Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 2:102. (E hodhën librin e Zotit) E ndoqën atë që e thonin djajt në kohën e sundimit të Sulejmanit. Po Sulejmani nuk ishte i pafé, djajt ishin të pafé, sepse u mësonin njerëzve magjinë. (ndoqën) Edhe çka u zbriti në Babil dy engjëjve, Harutit dhe Marutit. E ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se t'i thonin: "Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bën i pa fé!" E, mësonin (njerëzit) prej atyre dyve atë (magji) me çka ndanin burrin prej gruas së vet, por pa lejën e All-llahut me atë askujt nuk mund t'i bënin dëm dhe ashtu mësonin çka u sillte dëm e nuk u sillte dobi atyre. E ata (jehuditë) e kanë ditur se ai që (hodhi librin) e zgjodhi atë (magjinë), ai në botën tjetër nuk ka ndonjë të drejtë (në mëshirën e Zotit). Po ta dinin, ata se për ç'ka e shitën vetveten, ajo është shumë e keqe.
2:102. dhe shkuan pas shpifjeve që bënin djajtë kundër mbretërisë së Sulejmanit. E Sulejmani nuk ishte mohues, por djajtë ishin mohues. Ata u mësonin njerëzve magjinë dhe dijeninë që u ishte dërguar dy engjëjve në Babiloni - Harutit e Marutit. Këta engjëj nuk i mësonin ndokujt magji, pa i thënë: “Ne jemi dërguar për t'ju vënë në provë, andaj ti mos u bëj mohues (duke mësuar apo ushtruar magjinë)!” Dhe njerëzit mësuan nga këta të dy se si t'i ndajnë bashkëshortët. Por magjistarët nuk mund t'i bëjnë dëm askujt pa lejen e Allahut. E megjithatë, njerëzit mësojnë ato gjëra që i dëmtojnë e nuk u bëjnë dobi. Në të vërtetë, ata e dinin se ai që e përvetësonte këtë mjeshtëri, nuk do të kishte kurrfarë të mire në jetën tjetër. Eh, sa e keqe është ajo për të cilën shitën shpirtrat e veta! Ah, sikur ta dinin ata!
2:102. Dhe ata ndoqën atë që djajtë mësonin gjatë mbretërimit të Sulejmanit. Dhe Sulejmani nuk mohoi, por djajtë mohuan, duke i mësuar njerëzit magjinë dhe atë që ishte zbritur dy engjëjve në Babiloni, Harutit dhe Marutit. Por ata të dy nuk i mësonin askujt pa thënë: "Ne jemi vetëm një sprovë, prandaj mos u bëj mohues." Dhe njerëzit mësonin prej tyre atë që i ndanin burrin nga gruaja e tij. Por ata nuk mund të dëmtonin askënd pa lejen e Allahut. Dhe ata mësonin atë që i dëmtonte dhe nuk u sillte dobi. Dhe me siguri, ata e dinin se kushdo që e merrte këtë do të kishte asnjë pjesë në jetën tjetër. Sa e keqe ishte ajo për të cilën ata e shitën veten e tyre, nëse do ta dinin!
2:102. WE ETTEBA'U MA TETLU ESH-SHEJATINU 'ALA MULKI SULEJMANE WE MA KEFERE SULEJMANU WE LEKINNE ESH-SHEJATINE KEFERU JU'ALLIMUNE EN-NASE ES-SIHRE WE MA 'UNZILE 'ALEL-MELEKEJNI BIBABILE HARUTE WE MARUTE WE MA JU'ALLIMANI MIN 'EHEDIN HETTA JEKULA 'INNEMA NEHNU FITNETUN FELA TEKFUR FEJETE'ALLEMUNE MINHUMA MA JUFERRIKUNE BIHI BEJNEL-MER'I WE ZEWXHIHI WE MA HUM BIDARRINE BIHI MIN 'EHEDIN 'ILLA BI'IDHNI ELLAHI WE JETE'ALLEMUNE MA JEDURRUHUM WE LA JENFA'UHUM WE LEKAD 'ALIMU LEMENI ESHTERAHU MA LEHU FIL-'AHIRETI MIN HALAKIN WE LEBI'SE MA SHEREW BIHI 'ENFUSEHUM LEW KANU JA'LEMUNE
C 2:103. E sikur të kishin besuar ata dhe sikur të ishin ruajtur (prej mëkateve), po të dinin, shpërblimi prej All-llahut do të ishte shumë më i dobishëm.
2:103. Sikur ata të besonin dhe të ruheshin (nga gjynahet), shpërblimi i Allahut do të ishte më i mirë. Ah, sikur ta dinin ata!
2:103. Po sikur ata të kishin besuar dhe të ishin bërë të devotshëm, shpërblimi nga Allahu do të ishte shumë më i mirë, nëse ata do ta dinin.
