U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
2:175.
Ata janë që në vend të udhëzimit e morën humbjen dhe dënimin në vend të shpëtimit. Sa të durueshëm qenkan ata ndaj zjarrit?
2:175.
Ata e kanë këmbyer rrugën e drejtë me humbjen dhe faljen e Zotit me dënimin e Tij. Po sa të durueshëm do të jenë në zjarr?!
2:175.
Këta janë ata që kanë blerë devijimin me udhëzimin dhe ndëshkimin me faljen. Sa të duruar që janë ndaj zjarrit!
2:175.
'ULA'IKEL-LEDHINE ESHTEREW ED-DELALETE BIL-HUDA WEL-'ADHABE BIL-MEGFIRETI FEMA 'ESBEREHUM 'ALA EN-NARI
C
2:176.
Atë (dënim) për shkak se All-llahu e zbriti librin (Tevratin), me sqarim të drejtë, e ata që bënë ndryshime në librin, janë në një përçarje të largët nga e vërteta.
2:176.
Kjo është kështu, sepse Allahu e ka zbritur Librin me të vërtetën. Sigurisht, ata që nuk pajtohen rreth tij, janë të përçarë dhe larg së vërtetës.
2:176.
Kjo është për shkak se Allahu ka zbritur Librin me të vërtetën. Dhe me të vërtetë, ata që kundërshtojnë Librin janë në një përçarje të madhe.
2:176.
DHALIKE BI'ENNEL-LAHE NEZZELEL-KITABE BIL-HEKKI WE 'INNEL-LEDHINE EHTELEFU FIL-KITABI LEFI SHIKAKIN BA'IDIN
C
2:177.
Nuk është tërë e mira (e kufizuar) t'i ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson All-llahut, ditës së gjykimit, engjëjve, librit, pejgamberëve dhe pasurinë që e do ua jep të afërmve, bonjakëve, të varfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve, dhe ai që e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit.
2:177.
Mirësia nuk është të kthyerit e fytyrës suaj nga lindja dhe perëndimi, por mirësia është (cilësi) e atij që beson Allahun, Ditën e Fundit, engjëjt, Librin dhe profetët; e atij që me vullnet jep nga pasuria e vet për të afërmit, jetimët, të varfrit, udhëtarët e mbetur rrugës, lypësit dhe për lirimin e të robëruarve; e atij që fal namazin dhe e jep zeqatin; dhe e atyre që i plotësojnë premtimet, kur marrin përsipër diçka; e atyre që durojnë në kohë skamjeje, sëmundjeje dhe lufte. Këta janë besimtarët e vërtetë dhe këta janë ata që e kanë frikë Allahun.
2:177.
Nuk është drejtësi të ktheni fytyrat tuaja drejt lindjes ose perëndimit. Por drejtësi është ai që beson në Allahun, në Ditën e Fundit, në engjëjt, në Librin dhe në profetët, dhe që jep pasuri – pavarësisht dashurisë për të – të afërmve, jetimëve, të varfërve, udhëtarit, atyre që kërkojnë dhe për lirimin e skllevërve; dhe ai që kryen faljen dhe jep zekatin; dhe ata që i përmbushin premtimet kur premtojnë; dhe ata që janë të duruar në varfëri, vështirësi dhe gjatë betejës. Këta janë ata që janë të sinqertë. Dhe këta janë të devotshmit.
2:177.
LEJSEL-BIRRE 'EN TUWELLU WUXHUHEKUM KIBELEL-MESHRIKI WEL-MEGRIBI WE LEKINNEL-BIRRE MEN 'AMENE BILLAHI WEL-JEWMIL-'AHIRI WEL-MELA'IKETI WEL-KITABI WE EN-NEBIJINE WE 'ATAL-MALE 'ALA HUBBIHI DHEWIL-KURBA WEL-JETAMA WEL-MESAKINE WE EBNE ES-SEBILI WE ES-SA'ILINE WE FI ER-RIKABI WE 'EKAME ES-SELETE WE 'ATA EZ-ZEKATE WEL-MUFUNE BI'AHDIHIM 'IDHA 'AHEDU WE ES-SABIRINE FIL-BE'SA'I WE ED-DERRA'I WE HINEL-BE'SI 'ULA'IKEL-LEDHINE SEDEKU WE 'ULA'IKE HUMUL-MUTTEKUNE
C
2:178.
O ju që besuat, u është bërë obligim gjurmimi për dënim për mbytje: i liri për të lirin, robi për robin, femra për femrën. Kurse atij që i falet diçka nga vëllai i vet, atëherë ajo le të përcillët (e atij që fal) kuptueshëm dhe shpagimi (nga dorasi) atij le t'i bëhet me të mirë. Kjo është një lehtësim dhe mëshirë prej Zotit tuaj. E kush tejkalon pas këtij (pajtimi), ai ka një dënim të idhët.
