Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 2:117. Ai është shpikës i qiejve e i tokës (pa kurrfarë modeli të mëparshëm) e kur dëshiron diçka, ai vetëm i thotë: "Bëhu!", në atë moment bëhet.
2:117. Ai është Krijuesi i qiejve dhe i Tokës, pa shembull të mëparshëm dhe, kur vendos për diçka, vetëm thotë për të: “Bëhu!” - dhe ajo bëhet.
2:117. Ai është Krijuesi i qiejve dhe tokës. Kur vendos për një çështje, Ai thotë vetëm: "Bëhu," dhe ajo bëhet.
2:117. BEDI'U ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE 'IDHA KADA 'EMREN FE'INNEMA JEKULU LEHU KUN FEJEKUNU
C 2:118. E ata që nuk dinë (kurejshitët politeistë) thanë: "Përse të mos na flasë neve All-llahu, ose të na vijë ndonjë argument"! Po kështu, thëniet e tyre në mënyrë të njëjtë i patën përsëritur edhe ata që ishin para tyre. Të njëjta janë zemrat e tyre. Ne tanimë i sqaruam argumentet për një popull që dëshiron të bindet.
2:118. Kurse të paditurit thonë: “Përse Allahu nuk flet me ne ose së paku të na sillte ndonjë shenjë!” Njësoj thonin edhe ata para tyre; zemrat e tyre i përngjajnë njëra-tjetrës! Ndërkohë, Ne ua kemi treguar qartë shenjat Tona atyre që besojnë bindshëm.
2:118. Dhe ata që nuk dinë thonë: "Pse Allahu nuk na flet neve ose pse nuk na vjen një shenjë?" Kështu, ata që ishin para tyre thanë të njëjtën gjë. Zemrat e tyre janë të ngjashme. Ne i kemi shpjeguar shenjat për një popull që është i bindur.
2:118. WE KALEL-LEDHINE LA JA'LEMUNE LEWLA JUKELLIMUNALLAHU 'EW TE'TINA 'AJETUN KEDHALIKE KALEL-LEDHINE MIN KABLIHIM MITHLE KAWLIHIM TESHABEHET KULUBUHUM KAD BEJJENNAL-'AJATI LIKAWMIN JUKINUNE
C 2:119. Ne të dërguam ty me të vërtetën (Kur'anin), përgëzues dhe qortues, e ti nuk je përgjegjës për banuesit e xhehennemit.
2:119. Njëmend, Ne të kemi dërguar ty (Muhamed) si sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues; ti nuk do të pyetesh për banorët e Zjarrit flakërues.
2:119. Me të vërtetë, Ne të kemi dërguar me të vërtetën si përgëzues dhe paralajmërues. Dhe ti nuk do të pyetesh për banorët e zjarrit.
2:119. 'INNA 'ERSELNAKE BIL-HEKKI BESHIREN WE NEDHIRAN WE LA TUS'ELU 'AN 'ESHABIL-XHEHIMI
C 2:120. As jehuditë, e as krishterët kurrë nuk do të jenë të kënaqur me ty deri sa ta pasosh fenë e tyre. Thuaju: "Udhëzimi i All-llahut është udhëzim i drejtë. E nëse pasi që të ka ardhur ty e vërteta shkon pas mendimeve të tyre, nuk ka kush të të ndihmojë e as të mbrojë nga All-llahu".
2:120. As hebrenjtë, as të krishterët nuk do të jenë të kënaqur me ty, derisa të pranosh besimin e tyre. Thuaju: “Vetëm udhërrëfimi i Allahut është i drejtë!” E, në qoftë se pas diturisë që të ka zbritur, ti ndjek dëshirën e atyre, atëherë askush nuk do të të ndihmonte apo mbronte nga dënimi i Allahut.
2:120. As hebrenjtë dhe as të krishterët nuk do të jenë të kënaqur me ty derisa të ndjekësh fenë e tyre. Thuaj: "Udhëzimi i Allahut është udhëzimi i vetëm." Dhe nëse ndjek dëshirat e tyre pas asaj që të ka ardhur ty nga dituria, nuk do të kesh kundër Allahut asnjë mbrojtës dhe as ndihmës.
