Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 2:108. A doni ta pyetni Të dërguarin tuaj sikurse u pyet më parë Musai. Ai që e ndërron besimin me mosbesim, ai tanimë e ka humbur rrugën e drejtë.
2:108. A mos doni të pyesni të Dërguarin tuaj, ashtu siç u pyet Musai më parë? Cilido që e ndërron besimin me mohim, pa dyshim që e ka humbur rrugën e drejtë.
2:108. A po kërkoni që t'i bëni pyetje të Dërguarit tuaj ashtu siç u bënë pyetje Musait më parë? Dhe kushdo që e zëvendëson besimin me mosbesimin, me të vërtetë, ai është devijuar nga rruga e drejtë.
2:108. 'EM TURIDUNE 'EN TES'ELU RESULEKUM KEMA SU'ILE MUSA MIN KABLU WE MEN JETEBEDDELIL-KUFRE BIL-'IMANI FEKAD DELLE SEWA'E ES-SEBILI
C 2:109. Shumë ithtarë të librit (jehudi, krishterë) edhe pasi u është bërë e qartë e vërteta, nga vetë zilia e tyre personale dëshiruan që pas besimit tuaj t'iu kthejnë në mosbesimtarë, pra ju lini dhe largohuni prej tyre derisa All-llahu ta sjellë urdhrin e vet. All-llahu ka mundësi për çdo send.
2:109. Shumë nga ithtarët e Librit, prej zilisë që kanë në vete, dëshirojnë që t'ju kthejnë nga besimi në mosbesim, tani që e vërteta është e qartë për ata. Por ju falini ata dhe lërini, derisa të arrijë urdhri i Allahut. Vërtet, Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
2:109. Shumë prej njerëzve të Librit dëshirojnë, për shkak të zilisë në vetet e tyre, t'ju kthejnë në mosbesim pasi që besuat, edhe pasi e vërteta u është bërë e qartë atyre. Por falni dhe kaloni mbi ta derisa Allahu të sjellë urdhrin e Tij. Me të vërtetë, Allahu ka fuqi mbi çdo gjë.
2:109. WEDDE KETHIRUN MIN 'EHLIL-KITABI LEW JERUDDUNEKUM MIN BA'DI 'IMANIKUM KUFFAREN HESEDAN MIN 'INDI 'ENFUSIHIM MIN BA'DI MA TEBEJJENE LEHUMUL-HEKKU FA'FU WE ESFEHU HETTA JE'TIJEL-LAHU BI'EMRIHI 'INNALL-LLAHE 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C 2:110. Kryeni faljen (namazin) dhe jepeni zeqatin, e çfarëdo të mirë që e përgatitni për veten tuaj, atë e gjeni tek All-llahu. S'ka dyshim se All-llahu përcjell çdo veprim tuajin.
2:110. Faleni namazin dhe jepeni zeqatin! Çfarëdo të mire që të bëni për shpirtin tuaj, do ta gjeni tek Allahu. Në të vërtetë, Ai sheh mirë gjithçka që bëni.
2:110. Dhe kryeni faljen dhe jepni zekatin. Dhe çfarëdo të mire që përgatitni për veten tuaj, do ta gjeni tek Allahu. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëvëzhguesi i asaj që bëni.
2:110. WE 'EKIMU ES-SELETE WE 'ATU EZ-ZEKATE WE MA TUKADDIMU LI'NFUSIKUM MIN HAJRIN TEXHIDUHU 'INDEL-LAHI 'INNALL-LLAHE BIMA TA'MELUNE BESIRUN
C 2:111. Ata edhe thanë: "Kurrsesi nuk ka për të hyrë kush në xhennet, përveç atij që është jehudi ose i krishter! Ato janë fantazi të tyre"! Thuaju: "Sillni argumentin tuaj (çka thoni) po qe se jeni të drejtë"?
2:111. Ata thonë: “Askush nuk do të hyjë në Xhenet, përveç hebrenjve ose të krishterëve”. Këto janë dëshirat e tyre boshe! Thuaju (o Muhamed): “Nëse është e vërtetë ajo që thoni, atëherë sillni provën tuaj!”
2:111. Dhe ata thonë: "Askush nuk do të hyjë në Xhenet përveç atyre që janë hebrenj ose të krishterë." Kjo është dëshira e tyre. Thuaj: "Sillni provat tuaja, nëse jeni të sinqertë."
