Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 2:247. Pejgamberi i tyre u tha: "All-llahu caktoi sundues tuajin Talutin". Ata thanë: "Si mund të jetë ai sundues yni, kur ne kemi më shumë meritë se ai për sundim, madje ai edhe nuk është i pasur"? Ai tha: "All-llahu e zgjodhi atë sundues tuajin dhe e pajisi me dituri të gjerë e me fuqi trupore"! All-llahu ia jep sundimin e vet atij që do, All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm.
2:247. Profeti i tyre u tha: “Allahu ka dërguar Talutin si mbretin tuaj.” Ata thanë: “Si mund të bëhet ai mbreti ynë, kur ne kemi më tepër merita se ai për të sunduar?! Përveç kësaj, ai nuk ka ndonjë pasuri të madhe.” Ai u përgjigj: “Allahu e ka zgjedhur atë për mbretin tuaj dhe e ka pajisur me dijeni të gjerë dhe me fuqi trupore. Allahu ia jep pushtetin e Vet kujt të dojë; Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëdijshëm.”
2:247. Dhe profeti i tyre u tha atyre: "Me të vërtetë, Allahu ka caktuar Talutin si mbret për ju." Ata thanë: "Si mund të jetë ai mbret mbi ne, kur ne kemi më shumë të drejtë për mbretëri sesa ai, dhe atij nuk i është dhënë bollëk pasurie?" Ai tha: "Me të vërtetë, Allahu e ka zgjedhur atë mbi ju dhe i ka dhënë atij një bollëk në dituri dhe trup. Dhe Allahu i jep mbretërinë e Tij kujtdo që do. Dhe Allahu është i Gjithëpërfshirësi, i Dituri.
2:247. WE KALE LEHUM NEBIJUHUM 'INNALL-LLAHE KAD BE'ATHE LEKUM TALUTE MELIKEN KALU 'ENNA JEKUNU LEHUL-MULKU 'ALEJNA WE NEHNU 'EHEKKU BIL-MULKI MINHU WE LEM JU'UTE SE'ATEN MINEL-MALI KALE 'INNALL-LLAHE ESTEFAHU 'ALEJKUM WE ZADEHU BESTETEN FIL-'ILMI WEL-XHISMI WEL-LAHU JU'UTI MULKEHU MEN JESHA'U WEL-LAHU WASI'UN 'ALIMUN
C 2:248. Pejgamberi i tyre u tha: "Shenjë e sundimit të tij është që t'ju sjellë arkën, që e bartin engjëjt dhe që në të gjeni qetësim (shpirtëror) nga Zoti juaj, e edhe diçka që ka mbetur nga thesari i familjes së Musait dhe Harunit. S'ka dyshim se ky, po qe se jeni besimtarë, është një fakt për ju".
2:248. Profeti u tha atyre: “Shenjë e sundimit të tij është ardhja e Arkës. Aty ka qetësi për ju nga Zoti juaj dhe relike të lëna nga familja e Musait dhe Harunit. Atë e bartin engjëjt. Sigurisht që kjo është një shenjë për ju, nëse jeni besimtarë!”
2:248. Dhe profeti i tyre u tha atyre: "Me të vërtetë, shenja e mbretërisë së tij është se do t'ju vijë Arka, në të cilën ka qetësi nga Zoti juaj dhe një relike nga ato që lanë pas Musai dhe Haruni, të bartur nga engjëjt. Me të vërtetë, në këtë është një shenjë për ju, nëse jeni besimtarë."
