dhe dëgjoni." Ata thanë: "Ne dëgjojmë dhe nuk bindemi." Dhe për shkak të mosbesimit të tyre, dashuria për viçin ishte përvetësuar në zemrat e tyre. Thuaj: "Sa e keqe është ajo që besimi juaj ju urdhëron, nëse jeni besimtarë!"
2:93. WE 'IDH 'EHADHNA MITHAKAKUM WE REFA'NA FEWKAKUMUT-TURE HUDHU MA 'ATEJNAKUM BIKUWETIN WE ESMA'U KALU SEMI'NA WE 'ASEJNA WE 'USHRIBU FI KULUBIHIMUL-'IXHLE BIKUFRIHIM KUL BI'SEMA JE'MURUKUM BIHI 'IMANUKUM 'IN KUNTUM MU'UMININE
C 2:94. Thuaj: "Nëse bota tjetër (xhenneti) tek All-llahu është vetëm për ju, e jo edhe për njerëzit e tjerë, nëse jeni të sinqertë, kërkojeni vdekjen (e shkoni më shpejtë).
2:94. Thuaju: “Nëse Shtëpia e jetës së përtejme (Xheneti) tek Allahu është vetëm për ju e jo për njerëzit e tjerë, atëherë kërkoni vdekjen, nëse ajo që thoni është e vërtetë”.
2:94. Thuaj: "Nëse vendbanimi i fundit tek Allahu është për ju të veçantë, përjashta njerëzve të tjerë, atëherë dëshironi vdekjen, nëse jeni të sinqertë."
2:94. KUL 'IN KANET LEKUMU ED-DARUL-'AHIRETU 'INDEL-LAHI HALISETEN MIN DUNI EN-NASI FETEMENNEWL-MEWTE 'IN KUNTUM SADIKINE
C 2:95. E për shkak të veprave të tyre (mëkateve), ata kurrë nuk e dëshirojnë atë. All-llahu di për zullumqarët.
2:95. Por ata kurrsesi nuk e dëshirojnë vdekjen për shkak të të këqijave që kanë bërë! Allahu i njeh mirë keqbërësit.
2:95. Por ata nuk do ta dëshirojnë atë kurrë, për shkak të asaj që duart e tyre kanë bërë më parë. Dhe Allahu është i Dituri për të padrejtët.
2:95. WE LEN JETEMENNEWHU 'EBEDEN BIMA KADDEMET 'EJDIHIM WEL-LAHU 'ALIMUN BIDH-DHALIMINE
C 2:96. Është e sigurt se njerëzit më lakmues për të jetuar, ti ke për të gjetur ata (jehuditë), bile edhe më lakmues se idhujtarët. Ndonjëri prej tyre dëshiron të jetojë një mijë vjet, por edhe sikur të jetojë, ajo (jeta e gjatë) nuk do ta shpëtojë atë prej dënimit. All-llahu sheh çka veprojnë ata.
2:96. Dhe, vërtet, do t'i gjesh ata më lakmues për të jetuar sesa njerëzit e tjerë, madje, edhe se paganët. Secili nga ata dëshiron të jetojë njëmijë vjet; por edhe nëse jeton aq, nuk do të mund t'i ikë dënimit! Allahu i sheh punët e tyre të këqija.
2:96. Me siguri do t'i gjesh ata më të etur për jetë se të gjithë njerëzit, madje më shumë se idhujtarët. Secili prej tyre dëshiron që të jetojë një mijë vjet. Por një jetë e tillë nuk do ta largonte atë nga ndëshkimi. Dhe Allahu është i Gjithëdijshmi për atë që ata bëjnë.
2:96. WE LETEXHIDENNEHUM 'EHRESE EN-NASI 'ALA HEJETIN WE MINEL-LEDHINE 'ESHREKU JEWEDDU 'EHEDUHUM LEW JU'AMMERU 'ELFE SENETIN WE MA HUWE BIMUZEHZIHIHI MINEL-'ADHABI 'EN JU'AMMERE WEL-LAHU BESIRUN BIMA JA'MELUNE
C 2:97. Thuaj: "Kush është armik i Xhibrilit (është armik i All-llahut), e ai me urdhrin e All-llahut e zbriti Kur'anin në zemrën tënde, që është vërtetues i asaj që ishte më parë dhe udhërrëfyes e përgëzues për besimtarët".
2:97. Thuaju (o Muhamed) atyre që janë armiq të Xhebrailit, se ai e ka zbritur Kuranin në zemrën tënde me lejen e Allahut, si vërtetues të librave të shenjtë të mëparshëm dhe si udhërrëfyes e lajm të mirë për besimtarët.
2:97. Thuaj: "Kushdo që është armik i Xhibrilit – ai e ka zbritur atë në zemrën tënde, me lejen e Allahut, duke vërtetuar atë që ishte para tij dhe udhëzim dhe përgëzim për besimtarët."
2:97. KUL MEN KANE 'ADUWEN LIXHIBRILE FE'INNEHU NEZZELEHU 'ALA KALBIKE BI'IDHNI ELLAHI MUSEDDIKAN LIMA BEJNE JEDEJHI WE HUDEN WE BUSHRA LILMU'UMININE
C 2:98. Kush është armik i All-llahut, i engjëjve të Tij, i të dërguarve të Tij, i Xhibrilit dhe i Mikailit (ai është mosbesimtar), All-llahu pa dyshim është armik i mosbesimtarëve.
2:98. Kush është armik i Allahut, i engjëjve të Tij, i të dërguarve të Tij, i Xhebrailit dhe Mikailit, ta dijë se Allahu është armik i jobesimtarëve.
2:98. Kushdo që është armik i Allahut, engjëjve të Tij, të dërguarve të Tij, Xhibrilit dhe Mikailit – atëherë me të vërtetë, Allahu është armik i jobesimtarëve.
2:98. MEN KANE 'ADUWEN LILLAHI WE MELA'IKETIHI WE RUSULIHI WE XHIBRILE WE MIKALE FE'INNALL-LLAHE 'ADUWUN LILKAFIRINE
C 2:99. Ne të kemi shpallur ty (Muhammed) argumente të qarta dhe ato nuk i mohon askush, përveç atyre që kanë dalë respektit.
2:99. Ne të kemi zbritur ty shpallje e shenja të qarta, të cilave vetëm njerëzit e këqij nuk duan t'u besojnë.
2:99. Dhe me të vërtetë, Ne të kemi zbritur ty shenja të qarta, dhe askush nuk i mohon ato përveç të padrejtëve.
2:99. WE LEKAD 'ENZELNA 'ILEJKE 'AJATIN BEJJINATIN WE MA JEKFURU BIHA 'ILLAL-FASIKUNE
C 2:100. (Nuk besojnë argumentet tona se) Sa herë që ata kanë dhënë ndonjë premtim, një grup prej tyre e hodhi atë, por shumica e tyre nuk beson.
2:100. A thua çdoherë që japin ndonjë premtim, disa prej tyre e flakin tej atë? Jo, por shumica e tyre nuk besojnë.
2:100. A sa herë që bëjnë një besëlidhje, një grup i tyre e thyen atë? Jo, shumica e tyre nuk besojnë.
2:100. 'EWEKULLEMA 'AHEDU 'AHDEN NEBEDHEHU FERIKUN MINHUM BEL 'EKTHERUHUM LA JU'UMINUNE
C 2:101. E kur u erdhi atyre ndonjë i dërguar prej All-llahut, vërtetues i asaj që kishin ata, një grup prej tyre të cilëve iu kishte dhënë libri, e hodhi pas shpine librin e All-llahut, kinse nuk dinin (asgjë).
2:101. Tani që atyre u erdhi një i Dërguar nga Allahu, vërtetues i Shkrimeve që kanë me vete, një grup prej atyre, të cilëve iu dhanë Shkrimet, e hodhën pas shpine Librin e Allahut, gjoja se nuk dinin gjë për atë.
2:101. Dhe kur atyre u erdhi një i dërguar nga Allahu, që vërtetonte atë që ata kishin me vete, një grup prej atyre që u ishte dhënë Libri hodhën Librin e Allahut pas shpinës së tyre, sikur nuk dinin asgjë.
2:101. WE LEMMA XHA'EHUM RESULUN MIN 'INDI ELLAHI MUSEDDIKUN LIMA ME'AHUM NEBEDHE FERIKUN MINEL-LEDHINE 'UTUL-KITABE KITABEL-LAHI WERA'E DHUHURIHIM KE'ENNEHUM LA JA'LEMUNE
C 2:102. (E hodhën librin e Zotit) E ndoqën atë që e thonin djajt në kohën e sundimit të Sulejmanit. Po Sulejmani nuk ishte i pafé, djajt ishin të pafé, sepse u mësonin njerëzve magjinë. (ndoqën) Edhe çka u zbriti në Babil dy engjëjve, Harutit dhe Marutit. E ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se t'i thonin: "Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bën i pa fé!" E, mësonin (njerëzit) prej atyre dyve atë (magji) me çka ndanin burrin prej gruas së vet, por pa lejën e All-llahut me atë askujt nuk mund t'i bënin dëm dhe ashtu mësonin çka u sillte dëm e nuk u sillte dobi atyre. E ata (jehuditë) e kanë ditur se ai që (hodhi librin) e zgjodhi atë (magjinë), ai në botën tjetër nuk ka ndonjë të drejtë (në mëshirën e Zotit). Po ta dinin, ata se për ç'ka e shitën vetveten, ajo është shumë e keqe.
2:102. dhe shkuan pas shpifjeve që bënin djajtë kundër mbretërisë së Sulejmanit. E Sulejmani nuk ishte mohues, por djajtë ishin mohues. Ata u mësonin njerëzve magjinë dhe dijeninë që u ishte dërguar dy engjëjve në Babiloni - Harutit e Marutit. Këta engjëj nuk i mësonin ndokujt magji, pa i thënë: “Ne jemi dërguar për t'ju vënë në provë, andaj ti mos u bëj mohues (duke mësuar apo ushtruar magjinë)!” Dhe njerëzit mësuan nga këta të dy se si t'i ndajnë bashkëshortët. Por magjistarët nuk mund t'i bëjnë dëm askujt pa lejen e Allahut. E megjithatë, njerëzit mësojnë ato gjëra që i dëmtojnë e nuk u bëjnë dobi. Në të vërtetë, ata e dinin se ai që e përvetësonte këtë mjeshtëri, nuk do të kishte kurrfarë të mire në jetën tjetër. Eh, sa e keqe është ajo për të cilën shitën shpirtrat e veta! Ah, sikur ta dinin ata!
2:102. Dhe ata ndoqën atë që djajtë mësonin gjatë mbretërimit të Sulejmanit. Dhe Sulejmani nuk mohoi, por djajtë mohuan, duke i mësuar njerëzit magjinë dhe atë që ishte zbritur dy engjëjve në Babiloni, Harutit dhe Marutit. Por ata të dy nuk i mësonin askujt pa thënë: "Ne jemi vetëm një sprovë, prandaj mos u bëj mohues." Dhe njerëzit mësonin prej tyre atë që i ndanin burrin nga gruaja e tij. Por ata nuk mund të dëmtonin askënd pa lejen e Allahut. Dhe ata mësonin atë që i dëmtonte dhe nuk u sillte dobi. Dhe me siguri, ata e dinin se kushdo që e merrte këtë do të kishte asnjë pjesë në jetën tjetër. Sa e keqe ishte ajo për të cilën ata e shitën veten e tyre, nëse do ta dinin!
2:102. WE ETTEBA'U MA TETLU ESH-SHEJATINU 'ALA MULKI SULEJMANE WE MA KEFERE SULEJMANU WE LEKINNE ESH-SHEJATINE KEFERU JU'ALLIMUNE EN-NASE ES-SIHRE WE MA 'UNZILE 'ALEL-MELEKEJNI BIBABILE HARUTE WE MARUTE WE MA JU'ALLIMANI MIN 'EHEDIN HETTA JEKULA 'INNEMA NEHNU FITNETUN FELA TEKFUR FEJETE'ALLEMUNE MINHUMA MA JUFERRIKUNE BIHI BEJNEL-MER'I WE ZEWXHIHI WE MA HUM BIDARRINE BIHI MIN 'EHEDIN 'ILLA BI'IDHNI ELLAHI WE JETE'ALLEMUNE MA JEDURRUHUM WE LA JENFA'UHUM WE LEKAD 'ALIMU LEMENI ESHTERAHU MA LEHU FIL-'AHIRETI MIN HALAKIN WE LEBI'SE MA SHEREW BIHI 'ENFUSEHUM LEW KANU JA'LEMUNE
C 2:103. E sikur të kishin besuar ata dhe sikur të ishin ruajtur (prej mëkateve), po të dinin, shpërblimi prej All-llahut do të ishte shumë më i dobishëm.
2:103. Sikur ata të besonin dhe të ruheshin (nga gjynahet), shpërblimi i Allahut do të ishte më i mirë. Ah, sikur ta dinin ata!
2:103. Po sikur ata të kishin besuar dhe të ishin bërë të devotshëm, shpërblimi nga Allahu do të ishte shumë më i mirë, nëse ata do ta dinin.
2:103. WE LEW 'ENNEHUM 'AMENU WE ETTEKAW LEMETHUBETUN MIN 'INDI ELLAHI HAJRUN LEW KANU JA'LEMUNE
C 2:104. O ju që keni besuar, mos thuani: "Raina" - po thuani: "Undhurna" dhe respektoni! Mosbesimtarët kanë dënim të dhembshëm.
2:104. O besimtarë! Mos thoni: “Rá'iná”, por thoni: “Undhurná! - “Na shiko!” dhe dëgjoni! Për mohuesit ka dënim pikëllues.
2:104. O ju që keni besuar, mos thoni: "Ra'ina," por thoni: "Unthurna," dhe dëgjoni. Dhe për jobesimtarët ka një ndëshkim të dhimbshëm.
2:104. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LA TEKULU RA'INA WE KULU ENDHURNA WE ESMA'U WE LILKAFIRINE 'ADHABUN 'ELIMUN
C 2:105. As ata, ithtarët e librit që nuk besuan, e as idhujtarët nuk duan që juve të ju vijë ndonjë e mirë nga Zoti juaj. Mirëpo, All-llahu me mëshirën e vet veçon atë që dëshiron, All-llahu është Zot i mirësisë së madhe.
2:105. Ata që mohojnë, si ithtarët e Librit, ashtu edhe paganët, nuk dëshirojnë që t'ju zbresë ndonjë e mirë nga Zoti juaj. Por Allahu ia dhuron mëshirën e Vet kujt të dojë. Allahu zotëron mirësi të madhe.
2:105. Ata që nuk besojnë midis njerëzve të Librit dhe idhujtarëve nuk dëshirojnë që të zbresë ndonjë mirësi mbi ju nga Zoti juaj. Por Allahu zgjedh për mëshirën e Tij atë që do. Dhe Allahu është Zotëruesi i mirësisë së madhe.
2:105. MA JEWEDDUL-LEDHINE KEFERU MIN 'EHLIL-KITABI WE LAL-MUSHRIKINE 'EN JUNEZZELE 'ALEJKUM MIN HAJRIN MIN RABBIKUM WEL-LAHU JEHTESSU BIREHMETIHI MEN JESHA'U WEL-LAHU DHUL-FEDLIL-'ADHIMI
C 2:106. Ne nuk abrogojmë (pezullojmë) asnjë nga argumentet tona, apo ta hedhim në harresë e të mos sjellim edhe më të dobishëm se ai, ose të ngjashëm me te. A nuk e ke ditur se All-llahu është i plotfuqishëm për çdo send?
2:106. Për çdo varg (Kurani) që Ne e shfuqizojmë apo që e bëjmë të harrohet, Ne sjellim ndonjë tjetër më të mirë ose të ngjashëm me të. A nuk e di ti se Allahu është i Fuqishëm për (të bërë) çdo gjë?!
2:106. Ne nuk anulojmë një shpallje apo bëjmë që ajo të harrohet, përveçse sjellim një më të mirë ose të ngjashme. A nuk e di se Allahu është i Plotfuqishëm mbi çdo gjë?
2:106. MA NENSEH MIN 'AJETIN 'EW NUNSIHA NE'TI BIHAJRIN MINHA 'EW MITHLIHA 'ELEM TA'LEM 'ENNEL-LAHE 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C 2:107. A nuk e ke ditur se vetëm All-llahut i takon sundimi i qiejve e i tokës, dhe se pos All-llahut nuk keni as mbrojtës as ndihmëtar.
2:107. A nuk e di ti se vetëm Allahut i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës? Përveç Allahut ju nuk keni tjetër mbrojtës e as ndihmës.
2:107. A nuk e di se Allahut i përkasin mbretëria e qiejve dhe tokës dhe se ju nuk keni përveç Allahut asnjë mbrojtës dhe as ndihmës?
2:107. 'ELEM TA'LEM 'ENNEL-LAHE LEHU MULKU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE MA LEKUM MIN DUNI ELLAHI MIN WE LIJIN WE LA NESIRIN
C 2:108. A doni ta pyetni Të dërguarin tuaj sikurse u pyet më parë Musai. Ai që e ndërron besimin me mosbesim, ai tanimë e ka humbur rrugën e drejtë.
2:108. A mos doni të pyesni të Dërguarin tuaj, ashtu siç u pyet Musai më parë? Cilido që e ndërron besimin me mohim, pa dyshim që e ka humbur rrugën e drejtë.
2:108. A po kërkoni që t'i bëni pyetje të Dërguarit tuaj ashtu siç u bënë pyetje Musait më parë? Dhe kushdo që e zëvendëson besimin me mosbesimin, me të vërtetë, ai është devijuar nga rruga e drejtë.
2:108. 'EM TURIDUNE 'EN TES'ELU RESULEKUM KEMA SU'ILE MUSA MIN KABLU WE MEN JETEBEDDELIL-KUFRE BIL-'IMANI FEKAD DELLE SEWA'E ES-SEBILI
C 2:109. Shumë ithtarë të librit (jehudi, krishterë) edhe pasi u është bërë e qartë e vërteta, nga vetë zilia e tyre personale dëshiruan që pas besimit tuaj t'iu kthejnë në mosbesimtarë, pra ju lini dhe largohuni prej tyre derisa All-llahu ta sjellë urdhrin e vet. All-llahu ka mundësi për çdo send.
2:109. Shumë nga ithtarët e Librit, prej zilisë që kanë në vete, dëshirojnë që t'ju kthejnë nga besimi në mosbesim, tani që e vërteta është e qartë për ata. Por ju falini ata dhe lërini, derisa të arrijë urdhri i Allahut. Vërtet, Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
2:109. Shumë prej njerëzve të Librit dëshirojnë, për shkak të zilisë në vetet e tyre, t'ju kthejnë në mosbesim pasi që besuat, edhe pasi e vërteta u është bërë e qartë atyre. Por falni dhe kaloni mbi ta derisa Allahu të sjellë urdhrin e Tij. Me të vërtetë, Allahu ka fuqi mbi çdo gjë.
2:109. WEDDE KETHIRUN MIN 'EHLIL-KITABI LEW JERUDDUNEKUM MIN BA'DI 'IMANIKUM KUFFAREN HESEDAN MIN 'INDI 'ENFUSIHIM MIN BA'DI MA TEBEJJENE LEHUMUL-HEKKU FA'FU WE ESFEHU HETTA JE'TIJEL-LAHU BI'EMRIHI 'INNALL-LLAHE 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C 2:110. Kryeni faljen (namazin) dhe jepeni zeqatin, e çfarëdo të mirë që e përgatitni për veten tuaj, atë e gjeni tek All-llahu. S'ka dyshim se All-llahu përcjell çdo veprim tuajin.
2:110. Faleni namazin dhe jepeni zeqatin! Çfarëdo të mire që të bëni për shpirtin tuaj, do ta gjeni tek Allahu. Në të vërtetë, Ai sheh mirë gjithçka që bëni.
2:110. Dhe kryeni faljen dhe jepni zekatin. Dhe çfarëdo të mire që përgatitni për veten tuaj, do ta gjeni tek Allahu. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëvëzhguesi i asaj që bëni.
2:110. WE 'EKIMU ES-SELETE WE 'ATU EZ-ZEKATE WE MA TUKADDIMU LI'NFUSIKUM MIN HAJRIN TEXHIDUHU 'INDEL-LAHI 'INNALL-LLAHE BIMA TA'MELUNE BESIRUN
C 2:111. Ata edhe thanë: "Kurrsesi nuk ka për të hyrë kush në xhennet, përveç atij që është jehudi ose i krishter! Ato janë fantazi të tyre"! Thuaju: "Sillni argumentin tuaj (çka thoni) po qe se jeni të drejtë"?
2:111. Ata thonë: “Askush nuk do të hyjë në Xhenet, përveç hebrenjve ose të krishterëve”. Këto janë dëshirat e tyre boshe! Thuaju (o Muhamed): “Nëse është e vërtetë ajo që thoni, atëherë sillni provën tuaj!”
2:111. Dhe ata thonë: "Askush nuk do të hyjë në Xhenet përveç atyre që janë hebrenj ose të krishterë." Kjo është dëshira e tyre. Thuaj: "Sillni provat tuaja, nëse jeni të sinqertë."
2:111. WE KALU LEN JEDHULEL-XHENNETE 'ILLA MEN KANE HUDEN 'EW NESARA TILKE 'EMANIJUHUM KUL HATU BURHANEKUM 'IN KUNTUM SADIKIN
C 2:112. Nuk është ashtu (si thonë ata), po ai që i është dorëzuar All-llahut dhe është bamirës, ai e ka shpërblimin e vet te Zoti i tij, për ata nuk ka frikë, as nuk kanë pse të mërziten.
2:112. Vërtet, ata që i përulen Allahut dhe bëjnë vepra të mira, do ta kenë shpërblimin te Zoti i tyre, nuk do të frikësohen e as do të pikëllohen.
2:112. Po, kushdo që i dorëzohet Allahut dhe është mirëbërës – ai do të ketë shpërblimin e tij te Zoti i tij. Dhe ata nuk do të kenë frikë dhe nuk do të mërziten.
2:112. BELA MEN 'ESLEME WEXHHEHU LILLAHI WE HUWE MUHSINUN FELEHU 'EXHRUHU 'INDE RABBIHI WE LA HAWFUN 'ALEJHIM WE LA HUM JEHZENUNE
C 2:113. Jehuditë thanë se të krishterët nuk janë të mbështetur në asgjë (nuk kanë fé të vërtetë). Edhe të krishterët thanë se jehuditë nuk janë të mbështetur në asgjë, e duke qenë se ata të dy palët e lexojnë librin. Po kështu si thëniet e tyre, thanë edhe ata që nuk dinin (idhujtarët për Muhammedin). Po në ditën e gjykimit për atë që ata nuk pajtoheshin, All-llahu gjykon ndërmjet tyre.
2:113. Hebrenjtë thonë: “Të krishterët nuk kanë kurrfarë udhërrëfimi ku të mbështeten!” Edhe të krishterët thonë: “Hebrenjtë nuk kanë kurrfarë urdhërrëfimi ku të mbështeten!” Ndërkohë, të dyja palët lexojnë të njëjtin Libër. Po kështu, edhe ata që nuk dinë, thonë të njëjtat fjalë. Allahu do t'i gjykojë kundërshtitë e tyre në Ditën e Kiametit.
2:113. Dhe hebrenjtë thonë: "Të krishterët nuk kanë asgjë," dhe të krishterët thonë: "Hebrenjtë nuk kanë asgjë," ndonëse ata lexojnë Librin. Kështu, ata që nuk dinë thonë siç thonë ata. Por Allahu do të gjykojë midis tyre në Ditën e Gjykimit për atë për të cilën ata ishin në mosmarrëveshje.
2:113. WE KALETIL-JEHUDU LEJSETI EN-NESARA 'ALA SHEJ'IN WE KALETI EN-NESARA LEJSETIL-JEHUDU 'ALA SHEJ'IN WE HUM JETLUNEL-KITABE KEDHALIKE KALEL-LEDHINE LA JA'LEMUNE MITHLE KAWLIHIM FE-ELLAHU JEHKUMU BEJNEHUM JEWMEL-KIJAMETI FIMA KANU FIHI JEHTELIFUNE
C 2:114. E kush mund të jetë më mizor se ai që në xhamitë e All-llahut pengon të përmendet emri i Tij (të bëhet ibadet) dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre. Atyre ndryshe nuk u takoi të hyjnë vetë në to, vetëm duke qenë respektues (të tyre e jo rrënues). Ata në këtë jetë kanë nënçmim e në botën tjetër dënim të madh.
2:114. Kush është më fajtor se ai që pengon të përmendet nëpër xhamitë e Allahut Emri i Tij dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre?! Ata nuk duhet të hyjnë në to, përveçse të frikësuar. Për ata, në këtë jetë ka poshtërim, kurse në jetën tjetër dënim të madh.
2:114. Dhe kush është më i padrejtë se ai që pengon në xhamitë e Allahut përmendjen e Tij dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre? Këtyre nuk u takonte të hyjnë në to, përveçse me frikë. Ata do të kenë në këtë jetë një poshtërim, dhe në jetën tjetër një ndëshkim të madh.
2:114. WE MEN 'EDHLEMU MIMMEN MENE'A MESAXHIDEL-LAHI 'EN JUDHKERE FIHA ESMUHU WE SA'A FI HARABIHA 'ULA'IKE MA KANE LEHUM 'EN JEDHULUHA 'ILA HA'IFINE LEHUM FI ED-DUNJA HIZJUN WE LEHUM FIL-'AHIRETI 'ADHABUN 'ADHIMUN
C 2:115. Të All-llahut janë edhe (anët nga) lindja edhe nga perëndimi, dhe kahdo që të ktheheni, aty është anë e All-llahut. Vërtetë, All-llahu është i gjerë (në bujari) e i dijshëm.
2:115. Të Allahut janë Lindja dhe Perëndimi, pra, ngado që të ktheheni është Fytyra (ana) e Allahut. Vërtet, Allahu është Gjithëpërfshirës dhe i Gjithëdijshëm.
2:115. Dhe Allahut i përkasin lindja dhe perëndimi. Pra, kudo që të drejtoheni, aty është fytyra e Allahut. Me të vërtetë, Allahu është Gjithëpërfshirësi, i Dituri.
2:115. WE LILLEHIL-MESHRIKU WEL-MEGRIBU FE'EJNEMA TUWELLU FETHEMME WEXHHU ELLAHI 'INNALL-LLAHE WASI'UN 'ALIMUN
C 2:116. Ata (ithtarët e librit) thanë: "All-llahu ka fëmijë"!? I pastër është Ai nga kjo e metë! E Tij është gjithçka në qiej e në tokë, gjithçka i është nënshtruar Atij.
2:116. Ata thonë: “Allahu ka bërë një fëmijë”. I Lavdishëm dhe i Lartësuar qoftë Ai! Përkundrazi, Atij i përket çdo gjë që gjendet në qiej e në Tokë dhe Atij i nënshtrohet gjithçka.
2:116. Dhe ata thonë: "Allahu ka një bir." Lavdi i qoftë Atij! Jo, Atij i përket gjithçka që është në qiej dhe në tokë. Të gjitha i binden Atij.
2:116. WE KALU ETTEHADHEL-LAHU WELEDEN SUBHANEHU BEL LEHU MA FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI KULLUN LEHU KANITUNE
C 2:117. Ai është shpikës i qiejve e i tokës (pa kurrfarë modeli të mëparshëm) e kur dëshiron diçka, ai vetëm i thotë: "Bëhu!", në atë moment bëhet.
2:117. Ai është Krijuesi i qiejve dhe i Tokës, pa shembull të mëparshëm dhe, kur vendos për diçka, vetëm thotë për të: “Bëhu!” - dhe ajo bëhet.
2:117. Ai është Krijuesi i qiejve dhe tokës. Kur vendos për një çështje, Ai thotë vetëm: "Bëhu," dhe ajo bëhet.
2:117. BEDI'U ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE 'IDHA KADA 'EMREN FE'INNEMA JEKULU LEHU KUN FEJEKUNU
C 2:118. E ata që nuk dinë (kurejshitët politeistë) thanë: "Përse të mos na flasë neve All-llahu, ose të na vijë ndonjë argument"! Po kështu, thëniet e tyre në mënyrë të njëjtë i patën përsëritur edhe ata që ishin para tyre. Të njëjta janë zemrat e tyre. Ne tanimë i sqaruam argumentet për një popull që dëshiron të bindet.
2:118. Kurse të paditurit thonë: “Përse Allahu nuk flet me ne ose së paku të na sillte ndonjë shenjë!” Njësoj thonin edhe ata para tyre; zemrat e tyre i përngjajnë njëra-tjetrës! Ndërkohë, Ne ua kemi treguar qartë shenjat Tona atyre që besojnë bindshëm.
2:118. Dhe ata që nuk dinë thonë: "Pse Allahu nuk na flet neve ose pse nuk na vjen një shenjë?" Kështu, ata që ishin para tyre thanë të njëjtën gjë. Zemrat e tyre janë të ngjashme. Ne i kemi shpjeguar shenjat për një popull që është i bindur.
2:118. WE KALEL-LEDHINE LA JA'LEMUNE LEWLA JUKELLIMUNALLAHU 'EW TE'TINA 'AJETUN KEDHALIKE KALEL-LEDHINE MIN KABLIHIM MITHLE KAWLIHIM TESHABEHET KULUBUHUM KAD BEJJENNAL-'AJATI LIKAWMIN JUKINUNE
C 2:119. Ne të dërguam ty me të vërtetën (Kur'anin), përgëzues dhe qortues, e ti nuk je përgjegjës për banuesit e xhehennemit.
2:119. Njëmend, Ne të kemi dërguar ty (Muhamed) si sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues; ti nuk do të pyetesh për banorët e Zjarrit flakërues.
2:119. Me të vërtetë, Ne të kemi dërguar me të vërtetën si përgëzues dhe paralajmërues. Dhe ti nuk do të pyetesh për banorët e zjarrit.
2:119. 'INNA 'ERSELNAKE BIL-HEKKI BESHIREN WE NEDHIRAN WE LA TUS'ELU 'AN 'ESHABIL-XHEHIMI
C 2:120. As jehuditë, e as krishterët kurrë nuk do të jenë të kënaqur me ty deri sa ta pasosh fenë e tyre. Thuaju: "Udhëzimi i All-llahut është udhëzim i drejtë. E nëse pasi që të ka ardhur ty e vërteta shkon pas mendimeve të tyre, nuk ka kush të të ndihmojë e as të mbrojë nga All-llahu".
2:120. As hebrenjtë, as të krishterët nuk do të jenë të kënaqur me ty, derisa të pranosh besimin e tyre. Thuaju: “Vetëm udhërrëfimi i Allahut është i drejtë!” E, në qoftë se pas diturisë që të ka zbritur, ti ndjek dëshirën e atyre, atëherë askush nuk do të të ndihmonte apo mbronte nga dënimi i Allahut.
2:120. As hebrenjtë dhe as të krishterët nuk do të jenë të kënaqur me ty derisa të ndjekësh fenë e tyre. Thuaj: "Udhëzimi i Allahut është udhëzimi i vetëm." Dhe nëse ndjek dëshirat e tyre pas asaj që të ka ardhur ty nga dituria, nuk do të kesh kundër Allahut asnjë mbrojtës dhe as ndihmës.
2:120. WE LEN TERDA 'ANKEL-JEHUDU WE LA EN-NESARA HETTA TETTEBI'A MILLETEHUM KUL 'INNE HUDA ELLAHI HUWEL-HUDA WE LE'INI ETTEBA'TE 'EHWA'EHUM BA'DEL-LEDHI XHA'EKE MINEL-'ILMI MA LEKE MINEL-LAHI MIN WE LIJIN WE LA NESIRIN
C 2:121. Atyre, të cilëve ua dhamë librin dhe të cilët e lexojnë drejt ashtu si është, ata e besojnë atë (Kur'anin). E ata që e mohojnë atë, të tillët janë ata që dështuan (në Dunja e në Ahiret).
2:121. Ata që u kemi dhënë Librin dhe e lexojnë ashtu siç është shpallur, ata besojnë vërtet në të. Kurse ata që nuk besojnë në të, pa dyshim, janë të humbur.
2:121. Ata të cilëve Ne u kemi dhënë Librin, e lexojnë atë siç duhet lexuar. Ata janë ata që besojnë në të. Dhe kushdo që e mohon atë – ata janë të humburit.
2:121. EL-LEDHINE 'ATEJNAHUMUL-KITABE JETLUNEHU HEKKA TILAWETIHI 'ULA'IKE JU'UMINUNE BIHI WE MEN JEKFUR BIHI FE'ULA'IKE HUMUL-HASIRUNE
C 2:122. O bijtë e israilit, kujtoni të mirat e Mia që ua dhurova, që ju dallova mbi njerëzit e tjerë (të asaj kohe).
