Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 2:160. Përveç atyre që pendohen, që përmirësohen dhe që u shpjegojnë njerëzve (të vërtetën), të tillëve ua pranoj pendimin, se Unë pranoj shumë pendimin, jam mëshirues.
2:160. Mirëpo atyre që pendohen, përmirësohen dhe tregojnë atë që kishin fshehur, Unë ua pranoj pendimin, sepse Unë jam Pranuesi i pendimeve dhe Mëshirëploti.
2:160. Përveç atyre që pendohen dhe përmirësojnë veten dhe shpallin të vërtetën. Për ta Unë jam Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti.
2:160. 'ILLAL-LEDHINE TABU WE 'ESLEHU WE BEJJENU FE'ULA'IKE 'ETUBU 'ALEJHIM WE 'ENAT-TEWWABU ER-REHIMU
C 2:161. Ata, të cilët mohuan dhe vdiqën si pabesimtarë, kundër tyre është mallkimi i All-llahut, i engjëjve dhe i të gjithë njerëzve.
2:161. Ata që nuk besojnë dhe vdesin duke qenë jobesimtarë, do të mallkohen nga Allahu, engjëjt dhe të gjithë njerëzit.
2:161. Me të vërtetë, ata që mohojnë dhe vdesin si jobesimtarë – mbi ta është mallkimi i Allahut, i engjëjve dhe i gjithë njerëzve.
2:161. 'INNEL-LEDHINE KEFERU WE MATU WE HUM KUFFARUN 'ULA'IKE 'ALEJHIM LA'NETU ELLAHI WEL-MELA'IKETI WE EN-NASI 'EXHMA'INE
C 2:162. Ata përgjithmonë janë aty (në zjarr), as nuk u lehtësohet dënimi, as nuk u jepet afat.
2:162. Ata do të jenë gjithmonë të mallkuar, nuk do t'u lehtësohet dënimi dhe nuk do t'u jepet afat.
2:162. Ata do të jenë aty përgjithmonë. Dënimi nuk do t'u lehtësohet dhe atyre nuk do t'u jepet afat.
2:162. HALIDINE FIHA LA JUHAFFEFU 'ANHUMUL-'ADHABU WE LA HUM JUNDHERUNE
C 2:163. Zoti juaj (që meriton adhurim) është Një, All-llahu, nuk ka zot pos Atij që është mëshirëplotë, gjithnjë mëshiron.
2:163. Zoti juaj është një Zot i vetëm! S'ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Atij, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
2:163. Dhe Zoti juaj është një Zot. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij, i Mëshirueshmi, Mëshirëploti.
2:163. WE 'ILEHUKUM 'ILEHUN WAHIDUN LA 'ILAHE 'ILLA HUWE ER-REHMANU ER-REHIMU
C 2:164. Është fakt se në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, të anijes që lundron në det që u sjell dobi njerëzve, në atë shi që e lëshon All-llahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe përhapë në te nga çdo lloj gjallese, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit e tokës, (në të gjitha këto), për një popull që ka mend ka argumente.
2:164. Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës, në këmbimin e natës me ditën, në anijet që lundrojnë nëpër det për t'u sjellë dobi njerëzve, në ujin që Allahu zbret prej qiellit, duke ngjallur përmes tij tokën e vdekur dhe duke shpërndarë gjithfarë gjallesash, në lëvizjen e erërave dhe në retë që qëndrojnë midis qiellit e Tokës, pra, në të gjitha këto, sigurisht që ka shenja për njerëzit me intelekt.
2:164. Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të tokës, në ndërrimin e natës dhe të ditës, në anijet që lundrojnë në det me atë që u sjell dobi njerëzve, në atë që Allahu ka zbritur nga qielli prej ujit dhe ka gjallëruar me të tokën pas thatësisë së saj, dhe ka shpërndarë në të çdo lloj krijese, dhe në ndërrimin e erërave dhe reve të nënshtruara midis qiellit dhe tokës – janë shenja për një popull që mendon.
