U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
2:199.
Pastaj zdirgjuni andej kah zdirgjen njerëzit, kërkoni All-llahut falje, se All-llahu fal e është mëshirues.
2:199.
Mandej, kthehuni, siç kthehen të gjithë të tjerët dhe kërkoni ndjesë prej Allahut! Se Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.
2:199.
Pastaj nxitoni nga aty ku nxiton populli dhe kërkoni falje nga Allahu. Me të vërtetë, Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
2:199.
THUMME 'EFIDU MIN HEJTHU 'EFADE EN-NASU WE ESTEGFIRU ELLAHE 'INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C
2:200.
E kur t'i kryeni detyrat tuaja, përmendeni All-llahun sikurse i përkujtoni prindërit tuaj, bile përmendeni edhe më fortë. Ka disa prej njerëzve që thonë: "Zoti ynë, na jep Ti neve në këtë botë"! Për të nuk ka asgjë në botën tjetër.
2:200.
Pasi t'i kryeni ritet e haxhillëkut, përmendni Allahun ashtu siç i kujtoni prindërit tuaj, madje edhe më tepër! Disa njerëz thonë: “Zoti ynë, jepna të mira në këtë botë!” Por, për këta, s'ka asnjë të mirë në botën tjetër.
2:200.
Dhe kur të përmbushni ritet tuaja, përkujtoni Allahun siç përkujtoni etërit tuaj, ose edhe më me ngulm. Disa njerëz thonë: "Zoti ynë, na jep në këtë botë," por ata nuk do të kenë pjesë në botën tjetër.
2:200.
FE'IDHA KADEJTUM MENASIKEKUM FADHKURU ELLAHE KEDHIKRIKUM 'ABA'EKUM 'EW 'ESHEDDE DHIKREN FEMINE EN-NASI MEN JEKULU REBBENA 'ATINA FI ED-DUNJA WE MA LEHU FIL-'AHIRETI MIN HALAKIN
C
2:201.
E, ka prej tyre asish që thotë: "Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër dhe na ruaj prej dënimit me zjarr"!
2:201.
Por ka dhe të tjerë që thonë: “Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”
2:201.
Dhe disa prej tyre thonë: "Zoti ynë, na jep të mirën në këtë botë dhe të mirën në botën tjetër, dhe na ruaj nga ndëshkimi i zjarrit."
2:201.
WE MINHUM MEN JEKULU REBBENA 'ATINA FI ED-DUNJA HESENETEN WE FIL-'AHIRETI HESENETEN WE KINA 'ADHABE EN-NARI
C
2:202.
Të tillët e kanë shpërblimin nga ajo që e fituan. All-llahu është i shpejtë në llogari.
2:202.
Këtyre do t'u jepet shpërblim për atë që kanë bërë. Allahu është i shpejtë në llogari.
2:202.
Ata janë ata që do të kenë një pjesë të asaj që kanë fituar. Dhe Allahu është i Shpejtë në llogaritjen e Tij.
2:202.
'ULA'IKE LEHUM NESIBUN MIMMA KESEBU WEL-LAHU SERI'UL-HISABI
C
2:203.
All-llahun përmendeni në ditët e caktuara (në ditët e bajramit). Kush ngutet (të largohet prej Mines) për dy ditë, nuk bën mëkat, po edhe ai që e shtyen (edhe për një ditë) nuk bënë mëkat, këto rregulla janë për atë që don të jetë i përpiktë. Pra, kini kujdes All-llahun dhe dijeni se ju te Ai tuboheni.
2:203.
Dhe madhëroni Allahun në (tre) ditët e caktuara (të Teshrikut). Por, edhe ata që nguten dhe rrinë vetëm dy ditë (në Mina), nuk bëjnë gjynah; nuk bën gjynah as ai që rri më shumë, nëse i frikësohet vërtet Allahut. Ta keni frikë Allahun e ta dini mirë se vetëm tek Ai do të tuboheni!
2:203.
Dhe përkujtoni Allahun në disa ditë të caktuara. Por kushdo që nxiton për dy ditë, nuk ka mëkat për të. Dhe kushdo që vonohet, nuk ka mëkat për të, nëse ai është i devotshëm. Dhe kini frikë Allahun dhe dijeni se ju do të mblidheni tek Ai.
2:203.
WE EDHKURU ELLAHE FI 'EJJAMIN MA'DUDATIN FEMEN TE'AXHXHELE FI JEWMEJNI FELA 'ITHME 'ALEJHI WE MEN TE'EHHARE FELA 'ITHME 'ALEJHI LIMENI ETTEKA WE ETTEKU ELLAHE WE A'LEMU 'ENNEKUM 'ILEJHI TUHSHERUNE
C
2:204.