2:122. O bijtë e Izraelit, kujtoni të mirat që ju dhashë dhe që ju ngrita mbi gjithë njerëzit e tjerë (të asaj kohe)!
2:122. O bijtë e Izraelit, kujtoni favorin Tim që ju kam dhënë dhe se ju kam ngritur mbi popujt e tjerë.
2:122. JA BENI 'ISRA'ILE EDHKURU NI'METIJEL-LETI 'EN'AMTU 'ALEJKUM WE 'ENNI FEDDELTUKUM 'ALEL-'ALEMINE
C 2:123. Dhe ruajuni një ditë kur askush nuk do të mund ta ndihmojë tjetrin për asnjë send, nuk pranohet prej askujt kompensim, nuk do t'i bëjë dobi askujt ndonjë ndërmjetësim dhe as që do të ndihmohen (mëkatarët).
2:123. Frikësojuni Ditës kur askush nuk do të mund të bëjë asgjë për askënd dhe, kur prej askujt, nuk do të pranohet as ndërmjetësim, as shpërblesë dhe as që do të ndihmoheni.
2:123. Dhe kini frikë një ditë kur askush nuk do të mund të shërbejë për tjetrin, dhe as shpërblimi nuk do të pranohet prej tij, dhe as ndërmjetësimi nuk do t'i bëjë dobi, dhe ata nuk do të ndihmohen.
2:123. WE ETTEKU JEWMEN LA TEXHZI NEFSUN 'AN NEFSIN SHEJ'AN WE LA JUKBELU MINHA 'ADLUN WE LA TENFA'UHA SHEFA'ATUN WE LA HUM JUNSERUNE
C 2:124. Përkujto (O i dërguar) kur Zoti i vet, Ibrahimin e provoi me disa obligime, e ai i përmbushi ato, e Ai i tha: "Unë po të bëj ty prijës (imam) të njerëzimit"! Ai tha: "(bën o Zot) Edhe nga pasardhësit e mi"! (Zoti) Tha: "Mirësinë Time nuk mund ta gëzojnë mizorët"!
2:124. Kur Allahu e provoi Ibrahimin me disa urdhërime, të cilat ai i plotësoi, Allahu i tha: “Unë do të të bëj ty imam (prijës) të njerëzve!” - “Po pasardhësit e mi?” - pyeti ai. Allahu tha: “Premtimi Im nuk i përfshin të padrejtët.”
2:124. Dhe kujtoni kur Zoti i Ibrahimit e sprovoi atë me disa urdhra, dhe ai i plotësoi ato. Ai tha: "Unë do të të bëj ty një udhëheqës për njerëzit." Ai tha: "Edhe pasardhësit e mi?" Ai tha: "Premtimi Im nuk përfshin të padrejtët."
2:124. WE 'IDH EBTELA 'IBRAHIME REBBUHU BIKELIMATIN FE'ETEMMEHUNNE KALE 'INNI XHA'ILUKE LILNNASI 'IMAMEN KALE WE MIN DHURRIJETI KALE LA JENALU 'AHDI EDH-DHALIMINE
C 2:125. Dhe kur shtëpinë (Qaben) e bëmë vendkthimi dhe vendsigurie për njerëzit, (u thamë): Vendin ku qëndroi Ibrahimi pranojeni për vendfaljeje! Ibrahimin dhe Ismailin i urdhëruam: ju të dy pastrojeni shtëpinë Time për vizituesit, për ata që qëndrojnë aty dhe për ata që falen aty.
2:125. Kujtoni kur Ne e bëmë Qabenë vendgrumbullimi dhe sigurie për njerëzit, duke thënë “Bëjeni vendin e Ibrahimit si vend faljeje!” Ne i urdhëruam Ibrahimin dhe Ismailin: “Pastrojeni Shtëpinë Time (Qabenë) për ata që e vizitojnë, që rrijnë aty për adhurim dhe që falen duke u përkulur dhe përulur”.
2:125. Dhe kujtoni kur Ne e bëmë Shtëpinë një vend kthese për njerëzit dhe një vend sigurie. Dhe merrni vendin e Ibrahimit si një vend për falje. Dhe Ne i urdhëruam Ibrahimin dhe Ismailin: "Pastroni Shtëpinë Time për ata që e rrethojnë atë, ata që qëndrojnë dhe ata që përkulen dhe bien në sexhde."
2:125. WE 'IDH XHE'ALNAL-BEJTE METHABETEN LILNNASI WE 'EMNEN WE ETTEHIDHU MIN MEKAMI 'IBRAHIME MUSELLEN WE 'AHIDNA 'ILA 'IBRAHIME WE 'ISMA'ILE 'EN TEHHIRA BEJTIJE LILTTA'IFINE WEL-'AKIFINE WE ER-RUKKA'I ES-SUXHUDI
C 2:126. Dhe kur Ibrahimi tha: "Zoti im, bëje këtë një qytet sigurie dhe banorët e tij, që besuan All-llahun dhe jetën tjetër, furnizoi me lloje të frutave"! Ai (All-llahu) tha: "(E furnizoj) Edhe atij që nuk besoi do t'ia mundësoj shfrytëzimin e frutave për një kohë të shkurtër, e pastaj do ta shtyejë në dënimin e zjarrit, e sa përfundim i shëmtuar është ai".
2:126. Kur Ibrahimi u lut: “Zoti Im, bëje këtë vend qytet të sigurt dhe furnizoji me prodhime banorët e tij, ata që besojnë në Allahun dhe në jetën tjetër!” - Allahu tha: “Atë që nuk beson, për pak kohë do ta bëj që të kënaqet e pastaj do ta hedh në dënimin e zjarrit.” Eh, sa vendbanim i keq që është ai!
2:126. Dhe kujtoni kur Ibrahimi tha: "O Zoti im, bëje këtë një qytet të sigurt dhe furnizo me fruta banorët e tij, ata që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit." Ai tha: "Dhe për ata që nuk besojnë, do t'i lejoj të përfitojnë për një kohë, pastaj do t'i shtyj drejt ndëshkimit të zjarrit. Dhe sa përfundim i keq është ai!"
2:126. WE 'IDH KALE 'IBRAHIMU RABBI EXH'AL HADHA BELEDEN 'AMINAN WE ERZUK 'EHLEHU MINE ETH-THEMERATI MEN 'AMENE MINHUM BILLAHI WEL-JEWMIL-'AHIRI KALE WE MEN KEFERE FE'UMETTI'UHU KALILÆN THUMME 'EDTERRUHU 'ILA 'ADHABI EN-NARI WE BI'SEL-MESIRU
C 2:127. Edhe kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke i ngritur themelet e shtëpisë (Qabes - luteshin): "Zoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di"!
2:127. Kur Ibrahimi dhe Ismaili ngritën themelet e Qabes, u lutën: “O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!
2:127. Dhe kujtoni kur Ibrahimi dhe Ismaili ngritën themelet e Shtëpisë: "O Zoti ynë, pranoje prej nesh. Me të vërtetë, Ti je Dëgjuesi, i Dituri.
2:127. WE 'IDH JERFA'U 'IBRAHIMUL-KAWA'IDE MINEL-BEJTI WE 'ISMA'ILU REBBENA TEKABBEL MINNA 'INNEKE 'ENTE ES-SEMI'UL-'ALIMU
C 2:128. Zoti ynë, bëna neve dyve besimtarë të sinqertë ndaj Teje dhe nga pasardhësit tanë, njerëz të bindur ndaj Teje, na i mëso rregullat e ibadetit (adhurimit) tanë dhe falna neve, vërtet Ti je që falë shumë, je mëshirues"!
2:128. O Zoti ynë! Na bëj të përulur ndaj Teje! Bëj që edhe pasardhësit tanë të jenë të përulur ndaj Teje! Tregona ritet e Haxhit dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!
2:128. O Zoti ynë, na bëj të dyve të dorëzuar ndaj Teje dhe nga pasardhësit tanë një komb të dorëzuar ndaj Teje. Dhe na trego ritet tona dhe na prano pendimin. Me të vërtetë, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti.
2:128. REBBENA WE EXH'ALNA MUSLIMEJNI LEKE WE MIN DHURRIJETINA 'UMMETEN MUSLIMETEN LEKE WE 'ERINA MENASIKENA WE TUB 'ALEJNA 'INNEKE 'ENTET-TEWWABU ER-REHIMU
C 2:129. Zoti ynë, dërgo ndër ta, nga gjiu i tyre të dërguar që t'u lexojë atyre ajetet Tua, t'u mësojë atyre librin dhe urtësinë, e t'i pastrojë (prej ndytësisë së idhujtarisë) ata. S'ka dyshim se Ti je ngadhënjyesi, i dijshmi.
2:129. O Zoti ynë! Dërgo tek ata një të dërguar nga gjiri i tyre, që t'u lexojë shpalljet e Tua, t'ua mësojë Librin dhe Urtësinë (rregullat e fesë) e t'i pastrojë (nga gjynahet)! Vërtet, Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti!”
2:129. O Zoti ynë, dërgo ndër ta një të dërguar nga mesi i tyre, që t'u lexojë atyre vargjet Tua, t'i mësojë ata Librin dhe urtësinë dhe t'i pastrojë ata. Me të vërtetë, Ti je i Plotfuqishmi, i Urti."
2:129. REBBENA WE EB'ATH FIHIM RESULEN MINHUM JETLU 'ALEJHIM 'AJATIKE WE JU'ALLIMUHUMUL-KITABE WEL-HIKMETE WE JUZEKKIHIM 'INNEKE 'ENTEL-'AZIZUL-HEKIMU
C 2:130. E kush largohet prej fesë së Ibrahimit përveç atij që e poshtron vetveten. Ne atë e bëmë të zgjedhur në këtë botë, kurse në botën tjetër ai është njëri prej të lartëve.
2:130. Fesë së Ibrahimit i shmanget vetëm ai që e nënçmon vetveten. Ne e zgjodhëm atë në këtë botë, kurse në botën tjetër ai do të jetë ndër të mirët.
2:130. Dhe kushdo që shmang fenë e Ibrahimit përveç atij që e ka bërë veten të marrë? Dhe Ne e kemi zgjedhur atë në këtë botë, dhe në jetën tjetër ai do të jetë ndër të drejtët.
2:130. WE MEN JERGABU 'AN MILLETI 'IBRAHIME 'ILLA MEN SEFIHE NEFSEHU WE LEKADI ESTEFEJNAHU FI ED-DUNJA WE 'INNEHU FIL-'AHIRETI LEMINE ES-SALIHINE
C 2:131. Kur Zoti i vet atij i tha: "Dorëzohu"! Ai tha: "Iu kam dorëzuar Zotit të gjithësisë"!
2:131. Kur Zoti i tij i tha: “Përulu!” - ai u përgjigj: “Iu përula Zotit të gjithësisë!”
2:131. Kur Zoti i tij i tha atij: "Dorëzohu," ai tha: "Unë jam dorëzuar ndaj Zotit të botëve."
2:131. 'IDH KALE LEHU REBBUHU 'ESLIM KALE 'ESLEMTU LIREBBIL-'ALEMINE
C 2:132. E Ibrahimi i porositi bijtë e tij me këtë (fe), e edhe Jakubi. (u thanë) "O bijtë e mi, All-llahu ua zgjodhi fenë (islame) juve, pra mos vdisni ndryshe, por vetëm duke qenë muslimanë"!
2:132. Ibrahimi ua dha këtë porosi fëmijëve të tij; po ashtu edhe Jakubi: “O bijtë e mi! Pa dyshim, Allahu ka zgjedhur për ju fenë e vërtetë, prandaj mos vdisni ndryshe veçse duke qenë myslimanë të nënshtruar ndaj Atij!”
2:132. Dhe Ibrahimi e la këtë amanet për bijtë e tij, si dhe Ismaili: "O bijtë e mi, me të vërtetë, Allahu ju ka zgjedhur fenë; prandaj mos vdisni përveçse duke qenë muslimanë."
2:132. WE WESSA BIHA 'IBRAHIMU BENIHI WE JA'KUBU JA BENIJE 'INNALL-LLAHE ESTEFA LEKUMU ED-DINE FELA TEMUTUNNE 'ILLA WE 'ENTUM MUSLIMUNE
C 2:133. A ishit ju (ithtarë të librit) dëshmitarë kur Jakubit iu afrua vdekja, e ai bijve të vet u tha: "Çka do të adhuroni pas meje"? Ata thanë: "Do ta adhurojmë Zotin tënd dhe Zotin e prindërve tuaj: Ibrahimit, Ismailit, Is'hakut, një të vetmin Zot dhe ne, vetëm Atij i jemi dorëzuar"!
2:133. A ishit ju të pranishëm kur Jakubit iu afrua vdekja dhe i pyeti të bijtë: “Çfarë do të adhuroni pas meje?” - Ata u përgjigjën: “Ne do të adhurojmë Zotin tënd, që është edhe Zoti i etërve të tu: Ibrahimit, Ismailit dhe Is'hakut, një Zot të vetëm. Ne Atij i nënshtrohemi!”
2:133. Apo ishit dëshmitarë kur vdekja i erdhi Jakubit, kur ai u tha bijve të tij: "Çfarë do të adhuroni pas meje?" Ata thanë: "Ne do të adhurojmë Zotin tënd dhe Zotin e etërve të tu, Ibrahimin, Ismailin dhe Is'hakun – një Zot të vetëm. Dhe ne jemi të dorëzuar ndaj Tij."
2:133. 'EM KUNTUM SHUHEDA'E 'IDH HEDERE JA'KUBEL-MEWTU 'IDH KALE LIBENIHI MA TA'BUDUNE MIN BA'DI KALU NA'BUDU 'ILEHEKE WE 'ILEHE 'ABA'IKE 'IBRAHIME WE 'ISMA'ILE WE 'ISHAKA 'ILEHEN WAHIDAN WE NEHNU LEHU MUSLIMUNE
C 2:134. Ai ishte një popull që kaloi, atij i takoi ajo që fitoi, e juve u takon ajo që fituat, prandaj ju nuk jeni përgjegjës për atë që vepruan ata.
2:134. Ata njerëz tashmë kanë kaluar. Ata do të kenë çfarë kanë merituar dhe ju do të keni atë që meritoni e nuk do të pyeteni për veprat e tyre.
2:134. Ata ishin një popull që kaloi. Për ta është ajo që ata fituan, dhe për ju është ajo që ju fitoni. Dhe ju nuk do të pyeteni për atë që ata bënë.
2:134. TILKE 'UMMETUN KAD HALET LEHA MA KESEBET WE LEKUM MA KESEBTUM WE LA TUS'ELUNE 'AMMA KANU JA'MELUNE
C 2:135. Ata (ithtarët e librit) thanë: "Bëhuni jehudi ose të krishterë, e gjeni rrugën e drejtë"! Thuaj: "Jo, (asnjërën) por fenë e drejtë të Ibrahimit që ai nuk ishte nga idhujtarët".
2:135. Ata thonë: “Bëhuni hebrenj ose të krishterë, që të jeni në rrugë të drejtë!” Thuaju: “Në asnjë mënyrë. Ne jemi të fesë së pastër të Ibrahimit, i cili nuk ka qenë idhujtar”.
2:135. Dhe ata thonë: "Bëhuni hebrenj ose të krishterë që të udhëzoheni." Thuaj: "Jo, ne ndjekim fenë e Ibrahimit, që ishte i përkushtuar ndaj së vërtetës, dhe ai nuk ishte prej idhujtarëve."
2:135. WE KALU KUNU HUDEN 'EW NESARA TEHTEDU KUL BEL MILLETE 'IBRAHIME HENIFAN WE MA KANE MINEL-MUSHRIKINE
C 2:136. Ju (besimtarë) thuani: "Ne i besuam All-llahut, atë që na u shpall neve, atë që iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is'hakut, Jakubit dhe pasardhësve (të Jakubit që ishin të ndarë në dymbëdhjetë kabile), atë që i është dhënë Musait, Isait dhe atë që iu është dhënë nga Zoti i tyre pejgamberëve, ne nuk bëjmë dallim në asnjërin prej tyre dhe ne vetëm atij i jemi bindur.
2:136. Thoni: “Ne besojmë në Allahun, në atë që na është shpallur neve (Kuranin), në atë që i është shpallur Ibrahimit, Ismailit, Is'hakut, Jakubit dhe Esbatëve (12 bijve të Jakubit), në atë që i është dhënë Musait e Isait dhe në atë që u është dhënë profetëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi midis tyre dhe vetëm Allahut i përulemi”.
2:136. Thuaj: "Ne besojmë në Allahun dhe atë që na është shpallur neve, dhe atë që iu zbrit Ibrahimit, Ismailit, Is'hakut, Jakubit dhe pasardhësve, dhe atë që iu dha Musait dhe Isait, dhe atë që u është dhënë profetëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë dallim mes tyre, dhe ne jemi të dorëzuar ndaj Tij."
2:136. KULU 'AMENNA BILLAHI WE MA 'UNZILE 'ILEJNA WE MA 'UNZILE 'ILA 'IBRAHIME WE 'ISMA'ILE WE 'ISHAKA WE JA'KUBE WEL-'ESBATI WE MA 'UTIJE MUSA WE 'ISA WE MA 'UTIJE EN-NEBIJUNE MIN RABBIHIM LA NUFERRIKU BEJNE 'EHEDIN MINHUM WE NEHNU LEHU MUSLIMUNE
C 2:137. Në qoftë se ata besuan ashtu siç besuat ju, ata vërtet kanë gjetur rrugën e drejtë, e nëse refuzojnë, atëherë ata janë kundërshtarë (opozitë), po ty (Muhammed) kundër tyre do të mjaftojë All-llahu. Ai është dëgjuesi, i dijshmi.
2:137. Nëse ata besojnë në atë që besoni edhe ju, atëherë janë në rrugën e drejtë. E, nëse ia kthejnë shpinën asaj, atëherë sigurisht që do të përçahen. Por Allahu të mjafton ty (Muhamed si mbrojtës) kundër atyre. Ai i dëgjon dhe i di të gjitha.
2:137. Pra, nëse ata besojnë siç besoni ju, atëherë ata janë udhëzuar. Por nëse ata kthehen, atëherë ata janë në kundërshtim. Dhe Allahu do të mjaftojë për ty kundër tyre. Dhe Ai është Dëgjuesi, i Dituri.
2:137. FE'IN 'AMENU BIMITHLI MA 'AMENTUM BIHI FEKADI EHTEDEW WE 'IN TEWELLEW FE'INNEMA HUM FI SHIKAKIN FESEJEKFIKEHUMU ELLAHU WE HUWE ES-SEMI'UL-'ALIMU
C 2:138. (Kjo fe jona është) Ngjyrosje e All-llahut, e kush ngjyros (me fe) më mirë se All-llahu. Ne vetëm atë e adhurojmë.
2:138. Thoni: “Kjo fe është “ngjyra” që na ka dhënë Allahu! S'ka “ngjyrë” më të bukur se ajo që jep Allahu! Ne vetëm Atë adhurojmë!”
2:138. Ngjyra e Allahut. Dhe kush është më i mirë në ngjyrë se Allahu? Dhe ne jemi adhuruesit e Tij.
2:138. SIBGATEL-LAHI WE MEN 'EHSENU MINEL-LAHI SIBGATEN WE NEHNU LEHU 'ABIDUNE
C 2:139. Thuaj: "A doni të grindeni me ne për All-llahun, e Ai është Zoti ynë dhe Zoti juaj dhe ne kemi vepra (shpërblimin e veprave) tona, e ju keni veprat tuaja. Por ne jemi (besimtarë) të sinqertë ndaj Tij".
2:139. Thuaj: “A mos doni të haheni me ne për Allahun, kur Ai është Zoti ynë dhe Zoti juaj?! Ne jemi përgjegjës për veprat tona, kurse ju për tuajat. Ne vetëm Atij i përkushtohemi.”
2:139. Thuaj: "A po debatoni me ne për Allahun, ndërsa Ai është Zoti ynë dhe Zoti juaj? Për ne janë veprat tona dhe për ju janë veprat tuaja. Dhe ne jemi të sinqertë ndaj Tij."
2:139. KUL 'ETUHAXHXHUNENA FI ELLAHI WE HUWE REBBUNA WE REBBUKUM WE LENA 'A'MALUNA WE LEKUM 'A'MALUKUM WE NEHNU LEHU MUHLISUNE
C 2:140. A pretendoni se Ibrahimi, Ismaili, Is'haku, Jakubi dhe pasardhësit kanë qenë jehudi ose të krishterë? Thuaj: "A e dini ju më mirë apo All-llahu? Kush është më mizor se ai, që e ka dëshminë e All-llahut pranë vetes dhe e fshehë. All-llahu nuk është i panjoftuar me veprimet tuaja".
2:140. A po thoni se Ibrahimi, Ismaili, Is'haku, Jakubi dhe Esbatët kanë qenë çifutë (me fe), ose të krishterë? Thuaju: “A e dini më mirë ju apo Allahu? Kush është më keqbërës se ai që fsheh të vërtetën e ardhur prej Allahut? Por Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj veprave që punoni ju”.
2:140. Apo thoni se Ibrahimi, Ismaili, Is'haku, Jakubi dhe pasardhësit ishin hebrenj ose të krishterë? Thuaj: "A e dini më mirë ju apo Allahu?" Dhe kush është më i padrejtë se ai që fsheh një dëshmi që ka nga Allahu? Dhe Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëni.
2:140. 'EM TEKULUNE 'INNE 'IBRAHIME WE 'ISMA'ILE WE 'ISHAKA WE JA'KUBE WEL-'ESBATE KANU HUDEN 'EW NESARA KUL 'E'ENTUM 'A'LEMU 'EMI ELLAHU WE MEN 'EDHLEMU MIMMEN KETEME SHEHADETEN 'INDEHU MINEL-LAHI WE MALLAHU BIGAFILIN 'AMMA TA'MELUNE
C 2:141. Ai ishte një popull që shkoi, të cilit i takoi ajo që fitoi, e juve u takon ajo që fituat, prandaj ju nuk jeni përgjegjës për atë që ata vepruan.
2:141. Ata njerëz tashmë kanë kaluar. Ata do të kenë çfarë kanë merituar dhe ju do të keni atë që meritoni e nuk do të pyeteni për veprat e tyre.
2:141. Ata ishin një popull që kaloi. Për ta është ajo që ata fituan, dhe për ju është ajo që ju fitoni. Dhe ju nuk do të pyeteni për atë që ata bënë.
2:141. TILKE 'UMMETUN KAD HALET LEHA MA KESEBET WE LEKUM MA KESEBTUM WE LA TUS'ELUNE 'AMMA KANU JA'MELUNE
C 2:142. Disa mendjelehtë nga njerëzit do të thonë: "Çka i ktheu ata (muslimanët) prej kibles (drejtimit) në të cilin ishin ata (Kudsi)? Thuaj: "Të All-llahut janë lindja dhe perëndimi, Ai e vë në rrugën e drejtë atë që do".
2:142. Disa mendjelehtë (nga ithtarët e Librit) do të thonë: “Ç'i ktheu ata prej kiblës së tyre?” Thuaju: “Të Allahut janë Lindja dhe Perëndimi. Ai udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë”.
2:142. Do të thonë të marrëzit midis njerëzve: "Çfarë i ktheu ata nga kiblaja e tyre që ata kishin më parë?" Thuaj: "Allahut i përket lindja dhe perëndimi. Ai udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë."
2:142. SEJEKULU ES-SUFEHA'U MINE EN-NASI MA WE LLAHUM 'AN KIBLETIHIMU ELLETI KANU 'ALEJHA KUL LILLAHIL-MESHRIKU WEL-MEGRIBU JEHDI MEN JESHA'U 'ILA SIRATIN MUSTEKIMIN
C 2:143. Dhe ashtu (siç ju udhëzuam në fenë islame) Ne u bëmë juve një pupull të drejtë (një mes të zgjedhur) për të qenë ju dëshmitarë (në ditën e gjykimit) ndaj njerëzve, dhe për të qenë i dërguari dëshmitar ndaj jush. E Kiblen nga e cila ti u drejtove nuk e bëmë për tjetër, vetëm se për të provuar atë që shkon pas të dërguarit, nga ai që kthehet prapa, ndonëse kjo ka qenë vështirë (për disa), por jo edhe për ata që All-llahu i drejtoi. All-llahu nuk është që t'ua humbë besimin tuaj. S'ka dyshim se All-llahu është shumë i butë dhe mëshirues ndaj njerëzve.
2:143. Kështu, Ne ju kemi bërë një bashkësi të drejtë, që të bëheni dëshmitarë përmbi njerëzit dhe që i Dërguari të jetë dëshmitar përmbi ju. Ne nuk e kemi bërë kthimin tënd nga Qabeja (o Muhamed) për tjetër arsye, por vetëm për t'i dalluar ata që i shkojnë pas të Dërguarit, nga ata që kthehen nga thembrat (që tërhiqen nga besimi tek ai). Kjo provë ka qenë e rëndë (për njerëzit), por jo për ata që Allahu i ka udhëzuar. Dijeni se Allahu nuk ua humb besimin tuaj (d.m.th. namazin që keni falur nga Kudsi). Në të vërtetë, Allahu është Përdëllimtar dhe i Mëshirshëm me njerëzit.
2:143. Dhe kështu Ne ju kemi bërë një komb të drejtë që të jeni dëshmitarë mbi njerëzit dhe që i Dërguari të jetë dëshmitar mbi ju. Dhe Ne nuk e bëmë kiblen që ti kishe përveçse për të dalluar ata që ndjekin të Dërguarin nga ata që kthehen pas. Dhe me të vërtetë, kjo ishte e rëndë, përveç për ata që Allahu i ka udhëzuar. Dhe Allahu nuk e lë të humbasë besimin tuaj. Me të vërtetë, Allahu është i Butë, i Mëshirshëm.
2:143. WE KEDHELIKE XHE'ALNAKUM 'UMMETEN WESETEN LITEKUNU SHUHEDA'E 'ALA EN-NASI WE JEKUNE ER-RESULU 'ALEJKUM SHEHIDAN WE MA XHE'ALNAL-KIBLETEL-LETI KUNTE 'ALEJHA 'ILLA LINA'LEME MEN JETTEBI'U ER-RESULE MIMMEN JENKALIBU 'ALA 'AKIBEJHI WE 'IN KANET LEKEBIRETEN 'ILLA 'ALEL-LEDHINE HEDALLAHU WE MA KANEL-LAHU LIJUDI'A 'IMANEKUM 'INNALL-LLAHE BIN-NASI LERE'UFUN REHIMUN
C 2:144. Ne shumë herë po shohim kthimin e fytyrës tënde kah qielli, e Ne gjithqysh do të drejtojmë ty në drejtim të një kibleje (Qabja) që ti e do atë. Pra kthehu anës së xhamisë së shenjtë (Qabes), dhe kudo që të jeni (o besimtarë) kthehuni kah ajo anë. E atyre që u është dhurruar libri, ata e dinë sigurisht se kjo (kthesë) është e vërtetë nga Zoti i tyre. E All-llahut nuk mund t'i fshihet ajo që veprojnë ata.
2:144. Ne të pamë ty (Muhamed) që vazhdimisht drejtoje shikimin nga qielli. Mirë pra, Ne do të të kthejmë ty nga kibla që të kënaq ty. Prandaj, ktheje fytyrën tënde nga Xhamia e Shenjtë (Qabeja)! Dhe kudo që të gjendeni, kthejeni fytyrën tuaj nga ajo anë! Pa dyshim, ata që u është dhënë Libri (Teurati), e dinë se drejtimi nga Qabeja është e vërteta prej Zotit të tyre. Allahu nuk është i pakujdesshëm ndaj punëve që ata bëjnë.
2:144. Me të vërtetë, Ne kemi parë kthimin e fytyrës tënde drejt qiellit. Prandaj, Ne do të të kthejmë drejt një kibla që të kënaq ty. Ktheje fytyrën tënde drejt Xhamisë së Shenjtë. Dhe kudo që të jeni, ktheni fytyrat tuaja drejt saj. Dhe me të vërtetë, ata që u është dhënë Libri e dinë se kjo është e vërteta nga Zoti i tyre. Dhe Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëjnë.
2:144. KAD NERA TEKALLUBE WEXHHIKE FI ES-SEMA'I FELENUWELLIJENNEKE KIBLETEN TERDAHA FEWELLI WEXHHEKE SHETREL-MESXHIDIL-HERAMI WE HEJTHU MA KUNTUM FEWELLU WUXHUHEKUM SHETREHU WE 'INNEL-LEDHINE 'UTUL-KITABE LEJA'LEMUNE 'ENNEHUL-HEKKU MIN RABBIHIM WE MALLAHU BIGAFILIN 'AMMA JA'MELUNE
C 2:145. Po edhe sikur t'u sillshe ti çdo lloj argumenti atyre që u është dhënë libri, ata nuk pasojnë kiblen tënde, e as ti nuk do të pasosh kiblen e tyre, po asnjëra palë nuk do ta pasojë kiblen e tjetrës. E pas dijes, e cila të ka ardhur, po e zëmë se ishe vënë pas dëshirave të tyre, atëherë ti do të ishe mizor.
2:145. Edhe sikur t'u sillje të gjitha provat atyre që u është dhënë Libri, ata prapëseprapë nuk do ta pranonin kiblën tënde, por edhe ti nuk do ta pranosh kiblën e tyre dhe askush nga ata nuk do të pranonte kiblën e njëri-tjetrit. E, nëse ti, pasi të është zbritur dituria, do të ndiqje dëshirat e tyre, atëherë pa dyshim që do të ishe një nga keqbërësit.
2:145. Dhe sikur t'u sillje atyre që u është dhënë Libri çdo shenjë, ata nuk do të ndiqnin kiblen tënde. Dhe as ti nuk je ndjekës i kiblës së tyre. Dhe disa prej tyre nuk ndjekin kiblen e të tjerëve. Dhe nëse ndjek dëshirat e tyre pas diturisë që të ka ardhur ty, atëherë me të vërtetë, do të ishe prej të padrejtëve.
2:145. WE LE'IN 'ETEJTEL-LEDHINE 'UTUL-KITABE BIKULLI 'AJETIN MA TEBI'U KIBLETEKE WE MA 'ENTE BITABI'IN KIBLETEHUM WE MA BA'DUHUM BITABI'IN KIBLETE BA'DIN WE LE'INI ETTEBA'TE 'EHWA'EHUM MIN BA'DI MA XHA'EKE MINEL-'ILMI 'INNEKE 'IDHEN LEMINE EDH-DHALIMINE
C 2:146. Atyre që ua kemi dhënë librin, ata e njohin ate (Muhammedin) siç i njohin bijtë e vet, e një grup pre tyre edhe pse e dinë këtë, janë duke e fshehur të vërtetën.
2:146. Ata që u kemi dhënë Librin, e njohin atë (Profetin a.s.), ashtu siç i njohin bijtë e tyre, por disa prej tyre e fshehin të vërtetën, duke e ditur mirë.
2:146. Ata të cilëve Ne u kemi dhënë Librin e njohin atë siç njohin bijtë e tyre. Por me të vërtetë, një grup prej tyre e fsheh të vërtetën duke e ditur.
2:146. EL-LEDHINE 'ATEJNAHUMUL-KITABE JA'RIFUNEHU KEMA JA'RIFUNE 'EBNA'EHUM WE 'INNE FERIKEN MINHUM LEJEKTUMUNEL-HEKKA WE HUM JA'LEMUNE
C 2:147. E vërteta është nga Zoti yt, pra kurrsesi mos u bën nga ata që dyshojnë.
2:147. E vërteta është prej Zotit Tënd; pra, kurrsesi mos u bëj nga ata që dyshojnë.
2:147. E vërteta është nga Zoti yt, prandaj mos ji nga ata që dyshojnë.
2:147. EL-HEKKU MIN RABBIKE FELA TEKUNENNE MINEL-MUMTERINE
C 2:148. Secili (popull) ka një anë të cilës ai i kthehet, ju shpejtoni kah punët e mbara, kudo që të jeni All-llahu ka për t'ju tubuar të gjithëve, All-llahu ka fuqi për çdo send.
2:148. Çdokush ka një drejtim nga i cili kthehet. Pra, bëni garë me njëri-tjetrin për punë të mira. Kudo që të gjendeni, Allahu do t'ju mbledhë të gjithëve; Ai është i Fuqishëm për çdo gjë.
2:148. Dhe për secilin ka një drejtim drejt të cilit ai kthehet. Prandaj, garoni në punët e mira. Kudo që të jeni, Allahu do t'ju mbledhë të gjithëve. Me të vërtetë, Allahu ka fuqi mbi çdo gjë.
