U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
2:240.
Ata që vdesin nga mesi i juaj dhe lënë pas vete gra, le të testamentojnë (lënë porosi) për gratë e tyre, furnizimin për një vjet, duke mos i nxjerrë prej shtëpisë. E nëse (me dëshirën e vet) dalin, nuk është mëkat për ju për atë punë të lejueshme që bëjnë ato me vetveten. All-llahu është më i fuqishmi, më i dituri.
2:240.
Ata prej jush, të cilëve iu është afruar vdekja dhe kanë gra për të lënë pas, duhet t'u lënë atyre në testament mjetet për të jetuar një vit, pa i bërë që të dalin nga shtëpia. Por, nëse ato vetë e braktisin shtëpinë, ju nuk jeni përgjegjës për çfarë bëjnë me jetën e tyre sipas rregullave. Allahu është i Plotfuqishëm e i Urtë.
2:240.
Dhe ata prej jush që vdesin dhe lënë pas bashkëshorte – një testament për bashkëshortet e tyre është një furnizim për një vit pa i dëbuar ato. Por nëse ato largohen, atëherë nuk ka mëkat për ju në atë që ato bëjnë me vetet e tyre në mënyrë të drejtë. Dhe Allahu është i Plotfuqishëm, i Urtë.
2:240.
WEL-LEDHINE JUTEWEFFEWNE MINKUM WE JEDHERUNE 'EZWAXHEN WESIJETEN LI'ZWAXHIHIM META'AN 'ILAL-HEWLI GAJRE 'IHRAXHIN FE'IN HAREXHNE FELA XHUNAHE 'ALEJKUM FI MA FE'ALNE FI 'ENFUSIHINNE MIN MA'RUFIN WEL-LAHU 'AZIZUN HEKIMUN
C
2:241.
Për të devotshmit është obligim që edhe për gratë e lëshuara të bëjnë një furnizim të zakonshëm.
2:241.
Grave të ndara u takon sigurimi i caktuar i shpenzimeve të jetesës. Kjo është detyrë e besimtarëve.
2:241.
Dhe për gratë e divorcuara ka një furnizim në mënyrë të drejtë – një detyrim për të devotshmit.
2:241.
WE LILMUTELLEKATI META'UN BIL-MA'RUFI HEKKEN 'ALEL-MUTTEKINE
C
2:242.
Kështu, që t'i kuptoni, All-llahu ua shpjegon argumentet e veta.
2:242.
Kështu jua shpjegon Allahu shpalljet e Veta, në mënyrë që të kuptoni.
2:242.
Kështu Allahu ua shpjegon shenjat e Tij që të mund të kuptoni.
2:242.
KEDHALIKE JUBEJJINU ELLAHU LEKUM 'AJATIHI LE'ALLEKUM TA'KILUNE
C
2:243.
A nuk di për ata, të cilët nga frika prej vdekjes u larguan prej atdheut të vet, e të cilët ishin me mijëra, e All-llahu atyre u tha: "Vdisni"! (ata vdiqën). Pastaj i ngjalli. All-llahu është shumë bamirës për njerëz, por shumica e njerëzve nuk janë mirënjohës.
2:243.
Mendo (o Muhamed) për ata që me mijëra ikën nga qytetet e tyre nga frika e vdekjes. Allahu u tha atyre “Vdisni!” pastaj, i ringjalli ata. Vërtet, Allahu zotëron mirësi të mëdha për njerëzit, por shumica e tyre nuk e falënderojnë.
2:243.
A nuk i ke parë ata që dolën nga shtëpitë e tyre nga frika e vdekjes, ndonëse ishin mijëra? Allahu u tha atyre: "Vdisni." Pastaj Ai i ringjalli ata. Me të vërtetë, Allahu është i Mirë për njerëzit, por shumica e njerëzve nuk janë mirënjohës.
2:243.
'ELEM TERE 'ILAL-LEDHINE HAREXHU MIN DIJARIHIM WE HUM 'ULUFUN HEDHEREL-MEWTI FEKALE LEHUMU ELLAHU MUTU THUMME 'EHJAHUM 'INNALL-LLAHE LEDHU FEDLIN 'ALA EN-NASI WE LEKINNE 'EKTHERE EN-NASI LA JESHKURUNE
C
2:244.
