U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
2:39.
E ata që i mohuan dhe përgënjeshtruan argumentet tona, të tillët janë banues të zjarrit, ata do të jenë aty përgjithmonë.
2:39.
Kurse ata që i mohojnë dhe i përgënjeshtrojnë shpalljet Tona, do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të mbesin gjithmonë.”
2:39.
Dhe ata që mohojnë dhe i përgënjeshtrojnë shenjat Tona, ata do të jenë banorët e zjarrit; ata do të jenë aty përgjithmonë.
2:39.
WEL-LEDHINE KEFERU WE KEDHDHEBU BI'AJATINA 'ULA'IKE 'ESHABU EN-NARI HUM FIHA HALIDUNE
C
2:40.
O bijtë e israilit, kujtoni (jini mirënjohës për) të mirat e Mia, të cilat ua dhurova juve dhe zbatoni premtimin që ma keni dhënë Mua. Unë e zbatoj atë që u premtova dhe të më keni frikë vetëm Mua.
2:40.
O bijtë e Izraelit, kujtoni të mirat që ju kam falur! Përmbushni premtimin që Më keni dhënë, që edhe Unë të përmbush premtimin që ju kam bërë (për t'ju futur në Xhenet). Vetëm prej Meje duhet të frikësoheni.
2:40.
O bijtë e Izraelit, kujtoni favorin Tim që ju kam dhënë dhe përmbushni besëlidhjen Me Mua që Unë të përmbush besëlidhjen Me ju; dhe më frikësohuni vetëm Mua.
2:40.
JA BENI 'ISRA'ILE EDHKURU NI'METIJEL-LETI 'EN'AMTU 'ALEJKUM WE 'EWFU BI'AHDI 'UFI BI'AHDIKUM WE 'IJAJE FARHEBUNI
C
2:41.
Dhe besojeni atë që e shpalla (Kur'anin), e që vërteton atë që e keni ju e mos u bëni mohues të parë të tij, dhe mos i ndërroni ajetet e Mia (Kur'anin) me një vlerë të paktë, por vetëm Mua të ma keni dronë.
2:41.
Besoni në atë (Kuran) që kam zbritur si vërtetues të Shkrimeve tuaja, e mos u bëni mohuesit e parë të tij! Mos i këmbeni shpalljet e Mia me një vlerë të vogël dhe ruhuni vetëm prej Meje!
2:41.
Dhe besoni atë që kam zbritur, që vërteton atë që është me ju, dhe mos u bëni të parët që e mohojnë atë, dhe mos e shitni fjalën Time për një çmim të vogël, dhe frikësohuni vetëm Mua.
2:41.
WE 'AMINU BIMA 'ENZELTU MUSEDDIKEN LIMA ME'AKUM WE LA TEKUNU 'EWWELE KAFIRIN BIHI WE LA TESHTERU BI'AJATI THEMENAN KALILÆN WE 'IJAJE FE ETTEKUNI
C
2:42.
E mos e ngatërroni të vërtetën me të pavërtetën dhe me vetëdije të fshehni realitetin.
2:42.
Mos e përzieni të vërtetën me të pavërtetën, dhe të vërtetën mos e fshihni me vetëdije.
2:42.
Dhe mos e përzieni të vërtetën me të pavërtetën dhe mos e fshihni të vërtetën ndërsa e dini.
2:42.
WE LA TELBISUL-HEKKA BIL-BATILI WE TEKTUMUL-HEKKA WE 'ENTUM TA'LEMUNE
C
2:43.
Faleni namazin dhe jepni zeqatin, dhe faluni me ata që falen (bini në rukuë me ata që bien).
2:43.
Faleni namazin, jepeni zeqatin dhe përkuluni në ruku bashkë me ata që përkulen (në namaz).
2:43.
Dhe kryeni faljen, jepni zekatin dhe përkuluni me ata që përkulen.
2:43.
WE 'EKIMU ES-SELETE WE 'ATU EZ-ZEKATE WE ERKA'U ME'A ER-RAKI'INE
C
2:44.
A po i urdhëroni (thirrni) njerëzit për punë të mira, e veten tuaj po e harroni? Ndërsa ju e lexoni librin (Tevratin). A nuk po mendoni?
2:44.
Vallë, a i urdhëroni njerëzit që të bëjnë të mira e veten po e harroni, ju që lexoni Shkrimet?! A nuk arsyetoni?
2:44.
A po urdhëroni njerëzit për drejtësi dhe harroni vetet tuaja, ndërsa lexoni Librin? A nuk po arsyetoni?
