Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 2:29. Ai (All-llahu) është që për ju krijoi gjithçka që ka në tokë, pastaj vullnetin e vet ia drejtoi qiellit dhe i përsosi ata shtatë qiej. Ai është i Gjithëdijshmi për çdo gjë.
2:29. Është Ai që për ju ka krijuar çdo gjë që ka në Tokë. Pastaj, i është drejtuar qiellit dhe e ka rregulluar, duke e bërë atë shtatë qiej. Ai është i Dijshëm për çdo gjë.
2:29. Është Ai që ka krijuar për ju gjithçka që është në tokë. Pastaj Ai e drejtoi vëmendjen e Tij drejt qiellit dhe e bëri atë shtatë qiej; dhe Ai është i Gjithëdituri për çdo gjë.
2:29. HUWEL-LEDHI HALEKA LEKUM MA FIL-'ERDI XHEMI'EN THUMME ESTEWA 'ILA ES-SEMA'I FESEWWAHUNNE SEB'A SEMAWATIN WE HUWE BIKULLI SHEJ'IN 'ALIMUN
C 2:30. (Përkujto Muhammed) Kur Zoti yt u tha engjëjve: "Unë po krijoj (po përcaktoj) në tokë një zëvendës!" Ata thanë: "A do të vëshë në te atë që bënë çrregullime dhe që derdh gjaqet, e ne të madhërojmë Ty me lavdërimin Tënd dhe plotësisht të adhurojmë!" Ai tha: "Unë di atë që ju nuk e dini!"
2:30. Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë do të krijoj një mëkëmbës (që do të zbatojë ligjet e Zotit) në tokë”, ata thanë: “A do të vësh atje dikë që do të bëjë çrregullime e do të derdhë gjak në të, ndërkohë që Ne të madhërojmë, të lavdërojmë dhe të lartësojmë ashtu si të takon Ty?!” Ai tha: “Unë di atë që ju nuk e dini”.
2:30. Dhe kur Zoti yt u tha engjëjve: "Unë do të caktoj një përfaqësues në tokë," ata thanë: "A do të vendosësh atje atë që bën çrregullime dhe derdh gjak, ndërsa ne të lavdërojmë dhe të madhërojmë Ty?" Ai tha: "Unë di atë që ju nuk e dini."
2:30. WE 'IDH KALE REBBUKE LILMELA'IKETI 'INNI XHA'ILUN FIL-'ERDI HALIFETEN KALU 'ETEXH'ALU FIHA MEN JUFSIDU FIHA WE JESFIKU ED-DIMA'E WE NEHNU NUSEBBIHU BIHEMDIKE WE NUKADDISU LEKE KALE 'INNI 'A'LEMU MA LA TA'LEMUNE
C 2:31. E Ai (Zoti) ia mësoi Ademit të gjithë emrat (e sendeve), pastaj ato ua prezentoi engjëjve dhe u tha: "Më tregoni për emrat e këtyre (sendeve të emërtuara), nëse jeni të drejtë (çka mendoni)?"
2:31. Allahu ia mësoi Ademit emrat e çdo gjëje, pastaj ua paraqiti engjëjve dhe u tha: “Më tregoni emrat e tyre, nëse ajo që thoni është e vërtetë!”
2:31. Dhe Ai i mësoi Ademit emrat e të gjitha gjërave; pastaj i paraqiti ato para engjëjve dhe tha: "Më tregoni emrat e tyre, nëse jeni të sinqertë."
2:31. WE 'ALLEME 'ADEMEL-'ESMA'E KULLEHA THUMME 'AREDEHUM 'ALEL-MELA'IKETI FEKALE 'ENBI'UNI BI'ESMA'I HA'UULA' 'IN KUNTUM SADIKINE
C 2:32. (Engjëjt) Thanë: "Ti je i pa të meta, ne nuk kemi dije tjetër përveç atë që na e mësove Ti. Vërtetë, Ti je i Gjithëdijshmi, i Urti!"
