U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
2:155.
Ne do t'ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarëve.
2:155.
Sigurisht që Ne do t'ju provojmë me frikë dhe uri, me dëmtim të pasurisë, të njerëzve dhe të të lashtave! Prandaj, përgëzoji të duruarit,
2:155.
Me të vërtetë, Ne do t'ju sprovojmë me diçka nga frika, uria, humbja e pasurisë, jetëve dhe fryteve. Por përgëzoi të duruarit.
2:155.
WE LENEBLUWENNEKUM BISHEJ'IN MINEL-HAWFI WEL-XHU'I WE NEKSIN MINEL-'EMWLI WEL-'ENFUSI WE ETH-THEMERATI WE BESHSHIRI ES-SABIRINE
C
2:156.
Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: "Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi"!
2:156.
të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!”
2:156.
Ata të cilët, kur i godet një fatkeqësi, thonë: "Ne i përkasim Allahut dhe te Ai do të kthehemi."
2:156.
EL-LEDHINE 'IDHA 'ESABET/HUM MUSIBETUN KALU 'INNA LILLAHI WE 'INNA 'ILEJHI RAXHI'UNE
C
2:157.
Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë.
2:157.
Ata do të shpërblehen me bekim dhe mëshirë nga Zoti i tyre; ata janë në rrugën e drejtë!
2:157.
Mbi ata do të jenë bekime nga Zoti i tyre dhe mëshirë. Dhe ata janë të udhëzuarit.
2:157.
'ULA'IKE 'ALEJHIM SELEWATUN MIN RABBIHIM WE REHMETUN WE 'ULA'IKE HUMUL-MUHTEDUNE
C
2:158.
"Safa" dhe "Merve" janë nga shenjat (për adhurim) e All-llahut, e kush e mësyen shtëpinë për haxh (Qaben për haxh) ose për umre (vizitë jashtë kohës së haxhit), nuk është mëkat për te t'i vizitojë ato dyja (të ece në ato dy vende). E kush bën ndonjë të mirë nga vullneti (jo obliguese), s'ka dyshim se All-llahu është shpërblyes i gjithëdijshëm.
2:158.
Kodrinat Safa dhe Merva (në Mekë) janë pjesë e Simboleve të Allahut, prandaj ai që viziton Qaben për haxh ose për umre, s'ka kurrfarë gjynahu nëse sillet mes tyre. Kush bën vepra të mira vullnetare, ta dijë se Allahu është njëmend Falënderues dhe i Gjithëdijshëm.
2:158.
Me të vërtetë, Safa dhe Marva janë nga shenjat e Allahut. Prandaj, kushdo që kryen Haxhin në Shtëpi ose Umrën, nuk ka mëkat që t'i përshkojë ato. Dhe kushdo që bën një vepër të mirë, me të vërtetë, Allahu është Mirënjohës, i Dituri.
2:158.
'INNE ES-SEFA WEL-MERWETE MIN SHA'A'IRI ELLAHI FEMEN HEXHXHEL-BEJTE 'EW A'TEMERE FELA XHUNAHE 'ALEJHI 'EN JETTEWWEFE BIHIMA WE MEN TETEWWE'A HAJREN FE'INNALL-LLAHE SHAKIRUN 'ALIMUN
C
2:159.
Ata, të cilët fshehin argumentet dhe faktet që Ne i shpallëm, e pasi që ato ua sqaruam njerëzve në librin, të tillët i mallkon All-llahu, i mallkojnë edhe ata që mallkojnë.
2:159.
Me të vërtetë, ata që fshehin shpalljet Tona të qarta, pasi ua kemi shpjeguar njerëzve në Libër (Teurat), do të mallkohen nga Allahu dhe do të mallkohen nga ata (engjëj e njerëz) që janë ngarkuar të mallkojnë.
2:159.
Me të vërtetë, ata që fshehin atë që Ne kemi shpallur nga shenjat dhe udhëzimi, pasi që Ne e kemi bërë atë të qartë për njerëzit në Libër – ata janë të mallkuar nga Allahu dhe të mallkuar nga mallkuesit.
2:159.
'INNEL-LEDHINE JEKTUMUNE MA 'ENZELNA MINEL-BEJJINATI WEL-HUDA MIN BA'DI MA BEJJENNAHU LILNNASI FIL-KITABI 'ULA'IKE JEL'ANUHUMU ELLAHU WE JEL'ANUHUMUL-LA'INUNE
C
2:160.
Përveç atyre që pendohen, që përmirësohen dhe që u shpjegojnë njerëzve (të vërtetën), të tillëve ua pranoj pendimin, se Unë pranoj shumë pendimin, jam mëshirues.
2:160.
Mirëpo atyre që pendohen, përmirësohen dhe tregojnë atë që kishin fshehur, Unë ua pranoj pendimin, sepse Unë jam Pranuesi i pendimeve dhe Mëshirëploti.
2:160.
Përveç atyre që pendohen dhe përmirësojnë veten dhe shpallin të vërtetën. Për ta Unë jam Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti.
2:160.
'ILLAL-LEDHINE TABU WE 'ESLEHU WE BEJJENU FE'ULA'IKE 'ETUBU 'ALEJHIM WE 'ENAT-TEWWABU ER-REHIMU
C
2:161.
Ata, të cilët mohuan dhe vdiqën si pabesimtarë, kundër tyre është mallkimi i All-llahut, i engjëjve dhe i të gjithë njerëzve.
2:161.
