U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
2:152.
Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shprëblim). Më falënderoni e mos Më mohoni.
2:152.
Prandaj, më kujtoni Mua (me namaz e lutje) që Unë t'ju kujtoj (me shpërblime) dhe falënderomëni Mua (duke M'u bindur) e mos i mohoni dhuntitë e Mia (me mosbindje)!
2:152.
Prandaj, më përkujtoni Mua; Unë do t'ju përkujtoj ju. Dhe falënderomëni Mua dhe mos jini mosmirënjohës ndaj Meje.
2:152.
FADHKURUNI 'EDHKURKUM WE ESHKURU LI WE LA TEKFURUNI
C
2:153.
O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë me durim e me të falur, se vërtet All-llahu është me durimtarët.
2:153.
O besimtarë! Kërkoni ndihmë për veten nëpërmjet durimit dhe namazit! Në të vërtetë, Allahu është me të duruarit.
2:153.
O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë përmes durimit dhe faljes. Me të vërtetë, Allahu është me të duruarit.
2:153.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU ESTA'INU BIS-SEBRI WE ES-SELETI 'INNALL-LLAHE ME'A ES-SABIRINE
C
2:154.
E për ata që u mbytën në rrugën e All-llahut mos thoni: "Janë të vdekur", Jo, ata janë të gjallë, por ju nuk kuptoni (gjallërinë e tyre).
2:154.
Dhe mos thoni për ata që vriten në rrugën e Allahut se janë të vdekur! Jo! Ata janë të gjallë, ndonëse ju nuk e ndjeni!
2:154.
Dhe mos thoni për ata që janë vrarë në rrugën e Allahut: "Ata janë të vdekur." Jo, ata janë të gjallë, por ju nuk i ndjeni.
2:154.
WE LA TEKULU LIMEN JUKTELU FI SEBILI ELLAHI 'EMWATUN BEL 'EHJA'UN WE LEKIN LA TESH'URUNE
C
2:155.
Ne do t'ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarëve.
2:155.
Sigurisht që Ne do t'ju provojmë me frikë dhe uri, me dëmtim të pasurisë, të njerëzve dhe të të lashtave! Prandaj, përgëzoji të duruarit,
2:155.
Me të vërtetë, Ne do t'ju sprovojmë me diçka nga frika, uria, humbja e pasurisë, jetëve dhe fryteve. Por përgëzoi të duruarit.
2:155.
WE LENEBLUWENNEKUM BISHEJ'IN MINEL-HAWFI WEL-XHU'I WE NEKSIN MINEL-'EMWLI WEL-'ENFUSI WE ETH-THEMERATI WE BESHSHIRI ES-SABIRINE
C
2:156.
Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: "Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi"!
2:156.
të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!”
2:156.
Ata të cilët, kur i godet një fatkeqësi, thonë: "Ne i përkasim Allahut dhe te Ai do të kthehemi."
2:156.
EL-LEDHINE 'IDHA 'ESABET/HUM MUSIBETUN KALU 'INNA LILLAHI WE 'INNA 'ILEJHI RAXHI'UNE
C
2:157.
Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë.
2:157.
Ata do të shpërblehen me bekim dhe mëshirë nga Zoti i tyre; ata janë në rrugën e drejtë!
2:157.
Mbi ata do të jenë bekime nga Zoti i tyre dhe mëshirë. Dhe ata janë të udhëzuarit.
2:157.
'ULA'IKE 'ALEJHIM SELEWATUN MIN RABBIHIM WE REHMETUN WE 'ULA'IKE HUMUL-MUHTEDUNE
C
2:158.
"Safa" dhe "Merve" janë nga shenjat (për adhurim) e All-llahut, e kush e mësyen shtëpinë për haxh (Qaben për haxh) ose për umre (vizitë jashtë kohës së haxhit), nuk është mëkat për te t'i vizitojë ato dyja (të ece në ato dy vende). E kush bën ndonjë të mirë nga vullneti (jo obliguese), s'ka dyshim se All-llahu është shpërblyes i gjithëdijshëm.
2:158.
Kodrinat Safa dhe Merva (në Mekë) janë pjesë e Simboleve të Allahut, prandaj ai që viziton Qaben për haxh ose për umre, s'ka kurrfarë gjynahu nëse sillet mes tyre. Kush bën vepra të mira vullnetare, ta dijë se Allahu është njëmend Falënderues dhe i Gjithëdijshëm.
