Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 2:173. (All-llahu) Ua ndaloi juve vetëm të ngordhtën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që therret (ngrihet zëri me të) jo në emër të All-llahut. E kush shtrëngohet (të hajë nga këto) duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar, për të nuk është mëkat. Vërtet All-llahu falë, është mëshirues.
2:173. Me të vërtetë, Allahu ju ka ndaluar të hani kafshën e ngordhur, gjakun e derdhur, mishin e derrit dhe mishin që nuk është therur në emër të Allahut. Por kushdo që detyrohet nga nevoja të hajë ndonjë gjë prej këtyre, pa dashur të bëjë gjynah dhe pa e kaluar kufirin, nuk do të fajësohet. Vërtet, Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.
2:173. Me të vërtetë, Ai ju ka ndaluar vetëm ngordhësirën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që është therur në emër të dikujt tjetër përveç Allahut. Por kushdo që detyrohet, pa dëshirë dhe pa kaluar kufirin, atëherë nuk ka mëkat për të. Me të vërtetë, Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
2:173. 'INNEMA HERREME 'ALEJKUMUL-MEJTETE WE ED-DEME WE LEHMEL-HINZIRI WE MA 'UHILLE BIHI LIGAJRI ELLAHI FEMENI EDTURRE GAJRE BAGIN WE LA 'ADIN FELA 'ITHME 'ALEJHI 'INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C 2:174. Ata që fshehin nga libri atë që shpalli All-llahu dhe për të fitojnë shumë të paktë, ata në barqet e tyre fusin vetëm zjarr. Atyre All-llahu nuk do t'u flasë në ditën e gjykimit dhe as nuk i shfajëson ata, por për ta pason dënimi i rëndë e i padurueshëm.
2:174. Pa dyshim, ata që fshehin çfarë ka shpallur Allahu në Libër dhe e këmbejnë atë me diçka tjetër të pavlerë, do të gëlltisin në barkun e tyre vetëm zjarr. Në ditën e Kiametit, Allahu nuk do t'u flasë atyre, nuk do t'i pastrojë (nga gjynahet) dhe do t'u japë dënim të dhembshëm.
2:174. Me të vërtetë, ata që fshehin atë që Allahu ka zbritur nga Libri dhe e shesin atë për një çmim të vogël – ata nuk hanë tjetër veçse zjarr në barkun e tyre. Dhe Allahu nuk do t'u flasë atyre në Ditën e Gjykimit dhe nuk do t'i pastrojë ata. Dhe ata do të kenë një ndëshkim të dhimbshëm.
2:174. 'INNEL-LEDHINE JEKTUMUNE MA 'ENZELEL-LAHU MINEL-KITABI WE JESHTERUNE BIHI THEMENEN KALILAN 'ULA'IKE MA JE'KULUNE FI BUTUNIHIM 'ILLA EN-NARE WE LA JUKELLIMUHUMU ELLAHU JEWMEL-KIJAMETI WE LA JUZEKKIHIM WE LEHUM 'ADHABUN 'ELIMUN
C 2:175. Ata janë që në vend të udhëzimit e morën humbjen dhe dënimin në vend të shpëtimit. Sa të durueshëm qenkan ata ndaj zjarrit?
2:175. Ata e kanë këmbyer rrugën e drejtë me humbjen dhe faljen e Zotit me dënimin e Tij. Po sa të durueshëm do të jenë në zjarr?!
2:175. Këta janë ata që kanë blerë devijimin me udhëzimin dhe ndëshkimin me faljen. Sa të duruar që janë ndaj zjarrit!
2:175. 'ULA'IKEL-LEDHINE ESHTEREW ED-DELALETE BIL-HUDA WEL-'ADHABE BIL-MEGFIRETI FEMA 'ESBEREHUM 'ALA EN-NARI
C 2:176. Atë (dënim) për shkak se All-llahu e zbriti librin (Tevratin), me sqarim të drejtë, e ata që bënë ndryshime në librin, janë në një përçarje të largët nga e vërteta.
2:176. Kjo është kështu, sepse Allahu e ka zbritur Librin me të vërtetën. Sigurisht, ata që nuk pajtohen rreth tij, janë të përçarë dhe larg së vërtetës.
2:176. Kjo është për shkak se Allahu ka zbritur Librin me të vërtetën. Dhe me të vërtetë, ata që kundërshtojnë Librin janë në një përçarje të madhe.