2:32. “Qofsh i lavdëruar! - thanë ata - Ne dimë vetëm atë që na ke mësuar Ti. Në të vërtetë, Ti je i Gjithëdituri, i Urti.”
2:32. Ata thanë: "Lavdi të qoftë Ty! Ne nuk dimë përveç asaj që Ti na ke mësuar. Me të vërtetë, Ti je i Gjithëdijshmi, i Urti."
2:32. KALU SUBHANEKE LA 'ILME LENA 'ILLA MA 'ALLEMTENA 'INNEKE 'ENTEL-'ALIMUL-HEKIMU
C 2:33. (Zoti) Tha: "O Adem, njoftojë ata (engjëjt) me emrat e atyre (sendeve)!" E kur u rrëfeu atyre për emrat e tyre, (Zoti) tha: "A nuk ju kam thënë juve se Unë më së miri e di fshehtësinë e qiejve e të tokës dhe më së miri e di atë, që ju e publikoni dhe atë që e mbani fshehtë".
2:33. “O Adem, - tha Ai - ua trego atyre emrat e gjërave!” Kur ai ua tregoi emrat e tyre, Allahu tha: “A nuk ju kam thënë se vetëm Unë i di fshehtësitë e qiellit e të Tokës dhe vetëm Unë e di çfarë tregoni haptazi dhe çfarë fshihni?!”
2:33. Ai tha: "O Adem, tregoji atyre emrat e tyre." Dhe kur ai ua tregoi emrat e tyre, Ai tha: "A nuk ju kam thënë se Unë di të fshehtën e qiejve dhe të tokës, dhe se Unë di atë që ju shfaqni dhe atë që fshehni?"
2:33. KALE JA 'ADEMU 'ENBI'HUM BI'ESMA'IHIM FELEMMA 'ENBE'EHUM BI'ESMA'IHIM KALE 'ELEM 'EKUL LEKUM 'INNI 'A'LEMU GAJBE ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE 'A'LEMU MA TUBDUNE WE MA KUNTUM TEKTUMUNE
C 2:34. E kur u thamë engjëjve: përuluni (bini në sexhde) Ademit, ata menjëherë iu përulën, me përjashtim të iblisit (djallit). Ai refuzoi dhe u mbajt në të madh dhe u bë pabesimtar.
2:34. Kur u thamë engjëjve: “Përuluni në sexhde para Ademit”, ata u përulën, përveç Iblisit, i cili nuk deshi, u tregua mendjemadh dhe u bë mosbesimtar.
2:34. Dhe kur Ne u thamë engjëjve: "Bini në sexhde para Ademit," ata ranë në sexhde, përveç Iblisit. Ai refuzoi, u tregua arrogant dhe ishte prej jobesimtarëve.
2:34. WE 'IDH KULNA LILMELA'IKETI ESXHUDU LI'DEME FESEXHEDU 'ILLA 'IBLISE 'EBA WE ESTEKBERE WE KANE MINEL-KAFIRINE
C 2:35. E Ne i thamë: "O Adem, ti dhe bashkëshortja juaj banoni në xhennet dhe hani lirisht nga frutat e tij kah të doni, por mos iu afroni asaj bime (peme) e të bëheni zullumqarë (të vetvetes suaj).
2:35. Ne thamë: “O Adem, jeto ti dhe gruaja jote në Xhenet dhe aty hani sa të doni e kur të doni, por mos iu afroni kësaj peme, se ndryshe do të bëheni të padrejtë”.
2:35. Dhe Ne thamë: "O Adem, bano ti dhe bashkëshortja jote në Xhenet dhe hani prej tij lirshëm kudo që të dëshironi, por mos iu afroni kësaj peme, që të mos bëheni prej të padrejtëve."
