Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 2:42. E mos e ngatërroni të vërtetën me të pavërtetën dhe me vetëdije të fshehni realitetin.
2:42. Mos e përzieni të vërtetën me të pavërtetën, dhe të vërtetën mos e fshihni me vetëdije.
2:42. Dhe mos e përzieni të vërtetën me të pavërtetën dhe mos e fshihni të vërtetën ndërsa e dini.
2:42. WE LA TELBISUL-HEKKA BIL-BATILI WE TEKTUMUL-HEKKA WE 'ENTUM TA'LEMUNE
C 2:43. Faleni namazin dhe jepni zeqatin, dhe faluni me ata që falen (bini në rukuë me ata që bien).
2:43. Faleni namazin, jepeni zeqatin dhe përkuluni në ruku bashkë me ata që përkulen (në namaz).
2:43. Dhe kryeni faljen, jepni zekatin dhe përkuluni me ata që përkulen.
2:43. WE 'EKIMU ES-SELETE WE 'ATU EZ-ZEKATE WE ERKA'U ME'A ER-RAKI'INE
C 2:44. A po i urdhëroni (thirrni) njerëzit për punë të mira, e veten tuaj po e harroni? Ndërsa ju e lexoni librin (Tevratin). A nuk po mendoni?
2:44. Vallë, a i urdhëroni njerëzit që të bëjnë të mira e veten po e harroni, ju që lexoni Shkrimet?! A nuk arsyetoni?
2:44. A po urdhëroni njerëzit për drejtësi dhe harroni vetet tuaja, ndërsa lexoni Librin? A nuk po arsyetoni?
2:44. 'ETE'MURUNE EN-NASE BIL-BIRRI WE TENSEWNE 'ENFUSEKUM WE 'ENTUM TETLUNEL-KITABE 'EFELA TA'KILUNE
C 2:45. Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz, vërtet, ajo është e madhe (vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin).
2:45. Kërkoni ndihmën e Allahut me durim e me namaz! Kjo është njëmend e vështirë, përveçse për të devotshmit,
2:45. Kërkoni ndihmë me durim dhe falje. Me të vërtetë, kjo është e rëndë, përveç për ata që janë të përulur.
2:45. WE ESTA'INU BIS-SEBRI WE ES-SELETI WE 'INNEHA LEKEBIRETUN 'ILLA 'ALEL-HASHI'INE
C 2:46. Të cilët janë të bindur se do ta takojnë Zotin e vet dhe se ata do t'i kthehen Atij.
2:46. që janë të bindur se do të takojnë Zotin e tyre dhe se do të kthehen tek Ai.
2:46. Ata që janë të bindur se do të takojnë Zotin e tyre dhe se do të kthehen te Ai.
2:46. EL-LEDHINE JEDHUNNUNE 'ENNEHUM MULAKU RABBIHIM WE 'ENNEHUM 'ILEJHI RAXHI'UNE
C 2:47. O bijtë e israilit, përkujtojeni dhuntinë Time, të cilën ua dhurova, dhe Unë ju pata (të parët tuaj) dalluar ndaj njerëzve të tjerë (të asaj kohe).
2:47. O bijtë e Izraelit! Kujtoni të mirat që ju kam dhënë dhe që ju kam ngritur mbi njerëzit e tjerë (të asaj kohe).
2:47. O bijtë e Izraelit, kujtoni favorin Tim që ju kam dhënë dhe se ju kam ngritur mbi të tjerët.
2:47. JA BENI 'ISRA'ILE EDHKURU NI'METIJEL-LETI 'EN'AMTU 'ALEJKUM WE 'ENNI FEDDELTUKUM 'ALEL-'ALEMINE
C 2:48. Dhe ruajuni një ditë kur askush askujt nuk do të mund t'i kryejë asgjë, kur nuk pranohet për te (jobesimtarin) ndonjë ndërmjetësim dhe nuk pranohet për te kompensim, e as që do të ndihmohen ata (fajtorët).