2:148. WE LIKULLIN WIXHHETUN HUWE MUWELLIHA FASTEBIKUL-HAJRATI 'EJNE MA TEKUNU JE'TI BIKUMU ELLAHU XHEMI'EN 'INNALL-LLAHE 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C 2:149. Kahdo që të shkosh ktheje fytyrën tënde kah ana e xhamisë së shenjtë, kjo është e vërtetë nga Zoti yt. All-llahu përcjell gjithçka që veproni ju.
2:149. Nga cilido vend që të dalësh, ktheje fytyrën nga Xhamia e Shenjtë. Kjo është e vërteta që vjen nga Zoti yt. Allahu nuk është i pakujdesshëm ndaj veprave që ju bëni.
2:149. Dhe kudo që të dalësh, ktheje fytyrën tënde drejt Xhamisë së Shenjtë. Me të vërtetë, kjo është e vërteta nga Zoti yt. Dhe Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëni.
2:149. WE MIN HEJTHU HAREXHTE FEWELLI WEXHHEKE SHETREL-MESXHIDIL-HERAMI WE 'INNEHU LELHEKKU MIN RABBIKE WE MALLAHU BIGAFILIN 'AMMA TA'MELUNE
C 2:150. Dhe kahdo që të dalësh, ktheje fytyrën tënde kah ana e xhamisë së shenjtë (Qabja) dhe kudo që të gjendeni ktheni fytyrat tuaja kah ana e saj, ashtu që njerëzit mos të kenë argument kundër jush, përveç atyre që janë mizorë nga ata (që nga inati nuk pranojnë kurrfarë fakti), por mos ia keni frikën atyre, frikësohuni prej Meje (e bëra këtë) që të gjeni rrugën e drejtë dhe që të plotësojë mirësinë Time ndaj jush.
2:150. Nga cilido vend që të dalësh, ktheje fytyrën nga Xhamia e Shenjtë. Kudo që të ndodheni, ktheni fytyrat tuaja nga ajo anë, që njerëzia të mos ketë ç'të thotë kundër jush, përveç keqbërësve - por atyre mos iu frikësoni, frikësohuni vetëm prej Meje -, që të plotësoj mirësinë Time ndaj jush dhe që ju të shkoni në udhë të drejtë.
2:150. Dhe kudo që të dalësh, ktheje fytyrën tënde drejt Xhamisë së Shenjtë. Dhe kudo që të jeni, ktheni fytyrat tuaja drejt saj, që njerëzit të mos kenë argument kundër jush, përveç atyre që janë të padrejtë midis tyre. Mos kini frikë prej tyre, por kini frikë prej Meje, që Unë të mund ta plotësoj favorin Tim mbi ju dhe që të mund të udhëzoheni.
2:150. WE MIN HEJTHU HAREXHTE FEWELLI WEXHHEKE SHETREL-MESXHIDIL-HERAMI WE HEJTHU MA KUNTUM FEWELLU WUXHUHEKUM SHETREHU LI'ELLA JEKUNE LILNNASI 'ALEJKUM HUXHXHETUN 'ILLAL-LEDHINE DHELEMU MINHUM FELA TEHSHEWHUM WE EHSHEWNI WE LI'ETIMME NI'METI 'ALEJKUM WE LE'ALLEKUM TEHTEDUNE
C 2:151. (Sikurse plotësova mirësinë Time ndaj jush) Ashtu siç dërguam nga gjiu i juaj të dërguar t'u lexojë ajetet Tona, t'ju pastrojë, e t'ju mësojë librin dhe traditën, e edhe t'ju mësojë atë që nuk e dinit.
2:151. Po kështu, (për të plotësuar mirësinë Time ndaj jush) ju kam sjellë një të Dërguar, nga mesi juaj, i cili ju lexon shpalljet Tona, ju pastron (nga gjynahet), ju mëson Librin (Kuranin) e Urtësinë (rregullat e fesë) dhe ju mëson ato gjëra që nuk i keni ditur.
2:151. Ashtu siç Ne kemi dërguar ndër ju një të dërguar nga mesi juaj, që t'ju lexojë vargjet Tona, t'ju pastrojë dhe t'ju mësojë Librin dhe urtësinë dhe t'ju mësojë atë që nuk e dinit.
2:151. KEMA 'ERSELNA FIKUM RESULEN MINKUM JETLU 'ALEJKUM 'AJATINA WE JUZEKKIKUM WE JU'ALLIMUKUMUL-KITABE WEL-HIKMETE WE JU'ALLIMUKUM MA LEM TEKUNU TA'LEMUNE
C 2:152. Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shprëblim). Më falënderoni e mos Më mohoni.
2:152. Prandaj, më kujtoni Mua (me namaz e lutje) që Unë t'ju kujtoj (me shpërblime) dhe falënderomëni Mua (duke M'u bindur) e mos i mohoni dhuntitë e Mia (me mosbindje)!
2:152. Prandaj, më përkujtoni Mua; Unë do t'ju përkujtoj ju. Dhe falënderomëni Mua dhe mos jini mosmirënjohës ndaj Meje.
2:152. FADHKURUNI 'EDHKURKUM WE ESHKURU LI WE LA TEKFURUNI
C 2:153. O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë me durim e me të falur, se vërtet All-llahu është me durimtarët.
2:153. O besimtarë! Kërkoni ndihmë për veten nëpërmjet durimit dhe namazit! Në të vërtetë, Allahu është me të duruarit.
2:153. O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë përmes durimit dhe faljes. Me të vërtetë, Allahu është me të duruarit.
2:153. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU ESTA'INU BIS-SEBRI WE ES-SELETI 'INNALL-LLAHE ME'A ES-SABIRINE
C 2:154. E për ata që u mbytën në rrugën e All-llahut mos thoni: "Janë të vdekur", Jo, ata janë të gjallë, por ju nuk kuptoni (gjallërinë e tyre).
2:154. Dhe mos thoni për ata që vriten në rrugën e Allahut se janë të vdekur! Jo! Ata janë të gjallë, ndonëse ju nuk e ndjeni!
2:154. Dhe mos thoni për ata që janë vrarë në rrugën e Allahut: "Ata janë të vdekur." Jo, ata janë të gjallë, por ju nuk i ndjeni.
2:154. WE LA TEKULU LIMEN JUKTELU FI SEBILI ELLAHI 'EMWATUN BEL 'EHJA'UN WE LEKIN LA TESH'URUNE
C 2:155. Ne do t'ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarëve.
2:155. Sigurisht që Ne do t'ju provojmë me frikë dhe uri, me dëmtim të pasurisë, të njerëzve dhe të të lashtave! Prandaj, përgëzoji të duruarit,
2:155. Me të vërtetë, Ne do t'ju sprovojmë me diçka nga frika, uria, humbja e pasurisë, jetëve dhe fryteve. Por përgëzoi të duruarit.
2:155. WE LENEBLUWENNEKUM BISHEJ'IN MINEL-HAWFI WEL-XHU'I WE NEKSIN MINEL-'EMWLI WEL-'ENFUSI WE ETH-THEMERATI WE BESHSHIRI ES-SABIRINE
C 2:156. Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: "Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi"!
2:156. të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!”
2:156. Ata të cilët, kur i godet një fatkeqësi, thonë: "Ne i përkasim Allahut dhe te Ai do të kthehemi."
2:156. EL-LEDHINE 'IDHA 'ESABET/HUM MUSIBETUN KALU 'INNA LILLAHI WE 'INNA 'ILEJHI RAXHI'UNE
C 2:157. Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë.
2:157. Ata do të shpërblehen me bekim dhe mëshirë nga Zoti i tyre; ata janë në rrugën e drejtë!
2:157. Mbi ata do të jenë bekime nga Zoti i tyre dhe mëshirë. Dhe ata janë të udhëzuarit.
2:157. 'ULA'IKE 'ALEJHIM SELEWATUN MIN RABBIHIM WE REHMETUN WE 'ULA'IKE HUMUL-MUHTEDUNE
C 2:158. "Safa" dhe "Merve" janë nga shenjat (për adhurim) e All-llahut, e kush e mësyen shtëpinë për haxh (Qaben për haxh) ose për umre (vizitë jashtë kohës së haxhit), nuk është mëkat për te t'i vizitojë ato dyja (të ece në ato dy vende). E kush bën ndonjë të mirë nga vullneti (jo obliguese), s'ka dyshim se All-llahu është shpërblyes i gjithëdijshëm.
2:158. Kodrinat Safa dhe Merva (në Mekë) janë pjesë e Simboleve të Allahut, prandaj ai që viziton Qaben për haxh ose për umre, s'ka kurrfarë gjynahu nëse sillet mes tyre. Kush bën vepra të mira vullnetare, ta dijë se Allahu është njëmend Falënderues dhe i Gjithëdijshëm.
2:158. Me të vërtetë, Safa dhe Marva janë nga shenjat e Allahut. Prandaj, kushdo që kryen Haxhin në Shtëpi ose Umrën, nuk ka mëkat që t'i përshkojë ato. Dhe kushdo që bën një vepër të mirë, me të vërtetë, Allahu është Mirënjohës, i Dituri.
2:158. 'INNE ES-SEFA WEL-MERWETE MIN SHA'A'IRI ELLAHI FEMEN HEXHXHEL-BEJTE 'EW A'TEMERE FELA XHUNAHE 'ALEJHI 'EN JETTEWWEFE BIHIMA WE MEN TETEWWE'A HAJREN FE'INNALL-LLAHE SHAKIRUN 'ALIMUN
C 2:159. Ata, të cilët fshehin argumentet dhe faktet që Ne i shpallëm, e pasi që ato ua sqaruam njerëzve në librin, të tillët i mallkon All-llahu, i mallkojnë edhe ata që mallkojnë.
2:159. Me të vërtetë, ata që fshehin shpalljet Tona të qarta, pasi ua kemi shpjeguar njerëzve në Libër (Teurat), do të mallkohen nga Allahu dhe do të mallkohen nga ata (engjëj e njerëz) që janë ngarkuar të mallkojnë.
2:159. Me të vërtetë, ata që fshehin atë që Ne kemi shpallur nga shenjat dhe udhëzimi, pasi që Ne e kemi bërë atë të qartë për njerëzit në Libër – ata janë të mallkuar nga Allahu dhe të mallkuar nga mallkuesit.
2:159. 'INNEL-LEDHINE JEKTUMUNE MA 'ENZELNA MINEL-BEJJINATI WEL-HUDA MIN BA'DI MA BEJJENNAHU LILNNASI FIL-KITABI 'ULA'IKE JEL'ANUHUMU ELLAHU WE JEL'ANUHUMUL-LA'INUNE
C 2:160. Përveç atyre që pendohen, që përmirësohen dhe që u shpjegojnë njerëzve (të vërtetën), të tillëve ua pranoj pendimin, se Unë pranoj shumë pendimin, jam mëshirues.
2:160. Mirëpo atyre që pendohen, përmirësohen dhe tregojnë atë që kishin fshehur, Unë ua pranoj pendimin, sepse Unë jam Pranuesi i pendimeve dhe Mëshirëploti.
2:160. Përveç atyre që pendohen dhe përmirësojnë veten dhe shpallin të vërtetën. Për ta Unë jam Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti.
2:160. 'ILLAL-LEDHINE TABU WE 'ESLEHU WE BEJJENU FE'ULA'IKE 'ETUBU 'ALEJHIM WE 'ENAT-TEWWABU ER-REHIMU
C 2:161. Ata, të cilët mohuan dhe vdiqën si pabesimtarë, kundër tyre është mallkimi i All-llahut, i engjëjve dhe i të gjithë njerëzve.
2:161. Ata që nuk besojnë dhe vdesin duke qenë jobesimtarë, do të mallkohen nga Allahu, engjëjt dhe të gjithë njerëzit.
2:161. Me të vërtetë, ata që mohojnë dhe vdesin si jobesimtarë – mbi ta është mallkimi i Allahut, i engjëjve dhe i gjithë njerëzve.
2:161. 'INNEL-LEDHINE KEFERU WE MATU WE HUM KUFFARUN 'ULA'IKE 'ALEJHIM LA'NETU ELLAHI WEL-MELA'IKETI WE EN-NASI 'EXHMA'INE
C 2:162. Ata përgjithmonë janë aty (në zjarr), as nuk u lehtësohet dënimi, as nuk u jepet afat.
2:162. Ata do të jenë gjithmonë të mallkuar, nuk do t'u lehtësohet dënimi dhe nuk do t'u jepet afat.
2:162. Ata do të jenë aty përgjithmonë. Dënimi nuk do t'u lehtësohet dhe atyre nuk do t'u jepet afat.
2:162. HALIDINE FIHA LA JUHAFFEFU 'ANHUMUL-'ADHABU WE LA HUM JUNDHERUNE
C 2:163. Zoti juaj (që meriton adhurim) është Një, All-llahu, nuk ka zot pos Atij që është mëshirëplotë, gjithnjë mëshiron.
2:163. Zoti juaj është një Zot i vetëm! S'ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Atij, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
2:163. Dhe Zoti juaj është një Zot. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij, i Mëshirueshmi, Mëshirëploti.
2:163. WE 'ILEHUKUM 'ILEHUN WAHIDUN LA 'ILAHE 'ILLA HUWE ER-REHMANU ER-REHIMU
C 2:164. Është fakt se në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, të anijes që lundron në det që u sjell dobi njerëzve, në atë shi që e lëshon All-llahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe përhapë në te nga çdo lloj gjallese, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit e tokës, (në të gjitha këto), për një popull që ka mend ka argumente.
2:164. Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës, në këmbimin e natës me ditën, në anijet që lundrojnë nëpër det për t'u sjellë dobi njerëzve, në ujin që Allahu zbret prej qiellit, duke ngjallur përmes tij tokën e vdekur dhe duke shpërndarë gjithfarë gjallesash, në lëvizjen e erërave dhe në retë që qëndrojnë midis qiellit e Tokës, pra, në të gjitha këto, sigurisht që ka shenja për njerëzit me intelekt.
2:164. Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të tokës, në ndërrimin e natës dhe të ditës, në anijet që lundrojnë në det me atë që u sjell dobi njerëzve, në atë që Allahu ka zbritur nga qielli prej ujit dhe ka gjallëruar me të tokën pas thatësisë së saj, dhe ka shpërndarë në të çdo lloj krijese, dhe në ndërrimin e erërave dhe reve të nënshtruara midis qiellit dhe tokës – janë shenja për një popull që mendon.
2:164. 'INNE FI HALKI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE EHTILAFIL-LEJLI WE EN-NEHARI WEL-FULKI ELLETI TEXHRI FIL-BEHRI BIMA JENFA'U EN-NASE WE MA 'ENZELEL-LAHU MINE ES-SEMA'I MIN MA'IN FE'EHJA BIHIL-'ERDE BA'DE MEWTIHA WE BETHTHE FIHA MIN KULLI DABBETIN WE TESRIFI ER-RIJAHI WE ES-SEHABIL-MUSEHHARI BEJNE ES-SEMA'I WEL-'ERDI LE'AJATIN LIKAWMIN JA'KILUNE
C 2:165. E nga njerëzit ka asish që në vend të All-llahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) All-llahun, po dashuria e atyre që besuan All-llahun është shumë më e fortë. E sikur të dinin ata që bënë mizori se kur do ta shohin dënimin (në botën tjetër), do të binden se e tërë fuqia i takon vetëm All-llahut (e jo idhujve) dhe se All-llahu është ndëshkues i rreptë.
2:165. E megjithatë, disa njerëz zgjedhin (për të adhuruar) në vend të Allahut (zota) të tjerë, (duke i konsideruar) si të barabartë me Atë dhe duke i dashur siç duhet Allahu. Por ata që besojnë, e duan shumë më tepër Allahun (se sa ç'i duan idhujtarët idhujt e tyre). Sikur keqbërësit të shihnin që tani çastin kur të përballen me ndëshkimin, do ta kuptonin se e tërë fuqia i përket Allahut dhe se dënimi i Tij është fort i ashpër.
2:165. Dhe prej njerëzve ka disa që marrin përveç Allahut të barabartë me Të; ata i duan ata siç duhet të duan Allahun. Por ata që besojnë janë më të fortë në dashurinë për Allahun. Dhe sikur ata që kanë bërë padrejtësi ta shihnin kur do të shohin ndëshkimin, se e gjithë fuqia i përket Allahut dhe se Allahu është i Rreptë në ndëshkimin e Tij.
2:165. WE MINE EN-NASI MEN JETTEHIDHU MIN DUNI ELLAHI 'ENDADEN JUHIBBUNEHUM KEHUBBI ELLAHI WEL-LEDHINE 'AMENU 'ESHEDDU HUBBAN LILLAHI WE LEW JERAL-LEDHINE DHELEMU 'IDH JEREWNEL-'ADHABE 'ENNEL-KUWETE LILLAHI XHEMI'ÆN WE 'ENNEL-LAHE SHEDIDUL-'ADHABI
C 2:166. Dhe (sikur të shihnin) kur do të largohen ata që u prinin prej atyre që i ndiqnin (paria largohet prej atyre që u shkuan pas), e të gjithë e shohin dënimin dhe këputen lidhjet e tyre.
2:166. Ah, sikur ta shihnin çastin kur të adhuruarit do t'i braktisin adhuruesit e tyre, kur të gjithë do të shohin dënimin e midis tyre do të këputet çdo lidhje.
2:166. Kur ata që u ndoqën të heqin dorë nga ata që i ndoqën dhe të shohin ndëshkimin, dhe të gjitha lidhjet e tyre do të priten.
2:166. 'IDH TEBERRE'EL-LEDHINE ETTUBI'U MINEL-LEDHINE ETTEBA'U WE RE'EWL-'ADHABE WE TEKATTE'AT BIHIMUL-'ESBABU
C 2:167. E Ata, të cilët u patën shkuar pas do të thonë: "Ah, sikur të na lejohej një kthim (në Dunja) e të largohemi prej tyre (prijësve) siç u larguan ata tash prej nesh"! Kështu All-llahu do t'ju paraqesë veprat që janë dëshpërim për ta, e ata nuk kanë të dalë prej zjarrit.
2:167. Atëherë adhuruesit do të thonë: “Ah, sikur të ktheheshim edhe një herë (në jetën e Tokës) e t'i braktisnim ata, ashtu siç na braktisën ne!” Kështu, Allahu do t'ua tregojë veprat e tyre si burim hidhërimi për ta dhe ata s'kanë për të dalë kurrë nga zjarri.
2:167. Dhe ata që i ndoqën do të thonë: "Sikur të kishim një mundësi të ktheheshim, që të hiqnim dorë prej tyre siç kanë hequr dorë prej nesh." Kështu Allahu do t'ua tregojë atyre veprat e tyre si brenga. Dhe ata nuk do të dalin nga zjarri.
2:167. WE KALEL-LEDHINE ETTEBA'U LEW 'ENNE LENA KERRETEN FENETEBERRE'E MINHUM KEMA TEBERRE'U MINNA KEDHALIKE JURIHIMU ELLAHU 'A'MALEHUM HESERATIN 'ALEJHIM WE MA HUM BIHARIXHINE MINE EN-NARI
C 2:168. O ju njerëz, hani nga ajo që është në tokë e që është e lejuar dhe e mirë, e mos shkoni hapave të djallit se ai është armik i hapët i juaji.
2:168. O njerëz! Ushqehuni me të gjitha ato gjëra të lejuara e të mira që gjenden në Tokë dhe mos ndiqni gjurmët e djallit, sepse ai është njëmend armiku juaj i hapur.
2:168. O njerëz, hani nga ajo që është e lejueshme dhe e mirë në tokë dhe mos ndiqni hapat e djallit. Me të vërtetë, ai është një armik i hapur për ju.
2:168. JA 'EJJUHA EN-NASU KULU MIMMA FIL-'ERDI HELALEN TEJJIBAN WE LA TETTEBI'U HUTUWATI ESH-SHEJTANI 'INNEHU LEKUM 'ADUWUN MUBIN
C 2:169. Ai ju urdhëron vetëm me të këqia e turpësi, dhe ju shtyen të thoni për All-llahun atë që nuk e dini.
2:169. Ai ju nxit vetëm në të këqija, në vepra të turpshme dhe të flisni për Allahun gjëra që nuk i dini.
2:169. Ai ju urdhëron vetëm për të keqen dhe për turpin, dhe që të thoni për Allahun atë që nuk e dini.
2:169. 'INNEMA JE'MURUKUM BIS-SU'I WEL-FEHSHA'I WE 'EN TEKULU 'ALA ELLAHI MA LA TA'LEMUNE
C 2:170. E kur u thuhet atyre (idhujtarëve): "Pranoni atë që All-llahu e shpalli"! Ata thonë: "Jo, ne ndjekim atë rrugë në të cilën i gjetëm prindërit tanë"! Edhe sikur prindërit e tyre të mos kenë kuptuar dhe të mos jenë udhëzuar në rrugën e drejtë (ata do t'i pasonin)?
2:170. Kur atyre u thuhet: “Ndiqni atë që ka shpallur Allahu!” ata përgjigjen: “Jo! Ne do të ndjekim atë udhë në të cilën i kemi gjetur të parët tanë” - Vallë, edhe atëherë kur të parët e tyre nuk kuptonin gjë e nuk ishin të udhëzuar?!
2:170. Dhe kur u thuhet atyre: "Ndiqni atë që Allahu ka zbritur," ata thonë: "Jo, ne ndjekim atë mbi të cilën i kemi gjetur etërit tanë." Po sikur etërit e tyre të mos kishin ditur asgjë dhe të mos kishin qenë të udhëzuar?
2:170. WE 'IDHA KILE LEHUM ETTEBI'U MA 'ENZELEL-LAHU KALU BEL NETTEBI'U MA 'ELFEJNA 'ALEJHI 'ABA'ENA 'EWELEW KANE 'ABA'UUHUM LA JA'KILUNE SHEJ'EN WE LA JEHTEDUNE
C 2:171. Shembulli i (i thirrësit të) atyre që nuk besuan është sikurse i atij (bariut) që u lëshon britmë atyre (bagëtive) që nuk dëgjojnë tjetër vetëm se britmë e zë (e nuk kuptojnë). Ata janë të shurdhër, memecë e të verbër, ata nuk kuptojnë.
2:171. Mohuesit i shëmbëllejnë kafshëve, të cilat, kur i thërret dikush, dëgjojnë vetëm thirrje e zë, por s'kuptojnë asgjë. Ata janë të shurdhër, memecë dhe të verbër e nuk kuptojnë asgjë.
2:171. Shembulli i atyre që mohojnë është si ai i atij që i bërtet diçkaje që dëgjon vetëm thirrje dhe britma – të shurdhër, memecë dhe të verbër, ata nuk kuptojnë.
2:171. WE METHELUL-LEDHINE KEFERU KEMETHELIL-LEDHI JEN'IKU BIMA LA JESMA'U 'ILLA DU'A'EN WE NIDA'EN SUMMUN BUKMUN 'UMJUN FEHUM LA JA'KILUNE
C 2:172. O ju që besuat, hani nga të mirat që ua kemi dhënë dhe falënderoni All-llahun, nëse jeni që vetëm Atë e adhuroni.
2:172. O besimtarë! Hani nga ushqimet e lejuara që ju kemi dhënë dhe, nëse jeni adhurues të Allahut, falënderojeni Atë!
2:172. O ju që keni besuar, hani nga të mirat që ju kemi dhënë dhe falënderoni Allahun, nëse jeni vetëm Atij që i adhuroni.
2:172. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU KULU MIN TEJJIBATI MA REZEKNAKUM WE ESHKURU LILLAHI 'IN KUNTUM 'IJAHU TA'BUDUNE
C 2:173. (All-llahu) Ua ndaloi juve vetëm të ngordhtën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që therret (ngrihet zëri me të) jo në emër të All-llahut. E kush shtrëngohet (të hajë nga këto) duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar, për të nuk është mëkat. Vërtet All-llahu falë, është mëshirues.
2:173. Me të vërtetë, Allahu ju ka ndaluar të hani kafshën e ngordhur, gjakun e derdhur, mishin e derrit dhe mishin që nuk është therur në emër të Allahut. Por kushdo që detyrohet nga nevoja të hajë ndonjë gjë prej këtyre, pa dashur të bëjë gjynah dhe pa e kaluar kufirin, nuk do të fajësohet. Vërtet, Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.
2:173. Me të vërtetë, Ai ju ka ndaluar vetëm ngordhësirën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që është therur në emër të dikujt tjetër përveç Allahut. Por kushdo që detyrohet, pa dëshirë dhe pa kaluar kufirin, atëherë nuk ka mëkat për të. Me të vërtetë, Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
2:173. 'INNEMA HERREME 'ALEJKUMUL-MEJTETE WE ED-DEME WE LEHMEL-HINZIRI WE MA 'UHILLE BIHI LIGAJRI ELLAHI FEMENI EDTURRE GAJRE BAGIN WE LA 'ADIN FELA 'ITHME 'ALEJHI 'INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C 2:174. Ata që fshehin nga libri atë që shpalli All-llahu dhe për të fitojnë shumë të paktë, ata në barqet e tyre fusin vetëm zjarr. Atyre All-llahu nuk do t'u flasë në ditën e gjykimit dhe as nuk i shfajëson ata, por për ta pason dënimi i rëndë e i padurueshëm.
2:174. Pa dyshim, ata që fshehin çfarë ka shpallur Allahu në Libër dhe e këmbejnë atë me diçka tjetër të pavlerë, do të gëlltisin në barkun e tyre vetëm zjarr. Në ditën e Kiametit, Allahu nuk do t'u flasë atyre, nuk do t'i pastrojë (nga gjynahet) dhe do t'u japë dënim të dhembshëm.
2:174. Me të vërtetë, ata që fshehin atë që Allahu ka zbritur nga Libri dhe e shesin atë për një çmim të vogël – ata nuk hanë tjetër veçse zjarr në barkun e tyre. Dhe Allahu nuk do t'u flasë atyre në Ditën e Gjykimit dhe nuk do t'i pastrojë ata. Dhe ata do të kenë një ndëshkim të dhimbshëm.
2:174. 'INNEL-LEDHINE JEKTUMUNE MA 'ENZELEL-LAHU MINEL-KITABI WE JESHTERUNE BIHI THEMENEN KALILAN 'ULA'IKE MA JE'KULUNE FI BUTUNIHIM 'ILLA EN-NARE WE LA JUKELLIMUHUMU ELLAHU JEWMEL-KIJAMETI WE LA JUZEKKIHIM WE LEHUM 'ADHABUN 'ELIMUN
C 2:175. Ata janë që në vend të udhëzimit e morën humbjen dhe dënimin në vend të shpëtimit. Sa të durueshëm qenkan ata ndaj zjarrit?
2:175. Ata e kanë këmbyer rrugën e drejtë me humbjen dhe faljen e Zotit me dënimin e Tij. Po sa të durueshëm do të jenë në zjarr?!
2:175. Këta janë ata që kanë blerë devijimin me udhëzimin dhe ndëshkimin me faljen. Sa të duruar që janë ndaj zjarrit!
2:175. 'ULA'IKEL-LEDHINE ESHTEREW ED-DELALETE BIL-HUDA WEL-'ADHABE BIL-MEGFIRETI FEMA 'ESBEREHUM 'ALA EN-NARI
C 2:176. Atë (dënim) për shkak se All-llahu e zbriti librin (Tevratin), me sqarim të drejtë, e ata që bënë ndryshime në librin, janë në një përçarje të largët nga e vërteta.
2:176. Kjo është kështu, sepse Allahu e ka zbritur Librin me të vërtetën. Sigurisht, ata që nuk pajtohen rreth tij, janë të përçarë dhe larg së vërtetës.
2:176. Kjo është për shkak se Allahu ka zbritur Librin me të vërtetën. Dhe me të vërtetë, ata që kundërshtojnë Librin janë në një përçarje të madhe.
2:176. DHALIKE BI'ENNEL-LAHE NEZZELEL-KITABE BIL-HEKKI WE 'INNEL-LEDHINE EHTELEFU FIL-KITABI LEFI SHIKAKIN BA'IDIN
C 2:177. Nuk është tërë e mira (e kufizuar) t'i ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson All-llahut, ditës së gjykimit, engjëjve, librit, pejgamberëve dhe pasurinë që e do ua jep të afërmve, bonjakëve, të varfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve, dhe ai që e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit.
2:177. Mirësia nuk është të kthyerit e fytyrës suaj nga lindja dhe perëndimi, por mirësia është (cilësi) e atij që beson Allahun, Ditën e Fundit, engjëjt, Librin dhe profetët; e atij që me vullnet jep nga pasuria e vet për të afërmit, jetimët, të varfrit, udhëtarët e mbetur rrugës, lypësit dhe për lirimin e të robëruarve; e atij që fal namazin dhe e jep zeqatin; dhe e atyre që i plotësojnë premtimet, kur marrin përsipër diçka; e atyre që durojnë në kohë skamjeje, sëmundjeje dhe lufte. Këta janë besimtarët e vërtetë dhe këta janë ata që e kanë frikë Allahun.
2:177. Nuk është drejtësi të ktheni fytyrat tuaja drejt lindjes ose perëndimit. Por drejtësi është ai që beson në Allahun, në Ditën e Fundit, në engjëjt, në Librin dhe në profetët, dhe që jep pasuri – pavarësisht dashurisë për të – të afërmve, jetimëve, të varfërve, udhëtarit, atyre që kërkojnë dhe për lirimin e skllevërve; dhe ai që kryen faljen dhe jep zekatin; dhe ata që i përmbushin premtimet kur premtojnë; dhe ata që janë të duruar në varfëri, vështirësi dhe gjatë betejës. Këta janë ata që janë të sinqertë. Dhe këta janë të devotshmit.
2:177. LEJSEL-BIRRE 'EN TUWELLU WUXHUHEKUM KIBELEL-MESHRIKI WEL-MEGRIBI WE LEKINNEL-BIRRE MEN 'AMENE BILLAHI WEL-JEWMIL-'AHIRI WEL-MELA'IKETI WEL-KITABI WE EN-NEBIJINE WE 'ATAL-MALE 'ALA HUBBIHI DHEWIL-KURBA WEL-JETAMA WEL-MESAKINE WE EBNE ES-SEBILI WE ES-SA'ILINE WE FI ER-RIKABI WE 'EKAME ES-SELETE WE 'ATA EZ-ZEKATE WEL-MUFUNE BI'AHDIHIM 'IDHA 'AHEDU WE ES-SABIRINE FIL-BE'SA'I WE ED-DERRA'I WE HINEL-BE'SI 'ULA'IKEL-LEDHINE SEDEKU WE 'ULA'IKE HUMUL-MUTTEKUNE
C 2:178. O ju që besuat, u është bërë obligim gjurmimi për dënim për mbytje: i liri për të lirin, robi për robin, femra për femrën. Kurse atij që i falet diçka nga vëllai i vet, atëherë ajo le të përcillët (e atij që fal) kuptueshëm dhe shpagimi (nga dorasi) atij le t'i bëhet me të mirë. Kjo është një lehtësim dhe mëshirë prej Zotit tuaj. E kush tejkalon pas këtij (pajtimi), ai ka një dënim të idhët.
2:178. O besimtarë! Është caktuar për ju kisasi për vrasje: I liri për të lirin, skllavi për skllavin dhe femra për femrën. Ai (vrasës) që falet nga farefisi i të vrarit, duhet të sillet njerëzishëm dhe le të zbatojë dëmshpërblimin me të mirë. Kjo (falje) është një lehtësi dhe mëshirë nga ana e Zotit. E kushdo që pas kësaj (faljes), e kapërcen kufirin, do të marrë një dënim të dhembshëm.
2:178. O ju që keni besuar, ju është urdhëruar barazia në drejtësi për ata që janë vrarë: i liri për të lirë, skllavi për skllav dhe femra për femër. Por nëse atij që i është falur ndonjë gjë nga vëllai i tij, atëherë kjo të ndiqet me mirësjellje dhe të përmbushet me një pagesë të drejtë. Kjo është një lehtësim dhe mëshirë nga Zoti juaj. Dhe kushdo që kalon kufijtë pas kësaj, ai do të ketë një ndëshkim të dhimbshëm.
2:178. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU KUTIBE 'ALEJKUMUL-KISASU FIL-KATLAL-HURRU BIL-HURRI WEL-'ABDU BIL-'ABDI WEL-'UNTHA BIL-'UNTHA FEMEN 'UFIJE LEHU MIN 'EHIHI SHEJ'UN FE ETTIBA'UN BIL-MA'RUFI WE 'EDA'UN 'ILEJHI BI'IHSANIN DHALIKE TEHFIFUN MIN RABBIKUM WE REHMETUN FEMENI A'TEDA BA'DE DHALIKE FELEHU 'ADHABUN 'ELIMUN
C 2:179. O ju të zotët e mendjes, kjo masë e dënimit është jetë për ju, ashtu që të ruheni (nga mbytja e njëri-tjetrit).
