U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
2:74.
Edhe pas (fakteve të qarta) zemrat tuaja u bënë pasandej të forta si guri, e edhe më të forta, sepse ka nga gurët prej të cilëve gufojnë lumenj, e ka disa prej tyre që çahen dhe prej tyre buron ujë, madje ka prej tyre që nga frika ndaj Zotit rrokullisen tatëpjetë (nga maja e kodrës). All-llahu nuk është i pakujdesshëm ndaj asaj që veproni ju.
2:74.
Por, pas kësaj, zemrat tuaja u forcuan e u bënë si guri, madje edhe më të forta. Në të vërtetë, ka gurë nga të cilët burojnë lumenj, ka të atillë që çahen e nga të cilët rrjedh uji, madje ka edhe syresh që rrëzohen nga frika e Allahut. Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj veprimeve tuaja.
2:74.
Pastaj, pas kësaj, zemrat tuaja u ngurtësuan dhe u bënë si gur ose edhe më të ashpra. Dhe me të vërtetë, ka gurë nga të cilët burojnë lumenj, dhe ka prej tyre që çahen dhe prej tyre del ujë, dhe ka prej tyre që bien nga frika ndaj Allahut. Dhe Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që ju bëni.
2:74.
THUMME KASET KULUBUKUM MIN BA'DI DHALIKE FEHIJE KALHIXHARETI 'EW 'ESHEDDU KASWETEN WE 'INNE MINEL-HIXHARETI LEMA JETEFEXHXHERU MINHUL-'ENHARU WE 'INNE MINHA LEMA JESHSHEKKAKU FEJEHRUXHU MINHUL-MA'U WE 'INNE MINHA LEMA JEHBITU MIN HASHJETI ELLAHI WE MALLAHU BIGAFILIN 'AMMA TA'MELUNE
C
2:75.
A shpresoni se do t'u besojnë ata juve (jehuditë), kur dihet se një grup prej tyre dëgjuan fjalët e All-llahut, edhe pse i kishin kuptuar, e duke qenë të vetëdijshëm (ç'bënin) i ndryshuan ato.
2:75.
Vërtet shpresoni ju (besimtarë) se ata (hebrenjtë) do t'ju besonin ju, ndërkohë që disa prej tyre i dëgjonin fjalët e Allahut dhe, pasi i kuptonin, me vetëdije i shtrembëronin ato?!
2:75.
A prisni që ata të besojnë për ju ndërsa një grup prej tyre dëgjonin fjalën e Allahut dhe pastaj e ndryshonin atë pasi e kishin kuptuar, ndërsa e dinin?
2:75.
'EFETETMA'UNE 'EN JU'UMINU LEKUM WE KAD KANE FERIKUN MINHUM JESMA'UNE KELAMEL-LAHI THUMME JUHERRIFUNEHU MIN BA'DI MA 'AKALUHU WE HUM JA'LEMUNE
C
2:76.
E kur i takonin ata që kishin besuar (muslimanët) thonin: "Ne kemi besuar! E kur veçoheshin ata mes veti thonin: "A po ju tregoni atyre (muslimanëve) për atë që All-llahu ua shpalli juve (në Tevrat rreth Muhammedit), që ata para Zotit tuaj të kenë argumente kundër jush. A nuk jeni duke kuptuar".
2:76.
Kur takohen me besimtarët, ata thonë: “Ne besojmë”, e kur ngelin vetëm me njëri-tjetrin, ata thonë: “A u tregoni atyre, atë që ua ka shpallur Allahu (në Teurat), për ta përdorur si argument kundër jush te Zoti juaj? A nuk po mendoni?”
2:76.
Dhe kur takojnë ata që kanë besuar, ata thonë: "Ne kemi besuar." Por kur janë vetëm me njëri-tjetrin, ata thonë: "A po tregoni atyre atë që Allahu ju ka zbuluar, që ata të mund të diskutojnë kundër jush para Zotit tuaj?" A nuk kuptoni?
2:76.