Ka ndonjë nga njerëzit që fjala e tij të mahnit, por vetëm në këtë botë (meqë në botën tjetër gjykon Ai që i di të fshehtat), dhe për atë që ka në zemrën e tij, e paraqet All-llahun dëshmues, e në realitet ai është kundërshtari më i rreptë.
2:204.
Ka ndonjë njeri (hipokrit), fjalët e të cilit në jetën e kësaj bote ta bëjnë qejfin dhe që betohet në Allahun për atë që mban në zemër, por që, në të vërtetë, është kundërshtari (yt) më i betuar.
2:204.
Dhe midis njerëzve është ai fjalët e të cilit të mahnisin në lidhje me jetën e kësaj bote, dhe ai thërret Allahun si dëshmitar për atë që ka në zemrën e tij, por ai është kundërshtari më i egër.
2:204.
WE MINE EN-NASI MEN JU'XHIBUKE KAWLUHU FIL-HEJETI ED-DUNJA WE JUSH/HIDU ELLAHE 'ALA MA FI KALBIHI WE HUWE 'ELEDDUL-HISAMI
C
2:205.
E posa të kthehet ai në tokë, vepron të bëjë shkatërrim në të, të asgjësojë të korrat (mbjelljet) dhe gjallesat. E All-llahu nuk e do çrregullimin (fesadin).
2:205.
E, kur largohet, përpiqet të bëjë të këqija në tokë, duke shkatërruar të mbjellat dhe bagëtinë. Por Allahu nuk e do shkatërrimin.
2:205.
Kur ai largohet, ai përpiqet të bëjë çrregullime në tokë, të shkatërrojë të mbjellat dhe pasardhësit. Dhe Allahu nuk e do çrregullimin.
2:205.
WE 'IDHA TEWELLA SA'A FIL-'ERDI LIJUFSIDE FIHA WE JUHLIKEL-HERTHE WE EN-NESLE WEL-LAHU LA JUHIBBUL-FESADE
C
2:206.
Dhe kur i thuhet atij: "Ki frikë All-llahun"!, atë e kap eufori për punë mëkati. Shtrat i shëmtuar është ai që i takon atij (xhehennemi).
2:206.
Kur atij i thuhet “Kije frikë Allahun!”, ai mburret dhe bën më shumë të këqija. Atij i mjafton Xhehenemi. Eh, sa vendbanim i keq është ai vend!
2:206.
Dhe kur i thuhet atij: "Ki frikë Allahun," arroganca e tij e shtyn atë në mëkat. Mjafton për të zjarri. Dhe sa vendbanim i keq është ai.
2:206.
WE 'IDHA KILE LEHU ETTEKI ELLAHE 'EHADHET/HUL-'IZZETU BIL-'ITHMI FEHESBUHU XHEHENNEMU WE LEBI'SEL-MIHADU
C
2:207.
Ka nga njerëzit, i cili për hirë të All-llahut e flijon vetveten, e edhe All-llahu është shumë i mëshirshëm për robtë e vet.
2:207.
Ka njerëz që e flijojnë veten, për të fituar pëlqimin e Allahut. Allahu është shumë i mëshirshëm me robtë e Vet.
2:207.
Dhe midis njerëzve është ai që sakrifikon veten e tij, duke kërkuar kënaqësinë e Allahut. Dhe Allahu është i Butë ndaj robërve të Tij.
2:207.
WE MINE EN-NASI MEN JESHRI NEFSEHU EBTIGA'E MERDETI ELLAHI WEL-LAHU RE'UFUN BIL-'IBADI
C
2:208.
O ju që besuat, hyni në islamizmin e tërësishëm (përqafojeni fenë islame në tërësi), e mos ndiqni rrugën e djallit, sepse ai është armik juaji i hapët.
2:208.
O besimtarë! Pranojeni Islamin me të gjitha rregullat e tij dhe mos shkoni gjurmëve të djallit, se ai është armiku juaj i përbetuar.
2:208.
O ju që keni besuar, hyni në Islam plotësisht dhe mos ndiqni hapat e djallit. Me të vërtetë, ai është një armik i hapur për ju.
2:208.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU EDHULU FI ES-SILMI KAFFETEN WE LA TETTEBI'U HUTUWATI ESH-SHEJTANI 'INNEHU LEKUM 'ADUWUN MUBINUN
C
2:209.
E nëse devijoni pasi që u kanë ardhur argumentet e qarta, ta dini pra se All-llahu është i plotfuqishëm, i vetëdijshëm.
2:209.
E, nëse i shmangeni së drejtës, pasi ju kanë ardhur prova të qarta, atëherë dijeni se Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.
2:209.
Por nëse devijoni pasi që ju kanë ardhur provat e qarta, atëherë dijeni se Allahu është i Plotfuqishëm, i Urtë.
2:209.
FE'IN ZELELTUM MIN BA'DI MA XHA'ETKUMUL-BEJJINATU FA'LEMU 'ENNEL-LAHE 'AZIZUN HEKIMUN