2:120. WE LEN TERDA 'ANKEL-JEHUDU WE LA EN-NESARA HETTA TETTEBI'A MILLETEHUM KUL 'INNE HUDA ELLAHI HUWEL-HUDA WE LE'INI ETTEBA'TE 'EHWA'EHUM BA'DEL-LEDHI XHA'EKE MINEL-'ILMI MA LEKE MINEL-LAHI MIN WE LIJIN WE LA NESIRIN
C 2:121. Atyre, të cilëve ua dhamë librin dhe të cilët e lexojnë drejt ashtu si është, ata e besojnë atë (Kur'anin). E ata që e mohojnë atë, të tillët janë ata që dështuan (në Dunja e në Ahiret).
2:121. Ata që u kemi dhënë Librin dhe e lexojnë ashtu siç është shpallur, ata besojnë vërtet në të. Kurse ata që nuk besojnë në të, pa dyshim, janë të humbur.
2:121. Ata të cilëve Ne u kemi dhënë Librin, e lexojnë atë siç duhet lexuar. Ata janë ata që besojnë në të. Dhe kushdo që e mohon atë – ata janë të humburit.
2:121. EL-LEDHINE 'ATEJNAHUMUL-KITABE JETLUNEHU HEKKA TILAWETIHI 'ULA'IKE JU'UMINUNE BIHI WE MEN JEKFUR BIHI FE'ULA'IKE HUMUL-HASIRUNE
C 2:122. O bijtë e israilit, kujtoni të mirat e Mia që ua dhurova, që ju dallova mbi njerëzit e tjerë (të asaj kohe).
2:122. O bijtë e Izraelit, kujtoni të mirat që ju dhashë dhe që ju ngrita mbi gjithë njerëzit e tjerë (të asaj kohe)!
2:122. O bijtë e Izraelit, kujtoni favorin Tim që ju kam dhënë dhe se ju kam ngritur mbi popujt e tjerë.
2:122. JA BENI 'ISRA'ILE EDHKURU NI'METIJEL-LETI 'EN'AMTU 'ALEJKUM WE 'ENNI FEDDELTUKUM 'ALEL-'ALEMINE
C 2:123. Dhe ruajuni një ditë kur askush nuk do të mund ta ndihmojë tjetrin për asnjë send, nuk pranohet prej askujt kompensim, nuk do t'i bëjë dobi askujt ndonjë ndërmjetësim dhe as që do të ndihmohen (mëkatarët).
2:123. Frikësojuni Ditës kur askush nuk do të mund të bëjë asgjë për askënd dhe, kur prej askujt, nuk do të pranohet as ndërmjetësim, as shpërblesë dhe as që do të ndihmoheni.
2:123. Dhe kini frikë një ditë kur askush nuk do të mund të shërbejë për tjetrin, dhe as shpërblimi nuk do të pranohet prej tij, dhe as ndërmjetësimi nuk do t'i bëjë dobi, dhe ata nuk do të ndihmohen.
2:123. WE ETTEKU JEWMEN LA TEXHZI NEFSUN 'AN NEFSIN SHEJ'AN WE LA JUKBELU MINHA 'ADLUN WE LA TENFA'UHA SHEFA'ATUN WE LA HUM JUNSERUNE
C 2:124. Përkujto (O i dërguar) kur Zoti i vet, Ibrahimin e provoi me disa obligime, e ai i përmbushi ato, e Ai i tha: "Unë po të bëj ty prijës (imam) të njerëzimit"! Ai tha: "(bën o Zot) Edhe nga pasardhësit e mi"! (Zoti) Tha: "Mirësinë Time nuk mund ta gëzojnë mizorët"!
2:124. Kur Allahu e provoi Ibrahimin me disa urdhërime, të cilat ai i plotësoi, Allahu i tha: “Unë do të të bëj ty imam (prijës) të njerëzve!” - “Po pasardhësit e mi?” - pyeti ai. Allahu tha: “Premtimi Im nuk i përfshin të padrejtët.”
2:124. Dhe kujtoni kur Zoti i Ibrahimit e sprovoi atë me disa urdhra, dhe ai i plotësoi ato. Ai tha: "Unë do të të bëj ty një udhëheqës për njerëzit." Ai tha: "Edhe pasardhësit e mi?" Ai tha: "Premtimi Im nuk përfshin të padrejtët."
