Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 2:8. Ka disa njerëz që thonë: "Ne i kemi besuar All-llahut dhe jetës tjetër (Ahiretit), po në realitet ata nuk janë besimtarë.
2:8. Ka disa njerëz që thonë: “Besojmë në Allahun dhe në Ditën e Gjykimit!”, por në të vërtetë ata nuk janë besimtarë.
2:8. Dhe ka disa njerëz që thonë: "Ne kemi besuar në Allahun dhe në Ditën e Fundit," por ata nuk janë besimtarë.
2:8. WE MINE EN-NASI MEN JEKULU 'AMENNA BILLAHI WE BIL-JEWMIL-'AHIRI WE MA HUM BIMU'UMININE
C 2:9. Ata përpiqen ta mashtrojnë All-llahun dhe ata që besuan, po në të vërtetë ata nuk mashtrojnë tjetër, pos vetvetes, por ata nuk e hetojnë.
2:9. Ata përpiqen të mashtrojnë Allahun dhe besimtarët, por në të vërtetë mashtrojnë vetëm vetveten, megjithëse nuk e ndiejnë.
2:9. Ata përpiqen të mashtrojnë Allahun dhe ata që besojnë, por ata vetëm e mashtrojnë veten e tyre, dhe nuk e kuptojnë.
2:9. JUHADI'UNEL-LAHE WEL-LEDHINE 'AMENU WE MA JEHDA'UNE 'ILLA 'ENFUSEHUM WE MA JESH'URUNE
C 2:10. Në zemrat e tyre kanë sëmurje, e All-llahu u shton sëmundje edhe më shumë, e për shkak se ata përgënjeshtruan, pësojnë dënim të dhembshëm.
2:10. Në zemrat e tyre ka një sëmundje, të cilën Allahu ua shton. Ata i pret një dënim i dhembshëm, për shkak të hipokrizisë së tyre.
2:10. Në zemrat e tyre ka një sëmundje; dhe Allahu ua shton sëmundjen; ata kanë një dënim të dhimbshëm për shkak të gënjeshtrës së tyre.
2:10. FI KULUBIHIM MEREDUN FEZADEHUMU ELLAHU MEREDEN WE LEHUM 'ADHABUN 'ELIMUN BIMA KANU JEKDHIBUNE
C 2:11. E kur atyre u thuhet: "Mos e prishni rendin në tokë"! Ata thonë: "Ne jemi vetëm përmirësues (paqtues)!"
2:11. Kur u thuhet: “Mos bëni çrregullime në tokë!” - ata thonë: “Ne bëjmë vetëm përmirësime në tokë!”
2:11. Dhe kur atyre u thuhet: "Mos bëni çrregullime në tokë," ata thonë: "Ne vetëm po përmirësojmë."
2:11. WE 'IDHA KILE LEHUM LA TUFSIDU FIL-'ERDI KALU 'INNEMA NEHNU MUSLIHUNE
C 2:12. Veni re, ata në të vërtetë janë shkatërruesit, por nuk e kuptojnë.
2:12. Por jo! Në të vërtetë, pikërisht ata janë shkaktarët e çrregullimeve, ndonëse nuk e ndiejnë.
2:12. Me të vërtetë, ata janë çrregulluesit, por nuk e kuptojnë.
2:12. 'ELA 'INNEHUM HUMUL-MUFSIDUNE WE LEKIN LA JESH'URUNE
C 2:13. Dhe kur atyre u thuhet: besoni, sikurse besuan njerëzit, ata thonë: "A të besojmë ashtu sikurse besuan mendjelehtit?" Në të vërtetë ata, dhe mu ata janë mendjelehtit, por nuk e dinë.
2:13. Kur atyre u thuhet: “Besoni edhe ju ashtu siç kanë besuar njerëzit e tjerë!” - ata thonë: “Vallë, a të besojmë edhe ne ashtu siç besojnë mendjelehtët?!” Por jo! Në të vërtetë, pikërisht ata janë mendjelehtët, por nuk e dinë këtë.
2:13. Dhe kur atyre u thuhet: "Besoni ashtu siç kanë besuar njerëzit," ata thonë: "A të besojmë ashtu siç kanë besuar të marrit?" Me të vërtetë, ata janë të marrët, por nuk e dinë.