2:111. WE KALU LEN JEDHULEL-XHENNETE 'ILLA MEN KANE HUDEN 'EW NESARA TILKE 'EMANIJUHUM KUL HATU BURHANEKUM 'IN KUNTUM SADIKIN
C 2:112. Nuk është ashtu (si thonë ata), po ai që i është dorëzuar All-llahut dhe është bamirës, ai e ka shpërblimin e vet te Zoti i tij, për ata nuk ka frikë, as nuk kanë pse të mërziten.
2:112. Vërtet, ata që i përulen Allahut dhe bëjnë vepra të mira, do ta kenë shpërblimin te Zoti i tyre, nuk do të frikësohen e as do të pikëllohen.
2:112. Po, kushdo që i dorëzohet Allahut dhe është mirëbërës – ai do të ketë shpërblimin e tij te Zoti i tij. Dhe ata nuk do të kenë frikë dhe nuk do të mërziten.
2:112. BELA MEN 'ESLEME WEXHHEHU LILLAHI WE HUWE MUHSINUN FELEHU 'EXHRUHU 'INDE RABBIHI WE LA HAWFUN 'ALEJHIM WE LA HUM JEHZENUNE
C 2:113. Jehuditë thanë se të krishterët nuk janë të mbështetur në asgjë (nuk kanë fé të vërtetë). Edhe të krishterët thanë se jehuditë nuk janë të mbështetur në asgjë, e duke qenë se ata të dy palët e lexojnë librin. Po kështu si thëniet e tyre, thanë edhe ata që nuk dinin (idhujtarët për Muhammedin). Po në ditën e gjykimit për atë që ata nuk pajtoheshin, All-llahu gjykon ndërmjet tyre.
2:113. Hebrenjtë thonë: “Të krishterët nuk kanë kurrfarë udhërrëfimi ku të mbështeten!” Edhe të krishterët thonë: “Hebrenjtë nuk kanë kurrfarë urdhërrëfimi ku të mbështeten!” Ndërkohë, të dyja palët lexojnë të njëjtin Libër. Po kështu, edhe ata që nuk dinë, thonë të njëjtat fjalë. Allahu do t'i gjykojë kundërshtitë e tyre në Ditën e Kiametit.
2:113. Dhe hebrenjtë thonë: "Të krishterët nuk kanë asgjë," dhe të krishterët thonë: "Hebrenjtë nuk kanë asgjë," ndonëse ata lexojnë Librin. Kështu, ata që nuk dinë thonë siç thonë ata. Por Allahu do të gjykojë midis tyre në Ditën e Gjykimit për atë për të cilën ata ishin në mosmarrëveshje.
2:113. WE KALETIL-JEHUDU LEJSETI EN-NESARA 'ALA SHEJ'IN WE KALETI EN-NESARA LEJSETIL-JEHUDU 'ALA SHEJ'IN WE HUM JETLUNEL-KITABE KEDHALIKE KALEL-LEDHINE LA JA'LEMUNE MITHLE KAWLIHIM FE-ELLAHU JEHKUMU BEJNEHUM JEWMEL-KIJAMETI FIMA KANU FIHI JEHTELIFUNE
C 2:114. E kush mund të jetë më mizor se ai që në xhamitë e All-llahut pengon të përmendet emri i Tij (të bëhet ibadet) dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre. Atyre ndryshe nuk u takoi të hyjnë vetë në to, vetëm duke qenë respektues (të tyre e jo rrënues). Ata në këtë jetë kanë nënçmim e në botën tjetër dënim të madh.
2:114. Kush është më fajtor se ai që pengon të përmendet nëpër xhamitë e Allahut Emri i Tij dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre?! Ata nuk duhet të hyjnë në to, përveçse të frikësuar. Për ata, në këtë jetë ka poshtërim, kurse në jetën tjetër dënim të madh.
2:114. Dhe kush është më i padrejtë se ai që pengon në xhamitë e Allahut përmendjen e Tij dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre? Këtyre nuk u takonte të hyjnë në to, përveçse me frikë. Ata do të kenë në këtë jetë një poshtërim, dhe në jetën tjetër një ndëshkim të madh.
