U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
2:79.
Është shkatërrim për ata që me duart e veta e shkruajnë librin, e pastaj thonë: "Ky është prej All-llahut"! E për të arritur me të një fitim të paktë, pra është shkatërrim i madh për ta çka shkruan duart e tyre dhe është shkatërrim i madh për ta ajo çka fitojnë.
2:79.
Mjerë ata që me duart e tyre shkruajnë Librin, e pastaj thonë: “Kjo është prej Allahut” që për këtë të kenë ndonjë dobi të vogël (materiale). Mjerë ata për çfarë kanë shkruar me duart e tyre dhe mjerë ata për çfarë kanë fituar!
2:79.
Mjerë ata që shkruajnë Librin me duart e tyre dhe pastaj thonë: "Kjo është nga Allahu," për të fituar me të një çmim të vogël. Mjerë ata për atë që duart e tyre kanë shkruar dhe mjerë ata për atë që fitojnë.
2:79.
FEWEJLUN LILLEDHINE JEKTUBUNEL-KITABE BI'EJDIHIM THUMME JEKULUNE HADHA MIN 'INDI ELLAHI LIJESHTERU BIHI THEMENEN KALILAN FEWEJLUN LEHUM MIMMA KETEBET 'EJDIHIM WE WEJLUN LEHUM MIMMA JEKSIBUNE
C
2:80.
Ata edhe thanë: "Neve nuk do të na kapë zjarri vetëm për disa ditë të numëruara"! Thuaj: "A mos keni marrë prej All-llahut ndonjë premtim, e All-llahu nuk e thyen premtimin e vet, ose jeni duke thënë për All-llahun atë që nuk e dini?
2:80.
Ata thonë: “Zjarri do të na prekë vetëm ca ditë të numëruara”. Thuaju (o Muhamed): “A keni marrë për këtë ndonjë zotim prej Allahut, kështu që Ai nuk do ta shkelë kurrë zotimin e vet (dhe do t'ju dënojë pak) apo po shpifni kundër Allahut gjëra që nuk i dini?”
2:80.
Dhe ata thonë: "Zjarri nuk do të na prekë përveç disa ditëve të numëruara." Thuaj: "A keni marrë një premtim nga Allahu, sepse Allahu nuk e thyen premtimin e Tij, apo po thoni për Allahun atë që nuk e dini?"
2:80.
WE KALU LEN TEMESSENA EN-NARU 'ILLA 'EJJAMEN MA'DUDETEN KUL 'ATTEHADHTUM 'INDEL-LAHI 'AHDAN FELEN JUHLIFEL-LAHU 'AHDEHU 'EM TEKULUNE 'ALA ELLAHI MA LA TA'LEMUNE
C
2:81.
Po, (do të ju kapë zjarri) ai që bën keq dhe që e vërshojnë gabimet e tij, ata janë banues të zjarrit, aty janë përgjithmonë.
2:81.
Nuk është kështu si thoni ju! Ata që bëjnë vepra të këqija dhe mbulohen nga fajet e veta, do të jenë banorë të Zjarrit (të Xhehenemit), ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
2:81.
Po, kushdo që fiton të këqija dhe mëkatet e tij e kanë rrethuar – ata janë banorët e zjarrit; ata do të jenë aty përgjithmonë.
2:81.
BELA MEN KESEBE SEJJI'ETEN WE 'EHATET BIHI HATI'ETUHU FE'ULA'IKE 'ESHABU EN-NARI HUM FIHA HALIDUNE
C
2:82.
E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata janë banues të xhennetit, aty janë përgjithmonë.
2:82.
Kurse ata që besojnë e bëjnë vepra të mira, do të jenë banorë të Xhenetit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
2:82.
Ndërsa ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira – ata janë banorët e Xhenetit; ata do të jenë aty përgjithmonë.
2:82.
WEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI 'ULA'IKE 'ESHABUL-XHENNETI HUM FIHA HALIDUNE
C
2:83.
(Përkujtoni) Kur ne morëm zotimin e bijve të israilit; mos adhuroni tjetërkë përveç All-llahun, të silleni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimave, ndaj të varfërve dhe njerëzve u thuani fjalë të mira; Faleni namazin dhe jepni zeqatin, e pastaj ju e thyet zotimin dhe përveç një pakice prej jush, ia kthyet shpinën zotimit.
2:83.
Kujtoni kur Ne morëm besën tuaj, o bijtë e Izraelit, se do të adhuroni vetëm Allahun, do të silleni mirë me prindërit, të afërmit, jetimët dhe të varfrit, do t'u thoni fjalë të mira njerëzve, do të falni namazin e do të jepni zeqatin. Mirëpo, më pas, ju ia kthyet shpinën (besëlidhjes), përveç një pakice prej jush, duke iu shmangur (edhe tani).
2:83.
Dhe kujtoni kur Ne morëm besën e bijve të Izraelit: "Mos adhuroni askënd përveç Allahut; dhe silluni mirë me prindërit, të afërmit, jetimët dhe të varfrit; dhe flisni me njerëzit me mirësjellje; dhe kryeni faljen dhe jepni zekatin." Pastaj ju u kthyet, përveç një pakice prej jush, dhe ju ishit refuzues.
