Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 2:104. O ju që keni besuar, mos thuani: "Raina" - po thuani: "Undhurna" dhe respektoni! Mosbesimtarët kanë dënim të dhembshëm.
2:104. O besimtarë! Mos thoni: “Rá'iná”, por thoni: “Undhurná! - “Na shiko!” dhe dëgjoni! Për mohuesit ka dënim pikëllues.
2:104. O ju që keni besuar, mos thoni: "Ra'ina," por thoni: "Unthurna," dhe dëgjoni. Dhe për jobesimtarët ka një ndëshkim të dhimbshëm.
2:104. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LA TEKULU RA'INA WE KULU ENDHURNA WE ESMA'U WE LILKAFIRINE 'ADHABUN 'ELIMUN
C 2:105. As ata, ithtarët e librit që nuk besuan, e as idhujtarët nuk duan që juve të ju vijë ndonjë e mirë nga Zoti juaj. Mirëpo, All-llahu me mëshirën e vet veçon atë që dëshiron, All-llahu është Zot i mirësisë së madhe.
2:105. Ata që mohojnë, si ithtarët e Librit, ashtu edhe paganët, nuk dëshirojnë që t'ju zbresë ndonjë e mirë nga Zoti juaj. Por Allahu ia dhuron mëshirën e Vet kujt të dojë. Allahu zotëron mirësi të madhe.
2:105. Ata që nuk besojnë midis njerëzve të Librit dhe idhujtarëve nuk dëshirojnë që të zbresë ndonjë mirësi mbi ju nga Zoti juaj. Por Allahu zgjedh për mëshirën e Tij atë që do. Dhe Allahu është Zotëruesi i mirësisë së madhe.
2:105. MA JEWEDDUL-LEDHINE KEFERU MIN 'EHLIL-KITABI WE LAL-MUSHRIKINE 'EN JUNEZZELE 'ALEJKUM MIN HAJRIN MIN RABBIKUM WEL-LAHU JEHTESSU BIREHMETIHI MEN JESHA'U WEL-LAHU DHUL-FEDLIL-'ADHIMI
C 2:106. Ne nuk abrogojmë (pezullojmë) asnjë nga argumentet tona, apo ta hedhim në harresë e të mos sjellim edhe më të dobishëm se ai, ose të ngjashëm me te. A nuk e ke ditur se All-llahu është i plotfuqishëm për çdo send?
2:106. Për çdo varg (Kurani) që Ne e shfuqizojmë apo që e bëjmë të harrohet, Ne sjellim ndonjë tjetër më të mirë ose të ngjashëm me të. A nuk e di ti se Allahu është i Fuqishëm për (të bërë) çdo gjë?!
2:106. Ne nuk anulojmë një shpallje apo bëjmë që ajo të harrohet, përveçse sjellim një më të mirë ose të ngjashme. A nuk e di se Allahu është i Plotfuqishëm mbi çdo gjë?
2:106. MA NENSEH MIN 'AJETIN 'EW NUNSIHA NE'TI BIHAJRIN MINHA 'EW MITHLIHA 'ELEM TA'LEM 'ENNEL-LAHE 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C 2:107. A nuk e ke ditur se vetëm All-llahut i takon sundimi i qiejve e i tokës, dhe se pos All-llahut nuk keni as mbrojtës as ndihmëtar.
2:107. A nuk e di ti se vetëm Allahut i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës? Përveç Allahut ju nuk keni tjetër mbrojtës e as ndihmës.
2:107. A nuk e di se Allahut i përkasin mbretëria e qiejve dhe tokës dhe se ju nuk keni përveç Allahut asnjë mbrojtës dhe as ndihmës?
2:107. 'ELEM TA'LEM 'ENNEL-LAHE LEHU MULKU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE MA LEKUM MIN DUNI ELLAHI MIN WE LIJIN WE LA NESIRIN
C 2:108. A doni ta pyetni Të dërguarin tuaj sikurse u pyet më parë Musai. Ai që e ndërron besimin me mosbesim, ai tanimë e ka humbur rrugën e drejtë.
2:108. A mos doni të pyesni të Dërguarin tuaj, ashtu siç u pyet Musai më parë? Cilido që e ndërron besimin me mohim, pa dyshim që e ka humbur rrugën e drejtë.
