U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
2:112.
Nuk është ashtu (si thonë ata), po ai që i është dorëzuar All-llahut dhe është bamirës, ai e ka shpërblimin e vet te Zoti i tij, për ata nuk ka frikë, as nuk kanë pse të mërziten.
2:112.
Vërtet, ata që i përulen Allahut dhe bëjnë vepra të mira, do ta kenë shpërblimin te Zoti i tyre, nuk do të frikësohen e as do të pikëllohen.
2:112.
Po, kushdo që i dorëzohet Allahut dhe është mirëbërës – ai do të ketë shpërblimin e tij te Zoti i tij. Dhe ata nuk do të kenë frikë dhe nuk do të mërziten.
2:112.
BELA MEN 'ESLEME WEXHHEHU LILLAHI WE HUWE MUHSINUN FELEHU 'EXHRUHU 'INDE RABBIHI WE LA HAWFUN 'ALEJHIM WE LA HUM JEHZENUNE
C
2:113.
Jehuditë thanë se të krishterët nuk janë të mbështetur në asgjë (nuk kanë fé të vërtetë). Edhe të krishterët thanë se jehuditë nuk janë të mbështetur në asgjë, e duke qenë se ata të dy palët e lexojnë librin. Po kështu si thëniet e tyre, thanë edhe ata që nuk dinin (idhujtarët për Muhammedin). Po në ditën e gjykimit për atë që ata nuk pajtoheshin, All-llahu gjykon ndërmjet tyre.
2:113.
Hebrenjtë thonë: “Të krishterët nuk kanë kurrfarë udhërrëfimi ku të mbështeten!” Edhe të krishterët thonë: “Hebrenjtë nuk kanë kurrfarë urdhërrëfimi ku të mbështeten!” Ndërkohë, të dyja palët lexojnë të njëjtin Libër. Po kështu, edhe ata që nuk dinë, thonë të njëjtat fjalë. Allahu do t'i gjykojë kundërshtitë e tyre në Ditën e Kiametit.
2:113.
Dhe hebrenjtë thonë: "Të krishterët nuk kanë asgjë," dhe të krishterët thonë: "Hebrenjtë nuk kanë asgjë," ndonëse ata lexojnë Librin. Kështu, ata që nuk dinë thonë siç thonë ata. Por Allahu do të gjykojë midis tyre në Ditën e Gjykimit për atë për të cilën ata ishin në mosmarrëveshje.
2:113.
WE KALETIL-JEHUDU LEJSETI EN-NESARA 'ALA SHEJ'IN WE KALETI EN-NESARA LEJSETIL-JEHUDU 'ALA SHEJ'IN WE HUM JETLUNEL-KITABE KEDHALIKE KALEL-LEDHINE LA JA'LEMUNE MITHLE KAWLIHIM FE-ELLAHU JEHKUMU BEJNEHUM JEWMEL-KIJAMETI FIMA KANU FIHI JEHTELIFUNE
C
2:114.
E kush mund të jetë më mizor se ai që në xhamitë e All-llahut pengon të përmendet emri i Tij (të bëhet ibadet) dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre. Atyre ndryshe nuk u takoi të hyjnë vetë në to, vetëm duke qenë respektues (të tyre e jo rrënues). Ata në këtë jetë kanë nënçmim e në botën tjetër dënim të madh.
2:114.
Kush është më fajtor se ai që pengon të përmendet nëpër xhamitë e Allahut Emri i Tij dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre?! Ata nuk duhet të hyjnë në to, përveçse të frikësuar. Për ata, në këtë jetë ka poshtërim, kurse në jetën tjetër dënim të madh.
2:114.
Dhe kush është më i padrejtë se ai që pengon në xhamitë e Allahut përmendjen e Tij dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre? Këtyre nuk u takonte të hyjnë në to, përveçse me frikë. Ata do të kenë në këtë jetë një poshtërim, dhe në jetën tjetër një ndëshkim të madh.
2:114.
WE MEN 'EDHLEMU MIMMEN MENE'A MESAXHIDEL-LAHI 'EN JUDHKERE FIHA ESMUHU WE SA'A FI HARABIHA 'ULA'IKE MA KANE LEHUM 'EN JEDHULUHA 'ILA HA'IFINE LEHUM FI ED-DUNJA HIZJUN WE LEHUM FIL-'AHIRETI 'ADHABUN 'ADHIMUN
C
2:115.
