Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 2:195. Dhe jepni për në rrugë të All-llahut e mos e hidhni veten në rrezik dhe bëni mirë, se me të vërtetë All-llahu i do bamirësit.
2:195. Shpenzojeni pasurinë në rrugën e Allahut dhe mos e çoni veten tuaj në shkatërrim, por bëni të mira; Allahu me të vërtetë i do bamirësit.
2:195. Dhe shpenzoni në rrugën e Allahut dhe mos e hidhni veten tuaj në shkatërrim me duart tuaja. Dhe bëni mirë. Me të vërtetë, Allahu i do bamirësit.
2:195. WE 'ENFIKU FI SEBILI ELLAHI WE LA TULKU BI'EJDIKUM 'ILAT-TEHLUKETI WE 'EHSINU 'INNALL-LLAHE JUHIBBUL-MUHSININE
C 2:196. E kryeni haxhin dhe umren për hir të All-llahut, po në qoftë se pengoheni, atëherë (therrni për kurban) çka t'ju vijë më lehtë prej kurbanëve, e mos i rruani kokat tuaja derisa të arrijë kurbani vendin e caktuar. Po kush është prej jush i sëmurë ose ka mundim koke (e rruhet para kohe) kompensimi është: agjërim, sadaka ose kurban. E kur jeni të sigurt, ai që bënë umren para haxhit (duhet therrë) një kurban që i vjen më lehtë, mirëpo nëse nuk ka, le të agjërojë tri ditë gjatë haxhit e shtatë ditë kur të ktheheni, këto janë dhjetë ditë të plota. Ky është rregull për ata që nuk e kanë familjen pranë xhamisë së shenjtë. Pra kini dro All-llahun dhe dijeni se All-llahu është ndëshkues i rreptë.
2:196. Kryeni haxhin dhe umren për hir të Allahut! Nëse në këtë rrugë pengoheni, atëherë therni kurban, sipas mundësisë, dhe mos i rruani kokat tuaja, derisa të arrijë kurbani në vend! Cilido prej jush që është i sëmurë ose që ka ndonjë plagë në kokë (dhe si i tillë, nuk mund ta rruajë kokën), le ta zëvendësojë me agjërim, lëmoshë ose kurban. Kur të jeni të sigurt (nga armiqtë), ai që prej jush kryen umren deri në haxh, le të therë kurban, sipas mundësisë. Ndërsa ai që nuk ka mundësi, është i detyruar të agjërojë tri ditë në haxh dhe shtatë ditë pas kthimit nga haxhi; këto janë dhjetë ditë të plota. Kjo është për ata që nuk banojnë në Mekë. Ta keni frikë Allahun dhe dijeni se Ai dënon ashpër.
2:196. Dhe përmbushni haxhin dhe umrën për Allahun. Por nëse pengoheni, atëherë flijoni atë që mund të ofroni me lehtësi. Dhe mos i rruani kokat tuaja derisa të arrijë flijimi vendin e tij. Por kushdo prej jush është i sëmurë ose ka një dëmtim në kokë, atëherë një shpengim – agjërim ose sadaka ose flijim. Dhe kur të jeni të sigurt, atëherë kushdo që përfiton nga umra deri në haxh, le të flijojë atë që mund të ofrojë me lehtësi. Por kushdo që nuk gjen dot asgjë, atëherë le të agjërojë tre ditë gjatë haxhit dhe shtatë kur të ktheheni – këto janë dhjetë ditë në total. Kjo është për ata familjet e të cilëve nuk janë të pranishme pranë Xhamisë së Shenjtë. Dhe kini frikë Allahun dhe dijeni se Allahu është i Rreptë në ndëshkimin e Tij.