2:248. WE KALE LEHUM NEBIJUHUM 'INNE 'AJETE MULKIHI 'EN JE'TIJEKUMUT-TABUTU FIHI SEKINETUN MIN RABBIKUM WE BEKIJETUN MIMMA TEREKE 'ALU MUSA WE 'ALU HARUNE TEHMILUHUL-MELA'IKETU 'INNE FI DHALIKE LE'AJETEN LEKUM 'IN KUNTUM MU'UMININE
C 2:249. E kur doli (prej qytetit) Taluti me ushtrinë, tha: "All-llahu do t'ju sprovojë me një lumë, e ai që pi prej atij, ai nuk është me mua, e kush nuk e shijon atë, ai është me mua, përveç atij që me dorën e vet e pi një grusht"! Mirëpo, me përjashtim të një pakice prej tyre, të tjerët pinë nga ai. E kur e kaloi ai (Taluti) atë së bashku me te edhe ata që ishin besimtarë thanë: "Ne sot nuk kemi fuqi kundër Xhalutit dhe ushtrisë së tij"! Po ata që ishin të bindur se do ta takonin All-llahun thanë: "Sa e sa grupe të vogla me dëshirën e All-llahut kanë triumfuar ndaj grupeve të mëdha"! All-llahu është me durimtarët.
2:249. Kur Taluti u nis për luftë bashkë me ushtrinë, u tha atyre: “Allahu do t'ju provojë me një lumë. Kush pi ujë në të, nuk është ushtari im. Ndërsa kush nuk pi ujë në të ose kënaqet vetëm me një grusht ujë, është ushtari im”. Por të gjithë pinë, përveç një pakice. Pasi ai me ata (ushtarë) që ishin besimtarë kaluan lumin, shumë prej tyre thanë: “Ne sot nuk kemi fuqi të luftojmë me Xhalutin dhe ushtrinë e tij”. Por ata që ishin të bindur se do të takoheshin me Allahun, thanë: “Sa herë, me ndihmën e Allahut, një ushtri e vogël ka ngadhënjyer mbi një ushtri të madhe! Allahu është me të durueshmit”.
2:249. Dhe kur Taluti doli me ushtrinë, ai tha: "Me të vërtetë, Allahu do t'ju sprovojë me një lumë. Dhe kushdo që pi nga ai nuk është prej meje, por kushdo që nuk e shijon atë është me mua, përveçse ai që merr me dorën e tij një grusht uji." Por ata pinë prej tij, përveç një pakice prej tyre. Dhe kur ai dhe ata që besuan me të e kaluan lumin, ata thanë: "Ne nuk kemi fuqi sot kundër Xhalutit dhe ushtrisë së tij." Por ata që ishin të bindur se do të takonin Allahun thanë: "Sa shpesh një grup i vogël ka mundur një grup të madh, me lejen e Allahut! Dhe Allahu është me të duruarit."
2:249. FELEMMA FESELE TALUTU BIL-XHUNUDI KALE 'INNALL-LLAHE MUBTELIKUM BINEHERIN FEMEN SHERIBE MINHU FELEJSE MINNI WE MEN LEM JET'AMHU FE'INNEHU MINNI 'ILLA MENI EGTEREFE GURFETEN BIJEDIHI FESHERIBU MINHU 'ILLA KALILEN MINHUM FELEMMA XHAWEZEHU HUWE WEL-LEDHINE 'AMENU ME'AHU KALU LA TAKATE LENAL-JEWME BIXHALUTE WE XHUNUDIHI KALEL-LEDHINE JEDHUNNUNE 'ENNEHUM MULAKU ELLAHI KEM MIN FI'ETIN KALILETIN GALEBET FI'ETEN KETHIRETEN BI'IDHNI ELLAHI WEL-LAHU ME'A ES-SABIRINE
C 2:250. E kur i dualën përballë Xhalutit dhe ushtrisë së tij, thanë: "Zoti ynë! Na dhuro durim! Na i përforco këmbët tona dhe na ndihmo kundër pabesimtarëve!
2:250. Dhe kur u përballën me Xhalutin dhe ushtrinë e tij, thanë: “Zoti ynë! Na pajis me durim, na forco këmbët tona dhe na ndihmo kundër këtij populli jobesimtar!”
2:250. Dhe kur dolën kundër Xhalutit dhe ushtrisë së tij, ata thanë: "Zoti ynë, derdh mbi ne durim, forco hapat tanë dhe na ndihmo kundër këtij populli jobesimtar."
