U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
2:34.
E kur u thamë engjëjve: përuluni (bini në sexhde) Ademit, ata menjëherë iu përulën, me përjashtim të iblisit (djallit). Ai refuzoi dhe u mbajt në të madh dhe u bë pabesimtar.
2:34.
Kur u thamë engjëjve: “Përuluni në sexhde para Ademit”, ata u përulën, përveç Iblisit, i cili nuk deshi, u tregua mendjemadh dhe u bë mosbesimtar.
2:34.
Dhe kur Ne u thamë engjëjve: "Bini në sexhde para Ademit," ata ranë në sexhde, përveç Iblisit. Ai refuzoi, u tregua arrogant dhe ishte prej jobesimtarëve.
2:34.
WE 'IDH KULNA LILMELA'IKETI ESXHUDU LI'DEME FESEXHEDU 'ILLA 'IBLISE 'EBA WE ESTEKBERE WE KANE MINEL-KAFIRINE
C
2:35.
E Ne i thamë: "O Adem, ti dhe bashkëshortja juaj banoni në xhennet dhe hani lirisht nga frutat e tij kah të doni, por mos iu afroni asaj bime (peme) e të bëheni zullumqarë (të vetvetes suaj).
2:35.
Ne thamë: “O Adem, jeto ti dhe gruaja jote në Xhenet dhe aty hani sa të doni e kur të doni, por mos iu afroni kësaj peme, se ndryshe do të bëheni të padrejtë”.
2:35.
Dhe Ne thamë: "O Adem, bano ti dhe bashkëshortja jote në Xhenet dhe hani prej tij lirshëm kudo që të dëshironi, por mos iu afroni kësaj peme, që të mos bëheni prej të padrejtëve."
2:35.
WE KULNA JA 'ADEMU ESKUN 'ENTE WE ZEWXHUKEL-XHENNETE WE KULA MINHA REGADEN HEJTHU SHI'TUMA WE LA TEKREBA HEDHIHI ESH-SHEXHERETE FETEKUNA MINE EDH-DHALIMINE
C
2:36.
Po djalli i bëri që ata të dy të mashtrohen në atë (pemë ose xhennetin) dhe i nxori ata nga ajo (e mirë) që ishin në te, e Ne u thamë: "Zbritni (dilni), jeni armik i njëri-tjetrit, e ju deri në një kohë në tokë keni vendbanim dhe dëfrim".
2:36.
Shejtani i shtyu të gabojnë e i nxori nga lumturia ku ishin. “Zbritni - u thamë Ne - do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Në Tokë do të qëndroni, do të keni furnizim e do të jetoni deri në një kohë të caktuar”.
2:36.
Por djalli i mashtroi dhe i nxori nga ajo ku ata ishin. Dhe Ne thamë: "Zbritni – disa prej jush do të jenë armiq të të tjerëve. Dhe për ju në tokë do të jetë një vendbanim dhe një furnizim për një kohë."
2:36.
FE'EZELLEHUMA ESH-SHEJTANU 'ANHA FE'EHREXHEHUMA MIMMA KANA FIHI WE KULNA EHBITU BA'DUKUM LIBA'DIN 'ADUWUN WE LEKUM FIL-'ERDI MUSTEKARRUN WE META'UN 'ILA HININ
C
2:37.
E Ademi prej Zotit të vet pranoi disa fjalë (lutje), prandaj Ai ia fali (gabimin), Ai është Mëshirues dhe pranues i pendimit.
2:37.
Ademi mësoi disa fjalë (se si të kërkonte falje) nga Zoti i tij, kështu që Ai ia pranoi pendimin. Sigurisht, Ai i pranon shumë pendimet, Ai është Mëshirëploti.
2:37.
Atëherë Ademi mori disa fjalë nga Zoti i tij, dhe Ai ia pranoi pendimin. Me të vërtetë, Ai është Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti.
2:37.
FETELEKKA 'ADEMU MIN RABBIHI KELIMATIN FETABE 'ALEJHI 'INNEHU HUWET-TEWWABU ER-REHIMU
C
2:38.
Ne u thamë: "Dilni prej atyhit që të gjithë, e juve gjithqysh do t'u arrijë udhëzim prej Meje, e kush e pranon udhëzimin Tim, për ata nuk ka as frikë as që do të brengosen".
2:38.
Ne u thamë: “Zbritni të gjithë prej Xhenetit! Kur t'ju vijë udhërrëfimi Ynë, ata që do t'i përmbahen atij, nuk do të kenë frikë dhe nuk do të dëshpërohen.
2:38.
Ne thamë: "Zbritni prej tij të gjithë ju. Dhe kur t'ju vijë nga Unë një udhëzim, kush e ndjek udhëzimin Tim nuk do të ketë frikë dhe nuk do të mërzitet."
2:38.