2:179. Në ligjin e barazisë në ndëshkim ka siguri për jetën tuaj, o mendarë, në mënyrë që ju të përmbaheni!
2:179. Dhe për ju, në barazinë në drejtësi, është jeta, o njerëz të arsyes, që të mund të bëheni të devotshëm.
2:179. WE LEKUM FIL-KISASI HEJETUN JA 'ULIL-'ELBABI LE'ALLEKUM TETTEKUNE
C 2:180. Kur ndonjërit prej jush i është afruar vdekja, nëse lë pasuri pas vete, testamenti (vasijeti) për prindërit dhe për të afërmit u është bërë juve obligim, por ashtu siç është drejt. Për ata që janë të devotshëm kjo është detyrë që lypet kryer.
2:180. Ju është urdhëruar që, nëse ndonjërit prej jush i afrohet vdekja dhe ka pasuri për të lënë pas, atëherë të lërë testamentin në mënyrë të drejtë për prindërit dhe farefisin; ky është detyrim për besimtarët e devotshëm.
2:180. Ju është urdhëruar, kur vdekja i afrohet ndonjërit prej jush dhe ai lë pas pasuri, që të bëjë një testament të drejtë për prindërit dhe të afërmit, sipas asaj që është e drejtë – një detyrim për të devotshmit.
2:180. KUTIBE 'ALEJKUM 'IDHA HEDERE 'EHEDEKUMUL-MEWTU 'IN TEREKE HAJRENL-WESIJETU LILWALIDEJNI WEL-'EKREBINE BIL-MA'RUFI HEKKAN 'ALEL-MUTTEKINE
C 2:181. Kush bën ndryshimin e tij pasi që ta ketë dëgjuar (ditur) atë, mëkati për te u takon atyre që ndryshojnë. All-llahu dëgjon dhe di.
2:181. Kush e ndryshon testamentin pasi e ka dëgjuar, ta dijë se gjynahu është i rëndë për ata që e ndryshojnë! Sigurisht që Allahu i dëgjon dhe i di të gjitha.
2:181. Por kushdo që e ndryshon atë pasi ta ketë dëgjuar, atëherë faji është vetëm mbi ata që e ndryshojnë atë. Me të vërtetë, Allahu është Dëgjuesi, i Dituri.
2:181. FEMEN BEDDELEHU BA'DEMA SEMI'AHU FE'INNEMA 'ITHMUHU 'ALEL-LEDHINE JUBEDDILUNEHU 'INNALL-LLAHE SEMI'UN 'ALIMUN
C 2:182. E kush frikësohet prej testamentuesit se gabimisht po largohet nga drejtësia, ose qëllimisht do të bëjë mëkat, ai që bën pajtim ndërmjet tyre, ai nuk ka mëkat. Vërtet All-llahu shumë falë dhe shumë mëshiron.
2:182. Kush i trembet ndonjë gabimi apo padrejtësie nga ana e lënësit të testamentit dhe e ndreq atë, ta dijë se nuk bën gjynah. Vërtet, Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.
2:182. Por kushdo që ka frikë se testatori ka bërë gabim ose ka kryer padrejtësi dhe pastaj përpiqet për një rregullim ndërmjet tyre, atëherë nuk ka mëkat për të. Me të vërtetë, Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
2:182. FEMEN HAFE MIN MUSIN XHENEFEN 'EW 'ITHMAN FE'ESLEHE BEJNEHUM FELA 'ITHME 'ALEJHI 'INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C 2:183. O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.
2:183. O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat.
2:183. O ju që keni besuar, agjërimi ju është urdhëruar siç ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të bëheni të devotshëm.
2:183. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU KUTIBE 'ALEJKUMU ES-SIJAMU KEMA KUTIBE 'ALEL-LEDHINE MIN KABLIKUM LE'ALLEKUM TETTEKUNE
C 2:184. (Jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor), i një të varfëri, ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aq më mirë për te. Mirëpo, po qe se e dini, agjërimi është më i mirë për ju.
2:184. Agjërimi zgjat disa ditë, por, nëse ndonjëri prej jush është i sëmurë ose duke udhëtuar, le të agjërojë aq ditë sa i ka prishur në ditët e tjera pas. Ata që kanë vështirësi për të agjëruar, duhet të ushqejnë si shpagim nga një të varfër për çdo ditë agjërimi. E, nëse ndonjëri jep më shumë se kaq, kjo është edhe më mirë për të. Por, agjërimi juaj është më i dobishëm, në qoftë se e dini.
2:184. Janë disa ditë të numëruara. Por kushdo që është i sëmurë ose në një udhëtim, atëherë një numër i barabartë ditësh të tjera. Dhe për ata që nuk mund ta përballojnë, një shpengim – ushqimi i një të varfri. Por kushdo që bën më shumë vullnetarisht, kjo është më mirë për të. Dhe është më mirë për ju të agjëroni, nëse e dini.
2:184. 'EJJAMEN MA'DUDATIN FEMEN KANE MINKUM MERIDAN 'EW 'ALA SEFERIN FA'IDDETUN MIN 'EJJAMIN 'UHARE WE 'ALEL-LEDHINE JUTIKUNEHU FIDJETUN TA'AMU MISKININ FEMEN TETEWWE'A HAJRÆN FEHUWE HAJRUN LEHU WE 'EN TESUMU HAJRUN LEKUM 'IN KUNTUM TA'LEMUNE
C 2:185. (Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur'ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju. (Të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, ta madhëroni All-llahun për atë se u udhëzoi dhe që të falënderoni.
2:185. Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja). Pra, kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, le të agjërojë! Sa i përket atij që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim e sipër (le të agjërojë më vonë) aq ditë sa nuk i ka agjëruar. Allahu dëshiron që t'jua lehtësojë dhe jo që t'jua vështirësojë. Ai dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Allahun (në fund të agjërimit), për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni Atë.
2:185. Muaji i Ramazanit është ai në të cilin është zbritur Kurani – një udhëzim për njerëzimin dhe prova të qarta të udhëzimit dhe dallimit. Pra, kushdo që e dëshmon muajin, le ta agjërojë atë. Dhe kushdo që është i sëmurë ose në një udhëtim, atëherë një numër i barabartë ditësh të tjera. Allahu dëshiron për ju lehtësim dhe nuk dëshiron vështirësi për ju, që të plotësoni numrin dhe të madhëroni Allahun për atë që ju ka udhëzuar dhe që të jeni mirënjohës.
2:185. SHEHRU REMEDANEL-LEDHI 'UNZILE FIHIL-KUR'ANU HUDEN LILNNASI WE BEJJINATIN MINEL-HUDA WEL-FURKANI FEMEN SHEHIDE MINKUMU ESH-SHEHRE FELJESUMHU WE MEN KANE MERIDEN 'EW 'ALA SEFERIN FA'IDDETUN MIN 'EJJAMIN 'UHARE JURIDU ELLAHU BIKUMUL-JUSRE WE LA JURIDU BIKUMUL-'USRE WE LITUKMILUL-'IDDETE WE LITUKEBBIRU ELLAHE 'ALA MA HEDAKUM WE LE'ALLEKUM TESHKURUNE
C 2:186. E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.
2:186. Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam afër, i përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua. Prandaj, le t'i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë.
2:186. Dhe kur robët e Mi të pyesin për Mua, atëherë Unë jam afër. Unë i përgjigjem thirrjes së lutësit kur më thërret. Prandaj, le të më përgjigjen Mua dhe të më besojnë Mua, që të mund të udhëzohen.
2:186. WE 'IDHA SE'ELEKE 'IBADI 'ANNI FE'INNI KARIBUN 'UXHIBU DA'WETE ED-DA'I 'IDHA DA'ANI FELJESTEXHIBU LI WE LIU'UMINU BI LE'ALLEHUM JERSHUDUNE
C 2:187. Natën e agjërimit u është lejuar afrimi te gratë tuaja, ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato. All-llahu e di se ju e keni mashtruar vetveten, andaj ua pranoi pendimin tuaj dhe ua fali gabimin. Tash e tutje bashkohuni me to dhe kërkoni atë që ua ka caktuar All-llahu dhe hani e pini derisa qartë të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim, e pastaj agjërimin plotësojeni deri në mbrëmje. E kur jeni të izoluar (në i'tikafë) në xhami, mos t'u afroheni atyre (për marrëdhënie intime). Këto janë dispozitat e All-llahut, pra mos i kundërshtoni. Ja kështu, në këtë mënyrë All-llahu ua sqaron njerëzve argumentet e veta që ata të ruhen.
2:187. Tani është e lejuar për ju që, gjatë netëve të agjërimit, të shkoni me bashkëshortet tuaja. Ato janë petk për ju e ju jeni petk për ato. Allahu e di mirë se ju e keni mashtruar veten (duke shkuar me gratë para se të zbriste lejimi), por Allahu e ka pranuar pendimin tuaj dhe jua ka falur gabimin. Prandaj, ju lejohet bashkimi me bashkëshortet tuaja dhe tani kërkoni atë që ka caktuar Allahu për ju. Dhe hani e pini derisa të dallohet fija e bardhë (bardhësia) e agimit nga fija e zezë (errësira e natës), pastaj plotësojeni agjërimin derisa të bjerë mbrëmja. Mos iu afroni atyre (bashkëshorteve) gjatë kohës kur mbylleni për adhurim në xhami! Këta janë kufijtë e Allahut, prandaj mos iu afroni atyre! Kështu, pra, Allahu ua shpjegon njerëzve urdhëresat e veta, që ata të ruhen nga të këqijat.
2:187. Ju është lejuar të keni marrëdhënie me bashkëshortet tuaja gjatë netëve të agjërimit. Ato janë veshje për ju dhe ju jeni veshje për to. Allahu e di se ju po mashtronit vetet tuaja, kështu që Ai pranoi pendimin tuaj dhe ju fali. Pra, tani afrohu atyre dhe kërkoni atë që Allahu ka caktuar për ju. Dhe hani dhe pini derisa të bëhet e qartë për ju fije e bardhë e agimit nga fije e zezë e natës. Pastaj plotësoni agjërimin deri në perëndim të diellit. Dhe mos afrohu atyre ndërsa jeni në tërheqje në xhami. Këto janë kufijtë e Allahut, prandaj mos iu afro atyre. Kështu Allahu i shpjegon shenjat e Tij për njerëzit, që ata të mund të bëhen të devotshëm.
2:187. 'UHILLE LEKUM LEJLETE ES-SIJAMI ER-REFETHU 'ILA NISA'IKUM HUNNE LIBASUN LEKUM WE 'ENTUM LIBASUN LEHUNNE 'ALIMEL-LAHU 'ENNEKUM KUNTUM TEHTANUNE 'ENFUSEKUM FETABE 'ALEJKUM WE 'AFA 'ANKUM FAL'ANE BASHIRUHUNNE WE EBTEGU MA KETEBEL-LAHU LEKUM WE KULU WE ESHREBU HETTA JETEBEJJENE LEKUMUL-HAJTUL-'EBJEDU MINEL-HAJTIL-'ESWEDI MINEL-FEXHRI THUMME 'ETIMMU ES-SIJAME 'ILAL-LEJLI WE LA TUBASHIRUHUNNE WE 'ENTUM 'AKIFUNE FIL-MESAXHIDI TILKE HUDUDU ELLAHI FELA TEKREBUHA KEDHALIKE JUBEJJINU ELLAHU 'AJATIHI LILNNASI LE'ALLEHUM JETTEKUNE
C 2:188. Dhe mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, e as mos u paraqitni me te (me ryshfet) te gjykatësit për të grabitur në mënyrë të padrejtë një pjesë të pasurisë së njerëzve, kur ju e dini (se pa të drejtë po e hani atë).
2:188. Mos ia merrni pasurinë njëri-tjetrit padrejtësisht! Dhe mos u bëni mitëdhënës te gjykatësit për t'ua përvetësuar në mënyrë të paligjshme dhe me vetëdije njerëzve një pjesë të mallit.
2:188. Dhe mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit padrejtësisht dhe mos e ofroni atë si ryshfet për gjyqtarët që të mund të hani një pjesë të pasurisë së njerëzve në mënyrë të paligjshme, ndërsa e dini.
2:188. WE LA TE'KULU 'EMWALEKUM BEJNEKUM BIL-BATILI WE TUDLU BIHA 'ILAL-HUKKAMI LITE'KULU FERIKEN MIN 'EMWALI EN-NASI BIL-'ITHMI WE 'ENTUM TA'LEMUNE
C 2:189. Të pyesin ty për hënën e re (dhe fazat e saj) Thuaj: "Ato janë përcaktime të kohës për njerëz dhe për haxh. Nuk është mirësi të hyni nga mbrapa në shtëpitë por është mirësi kush ruhet (nga të këqijat). Në shtëpitë hyni kah dyert e tyre dhe kini frikë All-llahun që ashtu të gjeni shpëtim.
2:189. Të pyesin ty (o Muhamed) për hënat e reja; thuaju: “Ato janë për njerëzit shenja përcaktuese të kohës dhe të haxhillëkut”. Nuk është mirësi të hysh në shtëpi nga dera e pasme (siç bënin paganët para Islamit), por mirësia qëndron në të ruajturit nga të këqijat. Hyni në shtëpi nga dyert e tyre dhe kijeni frikë Allahun, në mënyrë që të shpëtoni!
2:189. Të pyesin për hënat e reja. Thuaj: "Ato janë për të treguar kohët për njerëzit dhe për haxhin." Dhe nuk është drejtësi të hyni në shtëpi nga pjesa e pasme e tyre, por drejtësi është ai që ka devotshmëri. Dhe hyni në shtëpi nga dyert e tyre dhe kini frikë Allahun që të mund të jeni të suksesshëm.
2:189. JES'ELUNEKE 'ANIL-'EHILLETI KUL HIJE MEWAKITU LILNNASI WEL-HEXHXHI WE LEJSEL-BIRRU BI'EN TE'TUL-BUJUTE MIN DHUHURIHA WE LEKINNEL-BIRRE MENI ETTEKA WE 'TUL-BUJUTE MIN 'EBWABIHA WE ETTEKU ELLAHE LE'ALLEKUM TUFLIHUNE
C 2:190. Dhe luftoni në rrugën e All-llahut kundër atyre që ju sulmojnë e mos e teproni se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë (e fillojnë luftën).
2:190. Luftoni në rrugën e Allahut ndaj atyre që luftojnë kundër jush, por mos e kaloni kufirin, se Allahu nuk i do ata që e kalojnë kufirin.
2:190. Dhe luftoni në rrugën e Allahut ata që luftojnë kundër jush, por mos kaloni kufirin. Me të vërtetë, Allahu nuk i do ata që kalojnë kufirin.
2:190. WE KATILU FI SEBILI ELLAHIL-LEDHINE JUKATILUNEKUM WE LA TA'TEDU 'INNALL-LLAHE LA JUHIBBUL-MU'TEDINE
C 2:191. Dhe luftoni ata kudo që t'i zini, dëboni prej vendit ata sikurse ju përzuan ata juve. Provokimi (fitneja) është më i rëndë se vrasja. Mos i luftoni ata pranë xhamisë së shenjtë (Qabes) deri që ata t'ju luftojnë juve aty, e nëse ju sulmojnë, atëherë sulmoni edhe ju ata. I këtillë është ndëshkimi ndaj pabesimtarëve.
2:191. Vritini ata kudo që t'i gjeni dhe dëbojini prej vendeve, ashtu siç ju dëbuan ata ju. Mosbesimi është më i rëndë se vrasja. Mos luftoni me ata pranë Xhamisë së Shenjtë (Qabesë), përveç rastit kur ata ju sulmojnë aty brenda! E, nëse ata luftojnë me ju aty, atëherë vritini ata! I këtillë duhet të jetë ndëshkimi për jobesimtarët.
2:191. Vritini ata kudo që t'i gjeni dhe dëboni ata prej nga ju kanë dëbuar, sepse përndjekja është më e keqe se vrasja. Por mos i luftoni ata pranë Xhamisë së Shenjtë derisa ata t'ju luftojnë ju aty. Por nëse ju luftojnë, atëherë vritini ata. Kështu është shpërblimi i jobesimtarëve.
2:191. WAKTULUHUM HEJTHU THEKIFTUMUHUM WE 'EHRIXHUHUM MIN HEJTHU 'EHREXHUKUM WEL-FITNETU 'ESHEDDU MINEL-KATLI WE LA TUKATILUHUM 'INDEL-MESXHIDIL-HERAMI HETTA JUKATILUKUM FIHI FE'IN KATELUKUM FAKTULUHUM KEDHALIKE XHEZA'UL-KAFIRINE
C 2:192. E nëse heqin dorë (nga provokimi), All-llahu është Ai që fal dhe që mëshiron.
2:192. Por, në qoftë se ata heqin dorë, atëherë Allahu është vërtet Falës dhe Mëshirëplotë.
2:192. Por nëse ata ndalen, atëherë me të vërtetë, Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
2:192. FE'INI ENTEHEW FE'INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C 2:193. Luftoni ata (idhujtarët) derisa të zhduket propagandimi i idhujtarëve dhe derisa të aplikohet feja vetëm për All-llahun. E në qoftë se ndalen (nga propaganda dhe lufta), atëherë lëreni armiqësinë, përveç atyre që janë zullumqarë.
2:193. Luftojini ata derisa të zhduket mosbesimi dhe deri sa të mbretërojë besimi vetëm për Allahun! Por, në qoftë se ata heqin dorë nga lufta kundër jush, atëherë s'ka armiqësi, përveçse kundër keqbërësve.
2:193. Dhe luftoni ata derisa të mos ketë më përndjekje dhe feja të jetë vetëm për Allahun. Por nëse ata ndalen, atëherë nuk ka armiqësi përveç ndaj keqbërësve.
2:193. WE KATILUHUM HETTA LA TEKUNE FITNETUN WE JEKUNE ED-DINU LILLAHI FE'INI ENTEHEW FELA 'UDWANE 'ILLA 'ALA EDH-DHALIMINE
C 2:194. Muaji i shenjtë (i sivjetit) është për muajin e shenjtë (të vjetit), e shenjtëritë (shkelja e tyre) janë masë ndëshkuese. Pra, kush ju sulmon juve, kthenia sulmin atij edhe ju po në atë masë dhe kini frikë nga All-llahu e ta dini se All-llahu është me të devotshmit.
2:194. Shkelja e muajit të shenjtë do të shpaguhet me shkelje të muajit të shenjtë, por dhe shkelja e të shenjtave do të ndëshkohet në të njëjtën mënyrë. Pra, kushdo që ju sulmon, edhe ju keni të drejtë ta sulmoni atë, ashtu siç ju sulmoi ju! Frikësojuni Allahut dhe dijeni se Allahu është me ata që ruhen nga të këqijat.
2:194. Muaji i shenjtë për muajin e shenjtë, dhe për gjërat e shenjta ka barazi në drejtësi. Pra, kushdo që ju sulmon, sulmojeni me të njëjtën masë siç ju ka sulmuar ai. Dhe kini frikë Allahun dhe dijeni se Allahu është me ata që janë të devotshëm.
2:194. ESH-SHEHRUL-HERAMU BISH-SHEHRIL-HERAMI WEL-HURUMATU KISASUN FEMENI A'TEDA 'ALEJKUM FA'TEDU 'ALEJHI BIMITHLI MA A'TEDA 'ALEJKUM WE ETTEKU ELLAHE WE A'LEMU 'ENNEL-LAHE ME'AL-MUTTEKINE
C 2:195. Dhe jepni për në rrugë të All-llahut e mos e hidhni veten në rrezik dhe bëni mirë, se me të vërtetë All-llahu i do bamirësit.
2:195. Shpenzojeni pasurinë në rrugën e Allahut dhe mos e çoni veten tuaj në shkatërrim, por bëni të mira; Allahu me të vërtetë i do bamirësit.
2:195. Dhe shpenzoni në rrugën e Allahut dhe mos e hidhni veten tuaj në shkatërrim me duart tuaja. Dhe bëni mirë. Me të vërtetë, Allahu i do bamirësit.
2:195. WE 'ENFIKU FI SEBILI ELLAHI WE LA TULKU BI'EJDIKUM 'ILAT-TEHLUKETI WE 'EHSINU 'INNALL-LLAHE JUHIBBUL-MUHSININE
C 2:196. E kryeni haxhin dhe umren për hir të All-llahut, po në qoftë se pengoheni, atëherë (therrni për kurban) çka t'ju vijë më lehtë prej kurbanëve, e mos i rruani kokat tuaja derisa të arrijë kurbani vendin e caktuar. Po kush është prej jush i sëmurë ose ka mundim koke (e rruhet para kohe) kompensimi është: agjërim, sadaka ose kurban. E kur jeni të sigurt, ai që bënë umren para haxhit (duhet therrë) një kurban që i vjen më lehtë, mirëpo nëse nuk ka, le të agjërojë tri ditë gjatë haxhit e shtatë ditë kur të ktheheni, këto janë dhjetë ditë të plota. Ky është rregull për ata që nuk e kanë familjen pranë xhamisë së shenjtë. Pra kini dro All-llahun dhe dijeni se All-llahu është ndëshkues i rreptë.
2:196. Kryeni haxhin dhe umren për hir të Allahut! Nëse në këtë rrugë pengoheni, atëherë therni kurban, sipas mundësisë, dhe mos i rruani kokat tuaja, derisa të arrijë kurbani në vend! Cilido prej jush që është i sëmurë ose që ka ndonjë plagë në kokë (dhe si i tillë, nuk mund ta rruajë kokën), le ta zëvendësojë me agjërim, lëmoshë ose kurban. Kur të jeni të sigurt (nga armiqtë), ai që prej jush kryen umren deri në haxh, le të therë kurban, sipas mundësisë. Ndërsa ai që nuk ka mundësi, është i detyruar të agjërojë tri ditë në haxh dhe shtatë ditë pas kthimit nga haxhi; këto janë dhjetë ditë të plota. Kjo është për ata që nuk banojnë në Mekë. Ta keni frikë Allahun dhe dijeni se Ai dënon ashpër.
2:196. Dhe përmbushni haxhin dhe umrën për Allahun. Por nëse pengoheni, atëherë flijoni atë që mund të ofroni me lehtësi. Dhe mos i rruani kokat tuaja derisa të arrijë flijimi vendin e tij. Por kushdo prej jush është i sëmurë ose ka një dëmtim në kokë, atëherë një shpengim – agjërim ose sadaka ose flijim. Dhe kur të jeni të sigurt, atëherë kushdo që përfiton nga umra deri në haxh, le të flijojë atë që mund të ofrojë me lehtësi. Por kushdo që nuk gjen dot asgjë, atëherë le të agjërojë tre ditë gjatë haxhit dhe shtatë kur të ktheheni – këto janë dhjetë ditë në total. Kjo është për ata familjet e të cilëve nuk janë të pranishme pranë Xhamisë së Shenjtë. Dhe kini frikë Allahun dhe dijeni se Allahu është i Rreptë në ndëshkimin e Tij.
2:196. WE 'ETIMMUL-HEXHXHE WEL-'UMRETE LILLAHI FE'IN 'UHSIRTUM FEMA ESTEJSERE MINEL-HEDJI WE LA TEHLIKU RU'USEKUM HETTA JEBLUGAL-HEDJU MEHILLEHU FEMEN KANE MINKUM MERIDEN 'EW BIHI 'EDHEN MIN RE'SIHI FEFIDJETUN MIN SIJAMIN 'EW SEDEKATIN 'EW NUSUKIN FE'IDHA 'EMINTUM FEMEN TEMETTE'A BIL-'UMRETI 'ILAL-HEXHXHI FEMA ESTEJSERE MINEL-HEDJI FEMEN LEM JEXHID FESIJAMU THELATHETI 'EJJAMIN FIL-HEXHXHI WE SEB'ATIN 'IDHA REXHA'TUM TILKE 'ASHERETUN KAMILETUN DHALIKE LIMEN LEM JEKUN 'EHLUHU HADIRIL-MESXHIDIL-HERAMI WE ETTEKU ELLAHE WE A'LEMU 'ENNEL-LAHE SHEDIDUL-'IKABI
C 2:197. Haxhi është në muajt e caktuar e kush bën (ia fillon të zbatojë) haxhin në këta muaj, nuk duhet afruar gruas, nuk bën të merr nëpër këmbë dispozitat e sheriatit, as nuk duhet shkaktuar grindje. Çka punoni nga e mira, All-llahu di për to. Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria, e ju të zotët e mendjes kini dronë Time.
2:197. Koha e haxhillëkut është në muaj të caktuar. Kush vendos të kryejë haxhillëkun, le të largohet nga marrëdhëniet (me gruan), grindjet dhe sharjet. Ndërkaq, çdo vepër të mirë që bëni, Allahu e di. Pajisuni me gjërat që ju nevojiten për rrugë dhe dijeni se pajisja më e mirë është devotshmëria. Prandaj, kini frikë prej Meje, o njerëz të mençur!
2:197. Haxhi është në muaj të caktuar. Pra, kushdo që kryen detyrën e haxhit në ato muaj, atëherë nuk duhet të ketë marrëdhënie intime, as gjynahe dhe as debat gjatë haxhit. Dhe çfarëdo të mire që bëni, Allahu e di atë. Dhe merrni furnizime, por furnizimi më i mirë është devotshmëria. Dhe kini frikë Mua, o njerëz të mendjes.
2:197. EL-HEXHXHU 'ESH/HURUN MA'LUMATUN FEMEN FEREDE FIHINNEL-HEXHXHE FELA REFETHE WE LA FUSUKA WE LA XHIDALE FIL-HEXHXHI WE MA TEF'ALU MIN HAJRIN JA'LEMHU ELLAHU WE TEZEWWEDU FE'INNE HAJRE EZ-ZADIT-TEKWA WE ETTEKUNI JA 'ULIL-'ELBABI
C 2:198. Nuk është mëkat për ju të kërkoni begati nga Zoti juaj (të bëni ndonjë tregti gjatë haxhit). E kur të derdheni (hiqeni) prej Arafatit, përmendeni All-llahun në vend të shenjtë (Muzdelife), përmendeni Atë ashtu si u ka udhëzuar Ai, sepse më parë ishit të humbur.
2:198. Nuk është gjynah të kërkoni nga Zoti juaj ndonjë të mirë. E, kur të ktheheni nga Arafati, përmendni Allahun në vendet e shenjta! Përmendni Atë që ju ka udhëzuar në rrugën e drejtë, sepse ju më parë ishit të humbur!
2:198. Nuk është mëkat për ju të kërkoni mirësinë e Zotit tuaj. Por kur të niseni nga Arafati, përkujtoni Allahun pranë vendit të shenjtë. Dhe përkujtoni Atë siç ju ka udhëzuar, ndonëse më parë ishit prej atyre që ishin në devijim të qartë.
2:198. LEJSE 'ALEJKUM XHUNAHUN 'EN TEBTEGU FEDLEN MIN RABBIKUM FE'IDHA 'EFEDTUM MIN 'AREFATIN FADHKURU ELLAHE 'INDEL-MESH'ARIL-HERAMI WE EDHKURUHU KEMA HEDAKUM WE 'IN KUNTUM MIN KABLIHI LEMINE ED-DALLINE
C 2:199. Pastaj zdirgjuni andej kah zdirgjen njerëzit, kërkoni All-llahut falje, se All-llahu fal e është mëshirues.
2:199. Mandej, kthehuni, siç kthehen të gjithë të tjerët dhe kërkoni ndjesë prej Allahut! Se Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.
2:199. Pastaj nxitoni nga aty ku nxiton populli dhe kërkoni falje nga Allahu. Me të vërtetë, Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
2:199. THUMME 'EFIDU MIN HEJTHU 'EFADE EN-NASU WE ESTEGFIRU ELLAHE 'INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C 2:200. E kur t'i kryeni detyrat tuaja, përmendeni All-llahun sikurse i përkujtoni prindërit tuaj, bile përmendeni edhe më fortë. Ka disa prej njerëzve që thonë: "Zoti ynë, na jep Ti neve në këtë botë"! Për të nuk ka asgjë në botën tjetër.
2:200. Pasi t'i kryeni ritet e haxhillëkut, përmendni Allahun ashtu siç i kujtoni prindërit tuaj, madje edhe më tepër! Disa njerëz thonë: “Zoti ynë, jepna të mira në këtë botë!” Por, për këta, s'ka asnjë të mirë në botën tjetër.
2:200. Dhe kur të përmbushni ritet tuaja, përkujtoni Allahun siç përkujtoni etërit tuaj, ose edhe më me ngulm. Disa njerëz thonë: "Zoti ynë, na jep në këtë botë," por ata nuk do të kenë pjesë në botën tjetër.
2:200. FE'IDHA KADEJTUM MENASIKEKUM FADHKURU ELLAHE KEDHIKRIKUM 'ABA'EKUM 'EW 'ESHEDDE DHIKREN FEMINE EN-NASI MEN JEKULU REBBENA 'ATINA FI ED-DUNJA WE MA LEHU FIL-'AHIRETI MIN HALAKIN
C 2:201. E, ka prej tyre asish që thotë: "Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër dhe na ruaj prej dënimit me zjarr"!
2:201. Por ka dhe të tjerë që thonë: “Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”
2:201. Dhe disa prej tyre thonë: "Zoti ynë, na jep të mirën në këtë botë dhe të mirën në botën tjetër, dhe na ruaj nga ndëshkimi i zjarrit."
2:201. WE MINHUM MEN JEKULU REBBENA 'ATINA FI ED-DUNJA HESENETEN WE FIL-'AHIRETI HESENETEN WE KINA 'ADHABE EN-NARI
C 2:202. Të tillët e kanë shpërblimin nga ajo që e fituan. All-llahu është i shpejtë në llogari.
2:202. Këtyre do t'u jepet shpërblim për atë që kanë bërë. Allahu është i shpejtë në llogari.
2:202. Ata janë ata që do të kenë një pjesë të asaj që kanë fituar. Dhe Allahu është i Shpejtë në llogaritjen e Tij.
2:202. 'ULA'IKE LEHUM NESIBUN MIMMA KESEBU WEL-LAHU SERI'UL-HISABI
C 2:203. All-llahun përmendeni në ditët e caktuara (në ditët e bajramit). Kush ngutet (të largohet prej Mines) për dy ditë, nuk bën mëkat, po edhe ai që e shtyen (edhe për një ditë) nuk bënë mëkat, këto rregulla janë për atë që don të jetë i përpiktë. Pra, kini kujdes All-llahun dhe dijeni se ju te Ai tuboheni.
2:203. Dhe madhëroni Allahun në (tre) ditët e caktuara (të Teshrikut). Por, edhe ata që nguten dhe rrinë vetëm dy ditë (në Mina), nuk bëjnë gjynah; nuk bën gjynah as ai që rri më shumë, nëse i frikësohet vërtet Allahut. Ta keni frikë Allahun e ta dini mirë se vetëm tek Ai do të tuboheni!
2:203. Dhe përkujtoni Allahun në disa ditë të caktuara. Por kushdo që nxiton për dy ditë, nuk ka mëkat për të. Dhe kushdo që vonohet, nuk ka mëkat për të, nëse ai është i devotshëm. Dhe kini frikë Allahun dhe dijeni se ju do të mblidheni tek Ai.
2:203. WE EDHKURU ELLAHE FI 'EJJAMIN MA'DUDATIN FEMEN TE'AXHXHELE FI JEWMEJNI FELA 'ITHME 'ALEJHI WE MEN TE'EHHARE FELA 'ITHME 'ALEJHI LIMENI ETTEKA WE ETTEKU ELLAHE WE A'LEMU 'ENNEKUM 'ILEJHI TUHSHERUNE
C 2:204. Ka ndonjë nga njerëzit që fjala e tij të mahnit, por vetëm në këtë botë (meqë në botën tjetër gjykon Ai që i di të fshehtat), dhe për atë që ka në zemrën e tij, e paraqet All-llahun dëshmues, e në realitet ai është kundërshtari më i rreptë.
2:204. Ka ndonjë njeri (hipokrit), fjalët e të cilit në jetën e kësaj bote ta bëjnë qejfin dhe që betohet në Allahun për atë që mban në zemër, por që, në të vërtetë, është kundërshtari (yt) më i betuar.
2:204. Dhe midis njerëzve është ai fjalët e të cilit të mahnisin në lidhje me jetën e kësaj bote, dhe ai thërret Allahun si dëshmitar për atë që ka në zemrën e tij, por ai është kundërshtari më i egër.
