Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 2:26. All-llahu nuk ngurron që të marrë çfarëdo shembulli, qoftë mushkojë a diçka edhe më e imët se ajo. Për sa u përket atyre që besuan, ata e dinë se ai (shembull) është i vërtetë nga Zoti i tyre, ndërsa ata të cilët mohuan do të thonë: "Ç'deshi All-llahu me këtë si shembull?" Ai me te humb shumë, e po me te udhëzon në rrugën e drejtë shumë, po me përjashtim të atyre që janë jashtë rrugës, Ai me te nuk humb tjetër.
2:26. Allahu nuk ngurron të japë shembull mushkonjën ose diçka më të madhe se ajo. Ata që besojnë, e dinë se kjo është e vërteta nga Zoti i tyre, kurse ata që nuk besojnë, thonë: “Çfarë kërkon të tregojë Allahu me këtë shembull?” Nëpërmjet tij, Ai shumëkënd e lë në humbje e shumëkujt ia ndriçon rrugën e drejtë. Ai i lë në humbje vetëm gjynahqarët e mëdhenj,
2:26. Me të vërtetë, Allahu nuk ngurron të japë shembull një mushkonjë ose diçka më të madhe. Dhe sa për ata që kanë besuar, ata e dinë se ajo është e vërteta nga Zoti i tyre; por ata që nuk besojnë thonë: "Çfarë donte të thoshte Allahu me këtë shembull?" Me të vërtetë, Ai me këtë humb shumë dhe udhëzon shumë; por Ai nuk humb askënd përveç të pabindurve.
2:26. 'INNALL-LLAHE LA JESTEHJI 'EN JEDRIBE METHELEN MA BA'UDETEN FEMA FEWKAHA FE'EMMAL-LEDHINE 'AMENU FEJA'LEMUNE 'ENNEHUL-HEKKU MIN RABBIHIM WE 'EMMAL-LEDHINE KEFERU FEJEKULUNE MADHA 'ERADAL-LAHU BIHEDHA METHELAN JUDILLU BIHI KETHIRÆN WE JEHDI BIHI KETHIRÆN WE MA JUDILLU BIHI 'ILLAL-FASIKINE
C 2:27. Ata që e thyejnë besën e dhënë All-llahut pasi që është lidhur ajo, dhe e këpusin atë që All-llahu ka urdhëruar të jetë e kapur, e edhe bëjnë shkatërrime në tokë, të tillët janë ata të dështuarit.
2:27. të cilët shkelin besën e Allahut, pasi e patën dhënë, ndërprejnë atë që ka urdhëruar Allahu për ta mbajtur lidhur dhe bëjnë ngatërresa në Tokë; ata janë njëmend të shkatërruar.
2:27. Ata që e prishin besëlidhjen e Allahut pasi e kanë bërë atë, dhe që e ndajnë atë që Allahu ka urdhëruar të bashkohet, dhe që bëjnë çrregullime në tokë – ata janë të humburit.
2:27. EL-LEDHINE JENKUDUNE 'AHDAL-LAHI MIN BA'DI MITHAKIHI WE JEKTA'UNE MA 'EMERAL-LAHU BIHI 'EN JUSELE WE JUFSIDUNE FIL-'ERDI 'ULA'IKE HUMUL-HASIRUNE
C 2:28. Si e mohoni All-llahun, e dihet se ju ishit të vdekur e Ai ju ngjalli, mandej ju bën të vdisni e pastaj ju ringjall, e mandej tek Ai do të ktheheni?
2:28. Si mund ta mohoni Allahun, ndërkohë që keni qenë të pajetë e Ai ju dha jetën?! Pastaj Ai do t'ju bëjë të vdisni, më pas do t'ju ringjallë e, në fund, do të ktheheni tek Ai?!
2:28. Si mund të mohoni Allahun, ndërsa ju ishit të vdekur dhe Ai ju dha jetë? Pastaj Ai do t'ju bëjë të vdisni, pastaj Ai do t'ju ringjallë, dhe pastaj te Ai do të ktheheni.
2:28. KEJFE TEKFURUNE BILLAHI WE KUNTUM 'EMWATEN FE'EHJAKUM THUMME JUMITUKUM THUMME JUHJIKUM THUMME 'ILEJHI TURXHA'UNE
C 2:29. Ai (All-llahu) është që për ju krijoi gjithçka që ka në tokë, pastaj vullnetin e vet ia drejtoi qiellit dhe i përsosi ata shtatë qiej. Ai është i Gjithëdijshmi për çdo gjë.
