Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 2:237. E nëse i lëshoni ato para se të kontaktoni, por u keni pas caktuar atyre një caktim (kurorë), atëherë duhet t'u jepni gjysmën e asaj që e keni caktuar, përveç nëse ato ju falin ose ju falë ai në duart e të cilit është lidhja e kurorës. E të falni (burra ose gra) është më afër devotshmërisë, e mos e harroni bamirësinë ndërmjet jush. Vërtet, All-llahu sheh atë që veproni.
2:237. Në qoftë se i ndani gratë para se të keni marrëdhënie me to, por ia keni caktuar shumën e dhuratës martesore, atëherë atyre u përket gjysma e dhuratës, veç nëse ua falin ato ose ua falin ata që kanë në dorë lidhjen e martesës. Por që të falni është më pranë devotshmërisë. Mos harroni që të bëheni bamirës midis jush! Vërtet, Allahu e sheh mirë se çfarë bëni.
2:237. Dhe nëse i divorconi ato para se t'i prekni, por pas caktimit të prikes, atëherë jepuni gjysmën e asaj që keni caktuar, përveç nëse ato heqin dorë ose ai në dorë të të cilit është kontrata e martesës heq dorë. Dhe të falni është më afër devotshmërisë. Dhe mos e harroni mirësinë mes jush. Me të vërtetë, Allahu është i Dituri për atë që bëni.
2:237. WE 'IN TELLEKTUMUHUNNE MIN KABLI 'EN TEMESSUHUNNE WE KAD FEREDTUM LEHUNNE FERIDETEN FENISFU MA FEREDTUM 'ILLA 'EN JA'FUNE 'EW JA'FUWEL-LEDHI BIJEDIHI 'UKDETU EN-NIKAHI WE 'EN TA'FU 'EKREBU LILTTEKWA WE LA TENSEWL-FEDLE BEJNEKUM 'INNALL-LLAHE BIMA TA'MELUNE BESIRUN
C 2:238. Vazhdoni rregullisht namazet (faljet), e edhe atë namazin e mesëm, dhe ndaj All-llahut të jeni respektues (në namaze).
2:238. Faleni rregullisht namazin, sidomos atë të mesmin dhe qëndroni me devotshmëri para Allahut, duke iu lutur Atij.
2:238. Ruani me kujdes faljet, dhe faljen e mesme. Dhe qëndroni për Allahun me përulësi.
2:238. HAFIDHU 'ALA ES-SELEWATI WE ES-SELETIL-WUSTA WE KUMU LILLAHI KANITINE
C 2:239. E nëse keni frikë (nga armiku), atëherë faluni duke ecur ose duke kalëruar, por kur të jeni të siguruar, përkujtojeni (me namaz) All-llahun ashtu si u mësoi Ai për atë që ju nuk dinit.
2:239. Nëse keni frikë, faluni duke qenë në këmbë ose hipur (mbi kalë)! Kur të jeni të sigurtë, atëherë t'i kryeni faljet për Allahun, ashtu si ju ka mësuar Ai atë që nuk e keni ditur!
2:239. Dhe nëse keni frikë, atëherë faluni në këmbë ose duke hipur. Por kur të jeni të sigurt, atëherë përkujtoni Allahun siç ju ka mësuar Atë që ju nuk e dinit.
2:239. FE'IN HIFTUM FERIXHALEN 'EW RUKBANAN FE'IDHA 'EMINTUM FADHKURU ELLAHE KEMA 'ALLEMEKUM MA LEM TEKUNU TA'LEMUNE
C 2:240. Ata që vdesin nga mesi i juaj dhe lënë pas vete gra, le të testamentojnë (lënë porosi) për gratë e tyre, furnizimin për një vjet, duke mos i nxjerrë prej shtëpisë. E nëse (me dëshirën e vet) dalin, nuk është mëkat për ju për atë punë të lejueshme që bëjnë ato me vetveten. All-llahu është më i fuqishmi, më i dituri.
2:240. Ata prej jush, të cilëve iu është afruar vdekja dhe kanë gra për të lënë pas, duhet t'u lënë atyre në testament mjetet për të jetuar një vit, pa i bërë që të dalin nga shtëpia. Por, nëse ato vetë e braktisin shtëpinë, ju nuk jeni përgjegjës për çfarë bëjnë me jetën e tyre sipas rregullave. Allahu është i Plotfuqishëm e i Urtë.
2:240. Dhe ata prej jush që vdesin dhe lënë pas bashkëshorte – një testament për bashkëshortet e tyre është një furnizim për një vit pa i dëbuar ato. Por nëse ato largohen, atëherë nuk ka mëkat për ju në atë që ato bëjnë me vetet e tyre në mënyrë të drejtë. Dhe Allahu është i Plotfuqishëm, i Urtë.