2:250. WE LEMMA BEREZU LIXHALUTE WE XHUNUDIHI KALU REBBENA 'EFRIG 'ALEJNA SEBREN WE THEBBIT 'EKDAMENA WE ENSURNA 'ALEL-KAWMIL-KAFIRINE
C 2:251. Me ndihmën e All-llahut i thyen ata, e Davudi e mbyti Xhalutin dhe All-llahu i dha atij (Davudit) sundimin, pejgamberllëkun dhe e mësoi atë për çdo gjë që deshi. Dhe sikur All-llahu të mos i mbronte njerëzit me disa prej disa të tjerëve, do të shkatërrohej toka, po All-llahu është bamirës i madh ndaj njerëzimit.
2:251. Me ndihmën e Allahut, ata i thyen armiqtë dhe Dauti e vrau Xhalutin. Allahu i dha atij pushtetin dhe Profecinë dhe i mësoi dituritë që deshi. Sikur Allahu të mos i ndihmonte njerëzit e mirë kundër të këqijve, bota do të ishte shkatërruar. Por Allahu është shumë Bujar me krijesat e Veta.
2:251. Dhe ata i mundën ata, me lejen e Allahut. Dhe Davudi e vrau Xhalutin, dhe Allahu i dha atij mbretërinë dhe urtësinë dhe e mësoi atë nga ato që Ai dëshiroi. Dhe sikur Allahu të mos e largonte një grup njerëzish me një grup tjetër, toka do të shkatërrohej. Por Allahu është Zotërues i mirësisë për botët.
2:251. FEHEZEMUHUM BI'IDHNI ELLAHI WE KATELE DAWUDU XHALUTE WE 'ATAHU ELLAHUL-MULKE WEL-HIKMETE WE 'ALLEMEHU MIMMA JESHA'U WE LEWLA DEF'U ELLAHI EN-NASE BA'DEHUM BIBA'DIN LEFESEDETIL-'ERDU WE LEKINNALL-LLAHE DHU FEDLIN 'ALEL-'ALEMINE
C 2:252. Këto janë argumente të All-llahut, po t'i lexojmë ty me saktësi, e s'ka dyshim se ti (Muhammed) je prej të dërguarve.
2:252. Këto janë shpalljet e Allahut. Ne t'i lexojmë ty (Muhamed) ato me të vërtetën, sepse, pa dyshim, ti je një prej të dërguarve Tanë.
2:252. Këto janë shenjat e Allahut që Ne t'i lexojmë ty me të vërtetën. Dhe me të vërtetë, ti je nga të dërguarit.
2:252. TILKE 'AJATU ELLAHI NETLUHA 'ALEJKE BIL-HEKKI WE 'INNEKE LEMINEL-MURSELINE
C 2:253. Këta (për të cilët të rrëfyem) janë të dërguarit, disa prej tyre i dalluam nga të tjerët, prej tyre pati që All-llahu u foli, disa i ngriti në shkallë më të lartë, Isait, birit të Merjemes i dhamë argumente dhe e përforcuam me shpirtin e shenjtë (Xhibrilin). E sikur të donte All-llahu, nuk do të mbyteshin ndërmjet vete ata (populli) që ishin pas tyre, pasi që atyre u patën zbritur argumentet, por ata megjithatë u përçanë. E pati prej tyre që besuan dhe pati të tillë që nuk besuan,e sikur të dëshironte All-llahu ata nuk do të mbyteshin, por All-llahu punon çka dëshiron.
2:253. Nga këta të dërguar, disa syresh i ngritëm mbi të tjerët. Disave Allahu u foli drejtpërdrejt, kurse të tjerë i ngriti në shkallë të larta. Ne i dhamë Isait, birit të Merjemes, prova (mrekulli) të qarta dhe e ndihmuam me Shpirtin e Shenjtërisë (Xhebrailin a.s.). Sikur të donte Allahu, njerëzit që erdhën pas të dërguarve nuk do të vriteshin me njëri-tjetrin pas ardhjes së provave të qarta, por ata u përçanë: disa besuan, kurse të tjerët mohuan. Sikur të donte Allahu, ata nuk do të vriteshin me njëri-tjetrin, por Allahu bën si të dojë Vetë.