2:108. A po kërkoni që t'i bëni pyetje të Dërguarit tuaj ashtu siç u bënë pyetje Musait më parë? Dhe kushdo që e zëvendëson besimin me mosbesimin, me të vërtetë, ai është devijuar nga rruga e drejtë.
2:108. 'EM TURIDUNE 'EN TES'ELU RESULEKUM KEMA SU'ILE MUSA MIN KABLU WE MEN JETEBEDDELIL-KUFRE BIL-'IMANI FEKAD DELLE SEWA'E ES-SEBILI
C 2:109. Shumë ithtarë të librit (jehudi, krishterë) edhe pasi u është bërë e qartë e vërteta, nga vetë zilia e tyre personale dëshiruan që pas besimit tuaj t'iu kthejnë në mosbesimtarë, pra ju lini dhe largohuni prej tyre derisa All-llahu ta sjellë urdhrin e vet. All-llahu ka mundësi për çdo send.
2:109. Shumë nga ithtarët e Librit, prej zilisë që kanë në vete, dëshirojnë që t'ju kthejnë nga besimi në mosbesim, tani që e vërteta është e qartë për ata. Por ju falini ata dhe lërini, derisa të arrijë urdhri i Allahut. Vërtet, Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
2:109. Shumë prej njerëzve të Librit dëshirojnë, për shkak të zilisë në vetet e tyre, t'ju kthejnë në mosbesim pasi që besuat, edhe pasi e vërteta u është bërë e qartë atyre. Por falni dhe kaloni mbi ta derisa Allahu të sjellë urdhrin e Tij. Me të vërtetë, Allahu ka fuqi mbi çdo gjë.
2:109. WEDDE KETHIRUN MIN 'EHLIL-KITABI LEW JERUDDUNEKUM MIN BA'DI 'IMANIKUM KUFFAREN HESEDAN MIN 'INDI 'ENFUSIHIM MIN BA'DI MA TEBEJJENE LEHUMUL-HEKKU FA'FU WE ESFEHU HETTA JE'TIJEL-LAHU BI'EMRIHI 'INNALL-LLAHE 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C 2:110. Kryeni faljen (namazin) dhe jepeni zeqatin, e çfarëdo të mirë që e përgatitni për veten tuaj, atë e gjeni tek All-llahu. S'ka dyshim se All-llahu përcjell çdo veprim tuajin.
2:110. Faleni namazin dhe jepeni zeqatin! Çfarëdo të mire që të bëni për shpirtin tuaj, do ta gjeni tek Allahu. Në të vërtetë, Ai sheh mirë gjithçka që bëni.
2:110. Dhe kryeni faljen dhe jepni zekatin. Dhe çfarëdo të mire që përgatitni për veten tuaj, do ta gjeni tek Allahu. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëvëzhguesi i asaj që bëni.
2:110. WE 'EKIMU ES-SELETE WE 'ATU EZ-ZEKATE WE MA TUKADDIMU LI'NFUSIKUM MIN HAJRIN TEXHIDUHU 'INDEL-LAHI 'INNALL-LLAHE BIMA TA'MELUNE BESIRUN
C 2:111. Ata edhe thanë: "Kurrsesi nuk ka për të hyrë kush në xhennet, përveç atij që është jehudi ose i krishter! Ato janë fantazi të tyre"! Thuaju: "Sillni argumentin tuaj (çka thoni) po qe se jeni të drejtë"?
2:111. Ata thonë: “Askush nuk do të hyjë në Xhenet, përveç hebrenjve ose të krishterëve”. Këto janë dëshirat e tyre boshe! Thuaju (o Muhamed): “Nëse është e vërtetë ajo që thoni, atëherë sillni provën tuaj!”
2:111. Dhe ata thonë: "Askush nuk do të hyjë në Xhenet përveç atyre që janë hebrenj ose të krishterë." Kjo është dëshira e tyre. Thuaj: "Sillni provat tuaja, nëse jeni të sinqertë."
2:111. WE KALU LEN JEDHULEL-XHENNETE 'ILLA MEN KANE HUDEN 'EW NESARA TILKE 'EMANIJUHUM KUL HATU BURHANEKUM 'IN KUNTUM SADIKIN
C 2:112. Nuk është ashtu (si thonë ata), po ai që i është dorëzuar All-llahut dhe është bamirës, ai e ka shpërblimin e vet te Zoti i tij, për ata nuk ka frikë, as nuk kanë pse të mërziten.
