U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
2:168.
O ju njerëz, hani nga ajo që është në tokë e që është e lejuar dhe e mirë, e mos shkoni hapave të djallit se ai është armik i hapët i juaji.
2:168.
O njerëz! Ushqehuni me të gjitha ato gjëra të lejuara e të mira që gjenden në Tokë dhe mos ndiqni gjurmët e djallit, sepse ai është njëmend armiku juaj i hapur.
2:168.
O njerëz, hani nga ajo që është e lejueshme dhe e mirë në tokë dhe mos ndiqni hapat e djallit. Me të vërtetë, ai është një armik i hapur për ju.
2:168.
JA 'EJJUHA EN-NASU KULU MIMMA FIL-'ERDI HELALEN TEJJIBAN WE LA TETTEBI'U HUTUWATI ESH-SHEJTANI 'INNEHU LEKUM 'ADUWUN MUBIN
C
2:169.
Ai ju urdhëron vetëm me të këqia e turpësi, dhe ju shtyen të thoni për All-llahun atë që nuk e dini.
2:169.
Ai ju nxit vetëm në të këqija, në vepra të turpshme dhe të flisni për Allahun gjëra që nuk i dini.
2:169.
Ai ju urdhëron vetëm për të keqen dhe për turpin, dhe që të thoni për Allahun atë që nuk e dini.
2:169.
'INNEMA JE'MURUKUM BIS-SU'I WEL-FEHSHA'I WE 'EN TEKULU 'ALA ELLAHI MA LA TA'LEMUNE
C
2:170.
E kur u thuhet atyre (idhujtarëve): "Pranoni atë që All-llahu e shpalli"! Ata thonë: "Jo, ne ndjekim atë rrugë në të cilën i gjetëm prindërit tanë"! Edhe sikur prindërit e tyre të mos kenë kuptuar dhe të mos jenë udhëzuar në rrugën e drejtë (ata do t'i pasonin)?
2:170.
Kur atyre u thuhet: “Ndiqni atë që ka shpallur Allahu!” ata përgjigjen: “Jo! Ne do të ndjekim atë udhë në të cilën i kemi gjetur të parët tanë” - Vallë, edhe atëherë kur të parët e tyre nuk kuptonin gjë e nuk ishin të udhëzuar?!
2:170.
Dhe kur u thuhet atyre: "Ndiqni atë që Allahu ka zbritur," ata thonë: "Jo, ne ndjekim atë mbi të cilën i kemi gjetur etërit tanë." Po sikur etërit e tyre të mos kishin ditur asgjë dhe të mos kishin qenë të udhëzuar?
2:170.
WE 'IDHA KILE LEHUM ETTEBI'U MA 'ENZELEL-LAHU KALU BEL NETTEBI'U MA 'ELFEJNA 'ALEJHI 'ABA'ENA 'EWELEW KANE 'ABA'UUHUM LA JA'KILUNE SHEJ'EN WE LA JEHTEDUNE
C
2:171.
Shembulli i (i thirrësit të) atyre që nuk besuan është sikurse i atij (bariut) që u lëshon britmë atyre (bagëtive) që nuk dëgjojnë tjetër vetëm se britmë e zë (e nuk kuptojnë). Ata janë të shurdhër, memecë e të verbër, ata nuk kuptojnë.
2:171.
Mohuesit i shëmbëllejnë kafshëve, të cilat, kur i thërret dikush, dëgjojnë vetëm thirrje e zë, por s'kuptojnë asgjë. Ata janë të shurdhër, memecë dhe të verbër e nuk kuptojnë asgjë.
2:171.
Shembulli i atyre që mohojnë është si ai i atij që i bërtet diçkaje që dëgjon vetëm thirrje dhe britma – të shurdhër, memecë dhe të verbër, ata nuk kuptojnë.
2:171.
WE METHELUL-LEDHINE KEFERU KEMETHELIL-LEDHI JEN'IKU BIMA LA JESMA'U 'ILLA DU'A'EN WE NIDA'EN SUMMUN BUKMUN 'UMJUN FEHUM LA JA'KILUNE
C
2:172.
O ju që besuat, hani nga të mirat që ua kemi dhënë dhe falënderoni All-llahun, nëse jeni që vetëm Atë e adhuroni.
2:172.
O besimtarë! Hani nga ushqimet e lejuara që ju kemi dhënë dhe, nëse jeni adhurues të Allahut, falënderojeni Atë!
2:172.
O ju që keni besuar, hani nga të mirat që ju kemi dhënë dhe falënderoni Allahun, nëse jeni vetëm Atij që i adhuroni.
2:172.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU KULU MIN TEJJIBATI MA REZEKNAKUM WE ESHKURU LILLAHI 'IN KUNTUM 'IJAHU TA'BUDUNE
C
2:173.
