U kopjua
        
        
            
                
 
                Kur'ani Fisnik
                kërkim në gjuhën shqipe
            
            
            
                
                    Kërkuat fjalën:
                
                
                    Ajete: 11
                
             
            
            
            
            
                    
                    
                        
                        Sherif Ahmeti
                        
                        Hasan Nahi
                        
                        ChatGPT
                        
                        Transliterimi
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    2:3.
                            Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen (namazin) dhe prej asaj që Ne u kemi dhënë, ata japin (zeqat, sadaka etj.).
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:3.
                            të cilët besojnë në të fshehtën, falin namazin dhe japin nga ajo që u kemi dhënë Ne;
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:3.
      Që besojnë në të padukshmen, kryejnë faljen dhe japin nga ajo që Ne u kemi dhënë.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:3.
                            EL-LEDHINE JU'UMINUNE BIL-GAJBI WE JUKIMUNE ES-SELETE WE MIMMA REZEKNAHUM JUNFIKUNE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    2:4.
                            Dhe ata, të cilët besojnë në atë që t'u shpall ty, dhe në atë që është shpallur para teje, dhe që janë të bindur plotësisht për (jetën e ardhshme në) botën tjetër (Ahiretin).
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:4.
                            dhe për ata që besojnë në atë që të është shpallur ty (o Muhamed), në atë që është shpallur përpara teje dhe që me bindje i besojnë jetës tjetër.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:4.
      Dhe që besojnë atë që t'u është shpallur ty dhe atë që është shpallur para teje, dhe për jetën tjetër janë plot bindje.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:4.
                            WEL-LEDHINE JU'UMINUNE BIMA 'UNZILE 'ILEJKE WE MA 'UNZILE MIN KABLIKE WE BIL-'AHIRETI HUM JUKINUNE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    2:5.
                            Të tillët janë të udhëzuar nga Zoti i tyre dhe vetëm ata janë të shpëtuarit.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:5.
                            Ata janë udhëzuar në rrugë të drejtë nga Zoti i tyre dhe pikërisht ata janë të shpëtuarit.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:5.
      Ata janë në rrugën e drejtë nga Zoti i tyre dhe ata janë të shpëtuarit.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:5.
                            'ULA'IKE 'ALA HUDEN MIN RABBIHIM WE 'ULA'IKE HUMUL-MUFLIHUNE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    2:6.
                            E ata që mohuan (Kur'anin dhe Muhammedin), për ta është njësoj ua tërhoqe vërejtjen apo nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:6.
                            Sa për ata që mohojnë, njësoj është, i paralajmërove apo nuk i paralajmërove - ata nuk besojnë.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:6.
      Vërtet, për ata që nuk besojnë, është njësoj nëse i paralajmëron apo nuk i paralajmëron; ata nuk do të besojnë.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:6.
                            'INNEL-LEDHINE KEFERU SEWA'UN 'ALEJHIM 'E 'ENDHERTEHUM 'EM LEM TUNDHIRHUM LA JU'UMINUNE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    2:7.
                            All-llahu ua mbylli atyre zemrat, veshët e tyre dhe në të pamurit e tyre ka një perde, e ata kanë një dënim të madh.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:7.
                            Allahu i ka vulosur zemrat e tyre, ndërsa në veshët dhe sytë e tyre kanë mbulesë; ata i pret një dënim i madh.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:7.
      Allahu ua ka vulosur zemrat dhe veshët e tyre, dhe mbi sytë e tyre ka një perde, ata kanë një dënim të madh.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:7.
                            HATEMEL-LAHU 'ALA KULUBIHIM WE 'ALA SEM'IHIM WE 'ALA 'EBSARIHIM GISHAWETUN WE LEHUM 'ADHABUN 'ADHIMUN
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    2:8.
                            Ka disa njerëz që thonë: "Ne i kemi besuar All-llahut dhe jetës tjetër (Ahiretit), po në realitet ata nuk janë besimtarë.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:8.