2:103. WE LEW 'ENNEHUM 'AMENU WE ETTEKAW LEMETHUBETUN MIN 'INDI ELLAHI HAJRUN LEW KANU JA'LEMUNE
C 2:104. O ju që keni besuar, mos thuani: "Raina" - po thuani: "Undhurna" dhe respektoni! Mosbesimtarët kanë dënim të dhembshëm.
2:104. O besimtarë! Mos thoni: “Rá'iná”, por thoni: “Undhurná! - “Na shiko!” dhe dëgjoni! Për mohuesit ka dënim pikëllues.
2:104. O ju që keni besuar, mos thoni: "Ra'ina," por thoni: "Unthurna," dhe dëgjoni. Dhe për jobesimtarët ka një ndëshkim të dhimbshëm.
2:104. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LA TEKULU RA'INA WE KULU ENDHURNA WE ESMA'U WE LILKAFIRINE 'ADHABUN 'ELIMUN
C 2:105. As ata, ithtarët e librit që nuk besuan, e as idhujtarët nuk duan që juve të ju vijë ndonjë e mirë nga Zoti juaj. Mirëpo, All-llahu me mëshirën e vet veçon atë që dëshiron, All-llahu është Zot i mirësisë së madhe.
2:105. Ata që mohojnë, si ithtarët e Librit, ashtu edhe paganët, nuk dëshirojnë që t'ju zbresë ndonjë e mirë nga Zoti juaj. Por Allahu ia dhuron mëshirën e Vet kujt të dojë. Allahu zotëron mirësi të madhe.
2:105. Ata që nuk besojnë midis njerëzve të Librit dhe idhujtarëve nuk dëshirojnë që të zbresë ndonjë mirësi mbi ju nga Zoti juaj. Por Allahu zgjedh për mëshirën e Tij atë që do. Dhe Allahu është Zotëruesi i mirësisë së madhe.
2:105. MA JEWEDDUL-LEDHINE KEFERU MIN 'EHLIL-KITABI WE LAL-MUSHRIKINE 'EN JUNEZZELE 'ALEJKUM MIN HAJRIN MIN RABBIKUM WEL-LAHU JEHTESSU BIREHMETIHI MEN JESHA'U WEL-LAHU DHUL-FEDLIL-'ADHIMI
C 2:106. Ne nuk abrogojmë (pezullojmë) asnjë nga argumentet tona, apo ta hedhim në harresë e të mos sjellim edhe më të dobishëm se ai, ose të ngjashëm me te. A nuk e ke ditur se All-llahu është i plotfuqishëm për çdo send?
2:106. Për çdo varg (Kurani) që Ne e shfuqizojmë apo që e bëjmë të harrohet, Ne sjellim ndonjë tjetër më të mirë ose të ngjashëm me të. A nuk e di ti se Allahu është i Fuqishëm për (të bërë) çdo gjë?!
2:106. Ne nuk anulojmë një shpallje apo bëjmë që ajo të harrohet, përveçse sjellim një më të mirë ose të ngjashme. A nuk e di se Allahu është i Plotfuqishëm mbi çdo gjë?
2:106. MA NENSEH MIN 'AJETIN 'EW NUNSIHA NE'TI BIHAJRIN MINHA 'EW MITHLIHA 'ELEM TA'LEM 'ENNEL-LAHE 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C 2:107. A nuk e ke ditur se vetëm All-llahut i takon sundimi i qiejve e i tokës, dhe se pos All-llahut nuk keni as mbrojtës as ndihmëtar.
2:107. A nuk e di ti se vetëm Allahut i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës? Përveç Allahut ju nuk keni tjetër mbrojtës e as ndihmës.
2:107. A nuk e di se Allahut i përkasin mbretëria e qiejve dhe tokës dhe se ju nuk keni përveç Allahut asnjë mbrojtës dhe as ndihmës?
2:107. 'ELEM TA'LEM 'ENNEL-LAHE LEHU MULKU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE MA LEKUM MIN DUNI ELLAHI MIN WE LIJIN WE LA NESIRIN
C 2:108. A doni ta pyetni Të dërguarin tuaj sikurse u pyet më parë Musai. Ai që e ndërron besimin me mosbesim, ai tanimë e ka humbur rrugën e drejtë.
2:108. A mos doni të pyesni të Dërguarin tuaj, ashtu siç u pyet Musai më parë? Cilido që e ndërron besimin me mohim, pa dyshim që e ka humbur rrugën e drejtë.
2:108. A po kërkoni që t'i bëni pyetje të Dërguarit tuaj ashtu siç u bënë pyetje Musait më parë? Dhe kushdo që e zëvendëson besimin me mosbesimin, me të vërtetë, ai është devijuar nga rruga e drejtë.