2:204. WE MINE EN-NASI MEN JU'XHIBUKE KAWLUHU FIL-HEJETI ED-DUNJA WE JUSH/HIDU ELLAHE 'ALA MA FI KALBIHI WE HUWE 'ELEDDUL-HISAMI
C 2:205. E posa të kthehet ai në tokë, vepron të bëjë shkatërrim në të, të asgjësojë të korrat (mbjelljet) dhe gjallesat. E All-llahu nuk e do çrregullimin (fesadin).
2:205. E, kur largohet, përpiqet të bëjë të këqija në tokë, duke shkatërruar të mbjellat dhe bagëtinë. Por Allahu nuk e do shkatërrimin.
2:205. Kur ai largohet, ai përpiqet të bëjë çrregullime në tokë, të shkatërrojë të mbjellat dhe pasardhësit. Dhe Allahu nuk e do çrregullimin.
2:205. WE 'IDHA TEWELLA SA'A FIL-'ERDI LIJUFSIDE FIHA WE JUHLIKEL-HERTHE WE EN-NESLE WEL-LAHU LA JUHIBBUL-FESADE
C 2:206. Dhe kur i thuhet atij: "Ki frikë All-llahun"!, atë e kap eufori për punë mëkati. Shtrat i shëmtuar është ai që i takon atij (xhehennemi).
2:206. Kur atij i thuhet “Kije frikë Allahun!”, ai mburret dhe bën më shumë të këqija. Atij i mjafton Xhehenemi. Eh, sa vendbanim i keq është ai vend!
2:206. Dhe kur i thuhet atij: "Ki frikë Allahun," arroganca e tij e shtyn atë në mëkat. Mjafton për të zjarri. Dhe sa vendbanim i keq është ai.
2:206. WE 'IDHA KILE LEHU ETTEKI ELLAHE 'EHADHET/HUL-'IZZETU BIL-'ITHMI FEHESBUHU XHEHENNEMU WE LEBI'SEL-MIHADU
C 2:207. Ka nga njerëzit, i cili për hirë të All-llahut e flijon vetveten, e edhe All-llahu është shumë i mëshirshëm për robtë e vet.
2:207. Ka njerëz që e flijojnë veten, për të fituar pëlqimin e Allahut. Allahu është shumë i mëshirshëm me robtë e Vet.
2:207. Dhe midis njerëzve është ai që sakrifikon veten e tij, duke kërkuar kënaqësinë e Allahut. Dhe Allahu është i Butë ndaj robërve të Tij.
2:207. WE MINE EN-NASI MEN JESHRI NEFSEHU EBTIGA'E MERDETI ELLAHI WEL-LAHU RE'UFUN BIL-'IBADI
C 2:208. O ju që besuat, hyni në islamizmin e tërësishëm (përqafojeni fenë islame në tërësi), e mos ndiqni rrugën e djallit, sepse ai është armik juaji i hapët.
2:208. O besimtarë! Pranojeni Islamin me të gjitha rregullat e tij dhe mos shkoni gjurmëve të djallit, se ai është armiku juaj i përbetuar.
2:208. O ju që keni besuar, hyni në Islam plotësisht dhe mos ndiqni hapat e djallit. Me të vërtetë, ai është një armik i hapur për ju.
2:208. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU EDHULU FI ES-SILMI KAFFETEN WE LA TETTEBI'U HUTUWATI ESH-SHEJTANI 'INNEHU LEKUM 'ADUWUN MUBINUN
C 2:209. E nëse devijoni pasi që u kanë ardhur argumentet e qarta, ta dini pra se All-llahu është i plotfuqishëm, i vetëdijshëm.
2:209. E, nëse i shmangeni së drejtës, pasi ju kanë ardhur prova të qarta, atëherë dijeni se Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.
2:209. Por nëse devijoni pasi që ju kanë ardhur provat e qarta, atëherë dijeni se Allahu është i Plotfuqishëm, i Urtë.
2:209. FE'IN ZELELTUM MIN BA'DI MA XHA'ETKUMUL-BEJJINATU FA'LEMU 'ENNEL-LAHE 'AZIZUN HEKIMUN
C 2:210. Ata nuk janë duke pritur tjetër, por vetëm t'ju vijë All-llahu (urdhëri i All-llahut në ditën e gjykimit) nën hije të reve, (t'ju vijnë) engjëjt dhe çështja të jetë e kryer (kush për xhennet e kush për xhehennem). Vetëm te All-llahu është fundi i të gjitha çështjeve.
2:210. E ç'presin tjetër ata, që t'u vijë Allahu përmes hijeve të reve bashkë me engjëjt?! Atëherë merr fund puna! Tek Allahu kthehen të gjitha punët.
2:210. A po presin ata që Allahu të vijë tek ata në hijet e reve dhe engjëjt? Çështja është vendosur. Dhe të Allahut janë të gjitha çështjet.
2:210. HEL JENDHURUNE 'ILLA 'EN JE'TIJEHUMU ELLAHU FI DHULELIN MINEL-GAMAMI WEL-MELA'IKETU WE KUDIJEL-'EMRU WE 'ILA ELLAHI TURXHA'UL-'UMURU
C 2:211. Pyeti bijtë e Israilit, se sa argumente të qarta u kemi dhënë atyre (dhe nuk besuan). E kush e ndërron të mirën e All-llahut pasi që t'i ketë ardhur ajo, s'ka dyshim se ndëshkimi i All-llahut është i ashpër.
2:211. Pyeti bijtë e Izraelit: sa shenja të qarta u kemi dërguar Ne atyre? Ata që mohojnë të mirat e Allahut, pasi u janë dërguar, do të dënohen. Vërtet, Allahu është i rreptë në ndëshkim.
2:211. Pyet bijtë e Izraelit sa shenja të qarta Ne u kemi dhënë atyre. Dhe kushdo që i ndryshon bekimet e Allahut pasi ato i kanë ardhur, atëherë me të vërtetë, Allahu është i Rreptë në ndëshkimin e Tij.
2:211. SEL BENI 'ISRA'ILE KEM 'ATEJNAHUM MIN 'AJETIN BEJJINETIN WE MEN JUBEDDIL NI'METEL-LAHI MIN BA'DI MA XHA'ET/HU FE'INNALL-LLAHE SHEDIDUL-'IKABI
C 2:212. Atyre që nuk besuan, u është bërë e hijshme jeta e kësaj bote dhe bëjnë tallje me ata që besuan. Po ata që u ruajtën (besimtarët) në ditën e kijametit. All-llahu i jep (shpërblim) pa masë atij që e do.
2:212. Ata që nuk besojnë, janë të joshur nga jeta e kësaj bote, prandaj tallen me besimtarët. Por njerëzit që i frikësohen Allahut, do të jenë mbi ata - në Ditën e Kiametit. Allahu begaton pa kufi kë të dojë.
2:212. Jeta e kësaj bote është zbukuruar për ata që nuk besojnë, dhe ata tallen me ata që besojnë. Por ata që janë të devotshëm do të jenë mbi ta në Ditën e Gjykimit. Dhe Allahu i jep furnizim atij që do pa llogari.
2:212. ZUJJINE LILLEDHINE KEFERUL-HEJETU ED-DUNJA WE JESHARUNE MINEL-LEDHINE 'AMENU WEL-LEDHINE ETTEKAW FEWKAHUM JEWMEL-KIJAMETI WEL-LAHU JERZUKU MEN JESHA'U BIGAJRI HISABIN
C 2:213. Njerëzit ishin një popull (të fesë së natyrshme islame) e (kur u përçanë) All-llahu dërgoi pejgamberët përgëzues dhe qortues, dhe atyre Ai u zbriti edhe librin me fakte të sakta për të gjykuar në atë që u kundërshtuan ndërmjet veti. Në atë (libër) kundërshtuan vetëm ata që kishin libër (ithtarët e librit). E përpos atyre që iu kishte dhënë ai (libri) dhe u kishin ardhur argumente të qarta, nuk kundërshtoi kush në te (në librin), po edhe atë (kundërshtim e bënë), nga zilia ndërmjet tyre, mirëpo All-llahu me mëshirën e Tij i udhëzoi ata që besuan tek e vërteta e asaj për çka ishin kundërshtuar. All-llahu e vë në rrugë të drejtë atë që dëshiron.
2:213. Dikur, të gjithë njerëzit përbënin një bashkësi të vetme. Pastaj Allahu u dërgoi profetët me lajme të mira dhe paralajmërime. Bashkë me ata, Ai zbriti edhe Librin me të vërtetën, për t'i gjykuar njerëzit në çështjet për të cilat nuk pajtoheshin. Mirëpo, njerëzit u grindën midis tyre, pasi u erdhën shenjat e qarta, nga zilia që kishin për njëri-tjetrin. Atëherë, me vullnetin e Vet, Allahu i udhëzoi besimtarët që ta kuptonin të vërtetën, lidhur me çështjet për të cilat të tjerët nuk pajtoheshin. Allahu shpie në udhë të drejtë kë të dojë.
2:213. Njerëzit ishin një komb i vetëm. Pastaj Allahu dërgoi profetë si përgëzues dhe paralajmërues, dhe zbriti me ta Librin me të vërtetën, që të gjykonte midis njerëzve në atë për të cilën ata kishin mosmarrëveshje. Por ata që u ishte dhënë libri, pas provave të qarta që u erdhën atyre, kishin mosmarrëveshje për shkak të zilisë midis tyre. Pastaj Allahu, me vullnetin e Tij, i udhëzoi ata që besuan në të vërtetën për të cilën ata kishin mosmarrëveshje. Dhe Allahu udhëzon kë të dojë në një rrugë të drejtë.
2:213. KANE EN-NASU 'UMMETEN WAHIDETEN FEBE'ATHEL-LAHU EN-NEBIJINE MUBESHSHIRINE WE MUNDHIRINE WE 'ENZELE ME'AHUMUL-KITABE BIL-HEKKI LIJEHKUME BEJNE EN-NASI FIMA EHTELEFU FIHI WE MA EHTELEFE FIHI 'ILLAL-LEDHINE 'UTUHU MIN BA'DI MA XHA'ET/HUMUL-BEJJINATU BEGJEN BEJNEHUM FEHEDALLAHUL-LEDHINE 'AMENU LIMA EHTELEFU FIHI MINEL-HEKKI BI'IDHNIHI WEL-LAHU JEHDI MEN JESHA'U 'ILA SIRATIN MUSTEKIMIN
C 2:214. Po ju menduat se do të hyni në xhennet, pa u provuar edhe ju me shembullin e atyre që ishin para jush, të cilët i patën goditur skamjet e vuajtjet dhe qenë tronditur, saqë i dërguari thoshte, e me te edhe ata që kishin besuar: "Kur do të jetë ndihma e All-llahut"?! Ja (u erdhi ndihma) vërtet ndihma e All-llahut është afër"!
2:214. Vërtet mendoni të hyni në Xhenet, pa provuar atë që kanë provuar të tjerët para jush? Ata i goditi mjerimi dhe sëmundjet dhe, aq shumë u tronditën, saqë çdo i dërguar dhe ndjekësit e tij, thirrën: “Kur do të arrijë ndihma e Allahut?!” Ja, ndihma e Allahut është afër!
2:214. Apo mendoni se do të hyni në Xhenet, ndërsa nuk ju kanë ardhur ende sprovat siç erdhën për ata që ishin para jush? Ata u goditën nga varfëria dhe vështirësitë dhe u tronditën deri në atë pikë saqë i Dërguari dhe ata që besuan me të thoshin: "Kur do të vijë ndihma e Allahut?" Me të vërtetë, ndihma e Allahut është afër.
2:214. 'EM HESIBTUM 'EN TEDHULUL-XHENNETE WE LEMMA JE'TIKUM METHELUL-LEDHINE HALEW MIN KABLIKUM MESSET/HUMUL-BE'SA'U WE ED-DERRA'U WE ZULZILU HETTA JEKULE ER-RESULU WEL-LEDHINE 'AMENU ME'AHU META NESRU ELLAHI 'ELA 'INNE NESREL-LAHI KARIBUN
C 2:215. Të pyesin se ç'do të japin. Thuaj: "Atë që jepni prej pasurisë jepni për prindërit, jepni për të afërmit, për bonjakët, për të varfërit, për kurbetçinjtë. E çdo të mirë që punoni, s'ka dyshim se All-llahu e di.
2:215. Të pyesin ty çfarë të japin si lëmoshë. Thuaju: “Çfarëdo bamirësie që bëni, ajo le t'u takojë prindërve, farefisit, jetimëve, të varfërve dhe udhëtarëve. Çfarëdo të mire që bëni, Allahu e di atë”.
2:215. Të pyesin për çfarë duhet të japin. Thuaj: "Çfarëdo që jepni nga pasuria juaj le të jetë për prindërit, të afërmit, jetimët, të varfërit dhe udhëtarin. Dhe çfarëdo të mire që bëni, me të vërtetë, Allahu e di atë."
2:215. JES'ELUNEKE MADHA JUNFIKUNE KUL MA 'ENFEKTUM MIN HAJRIN FELILWALIDEJNI WEL-'EKREBINE WEL-JETAMA WEL-MESAKINI WE EBNI ES-SEBILI WE MA TEF'ALU MIN HAJRIN FE'INNALL-LLAHE BIHI 'ALIMUN
C 2:216. Juve u është bërë obligim lufta, ndonëse ju e urreni atë. Por mund që ju ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send, e ai është dëm për ju. All-llahu e di (fundin e çdo sendi) e ju nuk dini.
2:216. Lufta është bërë detyrim për ju, ndonëse e urreni. Por mund ta urreni një gjë, ndërkohë që ajo është e mirë për ju e mund ta doni një gjë, ndërkohë që ajo është e dëmshme për ju. Allahu di, kurse ju nuk dini.
2:216. Lufta ju është urdhëruar, ndonëse është e urryer për ju. Por mund të jetë se ju urreni diçka që është e mirë për ju dhe mund të jetë se ju pëlqeni diçka që është e keqe për ju. Dhe Allahu e di, ndërsa ju nuk dini.
2:216. KUTIBE 'ALEJKUMUL-KITALU WE HUWE KURHUN LEKUM WE 'ASA 'EN TEKREHU SHEJ'EN WE HUWE HAJRUN LEKUM WE 'ASA 'EN TUHIBBU SHEJ'AN WE HUWE SHERRUN LEKUM WEL-LAHU JA'LEMU WE 'ENTUM LA TA'LEMUNE
C 2:217. Të pyesin për luftën në muajin e shenjtë, thuaj: "Lufta në të është e madhe (mëkat i madh), por pengimi nga rruga e All-llahut, mosbesimi ndaj Tij, pengimi nga xhamia e shenjtë (Qabja) dhe dëbimi i banorëve të saj nga ajo, janë mëkate edhe më të mëdha tek All-llahu. E provokimi (kundër muslimanëve) është edhe më i madh se mbytja. Ata do t'ju luftojnë juve vazhdimisht për t'ju zbrapsur, nëse munden, nga feja juaj. E kush zbrapset prej jush nga feja e tij dhe vdes si pabesimtar, ata i kanë zhdukur veprat e veta në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Të tillët janë banorë të zjarrit dhe në te do të qëndrojnë përjetshëm.
2:217. Të pyesin ty për muajin e shenjtë, për luftën në të. Thuaju: “Luftimi në atë kohë është gjynah i madh, por pengimi i njerëzve prej udhës së Allahut, mohimi i Tij, pengimi i njerëzve nga vizita e Xhamisë së Shenjtë dhe dëbimi i banorëve të saj nga ajo, janë gjynah më i madh tek Allahu. Kurse adhurimi i idhujve është gjynah më i madh se vrasja.” Ata vazhdimisht do të luftojnë kundër jush, që të mund t'ju kthejnë nga besimi juaj. Ata që e mohojnë fenë dhe vdesin si mohues, - veprat e tyre (të mira) do të humbasin në këtë botë dhe në tjetrën. Ata do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
2:217. Të pyesin për luftën në muajin e shenjtë. Thuaj: "Lufta në të është një mëkat i madh. Por përndjekja nga feja është më e madhe sesa vrasja. Dhe përndjekja vazhdon të jetë më e madhe se vrasja." Ata nuk do të pushojnë së luftuari kundër jush derisa t'ju kthejnë nga feja juaj, nëse munden. Dhe kushdo që kthehet nga feja e tij dhe vdes si jobesimtar, ata janë ata veprat e të cilëve do të jenë të pavlefshme në këtë botë dhe në botën tjetër. Dhe ata janë banorët e zjarrit; ata do të jenë aty përgjithmonë.
2:217. JES'ELUNEKE 'ANI ESH-SHEHRIL-HERAMI KITALIN FIHI KUL KITALUN FIHI KEBIRUN WE SEDDUN 'AN SEBILI ELLAHI WE KUFRUN BIHI WEL-MESXHIDIL-HERAMI WE 'IHRAXHU 'EHLIHI MINHU 'EKBERU 'INDEL-LAHI WEL-FITNETU 'EKBERU MINEL-KATLI WE LA JEZALUNE JUKATILUNEKUM HETTA JERUDDUKUM 'AN DINIKUM 'INI ESTETA'U WE MEN JERTEDID MINKUM 'AN DINIHI FEJEMUT WE HUWE KAFIRUN FE'ULA'IKE HEBITET 'A'MALUHUM FI ED-DUNJA WEL-'AHIRETI WE 'ULA'IKE 'ESHABU EN-NARI HUM FIHA HALIDUNE
C 2:218. Ata të cilët besuan, ata që u shpërngulën dhe luftuan në rrugën e All-llahut, ata meritojnë të shpresojnë në mëshirën e Tij. All-llahu falë shumë dhe është mëshirues.
2:218. Vërtet, ata që besuan dhe ata që mërguan e luftuan në rrugë të Allahut, pikërisht ata shpresojnë në mëshirën e Allahut. Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.
2:218. Me të vërtetë, ata që kanë besuar dhe ata që kanë migruar dhe janë përpjekur në rrugën e Allahut – ata shpresojnë në mëshirën e Allahut. Dhe Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
2:218. 'INNEL-LEDHINE 'AMENU WEL-LEDHINE HAXHERU WE XHAHEDU FI SEBILI ELLAHI 'ULA'IKE JERXHUNE REHMETEL-LAHI WEL-LAHU GAFURUN REHIMUN
C 2:219. Të pyesin ty për verën dhe bixhozin. Thuaj: "Që të dyja janë mëkat i madh, e ka edhe dobi në to (të pakta) për njerëz, por dëmi i tyre është më i madh se dobia e tyre. Të pyesin ty edhe se ç'do të japin. Thuaj: "Tepricën"! Kështu ua sqaron All-llahu juve argumentet ashtu që të mendoni (çka është mirë e çka është keq).
2:219. Të pyesin ty për verën dhe kumarin. Thuaju: “Ato sjellin dëme të mëdha (gjynahe), por edhe dobi për njerëzit. Megjithatë, dëmi i tyre është më i madh se dobia”. Të pyesin se çfarë duhet të japin si lëmoshë. Thuaju: “Tepricën!” Ja, kështu jua shpjegon Allahu shpalljet e Tij, që të mund të mendoni.
2:219. Të pyesin për verën dhe kumarin. Thuaj: "Në to ka mëkate të mëdha dhe disa dobi për njerëzit. Por mëkatet e tyre janë më të mëdha sesa dobitë." Dhe të pyesin çfarë duhet të japin. Thuaj: "Tepricën." Kështu Allahu jua shpjegon shenjat që të mund të mendoni.
2:219. JES'ELUNEKE 'ANIL-HAMRI WEL-MEJSIRI KUL FIHIMA 'ITHMUN KEBIRUN WE MENAFI'U LILNNASI WE 'ITHMUHUMA 'EKBERU MIN NEF'IHIMA WE JES'ELUNEKE MADHA JUNFIKUNE KULIL-'AFWE KEDHALIKE JUBEJJINU ELLAHU LEKUMUL-'AJATI LE'ALLEKUM TETEFEKKERUNE
C 2:220. (të mendoni) Për këtë botë dhe për botën tjetër. Dhe të pyesin ty për bonjakët. Thuaj: "Po t'i ndihmoni në punët e tyre është më mirë, e nëse i përzieni (pasurinë e tyre me tuajën), ata janë vëllezërit tuaj. All-llahu di të dallojë qëllimkeqin nga qëllimmirin. E sikur të dëshironte All-llahu do t'ju rëndojë. All-llahu është më i fuqishmi, më i urti.
2:220. për këtë jetë dhe për jetën tjetër. Të pyesin ty për jetimët, thuaju: “T'u bëni mirë atyre është vepër e bukur. Nëse jetoni bashkë me ata, dijeni se janë vëllezërit tuaj. Allahu di ta dallojë keqbërësin prej mirëbërësit. Sikur të donte Allahu, do t'ju detyronte me punë të vështira. Vërtet, Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.
2:220. Për këtë botë dhe për botën tjetër. Dhe të pyesin për jetimët. Thuaj: "T'i trajtosh ata drejtësisht është më mirë. Dhe nëse i përzien çështjet e tyre me tuajat, ata janë vëllezërit tuaj." Dhe Allahu e di atë që shkakton çrregullim nga ai që bën drejtësi. Dhe sikur të donte Allahu, do t'ju rëndonte. Me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm, i Urtë.
2:220. FI ED-DUNJA WEL-'AHIRETI WE JES'ELUNEKE 'ANIL-JETAMA KUL 'ISLAHUN LEHUM HAJRUN WE 'IN TUHALITUHUM FE'IHWANUKUM WEL-LAHU JA'LEMUL-MUFSIDE MINEL-MUSLIHI WE LEW SHA'EL-LAHU LE'A'NETEKUM 'INNALL-LLAHE 'AZIZUN HEKIMUN
C 2:221. Mos u martoni me idhujtare deri që ato të besojnë (Zotin). Një robëreshë besimtare është më e vlefshme se një idhujtare, edhe nëse ajo (idhujtarja) ju mahnitë. Mos u martoni as me idhujtarë deri që ata të besojnë (Zotin). Një rob besimtar është më i vlefshëm se idhujtari edhe nëse ai ju mahnit. Ata ju ftojnë për në zjarr, e All-llahu me mëshirën e vet ju fton për në xhennet, për në shpëtim dhe u sqaron njerëzve argumentet e veta, ashtu që ata të përkujtojnë.
2:221. Mos u martoni me paganet, gjersa të bëhen besimtare. Skllavja besimtare është më e mirë se pagania, edhe nëse kjo e fundit mund t'ju pëlqejë. Mos i martoni myslimanet me paganë, gjersa ata të bëhen besimtarë. Skllavi besimtar është më i mirë se pagani, edhe nëse ky i fundit mund t'ju pëlqejë. Ata ju thërrasin në zjarr, kurse Allahu, me mirësinë e Tij, ju thërret në Xhenet e falje (të gjynaheve). Ai ua shpjegon njerëzve shpalljet e Veta, që të mendojnë ata.
2:221. Mos i merrni për bashkëshorte idhujtaret derisa të besojnë. Dhe me siguri, një robëreshë besimtare është më e mirë sesa një idhujtare, edhe nëse ajo ju pëlqen. Dhe mos i jepni gratë tuaja për martesë idhujtarëve derisa të besojnë. Dhe me siguri, një rob besimtar është më i mirë sesa një idhujtar, edhe nëse ai ju pëlqen. Këta ju thërrasin drejt zjarrit, ndërsa Allahu ju thërret drejt Xhenetit dhe faljes, me lejen e Tij. Dhe Ai ua shpjegon shenjat e Tij njerëzve që mund të mendojnë.
2:221. WE LA TENKIHUL-MUSHRIKATI HETTA JU'UMINNE WE LE'EMETUN MU'UMINETUN HAJRUN MIN MUSHRIKETIN WE LEW 'A'XHEBETKUM WE LA TUNKIHUL-MUSHRIKINE HETTA JU'UMINU WE LE'ABDUN MU'UMINUN HAJRUN MIN MUSHRIKIN WE LEW 'A'XHEBEKUM 'ULA'IKE JED'UNE 'ILA EN-NARI WEL-LAHU JED'U 'ILAL-XHENNETI WEL-MEGFIRETI BI'IDHNIHI WE JUBEJJINU 'AJATIHI LILNNASI LE'ALLEHUM JETEDHEKKERUNE
C 2:222. Të pyesin ty për të menstruacionin (hajdin). Thuaj: "Ajo është gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave gjatë menstruacionit dhe mos iu afroni atyre (për marrëdhënie) derisa të pastrohen. E kur të pastrohen, atëherë afrohuni atyre ashtu siç u ka lejuar All-llahu. All-llahu i do ata që pendohen dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme.
2:222. Të pyesin ty (Muhamed) për të përmuajshmet e femrave. Thuaju: “Ajo është gjendje e dëmshme.” Prandaj, gjatë kësaj kohe, mos iu afroni atyre (për marrëdhënie) derisa të pastrohen. Pasi të pastrohen, atëherë afrohuni tek ato ashtu si ju ka urdhëruar Allahu. Pa dyshim, Allahu i do ata që pendohen fort (për gjynahet) dhe ata që pastrohen.
2:222. Dhe të pyesin për menstruacionet. Thuaj: "Ato janë një papastërti. Prandaj shmanguni grave gjatë menstruacioneve dhe mos iu afroni derisa të pastrohen. Dhe kur ato të pastrohen, afrohu atyre siç ju ka urdhëruar Allahu." Me të vërtetë, Allahu i do ata që pendohen dhe i do ata që pastrohen.
2:222. WE JES'ELUNEKE 'ANIL-MEHIDI KUL HUWE 'EDHEN FA'TEZILU EN-NISA' FIL-MEHIDI WE LA TEKREBUHUNNE HETTA JETHURNE FE'IDHA TETEHHERNE FE'TUHUNNE MIN HEJTHU 'EMEREKUMU ELLAHU 'INNALL-LLAHE JUHIBBUT-TEWWABINE WE JUHIBBUL-MUTETEHHIRINE
C 2:223. Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi, por përgatitni për veten tuaj, dhe kini frikë All-llahun, e ta dini se fundi juaj është tek Ai, e besimtarëve jepu myzhde.
2:223. Gratë tuaja janë “ara” për ju, prandaj iu afroni “arave” tuaja si të doni. Por bëni diçka (të mirë) për veten tuaj (duke përmendur emrin e Allahut para kontaktit). Kijeni frikë Allahun dhe dijeni se do të takoheni me Atë. Jepu lajm të mirë besimtarëve (se do fitojnë Xhenetin).
2:223. Gratë tuaja janë si një tokë për ju. Prandaj afroju tokës tuaj si të dëshironi dhe përgatitni për veten tuaj diçka të mirë. Dhe kini frikë Allahun dhe dijeni se do të takoheni me Të. Dhe përgëzoi besimtarët.
2:223. NISA'UUKUM HERTHUN LEKUM FE'TU HERTHEKUM 'ENNA SHI'TUM WE KADDIMU LI'NFUSIKUM WE ETTEKU ELLAHE WE A'LEMU 'ENNEKUM MULAKUHU WE BESHSHIRIL-MU'UMININE
C 2:224. E mos e bëni All-llahun peng të betimeve tuaja (kur betoheni në Te), kur doni të bëni vepra të mira, të silleni mirë dhe të bëni pajtim ndërmjet njerëzve. All-llahu i dëgjon të gjitha dhe i di.
2:224. Mos e bëni pengesë betimin në Allahun për kryerjen e veprave të mira, largimin prej të ligave dhe për pajtimin e njerëzve! Allahu i dëgjon dhe i di të gjitha.
2:224. Dhe mos e bëni betimin ndaj Allahut një pengesë për të bërë mirë, për t'u frenuar nga devotshmëria ose për të pajtuar mes njerëzve. Dhe Allahu është Dëgjuesi, i Dituri.
2:224. WE LA TEXH'ALU ELLAHE 'URDETEN LI'JMANIKUM 'EN TEBERRU WE TETTEKU WE TUSLIHU BEJNE EN-NASI WEL-LAHU SEMI'UN 'ALIMUN
C 2:225. All-llahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet tuaja të paqëllimta, por ju merr për ato që i bëni qëllimisht me gjithë zemër. All-llahu është i butë dhe falë shumë.
2:225. Allahu nuk ju dënon nëse betoheni pa qëllim, por ju dënon për atë që vendosni në zemrat tuaja. Allahu është Falës i madh e i Butë.
2:225. Allahu nuk do t'ju ndëshkojë për betimet tuaja të pavetëdijshme, por Ai do t'ju ndëshkojë për atë që zemrat tuaja kanë fituar. Dhe Allahu është Falës, i Butë.
2:225. LA JU'UAHIDHUKUMU ELLAHU BIL-LEGWI FI 'EJMANIKUM WE LEKIN JU'UAHIDHUKUM BIMA KESEBET KULUBUKUM WEL-LAHU GAFURUN HELIMUN
C 2:226. Ata që betohen se do të largohen prej grave të tyre (të mos bëjnë kontakt me to), afati i pritjes është katër muaj. Në qoftë se kthehen ata (heqin dorë nga betimi), s'ka dyshim, All-llahu bën falje dhe mëshiron.
2:226. Ata që betohen se nuk do t'u afrohen grave të veta, duhet të presin katër muaj; nëse pendohen nga betimi, ta dinë se Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.
2:226. Për ata që betohen se do të ndahen nga gratë e tyre, ka një pritje prej katër muajsh. Por nëse ata kthehen, atëherë me të vërtetë, Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
2:226. LILLEDHINE JU'ULUNE MIN NISA'IHIM TEREBBUSU 'ERBE'ATI 'ESH/HURIN FE'IN FA'U FE'INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C 2:227. E në qoftë se ata kanë vendosur për shkurorëzim, All-llahu dëgjon (fjalët e tyre) i di (qëllimet e tyre).
2:227. E, nëse vendosin të ndahen, vërtet, Allahu dëgjon dhe di çdo gjë.
2:227. Dhe nëse ata vendosin për divorc, atëherë me të vërtetë, Allahu është Dëgjuesi, i Dituri.
2:227. WE 'IN 'AZEMUT-TELAKA FE'INNALL-LLAHE SEMI'UN 'ALIMUN
C 2:228. E ato gra që janë shkurorëzuar janë të obliguara të presin tre menstruacione. Nëse ato i besojnë All-llahut dhe ditës së fundit, atyre nuk u lejohet ta fshehin atë që All-llahu e krijoi në mitrat e tyre. E burrat e tyre kanë më shumë të drejta që gjatë asaj kohe, nëse duan pajtim, t'i rikthejnë ato. Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi, e burrave u takon një përparësi ndaj tyre. All-llahu është i gjithëfuqishëm, i urtë.
2:228. Gratë e ndara duhet të presin tri cikle mujore dhe nuk është e lejueshme ta fshehin atë që ka krijuar Allahu në mitrën e tyre, nëse besojnë Allahun dhe Ditën e Kiametit. Burrat e tyre, nëse dëshirojnë mirësi dhe qetësi, kanë të drejtë t'i kthejnë gjatë këtij afati. Gratë kanë aq të drejta sa kanë edhe detyra, sipas arsyes së shëndoshë, ndonëse burrat kanë një shkallë (më shumë përgjegjësie) mbi ato. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.
2:228. Dhe gratë e divorcuara duhet të presin për veten e tyre tre cikle menstruale. Dhe nuk u lejohet atyre të fshehin atë që Allahu ka krijuar në mitrat e tyre, nëse ata besojnë në Allahun dhe Ditën e Fundit. Dhe burrat e tyre kanë të drejtë për kthimin e tyre gjatë kësaj kohe, nëse dëshirojnë pajtim. Dhe ato kanë të drejta të ngjashme me përgjegjësitë që kanë, sipas asaj që është e drejtë. Por burrat kanë një gradë mbi to. Dhe Allahu është i Plotfuqishëm, i Urtë.
2:228. WEL-MUTELLEKATU JETEREBBESNE BI'ENFUSIHINNE THELATHETE KURU'IN WE LA JEHILLU LEHUNNE 'EN JEKTUMNE MA HALEKAL-LAHU FI 'ERHAMIHINNE 'IN KUNNE JU'UMINNE BILLAHI WEL-JEWMIL-'AHIRI WE BU'ULETUHUNNE 'EHEKKU BIREDDIHINNE FI DHALIKE 'IN 'ERADU 'ISLAHEN WE LEHUNNE MITHLUL-LEDHI 'ALEJHINNE BIL-MA'RUFI WE LILRRIXHALI 'ALEJHINNE DEREXHETUN WEL-LAHU 'AZIZUN HEKIMUN
C 2:229. Lëshimi (pas të cilit mund të bëhet rikthimi) është dy herë, e (pastaj) ose jetë e njerëzishme (bashkëshortore) ose shkurorëzim me mirëkuptim. E juve (burrave) nuk u lejohet t'u merrni asnjë send nga ajo që u keni dhuruar (si niqah), vetëm nëse që të dy frikësoheni se nuk do të mund t'i ruani dispozitat e All-llahut (në bashkëshortësi). E nëse keni frikë se ata të dy nuk do të mund t'i ruajnë dispozitat e All-llahut, atëherë për atë, me çka ajo bën kompensim, për ata të dy nuk ka mëkate. Këto janë dispozita të All-llahut, pra mos i kundërshtoni, sepse kush i tejkalon dispozitat e All-llahut, pikërisht të tillët janë zullumqarët.