2:240. WEL-LEDHINE JUTEWEFFEWNE MINKUM WE JEDHERUNE 'EZWAXHEN WESIJETEN LI'ZWAXHIHIM META'AN 'ILAL-HEWLI GAJRE 'IHRAXHIN FE'IN HAREXHNE FELA XHUNAHE 'ALEJKUM FI MA FE'ALNE FI 'ENFUSIHINNE MIN MA'RUFIN WEL-LAHU 'AZIZUN HEKIMUN
C 2:241. Për të devotshmit është obligim që edhe për gratë e lëshuara të bëjnë një furnizim të zakonshëm.
2:241. Grave të ndara u takon sigurimi i caktuar i shpenzimeve të jetesës. Kjo është detyrë e besimtarëve.
2:241. Dhe për gratë e divorcuara ka një furnizim në mënyrë të drejtë – një detyrim për të devotshmit.
2:241. WE LILMUTELLEKATI META'UN BIL-MA'RUFI HEKKEN 'ALEL-MUTTEKINE
C 2:242. Kështu, që t'i kuptoni, All-llahu ua shpjegon argumentet e veta.
2:242. Kështu jua shpjegon Allahu shpalljet e Veta, në mënyrë që të kuptoni.
2:242. Kështu Allahu ua shpjegon shenjat e Tij që të mund të kuptoni.
2:242. KEDHALIKE JUBEJJINU ELLAHU LEKUM 'AJATIHI LE'ALLEKUM TA'KILUNE
C 2:243. A nuk di për ata, të cilët nga frika prej vdekjes u larguan prej atdheut të vet, e të cilët ishin me mijëra, e All-llahu atyre u tha: "Vdisni"! (ata vdiqën). Pastaj i ngjalli. All-llahu është shumë bamirës për njerëz, por shumica e njerëzve nuk janë mirënjohës.
2:243. Mendo (o Muhamed) për ata që me mijëra ikën nga qytetet e tyre nga frika e vdekjes. Allahu u tha atyre “Vdisni!” pastaj, i ringjalli ata. Vërtet, Allahu zotëron mirësi të mëdha për njerëzit, por shumica e tyre nuk e falënderojnë.
2:243. A nuk i ke parë ata që dolën nga shtëpitë e tyre nga frika e vdekjes, ndonëse ishin mijëra? Allahu u tha atyre: "Vdisni." Pastaj Ai i ringjalli ata. Me të vërtetë, Allahu është i Mirë për njerëzit, por shumica e njerëzve nuk janë mirënjohës.
2:243. 'ELEM TERE 'ILAL-LEDHINE HAREXHU MIN DIJARIHIM WE HUM 'ULUFUN HEDHEREL-MEWTI FEKALE LEHUMU ELLAHU MUTU THUMME 'EHJAHUM 'INNALL-LLAHE LEDHU FEDLIN 'ALA EN-NASI WE LEKINNE 'EKTHERE EN-NASI LA JESHKURUNE
C 2:244. Luftoni për hir të All-llahut, e të dini se All-llahu dëgjon, di.
2:244. Luftoni në rrugën e Allahut dhe ta dini se Allahu i dëgjon të gjitha dhe di çdo gjë.
2:244. Dhe luftoni në rrugën e Allahut dhe dijeni se Allahu është Dëgjues, i Dituri.
2:244. WE KATILU FI SEBILI ELLAHI WE A'LEMU 'ENNEL-LAHE SEMI'UN 'ALIMUN
C 2:245. Kush është ai që i huazon All-llahut një hua të mirë, e Ai t'ia shtojë atij shumëfish atë? All-llahu shtrëngon (varfëron) dhe çliron (begaton) dhe kthimi juaj është vetëm tek Ai.
2:245. Kush do t'i japë Allahut një hua të bukur, që Ai t'ia kthejë shpërblimin shumëfish? Allahu e shtrëngon (riskun) dhe e liron; tek Ai do të ktheheni.
2:245. Kush është ai që do t'i japë Allahut një hua të mirë, që Ai t'ia shumëfishojë atë për të me shumfishim të madh? Dhe Allahu ngushton dhe zgjeron. Dhe tek Ai do të ktheheni.
2:245. MEN DHAL-LEDHI JUKRIDU ELLAHE KARDEN HESENAN FEJUDA'IFEHU LEHU 'ED'AFÆN KETHIRETEN WEL-LAHU JEKBIDU WE JEBSUTU WE 'ILEJHI TURXHA'UNE
C 2:246. A nuk ke marrë vesh për parinë e bijëve të israilit pas Musait? Kur i patën thënë një të dërguari të tyre (Shem'unit): "Cakto për ne një sundues e të luftojmë në rrugën e All-llahut"! Ai (pejgamberi) tha: "A mund të ndodhë që nëse lufta u bëhet obligim ju të mos luftoni"! Ata thanë: "E ç'kemi ne që të mos luftojmë në rrugën e All-llahut, kur dihet se ne jemi dëbuar nga atdheu dhe bijtë tanë"? E kur u obliguan me luftë, përveç një pakice prej tyre, ata u zbrapën. All-llahu është i njohur për punët e zullumqarëve.