2:29. Është Ai që për ju ka krijuar çdo gjë që ka në Tokë. Pastaj, i është drejtuar qiellit dhe e ka rregulluar, duke e bërë atë shtatë qiej. Ai është i Dijshëm për çdo gjë.
2:29. Është Ai që ka krijuar për ju gjithçka që është në tokë. Pastaj Ai e drejtoi vëmendjen e Tij drejt qiellit dhe e bëri atë shtatë qiej; dhe Ai është i Gjithëdituri për çdo gjë.
2:29. HUWEL-LEDHI HALEKA LEKUM MA FIL-'ERDI XHEMI'EN THUMME ESTEWA 'ILA ES-SEMA'I FESEWWAHUNNE SEB'A SEMAWATIN WE HUWE BIKULLI SHEJ'IN 'ALIMUN
C 2:30. (Përkujto Muhammed) Kur Zoti yt u tha engjëjve: "Unë po krijoj (po përcaktoj) në tokë një zëvendës!" Ata thanë: "A do të vëshë në te atë që bënë çrregullime dhe që derdh gjaqet, e ne të madhërojmë Ty me lavdërimin Tënd dhe plotësisht të adhurojmë!" Ai tha: "Unë di atë që ju nuk e dini!"
2:30. Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë do të krijoj një mëkëmbës (që do të zbatojë ligjet e Zotit) në tokë”, ata thanë: “A do të vësh atje dikë që do të bëjë çrregullime e do të derdhë gjak në të, ndërkohë që Ne të madhërojmë, të lavdërojmë dhe të lartësojmë ashtu si të takon Ty?!” Ai tha: “Unë di atë që ju nuk e dini”.
2:30. Dhe kur Zoti yt u tha engjëjve: "Unë do të caktoj një përfaqësues në tokë," ata thanë: "A do të vendosësh atje atë që bën çrregullime dhe derdh gjak, ndërsa ne të lavdërojmë dhe të madhërojmë Ty?" Ai tha: "Unë di atë që ju nuk e dini."
2:30. WE 'IDH KALE REBBUKE LILMELA'IKETI 'INNI XHA'ILUN FIL-'ERDI HALIFETEN KALU 'ETEXH'ALU FIHA MEN JUFSIDU FIHA WE JESFIKU ED-DIMA'E WE NEHNU NUSEBBIHU BIHEMDIKE WE NUKADDISU LEKE KALE 'INNI 'A'LEMU MA LA TA'LEMUNE
C 2:31. E Ai (Zoti) ia mësoi Ademit të gjithë emrat (e sendeve), pastaj ato ua prezentoi engjëjve dhe u tha: "Më tregoni për emrat e këtyre (sendeve të emërtuara), nëse jeni të drejtë (çka mendoni)?"
2:31. Allahu ia mësoi Ademit emrat e çdo gjëje, pastaj ua paraqiti engjëjve dhe u tha: “Më tregoni emrat e tyre, nëse ajo që thoni është e vërtetë!”
2:31. Dhe Ai i mësoi Ademit emrat e të gjitha gjërave; pastaj i paraqiti ato para engjëjve dhe tha: "Më tregoni emrat e tyre, nëse jeni të sinqertë."
2:31. WE 'ALLEME 'ADEMEL-'ESMA'E KULLEHA THUMME 'AREDEHUM 'ALEL-MELA'IKETI FEKALE 'ENBI'UNI BI'ESMA'I HA'UULA' 'IN KUNTUM SADIKINE
C 2:32. (Engjëjt) Thanë: "Ti je i pa të meta, ne nuk kemi dije tjetër përveç atë që na e mësove Ti. Vërtetë, Ti je i Gjithëdijshmi, i Urti!"
2:32. “Qofsh i lavdëruar! - thanë ata - Ne dimë vetëm atë që na ke mësuar Ti. Në të vërtetë, Ti je i Gjithëdituri, i Urti.”
2:32. Ata thanë: "Lavdi të qoftë Ty! Ne nuk dimë përveç asaj që Ti na ke mësuar. Me të vërtetë, Ti je i Gjithëdijshmi, i Urti."
2:32. KALU SUBHANEKE LA 'ILME LENA 'ILLA MA 'ALLEMTENA 'INNEKE 'ENTEL-'ALIMUL-HEKIMU
C 2:33. (Zoti) Tha: "O Adem, njoftojë ata (engjëjt) me emrat e atyre (sendeve)!" E kur u rrëfeu atyre për emrat e tyre, (Zoti) tha: "A nuk ju kam thënë juve se Unë më së miri e di fshehtësinë e qiejve e të tokës dhe më së miri e di atë, që ju e publikoni dhe atë që e mbani fshehtë".