WE 'IDHA LEKUL-LEDHINE 'AMENU KALU 'AMENNA WE 'IDHA HALA BA'DUHUM 'ILA BA'DIN KALU 'ETUHEDDITHUNEHUM BIMA FETEHEL-LAHU 'ALEJKUM LIJUHAXHXHUKUM BIHI 'INDE RABBIKUM 'EFELA TA'KILUNE
C
2:77.
A thua nuk e dinë ata (jehuditë) se All-llahu e di atë çka e fshehin dhe atë çka e publikojnë?
2:77.
A nuk e dinë ata se Allahu di çfarë fshehin dhe çfarë shpallin?!
2:77.
A nuk e dinë ata se Allahu e di atë që ata fshehin dhe atë që shpallin?
2:77.
'EWELA JA'LEMUNE 'ENNEL-LAHE JA'LEMU MA JUSIRRUNE WE MA JU'LINUNE
C
2:78.
E ka disa prej tyre që janë analfabetë, nuk e kuptojnë librin, por jetojnë vetëm në shpresa, duke mos qenë të sigurt.
2:78.
Disa prej atyre janë analfabetë, nuk e njohin Librin, përveç disa trillimeve dhe flasin vetëm me hamendje.
2:78.
Dhe midis tyre ka disa që nuk dinë të lexojnë Librin, përveçse dëshira të kota, dhe ata nuk bëjnë asgjë tjetër përveç se hamendje.
2:78.
WE MINHUM 'UMMIJUNE LA JA'LEMUNEL-KITABE 'ILLA 'EMANIJE WE 'IN HUM 'ILLA JEDHUNNUNE
C
2:79.
Është shkatërrim për ata që me duart e veta e shkruajnë librin, e pastaj thonë: "Ky është prej All-llahut"! E për të arritur me të një fitim të paktë, pra është shkatërrim i madh për ta çka shkruan duart e tyre dhe është shkatërrim i madh për ta ajo çka fitojnë.
2:79.
Mjerë ata që me duart e tyre shkruajnë Librin, e pastaj thonë: “Kjo është prej Allahut” që për këtë të kenë ndonjë dobi të vogël (materiale). Mjerë ata për çfarë kanë shkruar me duart e tyre dhe mjerë ata për çfarë kanë fituar!
2:79.
Mjerë ata që shkruajnë Librin me duart e tyre dhe pastaj thonë: "Kjo është nga Allahu," për të fituar me të një çmim të vogël. Mjerë ata për atë që duart e tyre kanë shkruar dhe mjerë ata për atë që fitojnë.
2:79.
FEWEJLUN LILLEDHINE JEKTUBUNEL-KITABE BI'EJDIHIM THUMME JEKULUNE HADHA MIN 'INDI ELLAHI LIJESHTERU BIHI THEMENEN KALILAN FEWEJLUN LEHUM MIMMA KETEBET 'EJDIHIM WE WEJLUN LEHUM MIMMA JEKSIBUNE
C
2:80.
Ata edhe thanë: "Neve nuk do të na kapë zjarri vetëm për disa ditë të numëruara"! Thuaj: "A mos keni marrë prej All-llahut ndonjë premtim, e All-llahu nuk e thyen premtimin e vet, ose jeni duke thënë për All-llahun atë që nuk e dini?
2:80.
Ata thonë: “Zjarri do të na prekë vetëm ca ditë të numëruara”. Thuaju (o Muhamed): “A keni marrë për këtë ndonjë zotim prej Allahut, kështu që Ai nuk do ta shkelë kurrë zotimin e vet (dhe do t'ju dënojë pak) apo po shpifni kundër Allahut gjëra që nuk i dini?”
2:80.
Dhe ata thonë: "Zjarri nuk do të na prekë përveç disa ditëve të numëruara." Thuaj: "A keni marrë një premtim nga Allahu, sepse Allahu nuk e thyen premtimin e Tij, apo po thoni për Allahun atë që nuk e dini?"
2:80.
WE KALU LEN TEMESSENA EN-NARU 'ILLA 'EJJAMEN MA'DUDETEN KUL 'ATTEHADHTUM 'INDEL-LAHI 'AHDAN FELEN JUHLIFEL-LAHU 'AHDEHU 'EM TEKULUNE 'ALA ELLAHI MA LA TA'LEMUNE
C
2:81.