2:48. Frikësojuni Ditës kur askush nuk do të mund të bëjë asgjë për askënd dhe, kur prej askujt nuk do të pranohet as ndërmjetësim, as shpërblesë e as që do të ndihmoheni.
2:48. Dhe kini frikë një ditë kur askush nuk do të mund të shërbejë për tjetrin, dhe as ndërmjetësimi nuk do të pranohet prej tyre, dhe as ndonjë shpërblim nuk do të merret, dhe as nuk do të ndihmohen.
2:48. WE ETTEKU JEWMEN LA TEXHZI NEFSUN 'AN NEFSIN SHEJ'AN WE LA JUKBELU MINHA SHEFA'ATUN WE LA JU'UHADHU MINHA 'ADLUN WE LA HUM JUNSERUNE
C 2:49. Përkujtoni edhe kur ju shpëtuam prej popullit të faraonit, që nga ai shijuat dënimin më të idhët, duke ua therë bijtë tuaj, e duke ua lënë gjallë gratë tuaja. Në këtë torturë përjetuat një sprovim të madh nga Zoti juaj.
2:49. Kujtoni se si ju shpëtuam nga populli i Faraonit, i cili ju shtypte mizorisht: jua therte djemtë e jua linte të gjalla femrat. Kjo ka qenë një sprovë e madhe për ju - nga Zoti juaj.
2:49. Dhe kujtoni kur Ne ju shpëtuam nga njerëzit e Faraonit, të cilët ju ndëshkonin me një ndëshkim të tmerrshëm, duke vrarë djemtë tuaj dhe duke lënë gjallë gratë tuaja. Dhe në këtë ishte një sprovë e madhe nga Zoti juaj.
2:49. WE 'IDH NEXHXHEJNAKUM MIN 'ALI FIR'AWNE JESUMUNEKUM SU'EL-'ADHABI JUDHEBBIHUNE 'EBNA'EKUM WE JESTEHJUNE NISA'EKUM WE FI DHALIKUM BELA'UN MIN RABBIKUM 'ADHIMUN
C 2:50. Dhe kur për ju e ndamë detin, e ju shpëtuam, ndërsa ithtarët e faraonit i fundosëm, e ju i shihnit (me sytë tuaj).
2:50. Kujtoni se si e çamë detin e ju shpëtuam, ndërsa në praninë tuaj i fundosëm njerëzit e Faraonit.
2:50. Dhe kujtoni kur Ne e ndamë detin për ju dhe ju shpëtuam, dhe Ne i mbytëm njerëzit e Faraonit ndërsa ju shikonit.
2:50. WE 'IDH FEREKNA BIKUMUL-BEHRE FE'ENXHEJNAKUM WE 'EGREKNA 'ALE FIR'AWNE WE 'ENTUM TENDHURUNE
C 2:51. E kur i premtuam Musait (t'ia japim Tevratin) dyzet net, pas tij ju (pasi shkoi ai për Tevrat) e adhuruat viçin, ju ishit dëmtues (të vetes suaj).
2:51. Kujtoni kur i caktuam Musait dyzet net (për takimin me të), e pastaj ju adhuruat viçin, duke vepruar si keqbërës!
2:51. Dhe kujtoni kur Ne caktuam për Musain dyzet netë, pastaj ju moret viçin në adhurim pas tij, ndërsa ishit të padrejtë.
2:51. WE 'IDH WA'ADNA MUSA 'ERBA'INE LEJLETEN THUMME ETTEHADHTUMUL-'IXHLE MIN BA'DIHI WE 'ENTUM DHALIMUNE
C 2:52. Mandej edhe pas asaj ua falëm (gabimin), ashtu që të falënderoni.
2:52. Pastaj Ne ju falëm, që të bëheni mirënjohës.
2:52. Pastaj Ne ju falëm pas kësaj, që të mund të ishit mirënjohës.
2:52. THUMME 'AFEWNA 'ANKUM MIN BA'DI DHALIKE LE'ALLEKUM TESHKURUNE