Luftoni për hir të All-llahut, e të dini se All-llahu dëgjon, di.
2:244.
Luftoni në rrugën e Allahut dhe ta dini se Allahu i dëgjon të gjitha dhe di çdo gjë.
2:244.
Dhe luftoni në rrugën e Allahut dhe dijeni se Allahu është Dëgjues, i Dituri.
2:244.
WE KATILU FI SEBILI ELLAHI WE A'LEMU 'ENNEL-LAHE SEMI'UN 'ALIMUN
C
2:245.
Kush është ai që i huazon All-llahut një hua të mirë, e Ai t'ia shtojë atij shumëfish atë? All-llahu shtrëngon (varfëron) dhe çliron (begaton) dhe kthimi juaj është vetëm tek Ai.
2:245.
Kush do t'i japë Allahut një hua të bukur, që Ai t'ia kthejë shpërblimin shumëfish? Allahu e shtrëngon (riskun) dhe e liron; tek Ai do të ktheheni.
2:245.
Kush është ai që do t'i japë Allahut një hua të mirë, që Ai t'ia shumëfishojë atë për të me shumfishim të madh? Dhe Allahu ngushton dhe zgjeron. Dhe tek Ai do të ktheheni.
2:245.
MEN DHAL-LEDHI JUKRIDU ELLAHE KARDEN HESENAN FEJUDA'IFEHU LEHU 'ED'AFÆN KETHIRETEN WEL-LAHU JEKBIDU WE JEBSUTU WE 'ILEJHI TURXHA'UNE
C
2:246.
A nuk ke marrë vesh për parinë e bijëve të israilit pas Musait? Kur i patën thënë një të dërguari të tyre (Shem'unit): "Cakto për ne një sundues e të luftojmë në rrugën e All-llahut"! Ai (pejgamberi) tha: "A mund të ndodhë që nëse lufta u bëhet obligim ju të mos luftoni"! Ata thanë: "E ç'kemi ne që të mos luftojmë në rrugën e All-llahut, kur dihet se ne jemi dëbuar nga atdheu dhe bijtë tanë"? E kur u obliguan me luftë, përveç një pakice prej tyre, ata u zbrapën. All-llahu është i njohur për punët e zullumqarëve.
2:246.
A nuk e ke dëgjuar ti (o Muhamed) se çfarë i tha paria e bijve të Izraelit, pas Musait, një profeti të tyre? I tha: “Na dërgo një mbret, që të luftojmë në rrugën e Allahut!” - Profeti u tha: “Po sikur të mos luftoni kur të shpallet lufta?” Ata thanë: “E përse të mos luftojmë në rrugën e Allahut, ne që jemi dëbuar nga atdheu ynë dhe jemi ndarë nga fëmijët tanë?!” Mirëpo, kur u urdhëruan të luftojnë, ata nuk luftuan, me përjashtim të një pakice. Allahu i njeh mirë keqbërësit.
2:246.
A nuk i ke parë parinë e bijve të Izraelit pas Musait, kur ata i thanë profetit të tyre: "Na cakto një mbret që të luftojmë në rrugën e Allahut." Ai tha: "A mos do të refuzoni të luftoni, nëse ju urdhërohet të luftoni?" Ata thanë: "E si të mos luftojmë në rrugën e Allahut, kur ne kemi qenë të dëbuar nga shtëpitë tona dhe bijtë tanë?" Por kur u urdhëruan të luftojnë, ata u kthyen pas, përveç një pakice prej tyre. Dhe Allahu është i Dituri për të padrejtët.
2:246.
'ELEM TERE 'ILAL-MELE'I MIN BENI 'ISRA'ILE MIN BA'DI MUSA 'IDH KALU LINEBIJIN LEHUM EB'ATH LENA MELIKEN NUKATIL FI SEBILI ELLAHI KALE HEL 'ASEJTUM 'IN KUTIBE 'ALEJKUMUL-KITALU 'ELLA TUKATILU KALU WE MA LENA 'ELLA NUKATILE FI SEBILI ELLAHI WE KAD 'UHRIXHNA MIN DIJARINA WE 'EBNA'INA FELEMMA KUTIBE 'ALEJHIMUL-KITALU TEWELLEW 'ILLA KALILAN MINHUM WEL-LAHU 'ALIMUN BIDH-DHALIMINE
C
2:247.