2:229. Ndarja mund të bëhet dy herë. Më pas, gruaja ose të mbahet me të mirë, ose të lejohet të ikë me të mirë. Burrave nuk u lejohet të marrin gjë nga ajo që iu kanë dhënë atyre, vetëm nëse të dyja palët frikësohen se nuk do t'i zbatojnë kufijtë e Allahut. Pra, nëse të dy frikësohen se nuk do të mund t'u përmbahen kufijve të Allahut, atëherë nuk është gjynah për asnjërin, nëse gruaja i jep diçka burrit (për t'u ndarë nga ai). Këta janë kufijtë e Allahut, andaj mos i shkelni ata! Ata që shkelin kufijtë e Allahut, pikërisht ata janë keqbërësit.
2:229. Divorci është dy herë. Pastaj, ose mbajini ato në mënyrë të drejtë ose largohuni prej tyre me mirësjellje. Dhe nuk ju lejohet të merrni asgjë nga ajo që u keni dhënë atyre, përveçse nëse të dyja palët kanë frikë se nuk do të përmbushin kufijtë e Allahut. Por nëse keni frikë se ata nuk do të përmbushin kufijtë e Allahut, atëherë nuk ka mëkat për ta që ajo të shlyejë me diçka. Këta janë kufijtë e Allahut, prandaj mos i kaloni ata. Dhe kushdo që i kalon kufijtë e Allahut – ata janë të padrejtët.
2:229. ET-TELAKU MERRETANI FE'IMSAKUN BIMA'RUFIN 'EW TESRIHUN BI'IHSANIN WE LA JEHILLU LEKUM 'EN TE'HUDHU MIMMA 'ATEJTUMUHUNNE SHEJ'EN 'ILLA 'EN JEHAFA 'ELLA JUKIMA HUDUDEL-LAHI FE'IN HIFTUM 'ELLA JUKIMA HUDUDEL-LAHI FELA XHUNAHE 'ALEJHIMA FIMA EFTEDET BIHI TILKE HUDUDU ELLAHI FELA TA'TEDUHA WE MEN JETE'ADDE HUDUDEL-LAHI FE'ULA'IKE HUMU EDH-DHALIMUNE
C 2:230. E në qoftë se ai (burri) e lëshon atë (për herë të tretë), pas atij (lëshimi) nuk lejohet më derisa të martohet ajo për një burrë tjetër. E nëse ai (burri i dytë) e lëshon atë, atëherë për ata dy, po qe se mendojnë se do t'i zbatojnë dispozitat e All-llahut, nuk ka pengesë të rikthehen (në bashkëshortësi). Këto janë dispozita të All-llahut që ia sqaron një populli që kupton.
2:230. Më pas, nëse burri e ndan sërish gruan (për të tretën herë), nuk mund të martohet më me të, pa u martuar ajo me një burrë tjetër. Por, në qoftë se gruaja ndahet rregullisht nga burri i dytë, atëherë nuk kanë gjynah as ajo e as burri i parë që të martohen sërish me njëri-tjetrin, nëse mendojnë se do t'i respektojnë kufijtë e Allahut; këto janë urdhrat e Allahut, që Ai ua shpjegon njerëzve që kuptojnë.
2:230. Dhe nëse ai e divorcon atë për herë të tretë, atëherë ajo nuk është e lejueshme për të pas kësaj derisa ajo të martohet me një burrë tjetër. Pastaj, nëse ai e divorcon atë, atëherë nuk ka mëkat për të dy që të kthehen së bashku, nëse mendojnë se do të përmbushin kufijtë e Allahut. Këta janë kufijtë e Allahut, që Ai ua shpjegon njerëzve që dinë.
2:230. FE'IN TELLEKAHA FELA TEHILLU LEHU MIN BA'DU HETTA TENKIHE ZEWXHEN GAJREHU FE'IN TELLEKAHA FELA XHUNAHE 'ALEJHIMA 'EN JETERAXHA'A 'IN DHENNA 'EN JUKIMA HUDUDEL-LAHI WE TILKE HUDUDU ELLAHI JUBEJJINUHA LIKAWMIN JA'LEMUNE
C 2:231. E kur t'i keni lëshuar gratë dhe ato i afrohen afatit të tyre, atëherë ose mbani si duhet ose i lëni si duhet (të kryejnë afatin), e mos i mbani sa për t'i dëmtuar, e të bëheni të padrejtë. E kush bën atë, ai e ka dëmtuar vetveten. Dispozitat e All-llahut mos i merrni për shaka. Përkujtoni të mirat e All-llahut ndaj jush edhe atë që ua shpalli Kur'anin dhe dispozitat e sheriatit me të cilat ju udhëzon, dhe keni frikë All-llahun e dijeni se All-llahu është i gjithëdijshëm për çdo send.
2:231. Kur t'i ndani gratë dhe atyre t'u afrohet fundi i periudhës së pritjes, ose mbajini me të mirë, ose lërini të ikin me të mirë. Dhe mos i mbani ato me qëllim lëndimi, se në këtë mënyrë i bëni padrejtësi vetes. Mos luani me shpalljet e Allahut! Kujtoni begatitë që ju ka dhënë Ai, si dhe Librin (Kuranin) dhe diturinë e hollësishme, që jua ka zbritur për t'ju këshilluar. Kini frikë Allahun dhe ta dini se Allahu është i Dijshëm për çdo gjë!
2:231. Dhe kur t'i divorconi gratë dhe ato të kenë përmbushur afatin e tyre, atëherë ose mbajini ato në mënyrë të drejtë ose largohuni prej tyre në mënyrë të drejtë. Dhe mos i mbani ato për t'u bërë padrejtësi, që ta kaloni kufirin. Dhe kushdo që bën këtë, ai e ka bërë padrejtësi ndaj vetes. Dhe mos i merrni vargjet e Allahut si tallje. Dhe kujtoni favorin e Allahut mbi ju dhe atë që Ai ju ka shpallur nga Libri dhe urtësia për t'ju këshilluar me të. Dhe kini frikë Allahun dhe dijeni se Allahu është i Dituri për çdo gjë.
2:231. WE 'IDHA TELLEKTUMU EN-NISA' FEBELEGNE 'EXHELEHUNNE FE'EMSIKUHUNNE BIMA'RUFIN 'EW SERRIHUHUNNE BIMA'RUFIN WE LA TUMSIKUHUNNE DIRAREN LITA'TEDU WE MEN JEF'AL DHALIKE FEKAD DHELEME NEFSEHU WE LA TETTEHIDHU 'AJATI ELLAHI HUZUEN WE EDHKURU NI'METEL-LAHI 'ALEJKUM WE MA 'ENZELE 'ALEJKUM MINEL-KITABI WEL-HIKMETI JA'IDHUKUM BIHI WE ETTEKU ELLAHE WE A'LEMU 'ENNEL-LAHE BIKULLI SHEJ'IN 'ALIMUN
C 2:232. Dhe kur i lëshoni gratë, e ato e përmbushin afatin e tyre (të pritjes), nëse pëlqejnë mes vete ashtu si kërkojnë rregullat, mos i pengoni që të martohen për burrat e tyre. Me këtë këshillohet ai që prej jush e beson All-llahun dhe botën tjetër, kjo është më e dobishme për ju, më e pastër, se All-llahu e di, e ju nuk e dini.
2:232. Kur t'i lini gratë të lira dhe ato të kenë plotësuar kohën e pritjes, mos i pengoni ato që të martohen përsëri me burrat e tyre, nëse merren vesh me të mirë. Kështu këshillohet çdokush prej jush që beson Allahun dhe Ditën e Kiametit. Kjo është më e ndershme dhe më e virtytshme. Allahu di, kurse ju nuk dini.
2:232. Dhe kur t'i keni divorcuar gratë dhe ato të kenë përmbushur afatin e tyre, atëherë mos i pengoni ato të martohen me burrat e tyre, nëse ata janë pajtuar me njëri-tjetrin me mirësjellje. Kjo është për t'u këshilluar ai ndër ju që beson në Allahun dhe Ditën e Fundit. Kjo është më e pastër dhe më e drejtë për ju. Dhe Allahu e di, ndërsa ju nuk dini.
2:232. WE 'IDHA TELLEKTUMU EN-NISA' FEBELEGNE 'EXHELEHUNNE FELA TA'DULUHUNNE 'EN JENKIHNE 'EZWAXHEHUNNE 'IDHA TERADEW BEJNEHUM BIL-MA'RUFI DHALIKE JU'ADHU BIHI MEN KANE MINKUM JU'UMINU BILLAHI WEL-JEWMIL-'AHIRI DHALIKUM 'EZKA LEKUM WE 'ETHERU WEL-LAHU JA'LEMU WE 'ENTUM LA TA'LEMUNE
C 2:233. Nënat, ato që duan ta plotësojnë gjidhënien, janë të obliguara t'u japin gji fëmijëve të vet dy vjet të plota. I ati i fëmijës është i obliguar për furnizimin dhe veshmbathjen e tyre (gruas) ashtu si është rregull. Askush nuk ngarkohet më tepër, vetëm aq sa ka mundësi. Asnjë nënë nuk bën të dëmtohet me fëmijën e saj, e as babai me fëmijën e tij. Po ashtu është i obliguar edhe trashëgimtari (i fëmijës). E nëse pas një konsultimi dhe pëlqimi (prindërit) shfaqin dëshirën për ndërprerjen (më herët) e gjinit, nuk është ndonjë mëkat për ta. Nëse ju (baballarët) për fëmijën tuaj dëshironi gjidhënëse tjetër me kusht që pagesën t'ia bëni në mënyrë të duhur, nuk është ndonjë mëkat. Kini frikë nga All-llahu dhe dijeni se All-llahu sheh çka punoni.
2:233. Nënat le t'u japin gji fëmijëve të tyre dy vjet, për ata që duan t'ia plotësojnë dhënien e gjirit. Babai i fëmijës ka për detyrë, sipas mundësisë së tij, që t'i sigurojë si duhet ushqim dhe veshmbathje. Nuk ngarkohet askush përtej mundësisë që ka: nëna le të mos dëmtohet për shkak të fëmijës së saj e as babai të mos dëmtohet për shkak të tij. Edhe trashëgimtari ka të njëjtat detyrime për të gjitha këto. Por, nëse pas këshillimit, ata vendosin me pëlqim të ndërsjellë që ta ndajnë fëmijën nga gjiri, kjo nuk është gjynah për ata. Po ashtu, nuk është gjynah për ju nëse doni t'i gjeni fëmijës suaj ndonjë mëndeshë, me kusht që t'ia jepni atë që e keni menduar, sipas rregullave. Ta keni frikë Allahun dhe dijeni se Allahu i sheh mirë të gjitha punët që bëni ju.
2:233. Dhe nënat duhet t'i ushqejnë fëmijët e tyre me gji për dy vite të plota, për ata që dëshirojnë të përfundojnë ushqyerjen me gji. Dhe është detyrë e atij që ka fëmijën të sigurojë furnizimet dhe veshjet e tyre në mënyrë të drejtë. Nuk ngarkohet asnjë shpirt përtej asaj që ai mund të mbajë. Nuk duhet të dëmtohet as nëna për shkak të fëmijës së saj dhe as babai për shkak të fëmijës së tij. Dhe përgjegjësia e ngjashme është mbi trashëgimtarin e tij. Por nëse ata dëshirojnë ndarjen me pëlqimin e përbashkët dhe këshillimin, atëherë nuk ka mëkat për ta. Dhe nëse dëshironi të caktoni një grua tjetër për të ushqyer me gji fëmijët tuaj, atëherë nuk ka mëkat për ju, për aq kohë sa ia jepni asaj atë që keni rënë dakord në mënyrë të drejtë. Dhe kini frikë Allahun dhe dijeni se Allahu është i Dituri për atë që bëni.
2:233. WEL-WALIDATU JURDI'NE 'EWLADEHUNNE HEWLEJNI KAMILEJNI LIMEN 'ERADE 'EN JUTIMME ER-REDA'ATE WE 'ALEL-MEWLUDI LEHU RIZKUHUNNE WE KISWETUHUNNE BIL-MA'RUFI LA TUKELLEFU NEFSUN 'ILLA WUS'AHA LA TUDARRE WE E-DETUN BIWELEDIHA WE LA MEWLUDUN LEHU BIWELEDIHI WE 'ALEL-WARITHI MITHLU DHALIKE FE'IN 'ERADA FISALEN 'AN TERADIN MINHUMA WE TESHAWURIN FELA XHUNAHE 'ALEJHIMA WE 'IN 'EREDTUM 'EN TESTERDI'U 'EWLADEKUM FELA XHUNAHE 'ALEJKUM 'IDHA SELLEMTUM MA 'ATEJTUM BIL-MA'RUFI WE ETTEKU ELLAHE WE A'LEMU 'ENNEL-LAHE BIMA TA'MELUNE BESIRUN
C 2:234. E ata që vdesin dhe lënë gra pas vete, ato (gratë) presin katër muaj e dhjetë ditë. E kur ta kryejnë ato afatin e tyre, nuk është mëkat për ju (familja kujdestare) për atë që bëjnë ato në mënyrë të njerëzishme me veten e tyre. All-llahu hollësisht e di çka veproni.
2:234. Gratë të cilave iu vdes burri, duhet të presin katër muaj e dhjetë ditë (pas vdekjes së tij). Pas kalimit të këtij afati, ju nuk jeni përgjegjës për çfarë bëjnë ato me jetën e tyre sipas rregullave. Allahu e njeh mirë çdo vepër që ju bëni.
2:234. Dhe për ata prej jush që vdesin dhe lënë pas bashkëshorte, gratë duhet të presin për veten e tyre katër muaj dhe dhjetë ditë. Dhe kur ato të kenë përmbushur afatin e tyre, atëherë nuk ka mëkat për ju për atë që ato bëjnë me vetet e tyre në mënyrë të drejtë. Dhe Allahu është i Dituri për atë që bëni.
2:234. WEL-LEDHINE JUTEWEFFEWNE MINKUM WE JEDHERUNE 'EZWAXHEN JETEREBBESNE BI'ENFUSIHINNE 'ERBE'ATE 'ESH/HURIN WE 'ASHRAN FE'IDHA BELEGNE 'EXHELEHUNNE FELA XHUNAHE 'ALEJKUM FIMA FE'ALNE FI 'ENFUSIHINNE BIL-MA'RUFI WEL-LAHU BIMA TA'MELUNE HABIRUN
C 2:235. Paraqitja juaj për martesë ndaj grave (që kanë kryer afatin e tyre), në mënyrë të tërthortë, ose mbajtja fshehtë në veten tuaj, nuk është mëkat për ju. All-llahu e di se ju do t'ua përmendni atyre (dëshirën për martesë), por kurrsesi mos u premtoni atyre fshehtazi (diç tjetër), përpos t'u thoni fjalë të lejuara. Dhe mos vendosni lidhjen e kurorës derisa të përfundojë afati i caktuar. Ta dini se All-llahu e di çka fshehni në vete, pra kini frikë prej Atij, dhe dijeni se All-llahu falë shumë, është i butë.
2:235. Nuk është gjynah për ju nëse grave të tilla u jepni shenjë se do t'i kërkoni apo nëse këtë qëllim e fshihni në shpirtin tuaj. Allahu e di se do të mendoni për ato, por mos u premtoni atyre fshehurazi, vetëm nëse bisedoni me to ndershmërisht. Dhe mos vendosni për martesë para se të kalojë afati i paraparë i pritjes. Ta dini se Allahu e di ç'ka në zemrat tuaja, andaj ruajuni prej Tij. Dhe ta dini se Allahu është Falës i madh dhe i Butë.
2:235. Dhe nuk ka mëkat për ju në atë që ia bëni të ditur propozimin tuaj të martesës grave, ose e mbani atë në vetet tuaja. Allahu e di se ju do t'i përmendni ato. Por mos u jepni atyre premtime të fshehta, përveçse të thoni diçka të drejtë. Dhe mos e përfundoni kontratën e martesës derisa të përmbushet afati i saj. Dhe dijeni se Allahu e di atë që është në zemrat tuaja, prandaj kini frikë Atë. Dhe dijeni se Allahu është Falës, i Butë.
2:235. WE LA XHUNAHE 'ALEJKUM FIMA 'ARREDTUM BIHI MIN HITBETI EN-NISA' 'EW 'EKNENTUM FI 'ENFUSIKUM 'ALIMEL-LAHU 'ENNEKUM SETEDHKURUNEHUNNE WE LEKIN LA TUWA'IDUHUNNE SIRREN 'ILLA 'EN TEKULU KAWLAN MA'RUFÆN WE LA TA'ZIMU 'UKDETE EN-NIKAHI HETTA JEBLUGAL-KITABU 'EXHELEHU WE A'LEMU 'ENNEL-LAHE JA'LEMU MA FI 'ENFUSIKUM FAHDHERUHU WE A'LEMU 'ENNEL-LAHE GAFURUN HELIMUN
C 2:236. Nuk është mëkat për ju nëse i lëshoni gratë pa pasur kontakt (martesë) me to dhe para se t'u caktoni atyre ndonjë caktim (kurorë-nikah), po pajisni ato (me ndonjë pajisje), pasaniku sipas mundësisë së tij dhe i varfëri sipas mundësisë së tij. Një pajisje e zakonshme është obligim për bëmirësit.
2:236. Nuk është gjynah për ju nëse i ndani gratë para se të keni marrëdhënie me to ose para se të caktoni shumën e dhuratës martesore (që do t'u jepni). Por u jepni dhuratë të pëlqyeshme: i pasuri sipas gjendjes së tij dhe i vobekti sipas gjendjes së vet. Kjo është detyrë e atyre që dëshirojnë të bëjnë vepra të mira.
2:236. Nuk ka mëkat për ju nëse i divorconi gratë para se t'i prekni ose para se të caktoni një prika për to. Por jepuni atyre një dhuratë – i pasuri sipas mundësive të tij dhe i varfri sipas mundësive të tij – një dhuratë në mënyrë të drejtë. Kjo është një detyrë për bamirësit.
2:236. LA XHUNAHE 'ALEJKUM 'IN TELLEKTUMU EN-NISA' MA LEM TEMESSUHUNNE 'EW TEFRIDU LEHUNNE FERIDETEN WE METTI'UHUNNE 'ALEL-MUSI'I KADERUHU WE 'ALEL-MUKTIRI KADERUHU META'EN BIL-MA'RUFI HEKKAN 'ALEL-MUHSININE
C 2:237. E nëse i lëshoni ato para se të kontaktoni, por u keni pas caktuar atyre një caktim (kurorë), atëherë duhet t'u jepni gjysmën e asaj që e keni caktuar, përveç nëse ato ju falin ose ju falë ai në duart e të cilit është lidhja e kurorës. E të falni (burra ose gra) është më afër devotshmërisë, e mos e harroni bamirësinë ndërmjet jush. Vërtet, All-llahu sheh atë që veproni.
2:237. Në qoftë se i ndani gratë para se të keni marrëdhënie me to, por ia keni caktuar shumën e dhuratës martesore, atëherë atyre u përket gjysma e dhuratës, veç nëse ua falin ato ose ua falin ata që kanë në dorë lidhjen e martesës. Por që të falni është më pranë devotshmërisë. Mos harroni që të bëheni bamirës midis jush! Vërtet, Allahu e sheh mirë se çfarë bëni.
2:237. Dhe nëse i divorconi ato para se t'i prekni, por pas caktimit të prikes, atëherë jepuni gjysmën e asaj që keni caktuar, përveç nëse ato heqin dorë ose ai në dorë të të cilit është kontrata e martesës heq dorë. Dhe të falni është më afër devotshmërisë. Dhe mos e harroni mirësinë mes jush. Me të vërtetë, Allahu është i Dituri për atë që bëni.
2:237. WE 'IN TELLEKTUMUHUNNE MIN KABLI 'EN TEMESSUHUNNE WE KAD FEREDTUM LEHUNNE FERIDETEN FENISFU MA FEREDTUM 'ILLA 'EN JA'FUNE 'EW JA'FUWEL-LEDHI BIJEDIHI 'UKDETU EN-NIKAHI WE 'EN TA'FU 'EKREBU LILTTEKWA WE LA TENSEWL-FEDLE BEJNEKUM 'INNALL-LLAHE BIMA TA'MELUNE BESIRUN
C 2:238. Vazhdoni rregullisht namazet (faljet), e edhe atë namazin e mesëm, dhe ndaj All-llahut të jeni respektues (në namaze).
2:238. Faleni rregullisht namazin, sidomos atë të mesmin dhe qëndroni me devotshmëri para Allahut, duke iu lutur Atij.
2:238. Ruani me kujdes faljet, dhe faljen e mesme. Dhe qëndroni për Allahun me përulësi.
2:238. HAFIDHU 'ALA ES-SELEWATI WE ES-SELETIL-WUSTA WE KUMU LILLAHI KANITINE
C 2:239. E nëse keni frikë (nga armiku), atëherë faluni duke ecur ose duke kalëruar, por kur të jeni të siguruar, përkujtojeni (me namaz) All-llahun ashtu si u mësoi Ai për atë që ju nuk dinit.
2:239. Nëse keni frikë, faluni duke qenë në këmbë ose hipur (mbi kalë)! Kur të jeni të sigurtë, atëherë t'i kryeni faljet për Allahun, ashtu si ju ka mësuar Ai atë që nuk e keni ditur!
2:239. Dhe nëse keni frikë, atëherë faluni në këmbë ose duke hipur. Por kur të jeni të sigurt, atëherë përkujtoni Allahun siç ju ka mësuar Atë që ju nuk e dinit.
2:239. FE'IN HIFTUM FERIXHALEN 'EW RUKBANAN FE'IDHA 'EMINTUM FADHKURU ELLAHE KEMA 'ALLEMEKUM MA LEM TEKUNU TA'LEMUNE
C 2:240. Ata që vdesin nga mesi i juaj dhe lënë pas vete gra, le të testamentojnë (lënë porosi) për gratë e tyre, furnizimin për një vjet, duke mos i nxjerrë prej shtëpisë. E nëse (me dëshirën e vet) dalin, nuk është mëkat për ju për atë punë të lejueshme që bëjnë ato me vetveten. All-llahu është më i fuqishmi, më i dituri.
2:240. Ata prej jush, të cilëve iu është afruar vdekja dhe kanë gra për të lënë pas, duhet t'u lënë atyre në testament mjetet për të jetuar një vit, pa i bërë që të dalin nga shtëpia. Por, nëse ato vetë e braktisin shtëpinë, ju nuk jeni përgjegjës për çfarë bëjnë me jetën e tyre sipas rregullave. Allahu është i Plotfuqishëm e i Urtë.
2:240. Dhe ata prej jush që vdesin dhe lënë pas bashkëshorte – një testament për bashkëshortet e tyre është një furnizim për një vit pa i dëbuar ato. Por nëse ato largohen, atëherë nuk ka mëkat për ju në atë që ato bëjnë me vetet e tyre në mënyrë të drejtë. Dhe Allahu është i Plotfuqishëm, i Urtë.
2:240. WEL-LEDHINE JUTEWEFFEWNE MINKUM WE JEDHERUNE 'EZWAXHEN WESIJETEN LI'ZWAXHIHIM META'AN 'ILAL-HEWLI GAJRE 'IHRAXHIN FE'IN HAREXHNE FELA XHUNAHE 'ALEJKUM FI MA FE'ALNE FI 'ENFUSIHINNE MIN MA'RUFIN WEL-LAHU 'AZIZUN HEKIMUN
C 2:241. Për të devotshmit është obligim që edhe për gratë e lëshuara të bëjnë një furnizim të zakonshëm.
2:241. Grave të ndara u takon sigurimi i caktuar i shpenzimeve të jetesës. Kjo është detyrë e besimtarëve.
2:241. Dhe për gratë e divorcuara ka një furnizim në mënyrë të drejtë – një detyrim për të devotshmit.
2:241. WE LILMUTELLEKATI META'UN BIL-MA'RUFI HEKKEN 'ALEL-MUTTEKINE
C 2:242. Kështu, që t'i kuptoni, All-llahu ua shpjegon argumentet e veta.
2:242. Kështu jua shpjegon Allahu shpalljet e Veta, në mënyrë që të kuptoni.
2:242. Kështu Allahu ua shpjegon shenjat e Tij që të mund të kuptoni.
2:242. KEDHALIKE JUBEJJINU ELLAHU LEKUM 'AJATIHI LE'ALLEKUM TA'KILUNE
C 2:243. A nuk di për ata, të cilët nga frika prej vdekjes u larguan prej atdheut të vet, e të cilët ishin me mijëra, e All-llahu atyre u tha: "Vdisni"! (ata vdiqën). Pastaj i ngjalli. All-llahu është shumë bamirës për njerëz, por shumica e njerëzve nuk janë mirënjohës.
2:243. Mendo (o Muhamed) për ata që me mijëra ikën nga qytetet e tyre nga frika e vdekjes. Allahu u tha atyre “Vdisni!” pastaj, i ringjalli ata. Vërtet, Allahu zotëron mirësi të mëdha për njerëzit, por shumica e tyre nuk e falënderojnë.
2:243. A nuk i ke parë ata që dolën nga shtëpitë e tyre nga frika e vdekjes, ndonëse ishin mijëra? Allahu u tha atyre: "Vdisni." Pastaj Ai i ringjalli ata. Me të vërtetë, Allahu është i Mirë për njerëzit, por shumica e njerëzve nuk janë mirënjohës.
2:243. 'ELEM TERE 'ILAL-LEDHINE HAREXHU MIN DIJARIHIM WE HUM 'ULUFUN HEDHEREL-MEWTI FEKALE LEHUMU ELLAHU MUTU THUMME 'EHJAHUM 'INNALL-LLAHE LEDHU FEDLIN 'ALA EN-NASI WE LEKINNE 'EKTHERE EN-NASI LA JESHKURUNE
C 2:244. Luftoni për hir të All-llahut, e të dini se All-llahu dëgjon, di.
2:244. Luftoni në rrugën e Allahut dhe ta dini se Allahu i dëgjon të gjitha dhe di çdo gjë.
2:244. Dhe luftoni në rrugën e Allahut dhe dijeni se Allahu është Dëgjues, i Dituri.
2:244. WE KATILU FI SEBILI ELLAHI WE A'LEMU 'ENNEL-LAHE SEMI'UN 'ALIMUN
C 2:245. Kush është ai që i huazon All-llahut një hua të mirë, e Ai t'ia shtojë atij shumëfish atë? All-llahu shtrëngon (varfëron) dhe çliron (begaton) dhe kthimi juaj është vetëm tek Ai.
2:245. Kush do t'i japë Allahut një hua të bukur, që Ai t'ia kthejë shpërblimin shumëfish? Allahu e shtrëngon (riskun) dhe e liron; tek Ai do të ktheheni.
2:245. Kush është ai që do t'i japë Allahut një hua të mirë, që Ai t'ia shumëfishojë atë për të me shumfishim të madh? Dhe Allahu ngushton dhe zgjeron. Dhe tek Ai do të ktheheni.
2:245. MEN DHAL-LEDHI JUKRIDU ELLAHE KARDEN HESENAN FEJUDA'IFEHU LEHU 'ED'AFÆN KETHIRETEN WEL-LAHU JEKBIDU WE JEBSUTU WE 'ILEJHI TURXHA'UNE
C 2:246. A nuk ke marrë vesh për parinë e bijëve të israilit pas Musait? Kur i patën thënë një të dërguari të tyre (Shem'unit): "Cakto për ne një sundues e të luftojmë në rrugën e All-llahut"! Ai (pejgamberi) tha: "A mund të ndodhë që nëse lufta u bëhet obligim ju të mos luftoni"! Ata thanë: "E ç'kemi ne që të mos luftojmë në rrugën e All-llahut, kur dihet se ne jemi dëbuar nga atdheu dhe bijtë tanë"? E kur u obliguan me luftë, përveç një pakice prej tyre, ata u zbrapën. All-llahu është i njohur për punët e zullumqarëve.
2:246. A nuk e ke dëgjuar ti (o Muhamed) se çfarë i tha paria e bijve të Izraelit, pas Musait, një profeti të tyre? I tha: “Na dërgo një mbret, që të luftojmë në rrugën e Allahut!” - Profeti u tha: “Po sikur të mos luftoni kur të shpallet lufta?” Ata thanë: “E përse të mos luftojmë në rrugën e Allahut, ne që jemi dëbuar nga atdheu ynë dhe jemi ndarë nga fëmijët tanë?!” Mirëpo, kur u urdhëruan të luftojnë, ata nuk luftuan, me përjashtim të një pakice. Allahu i njeh mirë keqbërësit.
2:246. A nuk i ke parë parinë e bijve të Izraelit pas Musait, kur ata i thanë profetit të tyre: "Na cakto një mbret që të luftojmë në rrugën e Allahut." Ai tha: "A mos do të refuzoni të luftoni, nëse ju urdhërohet të luftoni?" Ata thanë: "E si të mos luftojmë në rrugën e Allahut, kur ne kemi qenë të dëbuar nga shtëpitë tona dhe bijtë tanë?" Por kur u urdhëruan të luftojnë, ata u kthyen pas, përveç një pakice prej tyre. Dhe Allahu është i Dituri për të padrejtët.
2:246. 'ELEM TERE 'ILAL-MELE'I MIN BENI 'ISRA'ILE MIN BA'DI MUSA 'IDH KALU LINEBIJIN LEHUM EB'ATH LENA MELIKEN NUKATIL FI SEBILI ELLAHI KALE HEL 'ASEJTUM 'IN KUTIBE 'ALEJKUMUL-KITALU 'ELLA TUKATILU KALU WE MA LENA 'ELLA NUKATILE FI SEBILI ELLAHI WE KAD 'UHRIXHNA MIN DIJARINA WE 'EBNA'INA FELEMMA KUTIBE 'ALEJHIMUL-KITALU TEWELLEW 'ILLA KALILAN MINHUM WEL-LAHU 'ALIMUN BIDH-DHALIMINE
C 2:247. Pejgamberi i tyre u tha: "All-llahu caktoi sundues tuajin Talutin". Ata thanë: "Si mund të jetë ai sundues yni, kur ne kemi më shumë meritë se ai për sundim, madje ai edhe nuk është i pasur"? Ai tha: "All-llahu e zgjodhi atë sundues tuajin dhe e pajisi me dituri të gjerë e me fuqi trupore"! All-llahu ia jep sundimin e vet atij që do, All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm.
2:247. Profeti i tyre u tha: “Allahu ka dërguar Talutin si mbretin tuaj.” Ata thanë: “Si mund të bëhet ai mbreti ynë, kur ne kemi më tepër merita se ai për të sunduar?! Përveç kësaj, ai nuk ka ndonjë pasuri të madhe.” Ai u përgjigj: “Allahu e ka zgjedhur atë për mbretin tuaj dhe e ka pajisur me dijeni të gjerë dhe me fuqi trupore. Allahu ia jep pushtetin e Vet kujt të dojë; Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëdijshëm.”
2:247. Dhe profeti i tyre u tha atyre: "Me të vërtetë, Allahu ka caktuar Talutin si mbret për ju." Ata thanë: "Si mund të jetë ai mbret mbi ne, kur ne kemi më shumë të drejtë për mbretëri sesa ai, dhe atij nuk i është dhënë bollëk pasurie?" Ai tha: "Me të vërtetë, Allahu e ka zgjedhur atë mbi ju dhe i ka dhënë atij një bollëk në dituri dhe trup. Dhe Allahu i jep mbretërinë e Tij kujtdo që do. Dhe Allahu është i Gjithëpërfshirësi, i Dituri.
2:247. WE KALE LEHUM NEBIJUHUM 'INNALL-LLAHE KAD BE'ATHE LEKUM TALUTE MELIKEN KALU 'ENNA JEKUNU LEHUL-MULKU 'ALEJNA WE NEHNU 'EHEKKU BIL-MULKI MINHU WE LEM JU'UTE SE'ATEN MINEL-MALI KALE 'INNALL-LLAHE ESTEFAHU 'ALEJKUM WE ZADEHU BESTETEN FIL-'ILMI WEL-XHISMI WEL-LAHU JU'UTI MULKEHU MEN JESHA'U WEL-LAHU WASI'UN 'ALIMUN
C 2:248. Pejgamberi i tyre u tha: "Shenjë e sundimit të tij është që t'ju sjellë arkën, që e bartin engjëjt dhe që në të gjeni qetësim (shpirtëror) nga Zoti juaj, e edhe diçka që ka mbetur nga thesari i familjes së Musait dhe Harunit. S'ka dyshim se ky, po qe se jeni besimtarë, është një fakt për ju".