2:246. A nuk e ke dëgjuar ti (o Muhamed) se çfarë i tha paria e bijve të Izraelit, pas Musait, një profeti të tyre? I tha: “Na dërgo një mbret, që të luftojmë në rrugën e Allahut!” - Profeti u tha: “Po sikur të mos luftoni kur të shpallet lufta?” Ata thanë: “E përse të mos luftojmë në rrugën e Allahut, ne që jemi dëbuar nga atdheu ynë dhe jemi ndarë nga fëmijët tanë?!” Mirëpo, kur u urdhëruan të luftojnë, ata nuk luftuan, me përjashtim të një pakice. Allahu i njeh mirë keqbërësit.
2:246. A nuk i ke parë parinë e bijve të Izraelit pas Musait, kur ata i thanë profetit të tyre: "Na cakto një mbret që të luftojmë në rrugën e Allahut." Ai tha: "A mos do të refuzoni të luftoni, nëse ju urdhërohet të luftoni?" Ata thanë: "E si të mos luftojmë në rrugën e Allahut, kur ne kemi qenë të dëbuar nga shtëpitë tona dhe bijtë tanë?" Por kur u urdhëruan të luftojnë, ata u kthyen pas, përveç një pakice prej tyre. Dhe Allahu është i Dituri për të padrejtët.
2:246. 'ELEM TERE 'ILAL-MELE'I MIN BENI 'ISRA'ILE MIN BA'DI MUSA 'IDH KALU LINEBIJIN LEHUM EB'ATH LENA MELIKEN NUKATIL FI SEBILI ELLAHI KALE HEL 'ASEJTUM 'IN KUTIBE 'ALEJKUMUL-KITALU 'ELLA TUKATILU KALU WE MA LENA 'ELLA NUKATILE FI SEBILI ELLAHI WE KAD 'UHRIXHNA MIN DIJARINA WE 'EBNA'INA FELEMMA KUTIBE 'ALEJHIMUL-KITALU TEWELLEW 'ILLA KALILAN MINHUM WEL-LAHU 'ALIMUN BIDH-DHALIMINE
C 2:247. Pejgamberi i tyre u tha: "All-llahu caktoi sundues tuajin Talutin". Ata thanë: "Si mund të jetë ai sundues yni, kur ne kemi më shumë meritë se ai për sundim, madje ai edhe nuk është i pasur"? Ai tha: "All-llahu e zgjodhi atë sundues tuajin dhe e pajisi me dituri të gjerë e me fuqi trupore"! All-llahu ia jep sundimin e vet atij që do, All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm.
2:247. Profeti i tyre u tha: “Allahu ka dërguar Talutin si mbretin tuaj.” Ata thanë: “Si mund të bëhet ai mbreti ynë, kur ne kemi më tepër merita se ai për të sunduar?! Përveç kësaj, ai nuk ka ndonjë pasuri të madhe.” Ai u përgjigj: “Allahu e ka zgjedhur atë për mbretin tuaj dhe e ka pajisur me dijeni të gjerë dhe me fuqi trupore. Allahu ia jep pushtetin e Vet kujt të dojë; Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëdijshëm.”
2:247. Dhe profeti i tyre u tha atyre: "Me të vërtetë, Allahu ka caktuar Talutin si mbret për ju." Ata thanë: "Si mund të jetë ai mbret mbi ne, kur ne kemi më shumë të drejtë për mbretëri sesa ai, dhe atij nuk i është dhënë bollëk pasurie?" Ai tha: "Me të vërtetë, Allahu e ka zgjedhur atë mbi ju dhe i ka dhënë atij një bollëk në dituri dhe trup. Dhe Allahu i jep mbretërinë e Tij kujtdo që do. Dhe Allahu është i Gjithëpërfshirësi, i Dituri.
2:247. WE KALE LEHUM NEBIJUHUM 'INNALL-LLAHE KAD BE'ATHE LEKUM TALUTE MELIKEN KALU 'ENNA JEKUNU LEHUL-MULKU 'ALEJNA WE NEHNU 'EHEKKU BIL-MULKI MINHU WE LEM JU'UTE SE'ATEN MINEL-MALI KALE 'INNALL-LLAHE ESTEFAHU 'ALEJKUM WE ZADEHU BESTETEN FIL-'ILMI WEL-XHISMI WEL-LAHU JU'UTI MULKEHU MEN JESHA'U WEL-LAHU WASI'UN 'ALIMUN