Pejgamberi i tyre u tha: "All-llahu caktoi sundues tuajin Talutin". Ata thanë: "Si mund të jetë ai sundues yni, kur ne kemi më shumë meritë se ai për sundim, madje ai edhe nuk është i pasur"? Ai tha: "All-llahu e zgjodhi atë sundues tuajin dhe e pajisi me dituri të gjerë e me fuqi trupore"! All-llahu ia jep sundimin e vet atij që do, All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm.
2:247.
Profeti i tyre u tha: “Allahu ka dërguar Talutin si mbretin tuaj.” Ata thanë: “Si mund të bëhet ai mbreti ynë, kur ne kemi më tepër merita se ai për të sunduar?! Përveç kësaj, ai nuk ka ndonjë pasuri të madhe.” Ai u përgjigj: “Allahu e ka zgjedhur atë për mbretin tuaj dhe e ka pajisur me dijeni të gjerë dhe me fuqi trupore. Allahu ia jep pushtetin e Vet kujt të dojë; Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëdijshëm.”
2:247.
Dhe profeti i tyre u tha atyre: "Me të vërtetë, Allahu ka caktuar Talutin si mbret për ju." Ata thanë: "Si mund të jetë ai mbret mbi ne, kur ne kemi më shumë të drejtë për mbretëri sesa ai, dhe atij nuk i është dhënë bollëk pasurie?" Ai tha: "Me të vërtetë, Allahu e ka zgjedhur atë mbi ju dhe i ka dhënë atij një bollëk në dituri dhe trup. Dhe Allahu i jep mbretërinë e Tij kujtdo që do. Dhe Allahu është i Gjithëpërfshirësi, i Dituri.
2:247.
WE KALE LEHUM NEBIJUHUM 'INNALL-LLAHE KAD BE'ATHE LEKUM TALUTE MELIKEN KALU 'ENNA JEKUNU LEHUL-MULKU 'ALEJNA WE NEHNU 'EHEKKU BIL-MULKI MINHU WE LEM JU'UTE SE'ATEN MINEL-MALI KALE 'INNALL-LLAHE ESTEFAHU 'ALEJKUM WE ZADEHU BESTETEN FIL-'ILMI WEL-XHISMI WEL-LAHU JU'UTI MULKEHU MEN JESHA'U WEL-LAHU WASI'UN 'ALIMUN
C
2:248.
Pejgamberi i tyre u tha: "Shenjë e sundimit të tij është që t'ju sjellë arkën, që e bartin engjëjt dhe që në të gjeni qetësim (shpirtëror) nga Zoti juaj, e edhe diçka që ka mbetur nga thesari i familjes së Musait dhe Harunit. S'ka dyshim se ky, po qe se jeni besimtarë, është një fakt për ju".
2:248.
Profeti u tha atyre: “Shenjë e sundimit të tij është ardhja e Arkës. Aty ka qetësi për ju nga Zoti juaj dhe relike të lëna nga familja e Musait dhe Harunit. Atë e bartin engjëjt. Sigurisht që kjo është një shenjë për ju, nëse jeni besimtarë!”
2:248.
Dhe profeti i tyre u tha atyre: "Me të vërtetë, shenja e mbretërisë së tij është se do t'ju vijë Arka, në të cilën ka qetësi nga Zoti juaj dhe një relike nga ato që lanë pas Musai dhe Haruni, të bartur nga engjëjt. Me të vërtetë, në këtë është një shenjë për ju, nëse jeni besimtarë."
2:248.
WE KALE LEHUM NEBIJUHUM 'INNE 'AJETE MULKIHI 'EN JE'TIJEKUMUT-TABUTU FIHI SEKINETUN MIN RABBIKUM WE BEKIJETUN MIMMA TEREKE 'ALU MUSA WE 'ALU HARUNE TEHMILUHUL-MELA'IKETU 'INNE FI DHALIKE LE'AJETEN LEKUM 'IN KUNTUM MU'UMININE
C
2:249.
