Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 1:3. Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
1:3. të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit,
1:3. Mëshiruesit, Mëshirëplotit
1:3. ER-REHMANI ER-REHIMI
C 1:4. Sunduesit të Ditës së Gjykimit (përgjegjësisë-shpërblimit)!
1:4. Sunduesit të Ditës së Gjykimit.
1:4. Mbretit të Ditës së Gjykimit
1:4. MALIKI JEWMI ED-DINI
C 1:5. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ty kërkojmë ndihmë!
1:5. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.
1:5. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë
1:5. 'IJAKE NA'BUDU WE 'IJAKE NESTA'INU
C 1:6. Udhëzona (përforcona) në rrugën e drejtë!
1:6. Udhëzona në rrugën e drejtë!
1:6. Udhëzona në rrugën e drejtë
1:6. EHDINA ES-SIRATEL-MUSTEKIME
C 1:7. Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira, jo në të atyre që kundër veti tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre që e humbën veten!
1:7. Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd, as në të atyre që janë të humbur!
1:7. Në rrugën e atyre që Ti u ke dhuruar të mirat, jo në rrugën e atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd dhe as të atyre që kanë humbur
1:7. SIRATEL-LEDHINE 'EN'AMTE 'ALEJHIM GAJRIL-MEGDUBI 'ALEJHIM WE LA ED-DALLINE
C 2:1. Elif, Lam, Mim
2:1. Elif, Lâm, Mîm.
2:1. Elif Lam Mim
2:1. 'ELIF-LAM-MIM
C 2:2. Ky është libri që nuk ka dyshim në te (sepse është prej All-llahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm.
2:2. Ky është Libri në të cilin nuk ka dyshim. Ai është udhërrëfyes për të devotshmit,
2:2. Ky është Libri, për të cilin nuk ka dyshim, udhëzim për ata që janë të devotshëm.
2:2. DHALIKEL-KITABU LA REJBE FIHI HUDEN LILMUTTEKINE
C 2:3. Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen (namazin) dhe prej asaj që Ne u kemi dhënë, ata japin (zeqat, sadaka etj.).
2:3. të cilët besojnë në të fshehtën, falin namazin dhe japin nga ajo që u kemi dhënë Ne;
2:3. Që besojnë në të padukshmen, kryejnë faljen dhe japin nga ajo që Ne u kemi dhënë.
2:3. EL-LEDHINE JU'UMINUNE BIL-GAJBI WE JUKIMUNE ES-SELETE WE MIMMA REZEKNAHUM JUNFIKUNE
C 2:4. Dhe ata, të cilët besojnë në atë që t'u shpall ty, dhe në atë që është shpallur para teje, dhe që janë të bindur plotësisht për (jetën e ardhshme në) botën tjetër (Ahiretin).
2:4. dhe për ata që besojnë në atë që të është shpallur ty (o Muhamed), në atë që është shpallur përpara teje dhe që me bindje i besojnë jetës tjetër.
2:4. Dhe që besojnë atë që t'u është shpallur ty dhe atë që është shpallur para teje, dhe për jetën tjetër janë plot bindje.
2:4. WEL-LEDHINE JU'UMINUNE BIMA 'UNZILE 'ILEJKE WE MA 'UNZILE MIN KABLIKE WE BIL-'AHIRETI HUM JUKINUNE
C 2:5. Të tillët janë të udhëzuar nga Zoti i tyre dhe vetëm ata janë të shpëtuarit.
2:5. Ata janë udhëzuar në rrugë të drejtë nga Zoti i tyre dhe pikërisht ata janë të shpëtuarit.
2:5. Ata janë në rrugën e drejtë nga Zoti i tyre dhe ata janë të shpëtuarit.
2:5. 'ULA'IKE 'ALA HUDEN MIN RABBIHIM WE 'ULA'IKE HUMUL-MUFLIHUNE
C 2:6. E ata që mohuan (Kur'anin dhe Muhammedin), për ta është njësoj ua tërhoqe vërejtjen apo nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë.
2:6. Sa për ata që mohojnë, njësoj është, i paralajmërove apo nuk i paralajmërove - ata nuk besojnë.
2:6. Vërtet, për ata që nuk besojnë, është njësoj nëse i paralajmëron apo nuk i paralajmëron; ata nuk do të besojnë.
2:6. 'INNEL-LEDHINE KEFERU SEWA'UN 'ALEJHIM 'E 'ENDHERTEHUM 'EM LEM TUNDHIRHUM LA JU'UMINUNE