Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 2:4. Dhe ata, të cilët besojnë në atë që t'u shpall ty, dhe në atë që është shpallur para teje, dhe që janë të bindur plotësisht për (jetën e ardhshme në) botën tjetër (Ahiretin).
2:4. dhe për ata që besojnë në atë që të është shpallur ty (o Muhamed), në atë që është shpallur përpara teje dhe që me bindje i besojnë jetës tjetër.
2:4. Dhe që besojnë atë që t'u është shpallur ty dhe atë që është shpallur para teje, dhe për jetën tjetër janë plot bindje.
2:4. WEL-LEDHINE JU'UMINUNE BIMA 'UNZILE 'ILEJKE WE MA 'UNZILE MIN KABLIKE WE BIL-'AHIRETI HUM JUKINUNE
C 2:5. Të tillët janë të udhëzuar nga Zoti i tyre dhe vetëm ata janë të shpëtuarit.
2:5. Ata janë udhëzuar në rrugë të drejtë nga Zoti i tyre dhe pikërisht ata janë të shpëtuarit.
2:5. Ata janë në rrugën e drejtë nga Zoti i tyre dhe ata janë të shpëtuarit.
2:5. 'ULA'IKE 'ALA HUDEN MIN RABBIHIM WE 'ULA'IKE HUMUL-MUFLIHUNE
C 2:6. E ata që mohuan (Kur'anin dhe Muhammedin), për ta është njësoj ua tërhoqe vërejtjen apo nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë.
2:6. Sa për ata që mohojnë, njësoj është, i paralajmërove apo nuk i paralajmërove - ata nuk besojnë.
2:6. Vërtet, për ata që nuk besojnë, është njësoj nëse i paralajmëron apo nuk i paralajmëron; ata nuk do të besojnë.
2:6. 'INNEL-LEDHINE KEFERU SEWA'UN 'ALEJHIM 'E 'ENDHERTEHUM 'EM LEM TUNDHIRHUM LA JU'UMINUNE
C 2:7. All-llahu ua mbylli atyre zemrat, veshët e tyre dhe në të pamurit e tyre ka një perde, e ata kanë një dënim të madh.
2:7. Allahu i ka vulosur zemrat e tyre, ndërsa në veshët dhe sytë e tyre kanë mbulesë; ata i pret një dënim i madh.
2:7. Allahu ua ka vulosur zemrat dhe veshët e tyre, dhe mbi sytë e tyre ka një perde, ata kanë një dënim të madh.
2:7. HATEMEL-LAHU 'ALA KULUBIHIM WE 'ALA SEM'IHIM WE 'ALA 'EBSARIHIM GISHAWETUN WE LEHUM 'ADHABUN 'ADHIMUN
C 2:8. Ka disa njerëz që thonë: "Ne i kemi besuar All-llahut dhe jetës tjetër (Ahiretit), po në realitet ata nuk janë besimtarë.
2:8. Ka disa njerëz që thonë: “Besojmë në Allahun dhe në Ditën e Gjykimit!”, por në të vërtetë ata nuk janë besimtarë.
2:8. Dhe ka disa njerëz që thonë: "Ne kemi besuar në Allahun dhe në Ditën e Fundit," por ata nuk janë besimtarë.
2:8. WE MINE EN-NASI MEN JEKULU 'AMENNA BILLAHI WE BIL-JEWMIL-'AHIRI WE MA HUM BIMU'UMININE
C 2:9. Ata përpiqen ta mashtrojnë All-llahun dhe ata që besuan, po në të vërtetë ata nuk mashtrojnë tjetër, pos vetvetes, por ata nuk e hetojnë.
2:9. Ata përpiqen të mashtrojnë Allahun dhe besimtarët, por në të vërtetë mashtrojnë vetëm vetveten, megjithëse nuk e ndiejnë.
2:9. Ata përpiqen të mashtrojnë Allahun dhe ata që besojnë, por ata vetëm e mashtrojnë veten e tyre, dhe nuk e kuptojnë.
