Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 2:165. E nga njerëzit ka asish që në vend të All-llahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) All-llahun, po dashuria e atyre që besuan All-llahun është shumë më e fortë. E sikur të dinin ata që bënë mizori se kur do ta shohin dënimin (në botën tjetër), do të binden se e tërë fuqia i takon vetëm All-llahut (e jo idhujve) dhe se All-llahu është ndëshkues i rreptë.
2:165. E megjithatë, disa njerëz zgjedhin (për të adhuruar) në vend të Allahut (zota) të tjerë, (duke i konsideruar) si të barabartë me Atë dhe duke i dashur siç duhet Allahu. Por ata që besojnë, e duan shumë më tepër Allahun (se sa ç'i duan idhujtarët idhujt e tyre). Sikur keqbërësit të shihnin që tani çastin kur të përballen me ndëshkimin, do ta kuptonin se e tërë fuqia i përket Allahut dhe se dënimi i Tij është fort i ashpër.
2:165. Dhe prej njerëzve ka disa që marrin përveç Allahut të barabartë me Të; ata i duan ata siç duhet të duan Allahun. Por ata që besojnë janë më të fortë në dashurinë për Allahun. Dhe sikur ata që kanë bërë padrejtësi ta shihnin kur do të shohin ndëshkimin, se e gjithë fuqia i përket Allahut dhe se Allahu është i Rreptë në ndëshkimin e Tij.
2:165. WE MINE EN-NASI MEN JETTEHIDHU MIN DUNI ELLAHI 'ENDADEN JUHIBBUNEHUM KEHUBBI ELLAHI WEL-LEDHINE 'AMENU 'ESHEDDU HUBBAN LILLAHI WE LEW JERAL-LEDHINE DHELEMU 'IDH JEREWNEL-'ADHABE 'ENNEL-KUWETE LILLAHI XHEMI'ÆN WE 'ENNEL-LAHE SHEDIDUL-'ADHABI
C 2:166. Dhe (sikur të shihnin) kur do të largohen ata që u prinin prej atyre që i ndiqnin (paria largohet prej atyre që u shkuan pas), e të gjithë e shohin dënimin dhe këputen lidhjet e tyre.
2:166. Ah, sikur ta shihnin çastin kur të adhuruarit do t'i braktisin adhuruesit e tyre, kur të gjithë do të shohin dënimin e midis tyre do të këputet çdo lidhje.
2:166. Kur ata që u ndoqën të heqin dorë nga ata që i ndoqën dhe të shohin ndëshkimin, dhe të gjitha lidhjet e tyre do të priten.
2:166. 'IDH TEBERRE'EL-LEDHINE ETTUBI'U MINEL-LEDHINE ETTEBA'U WE RE'EWL-'ADHABE WE TEKATTE'AT BIHIMUL-'ESBABU
C 2:167. E Ata, të cilët u patën shkuar pas do të thonë: "Ah, sikur të na lejohej një kthim (në Dunja) e të largohemi prej tyre (prijësve) siç u larguan ata tash prej nesh"! Kështu All-llahu do t'ju paraqesë veprat që janë dëshpërim për ta, e ata nuk kanë të dalë prej zjarrit.
2:167. Atëherë adhuruesit do të thonë: “Ah, sikur të ktheheshim edhe një herë (në jetën e Tokës) e t'i braktisnim ata, ashtu siç na braktisën ne!” Kështu, Allahu do t'ua tregojë veprat e tyre si burim hidhërimi për ta dhe ata s'kanë për të dalë kurrë nga zjarri.
2:167. Dhe ata që i ndoqën do të thonë: "Sikur të kishim një mundësi të ktheheshim, që të hiqnim dorë prej tyre siç kanë hequr dorë prej nesh." Kështu Allahu do t'ua tregojë atyre veprat e tyre si brenga. Dhe ata nuk do të dalin nga zjarri.
2:167. WE KALEL-LEDHINE ETTEBA'U LEW 'ENNE LENA KERRETEN FENETEBERRE'E MINHUM KEMA TEBERRE'U MINNA KEDHALIKE JURIHIMU ELLAHU 'A'MALEHUM HESERATIN 'ALEJHIM WE MA HUM BIHARIXHINE MINE EN-NARI
C 2:168. O ju njerëz, hani nga ajo që është në tokë e që është e lejuar dhe e mirë, e mos shkoni hapave të djallit se ai është armik i hapët i juaji.