Ata që nuk besojnë dhe vdesin duke qenë jobesimtarë, do të mallkohen nga Allahu, engjëjt dhe të gjithë njerëzit.
2:161.
Me të vërtetë, ata që mohojnë dhe vdesin si jobesimtarë – mbi ta është mallkimi i Allahut, i engjëjve dhe i gjithë njerëzve.
2:161.
'INNEL-LEDHINE KEFERU WE MATU WE HUM KUFFARUN 'ULA'IKE 'ALEJHIM LA'NETU ELLAHI WEL-MELA'IKETI WE EN-NASI 'EXHMA'INE
C
2:162.
Ata përgjithmonë janë aty (në zjarr), as nuk u lehtësohet dënimi, as nuk u jepet afat.
2:162.
Ata do të jenë gjithmonë të mallkuar, nuk do t'u lehtësohet dënimi dhe nuk do t'u jepet afat.
2:162.
Ata do të jenë aty përgjithmonë. Dënimi nuk do t'u lehtësohet dhe atyre nuk do t'u jepet afat.
2:162.
HALIDINE FIHA LA JUHAFFEFU 'ANHUMUL-'ADHABU WE LA HUM JUNDHERUNE
C
2:163.
Zoti juaj (që meriton adhurim) është Një, All-llahu, nuk ka zot pos Atij që është mëshirëplotë, gjithnjë mëshiron.
2:163.
Zoti juaj është një Zot i vetëm! S'ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Atij, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
2:163.
Dhe Zoti juaj është një Zot. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij, i Mëshirueshmi, Mëshirëploti.
2:163.
WE 'ILEHUKUM 'ILEHUN WAHIDUN LA 'ILAHE 'ILLA HUWE ER-REHMANU ER-REHIMU
C
2:164.
Është fakt se në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, të anijes që lundron në det që u sjell dobi njerëzve, në atë shi që e lëshon All-llahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe përhapë në te nga çdo lloj gjallese, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit e tokës, (në të gjitha këto), për një popull që ka mend ka argumente.
2:164.
Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës, në këmbimin e natës me ditën, në anijet që lundrojnë nëpër det për t'u sjellë dobi njerëzve, në ujin që Allahu zbret prej qiellit, duke ngjallur përmes tij tokën e vdekur dhe duke shpërndarë gjithfarë gjallesash, në lëvizjen e erërave dhe në retë që qëndrojnë midis qiellit e Tokës, pra, në të gjitha këto, sigurisht që ka shenja për njerëzit me intelekt.
2:164.
Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të tokës, në ndërrimin e natës dhe të ditës, në anijet që lundrojnë në det me atë që u sjell dobi njerëzve, në atë që Allahu ka zbritur nga qielli prej ujit dhe ka gjallëruar me të tokën pas thatësisë së saj, dhe ka shpërndarë në të çdo lloj krijese, dhe në ndërrimin e erërave dhe reve të nënshtruara midis qiellit dhe tokës – janë shenja për një popull që mendon.
2:164.
'INNE FI HALKI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE EHTILAFIL-LEJLI WE EN-NEHARI WEL-FULKI ELLETI TEXHRI FIL-BEHRI BIMA JENFA'U EN-NASE WE MA 'ENZELEL-LAHU MINE ES-SEMA'I MIN MA'IN FE'EHJA BIHIL-'ERDE BA'DE MEWTIHA WE BETHTHE FIHA MIN KULLI DABBETIN WE TESRIFI ER-RIJAHI WE ES-SEHABIL-MUSEHHARI BEJNE ES-SEMA'I WEL-'ERDI LE'AJATIN LIKAWMIN JA'KILUNE
C
2:165.
E nga njerëzit ka asish që në vend të All-llahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) All-llahun, po dashuria e atyre që besuan All-llahun është shumë më e fortë. E sikur të dinin ata që bënë mizori se kur do ta shohin dënimin (në botën tjetër), do të binden se e tërë fuqia i takon vetëm All-llahut (e jo idhujve) dhe se All-llahu është ndëshkues i rreptë.
2:165.
E megjithatë, disa njerëz zgjedhin (për të adhuruar) në vend të Allahut (zota) të tjerë, (duke i konsideruar) si të barabartë me Atë dhe duke i dashur siç duhet Allahu. Por ata që besojnë, e duan shumë më tepër Allahun (se sa ç'i duan idhujtarët idhujt e tyre). Sikur keqbërësit të shihnin që tani çastin kur të përballen me ndëshkimin, do ta kuptonin se e tërë fuqia i përket Allahut dhe se dënimi i Tij është fort i ashpër.
2:165.
Dhe prej njerëzve ka disa që marrin përveç Allahut të barabartë me Të; ata i duan ata siç duhet të duan Allahun. Por ata që besojnë janë më të fortë në dashurinë për Allahun. Dhe sikur ata që kanë bërë padrejtësi ta shihnin kur do të shohin ndëshkimin, se e gjithë fuqia i përket Allahut dhe se Allahu është i Rreptë në ndëshkimin e Tij.
2:165.
WE MINE EN-NASI MEN JETTEHIDHU MIN DUNI ELLAHI 'ENDADEN JUHIBBUNEHUM KEHUBBI ELLAHI WEL-LEDHINE 'AMENU 'ESHEDDU HUBBAN LILLAHI WE LEW JERAL-LEDHINE DHELEMU 'IDH JEREWNEL-'ADHABE 'ENNEL-KUWETE LILLAHI XHEMI'ÆN WE 'ENNEL-LAHE SHEDIDUL-'ADHABI