Të All-llahut janë edhe (anët nga) lindja edhe nga perëndimi, dhe kahdo që të ktheheni, aty është anë e All-llahut. Vërtetë, All-llahu është i gjerë (në bujari) e i dijshëm.
2:115.
Të Allahut janë Lindja dhe Perëndimi, pra, ngado që të ktheheni është Fytyra (ana) e Allahut. Vërtet, Allahu është Gjithëpërfshirës dhe i Gjithëdijshëm.
2:115.
Dhe Allahut i përkasin lindja dhe perëndimi. Pra, kudo që të drejtoheni, aty është fytyra e Allahut. Me të vërtetë, Allahu është Gjithëpërfshirësi, i Dituri.
2:115.
WE LILLEHIL-MESHRIKU WEL-MEGRIBU FE'EJNEMA TUWELLU FETHEMME WEXHHU ELLAHI 'INNALL-LLAHE WASI'UN 'ALIMUN
C
2:116.
Ata (ithtarët e librit) thanë: "All-llahu ka fëmijë"!? I pastër është Ai nga kjo e metë! E Tij është gjithçka në qiej e në tokë, gjithçka i është nënshtruar Atij.
2:116.
Ata thonë: “Allahu ka bërë një fëmijë”. I Lavdishëm dhe i Lartësuar qoftë Ai! Përkundrazi, Atij i përket çdo gjë që gjendet në qiej e në Tokë dhe Atij i nënshtrohet gjithçka.
2:116.
Dhe ata thonë: "Allahu ka një bir." Lavdi i qoftë Atij! Jo, Atij i përket gjithçka që është në qiej dhe në tokë. Të gjitha i binden Atij.
2:116.
WE KALU ETTEHADHEL-LAHU WELEDEN SUBHANEHU BEL LEHU MA FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI KULLUN LEHU KANITUNE
C
2:117.
Ai është shpikës i qiejve e i tokës (pa kurrfarë modeli të mëparshëm) e kur dëshiron diçka, ai vetëm i thotë: "Bëhu!", në atë moment bëhet.
2:117.
Ai është Krijuesi i qiejve dhe i Tokës, pa shembull të mëparshëm dhe, kur vendos për diçka, vetëm thotë për të: “Bëhu!” - dhe ajo bëhet.
2:117.
Ai është Krijuesi i qiejve dhe tokës. Kur vendos për një çështje, Ai thotë vetëm: "Bëhu," dhe ajo bëhet.
2:117.
BEDI'U ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE 'IDHA KADA 'EMREN FE'INNEMA JEKULU LEHU KUN FEJEKUNU
C
2:118.
E ata që nuk dinë (kurejshitët politeistë) thanë: "Përse të mos na flasë neve All-llahu, ose të na vijë ndonjë argument"! Po kështu, thëniet e tyre në mënyrë të njëjtë i patën përsëritur edhe ata që ishin para tyre. Të njëjta janë zemrat e tyre. Ne tanimë i sqaruam argumentet për një popull që dëshiron të bindet.
2:118.
Kurse të paditurit thonë: “Përse Allahu nuk flet me ne ose së paku të na sillte ndonjë shenjë!” Njësoj thonin edhe ata para tyre; zemrat e tyre i përngjajnë njëra-tjetrës! Ndërkohë, Ne ua kemi treguar qartë shenjat Tona atyre që besojnë bindshëm.
2:118.
Dhe ata që nuk dinë thonë: "Pse Allahu nuk na flet neve ose pse nuk na vjen një shenjë?" Kështu, ata që ishin para tyre thanë të njëjtën gjë. Zemrat e tyre janë të ngjashme. Ne i kemi shpjeguar shenjat për një popull që është i bindur.
2:118.
WE KALEL-LEDHINE LA JA'LEMUNE LEWLA JUKELLIMUNALLAHU 'EW TE'TINA 'AJETUN KEDHALIKE KALEL-LEDHINE MIN KABLIHIM MITHLE KAWLIHIM TESHABEHET KULUBUHUM KAD BEJJENNAL-'AJATI LIKAWMIN JUKINUNE
C
2:119.