(All-llahu) Ua ndaloi juve vetëm të ngordhtën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që therret (ngrihet zëri me të) jo në emër të All-llahut. E kush shtrëngohet (të hajë nga këto) duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar, për të nuk është mëkat. Vërtet All-llahu falë, është mëshirues.
2:173.
Me të vërtetë, Allahu ju ka ndaluar të hani kafshën e ngordhur, gjakun e derdhur, mishin e derrit dhe mishin që nuk është therur në emër të Allahut. Por kushdo që detyrohet nga nevoja të hajë ndonjë gjë prej këtyre, pa dashur të bëjë gjynah dhe pa e kaluar kufirin, nuk do të fajësohet. Vërtet, Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.
2:173.
Me të vërtetë, Ai ju ka ndaluar vetëm ngordhësirën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që është therur në emër të dikujt tjetër përveç Allahut. Por kushdo që detyrohet, pa dëshirë dhe pa kaluar kufirin, atëherë nuk ka mëkat për të. Me të vërtetë, Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
2:173.
'INNEMA HERREME 'ALEJKUMUL-MEJTETE WE ED-DEME WE LEHMEL-HINZIRI WE MA 'UHILLE BIHI LIGAJRI ELLAHI FEMENI EDTURRE GAJRE BAGIN WE LA 'ADIN FELA 'ITHME 'ALEJHI 'INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C
2:174.
Ata që fshehin nga libri atë që shpalli All-llahu dhe për të fitojnë shumë të paktë, ata në barqet e tyre fusin vetëm zjarr. Atyre All-llahu nuk do t'u flasë në ditën e gjykimit dhe as nuk i shfajëson ata, por për ta pason dënimi i rëndë e i padurueshëm.
2:174.
Pa dyshim, ata që fshehin çfarë ka shpallur Allahu në Libër dhe e këmbejnë atë me diçka tjetër të pavlerë, do të gëlltisin në barkun e tyre vetëm zjarr. Në ditën e Kiametit, Allahu nuk do t'u flasë atyre, nuk do t'i pastrojë (nga gjynahet) dhe do t'u japë dënim të dhembshëm.
2:174.
Me të vërtetë, ata që fshehin atë që Allahu ka zbritur nga Libri dhe e shesin atë për një çmim të vogël – ata nuk hanë tjetër veçse zjarr në barkun e tyre. Dhe Allahu nuk do t'u flasë atyre në Ditën e Gjykimit dhe nuk do t'i pastrojë ata. Dhe ata do të kenë një ndëshkim të dhimbshëm.
2:174.
'INNEL-LEDHINE JEKTUMUNE MA 'ENZELEL-LAHU MINEL-KITABI WE JESHTERUNE BIHI THEMENEN KALILAN 'ULA'IKE MA JE'KULUNE FI BUTUNIHIM 'ILLA EN-NARE WE LA JUKELLIMUHUMU ELLAHU JEWMEL-KIJAMETI WE LA JUZEKKIHIM WE LEHUM 'ADHABUN 'ELIMUN
C
2:175.
Ata janë që në vend të udhëzimit e morën humbjen dhe dënimin në vend të shpëtimit. Sa të durueshëm qenkan ata ndaj zjarrit?
2:175.
Ata e kanë këmbyer rrugën e drejtë me humbjen dhe faljen e Zotit me dënimin e Tij. Po sa të durueshëm do të jenë në zjarr?!
2:175.
Këta janë ata që kanë blerë devijimin me udhëzimin dhe ndëshkimin me faljen. Sa të duruar që janë ndaj zjarrit!
2:175.
'ULA'IKEL-LEDHINE ESHTEREW ED-DELALETE BIL-HUDA WEL-'ADHABE BIL-MEGFIRETI FEMA 'ESBEREHUM 'ALA EN-NARI
C
2:176.
Atë (dënim) për shkak se All-llahu e zbriti librin (Tevratin), me sqarim të drejtë, e ata që bënë ndryshime në librin, janë në një përçarje të largët nga e vërteta.
2:176.
Kjo është kështu, sepse Allahu e ka zbritur Librin me të vërtetën. Sigurisht, ata që nuk pajtohen rreth tij, janë të përçarë dhe larg së vërtetës.
2:176.
Kjo është për shkak se Allahu ka zbritur Librin me të vërtetën. Dhe me të vërtetë, ata që kundërshtojnë Librin janë në një përçarje të madhe.
2:176.
DHALIKE BI'ENNEL-LAHE NEZZELEL-KITABE BIL-HEKKI WE 'INNEL-LEDHINE EHTELEFU FIL-KITABI LEFI SHIKAKIN BA'IDIN
C
2:177.