2:176. DHALIKE BI'ENNEL-LAHE NEZZELEL-KITABE BIL-HEKKI WE 'INNEL-LEDHINE EHTELEFU FIL-KITABI LEFI SHIKAKIN BA'IDIN
C 2:177. Nuk është tërë e mira (e kufizuar) t'i ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson All-llahut, ditës së gjykimit, engjëjve, librit, pejgamberëve dhe pasurinë që e do ua jep të afërmve, bonjakëve, të varfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve, dhe ai që e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit.
2:177. Mirësia nuk është të kthyerit e fytyrës suaj nga lindja dhe perëndimi, por mirësia është (cilësi) e atij që beson Allahun, Ditën e Fundit, engjëjt, Librin dhe profetët; e atij që me vullnet jep nga pasuria e vet për të afërmit, jetimët, të varfrit, udhëtarët e mbetur rrugës, lypësit dhe për lirimin e të robëruarve; e atij që fal namazin dhe e jep zeqatin; dhe e atyre që i plotësojnë premtimet, kur marrin përsipër diçka; e atyre që durojnë në kohë skamjeje, sëmundjeje dhe lufte. Këta janë besimtarët e vërtetë dhe këta janë ata që e kanë frikë Allahun.
2:177. Nuk është drejtësi të ktheni fytyrat tuaja drejt lindjes ose perëndimit. Por drejtësi është ai që beson në Allahun, në Ditën e Fundit, në engjëjt, në Librin dhe në profetët, dhe që jep pasuri – pavarësisht dashurisë për të – të afërmve, jetimëve, të varfërve, udhëtarit, atyre që kërkojnë dhe për lirimin e skllevërve; dhe ai që kryen faljen dhe jep zekatin; dhe ata që i përmbushin premtimet kur premtojnë; dhe ata që janë të duruar në varfëri, vështirësi dhe gjatë betejës. Këta janë ata që janë të sinqertë. Dhe këta janë të devotshmit.
2:177. LEJSEL-BIRRE 'EN TUWELLU WUXHUHEKUM KIBELEL-MESHRIKI WEL-MEGRIBI WE LEKINNEL-BIRRE MEN 'AMENE BILLAHI WEL-JEWMIL-'AHIRI WEL-MELA'IKETI WEL-KITABI WE EN-NEBIJINE WE 'ATAL-MALE 'ALA HUBBIHI DHEWIL-KURBA WEL-JETAMA WEL-MESAKINE WE EBNE ES-SEBILI WE ES-SA'ILINE WE FI ER-RIKABI WE 'EKAME ES-SELETE WE 'ATA EZ-ZEKATE WEL-MUFUNE BI'AHDIHIM 'IDHA 'AHEDU WE ES-SABIRINE FIL-BE'SA'I WE ED-DERRA'I WE HINEL-BE'SI 'ULA'IKEL-LEDHINE SEDEKU WE 'ULA'IKE HUMUL-MUTTEKUNE
C 2:178. O ju që besuat, u është bërë obligim gjurmimi për dënim për mbytje: i liri për të lirin, robi për robin, femra për femrën. Kurse atij që i falet diçka nga vëllai i vet, atëherë ajo le të përcillët (e atij që fal) kuptueshëm dhe shpagimi (nga dorasi) atij le t'i bëhet me të mirë. Kjo është një lehtësim dhe mëshirë prej Zotit tuaj. E kush tejkalon pas këtij (pajtimi), ai ka një dënim të idhët.
2:178. O besimtarë! Është caktuar për ju kisasi për vrasje: I liri për të lirin, skllavi për skllavin dhe femra për femrën. Ai (vrasës) që falet nga farefisi i të vrarit, duhet të sillet njerëzishëm dhe le të zbatojë dëmshpërblimin me të mirë. Kjo (falje) është një lehtësi dhe mëshirë nga ana e Zotit. E kushdo që pas kësaj (faljes), e kapërcen kufirin, do të marrë një dënim të dhembshëm.
2:178. O ju që keni besuar, ju është urdhëruar barazia në drejtësi për ata që janë vrarë: i liri për të lirë, skllavi për skllav dhe femra për femër. Por nëse atij që i është falur ndonjë gjë nga vëllai i tij, atëherë kjo të ndiqet me mirësjellje dhe të përmbushet me një pagesë të drejtë. Kjo është një lehtësim dhe mëshirë nga Zoti juaj. Dhe kushdo që kalon kufijtë pas kësaj, ai do të ketë një ndëshkim të dhimbshëm.