2:13. WE 'IDHA KILE LEHUM 'AMINU KEMA 'AMENE EN-NASU KALU 'ENU'UMINU KEMA 'AMENE ES-SUFEHA'U 'ELA 'INNEHUM HUMU ES-SUFEHA'U WE LEKIN LA JA'LEMUNE
C 2:14. E kur i takojnë ata që besuan thonë: "Ne kemi besuar!" Por kur veçohen me djajt (parinë) e vet u thonë: "Ne jemi me ju, ne vetëm jemi tallur (me besimtarët)".
2:14. Kur takohen me besimtarët, ata thonë “Besojmë” – por, kur mbesin vetëm me djajtë e tyre, thonë: “Në të vërtetë, ne jemi me ju; ne vetëm po talleshim”.
2:14. Dhe kur takojnë ata që kanë besuar, ata thonë: "Ne kemi besuar." Por kur janë vetëm me djajtë e tyre, ata thonë: "Me siguri ne jemi me ju; ne vetëm po talleshim."
2:14. WE 'IDHA LEKUL-LEDHINE 'AMENU KALU 'AMENNA WE 'IDHA HALEW 'ILA SHEJATINIHIM KALU 'INNA ME'AKUM 'INNEMA NEHNU MUSTEHZI'UNE
C 2:15. All-llahu i ndëshkon talljet e tyre, duke i lënë të bredhin edhe më shumë në mosbesimin e tyre.
2:15. Allahu do të tallet me ata dhe do t'i lërë një kohë të gjatë që të bredhin verbërisht në mendjemadhësinë e tyre.
2:15. Allahut i përgjigjet talljes së tyre dhe i lë ata të humbasin në rebelimin e tyre duke qenë të verbër.
2:15. ELLAHU JESTEHZI'U BIHIM WE JEMUDDUHUM FI TUGJANIHIM JA'MEHUNE
C 2:16. Të tillët janë që e ndërruan të vërtetën (besimin) me të pavërtetën (mosbesimin), pra tregtia e tyre nuk pati fitim dhe ata nuk qenë të vetëdijshëm (në punën e tyre).
2:16. Pikërisht këta janë ata që kanë këmbyer udhëzimin me humbjen, kështu që tregtia atyre nuk u solli kurrfarë dobie dhe as nuk ishin të udhëzuar në rrugën e drejtë.
2:16. Ata janë ata që e kanë shkëmbyer udhëzimin për gabim, por tregtia e tyre nuk ka sjellë fitim dhe nuk kanë qenë të udhëzuar.
2:16. 'ULA'IKEL-LEDHINE ESHTEREW ED-DELALETE BIL-HUDA FEMA REBIHET TIXHARETUHUM WE MA KANU MUHTEDINE
C 2:17. Shembulli i tyre (në hipokrizi) është si shembulli i atij që ndezë një zjarr dhe, posa ta ndriçojë ai vendin për rreth tij, All-llahu ua shuan dritën e tyre dhe i lë në errësira që nuk shohin.
2:17. Rasti i tyre shëmbëllen me rastin e atyre që ndezin një zjarr dhe, kur ai ua ndriçon ç'kanë rreth vetes, Allahu ua merr dritën, i lë në errësirë dhe ata nuk shohin asgjë!
2:17. Shembulli i tyre është si ai i atij që ndezi një zjarr, por kur zjarri ndriçoi gjithçka rreth tij, Allahu ua hoqi dritën dhe i la në errësirë – ata nuk shohin.
2:17. METHELUHUM KEMETHELIL-LEDHI ESTEWKADE NAREN FELEMMA 'EDA'ET MA HEWLEHU DHEHEBEL-LAHU BINURIHIM WE TEREKEHUM FI DHULUMATIN LA JUBSIRUNE
C 2:18. (Mbesin në errësirë) Të shurdhër, memecë dhe të verbër, andaj ata nuk kthehen (nga ajo rrugë e tyre e keqe).
2:18. Ata janë të shurdhër, memecë e të verbër, prandaj nuk kthehen në rrugë të drejtë.
2:18. Të shurdhër, memecë dhe të verbër – ata nuk do të kthehen.
2:18. SUMMUN BUKMUN 'UMJUN FEHUM LA JERXHI'UNE