Nuk është tërë e mira (e kufizuar) t'i ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson All-llahut, ditës së gjykimit, engjëjve, librit, pejgamberëve dhe pasurinë që e do ua jep të afërmve, bonjakëve, të varfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve, dhe ai që e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit.
2:177.
Mirësia nuk është të kthyerit e fytyrës suaj nga lindja dhe perëndimi, por mirësia është (cilësi) e atij që beson Allahun, Ditën e Fundit, engjëjt, Librin dhe profetët; e atij që me vullnet jep nga pasuria e vet për të afërmit, jetimët, të varfrit, udhëtarët e mbetur rrugës, lypësit dhe për lirimin e të robëruarve; e atij që fal namazin dhe e jep zeqatin; dhe e atyre që i plotësojnë premtimet, kur marrin përsipër diçka; e atyre që durojnë në kohë skamjeje, sëmundjeje dhe lufte. Këta janë besimtarët e vërtetë dhe këta janë ata që e kanë frikë Allahun.
2:177.
Nuk është drejtësi të ktheni fytyrat tuaja drejt lindjes ose perëndimit. Por drejtësi është ai që beson në Allahun, në Ditën e Fundit, në engjëjt, në Librin dhe në profetët, dhe që jep pasuri – pavarësisht dashurisë për të – të afërmve, jetimëve, të varfërve, udhëtarit, atyre që kërkojnë dhe për lirimin e skllevërve; dhe ai që kryen faljen dhe jep zekatin; dhe ata që i përmbushin premtimet kur premtojnë; dhe ata që janë të duruar në varfëri, vështirësi dhe gjatë betejës. Këta janë ata që janë të sinqertë. Dhe këta janë të devotshmit.
2:177.
LEJSEL-BIRRE 'EN TUWELLU WUXHUHEKUM KIBELEL-MESHRIKI WEL-MEGRIBI WE LEKINNEL-BIRRE MEN 'AMENE BILLAHI WEL-JEWMIL-'AHIRI WEL-MELA'IKETI WEL-KITABI WE EN-NEBIJINE WE 'ATAL-MALE 'ALA HUBBIHI DHEWIL-KURBA WEL-JETAMA WEL-MESAKINE WE EBNE ES-SEBILI WE ES-SA'ILINE WE FI ER-RIKABI WE 'EKAME ES-SELETE WE 'ATA EZ-ZEKATE WEL-MUFUNE BI'AHDIHIM 'IDHA 'AHEDU WE ES-SABIRINE FIL-BE'SA'I WE ED-DERRA'I WE HINEL-BE'SI 'ULA'IKEL-LEDHINE SEDEKU WE 'ULA'IKE HUMUL-MUTTEKUNE
C
2:178.
O ju që besuat, u është bërë obligim gjurmimi për dënim për mbytje: i liri për të lirin, robi për robin, femra për femrën. Kurse atij që i falet diçka nga vëllai i vet, atëherë ajo le të përcillët (e atij që fal) kuptueshëm dhe shpagimi (nga dorasi) atij le t'i bëhet me të mirë. Kjo është një lehtësim dhe mëshirë prej Zotit tuaj. E kush tejkalon pas këtij (pajtimi), ai ka një dënim të idhët.
2:178.
O besimtarë! Është caktuar për ju kisasi për vrasje: I liri për të lirin, skllavi për skllavin dhe femra për femrën. Ai (vrasës) që falet nga farefisi i të vrarit, duhet të sillet njerëzishëm dhe le të zbatojë dëmshpërblimin me të mirë. Kjo (falje) është një lehtësi dhe mëshirë nga ana e Zotit. E kushdo që pas kësaj (faljes), e kapërcen kufirin, do të marrë një dënim të dhembshëm.
2:178.
O ju që keni besuar, ju është urdhëruar barazia në drejtësi për ata që janë vrarë: i liri për të lirë, skllavi për skllav dhe femra për femër. Por nëse atij që i është falur ndonjë gjë nga vëllai i tij, atëherë kjo të ndiqet me mirësjellje dhe të përmbushet me një pagesë të drejtë. Kjo është një lehtësim dhe mëshirë nga Zoti juaj. Dhe kushdo që kalon kufijtë pas kësaj, ai do të ketë një ndëshkim të dhimbshëm.
2:178.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU KUTIBE 'ALEJKUMUL-KISASU FIL-KATLAL-HURRU BIL-HURRI WEL-'ABDU BIL-'ABDI WEL-'UNTHA BIL-'UNTHA FEMEN 'UFIJE LEHU MIN 'EHIHI SHEJ'UN FE ETTIBA'UN BIL-MA'RUFI WE 'EDA'UN 'ILEJHI BI'IHSANIN DHALIKE TEHFIFUN MIN RABBIKUM WE REHMETUN FEMENI A'TEDA BA'DE DHALIKE FELEHU 'ADHABUN 'ELIMUN