2:253. Këta janë të dërguarit; disa prej tyre Ne i kemi ngritur mbi të tjerët. Disa prej tyre Allahu foli dhe disa i ngriti në grada. Dhe Ne i dhamë Isait, birit të Merjemes, shenja të qarta dhe e forcuam atë me Shpirtin e Shenjtë. Dhe sikur Allahu të kishte dëshiruar, ata që ishin pas tyre nuk do të kishin luftuar pas provave të qarta që u erdhën. Por ata kishin mosmarrëveshje; disa prej tyre besuan dhe disa prej tyre mohuan. Dhe sikur Allahu të kishte dëshiruar, ata nuk do të kishin luftuar. Por Allahu bën atë që dëshiron.
2:253. TILKE ER-RUSULU FEDDELNA BA'DEHUM 'ALA BA'DIN MINHUM MEN KELLEMEL-LAHU WE REFE'A BA'DEHUM DEREXHATIN WE 'ATEJNA 'ISA EBNE MERJEMEL-BEJJINATI WE 'EJJEDNAHU BIRUHIL-KUDUSI WE LEW SHA'EL-LAHU MA EKTETELEL-LEDHINE MIN BA'DIHIM MIN BA'DI MA XHA'ET/HUMUL-BEJJINATU WE LEKINI EHTELEFU FEMINHUM MEN 'AMENE WE MINHUM MEN KEFERE WE LEW SHA'EL-LAHU MA EKTETELU WE LEKINNALL-LLAHE JEF'ALU MA JURIDU
C 2:254. O ju që keni besuar, para se të vijë një ditë kur nuk do të ketë as shitblerje, as miqësi, e as ndërmjetësim, jepni nga ajo me çka Ne u furnizuam juve. Pabesimtarët janë mizorë.
2:254. O besimtarë! Jepni pa u kursyer nga të mirat që ju kemi dhënë Ne, para se të vijë Dita (e Gjykimit) në të cilën nuk ka shit-blerje, as miqësi, as ndërmjetësi! Jobesimtarët janë keqbërësit e vërtetë.
2:254. O ju që keni besuar, shpenzoni nga ajo që ju kemi dhënë para se të vijë një ditë në të cilën nuk ka tregti, as miqësi dhe as ndërmjetësim. Dhe jobesimtarët – ata janë të padrejtët.
2:254. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU 'ENFIKU MIMMA REZEKNAKUM MIN KABLI 'EN JE'TIJE JEWMUN LA BEJ'UN FIHI WE LA HULLETUN WE LA SHEFA'ATUN WEL-KAFIRUNE HUMU EDH-DHALIMUNE
C 2:255. All-llahu është një, nuk ka zot tjetër përveç Atij. Ai është mbikqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. Atë nuk e kap as kotja as gjumë, gjithçka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e Tij, e di të tashmen që është pranë tyre dhe të ardhmen, nga ajo që Ai di, tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar, Kursija e Tij (dija-sundimi) përfshijnë qiejt dhe tokën. Kujdesi i Tij ndaj të dyjave, nuk i vjen rëndë, Ai është më i larti, më i madhi.
2:255. Allahu! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Tij, të Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje! Atë nuk e kaplon as dremitja, as gjumi! Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Kush mund të ndërhyjë tek Ai për ndokënd pa lejen e Tij? Ai di çdo gjë që ka ndodhur përpara dhe çdo gjë që do të ndodhë pas njerëzve, kurse ata nuk mund të përvetësojnë asgjë nga Dituria e Tij, përveçse aq sa Ai dëshiron. Kursi-u i Tij shtrihet mbi qiejt dhe Tokën dhe Ai nuk e ka të rëndë t'i ruajë ato. Ai është i Larti, Madhështori!