2:83.
WE 'IDH 'EHADHNA MITHAKA BENI 'ISRA'ILE LA TA'BUDUNE 'ILLALLAHE WE BIL-WALIDEJNI 'IHSANEN WE DHIL-KURBA WEL-JETAMA WEL-MESAKINI WE KULU LILNNASI HUSNAN WE 'EKIMU ES-SELÆTE WE 'ATU EZ-ZEKÆTE THUMME TEWELLEJTUM 'ILLA KALILÆN MINKUM WE 'ENTUM MU'RIDUNE
C
2:84.
Dhe kur morëm zotimin tuaj që të mos derdhni gjakun tuaj, të mos dëboni veten tuaj nga vendi juaj, e ju e pranuat, ndaj dëshmonie.
2:84.
Dhe kujtoni kur nga ju morëm besën që të mos derdhni gjakun e njëri-tjetrit dhe që të mos e dëboni njëri-tjetrin nga banesat tuaja! Ju e pranuat këtë dhe dolët dëshmitarë.
2:84.
Dhe kujtoni kur Ne morëm besën tuaj: "Mos derdhni gjakun tuaj dhe mos dëboni njëri-tjetrin nga shtëpitë tuaja." Pastaj ju u pajtuat dhe jeni dëshmitarë.
2:84.
WE 'IDH 'EHADHNA MITHAKAKUM LA TESFIKUNE DIMA'EKUM WE LA TUHRIXHUNE 'ENFUSEKUM MIN DIJARIKUM THUMME 'EKRERTUM WE 'ENTUM TESH/HEDUNE
C
2:85.
Pastaj qe, ju jeni ata që mbytni njëri-tjetrin, i dëboni disa prej jush nga vendi i tyre duke bashkëpunuar kundër tyre si është mëkat e padrejtë, e nëse ata bien te ju në robëri, ju jepni kompensim për (t'i liruar) ata, e dëbimi i tyre nga vendi është i ndaluar për ju. A e besoni një pjesë të librit, e tjetrën e mohoni. Ç'mund të jetë ndëshkimi ndaj atij që punon ashtu prej jush, pos poshtërim në jetën e kësaj bote, e në Ditën e Gjykimit ata hidhen në dënimin më të ashpër. All-llahu nuk është i pakujdesshëm ndaj asaj që veproni ju.
2:85.
Mirëpo ja tek jeni, duke vrarë farefisin tuaj, duke i dëbuar disa syresh nga shtëpitë e veta dhe duke ndihmuar njëri-tjetrin kundër tyre, fajësisht dhe armiqësisht. Dhe, kur ju vijnë të robëruar, ju i shpëtoni nga robëria me të holla, ndërkohë që me marrëveshje e keni të ndaluar t'i dëboni. Mos vallë, një pjesë të Librit (Teuratit) e besoni, kurse pjesën tjetër e mohoni?! Cilido prej jush që vepron kështu, do të ndëshkohet me poshtërim në këtë jetë, ndërsa në Ditën e Kiametit do të dërgohet në dënimin më të ashpër. Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj veprimeve tuaja.
2:85.
Por pastaj, ju i vratë njëri-tjetrin dhe dëbuan një grup të tuajin nga shtëpitë e tyre, duke ndihmuar njëri-tjetrin kundër tyre në mëkat dhe armiqësi. Dhe nëse ata vijnë tek ju si të burgosur, ju i shpengoni, megjithëse ishte e ndaluar për ju dëbimi i tyre. A besoni në një pjesë të Librit dhe mohoni pjesën tjetër? Pra, çfarë ndëshkimi ka për ata që e bëjnë këtë përveç poshtërimit në këtë jetë? Dhe në Ditën e Gjykimit ata do të dërgohen në ndëshkimin më të ashpër. Dhe Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëni.
2:85.
THUMME 'ENTUM HA'UULA' TEKTULUNE 'ENFUSEKUM WE TUHRIXHUNE FERIKEN MINKUM MIN DIJARIHIM TEDHAHERUNE 'ALEJHIM BIL-'ITHMI WEL-'UDWANI WE 'IN JE'TUKUM 'USARA TUFADUHUM WE HUWE MUHERREMUN 'ALEJKUM 'IHRAXHUHUM 'E FETU'UMINUNE BIBA'DIL-KITABI WE TEKFURUNE BIBA'DIN FEMA XHEZA'U MEN JEF'ALU DHALIKE MINKUM 'ILLA HIZJUN FIL-HEJATI ED-DUNJA WE JEWMEL-KIJAMETI JUREDDUNE 'ILA 'ESHEDDIL-'ADHABI WE MALLAHU BIGAFILIN 'AMMA TA'MELUNE
C
2:86.
Të tillë janë ata që e vlerësuan jetën e kësaj bote mbi botën tjetër, andaj atyre as nuk do t'u lehtësohet dënimi, e as që do të ndihmohen ata.