2:164. 'INNE FI HALKI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE EHTILAFIL-LEJLI WE EN-NEHARI WEL-FULKI ELLETI TEXHRI FIL-BEHRI BIMA JENFA'U EN-NASE WE MA 'ENZELEL-LAHU MINE ES-SEMA'I MIN MA'IN FE'EHJA BIHIL-'ERDE BA'DE MEWTIHA WE BETHTHE FIHA MIN KULLI DABBETIN WE TESRIFI ER-RIJAHI WE ES-SEHABIL-MUSEHHARI BEJNE ES-SEMA'I WEL-'ERDI LE'AJATIN LIKAWMIN JA'KILUNE
C 2:165. E nga njerëzit ka asish që në vend të All-llahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) All-llahun, po dashuria e atyre që besuan All-llahun është shumë më e fortë. E sikur të dinin ata që bënë mizori se kur do ta shohin dënimin (në botën tjetër), do të binden se e tërë fuqia i takon vetëm All-llahut (e jo idhujve) dhe se All-llahu është ndëshkues i rreptë.
2:165. E megjithatë, disa njerëz zgjedhin (për të adhuruar) në vend të Allahut (zota) të tjerë, (duke i konsideruar) si të barabartë me Atë dhe duke i dashur siç duhet Allahu. Por ata që besojnë, e duan shumë më tepër Allahun (se sa ç'i duan idhujtarët idhujt e tyre). Sikur keqbërësit të shihnin që tani çastin kur të përballen me ndëshkimin, do ta kuptonin se e tërë fuqia i përket Allahut dhe se dënimi i Tij është fort i ashpër.
2:165. Dhe prej njerëzve ka disa që marrin përveç Allahut të barabartë me Të; ata i duan ata siç duhet të duan Allahun. Por ata që besojnë janë më të fortë në dashurinë për Allahun. Dhe sikur ata që kanë bërë padrejtësi ta shihnin kur do të shohin ndëshkimin, se e gjithë fuqia i përket Allahut dhe se Allahu është i Rreptë në ndëshkimin e Tij.
2:165. WE MINE EN-NASI MEN JETTEHIDHU MIN DUNI ELLAHI 'ENDADEN JUHIBBUNEHUM KEHUBBI ELLAHI WEL-LEDHINE 'AMENU 'ESHEDDU HUBBAN LILLAHI WE LEW JERAL-LEDHINE DHELEMU 'IDH JEREWNEL-'ADHABE 'ENNEL-KUWETE LILLAHI XHEMI'ÆN WE 'ENNEL-LAHE SHEDIDUL-'ADHABI
C 2:166. Dhe (sikur të shihnin) kur do të largohen ata që u prinin prej atyre që i ndiqnin (paria largohet prej atyre që u shkuan pas), e të gjithë e shohin dënimin dhe këputen lidhjet e tyre.
2:166. Ah, sikur ta shihnin çastin kur të adhuruarit do t'i braktisin adhuruesit e tyre, kur të gjithë do të shohin dënimin e midis tyre do të këputet çdo lidhje.
2:166. Kur ata që u ndoqën të heqin dorë nga ata që i ndoqën dhe të shohin ndëshkimin, dhe të gjitha lidhjet e tyre do të priten.
2:166. 'IDH TEBERRE'EL-LEDHINE ETTUBI'U MINEL-LEDHINE ETTEBA'U WE RE'EWL-'ADHABE WE TEKATTE'AT BIHIMUL-'ESBABU
C 2:167. E Ata, të cilët u patën shkuar pas do të thonë: "Ah, sikur të na lejohej një kthim (në Dunja) e të largohemi prej tyre (prijësve) siç u larguan ata tash prej nesh"! Kështu All-llahu do t'ju paraqesë veprat që janë dëshpërim për ta, e ata nuk kanë të dalë prej zjarrit.