2:255. Allahu! Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij, të Gjallët, të Përjetshmit. Nuk e kaplon as gjumi dhe as dremitja. Atij i përket gjithçka që është në qiej dhe gjithçka që është në tokë. Kush mund të ndërmjetësojë pranë Tij pa lejen e Tij? Ai e di atë që ishte para tyre dhe atë që do të vijë pas tyre. Dhe ata nuk mund të përfshijnë asgjë nga dija e Tij, përveçse ajo që Ai dëshiron. Froni i Tij përfshin qiejt dhe tokën, dhe ruajtja e tyre nuk e lodh Atë. Dhe Ai është më i Larti, më i Madhi.
2:255. ELLAHU LA 'ILAHE 'ILLA HUWEL-HEJJUL-KAJJUMU LA TE'HUDHUHU SINETUN WE LA NEWMUN LEHU MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDI MEN DHAL-LEDHI JESHFA'U 'INDEHU 'ILLA BI'IDHNIHI JA'LEMU MA BEJNE 'EJDIHIM WE MA HALFEHUM WE LA JUHITUNE BISHEJ'IN MIN 'ILMIHI 'ILLA BIMA SHA'E WESI'A KURSIJUHU ES-SEMAWATI WEL-'ERDE WE LA JE'UDUHU HIFDHUHUMA WE HUWEL-'ALIJUL-'ADHIMU
C 2:256. Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson të pavërtetat e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. All-llahu është dëgjues i dijshëm.
2:256. S'ka detyrim në fe, sepse tashmë është dalluar e drejta nga e shtrembra! Ai që mohon idhujt (dhe gjithçka që adhurohet në vend të Allahut) dhe beson në Allahun, ka siguruar lidhjen më të fortë, e cila nuk këputet kurrë. Allahu dëgjon dhe di gjithçka.
2:256. Nuk ka detyrim në fe. Me të vërtetë, e drejta është dalluar nga gabimi. Prandaj, kushdo që mohon tagutin dhe beson në Allahun, me siguri, ai është kapur për litarin më të fortë që nuk do të këputet kurrë. Dhe Allahu është Dëgjues, i Dituri.
2:256. LA 'IKRAHE FI ED-DINI KAD TEBEJJENE ER-RUSHDU MINEL-GAJJI FEMEN JEKFUR BIT-TAGUTI WE JU'UMIN BILLAHI FEKADI ESTEMSEKE BIL-'URWETIL-WUTHKA LA ENFISAME LEHA WEL-LAHU SEMI'UN 'ALIMUN
C 2:257. All-llahu është mbikëqyrës i atyre që besuan, i nxjerr ata prej errësirave në dritë. E kujdestarë të atyre që nuk besuan janë djajtë që i nxjerrin ata prej drite e i hudhin në errësira. Ata janë banorë të zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
2:257. Allahu është Mbrojtësi i atyre që besojnë. Ai i nxjerr ata nga errësira në dritë. Sa për ata që nuk besojnë, mbrojtësi i tyre është djalli, i cili i nxjerr ata nga drita dhe i shpie në errësirë. Këta janë banorët e Zjarrit (të Xhehenemit), ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
2:257. Allahu është Mbrojtësi i atyre që kanë besuar; Ai i nxjerr ata nga errësirat në dritë. Por ata që nuk besojnë, mbrojtësit e tyre janë tagutët, të cilët i nxjerrin ata nga drita në errësirë. Ata janë banorët e zjarrit; ata do të jenë aty përgjithmonë.
2:257. ELLAHU WE LIJUL-LEDHINE 'AMENU JUHRIXHUHUM MINE EDH-DHULUMATI 'ILA EN-NUR WEL-LEDHINE KEFERU 'EWLIJA'UUHUMUT-TAGUTU JUHRIXHUNEHUM MINE EN-NUR 'ILA EDH-DHULUMATI 'ULA'IKE 'ESHABU EN-NARI HUM FIHA HALIDUNE