Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 2:1. Elif, Lam, Mim
2:1. Elif, Lâm, Mîm.
2:1. Elif Lam Mim
2:1. 'ELIF-LAM-MIM
C 2:2. Ky është libri që nuk ka dyshim në te (sepse është prej All-llahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm.
2:2. Ky është Libri në të cilin nuk ka dyshim. Ai është udhërrëfyes për të devotshmit,
2:2. Ky është Libri, për të cilin nuk ka dyshim, udhëzim për ata që janë të devotshëm.
2:2. DHALIKEL-KITABU LA REJBE FIHI HUDEN LILMUTTEKINE
C 2:3. Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen (namazin) dhe prej asaj që Ne u kemi dhënë, ata japin (zeqat, sadaka etj.).
2:3. të cilët besojnë në të fshehtën, falin namazin dhe japin nga ajo që u kemi dhënë Ne;
2:3. Që besojnë në të padukshmen, kryejnë faljen dhe japin nga ajo që Ne u kemi dhënë.
2:3. EL-LEDHINE JU'UMINUNE BIL-GAJBI WE JUKIMUNE ES-SELETE WE MIMMA REZEKNAHUM JUNFIKUNE
C 2:4. Dhe ata, të cilët besojnë në atë që t'u shpall ty, dhe në atë që është shpallur para teje, dhe që janë të bindur plotësisht për (jetën e ardhshme në) botën tjetër (Ahiretin).
2:4. dhe për ata që besojnë në atë që të është shpallur ty (o Muhamed), në atë që është shpallur përpara teje dhe që me bindje i besojnë jetës tjetër.
2:4. Dhe që besojnë atë që t'u është shpallur ty dhe atë që është shpallur para teje, dhe për jetën tjetër janë plot bindje.
2:4. WEL-LEDHINE JU'UMINUNE BIMA 'UNZILE 'ILEJKE WE MA 'UNZILE MIN KABLIKE WE BIL-'AHIRETI HUM JUKINUNE
C 2:5. Të tillët janë të udhëzuar nga Zoti i tyre dhe vetëm ata janë të shpëtuarit.
2:5. Ata janë udhëzuar në rrugë të drejtë nga Zoti i tyre dhe pikërisht ata janë të shpëtuarit.
2:5. Ata janë në rrugën e drejtë nga Zoti i tyre dhe ata janë të shpëtuarit.
2:5. 'ULA'IKE 'ALA HUDEN MIN RABBIHIM WE 'ULA'IKE HUMUL-MUFLIHUNE
C 2:6. E ata që mohuan (Kur'anin dhe Muhammedin), për ta është njësoj ua tërhoqe vërejtjen apo nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë.
2:6. Sa për ata që mohojnë, njësoj është, i paralajmërove apo nuk i paralajmërove - ata nuk besojnë.
2:6. Vërtet, për ata që nuk besojnë, është njësoj nëse i paralajmëron apo nuk i paralajmëron; ata nuk do të besojnë.
2:6. 'INNEL-LEDHINE KEFERU SEWA'UN 'ALEJHIM 'E 'ENDHERTEHUM 'EM LEM TUNDHIRHUM LA JU'UMINUNE
C 2:7. All-llahu ua mbylli atyre zemrat, veshët e tyre dhe në të pamurit e tyre ka një perde, e ata kanë një dënim të madh.
2:7. Allahu i ka vulosur zemrat e tyre, ndërsa në veshët dhe sytë e tyre kanë mbulesë; ata i pret një dënim i madh.
2:7. Allahu ua ka vulosur zemrat dhe veshët e tyre, dhe mbi sytë e tyre ka një perde, ata kanë një dënim të madh.
2:7. HATEMEL-LAHU 'ALA KULUBIHIM WE 'ALA SEM'IHIM WE 'ALA 'EBSARIHIM GISHAWETUN WE LEHUM 'ADHABUN 'ADHIMUN
C 2:8. Ka disa njerëz që thonë: "Ne i kemi besuar All-llahut dhe jetës tjetër (Ahiretit), po në realitet ata nuk janë besimtarë.
2:8. Ka disa njerëz që thonë: “Besojmë në Allahun dhe në Ditën e Gjykimit!”, por në të vërtetë ata nuk janë besimtarë.
2:8. Dhe ka disa njerëz që thonë: "Ne kemi besuar në Allahun dhe në Ditën e Fundit," por ata nuk janë besimtarë.
2:8. WE MINE EN-NASI MEN JEKULU 'AMENNA BILLAHI WE BIL-JEWMIL-'AHIRI WE MA HUM BIMU'UMININE
C 2:9. Ata përpiqen ta mashtrojnë All-llahun dhe ata që besuan, po në të vërtetë ata nuk mashtrojnë tjetër, pos vetvetes, por ata nuk e hetojnë.
2:9. Ata përpiqen të mashtrojnë Allahun dhe besimtarët, por në të vërtetë mashtrojnë vetëm vetveten, megjithëse nuk e ndiejnë.
2:9. Ata përpiqen të mashtrojnë Allahun dhe ata që besojnë, por ata vetëm e mashtrojnë veten e tyre, dhe nuk e kuptojnë.
2:9. JUHADI'UNEL-LAHE WEL-LEDHINE 'AMENU WE MA JEHDA'UNE 'ILLA 'ENFUSEHUM WE MA JESH'URUNE
C 2:10. Në zemrat e tyre kanë sëmurje, e All-llahu u shton sëmundje edhe më shumë, e për shkak se ata përgënjeshtruan, pësojnë dënim të dhembshëm.
2:10. Në zemrat e tyre ka një sëmundje, të cilën Allahu ua shton. Ata i pret një dënim i dhembshëm, për shkak të hipokrizisë së tyre.
2:10. Në zemrat e tyre ka një sëmundje; dhe Allahu ua shton sëmundjen; ata kanë një dënim të dhimbshëm për shkak të gënjeshtrës së tyre.
2:10. FI KULUBIHIM MEREDUN FEZADEHUMU ELLAHU MEREDEN WE LEHUM 'ADHABUN 'ELIMUN BIMA KANU JEKDHIBUNE
C 2:11. E kur atyre u thuhet: "Mos e prishni rendin në tokë"! Ata thonë: "Ne jemi vetëm përmirësues (paqtues)!"
2:11. Kur u thuhet: “Mos bëni çrregullime në tokë!” - ata thonë: “Ne bëjmë vetëm përmirësime në tokë!”
2:11. Dhe kur atyre u thuhet: "Mos bëni çrregullime në tokë," ata thonë: "Ne vetëm po përmirësojmë."
2:11. WE 'IDHA KILE LEHUM LA TUFSIDU FIL-'ERDI KALU 'INNEMA NEHNU MUSLIHUNE