Ne të dërguam ty me të vërtetën (Kur'anin), përgëzues dhe qortues, e ti nuk je përgjegjës për banuesit e xhehennemit.
2:119.
Njëmend, Ne të kemi dërguar ty (Muhamed) si sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues; ti nuk do të pyetesh për banorët e Zjarrit flakërues.
2:119.
Me të vërtetë, Ne të kemi dërguar me të vërtetën si përgëzues dhe paralajmërues. Dhe ti nuk do të pyetesh për banorët e zjarrit.
2:119.
'INNA 'ERSELNAKE BIL-HEKKI BESHIREN WE NEDHIRAN WE LA TUS'ELU 'AN 'ESHABIL-XHEHIMI
C
2:120.
As jehuditë, e as krishterët kurrë nuk do të jenë të kënaqur me ty deri sa ta pasosh fenë e tyre. Thuaju: "Udhëzimi i All-llahut është udhëzim i drejtë. E nëse pasi që të ka ardhur ty e vërteta shkon pas mendimeve të tyre, nuk ka kush të të ndihmojë e as të mbrojë nga All-llahu".
2:120.
As hebrenjtë, as të krishterët nuk do të jenë të kënaqur me ty, derisa të pranosh besimin e tyre. Thuaju: “Vetëm udhërrëfimi i Allahut është i drejtë!” E, në qoftë se pas diturisë që të ka zbritur, ti ndjek dëshirën e atyre, atëherë askush nuk do të të ndihmonte apo mbronte nga dënimi i Allahut.
2:120.
As hebrenjtë dhe as të krishterët nuk do të jenë të kënaqur me ty derisa të ndjekësh fenë e tyre. Thuaj: "Udhëzimi i Allahut është udhëzimi i vetëm." Dhe nëse ndjek dëshirat e tyre pas asaj që të ka ardhur ty nga dituria, nuk do të kesh kundër Allahut asnjë mbrojtës dhe as ndihmës.
2:120.
WE LEN TERDA 'ANKEL-JEHUDU WE LA EN-NESARA HETTA TETTEBI'A MILLETEHUM KUL 'INNE HUDA ELLAHI HUWEL-HUDA WE LE'INI ETTEBA'TE 'EHWA'EHUM BA'DEL-LEDHI XHA'EKE MINEL-'ILMI MA LEKE MINEL-LAHI MIN WE LIJIN WE LA NESIRIN
C
2:121.
Atyre, të cilëve ua dhamë librin dhe të cilët e lexojnë drejt ashtu si është, ata e besojnë atë (Kur'anin). E ata që e mohojnë atë, të tillët janë ata që dështuan (në Dunja e në Ahiret).
2:121.
Ata që u kemi dhënë Librin dhe e lexojnë ashtu siç është shpallur, ata besojnë vërtet në të. Kurse ata që nuk besojnë në të, pa dyshim, janë të humbur.
2:121.
Ata të cilëve Ne u kemi dhënë Librin, e lexojnë atë siç duhet lexuar. Ata janë ata që besojnë në të. Dhe kushdo që e mohon atë – ata janë të humburit.
2:121.
EL-LEDHINE 'ATEJNAHUMUL-KITABE JETLUNEHU HEKKA TILAWETIHI 'ULA'IKE JU'UMINUNE BIHI WE MEN JEKFUR BIHI FE'ULA'IKE HUMUL-HASIRUNE
C
2:122.
O bijtë e israilit, kujtoni të mirat e Mia që ua dhurova, që ju dallova mbi njerëzit e tjerë (të asaj kohe).
2:122.
O bijtë e Izraelit, kujtoni të mirat që ju dhashë dhe që ju ngrita mbi gjithë njerëzit e tjerë (të asaj kohe)!
2:122.
O bijtë e Izraelit, kujtoni favorin Tim që ju kam dhënë dhe se ju kam ngritur mbi popujt e tjerë.
2:122.
JA BENI 'ISRA'ILE EDHKURU NI'METIJEL-LETI 'EN'AMTU 'ALEJKUM WE 'ENNI FEDDELTUKUM 'ALEL-'ALEMINE