2:168. O njerëz! Ushqehuni me të gjitha ato gjëra të lejuara e të mira që gjenden në Tokë dhe mos ndiqni gjurmët e djallit, sepse ai është njëmend armiku juaj i hapur.
2:168. O njerëz, hani nga ajo që është e lejueshme dhe e mirë në tokë dhe mos ndiqni hapat e djallit. Me të vërtetë, ai është një armik i hapur për ju.
2:168. JA 'EJJUHA EN-NASU KULU MIMMA FIL-'ERDI HELALEN TEJJIBAN WE LA TETTEBI'U HUTUWATI ESH-SHEJTANI 'INNEHU LEKUM 'ADUWUN MUBIN
C 2:169. Ai ju urdhëron vetëm me të këqia e turpësi, dhe ju shtyen të thoni për All-llahun atë që nuk e dini.
2:169. Ai ju nxit vetëm në të këqija, në vepra të turpshme dhe të flisni për Allahun gjëra që nuk i dini.
2:169. Ai ju urdhëron vetëm për të keqen dhe për turpin, dhe që të thoni për Allahun atë që nuk e dini.
2:169. 'INNEMA JE'MURUKUM BIS-SU'I WEL-FEHSHA'I WE 'EN TEKULU 'ALA ELLAHI MA LA TA'LEMUNE
C 2:170. E kur u thuhet atyre (idhujtarëve): "Pranoni atë që All-llahu e shpalli"! Ata thonë: "Jo, ne ndjekim atë rrugë në të cilën i gjetëm prindërit tanë"! Edhe sikur prindërit e tyre të mos kenë kuptuar dhe të mos jenë udhëzuar në rrugën e drejtë (ata do t'i pasonin)?
2:170. Kur atyre u thuhet: “Ndiqni atë që ka shpallur Allahu!” ata përgjigjen: “Jo! Ne do të ndjekim atë udhë në të cilën i kemi gjetur të parët tanë” - Vallë, edhe atëherë kur të parët e tyre nuk kuptonin gjë e nuk ishin të udhëzuar?!
2:170. Dhe kur u thuhet atyre: "Ndiqni atë që Allahu ka zbritur," ata thonë: "Jo, ne ndjekim atë mbi të cilën i kemi gjetur etërit tanë." Po sikur etërit e tyre të mos kishin ditur asgjë dhe të mos kishin qenë të udhëzuar?
2:170. WE 'IDHA KILE LEHUM ETTEBI'U MA 'ENZELEL-LAHU KALU BEL NETTEBI'U MA 'ELFEJNA 'ALEJHI 'ABA'ENA 'EWELEW KANE 'ABA'UUHUM LA JA'KILUNE SHEJ'EN WE LA JEHTEDUNE
C 2:171. Shembulli i (i thirrësit të) atyre që nuk besuan është sikurse i atij (bariut) që u lëshon britmë atyre (bagëtive) që nuk dëgjojnë tjetër vetëm se britmë e zë (e nuk kuptojnë). Ata janë të shurdhër, memecë e të verbër, ata nuk kuptojnë.
2:171. Mohuesit i shëmbëllejnë kafshëve, të cilat, kur i thërret dikush, dëgjojnë vetëm thirrje e zë, por s'kuptojnë asgjë. Ata janë të shurdhër, memecë dhe të verbër e nuk kuptojnë asgjë.
2:171. Shembulli i atyre që mohojnë është si ai i atij që i bërtet diçkaje që dëgjon vetëm thirrje dhe britma – të shurdhër, memecë dhe të verbër, ata nuk kuptojnë.
2:171. WE METHELUL-LEDHINE KEFERU KEMETHELIL-LEDHI JEN'IKU BIMA LA JESMA'U 'ILLA DU'A'EN WE NIDA'EN SUMMUN BUKMUN 'UMJUN FEHUM LA JA'KILUNE
C 2:172. O ju që besuat, hani nga të mirat që ua kemi dhënë dhe falënderoni All-llahun, nëse jeni që vetëm Atë e adhuroni.