E kur doli (prej qytetit) Taluti me ushtrinë, tha: "All-llahu do t'ju sprovojë me një lumë, e ai që pi prej atij, ai nuk është me mua, e kush nuk e shijon atë, ai është me mua, përveç atij që me dorën e vet e pi një grusht"! Mirëpo, me përjashtim të një pakice prej tyre, të tjerët pinë nga ai. E kur e kaloi ai (Taluti) atë së bashku me te edhe ata që ishin besimtarë thanë: "Ne sot nuk kemi fuqi kundër Xhalutit dhe ushtrisë së tij"! Po ata që ishin të bindur se do ta takonin All-llahun thanë: "Sa e sa grupe të vogla me dëshirën e All-llahut kanë triumfuar ndaj grupeve të mëdha"! All-llahu është me durimtarët.
2:249.
Kur Taluti u nis për luftë bashkë me ushtrinë, u tha atyre: “Allahu do t'ju provojë me një lumë. Kush pi ujë në të, nuk është ushtari im. Ndërsa kush nuk pi ujë në të ose kënaqet vetëm me një grusht ujë, është ushtari im”. Por të gjithë pinë, përveç një pakice. Pasi ai me ata (ushtarë) që ishin besimtarë kaluan lumin, shumë prej tyre thanë: “Ne sot nuk kemi fuqi të luftojmë me Xhalutin dhe ushtrinë e tij”. Por ata që ishin të bindur se do të takoheshin me Allahun, thanë: “Sa herë, me ndihmën e Allahut, një ushtri e vogël ka ngadhënjyer mbi një ushtri të madhe! Allahu është me të durueshmit”.
2:249.
Dhe kur Taluti doli me ushtrinë, ai tha: "Me të vërtetë, Allahu do t'ju sprovojë me një lumë. Dhe kushdo që pi nga ai nuk është prej meje, por kushdo që nuk e shijon atë është me mua, përveçse ai që merr me dorën e tij një grusht uji." Por ata pinë prej tij, përveç një pakice prej tyre. Dhe kur ai dhe ata që besuan me të e kaluan lumin, ata thanë: "Ne nuk kemi fuqi sot kundër Xhalutit dhe ushtrisë së tij." Por ata që ishin të bindur se do të takonin Allahun thanë: "Sa shpesh një grup i vogël ka mundur një grup të madh, me lejen e Allahut! Dhe Allahu është me të duruarit."
2:249.
FELEMMA FESELE TALUTU BIL-XHUNUDI KALE 'INNALL-LLAHE MUBTELIKUM BINEHERIN FEMEN SHERIBE MINHU FELEJSE MINNI WE MEN LEM JET'AMHU FE'INNEHU MINNI 'ILLA MENI EGTEREFE GURFETEN BIJEDIHI FESHERIBU MINHU 'ILLA KALILEN MINHUM FELEMMA XHAWEZEHU HUWE WEL-LEDHINE 'AMENU ME'AHU KALU LA TAKATE LENAL-JEWME BIXHALUTE WE XHUNUDIHI KALEL-LEDHINE JEDHUNNUNE 'ENNEHUM MULAKU ELLAHI KEM MIN FI'ETIN KALILETIN GALEBET FI'ETEN KETHIRETEN BI'IDHNI ELLAHI WEL-LAHU ME'A ES-SABIRINE
C
2:250.
E kur i dualën përballë Xhalutit dhe ushtrisë së tij, thanë: "Zoti ynë! Na dhuro durim! Na i përforco këmbët tona dhe na ndihmo kundër pabesimtarëve!
2:250.
Dhe kur u përballën me Xhalutin dhe ushtrinë e tij, thanë: “Zoti ynë! Na pajis me durim, na forco këmbët tona dhe na ndihmo kundër këtij populli jobesimtar!”
2:250.
Dhe kur dolën kundër Xhalutit dhe ushtrisë së tij, ata thanë: "Zoti ynë, derdh mbi ne durim, forco hapat tanë dhe na ndihmo kundër këtij populli jobesimtar."
2:250.
WE LEMMA BEREZU LIXHALUTE WE XHUNUDIHI KALU REBBENA 'EFRIG 'ALEJNA SEBREN WE THEBBIT 'EKDAMENA WE ENSURNA 'ALEL-KAWMIL-KAFIRINE