2:178.
O besimtarë! Është caktuar për ju kisasi për vrasje: I liri për të lirin, skllavi për skllavin dhe femra për femrën. Ai (vrasës) që falet nga farefisi i të vrarit, duhet të sillet njerëzishëm dhe le të zbatojë dëmshpërblimin me të mirë. Kjo (falje) është një lehtësi dhe mëshirë nga ana e Zotit. E kushdo që pas kësaj (faljes), e kapërcen kufirin, do të marrë një dënim të dhembshëm.
2:178.
O ju që keni besuar, ju është urdhëruar barazia në drejtësi për ata që janë vrarë: i liri për të lirë, skllavi për skllav dhe femra për femër. Por nëse atij që i është falur ndonjë gjë nga vëllai i tij, atëherë kjo të ndiqet me mirësjellje dhe të përmbushet me një pagesë të drejtë. Kjo është një lehtësim dhe mëshirë nga Zoti juaj. Dhe kushdo që kalon kufijtë pas kësaj, ai do të ketë një ndëshkim të dhimbshëm.
2:178.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU KUTIBE 'ALEJKUMUL-KISASU FIL-KATLAL-HURRU BIL-HURRI WEL-'ABDU BIL-'ABDI WEL-'UNTHA BIL-'UNTHA FEMEN 'UFIJE LEHU MIN 'EHIHI SHEJ'UN FE ETTIBA'UN BIL-MA'RUFI WE 'EDA'UN 'ILEJHI BI'IHSANIN DHALIKE TEHFIFUN MIN RABBIKUM WE REHMETUN FEMENI A'TEDA BA'DE DHALIKE FELEHU 'ADHABUN 'ELIMUN
C
2:179.
O ju të zotët e mendjes, kjo masë e dënimit është jetë për ju, ashtu që të ruheni (nga mbytja e njëri-tjetrit).
2:179.
Në ligjin e barazisë në ndëshkim ka siguri për jetën tuaj, o mendarë, në mënyrë që ju të përmbaheni!
2:179.
Dhe për ju, në barazinë në drejtësi, është jeta, o njerëz të arsyes, që të mund të bëheni të devotshëm.
2:179.
WE LEKUM FIL-KISASI HEJETUN JA 'ULIL-'ELBABI LE'ALLEKUM TETTEKUNE
C
2:180.
Kur ndonjërit prej jush i është afruar vdekja, nëse lë pasuri pas vete, testamenti (vasijeti) për prindërit dhe për të afërmit u është bërë juve obligim, por ashtu siç është drejt. Për ata që janë të devotshëm kjo është detyrë që lypet kryer.
2:180.
Ju është urdhëruar që, nëse ndonjërit prej jush i afrohet vdekja dhe ka pasuri për të lënë pas, atëherë të lërë testamentin në mënyrë të drejtë për prindërit dhe farefisin; ky është detyrim për besimtarët e devotshëm.
2:180.
Ju është urdhëruar, kur vdekja i afrohet ndonjërit prej jush dhe ai lë pas pasuri, që të bëjë një testament të drejtë për prindërit dhe të afërmit, sipas asaj që është e drejtë – një detyrim për të devotshmit.
2:180.
KUTIBE 'ALEJKUM 'IDHA HEDERE 'EHEDEKUMUL-MEWTU 'IN TEREKE HAJRENL-WESIJETU LILWALIDEJNI WEL-'EKREBINE BIL-MA'RUFI HEKKAN 'ALEL-MUTTEKINE
C
2:181.
Kush bën ndryshimin e tij pasi që ta ketë dëgjuar (ditur) atë, mëkati për te u takon atyre që ndryshojnë. All-llahu dëgjon dhe di.
2:181.
Kush e ndryshon testamentin pasi e ka dëgjuar, ta dijë se gjynahu është i rëndë për ata që e ndryshojnë! Sigurisht që Allahu i dëgjon dhe i di të gjitha.
2:181.
Por kushdo që e ndryshon atë pasi ta ketë dëgjuar, atëherë faji është vetëm mbi ata që e ndryshojnë atë. Me të vërtetë, Allahu është Dëgjuesi, i Dituri.
2:181.
FEMEN BEDDELEHU BA'DEMA SEMI'AHU FE'INNEMA 'ITHMUHU 'ALEL-LEDHINE JUBEDDILUNEHU 'INNALL-LLAHE SEMI'UN 'ALIMUN
C
2:182.