2:248. Profeti u tha atyre: “Shenjë e sundimit të tij është ardhja e Arkës. Aty ka qetësi për ju nga Zoti juaj dhe relike të lëna nga familja e Musait dhe Harunit. Atë e bartin engjëjt. Sigurisht që kjo është një shenjë për ju, nëse jeni besimtarë!”
2:248. Dhe profeti i tyre u tha atyre: "Me të vërtetë, shenja e mbretërisë së tij është se do t'ju vijë Arka, në të cilën ka qetësi nga Zoti juaj dhe një relike nga ato që lanë pas Musai dhe Haruni, të bartur nga engjëjt. Me të vërtetë, në këtë është një shenjë për ju, nëse jeni besimtarë."
2:248. WE KALE LEHUM NEBIJUHUM 'INNE 'AJETE MULKIHI 'EN JE'TIJEKUMUT-TABUTU FIHI SEKINETUN MIN RABBIKUM WE BEKIJETUN MIMMA TEREKE 'ALU MUSA WE 'ALU HARUNE TEHMILUHUL-MELA'IKETU 'INNE FI DHALIKE LE'AJETEN LEKUM 'IN KUNTUM MU'UMININE
C 2:249. E kur doli (prej qytetit) Taluti me ushtrinë, tha: "All-llahu do t'ju sprovojë me një lumë, e ai që pi prej atij, ai nuk është me mua, e kush nuk e shijon atë, ai është me mua, përveç atij që me dorën e vet e pi një grusht"! Mirëpo, me përjashtim të një pakice prej tyre, të tjerët pinë nga ai. E kur e kaloi ai (Taluti) atë së bashku me te edhe ata që ishin besimtarë thanë: "Ne sot nuk kemi fuqi kundër Xhalutit dhe ushtrisë së tij"! Po ata që ishin të bindur se do ta takonin All-llahun thanë: "Sa e sa grupe të vogla me dëshirën e All-llahut kanë triumfuar ndaj grupeve të mëdha"! All-llahu është me durimtarët.
2:249. Kur Taluti u nis për luftë bashkë me ushtrinë, u tha atyre: “Allahu do t'ju provojë me një lumë. Kush pi ujë në të, nuk është ushtari im. Ndërsa kush nuk pi ujë në të ose kënaqet vetëm me një grusht ujë, është ushtari im”. Por të gjithë pinë, përveç një pakice. Pasi ai me ata (ushtarë) që ishin besimtarë kaluan lumin, shumë prej tyre thanë: “Ne sot nuk kemi fuqi të luftojmë me Xhalutin dhe ushtrinë e tij”. Por ata që ishin të bindur se do të takoheshin me Allahun, thanë: “Sa herë, me ndihmën e Allahut, një ushtri e vogël ka ngadhënjyer mbi një ushtri të madhe! Allahu është me të durueshmit”.
2:249. Dhe kur Taluti doli me ushtrinë, ai tha: "Me të vërtetë, Allahu do t'ju sprovojë me një lumë. Dhe kushdo që pi nga ai nuk është prej meje, por kushdo që nuk e shijon atë është me mua, përveçse ai që merr me dorën e tij një grusht uji." Por ata pinë prej tij, përveç një pakice prej tyre. Dhe kur ai dhe ata që besuan me të e kaluan lumin, ata thanë: "Ne nuk kemi fuqi sot kundër Xhalutit dhe ushtrisë së tij." Por ata që ishin të bindur se do të takonin Allahun thanë: "Sa shpesh një grup i vogël ka mundur një grup të madh, me lejen e Allahut! Dhe Allahu është me të duruarit."
2:249. FELEMMA FESELE TALUTU BIL-XHUNUDI KALE 'INNALL-LLAHE MUBTELIKUM BINEHERIN FEMEN SHERIBE MINHU FELEJSE MINNI WE MEN LEM JET'AMHU FE'INNEHU MINNI 'ILLA MENI EGTEREFE GURFETEN BIJEDIHI FESHERIBU MINHU 'ILLA KALILEN MINHUM FELEMMA XHAWEZEHU HUWE WEL-LEDHINE 'AMENU ME'AHU KALU LA TAKATE LENAL-JEWME BIXHALUTE WE XHUNUDIHI KALEL-LEDHINE JEDHUNNUNE 'ENNEHUM MULAKU ELLAHI KEM MIN FI'ETIN KALILETIN GALEBET FI'ETEN KETHIRETEN BI'IDHNI ELLAHI WEL-LAHU ME'A ES-SABIRINE
C 2:250. E kur i dualën përballë Xhalutit dhe ushtrisë së tij, thanë: "Zoti ynë! Na dhuro durim! Na i përforco këmbët tona dhe na ndihmo kundër pabesimtarëve!
2:250. Dhe kur u përballën me Xhalutin dhe ushtrinë e tij, thanë: “Zoti ynë! Na pajis me durim, na forco këmbët tona dhe na ndihmo kundër këtij populli jobesimtar!”
2:250. Dhe kur dolën kundër Xhalutit dhe ushtrisë së tij, ata thanë: "Zoti ynë, derdh mbi ne durim, forco hapat tanë dhe na ndihmo kundër këtij populli jobesimtar."
2:250. WE LEMMA BEREZU LIXHALUTE WE XHUNUDIHI KALU REBBENA 'EFRIG 'ALEJNA SEBREN WE THEBBIT 'EKDAMENA WE ENSURNA 'ALEL-KAWMIL-KAFIRINE
C 2:251. Me ndihmën e All-llahut i thyen ata, e Davudi e mbyti Xhalutin dhe All-llahu i dha atij (Davudit) sundimin, pejgamberllëkun dhe e mësoi atë për çdo gjë që deshi. Dhe sikur All-llahu të mos i mbronte njerëzit me disa prej disa të tjerëve, do të shkatërrohej toka, po All-llahu është bamirës i madh ndaj njerëzimit.
2:251. Me ndihmën e Allahut, ata i thyen armiqtë dhe Dauti e vrau Xhalutin. Allahu i dha atij pushtetin dhe Profecinë dhe i mësoi dituritë që deshi. Sikur Allahu të mos i ndihmonte njerëzit e mirë kundër të këqijve, bota do të ishte shkatërruar. Por Allahu është shumë Bujar me krijesat e Veta.
2:251. Dhe ata i mundën ata, me lejen e Allahut. Dhe Davudi e vrau Xhalutin, dhe Allahu i dha atij mbretërinë dhe urtësinë dhe e mësoi atë nga ato që Ai dëshiroi. Dhe sikur Allahu të mos e largonte një grup njerëzish me një grup tjetër, toka do të shkatërrohej. Por Allahu është Zotërues i mirësisë për botët.
2:251. FEHEZEMUHUM BI'IDHNI ELLAHI WE KATELE DAWUDU XHALUTE WE 'ATAHU ELLAHUL-MULKE WEL-HIKMETE WE 'ALLEMEHU MIMMA JESHA'U WE LEWLA DEF'U ELLAHI EN-NASE BA'DEHUM BIBA'DIN LEFESEDETIL-'ERDU WE LEKINNALL-LLAHE DHU FEDLIN 'ALEL-'ALEMINE
C 2:252. Këto janë argumente të All-llahut, po t'i lexojmë ty me saktësi, e s'ka dyshim se ti (Muhammed) je prej të dërguarve.
2:252. Këto janë shpalljet e Allahut. Ne t'i lexojmë ty (Muhamed) ato me të vërtetën, sepse, pa dyshim, ti je një prej të dërguarve Tanë.
2:252. Këto janë shenjat e Allahut që Ne t'i lexojmë ty me të vërtetën. Dhe me të vërtetë, ti je nga të dërguarit.
2:252. TILKE 'AJATU ELLAHI NETLUHA 'ALEJKE BIL-HEKKI WE 'INNEKE LEMINEL-MURSELINE
C 2:253. Këta (për të cilët të rrëfyem) janë të dërguarit, disa prej tyre i dalluam nga të tjerët, prej tyre pati që All-llahu u foli, disa i ngriti në shkallë më të lartë, Isait, birit të Merjemes i dhamë argumente dhe e përforcuam me shpirtin e shenjtë (Xhibrilin). E sikur të donte All-llahu, nuk do të mbyteshin ndërmjet vete ata (populli) që ishin pas tyre, pasi që atyre u patën zbritur argumentet, por ata megjithatë u përçanë. E pati prej tyre që besuan dhe pati të tillë që nuk besuan,e sikur të dëshironte All-llahu ata nuk do të mbyteshin, por All-llahu punon çka dëshiron.
2:253. Nga këta të dërguar, disa syresh i ngritëm mbi të tjerët. Disave Allahu u foli drejtpërdrejt, kurse të tjerë i ngriti në shkallë të larta. Ne i dhamë Isait, birit të Merjemes, prova (mrekulli) të qarta dhe e ndihmuam me Shpirtin e Shenjtërisë (Xhebrailin a.s.). Sikur të donte Allahu, njerëzit që erdhën pas të dërguarve nuk do të vriteshin me njëri-tjetrin pas ardhjes së provave të qarta, por ata u përçanë: disa besuan, kurse të tjerët mohuan. Sikur të donte Allahu, ata nuk do të vriteshin me njëri-tjetrin, por Allahu bën si të dojë Vetë.
2:253. Këta janë të dërguarit; disa prej tyre Ne i kemi ngritur mbi të tjerët. Disa prej tyre Allahu foli dhe disa i ngriti në grada. Dhe Ne i dhamë Isait, birit të Merjemes, shenja të qarta dhe e forcuam atë me Shpirtin e Shenjtë. Dhe sikur Allahu të kishte dëshiruar, ata që ishin pas tyre nuk do të kishin luftuar pas provave të qarta që u erdhën. Por ata kishin mosmarrëveshje; disa prej tyre besuan dhe disa prej tyre mohuan. Dhe sikur Allahu të kishte dëshiruar, ata nuk do të kishin luftuar. Por Allahu bën atë që dëshiron.
2:253. TILKE ER-RUSULU FEDDELNA BA'DEHUM 'ALA BA'DIN MINHUM MEN KELLEMEL-LAHU WE REFE'A BA'DEHUM DEREXHATIN WE 'ATEJNA 'ISA EBNE MERJEMEL-BEJJINATI WE 'EJJEDNAHU BIRUHIL-KUDUSI WE LEW SHA'EL-LAHU MA EKTETELEL-LEDHINE MIN BA'DIHIM MIN BA'DI MA XHA'ET/HUMUL-BEJJINATU WE LEKINI EHTELEFU FEMINHUM MEN 'AMENE WE MINHUM MEN KEFERE WE LEW SHA'EL-LAHU MA EKTETELU WE LEKINNALL-LLAHE JEF'ALU MA JURIDU
C 2:254. O ju që keni besuar, para se të vijë një ditë kur nuk do të ketë as shitblerje, as miqësi, e as ndërmjetësim, jepni nga ajo me çka Ne u furnizuam juve. Pabesimtarët janë mizorë.
2:254. O besimtarë! Jepni pa u kursyer nga të mirat që ju kemi dhënë Ne, para se të vijë Dita (e Gjykimit) në të cilën nuk ka shit-blerje, as miqësi, as ndërmjetësi! Jobesimtarët janë keqbërësit e vërtetë.
2:254. O ju që keni besuar, shpenzoni nga ajo që ju kemi dhënë para se të vijë një ditë në të cilën nuk ka tregti, as miqësi dhe as ndërmjetësim. Dhe jobesimtarët – ata janë të padrejtët.
2:254. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU 'ENFIKU MIMMA REZEKNAKUM MIN KABLI 'EN JE'TIJE JEWMUN LA BEJ'UN FIHI WE LA HULLETUN WE LA SHEFA'ATUN WEL-KAFIRUNE HUMU EDH-DHALIMUNE
C 2:255. All-llahu është një, nuk ka zot tjetër përveç Atij. Ai është mbikqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. Atë nuk e kap as kotja as gjumë, gjithçka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e Tij, e di të tashmen që është pranë tyre dhe të ardhmen, nga ajo që Ai di, tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar, Kursija e Tij (dija-sundimi) përfshijnë qiejt dhe tokën. Kujdesi i Tij ndaj të dyjave, nuk i vjen rëndë, Ai është më i larti, më i madhi.
2:255. Allahu! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Tij, të Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje! Atë nuk e kaplon as dremitja, as gjumi! Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Kush mund të ndërhyjë tek Ai për ndokënd pa lejen e Tij? Ai di çdo gjë që ka ndodhur përpara dhe çdo gjë që do të ndodhë pas njerëzve, kurse ata nuk mund të përvetësojnë asgjë nga Dituria e Tij, përveçse aq sa Ai dëshiron. Kursi-u i Tij shtrihet mbi qiejt dhe Tokën dhe Ai nuk e ka të rëndë t'i ruajë ato. Ai është i Larti, Madhështori!
2:255. Allahu! Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij, të Gjallët, të Përjetshmit. Nuk e kaplon as gjumi dhe as dremitja. Atij i përket gjithçka që është në qiej dhe gjithçka që është në tokë. Kush mund të ndërmjetësojë pranë Tij pa lejen e Tij? Ai e di atë që ishte para tyre dhe atë që do të vijë pas tyre. Dhe ata nuk mund të përfshijnë asgjë nga dija e Tij, përveçse ajo që Ai dëshiron. Froni i Tij përfshin qiejt dhe tokën, dhe ruajtja e tyre nuk e lodh Atë. Dhe Ai është më i Larti, më i Madhi.
2:255. ELLAHU LA 'ILAHE 'ILLA HUWEL-HEJJUL-KAJJUMU LA TE'HUDHUHU SINETUN WE LA NEWMUN LEHU MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDI MEN DHAL-LEDHI JESHFA'U 'INDEHU 'ILLA BI'IDHNIHI JA'LEMU MA BEJNE 'EJDIHIM WE MA HALFEHUM WE LA JUHITUNE BISHEJ'IN MIN 'ILMIHI 'ILLA BIMA SHA'E WESI'A KURSIJUHU ES-SEMAWATI WEL-'ERDE WE LA JE'UDUHU HIFDHUHUMA WE HUWEL-'ALIJUL-'ADHIMU
C 2:256. Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson të pavërtetat e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. All-llahu është dëgjues i dijshëm.
2:256. S'ka detyrim në fe, sepse tashmë është dalluar e drejta nga e shtrembra! Ai që mohon idhujt (dhe gjithçka që adhurohet në vend të Allahut) dhe beson në Allahun, ka siguruar lidhjen më të fortë, e cila nuk këputet kurrë. Allahu dëgjon dhe di gjithçka.
2:256. Nuk ka detyrim në fe. Me të vërtetë, e drejta është dalluar nga gabimi. Prandaj, kushdo që mohon tagutin dhe beson në Allahun, me siguri, ai është kapur për litarin më të fortë që nuk do të këputet kurrë. Dhe Allahu është Dëgjues, i Dituri.
2:256. LA 'IKRAHE FI ED-DINI KAD TEBEJJENE ER-RUSHDU MINEL-GAJJI FEMEN JEKFUR BIT-TAGUTI WE JU'UMIN BILLAHI FEKADI ESTEMSEKE BIL-'URWETIL-WUTHKA LA ENFISAME LEHA WEL-LAHU SEMI'UN 'ALIMUN
C 2:257. All-llahu është mbikëqyrës i atyre që besuan, i nxjerr ata prej errësirave në dritë. E kujdestarë të atyre që nuk besuan janë djajtë që i nxjerrin ata prej drite e i hudhin në errësira. Ata janë banorë të zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
2:257. Allahu është Mbrojtësi i atyre që besojnë. Ai i nxjerr ata nga errësira në dritë. Sa për ata që nuk besojnë, mbrojtësi i tyre është djalli, i cili i nxjerr ata nga drita dhe i shpie në errësirë. Këta janë banorët e Zjarrit (të Xhehenemit), ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
2:257. Allahu është Mbrojtësi i atyre që kanë besuar; Ai i nxjerr ata nga errësirat në dritë. Por ata që nuk besojnë, mbrojtësit e tyre janë tagutët, të cilët i nxjerrin ata nga drita në errësirë. Ata janë banorët e zjarrit; ata do të jenë aty përgjithmonë.
2:257. ELLAHU WE LIJUL-LEDHINE 'AMENU JUHRIXHUHUM MINE EDH-DHULUMATI 'ILA EN-NUR WEL-LEDHINE KEFERU 'EWLIJA'UUHUMUT-TAGUTU JUHRIXHUNEHUM MINE EN-NUR 'ILA EDH-DHULUMATI 'ULA'IKE 'ESHABU EN-NARI HUM FIHA HALIDUNE
C 2:258. A nuk ke arritur të dijsh për atë që përse All-llahu i kishte dhënë pushtet, ai (Nemrudi) polemizoi me Ibrahimin rreth Zotit të tij. Kur Ibrahimi tha: "Zoti im është Ai që jep jetë dhe vdekje"! Ai tha: "Edhe unë jap jetë dhe vdekje"! Ibrahimi tha: "Zoti im e sjell diellin nga lindja, sille pra ti atë nga perëndimi"? Atëherë ai që nuk besoi mbeti i hutuar. All-llahu nuk e shpie në rrugë të drejtë popullin mizor.
2:258. A nuk ke dëgjuar ti (Muhamed) për atë që bëri fjalë me Ibrahimin për Zotin e tij, sepse Allahu i kishte dhënë pushtet? Kur Ibrahimi i tha: “Zoti im është Ai që jep jetë dhe shkakton vdekje” - ai u përgjigj: “Edhe unë mund të jap jetë e të shkaktoj vdekje”. Ibrahimi pastaj i tha: “Allahu e sjell Diellin nga lindja. Sille ti nga perëndimi”! Atëherë, ai (mohuesi) mbeti me gojën hapur. Allahu nuk i udhëzon ata që janë keqbërës.
2:258. A nuk e ke parë atë që argumentoi me Ibrahimin për Zotin e tij, sepse Allahu i kishte dhënë mbretërinë? Kur Ibrahimi tha: "Zoti im është Ai që jep jetë dhe vdekje," ai tha: "Unë jap jetë dhe vdekje." Ibrahimi tha: "Me të vërtetë, Allahu sjell diellin nga lindja, prandaj bëje atë të dalë nga perëndimi." Kështu që jobesimtari mbeti i hutuar. Dhe Allahu nuk udhëzon popullin e padrejtë.
2:258. 'ELEM TERE 'ILAL-LEDHI HAXHXHE 'IBRAHIME FI RABBIHI 'EN 'ATAHU ELLAHUL-MULKE 'IDH KALE 'IBRAHIMU RABBIL-LEDHI JUHJI WE JUMITU KALE 'ENA 'UHJI WE 'UMITU KALE 'IBRAHIMU FE'INNALL-LLAHE JE'TI BISH-SHEMSI MINEL-MESHRIKI FE'TI BIHA MINEL-MEGRIBI FEBUHITEL-LEDHI KEFERE WEL-LAHU LA JEHDIL-KAWME EDH-DHALIMINE
C 2:259. Ose (nuk je i njohur) me shembullin e atij që kaloi pranë një fshati që ishte rrënuar në kulmet e tij, e tha: "Si e ngjallë All-llahu këtë pas shkatërrimit të tij"? E All-llahu e bëri të vdekur atë (pyetësin - Uzejrin) njëqind vjet, pastaj e ringjalli dhe i tha: "Sa qëndrove (i vdekur)"? Ai tha: "Një ditë, ose një pjesë të ditës"! Ai (All-llahu) Tha: "Jo, por ke ndenjur (i vdekur) njëqind vjet, shikoje ushqimin dhe pijen tënde si nuk është prishur, e shikoje edhe gomarin tënd (si i janë shkapërderdhur eshtrat). E për të bërë ty argument për njerëzit (bëmë këtë sprovë), shiko se si i kombinojmë eshtrat e pastaj i veshim me mish. E kur iu bë e qartë atij tha: "U binda se me të vërtetë All-llahu ka mundësi për çdo send"!
2:259. Po për atë i cili, kur kaloi pranë një qyteti të rrënuar përtokë, tha: “Si mund ta kthejë në jetë Allahu këtë qytet tani që ai është i vdekur?!” Dhe Allahu e vdiq atë për njëqind vjet e pastaj e ringjalli dhe e pyeti: “Sa kohë ke ndenjur këtu?” - Ai u përgjigj: “Një ditë ose gjysmë dite”. - “Jo” - i tha Allahu, “por ke ndenjur njëqind vjet. Shiko ushqimin dhe pijen tënde që nuk janë prishur! Shikoje gomarin tënd (si do ta ringjallim) që të të bëjmë ty dëshmi mrekullie për njerëzit; vështroji eshtrat se si i bashkojmë e pastaj i veshim me mish!” Kur atij iu bë e qartë, ai tha: “Tashmë e di se Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë!”
2:259. Ose si ai që kaloi pranë një fshati që kishte rënë në rrënoja dhe tha: "Si do ta ringjallë Allahu këtë pasi ka vdekur?" Kështu Allahu e bëri atë të vdesë për njëqind vjet, pastaj e ringjalli dhe tha: "Sa kohë ke qëndruar?" Ai tha: "Kam qëndruar një ditë ose një pjesë të ditës." Ai tha: "Jo, ke qëndruar njëqind vjet. Shiko ushqimin dhe pijen tënde – ato nuk janë prishur. Dhe shiko gomarin tënd; që Ne të të bëjmë ty një shenjë për njerëzit. Dhe shiko eshtrat, si i mbledhim ato dhe pastaj i veshim me mish." Kur u bë e qartë për të, ai tha: "E di se Allahu ka fuqi mbi çdo gjë."
2:259. 'EW KALLEDHI MERRE 'ALA KARJETIN WE HIJE HAWIJETUN 'ALA 'URUSHIHA KALE 'ENNA JUHJI HEDHIHI ELLAHU BA'DE MEWTIHA FE'EMATEHU ELLAHU MIA'ETE 'AMIN THUMME BE'ATHEHU KALE KEM LEBITHTE KALE LEBITHTU JEWMEN 'EW BA'DE JEWMIN KALE BEL LEBITHTE MIA'ETE 'AMIN FANDHUR 'ILA TA'AMIKE WE SHERABIKE LEM JETESENNEH WE ENDHUR 'ILA HIMARIKE WE LINEXH'ALEKE 'AJETEN LILNNASI WE ENDHUR 'ILAL-'IDHAMI KEJFE NUNSHIZUHA THUMME NEKSUHA LEHMAN FELEMMA TEBEJJENE LEHU KALE 'A'LEMU 'ENNEL-LAHE 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C 2:260. Përkujto kur Ibrahimi tha: "Zoti im, më mundëso të shoh se si i ngjallë të vdekurit"? Ai (Zoti) tha: "A nuk je i besueshëm"? Ai (Ibrahimi) tha: "Po, por desha që zemra ime të ngopet (bindje)"! Ai (Zoti) tha: "Merri katër shpendë pranë vete (theri e copëtoi), e pastaj në çdo kodër vëndoje nga një pjesë të tyre, mandej thirri ato, do të vijnë ty shpejtë, e dije se All-llahu është i gjithëfuqishmi, i urti".
2:260. Kur Ibrahimi tha: “O Zoti im! Tregomë si i ngjall të vdekurit!” – Zoti i tha: “A nuk beson?” - “Besoj” - iu përgjigj Ibrahimi, “por dëshiroj të më qetësohet zemra.” Allahu i tha: “Merr katër zogj dhe copëtoji. Shpërnda në çdo kodër nga një copë prej tyre pastaj thirri! Ata do të të vijnë me të shpejtë. Dhe ta dish se Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.”
2:260. Dhe kur Ibrahimi tha: "Zoti im, më trego si i ringjall të vdekurit." Ai tha: "A nuk beson?" Ai tha: "Po, por që zemra ime të gjejë qetësi." Ai tha: "Merr katër zogj dhe t'i mëso ata te ti; pastaj vendosi secilin prej tyre në një kodër dhe thirri ata; ata do të vijnë tek ty me shpejtësi. Dhe dije se Allahu është i Plotfuqishëm, i Urtë."
2:260. WE 'IDH KALE 'IBRAHIMU RABBI 'ERINI KEJFE TUHJIL-MEWTA KALE 'EWELEM TU'UMIN KALE BELA WE LEKIN LIJETME'INNE KALBI KALE FEHUDH 'ERBE'ATEN MINET-TEJRI FESURHUNNE 'ILEJKE THUMME EXH'AL 'ALA KULLI XHEBELIN MINHUNNE XHUZ'EN THUMME ED'UHUNNE JE'TINEKE SA'JAN WE A'LEM 'ENNEL-LAHE 'AZIZUN HEKIMUN
C 2:261. Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e All-llahut është si i një kokrre që i mbinë shtatë kallinj, në secilin kalli njëqind kokrra. All-llahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, All-llahu është bujar i madh, i di qëllimet.
2:261. Ata që shpenzojnë pasurinë e vet në rrugë të Allahut, i shëmbëllejnë atij që mbjell një kokërr nga e cila dalin shtatë kallinj, ku secili kalli ka nga njëqind kokrra. Allahu ia shton (shpërblimin) edhe më tepër kujt të dëshirojë; Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëdijshëm.
2:261. Shembulli i atyre që shpenzojnë pasurinë e tyre në rrugën e Allahut është si ai i një kokrre që mbin shtatë kallinj; në secilin kallinj ka njëqind kokrra. Dhe Allahu shumëfishon për kë të dojë. Dhe Allahu është i Gjithëpërfshirësi, i Dituri.
2:261. METHELUL-LEDHINE JUNFIKUNE 'EMWALEHUM FI SEBILI ELLAHI KEMETHELI HEBBETIN 'ENBETET SEB'A SENABILE FI KULLI SUNBULETIN MIA'ETU HEBBETIN WEL-LAHU JUDA'IFU LIMEN JESHA'U WEL-LAHU WASI'UN 'ALIMUN
C 2:262. Ata që për hir të All-llahut e japin pasurinë e tyre, e pastaj atë që e dhanë nuk e përcjellin me të përmendur e me mburrje, ata e kanë shpërblimin e vet te Zoti i tyre, për ata nuk ka frikë, ata as që do të brengosen.
2:262. Ata që shpenzojnë pasurinë e vet në rrugë të Allahut, pa e përcjellë atë me përgojim apo fyerje, do të kenë shpërblim te Zoti i tyre dhe nuk do të kenë pse të frikësohen apo pikëllohen.
2:262. Ata që shpenzojnë pasurinë e tyre në rrugën e Allahut dhe pastaj nuk e ndjekin atë me një të mirësi ose dëm, ata do të kenë shpërblimin e tyre te Zoti i tyre. Dhe ata nuk do të kenë frikë dhe nuk do të mërziten.
2:262. EL-LEDHINE JUNFIKUNE 'EMWALEHUM FI SEBILI ELLAHI THUMME LA JUTBI'UNE MA 'ENFEKU MENNEN WE LA 'EDHEN LEHUM 'EXHRUHUM 'INDE RABBIHIM WE LA HAWFUN 'ALEJHIM WE LA HUM JEHZENUNE
C 2:263. Një fjalë e mirë dhe një lehtësim (që i bëhet lypësit) është më e dobishme se një lëmoshë që përcillet me të keqe. All-llahu nuk ka nevojë për askë, është i butë.
2:263. Fjala e mirë dhe falja e gabimit janë më të vlefshme se lëmosha që përcillet me fyerje. Allahu është i Vetëmjaftueshëm dhe i Butë (nuk nxiton në dënime).
2:263. Një fjalë e mirë dhe falje është më e mirë se një lëmoshë që pasohet me dëm. Dhe Allahu është i Pasuri, i Butë.
2:263. KAWLUN MA'RUFUN WE MEGFIRETUN HAJRUN MIN SEDEKATIN JETBA'UHA 'EDHEN WEL-LAHU GANIJUN HELIMUN
C 2:264. O ju që besuat, mos i prishni lëmoshat tuaja me të krenuar e me ofendim siç bën ai që e jep pasurinë e vet sa par sy e faqe të njerëzve, e nuk e beson All-llahun dhe as botën tjetër. Shembulli i tij është si një gur i madh e i lëmuar që mbi të ka pak dhe, e kur e godet atë një shi i madh e lë të zhveshur (lakuriq). Ata (formalistët) nuk arrijnë asgjë nga ajo që punuan. All-llahu nuk e udhëzon popullin jobesimtar.
2:264. O besimtarë! Mos i çoni dëm lëmoshat tuaja duke ua kujtuar ato (atyre që ua keni dhënë) dhe duke fyer, siç vepron ai që e shpenzon pasurinë e vet për sy e faqe të botës dhe nuk beson në Allahun dhe Ditën e Fundit. Ai shëmbëllen me një gur të lëmuar të mbuluar me dhé, mbi të cilin bie shiu me rrebesh, duke e lënë të zhveshur. Ata nuk kanë kurrfarë dobie nga veprat që kanë bërë, se Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë popullin mohues.
2:264. O ju që keni besuar, mos i shkatërroni lëmoshat tuaja me përkujtim dhe dëm, si ai që shpenzon pasurinë e tij për t'u dukur para njerëzve dhe nuk beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit. Shembulli i tij është si një shkëmb i lëmuar mbi të cilin ka pluhur; një shi i fuqishëm e godet atë dhe e lë të zhveshur. Ata nuk mund të fitojnë asgjë nga ajo që kanë fituar. Dhe Allahu nuk udhëzon popullin jobesimtar.
2:264. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LA TUBTILU SEDEKATIKUM BIL-MENNI WEL-'EDHA KALLEDHI JUNFIKU MALEHU RI'A'E EN-NASI WE LA JU'UMINU BILLAHI WEL-JEWMIL-'AHIRI FEMETHELUHU KEMETHELI SEFWANIN 'ALEJHI TURABUN FE'ESABEHU WE EBILUN FETEREKEHU SELDEN LA JEKDIRUNE 'ALA SHEJ'IN MIMMA KESEBU WEL-LAHU LA JEHDIL-KAWMEL-KAFIRINE
C 2:265. E shembulli i atyre që pasurinë e vet e japin nga bindja e tyre e duke kërkuar kënaqësinë e All-llahut, i përngjan një kopshti në një rrafshnaltë që i bie shi i madh, e ai jep fruta të dyfishtë. Po edhe nëse nuk i bie shi i madh, i bie një rigë (që i mjafton). All-llahu sheh atë që veproni.
2:265. Ata që shpenzojnë pasurinë e vet, për të kërkuar kënaqësinë e Allahut dhe që e forcojnë veten me punë të mira, shëmbëllejnë me një kopsht të mbjellë në rrafshnaltë, në të cilin bie shi i bollshëm, andaj jep fruta dyfish. Nëse nuk i bie shi i bollshëm, i bie shi i imët që i mjafton. Allahu i sheh mirë punët që bëni ju.
2:265. Dhe shembulli i atyre që shpenzojnë pasurinë e tyre duke kërkuar kënaqësinë e Allahut dhe për të forcuar vetet e tyre është si një kopsht mbi një kodër të lartë; një shi i fuqishëm e godet atë dhe ai prodhon frytet e tij të dyfishuara. Dhe nëse nuk e godet një shi i fuqishëm, atëherë një vesë është e mjaftueshme. Dhe Allahu është i Gjithëshikuesi për atë që bëni.
2:265. WE METHELUL-LEDHINE JUNFIKUNE 'EMWALEHUMU EBTIGA'E MERDETI ELLAHI WE TETHBITAN MIN 'ENFUSIHIM KEMETHELI XHENNETIN BIREBWETIN 'ESABEHA WE EBILUN FE'ATET 'UKULEHA DI'FEJNI FE'IN LEM JUSIBHA WE EBILUN FETELLUN WEL-LAHU BIMA TA'MELUNE BESIRUN
C 2:266. A dëshiron ndonjëri prej jush që ka një kopsht me hurma e rrush, në të cilin rrjedhin lumenj,që në të ka nga të gjitha frutet, e atë (pronarin e kopshtit) ta ketë kapur pleqëria dhe ai të ketë pasardhës të mitur, e atë (kopshtin) ta godasë ndonjë stuhi me zjarr e ta djegë. Kështu All-llahu ua sqaron argumentet për të menduar ju.
2:266. A dëshiron ndonjëri nga ju që, duke qenë i moshuar e me fëmijë të mitur e të pambrojtur, kopshti i tij plot palma hurmash, vreshta e gjithfarë lloje frutash dhe i ujitur nga lumenj rrjedhës, të digjet nga një stuhi zjarri?! Ja, kështu Allahu jua shpjegon shpalljet e Tij, me qëllim që të mendoni.