2:172. O besimtarë! Hani nga ushqimet e lejuara që ju kemi dhënë dhe, nëse jeni adhurues të Allahut, falënderojeni Atë!
2:172. O ju që keni besuar, hani nga të mirat që ju kemi dhënë dhe falënderoni Allahun, nëse jeni vetëm Atij që i adhuroni.
2:172. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU KULU MIN TEJJIBATI MA REZEKNAKUM WE ESHKURU LILLAHI 'IN KUNTUM 'IJAHU TA'BUDUNE
C 2:173. (All-llahu) Ua ndaloi juve vetëm të ngordhtën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që therret (ngrihet zëri me të) jo në emër të All-llahut. E kush shtrëngohet (të hajë nga këto) duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar, për të nuk është mëkat. Vërtet All-llahu falë, është mëshirues.
2:173. Me të vërtetë, Allahu ju ka ndaluar të hani kafshën e ngordhur, gjakun e derdhur, mishin e derrit dhe mishin që nuk është therur në emër të Allahut. Por kushdo që detyrohet nga nevoja të hajë ndonjë gjë prej këtyre, pa dashur të bëjë gjynah dhe pa e kaluar kufirin, nuk do të fajësohet. Vërtet, Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.
2:173. Me të vërtetë, Ai ju ka ndaluar vetëm ngordhësirën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që është therur në emër të dikujt tjetër përveç Allahut. Por kushdo që detyrohet, pa dëshirë dhe pa kaluar kufirin, atëherë nuk ka mëkat për të. Me të vërtetë, Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
2:173. 'INNEMA HERREME 'ALEJKUMUL-MEJTETE WE ED-DEME WE LEHMEL-HINZIRI WE MA 'UHILLE BIHI LIGAJRI ELLAHI FEMENI EDTURRE GAJRE BAGIN WE LA 'ADIN FELA 'ITHME 'ALEJHI 'INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C 2:174. Ata që fshehin nga libri atë që shpalli All-llahu dhe për të fitojnë shumë të paktë, ata në barqet e tyre fusin vetëm zjarr. Atyre All-llahu nuk do t'u flasë në ditën e gjykimit dhe as nuk i shfajëson ata, por për ta pason dënimi i rëndë e i padurueshëm.
2:174. Pa dyshim, ata që fshehin çfarë ka shpallur Allahu në Libër dhe e këmbejnë atë me diçka tjetër të pavlerë, do të gëlltisin në barkun e tyre vetëm zjarr. Në ditën e Kiametit, Allahu nuk do t'u flasë atyre, nuk do t'i pastrojë (nga gjynahet) dhe do t'u japë dënim të dhembshëm.
2:174. Me të vërtetë, ata që fshehin atë që Allahu ka zbritur nga Libri dhe e shesin atë për një çmim të vogël – ata nuk hanë tjetër veçse zjarr në barkun e tyre. Dhe Allahu nuk do t'u flasë atyre në Ditën e Gjykimit dhe nuk do t'i pastrojë ata. Dhe ata do të kenë një ndëshkim të dhimbshëm.
2:174. 'INNEL-LEDHINE JEKTUMUNE MA 'ENZELEL-LAHU MINEL-KITABI WE JESHTERUNE BIHI THEMENEN KALILAN 'ULA'IKE MA JE'KULUNE FI BUTUNIHIM 'ILLA EN-NARE WE LA JUKELLIMUHUMU ELLAHU JEWMEL-KIJAMETI WE LA JUZEKKIHIM WE LEHUM 'ADHABUN 'ELIMUN
C 2:175. Ata janë që në vend të udhëzimit e morën humbjen dhe dënimin në vend të shpëtimit. Sa të durueshëm qenkan ata ndaj zjarrit?
2:175. Ata e kanë këmbyer rrugën e drejtë me humbjen dhe faljen e Zotit me dënimin e Tij. Po sa të durueshëm do të jenë në zjarr?!
2:175. Këta janë ata që kanë blerë devijimin me udhëzimin dhe ndëshkimin me faljen. Sa të duruar që janë ndaj zjarrit!
2:175. 'ULA'IKEL-LEDHINE ESHTEREW ED-DELALETE BIL-HUDA WEL-'ADHABE BIL-MEGFIRETI FEMA 'ESBEREHUM 'ALA EN-NARI