2:114. WE MEN 'EDHLEMU MIMMEN MENE'A MESAXHIDEL-LAHI 'EN JUDHKERE FIHA ESMUHU WE SA'A FI HARABIHA 'ULA'IKE MA KANE LEHUM 'EN JEDHULUHA 'ILA HA'IFINE LEHUM FI ED-DUNJA HIZJUN WE LEHUM FIL-'AHIRETI 'ADHABUN 'ADHIMUN
C 2:115. Të All-llahut janë edhe (anët nga) lindja edhe nga perëndimi, dhe kahdo që të ktheheni, aty është anë e All-llahut. Vërtetë, All-llahu është i gjerë (në bujari) e i dijshëm.
2:115. Të Allahut janë Lindja dhe Perëndimi, pra, ngado që të ktheheni është Fytyra (ana) e Allahut. Vërtet, Allahu është Gjithëpërfshirës dhe i Gjithëdijshëm.
2:115. Dhe Allahut i përkasin lindja dhe perëndimi. Pra, kudo që të drejtoheni, aty është fytyra e Allahut. Me të vërtetë, Allahu është Gjithëpërfshirësi, i Dituri.
2:115. WE LILLEHIL-MESHRIKU WEL-MEGRIBU FE'EJNEMA TUWELLU FETHEMME WEXHHU ELLAHI 'INNALL-LLAHE WASI'UN 'ALIMUN
C 2:116. Ata (ithtarët e librit) thanë: "All-llahu ka fëmijë"!? I pastër është Ai nga kjo e metë! E Tij është gjithçka në qiej e në tokë, gjithçka i është nënshtruar Atij.
2:116. Ata thonë: “Allahu ka bërë një fëmijë”. I Lavdishëm dhe i Lartësuar qoftë Ai! Përkundrazi, Atij i përket çdo gjë që gjendet në qiej e në Tokë dhe Atij i nënshtrohet gjithçka.
2:116. Dhe ata thonë: "Allahu ka një bir." Lavdi i qoftë Atij! Jo, Atij i përket gjithçka që është në qiej dhe në tokë. Të gjitha i binden Atij.
2:116. WE KALU ETTEHADHEL-LAHU WELEDEN SUBHANEHU BEL LEHU MA FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI KULLUN LEHU KANITUNE
C 2:117. Ai është shpikës i qiejve e i tokës (pa kurrfarë modeli të mëparshëm) e kur dëshiron diçka, ai vetëm i thotë: "Bëhu!", në atë moment bëhet.
2:117. Ai është Krijuesi i qiejve dhe i Tokës, pa shembull të mëparshëm dhe, kur vendos për diçka, vetëm thotë për të: “Bëhu!” - dhe ajo bëhet.
2:117. Ai është Krijuesi i qiejve dhe tokës. Kur vendos për një çështje, Ai thotë vetëm: "Bëhu," dhe ajo bëhet.
2:117. BEDI'U ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE 'IDHA KADA 'EMREN FE'INNEMA JEKULU LEHU KUN FEJEKUNU
C 2:118. E ata që nuk dinë (kurejshitët politeistë) thanë: "Përse të mos na flasë neve All-llahu, ose të na vijë ndonjë argument"! Po kështu, thëniet e tyre në mënyrë të njëjtë i patën përsëritur edhe ata që ishin para tyre. Të njëjta janë zemrat e tyre. Ne tanimë i sqaruam argumentet për një popull që dëshiron të bindet.
2:118. Kurse të paditurit thonë: “Përse Allahu nuk flet me ne ose së paku të na sillte ndonjë shenjë!” Njësoj thonin edhe ata para tyre; zemrat e tyre i përngjajnë njëra-tjetrës! Ndërkohë, Ne ua kemi treguar qartë shenjat Tona atyre që besojnë bindshëm.
2:118. Dhe ata që nuk dinë thonë: "Pse Allahu nuk na flet neve ose pse nuk na vjen një shenjë?" Kështu, ata që ishin para tyre thanë të njëjtën gjë. Zemrat e tyre janë të ngjashme. Ne i kemi shpjeguar shenjat për një popull që është i bindur.
2:118. WE KALEL-LEDHINE LA JA'LEMUNE LEWLA JUKELLIMUNALLAHU 'EW TE'TINA 'AJETUN KEDHALIKE KALEL-LEDHINE MIN KABLIHIM MITHLE KAWLIHIM TESHABEHET KULUBUHUM KAD BEJJENNAL-'AJATI LIKAWMIN JUKINUNE