Po, (do të ju kapë zjarri) ai që bën keq dhe që e vërshojnë gabimet e tij, ata janë banues të zjarrit, aty janë përgjithmonë.
2:81.
Nuk është kështu si thoni ju! Ata që bëjnë vepra të këqija dhe mbulohen nga fajet e veta, do të jenë banorë të Zjarrit (të Xhehenemit), ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
2:81.
Po, kushdo që fiton të këqija dhe mëkatet e tij e kanë rrethuar – ata janë banorët e zjarrit; ata do të jenë aty përgjithmonë.
2:81.
BELA MEN KESEBE SEJJI'ETEN WE 'EHATET BIHI HATI'ETUHU FE'ULA'IKE 'ESHABU EN-NARI HUM FIHA HALIDUNE
C
2:82.
E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata janë banues të xhennetit, aty janë përgjithmonë.
2:82.
Kurse ata që besojnë e bëjnë vepra të mira, do të jenë banorë të Xhenetit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
2:82.
Ndërsa ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira – ata janë banorët e Xhenetit; ata do të jenë aty përgjithmonë.
2:82.
WEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI 'ULA'IKE 'ESHABUL-XHENNETI HUM FIHA HALIDUNE
C
2:83.
(Përkujtoni) Kur ne morëm zotimin e bijve të israilit; mos adhuroni tjetërkë përveç All-llahun, të silleni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimave, ndaj të varfërve dhe njerëzve u thuani fjalë të mira; Faleni namazin dhe jepni zeqatin, e pastaj ju e thyet zotimin dhe përveç një pakice prej jush, ia kthyet shpinën zotimit.
2:83.
Kujtoni kur Ne morëm besën tuaj, o bijtë e Izraelit, se do të adhuroni vetëm Allahun, do të silleni mirë me prindërit, të afërmit, jetimët dhe të varfrit, do t'u thoni fjalë të mira njerëzve, do të falni namazin e do të jepni zeqatin. Mirëpo, më pas, ju ia kthyet shpinën (besëlidhjes), përveç një pakice prej jush, duke iu shmangur (edhe tani).
2:83.
Dhe kujtoni kur Ne morëm besën e bijve të Izraelit: "Mos adhuroni askënd përveç Allahut; dhe silluni mirë me prindërit, të afërmit, jetimët dhe të varfrit; dhe flisni me njerëzit me mirësjellje; dhe kryeni faljen dhe jepni zekatin." Pastaj ju u kthyet, përveç një pakice prej jush, dhe ju ishit refuzues.
2:83.
WE 'IDH 'EHADHNA MITHAKA BENI 'ISRA'ILE LA TA'BUDUNE 'ILLALLAHE WE BIL-WALIDEJNI 'IHSANEN WE DHIL-KURBA WEL-JETAMA WEL-MESAKINI WE KULU LILNNASI HUSNAN WE 'EKIMU ES-SELÆTE WE 'ATU EZ-ZEKÆTE THUMME TEWELLEJTUM 'ILLA KALILÆN MINKUM WE 'ENTUM MU'RIDUNE
C
2:84.
Dhe kur morëm zotimin tuaj që të mos derdhni gjakun tuaj, të mos dëboni veten tuaj nga vendi juaj, e ju e pranuat, ndaj dëshmonie.
2:84.
Dhe kujtoni kur nga ju morëm besën që të mos derdhni gjakun e njëri-tjetrit dhe që të mos e dëboni njëri-tjetrin nga banesat tuaja! Ju e pranuat këtë dhe dolët dëshmitarë.
2:84.
Dhe kujtoni kur Ne morëm besën tuaj: "Mos derdhni gjakun tuaj dhe mos dëboni njëri-tjetrin nga shtëpitë tuaja." Pastaj ju u pajtuat dhe jeni dëshmitarë.
2:84.
WE 'IDH 'EHADHNA MITHAKAKUM LA TESFIKUNE DIMA'EKUM WE LA TUHRIXHUNE 'ENFUSEKUM MIN DIJARIKUM THUMME 'EKRERTUM WE 'ENTUM TESH/HEDUNE