2:158.
Me të vërtetë, Safa dhe Marva janë nga shenjat e Allahut. Prandaj, kushdo që kryen Haxhin në Shtëpi ose Umrën, nuk ka mëkat që t'i përshkojë ato. Dhe kushdo që bën një vepër të mirë, me të vërtetë, Allahu është Mirënjohës, i Dituri.
2:158.
'INNE ES-SEFA WEL-MERWETE MIN SHA'A'IRI ELLAHI FEMEN HEXHXHEL-BEJTE 'EW A'TEMERE FELA XHUNAHE 'ALEJHI 'EN JETTEWWEFE BIHIMA WE MEN TETEWWE'A HAJREN FE'INNALL-LLAHE SHAKIRUN 'ALIMUN
C
2:159.
Ata, të cilët fshehin argumentet dhe faktet që Ne i shpallëm, e pasi që ato ua sqaruam njerëzve në librin, të tillët i mallkon All-llahu, i mallkojnë edhe ata që mallkojnë.
2:159.
Me të vërtetë, ata që fshehin shpalljet Tona të qarta, pasi ua kemi shpjeguar njerëzve në Libër (Teurat), do të mallkohen nga Allahu dhe do të mallkohen nga ata (engjëj e njerëz) që janë ngarkuar të mallkojnë.
2:159.
Me të vërtetë, ata që fshehin atë që Ne kemi shpallur nga shenjat dhe udhëzimi, pasi që Ne e kemi bërë atë të qartë për njerëzit në Libër – ata janë të mallkuar nga Allahu dhe të mallkuar nga mallkuesit.
2:159.
'INNEL-LEDHINE JEKTUMUNE MA 'ENZELNA MINEL-BEJJINATI WEL-HUDA MIN BA'DI MA BEJJENNAHU LILNNASI FIL-KITABI 'ULA'IKE JEL'ANUHUMU ELLAHU WE JEL'ANUHUMUL-LA'INUNE
C
2:160.
Përveç atyre që pendohen, që përmirësohen dhe që u shpjegojnë njerëzve (të vërtetën), të tillëve ua pranoj pendimin, se Unë pranoj shumë pendimin, jam mëshirues.
2:160.
Mirëpo atyre që pendohen, përmirësohen dhe tregojnë atë që kishin fshehur, Unë ua pranoj pendimin, sepse Unë jam Pranuesi i pendimeve dhe Mëshirëploti.
2:160.
Përveç atyre që pendohen dhe përmirësojnë veten dhe shpallin të vërtetën. Për ta Unë jam Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti.
2:160.
'ILLAL-LEDHINE TABU WE 'ESLEHU WE BEJJENU FE'ULA'IKE 'ETUBU 'ALEJHIM WE 'ENAT-TEWWABU ER-REHIMU
C
2:161.
Ata, të cilët mohuan dhe vdiqën si pabesimtarë, kundër tyre është mallkimi i All-llahut, i engjëjve dhe i të gjithë njerëzve.
2:161.
Ata që nuk besojnë dhe vdesin duke qenë jobesimtarë, do të mallkohen nga Allahu, engjëjt dhe të gjithë njerëzit.
2:161.
Me të vërtetë, ata që mohojnë dhe vdesin si jobesimtarë – mbi ta është mallkimi i Allahut, i engjëjve dhe i gjithë njerëzve.
2:161.
'INNEL-LEDHINE KEFERU WE MATU WE HUM KUFFARUN 'ULA'IKE 'ALEJHIM LA'NETU ELLAHI WEL-MELA'IKETI WE EN-NASI 'EXHMA'INE
C
2:162.
Ata përgjithmonë janë aty (në zjarr), as nuk u lehtësohet dënimi, as nuk u jepet afat.
2:162.
Ata do të jenë gjithmonë të mallkuar, nuk do t'u lehtësohet dënimi dhe nuk do t'u jepet afat.
2:162.
Ata do të jenë aty përgjithmonë. Dënimi nuk do t'u lehtësohet dhe atyre nuk do t'u jepet afat.
2:162.
HALIDINE FIHA LA JUHAFFEFU 'ANHUMUL-'ADHABU WE LA HUM JUNDHERUNE