                            Ka disa njerëz që thonë: “Besojmë në Allahun dhe në Ditën e Gjykimit!”, por në të vërtetë ata nuk janë besimtarë.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:8.
      Dhe ka disa njerëz që thonë: "Ne kemi besuar në Allahun dhe në Ditën e Fundit," por ata nuk janë besimtarë.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:8.
                            WE MINE EN-NASI MEN JEKULU 'AMENNA BILLAHI WE BIL-JEWMIL-'AHIRI WE MA HUM BIMU'UMININE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    2:9.
                            Ata përpiqen ta mashtrojnë All-llahun dhe ata që besuan, po në të vërtetë ata nuk mashtrojnë tjetër, pos vetvetes, por ata nuk e hetojnë.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:9.
                            Ata përpiqen të mashtrojnë Allahun dhe besimtarët, por në të vërtetë mashtrojnë vetëm vetveten, megjithëse nuk e ndiejnë.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:9.
      Ata përpiqen të mashtrojnë Allahun dhe ata që besojnë, por ata vetëm e mashtrojnë veten e tyre, dhe nuk e kuptojnë.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:9.
                            JUHADI'UNEL-LAHE WEL-LEDHINE 'AMENU WE MA JEHDA'UNE 'ILLA 'ENFUSEHUM WE MA JESH'URUNE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    2:10.
                            Në zemrat e tyre kanë sëmurje, e All-llahu u shton sëmundje edhe më shumë, e për shkak se ata përgënjeshtruan, pësojnë dënim të dhembshëm.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:10.
                            Në zemrat e tyre ka një sëmundje, të cilën Allahu ua shton. Ata i pret një dënim i dhembshëm, për shkak të hipokrizisë së tyre.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:10.
      Në zemrat e tyre ka një sëmundje; dhe Allahu ua shton sëmundjen; ata kanë një dënim të dhimbshëm për shkak të gënjeshtrës së tyre.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:10.
                            FI KULUBIHIM MEREDUN FEZADEHUMU ELLAHU MEREDEN WE LEHUM 'ADHABUN 'ELIMUN BIMA KANU JEKDHIBUNE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    2:11.
                            E kur atyre u thuhet: "Mos e prishni rendin në tokë"! Ata thonë: "Ne jemi vetëm përmirësues (paqtues)!"
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:11.
                            Kur u thuhet: “Mos bëni çrregullime në tokë!” - ata thonë: “Ne bëjmë vetëm përmirësime në tokë!”
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:11.
      Dhe kur atyre u thuhet: "Mos bëni çrregullime në tokë," ata thonë: "Ne vetëm po përmirësojmë."
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:11.
                            WE 'IDHA KILE LEHUM LA TUFSIDU FIL-'ERDI KALU 'INNEMA NEHNU MUSLIHUNE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    2:12.
                            Veni re, ata në të vërtetë janë shkatërruesit, por nuk e kuptojnë.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:12.
                            Por jo! Në të vërtetë, pikërisht ata janë shkaktarët e çrregullimeve, ndonëse nuk e ndiejnë.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:12.
      Me të vërtetë, ata janë çrregulluesit, por nuk e kuptojnë.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:12.
                            'ELA 'INNEHUM HUMUL-MUFSIDUNE WE LEKIN LA JESH'URUNE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    2:13.
                            Dhe kur atyre u thuhet: besoni, sikurse besuan njerëzit, ata thonë: "A të besojmë ashtu sikurse besuan mendjelehtit?" Në të vërtetë ata, dhe mu ata janë mendjelehtit, por nuk e dinë.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:13.
                            Kur atyre u thuhet: “Besoni edhe ju ashtu siç kanë besuar njerëzit e tjerë!” - ata thonë: “Vallë, a të besojmë edhe ne ashtu siç besojnë mendjelehtët?!” Por jo! Në të vërtetë, pikërisht ata janë mendjelehtët, por nuk e dinë këtë.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:13.
      Dhe kur atyre u thuhet: "Besoni ashtu siç kanë besuar njerëzit," ata thonë: "A të besojmë ashtu siç kanë besuar të marrit?" Me të vërtetë, ata janë të marrët, por nuk e dinë.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:13.
                            WE 'IDHA KILE LEHUM 'AMINU KEMA 'AMENE EN-NASU KALU 'ENU'UMINU KEMA 'AMENE ES-SUFEHA'U 'ELA 'INNEHUM HUMU ES-SUFEHA'U WE LEKIN LA JA'LEMUNE