E kush frikësohet prej testamentuesit se gabimisht po largohet nga drejtësia, ose qëllimisht do të bëjë mëkat, ai që bën pajtim ndërmjet tyre, ai nuk ka mëkat. Vërtet All-llahu shumë falë dhe shumë mëshiron.
2:182.
Kush i trembet ndonjë gabimi apo padrejtësie nga ana e lënësit të testamentit dhe e ndreq atë, ta dijë se nuk bën gjynah. Vërtet, Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.
2:182.
Por kushdo që ka frikë se testatori ka bërë gabim ose ka kryer padrejtësi dhe pastaj përpiqet për një rregullim ndërmjet tyre, atëherë nuk ka mëkat për të. Me të vërtetë, Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
2:182.
FEMEN HAFE MIN MUSIN XHENEFEN 'EW 'ITHMAN FE'ESLEHE BEJNEHUM FELA 'ITHME 'ALEJHI 'INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C
2:183.
O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.
2:183.
O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat.
2:183.
O ju që keni besuar, agjërimi ju është urdhëruar siç ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të bëheni të devotshëm.
2:183.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU KUTIBE 'ALEJKUMU ES-SIJAMU KEMA KUTIBE 'ALEL-LEDHINE MIN KABLIKUM LE'ALLEKUM TETTEKUNE
C
2:184.
(Jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor), i një të varfëri, ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aq më mirë për te. Mirëpo, po qe se e dini, agjërimi është më i mirë për ju.
2:184.
Agjërimi zgjat disa ditë, por, nëse ndonjëri prej jush është i sëmurë ose duke udhëtuar, le të agjërojë aq ditë sa i ka prishur në ditët e tjera pas. Ata që kanë vështirësi për të agjëruar, duhet të ushqejnë si shpagim nga një të varfër për çdo ditë agjërimi. E, nëse ndonjëri jep më shumë se kaq, kjo është edhe më mirë për të. Por, agjërimi juaj është më i dobishëm, në qoftë se e dini.
2:184.
Janë disa ditë të numëruara. Por kushdo që është i sëmurë ose në një udhëtim, atëherë një numër i barabartë ditësh të tjera. Dhe për ata që nuk mund ta përballojnë, një shpengim – ushqimi i një të varfri. Por kushdo që bën më shumë vullnetarisht, kjo është më mirë për të. Dhe është më mirë për ju të agjëroni, nëse e dini.
2:184.
'EJJAMEN MA'DUDATIN FEMEN KANE MINKUM MERIDAN 'EW 'ALA SEFERIN FA'IDDETUN MIN 'EJJAMIN 'UHARE WE 'ALEL-LEDHINE JUTIKUNEHU FIDJETUN TA'AMU MISKININ FEMEN TETEWWE'A HAJRÆN FEHUWE HAJRUN LEHU WE 'EN TESUMU HAJRUN LEKUM 'IN KUNTUM TA'LEMUNE
C
2:185.
(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur'ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju. (Të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, ta madhëroni All-llahun për atë se u udhëzoi dhe që të falënderoni.
2:185.
Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja). Pra, kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, le të agjërojë! Sa i përket atij që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim e sipër (le të agjërojë më vonë) aq ditë sa nuk i ka agjëruar. Allahu dëshiron që t'jua lehtësojë dhe jo që t'jua vështirësojë. Ai dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Allahun (në fund të agjërimit), për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni Atë.
2:185.
Muaji i Ramazanit është ai në të cilin është zbritur Kurani – një udhëzim për njerëzimin dhe prova të qarta të udhëzimit dhe dallimit. Pra, kushdo që e dëshmon muajin, le ta agjërojë atë. Dhe kushdo që është i sëmurë ose në një udhëtim, atëherë një numër i barabartë ditësh të tjera. Allahu dëshiron për ju lehtësim dhe nuk dëshiron vështirësi për ju, që të plotësoni numrin dhe të madhëroni Allahun për atë që ju ka udhëzuar dhe që të jeni mirënjohës.
2:185.
SHEHRU REMEDANEL-LEDHI 'UNZILE FIHIL-KUR'ANU HUDEN LILNNASI WE BEJJINATIN MINEL-HUDA WEL-FURKANI FEMEN SHEHIDE MINKUMU ESH-SHEHRE FELJESUMHU WE MEN KANE MERIDEN 'EW 'ALA SEFERIN FA'IDDETUN MIN 'EJJAMIN 'UHARE JURIDU ELLAHU BIKUMUL-JUSRE WE LA JURIDU BIKUMUL-'USRE WE LITUKMILUL-'IDDETE WE LITUKEBBIRU ELLAHE 'ALA MA HEDAKUM WE LE'ALLEKUM TESHKURUNE