2:167. Atëherë adhuruesit do të thonë: “Ah, sikur të ktheheshim edhe një herë (në jetën e Tokës) e t'i braktisnim ata, ashtu siç na braktisën ne!” Kështu, Allahu do t'ua tregojë veprat e tyre si burim hidhërimi për ta dhe ata s'kanë për të dalë kurrë nga zjarri.
2:167. Dhe ata që i ndoqën do të thonë: "Sikur të kishim një mundësi të ktheheshim, që të hiqnim dorë prej tyre siç kanë hequr dorë prej nesh." Kështu Allahu do t'ua tregojë atyre veprat e tyre si brenga. Dhe ata nuk do të dalin nga zjarri.
2:167. WE KALEL-LEDHINE ETTEBA'U LEW 'ENNE LENA KERRETEN FENETEBERRE'E MINHUM KEMA TEBERRE'U MINNA KEDHALIKE JURIHIMU ELLAHU 'A'MALEHUM HESERATIN 'ALEJHIM WE MA HUM BIHARIXHINE MINE EN-NARI
C 2:168. O ju njerëz, hani nga ajo që është në tokë e që është e lejuar dhe e mirë, e mos shkoni hapave të djallit se ai është armik i hapët i juaji.
2:168. O njerëz! Ushqehuni me të gjitha ato gjëra të lejuara e të mira që gjenden në Tokë dhe mos ndiqni gjurmët e djallit, sepse ai është njëmend armiku juaj i hapur.
2:168. O njerëz, hani nga ajo që është e lejueshme dhe e mirë në tokë dhe mos ndiqni hapat e djallit. Me të vërtetë, ai është një armik i hapur për ju.
2:168. JA 'EJJUHA EN-NASU KULU MIMMA FIL-'ERDI HELALEN TEJJIBAN WE LA TETTEBI'U HUTUWATI ESH-SHEJTANI 'INNEHU LEKUM 'ADUWUN MUBIN
C 2:169. Ai ju urdhëron vetëm me të këqia e turpësi, dhe ju shtyen të thoni për All-llahun atë që nuk e dini.
2:169. Ai ju nxit vetëm në të këqija, në vepra të turpshme dhe të flisni për Allahun gjëra që nuk i dini.
2:169. Ai ju urdhëron vetëm për të keqen dhe për turpin, dhe që të thoni për Allahun atë që nuk e dini.
2:169. 'INNEMA JE'MURUKUM BIS-SU'I WEL-FEHSHA'I WE 'EN TEKULU 'ALA ELLAHI MA LA TA'LEMUNE
C 2:170. E kur u thuhet atyre (idhujtarëve): "Pranoni atë që All-llahu e shpalli"! Ata thonë: "Jo, ne ndjekim atë rrugë në të cilën i gjetëm prindërit tanë"! Edhe sikur prindërit e tyre të mos kenë kuptuar dhe të mos jenë udhëzuar në rrugën e drejtë (ata do t'i pasonin)?
2:170. Kur atyre u thuhet: “Ndiqni atë që ka shpallur Allahu!” ata përgjigjen: “Jo! Ne do të ndjekim atë udhë në të cilën i kemi gjetur të parët tanë” - Vallë, edhe atëherë kur të parët e tyre nuk kuptonin gjë e nuk ishin të udhëzuar?!
2:170. Dhe kur u thuhet atyre: "Ndiqni atë që Allahu ka zbritur," ata thonë: "Jo, ne ndjekim atë mbi të cilën i kemi gjetur etërit tanë." Po sikur etërit e tyre të mos kishin ditur asgjë dhe të mos kishin qenë të udhëzuar?
2:170. WE 'IDHA KILE LEHUM ETTEBI'U MA 'ENZELEL-LAHU KALU BEL NETTEBI'U MA 'ELFEJNA 'ALEJHI 'ABA'ENA 'EWELEW KANE 'ABA'UUHUM LA JA'KILUNE SHEJ'EN WE LA JEHTEDUNE