2:266. A dëshiron ndonjëri prej jush të ketë një kopsht me palma dhe hardhi, nën të cilin rrjedhin lumenj, ku ka çdo lloj fruti për të, por ndërsa ai është i moshuar dhe ka fëmijë të dobët, një stuhi e fuqishme me zjarr e godet atë dhe e djeg? Kështu Allahu ua shpjegon shenjat e Tij që të mund të mendoni.
2:266. 'EJEWEDDU 'EHEDUKUM 'EN TEKUNE LEHU XHENNETUN MIN NEHILIN WE 'A'NABIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU LEHU FIHA MIN KULLI ETH-THEMERATI WE 'ESABEHUL-KIBERU WE LEHU DHURRIJETUN DU'AFA'U FE'ESABEHA 'I'SARUN FIHI NARUN FAHTEREKAT KEDHALIKE JUBEJJINU ELLAHU LEKUMUL-'AJATI LE'ALLEKUM TETEFEKKERUNE
C 2:267. O ju që besuat, jepni nga më e mira e asaj që e fituat dhe nga ajo që u dhamë prej tokës, e mos nxitoni ta jepni atë më të pavlefshmen nga ajo, e që ju nuk do ta pranonit për vete vetëm symbyllas. E, dijeni se All-llahu s'ka nevojë për ju, është i madhëruar.
2:267. O besimtarë! Jepni pa u kursyer nga të mirat që keni fituar dhe nga ato që jua kemi nxjerrë Ne nga frytet e tokës. Mos dhuroni nga ato gjëra të pavlefshme të pasurisë suaj e të cilat ju nuk do t'i pranonit ndryshe veçse symbyllur. Ta dini se Allahu është i Vetëmjaftueshëm dhe i Denjë për çdo lëvdatë.
2:267. O ju që keni besuar, shpenzoni nga të mirat që keni fituar dhe nga ajo që Ne kemi nxjerrë për ju nga toka. Dhe mos synoni atë që është e pavlefshme për të dhënë, ndërsa ju vetë nuk do ta pranonit atë, përveçse me sytë mbyllur. Dhe dijeni se Allahu është i Pasur, i Lavdishëm.
2:267. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU 'ENFIKU MIN TEJJIBATI MA KESEBTUM WE MIMMA 'EHREXHNA LEKUM MINEL-'ERDI WE LA TEJEMMEMUL-HABITHE MINHU TUNFIKUNE WE LESTUM BI'AHIDHIHI 'ILLA 'EN TUGMIDU FIHI WE A'LEMU 'ENNEL-LAHE GANIJUN HEMIDUN
C 2:268. Djalli ju frikëson nga varfëria dhe ju urdhëron për të këqija, e All-llahu ju garanton falje (mëkatesh) e begati; All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm.
2:268. Djalli ju frikëson me skamje e varfëri dhe ju urdhëron të bëni vepra të pamoralshme. Kurse Allahu ju premton faljen dhe mirësinë e Tij. Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëdijshëm.
2:268. Djalli ju premton varfëri dhe ju urdhëron për të keqen, ndërsa Allahu ju premton falje dhe një bollëk nga Ai. Dhe Allahu është i Gjithëpërfshirësi, i Dituri.
2:268. ESH-SHEJTANU JA'IDUKUMUL-FEKRE WE JE'MURUKUM BIL-FEHSHA'I WEL-LAHU JA'IDUKUM MEGFIRETEN MINHU WE FEDLEN WEL-LAHU WASI'UN 'ALIMUN
C 2:269. Ai ia dhuron urtësinë atij që do, e kujt i është dhënë urtësia, atij pra i është dhuruar mirësi e madhe, përveç të mençurve këtë nuk e kupton kush.
2:269. Ai ia jep urtësinë (të kuptuarit e Kuranit) kujt të dojë. Cilitdo që i është dhënë urtësia, vërtet që i është dhënë një mirësi e madhe. Por këtë nuk e kupton tjetërkush, përveç njerëzve të mençur.
2:269. Ai i jep urtësi kujt të dojë. Dhe kushdo që i është dhënë urtësia, me të vërtetë, atij i është dhënë shumë e mirë. Por vetëm ata që kanë mendje përkujtojnë.
2:269. JU'UTIL-HIKMETE MEN JESHA'U WE MEN JU'UTEL-HIKMETE FEKAD 'UTIJE HAJREN KETHIRAN WE MA JEDHDHEKKERU 'ILLA 'ULUL-'ELBABI
C 2:270. All-llahu di për atë që e keni dhënë nga pasuria ose keni zbatuar ndonjë premtim (nedhër), e për ata mëkatarët nuk ka ndonjë ndihmëtarë.
2:270. Çfarëdo gjëje që të jepni dhe çdo betim që të bëni, me siguri që Allahu ka dijeni për atë! Keqbërësit nuk do të kenë askënd që t'i ndihmojë.
2:270. Dhe çfarëdo që shpenzoni ose çfarëdo premtimi që bëni, me të vërtetë, Allahu e di atë. Dhe për të padrejtët nuk ka ndihmës.
2:270. WE MA 'ENFEKTUM MIN NEFEKATIN 'EW NEDHERTUM MIN NEDHRIN FE'INNALL-LLAHE JA'LEMUHU WE MA LILDHDHALIMINE MIN 'ENSARIN
C 2:271. Nëse lëmoshat i jepni haptazi, ajo është mirë, por nëse ato ua jepni të varfërve fshehurazi, ajo është edhe më e mirë për ju dhe Ai ua largon (me punë të mira) të këqijat. All-llahu është i njohur hollësisht për veprat tuaja.
2:271. T'i jepni lëmoshat haptazi, është gjë e mirë, por t'ua jepni ato të varfërve fshehurazi, është edhe më mirë dhe ju shlyen disa nga gjynahet tuaja. Allahu e njeh mirë çdo vepër që ju bëni.
2:271. Nëse e bëni të dukshme lëmoshën tuaj, kjo është mirë; por nëse e fshehni atë dhe ua jepni të varfërve, kjo është më e mirë për ju. Dhe Ai do t'ju shlyejë disa nga mëkatet tuaja. Dhe Allahu është i Gjithëinformuari për atë që bëni.
2:271. 'IN TUBDU ES-SEDEKATI FENI'IMMA HIJE WE 'IN TUHFUHA WE TU'UTUHAL-FUKARA'E FEHUWE HAJRUN LEKUM WE JUKEFFIRU 'ANKUM MIN SEJJI'ATIKUM WEL-LAHU BIMA TA'MELUNE HABIRUN
C 2:272. Nuk është obligim yti (Muhammed) udhëzimi i tyre (në rrugë të drejtë), All-llahu e shpie në rrugë të drejtë atë që do. Çkado që të jepni nga pasuria, e keni për veten tuaj, po mos jepni për tjetërkë, por vetëm për hir të All-llahut, e çkado që t'u jepni të tjerëve nga pasuria, ajo do t'u kompensohet në mënyrë të plotë duke mos u dëmtuar ju".
2:272. Ti (Muhamed) nuk e ke për detyrë t'i udhëzosh ata në rrugë të drejtë, por është Allahu Ai që udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë. Çfarëdo të mire që të jepni, është në dobinë juaj, nëse ju këtë e bëni vetëm për hir të Allahut! Çfarëdo që të jepni nga të mirat, do t'ju rikthehet e plotë dhe nuk do t'ju bëhet padrejtësi.
2:272. Nuk është përgjegjësia jote që t'i udhëzosh ata, por Allahu udhëzon kë të dojë. Dhe çfarëdo të mire që jepni, ajo është për veten tuaj. Dhe mos jepni përveçse duke kërkuar fytyrën e Allahut. Dhe çfarëdo të mire që jepni, ajo do t'ju kthehet dhe nuk do t'ju bëhet padrejtësi.
2:272. LEJSE 'ALEJKE HUDAHUM WE LEKINNALL-LLAHE JEHDI MEN JESHA'U WE MA TUNFIKU MIN HAJRIN FELI'ENFUSIKUM WE MA TUNFIKUNE 'ILLA EBTIGA'E WEXHHI ELLAHI WE MA TUNFIKU MIN HAJRIN JUWEFFE 'ILEJKUM WE 'ENTUM LA TUDHLEMUNE
C 2:273. (Jepni) për të varfërit që janë të angazhuar në rrugën e All-llahut dhe nuk kanë mundësi të gjallërojnë me tokë, duke qenë se ata nuk lypin, prandaj ai që nuk e di gjendjen e tyre mendon se ata janë të pasur. Ata i njeh nga vetë pamja e tyre (të rraskapitur), por nuk kërkojnë e as nuk i mërzitin njerëzit. Pra çkado që të jepni nga pasuria, s'ka dyshim se atë All-llahu e di shumë mirë.
2:273. (Lëmosha) u takon të varfërve, të cilët kanë hyrë në rrugën e Zotit e nuk janë në gjendje të udhëtojnë (për të fituar). Kush nuk i njeh ata, kujton se janë të kamur, për shkak se ata nuk lypin. Do t'i njohësh nga pamja e tyre. Ata nuk i mërzisin njerëzit duke lypur. E çdo gjë që shpenzoni prej të mirave, Allahu i di ato.
2:273. Ajo është për të varfrit, të cilët janë të kufizuar në rrugën e Allahut dhe nuk mund të udhëtojnë në tokë. Një i pavetëdijshëm do t'i njohë ata si të pasur për shkak të vetëpërmbajtjes së tyre. Ti do t'i njohësh ata nga shenjat e tyre. Ata nuk kërkojnë nga njerëzit në mënyrë të bezdisshme. Dhe çfarëdo të mire që jepni, me të vërtetë, Allahu e di atë.
2:273. LILFUKARA'IL-LEDHINE 'UHSIRU FI SEBILI ELLAHI LA JESTETI'UNE DERBEN FIL-'ERDI JEHSEBUHUMUL-XHAHILU 'EGNIJA'E MINET-TE'AFFUFI TA'RIFUHUM BISIMAHUM LA JES'ELUNE EN-NASE 'ILHAFAN WE MA TUNFIKU MIN HAJRIN FE'INNALL-LLAHE BIHI 'ALIMUN
C 2:274. Ata, të cilët pasurinë e vet e shpërndajnë (në rrugë të Zotit) natën e ditën, fshehurazi ose haptazi, ata shpërblimin e vet e kanë te Zoti i tyre dhe për ta nuk ka as frikë as pikëllim.
2:274. Ata që japin nga pasuria e tyre natën dhe ditën, fshehurazi dhe haptazi, do të kenë shpërblim te Zoti i tyre; ata nuk do të kenë pse të frikësohen apo pikëllohen.
2:274. Ata që shpenzojnë pasurinë e tyre natën dhe ditën, fshehurazi dhe haptazi, do të kenë shpërblimin e tyre te Zoti i tyre. Dhe ata nuk do të kenë frikë dhe nuk do të mërziten.
2:274. EL-LEDHINE JUNFIKUNE 'EMWALEHUM BIL-LEJLI WE EN-NEHARI SIRREN WE 'ALANIJETEN FELEHUM 'EXHRUHUM 'INDE RABBIHIM WE LA HAWFUN 'ALEJHIM WE LA HUM JEHZENUNE
C 2:275. Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngrihen ndryshe vetëm se si ngrihet ai çmenduri nga të prekurit e djallit. (Bëjnë) kështu ngase thanë: "Edhe shitblerja nuk është tjetër, por njësoj sikurse edhe kamata"! E All-llahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatën. Atij që i ka arritur këshillë (udhëzim) prej Zotit të tij dhe është ndalë (prej kamatës), atij i ka takuar e kaluara dhe çështja e saj mbetet te All-llahu, e kush e përsërit (pas ndalimit), ata janë banues të zjarrit, ku do të mbesin përgjithmonë.
2:275. Ata që marrin fajde, do të ringjallen (në Ditën e Gjykimit) si ai që djalli e ka çmendur me prekjen e vet, sepse ata thonë se tregtia është njëlloj si kamataria. Porse Allahu e ka lejuar tregtinë, kurse kamatarinë e ka ndaluar. Ai të cilit i vjen këshilla nga Zoti i tij dhe i shmanget kamatës, le ta mbajë atë që tashmë ka fituar dhe fati i tij është në duart e Allahut. Ndërsa ata që i kthehen kamatës sërish, do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
2:275. Ata që përpihen nga kamata do të ngrihen vetëm si ai që djalli e ka çmendur me prekje. Kjo është sepse ata thonë: "Me të vërtetë, tregtia është si kamata." Por Allahu e ka lejuar tregtinë dhe e ka ndaluar kamatën. Dhe kushdo që i vjen një këshillë nga Zoti i tij dhe ai ndalon, atëherë për të është ajo që ka fituar më parë, dhe çështja e tij është te Allahu. Por kushdo që kthehet – ata janë banorët e zjarrit; ata do të jenë aty përgjithmonë.
2:275. EL-LEDHINE JE'KULUNE ER-RIBA LA JEKUMUNE 'ILLA KEMA JEKUMUL-LEDHI JETEHABBETUHU ESH-SHEJTANU MINEL-MESSI DHALIKE BI'ENNEHUM KALU 'INNEMAL-BEJ'U MITHLU ER-RIBA WE 'EHELLEL-LAHUL-BEJ'A WE HERREME ER-RIBA FEMEN XHA'EHU MEW'IDHETUN MIN RABBIHI FANTEHA FELEHU MA SELEFE WE 'EMRUHU 'ILA ELLAHI WE MEN 'ADE FE'ULA'IKE 'ESHABU EN-NARI HUM FIHA HALIDUNE
C 2:276. All-llahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën, All-llahu nuk e do asnjë besëprerë dhe mëkatar.
2:276. Allahu ia heq çdo përfitim kamatës, kurse e rrit përfitimin e bamirësisë. Allahu nuk i do ata që janë mohues - gjynahqarë.
2:276. Allahu e shkatërron kamatën dhe e rrit sadakanë. Dhe Allahu nuk i do të pabesimtarët, mëkatarët.
2:276. JEMHEKU ELLAHU ER-RIBA WE JURBI ES-SEDEKATI WEL-LAHU LA JUHIBBU KULLE KEFFARIN 'ETHIMIN
C 2:277. S'ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, e falën namazin dhe e dhanë zekatin, ata i pret shpërblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do të kenë kurrfarë frike as brengosje.
2:277. Ata që besojnë dhe kryejnë vepra të mira, falin namazin dhe japin zeqatin, do të kenë shpërblim te Zoti i tyre dhe nuk do të kenë pse të frikësohen apo pikëllohen.
2:277. Me të vërtetë, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, dhe kryejnë faljen dhe japin zekatin, ata do të kenë shpërblimin e tyre te Zoti i tyre. Dhe ata nuk do të kenë frikë dhe nuk do të mërziten.
2:277. 'INNEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI WE 'EKAMU ES-SELETE WE 'ATEW EZ-ZEKATE LEHUM 'EXHRUHUM 'INDE RABBIHIM WE LA HAWFUN 'ALEJHIM WE LA HUM JEHZENUNE
C 2:278. O ju që besuat, kini frikë All-llahun dhe nëse jeni besimtarë të sinqert , hiqni dorë prej asaj që ka mbetur nga kamata.
2:278. O ju që keni besuar! Ta keni frikë Allahun dhe hiqni dorë nga kamata, nëse jeni besimtarë të vërtetë.
2:278. O ju që keni besuar, kini frikë Allahun dhe hiqni dorë nga ajo që ka mbetur nga kamata, nëse jeni besimtarë.
2:278. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU ETTEKU ELLAHE WE DHERU MA BEKIJE MINE ER-RIBA 'IN KUNTUM MU'UMININE
C 2:279. E në qoftë se nuk e bëni këtë (nuk heqni dorë nga kamata), atëherë binduni se jeni në konflikt me All-llahun dhe të dërguarin e Tij. E nëse jeni penduar, atëherë juve ju takon kryet e mallit tuaj - askë nuk dëmtoni, e as vetë nuk dëmtoheni.
2:279. Nëse nuk e bëni këtë, atëherë iu është shpallur luftë nga Allahu dhe i Dërguari i Tij. Nëse pendoheni, atëherë ju takon kapitali fillestar. Në këtë mënyrë, nuk dëmtoni askënd e as nuk dëmtoheni vetë.
2:279. Por nëse nuk e bëni, atëherë dijeni se keni një luftë nga Allahu dhe i Dërguari i Tij. Por nëse pendoheni, atëherë ju do të keni kapitalin tuaj. Nuk do të bëni padrejtësi dhe nuk do të ju bëhet padrejtësi.
2:279. FE'IN LEM TEF'ALU FE'DHENU BIHERBIN MINEL-LAHI WE RESULIHI WE 'IN TUBTUM FELEKUM RU'USU 'EMWALIKUM LA TEDHLIMUNE WE LA TUDHLEMUNE
C 2:280. Po në qoftë se ai (borxhliu) është në gjendje të vështirë, atëherë bëni një pritje derisa të vijë në një çlirim. E t'ia falni (borxhin) në emër të lëmoshës, ajo, nëse e dini, është shumë më e mirë për ju.
2:280. Nëse e dini se borxhliu është ngushtë, shtyjani afatin (e shlyerjes së borxhit) derisa ta përmirësojë gjendjen. Por është më mirë për ju që t'ia falni borxhin, veç sikur ta dinit.
2:280. Dhe nëse dikush është në vështirësi, atëherë le të ketë një afat derisa të lehtësohet. Por nëse falni, kjo është më e mirë për ju, nëse e dini.
2:280. WE 'IN KANE DHU 'USRETIN FENEDHIRETUN 'ILA MEJSERETIN WE 'EN TESEDDEKU HAJRUN LEKUM 'IN KUNTUM TA'LEMUNE
C 2:281. Dhe ruajuni një ditë kur në të ktheheni te All-llahu, dhe secilit njeri i plotësohet ajo që e ka fituar, dhe atyre nuk u bëhet e padrejtë.
2:281. Dhe ruajuni asaj Dite që do të ktheheni tek Allahu, kur çdokujt do t'i jepet ajo që ka fituar dhe askujt nuk do t'i bëhet padrejtësi.
2:281. Dhe kini frikë një ditë kur do të ktheheni tek Allahu. Pastaj çdo shpirt do të marrë plotësisht atë që ka fituar dhe atyre nuk do t'u bëhet padrejtësi.
2:281. WE ETTEKU JEWMEN TURXHA'UNE FIHI 'ILA ELLAHI THUMME TUWEFFA KULLU NEFSIN MA KESEBET WE HUM LA JUDHLEMUNE
C 2:282. O besimtarë, kur merrni hua prej njëri-tjetrit për një afat të caktuar, shkruajeni atë. Dhe nga gjiu juaj le të shkruajë një shkrues i drejtë dhe të mos ngurrojë nga të shkruarit ashtu siç e ka mësuar All-llahu. Le të shkruajë, e atij le t'i diktojë ai që pranon borxhin, le t'i frikësohet All-llahut, Zotit të tij e të mos lëre mangut asnjë send nga ai. E në qoftë se ai që ngarkohet me borxh është i paaftë mentalisht, është i mitur ose nuk është në gjendje të diktojë, atëherë le të diktojë drejt kujdestari i tij. Kërkoni të dëshmojnë dy dëshmitarë burra nga mesi juaj, e në qoftë se nuk janë dy burra, atëherë një burrë e dy gra, nga dëshmitarët që i pëlqeni. (Dy gra në vend të një burri) Për atë se nëse njëra prej tyre gabon, t'ia përkujtojë tjetra. Dëshmitarët të mos refuzojnë kur të thirren. Dhe mos përtoni për ta shkruar atë dhe afatin e tij, i vogël qoftë ose i madh, sepse kjo është më e drejtë tek All-llahu, më e fortë për dëshmi dhe më afër mosdyshimit. Vetëm nëse është tregti e menjëhershme (dora-doras) që e praktikoni midis jush, atëherë nuk është ndonjë mëkat të mos e shënoni. Por, kur bëni shitblerje, dëshmojnie. E ai (pronari i pasurisë) nuk dëmton as shkruesit as dëshmitarët, e nëse bëni (dëmtimin), ai është mosrespekt juaji (ndaj dispozitave të All-llahut). Kini frikë All-llahun se All-llahu ju dhuron dituri (të jashtëzakonshme), All-llahu është i gjithëdijshëm për çdo send.
2:282. O besimtarë! Shkruajeni huan që ia jepni njëri-tjetrit për një afat të caktuar. Le ta shënojë atë me drejtësi një shkrues ndërmjet jush; asnjë shkrues të mos ngurrojë që ta shënojë ashtu siç e ka mësuar Allahu. Ai le të shënojë, kurse borxhliu le të diktojë dhe le t'i frikësohet Allahut, Zotit të vet, duke mos lënë mangët asgjë nga borxhi! Në qoftë se borxhliu është mendjelehtë ose i mitur, ose i tillë që nuk është në gjendje të diktojë, atëherë le të diktojë saktësisht kujdestari i tij. Thirrni dy dëshmitarë prej njerëzve tuaj e, nëse nuk gjeni dy dëshmitarë burra, atëherë thirrni për dëshmitarë një burrë dhe dy gra, nga ata që i quani të përshtatshëm; në mënyrë që, nëse njëra grua harron, t'ia kujtojë tjetra. Dëshmitarët nuk duhet të kundërshtojnë kurdo që të thirren. Mos e lini pa e shënuar borxhin, qoftë i vogël apo i madh, duke shënuar edhe afatin e pagimit. Kjo mënyrë është më e drejtë para Allahut, më e saktë për dëshmi dhe më e përshtatshme për të mos dyshuar. Por, nëse është fjala për mallin që qarkullon nga dora në dorë, atëherë nuk do të keni gjynah nëse nuk e shënoni atë. Thirrni dëshmitarë edhe kur të lidhni kontrata për shitblerje dhe të mos dëmtohet as shkruesi, as dëshmitari. Nëse bëni të kundërtën, atëherë keni bërë gjynah, prandaj ruajuni Allahut! Allahu ju mëson ju; Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.
2:282. O ju që keni besuar, kur merrni borxh për një kohë të caktuar, shkruajeni atë. Dhe një shkrues le ta shkruajë mes jush me drejtësi. Dhe ai shkrues të mos refuzojë ta shkruajë ashtu siç e ka mësuar Allahu, prandaj le të shkruajë. Dhe ai që ka borxh të diktojë, dhe le të ketë frikë Allahun, Zotin e tij, dhe të mos fshehë asgjë prej tij. Por nëse ai që ka borxh është mendërisht i paaftë ose i dobët ose nuk është në gjendje të diktojë vetë, atëherë le të diktojë kujdestari i tij me drejtësi. Dhe merrni dy dëshmitarë nga burrat tuaj. Dhe nëse nuk ka dy burra, atëherë një burrë dhe dy gra, nga ata që i miratoni si dëshmitarë, që nëse njëra prej tyre gabon, tjetra t'ia kujtojë asaj. Dhe dëshmitarët nuk duhet të refuzojnë kur thirren. Dhe mos hezitoni ta shkruani atë, qofshin ato të vogla ose të mëdha, për kohën e caktuar të tyre. Kjo është më e drejtë për Allahun, më e qëndrueshme për dëshminë dhe më afër për të mos pasur dyshim – përveç nëse është një tregti e menjëhershme që e kryeni mes jush. Atëherë nuk ka mëkat për ju që të mos e shkruani atë. Por merrni dëshmitarë kur bëni një shitje. Dhe le të mos dëmtohet shkruesi apo dëshmitari. Dhe nëse e bëni këtë, me të vërtetë, është një padrejtësi në ju. Dhe kini frikë Allahun. Dhe Allahu ju mëson. Dhe Allahu është i Dituri për çdo gjë.
2:282. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU 'IDHA TEDAJENTUM BIDEJNIN 'ILA 'EXHELIN MUSEMMEN FAKTUBUHU WE LIEKTUB BEJNEKUM KATIBUN BIL-'ADLI WE LA JE'BE KATIBUN 'EN JEKTUBE KEMA 'ALLEMEHU ELLAHU FELJEKTUB WE LIUMLILIL-LEDHI 'ALEJHIL-HEKKU WE LIETTEKI ELLAHE REBBEHU WE LA JEBHAS MINHU SHEJ'EN FE'IN KANEL-LEDHI 'ALEJHIL-HEKKU SEFIHAN 'EW DA'IFÆN 'EW LA JESTETI'U 'EN JUMILLE HUWE FELJUMLIL WELIJUHU BIL-'ADLI WE ESTESH/HIDU SHEHIDEJNI MIN RIXHALIKUM FE'IN LEM JEKUNA REXHULEJNI FEREXHULUN WE EMRE'ETANI MIMMEN TERDEWNE MINE ESH-SHUHEDA'I 'EN TEDILLE 'IHDAHUMA FETUDHEKKIRE 'IHDAHUMAL-'UHRA WE LA JE'BE ESH-SHUHEDA'U 'IDHA MA DU'U WE LA TES'EMU 'EN TEKTUBUHU SEGIRÆN 'EW KEBIRÆN 'ILA 'EXHELIHI DHALIKUM 'EKSETU 'INDEL-LAHI WE 'EKWEMU LILSHSHEHADETI WE 'EDNA 'ELLA TERTABU 'ILLA 'EN TEKUNE TIXHARETEN HADIRETEN TUDIRUNEHA BEJNEKUM FELEJSE 'ALEJKUM XHUNAHUN 'ELLA TEKTUBUHA WE 'ESH/HIDU 'IDHA TEBAJA'TUM WE LA JUDARRE KATIBUN WE LA SHEHIDUN WE 'IN TEF'ALU FE'INNEHU FUSUKUN BIKUM WE ETTEKU ELLAHE WE JU'ALLIMUKUMU ELLAHU WEL-LAHU BIKULLI SHEJ'IN 'ALIMUN
C 2:283. E në qoftë se gjendeni në udhëtim dhe nuk gjeni shkrues, atëherë merrni peng (paradhënie ose kapar). E nëse i besoni njëri-tjetrit, atij që i është besuar le ta zbatojë atë (amanetin) që i është besuar, dhe le ta ketë frikë All-llahun, Zotin e tij. Mos e fshehni dëshminë, sepse ai që e fsheh atë, ai është mëkatar me zemrën e vet, All-llahu di atë që veproni.
2:283. Nëse jeni në udhëtim e nuk gjeni shkrues, atëherë merrni peng. Dhe, nëse njëri prej jush ka besim tek tjetri, atëherë borxhliu le ta kthejë atë që i është besuar dhe le t'i frikësohet Allahut, Zotit të vet. Mos e fshihni dëshminë, se, kush e fsheh atë, zemra e tij është gjynahqare. Allahu di çdo gjë që punoni ju.
2:283. Dhe nëse jeni në një udhëtim dhe nuk gjeni një shkrues, atëherë një peng i siguruar. Dhe nëse njëri prej jush i beson tjetrit, atëherë le ta dorëzojë atë që i është besuar dhe le të ketë frikë Allahun, Zotin e tij. Dhe mos e fshihni dëshminë, sepse kushdo që e fsheh atë – me të vërtetë, zemra e tij është mëkatare. Dhe Allahu është i Dituri për atë që bëni.
2:283. WE 'IN KUNTUM 'ALA SEFERIN WE LEM TXHIDU KATIBEN FERIHANUN MEKBUDETUN FE'IN 'EMINE BA'DUKUM BA'DAN FELJU'UEDDIL-LEDHI E'UTUMINE 'EMANETEHU WE LIETTEKI ELLAHE REBBEHU WE LA TEKTUMU ESH-SHEHADETE WE MEN JEKTUMHA FE'INNEHU 'ATHIMUN KALBUHU WEL-LAHU BIMA TA'MELUNE 'ALIMUN
C 2:284. Vetëm të All-llahut janë gjithëçka ka në qiej dhe ç'ka në tokë, e për atë që e keni në shpirtin tuaj, e shfaqët haptazi ose e mbajtët fshehtë, All-llahu do t'ju marrë në përgjegjësi, e Ai ia fal atij që do dhe e dënon atë që do. All-llahu ka mundësi për çdo send.
2:284. Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Edhe nëse e tregoni apo e fshihni çfarë keni në shpirtin tuaj, Allahu do t'ju kërkojë llogari për të. Kështu, Ai do të falë kë të dojë dhe do të dënojë kë të dojë. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
2:284. Çfarëdo që është në qiej dhe çfarëdo që është në tokë i përket Allahut. Dhe nëse shfaqni atë që është në vetet tuaja ose e fshehni atë, Allahu do t'ju marrë në llogari për të. Pastaj Ai do të falë kë të dojë dhe do të ndëshkojë kë të dojë. Dhe Allahu është i Plotfuqishëm mbi çdo gjë.
2:284. LILLAHI MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDI WE 'IN TUBDU MA FI 'ENFUSIKUM 'EW TUHFUHU JUHASIBKUM BIHI ELLAHU FEJEGFIRU LIMEN JESHA'U WE JU'ADHDHIBU MEN JESHA'U WEL-LAHU 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C 2:285. I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të tij, e ashtu edhe besimtarët. Secili i besoi All-llahut, engjëjve të Tij, shpalljeve të Tij, të dërguarve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij, dhe thanë: "Iu përgjigjëm thirrjes dhe respektuam urdhërin. Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë! Vetëm te Ti është ardhmëria jonë".
2:285. I Dërguari beson në atë (Kuranin) që i është shpallur nga Zoti i tij e po ashtu dhe besimtarët: të gjithë besojnë në Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij dhe të dërguarit e Tij (duke thënë): “Ne nuk bëjmë dallim mes asnjërit prej të dërguarve të Tij”. Ata thonë: “Ne dëgjojmë dhe bindemi. Faljen Tënde kërkojmë, o Zoti Ynë dhe te Ti do të kthehemi!”
2:285. I Dërguari ka besuar në atë që i është zbritur nga Zoti i tij, dhe gjithashtu besimtarët. Të gjithë kanë besuar në Allahun, në engjëjt e Tij, në librat e Tij dhe në të dërguarit e Tij, duke thënë: "Ne nuk bëjmë dallim mes ndonjë prej të dërguarve të Tij." Dhe ata thonë: "Ne dëgjojmë dhe i bindemi. Kërkojmë falje prej Teje, o Zoti ynë. Dhe te Ti është përfundimi."
2:285. 'AMENE ER-RESULU BIMA 'UNZILE 'ILEJHI MIN RABBIHI WEL-MU'UMINUNE KULLUN 'AMENE BILLAHI WE MELA'IKETIHI WE KUTUBIHI WE RUSULIHI LA NUFERRIKU BEJNE 'EHEDIN MIN RUSULIHI WE KALU SEMI'NA WE 'ETA'NA GUFRANEKE REBBENA WE 'ILEJKEL-MESIRU
C 2:286. All-llahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij, atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi. "Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata që ishin para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën ne nuk kemi fuqi! Na i shlyej mëkatet, na i mbulo të këqijat, na mëshiro. Ti je mbrojtësi ynë, na ndihmo kundër popullit pabesimtar!
2:286. Allahu nuk e ngarkon askënd përtej fuqisë që ka: në dobi të tij është e mira që bën, kurse në dëm të tij është e keqja që punon. Zoti ynë, mos na ndëshko për atë që harrojmë ose veprojmë pa qëllim! Zoti ynë, mos na ngarko barrë të rëndë, ashtu si i ngarkove ata para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me diçka që nuk mund ta bartim! Na i shlyej gjynahet tona, na i fal ato dhe na mëshiro! Ti je Zoti Ynë! Prandaj na jep fitore kundër atyre që nuk besojnë!”
2:286. Allahu nuk ngarkon asnjë shpirt përtej asaj që ai mund të mbajë. Për të është ajo që ai ka fituar, dhe kundër tij është ajo që ai ka fituar. "Zoti ynë, mos na ndëshko nëse harrojmë ose gabojmë. Zoti ynë, mos na ngarko mbi ne një barrë siç ia ngarkove atyre para nesh. Zoti ynë, mos na ngarko me atë që nuk kemi fuqi ta mbajmë. Dhe na fal, dhe na mbulo mëkatet tona, dhe na mëshiro. Ti je Mbrojtësi ynë, prandaj na ndihmo kundër popullit jobesimtar."
2:286. LA JUKELLIFU ELLAHU NEFSEN 'ILLA WUS'AHA LEHA MA KESEBET WE 'ALEJHA MA EKTESEBET REBBENA LA TU'UAHIDHNA 'IN NESINA 'EW 'EHTE'NA REBBENA WE LA TEHMIL 'ALEJNA 'ISRAN KEMA HEMELTEHU 'ALEL-LEDHINE MIN KABLINA REBBENA WE LA TUHEMMILNA MA LA TAKATE LENA BIHI WE A'FU 'ANNA WE EGFIR LENA WE ERHEMNA 'ENTE MEWLANA FANSURNA 'ALEL-KAWMIL-KAFIRINE