2:33. “O Adem, - tha Ai - ua trego atyre emrat e gjërave!” Kur ai ua tregoi emrat e tyre, Allahu tha: “A nuk ju kam thënë se vetëm Unë i di fshehtësitë e qiellit e të Tokës dhe vetëm Unë e di çfarë tregoni haptazi dhe çfarë fshihni?!”
2:33. Ai tha: "O Adem, tregoji atyre emrat e tyre." Dhe kur ai ua tregoi emrat e tyre, Ai tha: "A nuk ju kam thënë se Unë di të fshehtën e qiejve dhe të tokës, dhe se Unë di atë që ju shfaqni dhe atë që fshehni?"
2:33. KALE JA 'ADEMU 'ENBI'HUM BI'ESMA'IHIM FELEMMA 'ENBE'EHUM BI'ESMA'IHIM KALE 'ELEM 'EKUL LEKUM 'INNI 'A'LEMU GAJBE ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE 'A'LEMU MA TUBDUNE WE MA KUNTUM TEKTUMUNE
C 2:34. E kur u thamë engjëjve: përuluni (bini në sexhde) Ademit, ata menjëherë iu përulën, me përjashtim të iblisit (djallit). Ai refuzoi dhe u mbajt në të madh dhe u bë pabesimtar.
2:34. Kur u thamë engjëjve: “Përuluni në sexhde para Ademit”, ata u përulën, përveç Iblisit, i cili nuk deshi, u tregua mendjemadh dhe u bë mosbesimtar.
2:34. Dhe kur Ne u thamë engjëjve: "Bini në sexhde para Ademit," ata ranë në sexhde, përveç Iblisit. Ai refuzoi, u tregua arrogant dhe ishte prej jobesimtarëve.
2:34. WE 'IDH KULNA LILMELA'IKETI ESXHUDU LI'DEME FESEXHEDU 'ILLA 'IBLISE 'EBA WE ESTEKBERE WE KANE MINEL-KAFIRINE
C 2:35. E Ne i thamë: "O Adem, ti dhe bashkëshortja juaj banoni në xhennet dhe hani lirisht nga frutat e tij kah të doni, por mos iu afroni asaj bime (peme) e të bëheni zullumqarë (të vetvetes suaj).
2:35. Ne thamë: “O Adem, jeto ti dhe gruaja jote në Xhenet dhe aty hani sa të doni e kur të doni, por mos iu afroni kësaj peme, se ndryshe do të bëheni të padrejtë”.
2:35. Dhe Ne thamë: "O Adem, bano ti dhe bashkëshortja jote në Xhenet dhe hani prej tij lirshëm kudo që të dëshironi, por mos iu afroni kësaj peme, që të mos bëheni prej të padrejtëve."
2:35. WE KULNA JA 'ADEMU ESKUN 'ENTE WE ZEWXHUKEL-XHENNETE WE KULA MINHA REGADEN HEJTHU SHI'TUMA WE LA TEKREBA HEDHIHI ESH-SHEXHERETE FETEKUNA MINE EDH-DHALIMINE
C 2:36. Po djalli i bëri që ata të dy të mashtrohen në atë (pemë ose xhennetin) dhe i nxori ata nga ajo (e mirë) që ishin në te, e Ne u thamë: "Zbritni (dilni), jeni armik i njëri-tjetrit, e ju deri në një kohë në tokë keni vendbanim dhe dëfrim".
2:36. Shejtani i shtyu të gabojnë e i nxori nga lumturia ku ishin. “Zbritni - u thamë Ne - do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Në Tokë do të qëndroni, do të keni furnizim e do të jetoni deri në një kohë të caktuar”.
2:36. Por djalli i mashtroi dhe i nxori nga ajo ku ata ishin. Dhe Ne thamë: "Zbritni – disa prej jush do të jenë armiq të të tjerëve. Dhe për ju në tokë do të jetë një vendbanim dhe një furnizim për një kohë."
2:36. FE'EZELLEHUMA ESH-SHEJTANU 'ANHA FE'EHREXHEHUMA MIMMA KANA FIHI WE KULNA EHBITU BA'DUKUM LIBA'DIN 'ADUWUN WE LEKUM FIL-'ERDI MUSTEKARRUN WE META'UN 'ILA HININ