2:9. JUHADI'UNEL-LAHE WEL-LEDHINE 'AMENU WE MA JEHDA'UNE 'ILLA 'ENFUSEHUM WE MA JESH'URUNE
C 2:10. Në zemrat e tyre kanë sëmurje, e All-llahu u shton sëmundje edhe më shumë, e për shkak se ata përgënjeshtruan, pësojnë dënim të dhembshëm.
2:10. Në zemrat e tyre ka një sëmundje, të cilën Allahu ua shton. Ata i pret një dënim i dhembshëm, për shkak të hipokrizisë së tyre.
2:10. Në zemrat e tyre ka një sëmundje; dhe Allahu ua shton sëmundjen; ata kanë një dënim të dhimbshëm për shkak të gënjeshtrës së tyre.
2:10. FI KULUBIHIM MEREDUN FEZADEHUMU ELLAHU MEREDEN WE LEHUM 'ADHABUN 'ELIMUN BIMA KANU JEKDHIBUNE
C 2:11. E kur atyre u thuhet: "Mos e prishni rendin në tokë"! Ata thonë: "Ne jemi vetëm përmirësues (paqtues)!"
2:11. Kur u thuhet: “Mos bëni çrregullime në tokë!” - ata thonë: “Ne bëjmë vetëm përmirësime në tokë!”
2:11. Dhe kur atyre u thuhet: "Mos bëni çrregullime në tokë," ata thonë: "Ne vetëm po përmirësojmë."
2:11. WE 'IDHA KILE LEHUM LA TUFSIDU FIL-'ERDI KALU 'INNEMA NEHNU MUSLIHUNE
C 2:12. Veni re, ata në të vërtetë janë shkatërruesit, por nuk e kuptojnë.
2:12. Por jo! Në të vërtetë, pikërisht ata janë shkaktarët e çrregullimeve, ndonëse nuk e ndiejnë.
2:12. Me të vërtetë, ata janë çrregulluesit, por nuk e kuptojnë.
2:12. 'ELA 'INNEHUM HUMUL-MUFSIDUNE WE LEKIN LA JESH'URUNE
C 2:13. Dhe kur atyre u thuhet: besoni, sikurse besuan njerëzit, ata thonë: "A të besojmë ashtu sikurse besuan mendjelehtit?" Në të vërtetë ata, dhe mu ata janë mendjelehtit, por nuk e dinë.
2:13. Kur atyre u thuhet: “Besoni edhe ju ashtu siç kanë besuar njerëzit e tjerë!” - ata thonë: “Vallë, a të besojmë edhe ne ashtu siç besojnë mendjelehtët?!” Por jo! Në të vërtetë, pikërisht ata janë mendjelehtët, por nuk e dinë këtë.
2:13. Dhe kur atyre u thuhet: "Besoni ashtu siç kanë besuar njerëzit," ata thonë: "A të besojmë ashtu siç kanë besuar të marrit?" Me të vërtetë, ata janë të marrët, por nuk e dinë.
2:13. WE 'IDHA KILE LEHUM 'AMINU KEMA 'AMENE EN-NASU KALU 'ENU'UMINU KEMA 'AMENE ES-SUFEHA'U 'ELA 'INNEHUM HUMU ES-SUFEHA'U WE LEKIN LA JA'LEMUNE
C 2:14. E kur i takojnë ata që besuan thonë: "Ne kemi besuar!" Por kur veçohen me djajt (parinë) e vet u thonë: "Ne jemi me ju, ne vetëm jemi tallur (me besimtarët)".
2:14. Kur takohen me besimtarët, ata thonë “Besojmë” – por, kur mbesin vetëm me djajtë e tyre, thonë: “Në të vërtetë, ne jemi me ju; ne vetëm po talleshim”.
2:14. Dhe kur takojnë ata që kanë besuar, ata thonë: "Ne kemi besuar." Por kur janë vetëm me djajtë e tyre, ata thonë: "Me siguri ne jemi me ju; ne vetëm po talleshim."
2:14. WE 'IDHA LEKUL-LEDHINE 'AMENU KALU 'AMENNA WE 'IDHA HALEW 'ILA SHEJATINIHIM KALU 'INNA ME'AKUM 'INNEMA NEHNU MUSTEHZI'UNE