KULNA EHBITU MINHA XHEMI'EN FE'IMMA JE'TIJENNEKUM MINNI HUDEN FEMEN TEBI'A HUDAJE FELA HAWFUN 'ALEJHIM WE LA HUM JEHZENUNE
C
2:39.
E ata që i mohuan dhe përgënjeshtruan argumentet tona, të tillët janë banues të zjarrit, ata do të jenë aty përgjithmonë.
2:39.
Kurse ata që i mohojnë dhe i përgënjeshtrojnë shpalljet Tona, do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të mbesin gjithmonë.”
2:39.
Dhe ata që mohojnë dhe i përgënjeshtrojnë shenjat Tona, ata do të jenë banorët e zjarrit; ata do të jenë aty përgjithmonë.
2:39.
WEL-LEDHINE KEFERU WE KEDHDHEBU BI'AJATINA 'ULA'IKE 'ESHABU EN-NARI HUM FIHA HALIDUNE
C
2:40.
O bijtë e israilit, kujtoni (jini mirënjohës për) të mirat e Mia, të cilat ua dhurova juve dhe zbatoni premtimin që ma keni dhënë Mua. Unë e zbatoj atë që u premtova dhe të më keni frikë vetëm Mua.
2:40.
O bijtë e Izraelit, kujtoni të mirat që ju kam falur! Përmbushni premtimin që Më keni dhënë, që edhe Unë të përmbush premtimin që ju kam bërë (për t'ju futur në Xhenet). Vetëm prej Meje duhet të frikësoheni.
2:40.
O bijtë e Izraelit, kujtoni favorin Tim që ju kam dhënë dhe përmbushni besëlidhjen Me Mua që Unë të përmbush besëlidhjen Me ju; dhe më frikësohuni vetëm Mua.
2:40.
JA BENI 'ISRA'ILE EDHKURU NI'METIJEL-LETI 'EN'AMTU 'ALEJKUM WE 'EWFU BI'AHDI 'UFI BI'AHDIKUM WE 'IJAJE FARHEBUNI
C
2:41.
Dhe besojeni atë që e shpalla (Kur'anin), e që vërteton atë që e keni ju e mos u bëni mohues të parë të tij, dhe mos i ndërroni ajetet e Mia (Kur'anin) me një vlerë të paktë, por vetëm Mua të ma keni dronë.
2:41.
Besoni në atë (Kuran) që kam zbritur si vërtetues të Shkrimeve tuaja, e mos u bëni mohuesit e parë të tij! Mos i këmbeni shpalljet e Mia me një vlerë të vogël dhe ruhuni vetëm prej Meje!
2:41.
Dhe besoni atë që kam zbritur, që vërteton atë që është me ju, dhe mos u bëni të parët që e mohojnë atë, dhe mos e shitni fjalën Time për një çmim të vogël, dhe frikësohuni vetëm Mua.
2:41.
WE 'AMINU BIMA 'ENZELTU MUSEDDIKEN LIMA ME'AKUM WE LA TEKUNU 'EWWELE KAFIRIN BIHI WE LA TESHTERU BI'AJATI THEMENAN KALILÆN WE 'IJAJE FE ETTEKUNI
C
2:42.
E mos e ngatërroni të vërtetën me të pavërtetën dhe me vetëdije të fshehni realitetin.
2:42.
Mos e përzieni të vërtetën me të pavërtetën, dhe të vërtetën mos e fshihni me vetëdije.
2:42.
Dhe mos e përzieni të vërtetën me të pavërtetën dhe mos e fshihni të vërtetën ndërsa e dini.
2:42.
WE LA TELBISUL-HEKKA BIL-BATILI WE TEKTUMUL-HEKKA WE 'ENTUM TA'LEMUNE
C
2:43.
Faleni namazin dhe jepni zeqatin, dhe faluni me ata që falen (bini në rukuë me ata që bien).
2:43.
Faleni namazin, jepeni zeqatin dhe përkuluni në ruku bashkë me ata që përkulen (në namaz).
2:43.
Dhe kryeni faljen, jepni zekatin dhe përkuluni me ata që përkulen.
2:43.
WE 'EKIMU ES-SELETE WE 'ATU EZ-ZEKATE WE ERKA'U ME'A ER-RAKI'INE
C
2:44.
A po i urdhëroni (thirrni) njerëzit për punë të mira, e veten tuaj po e harroni? Ndërsa ju e lexoni librin (Tevratin). A nuk po mendoni?
2:44.
Vallë, a i urdhëroni njerëzit që të bëjnë të mira e veten po e harroni, ju që lexoni Shkrimet?! A nuk arsyetoni?
2:44.
A po urdhëroni njerëzit për drejtësi dhe harroni vetet tuaja, ndërsa lexoni Librin? A nuk po arsyetoni?
2:44.
'ETE'MURUNE EN-NASE BIL-BIRRI WE TENSEWNE 'ENFUSEKUM WE 'ENTUM TETLUNEL-KITABE 'EFELA TA'KILUNE