2:108. 'EM TURIDUNE 'EN TES'ELU RESULEKUM KEMA SU'ILE MUSA MIN KABLU WE MEN JETEBEDDELIL-KUFRE BIL-'IMANI FEKAD DELLE SEWA'E ES-SEBILI
C 2:109. Shumë ithtarë të librit (jehudi, krishterë) edhe pasi u është bërë e qartë e vërteta, nga vetë zilia e tyre personale dëshiruan që pas besimit tuaj t'iu kthejnë në mosbesimtarë, pra ju lini dhe largohuni prej tyre derisa All-llahu ta sjellë urdhrin e vet. All-llahu ka mundësi për çdo send.
2:109. Shumë nga ithtarët e Librit, prej zilisë që kanë në vete, dëshirojnë që t'ju kthejnë nga besimi në mosbesim, tani që e vërteta është e qartë për ata. Por ju falini ata dhe lërini, derisa të arrijë urdhri i Allahut. Vërtet, Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
2:109. Shumë prej njerëzve të Librit dëshirojnë, për shkak të zilisë në vetet e tyre, t'ju kthejnë në mosbesim pasi që besuat, edhe pasi e vërteta u është bërë e qartë atyre. Por falni dhe kaloni mbi ta derisa Allahu të sjellë urdhrin e Tij. Me të vërtetë, Allahu ka fuqi mbi çdo gjë.
2:109. WEDDE KETHIRUN MIN 'EHLIL-KITABI LEW JERUDDUNEKUM MIN BA'DI 'IMANIKUM KUFFAREN HESEDAN MIN 'INDI 'ENFUSIHIM MIN BA'DI MA TEBEJJENE LEHUMUL-HEKKU FA'FU WE ESFEHU HETTA JE'TIJEL-LAHU BI'EMRIHI 'INNALL-LLAHE 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C 2:110. Kryeni faljen (namazin) dhe jepeni zeqatin, e çfarëdo të mirë që e përgatitni për veten tuaj, atë e gjeni tek All-llahu. S'ka dyshim se All-llahu përcjell çdo veprim tuajin.
2:110. Faleni namazin dhe jepeni zeqatin! Çfarëdo të mire që të bëni për shpirtin tuaj, do ta gjeni tek Allahu. Në të vërtetë, Ai sheh mirë gjithçka që bëni.
2:110. Dhe kryeni faljen dhe jepni zekatin. Dhe çfarëdo të mire që përgatitni për veten tuaj, do ta gjeni tek Allahu. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëvëzhguesi i asaj që bëni.
2:110. WE 'EKIMU ES-SELETE WE 'ATU EZ-ZEKATE WE MA TUKADDIMU LI'NFUSIKUM MIN HAJRIN TEXHIDUHU 'INDEL-LAHI 'INNALL-LLAHE BIMA TA'MELUNE BESIRUN
C 2:111. Ata edhe thanë: "Kurrsesi nuk ka për të hyrë kush në xhennet, përveç atij që është jehudi ose i krishter! Ato janë fantazi të tyre"! Thuaju: "Sillni argumentin tuaj (çka thoni) po qe se jeni të drejtë"?
2:111. Ata thonë: “Askush nuk do të hyjë në Xhenet, përveç hebrenjve ose të krishterëve”. Këto janë dëshirat e tyre boshe! Thuaju (o Muhamed): “Nëse është e vërtetë ajo që thoni, atëherë sillni provën tuaj!”
2:111. Dhe ata thonë: "Askush nuk do të hyjë në Xhenet përveç atyre që janë hebrenj ose të krishterë." Kjo është dëshira e tyre. Thuaj: "Sillni provat tuaja, nëse jeni të sinqertë."
2:111. WE KALU LEN JEDHULEL-XHENNETE 'ILLA MEN KANE HUDEN 'EW NESARA TILKE 'EMANIJUHUM KUL HATU BURHANEKUM 'IN KUNTUM SADIKIN
C 2:112. Nuk është ashtu (si thonë ata), po ai që i është dorëzuar All-llahut dhe është bamirës, ai e ka shpërblimin e vet te Zoti i tij, për ata nuk ka frikë, as nuk kanë pse të mërziten.
2:112. Vërtet, ata që i përulen Allahut dhe bëjnë vepra të mira, do ta kenë shpërblimin te Zoti i tyre, nuk do të frikësohen e as do të pikëllohen.
2:112. Po, kushdo që i dorëzohet Allahut dhe është mirëbërës – ai do të ketë shpërblimin e tij te Zoti i tij. Dhe ata nuk do të kenë frikë dhe nuk do të mërziten.
2:112. BELA MEN 'ESLEME WEXHHEHU LILLAHI WE HUWE MUHSINUN FELEHU 'EXHRUHU 'INDE RABBIHI WE LA HAWFUN 'ALEJHIM WE LA HUM JEHZENUNE