2:112. Vërtet, ata që i përulen Allahut dhe bëjnë vepra të mira, do ta kenë shpërblimin te Zoti i tyre, nuk do të frikësohen e as do të pikëllohen.
2:112. Po, kushdo që i dorëzohet Allahut dhe është mirëbërës – ai do të ketë shpërblimin e tij te Zoti i tij. Dhe ata nuk do të kenë frikë dhe nuk do të mërziten.
2:112. BELA MEN 'ESLEME WEXHHEHU LILLAHI WE HUWE MUHSINUN FELEHU 'EXHRUHU 'INDE RABBIHI WE LA HAWFUN 'ALEJHIM WE LA HUM JEHZENUNE
C 2:113. Jehuditë thanë se të krishterët nuk janë të mbështetur në asgjë (nuk kanë fé të vërtetë). Edhe të krishterët thanë se jehuditë nuk janë të mbështetur në asgjë, e duke qenë se ata të dy palët e lexojnë librin. Po kështu si thëniet e tyre, thanë edhe ata që nuk dinin (idhujtarët për Muhammedin). Po në ditën e gjykimit për atë që ata nuk pajtoheshin, All-llahu gjykon ndërmjet tyre.
2:113. Hebrenjtë thonë: “Të krishterët nuk kanë kurrfarë udhërrëfimi ku të mbështeten!” Edhe të krishterët thonë: “Hebrenjtë nuk kanë kurrfarë urdhërrëfimi ku të mbështeten!” Ndërkohë, të dyja palët lexojnë të njëjtin Libër. Po kështu, edhe ata që nuk dinë, thonë të njëjtat fjalë. Allahu do t'i gjykojë kundërshtitë e tyre në Ditën e Kiametit.
2:113. Dhe hebrenjtë thonë: "Të krishterët nuk kanë asgjë," dhe të krishterët thonë: "Hebrenjtë nuk kanë asgjë," ndonëse ata lexojnë Librin. Kështu, ata që nuk dinë thonë siç thonë ata. Por Allahu do të gjykojë midis tyre në Ditën e Gjykimit për atë për të cilën ata ishin në mosmarrëveshje.
2:113. WE KALETIL-JEHUDU LEJSETI EN-NESARA 'ALA SHEJ'IN WE KALETI EN-NESARA LEJSETIL-JEHUDU 'ALA SHEJ'IN WE HUM JETLUNEL-KITABE KEDHALIKE KALEL-LEDHINE LA JA'LEMUNE MITHLE KAWLIHIM FE-ELLAHU JEHKUMU BEJNEHUM JEWMEL-KIJAMETI FIMA KANU FIHI JEHTELIFUNE
C 2:114. E kush mund të jetë më mizor se ai që në xhamitë e All-llahut pengon të përmendet emri i Tij (të bëhet ibadet) dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre. Atyre ndryshe nuk u takoi të hyjnë vetë në to, vetëm duke qenë respektues (të tyre e jo rrënues). Ata në këtë jetë kanë nënçmim e në botën tjetër dënim të madh.
2:114. Kush është më fajtor se ai që pengon të përmendet nëpër xhamitë e Allahut Emri i Tij dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre?! Ata nuk duhet të hyjnë në to, përveçse të frikësuar. Për ata, në këtë jetë ka poshtërim, kurse në jetën tjetër dënim të madh.
2:114. Dhe kush është më i padrejtë se ai që pengon në xhamitë e Allahut përmendjen e Tij dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre? Këtyre nuk u takonte të hyjnë në to, përveçse me frikë. Ata do të kenë në këtë jetë një poshtërim, dhe në jetën tjetër një ndëshkim të madh.
2:114. WE MEN 'EDHLEMU MIMMEN MENE'A MESAXHIDEL-LAHI 'EN JUDHKERE FIHA ESMUHU WE SA'A FI HARABIHA 'ULA'IKE MA KANE LEHUM 'EN JEDHULUHA 'ILA HA'IFINE LEHUM FI ED-DUNJA HIZJUN WE LEHUM FIL-'AHIRETI 'ADHABUN 'ADHIMUN