2:35. WE KULNA JA 'ADEMU ESKUN 'ENTE WE ZEWXHUKEL-XHENNETE WE KULA MINHA REGADEN HEJTHU SHI'TUMA WE LA TEKREBA HEDHIHI ESH-SHEXHERETE FETEKUNA MINE EDH-DHALIMINE
C 2:36. Po djalli i bëri që ata të dy të mashtrohen në atë (pemë ose xhennetin) dhe i nxori ata nga ajo (e mirë) që ishin në te, e Ne u thamë: "Zbritni (dilni), jeni armik i njëri-tjetrit, e ju deri në një kohë në tokë keni vendbanim dhe dëfrim".
2:36. Shejtani i shtyu të gabojnë e i nxori nga lumturia ku ishin. “Zbritni - u thamë Ne - do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Në Tokë do të qëndroni, do të keni furnizim e do të jetoni deri në një kohë të caktuar”.
2:36. Por djalli i mashtroi dhe i nxori nga ajo ku ata ishin. Dhe Ne thamë: "Zbritni – disa prej jush do të jenë armiq të të tjerëve. Dhe për ju në tokë do të jetë një vendbanim dhe një furnizim për një kohë."
2:36. FE'EZELLEHUMA ESH-SHEJTANU 'ANHA FE'EHREXHEHUMA MIMMA KANA FIHI WE KULNA EHBITU BA'DUKUM LIBA'DIN 'ADUWUN WE LEKUM FIL-'ERDI MUSTEKARRUN WE META'UN 'ILA HININ
C 2:37. E Ademi prej Zotit të vet pranoi disa fjalë (lutje), prandaj Ai ia fali (gabimin), Ai është Mëshirues dhe pranues i pendimit.
2:37. Ademi mësoi disa fjalë (se si të kërkonte falje) nga Zoti i tij, kështu që Ai ia pranoi pendimin. Sigurisht, Ai i pranon shumë pendimet, Ai është Mëshirëploti.
2:37. Atëherë Ademi mori disa fjalë nga Zoti i tij, dhe Ai ia pranoi pendimin. Me të vërtetë, Ai është Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti.
2:37. FETELEKKA 'ADEMU MIN RABBIHI KELIMATIN FETABE 'ALEJHI 'INNEHU HUWET-TEWWABU ER-REHIMU
C 2:38. Ne u thamë: "Dilni prej atyhit që të gjithë, e juve gjithqysh do t'u arrijë udhëzim prej Meje, e kush e pranon udhëzimin Tim, për ata nuk ka as frikë as që do të brengosen".
2:38. Ne u thamë: “Zbritni të gjithë prej Xhenetit! Kur t'ju vijë udhërrëfimi Ynë, ata që do t'i përmbahen atij, nuk do të kenë frikë dhe nuk do të dëshpërohen.
2:38. Ne thamë: "Zbritni prej tij të gjithë ju. Dhe kur t'ju vijë nga Unë një udhëzim, kush e ndjek udhëzimin Tim nuk do të ketë frikë dhe nuk do të mërzitet."
2:38. KULNA EHBITU MINHA XHEMI'EN FE'IMMA JE'TIJENNEKUM MINNI HUDEN FEMEN TEBI'A HUDAJE FELA HAWFUN 'ALEJHIM WE LA HUM JEHZENUNE
C 2:39. E ata që i mohuan dhe përgënjeshtruan argumentet tona, të tillët janë banues të zjarrit, ata do të jenë aty përgjithmonë.
2:39. Kurse ata që i mohojnë dhe i përgënjeshtrojnë shpalljet Tona, do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të mbesin gjithmonë.”
2:39. Dhe ata që mohojnë dhe i përgënjeshtrojnë shenjat Tona, ata do të jenë banorët e zjarrit; ata do të jenë aty përgjithmonë.
2:39. WEL-LEDHINE KEFERU WE KEDHDHEBU BI'AJATINA 'ULA'IKE 'ESHABU EN-NARI HUM FIHA HALIDUNE