2:124. WE 'IDH EBTELA 'IBRAHIME REBBUHU BIKELIMATIN FE'ETEMMEHUNNE KALE 'INNI XHA'ILUKE LILNNASI 'IMAMEN KALE WE MIN DHURRIJETI KALE LA JENALU 'AHDI EDH-DHALIMINE
C 2:125. Dhe kur shtëpinë (Qaben) e bëmë vendkthimi dhe vendsigurie për njerëzit, (u thamë): Vendin ku qëndroi Ibrahimi pranojeni për vendfaljeje! Ibrahimin dhe Ismailin i urdhëruam: ju të dy pastrojeni shtëpinë Time për vizituesit, për ata që qëndrojnë aty dhe për ata që falen aty.
2:125. Kujtoni kur Ne e bëmë Qabenë vendgrumbullimi dhe sigurie për njerëzit, duke thënë “Bëjeni vendin e Ibrahimit si vend faljeje!” Ne i urdhëruam Ibrahimin dhe Ismailin: “Pastrojeni Shtëpinë Time (Qabenë) për ata që e vizitojnë, që rrijnë aty për adhurim dhe që falen duke u përkulur dhe përulur”.
2:125. Dhe kujtoni kur Ne e bëmë Shtëpinë një vend kthese për njerëzit dhe një vend sigurie. Dhe merrni vendin e Ibrahimit si një vend për falje. Dhe Ne i urdhëruam Ibrahimin dhe Ismailin: "Pastroni Shtëpinë Time për ata që e rrethojnë atë, ata që qëndrojnë dhe ata që përkulen dhe bien në sexhde."
2:125. WE 'IDH XHE'ALNAL-BEJTE METHABETEN LILNNASI WE 'EMNEN WE ETTEHIDHU MIN MEKAMI 'IBRAHIME MUSELLEN WE 'AHIDNA 'ILA 'IBRAHIME WE 'ISMA'ILE 'EN TEHHIRA BEJTIJE LILTTA'IFINE WEL-'AKIFINE WE ER-RUKKA'I ES-SUXHUDI
C 2:126. Dhe kur Ibrahimi tha: "Zoti im, bëje këtë një qytet sigurie dhe banorët e tij, që besuan All-llahun dhe jetën tjetër, furnizoi me lloje të frutave"! Ai (All-llahu) tha: "(E furnizoj) Edhe atij që nuk besoi do t'ia mundësoj shfrytëzimin e frutave për një kohë të shkurtër, e pastaj do ta shtyejë në dënimin e zjarrit, e sa përfundim i shëmtuar është ai".
2:126. Kur Ibrahimi u lut: “Zoti Im, bëje këtë vend qytet të sigurt dhe furnizoji me prodhime banorët e tij, ata që besojnë në Allahun dhe në jetën tjetër!” - Allahu tha: “Atë që nuk beson, për pak kohë do ta bëj që të kënaqet e pastaj do ta hedh në dënimin e zjarrit.” Eh, sa vendbanim i keq që është ai!
2:126. Dhe kujtoni kur Ibrahimi tha: "O Zoti im, bëje këtë një qytet të sigurt dhe furnizo me fruta banorët e tij, ata që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit." Ai tha: "Dhe për ata që nuk besojnë, do t'i lejoj të përfitojnë për një kohë, pastaj do t'i shtyj drejt ndëshkimit të zjarrit. Dhe sa përfundim i keq është ai!"
2:126. WE 'IDH KALE 'IBRAHIMU RABBI EXH'AL HADHA BELEDEN 'AMINAN WE ERZUK 'EHLEHU MINE ETH-THEMERATI MEN 'AMENE MINHUM BILLAHI WEL-JEWMIL-'AHIRI KALE WE MEN KEFERE FE'UMETTI'UHU KALILÆN THUMME 'EDTERRUHU 'ILA 'ADHABI EN-NARI WE BI'SEL-MESIRU
C 2:127. Edhe kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke i ngritur themelet e shtëpisë (Qabes - luteshin): "Zoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di"!
2:127. Kur Ibrahimi dhe Ismaili ngritën themelet e Qabes, u lutën: “O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!
2:127. Dhe kujtoni kur Ibrahimi dhe Ismaili ngritën themelet e Shtëpisë: "O Zoti ynë, pranoje prej nesh. Me të vërtetë, Ti je Dëgjuesi, i Dituri.
2:127. WE 'IDH JERFA'U 'IBRAHIMUL-KAWA'IDE MINEL-BEJTI WE 'ISMA'ILU REBBENA TEKABBEL MINNA 'INNEKE 'ENTE ES-SEMI'UL-'ALIMU