2:86.
Këta janë ata që jetën e kësaj bote e kanë blerë me jetën e ardhshme. Atyre nuk do t'u lehtësohet dënimi dhe askush nuk do t'u vijë në ndihmë.
2:86.
Këta janë ata që e kanë shkëmbyer jetën e kësaj bote me jetën tjetër. Prandaj, ndëshkimi i tyre nuk do të lehtësohet, dhe ata nuk do të ndihmohen.
2:86.
'ULA'IKEL-LEDHINE ESHTEREWL-HEJETE ED-DUNJA BIL-'AHIRETI FELA JUHAFFEFU 'ANHUMUL-'ADHABU WE LA HUM JUNSERUNE
C
2:87.
Ne i patëm dhënë Musait librin dhe pas tij patëm dërguar shumë pejgamberë. Isait, birit të Merjemes i dhamë argumente (mrekulli) dhe e fuqizuam me (Xhibrilin) Shpirtin e Shenjtë. E sa herë që u erdhi ndonjë i dërguar me çka nuk u pëlqeu juve, a nuk u bëtë kryelartë dhe disa prej tyre i përgënjeshtruat e disa i mbytët?
2:87.
Ne i dhamë Musait Librin dhe pas tij çuam të dërguarit njërin pas tjetrit. Ne i dhamë Isait, të birit të Merjemes, mrekulli të qarta dhe e mbështetëm atë me Shpirtin e Shenjtërisë (Xhebrailin a.s.). Sa herë që ndonjë i dërguar ju sillte atë që nuk ju pëlqente, ju kapardiseshit, prandaj disa i quajtët gënjeshtarë e disa i vratë.
2:87.
Dhe me të vërtetë, Ne i dhamë Musait Librin dhe i pasuam atë me profetë. Dhe Ne i dhamë Isait, birit të Merjemes, shenja të qarta dhe e forcuam atë me Shpirtin e Shenjtë. A sa herë që një i dërguar ju solli atë që shpirtrat tuaj nuk e dëshironin, ju u treguat arrogantë? Disa i përgënjeshtruat dhe disa i vratë.
2:87.
WE LEKAD 'ATEJNA MUSAL-KITABE WE KAFFEJNA MIN BA'DIHI BIR-RUSULI WE 'ATEJNA 'ISA EBNE MERJEMEL-BEJJINATI WE 'EJJEDNAHU BIRUHIL-KUDUSI 'EFEKULLEMA XHA'EKUM RESULUN BIMA LA TEHWA 'ENFUSUKUM ESTEKBERTUM FEFERIKEN KEDHDHEBTUM WE FERIKAN TEKTULUN
C
2:88.
E (jehuditë e kohës së Muhammedit) thonë: "Zemrat tona janë në këllëf"! Jo, por për shkak të mosbesimit të tyre, All-llahu i ka mallkuar, andaj pak janë që besojnë (ose: pak send besojnë).
2:88.
Ata thonë: “Zemrat tona janë të vulosura”. Jo, s'është ashtu, por ata i ka mallkuar Allahu për shkak të mohimit të tyre, prandaj shumë pak prej tyre besojnë.
2:88.
Por ata thanë: "Zemrat tona janë të mbuluara." Jo, Allahu i ka mallkuar ata për shkak të mosbesimit të tyre. Ata besojnë shumë pak.
2:88.
WE KALU KULUBUNA GULFUN BEL LE'ANEHUMU ELLAHU BIKUFRIHIM FEKALILEN MA JU'UMINUNE
C
2:89.
E kur u erdhi atyre prej All-llahut libri (Kur'ani) që është vërtetues i atij, që e kishin pranë, e që para se t'u vinte e kërkonin ndihmën e tij kundër mosbesimtarëve, e mohuan atë (Muhammedin) që e njihnin, kur u erdhi. Pra mallkimi i All-llahut qoftë kundër mosbesimtarëve!
2:89.
Dhe, kur një Libër që vërtetonte Shkrimet e tyre, u erdhi atyre nga Allahu, ndonëse përpara luteshin për ndihmë kundër jobesimtarëve, pra, kur u erdhi ajo që e dinin se është e vërtetë, ata e mohuan atë! Prandaj mallkimi i Allahut qoftë mbi mohuesit!
2:89.
Dhe kur atyre u erdhi një Libër nga Allahu, që vërtetonte atë që ata kishin me vete – ndonëse më parë ata kërkonin fitore kundër atyre që nuk besojnë – por kur u erdhi ajo që ata e njihnin, e mohuan atë. Mallkimi i Allahut është mbi jobesimtarët.
2:89.
WE LEMMA XHA'EHUM KITABUN MIN 'INDI ELLAHI MUSEDDIKUN LIMA ME'AHUM WE KANU MIN KABLU JESTEFTIHUNE 'ALEL-LEDHINE KEFERU FELEMMA XHA'EHUM MA 'AREFU KEFERU BIHI FELA'NETU ELLAHI 'ALEL-KAFIRINE