U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
2:9.
Ata përpiqen ta mashtrojnë All-llahun dhe ata që besuan, po në të vërtetë ata nuk mashtrojnë tjetër, pos vetvetes, por ata nuk e hetojnë.
2:9.
Ata përpiqen të mashtrojnë Allahun dhe besimtarët, por në të vërtetë mashtrojnë vetëm vetveten, megjithëse nuk e ndiejnë.
2:9.
Ata përpiqen të mashtrojnë Allahun dhe ata që besojnë, por ata vetëm e mashtrojnë veten e tyre, dhe nuk e kuptojnë.
2:9.
JUHADI'UNEL-LAHE WEL-LEDHINE 'AMENU WE MA JEHDA'UNE 'ILLA 'ENFUSEHUM WE MA JESH'URUNE
C
2:10.
Në zemrat e tyre kanë sëmurje, e All-llahu u shton sëmundje edhe më shumë, e për shkak se ata përgënjeshtruan, pësojnë dënim të dhembshëm.
2:10.
Në zemrat e tyre ka një sëmundje, të cilën Allahu ua shton. Ata i pret një dënim i dhembshëm, për shkak të hipokrizisë së tyre.
2:10.
Në zemrat e tyre ka një sëmundje; dhe Allahu ua shton sëmundjen; ata kanë një dënim të dhimbshëm për shkak të gënjeshtrës së tyre.
2:10.
FI KULUBIHIM MEREDUN FEZADEHUMU ELLAHU MEREDEN WE LEHUM 'ADHABUN 'ELIMUN BIMA KANU JEKDHIBUNE
C
2:11.
E kur atyre u thuhet: "Mos e prishni rendin në tokë"! Ata thonë: "Ne jemi vetëm përmirësues (paqtues)!"
2:11.
Kur u thuhet: “Mos bëni çrregullime në tokë!” - ata thonë: “Ne bëjmë vetëm përmirësime në tokë!”
2:11.
Dhe kur atyre u thuhet: "Mos bëni çrregullime në tokë," ata thonë: "Ne vetëm po përmirësojmë."
2:11.
WE 'IDHA KILE LEHUM LA TUFSIDU FIL-'ERDI KALU 'INNEMA NEHNU MUSLIHUNE
C
2:12.
Veni re, ata në të vërtetë janë shkatërruesit, por nuk e kuptojnë.
2:12.
Por jo! Në të vërtetë, pikërisht ata janë shkaktarët e çrregullimeve, ndonëse nuk e ndiejnë.
2:12.
Me të vërtetë, ata janë çrregulluesit, por nuk e kuptojnë.
2:12.
'ELA 'INNEHUM HUMUL-MUFSIDUNE WE LEKIN LA JESH'URUNE
C
2:13.
Dhe kur atyre u thuhet: besoni, sikurse besuan njerëzit, ata thonë: "A të besojmë ashtu sikurse besuan mendjelehtit?" Në të vërtetë ata, dhe mu ata janë mendjelehtit, por nuk e dinë.
2:13.
Kur atyre u thuhet: “Besoni edhe ju ashtu siç kanë besuar njerëzit e tjerë!” - ata thonë: “Vallë, a të besojmë edhe ne ashtu siç besojnë mendjelehtët?!” Por jo! Në të vërtetë, pikërisht ata janë mendjelehtët, por nuk e dinë këtë.
2:13.
Dhe kur atyre u thuhet: "Besoni ashtu siç kanë besuar njerëzit," ata thonë: "A të besojmë ashtu siç kanë besuar të marrit?" Me të vërtetë, ata janë të marrët, por nuk e dinë.
2:13.
WE 'IDHA KILE LEHUM 'AMINU KEMA 'AMENE EN-NASU KALU 'ENU'UMINU KEMA 'AMENE ES-SUFEHA'U 'ELA 'INNEHUM HUMU ES-SUFEHA'U WE LEKIN LA JA'LEMUNE
C
2:14.
E kur i takojnë ata që besuan thonë: "Ne kemi besuar!" Por kur veçohen me djajt (parinë) e vet u thonë: "Ne jemi me ju, ne vetëm jemi tallur (me besimtarët)".
2:14.
Kur takohen me besimtarët, ata thonë “Besojmë” – por, kur mbesin vetëm me djajtë e tyre, thonë: “Në të vërtetë, ne jemi me ju; ne vetëm po talleshim”.
2:14.
Dhe kur takojnë ata që kanë besuar, ata thonë: "Ne kemi besuar." Por kur janë vetëm me djajtë e tyre, ata thonë: "Me siguri ne jemi me ju; ne vetëm po talleshim."