2:44.
'ETE'MURUNE EN-NASE BIL-BIRRI WE TENSEWNE 'ENFUSEKUM WE 'ENTUM TETLUNEL-KITABE 'EFELA TA'KILUNE
C
2:45.
Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz, vërtet, ajo është e madhe (vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin).
2:45.
Kërkoni ndihmën e Allahut me durim e me namaz! Kjo është njëmend e vështirë, përveçse për të devotshmit,
2:45.
Kërkoni ndihmë me durim dhe falje. Me të vërtetë, kjo është e rëndë, përveç për ata që janë të përulur.
2:45.
WE ESTA'INU BIS-SEBRI WE ES-SELETI WE 'INNEHA LEKEBIRETUN 'ILLA 'ALEL-HASHI'INE
C
2:46.
Të cilët janë të bindur se do ta takojnë Zotin e vet dhe se ata do t'i kthehen Atij.
2:46.
që janë të bindur se do të takojnë Zotin e tyre dhe se do të kthehen tek Ai.
2:46.
Ata që janë të bindur se do të takojnë Zotin e tyre dhe se do të kthehen te Ai.
2:46.
EL-LEDHINE JEDHUNNUNE 'ENNEHUM MULAKU RABBIHIM WE 'ENNEHUM 'ILEJHI RAXHI'UNE
C
2:47.
O bijtë e israilit, përkujtojeni dhuntinë Time, të cilën ua dhurova, dhe Unë ju pata (të parët tuaj) dalluar ndaj njerëzve të tjerë (të asaj kohe).
2:47.
O bijtë e Izraelit! Kujtoni të mirat që ju kam dhënë dhe që ju kam ngritur mbi njerëzit e tjerë (të asaj kohe).
2:47.
O bijtë e Izraelit, kujtoni favorin Tim që ju kam dhënë dhe se ju kam ngritur mbi të tjerët.
2:47.
JA BENI 'ISRA'ILE EDHKURU NI'METIJEL-LETI 'EN'AMTU 'ALEJKUM WE 'ENNI FEDDELTUKUM 'ALEL-'ALEMINE
C
2:48.
Dhe ruajuni një ditë kur askush askujt nuk do të mund t'i kryejë asgjë, kur nuk pranohet për te (jobesimtarin) ndonjë ndërmjetësim dhe nuk pranohet për te kompensim, e as që do të ndihmohen ata (fajtorët).
2:48.
Frikësojuni Ditës kur askush nuk do të mund të bëjë asgjë për askënd dhe, kur prej askujt nuk do të pranohet as ndërmjetësim, as shpërblesë e as që do të ndihmoheni.
2:48.
Dhe kini frikë një ditë kur askush nuk do të mund të shërbejë për tjetrin, dhe as ndërmjetësimi nuk do të pranohet prej tyre, dhe as ndonjë shpërblim nuk do të merret, dhe as nuk do të ndihmohen.
2:48.
WE ETTEKU JEWMEN LA TEXHZI NEFSUN 'AN NEFSIN SHEJ'AN WE LA JUKBELU MINHA SHEFA'ATUN WE LA JU'UHADHU MINHA 'ADLUN WE LA HUM JUNSERUNE
C
2:49.
Përkujtoni edhe kur ju shpëtuam prej popullit të faraonit, që nga ai shijuat dënimin më të idhët, duke ua therë bijtë tuaj, e duke ua lënë gjallë gratë tuaja. Në këtë torturë përjetuat një sprovim të madh nga Zoti juaj.
2:49.
Kujtoni se si ju shpëtuam nga populli i Faraonit, i cili ju shtypte mizorisht: jua therte djemtë e jua linte të gjalla femrat. Kjo ka qenë një sprovë e madhe për ju - nga Zoti juaj.
2:49.
Dhe kujtoni kur Ne ju shpëtuam nga njerëzit e Faraonit, të cilët ju ndëshkonin me një ndëshkim të tmerrshëm, duke vrarë djemtë tuaj dhe duke lënë gjallë gratë tuaja. Dhe në këtë ishte një sprovë e madhe nga Zoti juaj.
2:49.
WE 'IDH NEXHXHEJNAKUM MIN 'ALI FIR'AWNE JESUMUNEKUM SU'EL-'ADHABI JUDHEBBIHUNE 'EBNA'EKUM WE JESTEHJUNE NISA'EKUM WE FI DHALIKUM BELA'UN MIN RABBIKUM 'ADHIMUN