2:178. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU KUTIBE 'ALEJKUMUL-KISASU FIL-KATLAL-HURRU BIL-HURRI WEL-'ABDU BIL-'ABDI WEL-'UNTHA BIL-'UNTHA FEMEN 'UFIJE LEHU MIN 'EHIHI SHEJ'UN FE ETTIBA'UN BIL-MA'RUFI WE 'EDA'UN 'ILEJHI BI'IHSANIN DHALIKE TEHFIFUN MIN RABBIKUM WE REHMETUN FEMENI A'TEDA BA'DE DHALIKE FELEHU 'ADHABUN 'ELIMUN
C 2:179. O ju të zotët e mendjes, kjo masë e dënimit është jetë për ju, ashtu që të ruheni (nga mbytja e njëri-tjetrit).
2:179. Në ligjin e barazisë në ndëshkim ka siguri për jetën tuaj, o mendarë, në mënyrë që ju të përmbaheni!
2:179. Dhe për ju, në barazinë në drejtësi, është jeta, o njerëz të arsyes, që të mund të bëheni të devotshëm.
2:179. WE LEKUM FIL-KISASI HEJETUN JA 'ULIL-'ELBABI LE'ALLEKUM TETTEKUNE
C 2:180. Kur ndonjërit prej jush i është afruar vdekja, nëse lë pasuri pas vete, testamenti (vasijeti) për prindërit dhe për të afërmit u është bërë juve obligim, por ashtu siç është drejt. Për ata që janë të devotshëm kjo është detyrë që lypet kryer.
2:180. Ju është urdhëruar që, nëse ndonjërit prej jush i afrohet vdekja dhe ka pasuri për të lënë pas, atëherë të lërë testamentin në mënyrë të drejtë për prindërit dhe farefisin; ky është detyrim për besimtarët e devotshëm.
2:180. Ju është urdhëruar, kur vdekja i afrohet ndonjërit prej jush dhe ai lë pas pasuri, që të bëjë një testament të drejtë për prindërit dhe të afërmit, sipas asaj që është e drejtë – një detyrim për të devotshmit.
2:180. KUTIBE 'ALEJKUM 'IDHA HEDERE 'EHEDEKUMUL-MEWTU 'IN TEREKE HAJRENL-WESIJETU LILWALIDEJNI WEL-'EKREBINE BIL-MA'RUFI HEKKAN 'ALEL-MUTTEKINE
C 2:181. Kush bën ndryshimin e tij pasi që ta ketë dëgjuar (ditur) atë, mëkati për te u takon atyre që ndryshojnë. All-llahu dëgjon dhe di.
2:181. Kush e ndryshon testamentin pasi e ka dëgjuar, ta dijë se gjynahu është i rëndë për ata që e ndryshojnë! Sigurisht që Allahu i dëgjon dhe i di të gjitha.
2:181. Por kushdo që e ndryshon atë pasi ta ketë dëgjuar, atëherë faji është vetëm mbi ata që e ndryshojnë atë. Me të vërtetë, Allahu është Dëgjuesi, i Dituri.
2:181. FEMEN BEDDELEHU BA'DEMA SEMI'AHU FE'INNEMA 'ITHMUHU 'ALEL-LEDHINE JUBEDDILUNEHU 'INNALL-LLAHE SEMI'UN 'ALIMUN
C 2:182. E kush frikësohet prej testamentuesit se gabimisht po largohet nga drejtësia, ose qëllimisht do të bëjë mëkat, ai që bën pajtim ndërmjet tyre, ai nuk ka mëkat. Vërtet All-llahu shumë falë dhe shumë mëshiron.
2:182. Kush i trembet ndonjë gabimi apo padrejtësie nga ana e lënësit të testamentit dhe e ndreq atë, ta dijë se nuk bën gjynah. Vërtet, Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.
2:182. Por kushdo që ka frikë se testatori ka bërë gabim ose ka kryer padrejtësi dhe pastaj përpiqet për një rregullim ndërmjet tyre, atëherë nuk ka mëkat për të. Me të vërtetë, Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
2:182. FEMEN HAFE MIN MUSIN XHENEFEN 'EW 'ITHMAN FE'ESLEHE BEJNEHUM FELA 'ITHME 'ALEJHI 'INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C 2:183. O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.
2:183. O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat.
2:183. O ju që keni besuar, agjërimi ju është urdhëruar siç ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të bëheni të devotshëm.
2:183. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU KUTIBE 'ALEJKUMU ES-SIJAMU KEMA KUTIBE 'ALEL-LEDHINE MIN KABLIKUM LE'ALLEKUM TETTEKUNE