2:14.
WE 'IDHA LEKUL-LEDHINE 'AMENU KALU 'AMENNA WE 'IDHA HALEW 'ILA SHEJATINIHIM KALU 'INNA ME'AKUM 'INNEMA NEHNU MUSTEHZI'UNE
C
2:15.
All-llahu i ndëshkon talljet e tyre, duke i lënë të bredhin edhe më shumë në mosbesimin e tyre.
2:15.
Allahu do të tallet me ata dhe do t'i lërë një kohë të gjatë që të bredhin verbërisht në mendjemadhësinë e tyre.
2:15.
Allahut i përgjigjet talljes së tyre dhe i lë ata të humbasin në rebelimin e tyre duke qenë të verbër.
2:15.
ELLAHU JESTEHZI'U BIHIM WE JEMUDDUHUM FI TUGJANIHIM JA'MEHUNE
C
2:16.
Të tillët janë që e ndërruan të vërtetën (besimin) me të pavërtetën (mosbesimin), pra tregtia e tyre nuk pati fitim dhe ata nuk qenë të vetëdijshëm (në punën e tyre).
2:16.
Pikërisht këta janë ata që kanë këmbyer udhëzimin me humbjen, kështu që tregtia atyre nuk u solli kurrfarë dobie dhe as nuk ishin të udhëzuar në rrugën e drejtë.
2:16.
Ata janë ata që e kanë shkëmbyer udhëzimin për gabim, por tregtia e tyre nuk ka sjellë fitim dhe nuk kanë qenë të udhëzuar.
2:16.
'ULA'IKEL-LEDHINE ESHTEREW ED-DELALETE BIL-HUDA FEMA REBIHET TIXHARETUHUM WE MA KANU MUHTEDINE
C
2:17.
Shembulli i tyre (në hipokrizi) është si shembulli i atij që ndezë një zjarr dhe, posa ta ndriçojë ai vendin për rreth tij, All-llahu ua shuan dritën e tyre dhe i lë në errësira që nuk shohin.
2:17.
Rasti i tyre shëmbëllen me rastin e atyre që ndezin një zjarr dhe, kur ai ua ndriçon ç'kanë rreth vetes, Allahu ua merr dritën, i lë në errësirë dhe ata nuk shohin asgjë!
2:17.
Shembulli i tyre është si ai i atij që ndezi një zjarr, por kur zjarri ndriçoi gjithçka rreth tij, Allahu ua hoqi dritën dhe i la në errësirë – ata nuk shohin.
2:17.
METHELUHUM KEMETHELIL-LEDHI ESTEWKADE NAREN FELEMMA 'EDA'ET MA HEWLEHU DHEHEBEL-LAHU BINURIHIM WE TEREKEHUM FI DHULUMATIN LA JUBSIRUNE
C
2:18.
(Mbesin në errësirë) Të shurdhër, memecë dhe të verbër, andaj ata nuk kthehen (nga ajo rrugë e tyre e keqe).
2:18.
Ata janë të shurdhër, memecë e të verbër, prandaj nuk kthehen në rrugë të drejtë.
2:18.
Të shurdhër, memecë dhe të verbër – ata nuk do të kthehen.
2:18.
SUMMUN BUKMUN 'UMJUN FEHUM LA JERXHI'UNE
C
2:19.
Ose (Shembulli i tyre është) si ndonjë shi i rreptë prej së larti me errësirë, me bubullimë e me vetëtimë, e prej frikës së vdekjes, nga rrufeja, ata i vejnë gishtat në veshët e tyre. Po All-llahu është rrethues i mosbesimtarëve (atij nuk mund t'i shpëtojë askush).
2:19.
Ose shëmbëllen me ata që, gjatë shtrëngatës nga qielli, shoqëruar me errësirë, bubullimë dhe shkreptimë, i mbyllin veshët me gishtat e tyre, për të mos dëgjuar ushtimën nga frika e vdekjes. Kështu, Allahu i ka nën kontroll mohuesit.
2:19.
Ose si një shi i rrëmbyeshëm nga qielli, me errësirë, bubullimë dhe vetëtimë; ata i fusin gishtat në veshët e tyre nga bubullima për shkak të frikës nga vdekja; dhe Allahu ka rrethuar jobesimtarët.
2:19.
'EW KESEJJIBIN MINE ES-SEMA'I FIHI DHULUMATUN WE RA'DUN WE BERKUN JEXH'ALUNE 'ESABI'AHUM FI 'ADHANIHIM MINE ES-SEWA'IKI HEDHEREL-MEWTI WEL-LAHU MUHITUN BIL-KAFIRINE