2:196. WE 'ETIMMUL-HEXHXHE WEL-'UMRETE LILLAHI FE'IN 'UHSIRTUM FEMA ESTEJSERE MINEL-HEDJI WE LA TEHLIKU RU'USEKUM HETTA JEBLUGAL-HEDJU MEHILLEHU FEMEN KANE MINKUM MERIDEN 'EW BIHI 'EDHEN MIN RE'SIHI FEFIDJETUN MIN SIJAMIN 'EW SEDEKATIN 'EW NUSUKIN FE'IDHA 'EMINTUM FEMEN TEMETTE'A BIL-'UMRETI 'ILAL-HEXHXHI FEMA ESTEJSERE MINEL-HEDJI FEMEN LEM JEXHID FESIJAMU THELATHETI 'EJJAMIN FIL-HEXHXHI WE SEB'ATIN 'IDHA REXHA'TUM TILKE 'ASHERETUN KAMILETUN DHALIKE LIMEN LEM JEKUN 'EHLUHU HADIRIL-MESXHIDIL-HERAMI WE ETTEKU ELLAHE WE A'LEMU 'ENNEL-LAHE SHEDIDUL-'IKABI
C 2:197. Haxhi është në muajt e caktuar e kush bën (ia fillon të zbatojë) haxhin në këta muaj, nuk duhet afruar gruas, nuk bën të merr nëpër këmbë dispozitat e sheriatit, as nuk duhet shkaktuar grindje. Çka punoni nga e mira, All-llahu di për to. Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria, e ju të zotët e mendjes kini dronë Time.
2:197. Koha e haxhillëkut është në muaj të caktuar. Kush vendos të kryejë haxhillëkun, le të largohet nga marrëdhëniet (me gruan), grindjet dhe sharjet. Ndërkaq, çdo vepër të mirë që bëni, Allahu e di. Pajisuni me gjërat që ju nevojiten për rrugë dhe dijeni se pajisja më e mirë është devotshmëria. Prandaj, kini frikë prej Meje, o njerëz të mençur!
2:197. Haxhi është në muaj të caktuar. Pra, kushdo që kryen detyrën e haxhit në ato muaj, atëherë nuk duhet të ketë marrëdhënie intime, as gjynahe dhe as debat gjatë haxhit. Dhe çfarëdo të mire që bëni, Allahu e di atë. Dhe merrni furnizime, por furnizimi më i mirë është devotshmëria. Dhe kini frikë Mua, o njerëz të mendjes.
2:197. EL-HEXHXHU 'ESH/HURUN MA'LUMATUN FEMEN FEREDE FIHINNEL-HEXHXHE FELA REFETHE WE LA FUSUKA WE LA XHIDALE FIL-HEXHXHI WE MA TEF'ALU MIN HAJRIN JA'LEMHU ELLAHU WE TEZEWWEDU FE'INNE HAJRE EZ-ZADIT-TEKWA WE ETTEKUNI JA 'ULIL-'ELBABI
C 2:198. Nuk është mëkat për ju të kërkoni begati nga Zoti juaj (të bëni ndonjë tregti gjatë haxhit). E kur të derdheni (hiqeni) prej Arafatit, përmendeni All-llahun në vend të shenjtë (Muzdelife), përmendeni Atë ashtu si u ka udhëzuar Ai, sepse më parë ishit të humbur.
2:198. Nuk është gjynah të kërkoni nga Zoti juaj ndonjë të mirë. E, kur të ktheheni nga Arafati, përmendni Allahun në vendet e shenjta! Përmendni Atë që ju ka udhëzuar në rrugën e drejtë, sepse ju më parë ishit të humbur!
2:198. Nuk është mëkat për ju të kërkoni mirësinë e Zotit tuaj. Por kur të niseni nga Arafati, përkujtoni Allahun pranë vendit të shenjtë. Dhe përkujtoni Atë siç ju ka udhëzuar, ndonëse më parë ishit prej atyre që ishin në devijim të qartë.
2:198. LEJSE 'ALEJKUM XHUNAHUN 'EN TEBTEGU FEDLEN MIN RABBIKUM FE'IDHA 'EFEDTUM MIN 'AREFATIN FADHKURU ELLAHE 'INDEL-MESH'ARIL-HERAMI WE EDHKURUHU KEMA HEDAKUM WE 'IN KUNTUM MIN KABLIHI LEMINE ED-DALLINE
C 2:199. Pastaj zdirgjuni andej kah zdirgjen njerëzit, kërkoni All-llahut falje, se All-llahu fal e është mëshirues.
2:199. Mandej, kthehuni, siç kthehen të gjithë të tjerët dhe kërkoni ndjesë prej Allahut! Se Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.
2:199. Pastaj nxitoni nga aty ku nxiton populli dhe kërkoni falje nga Allahu. Me të vërtetë, Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
2:199. THUMME 'EFIDU MIN HEJTHU 'EFADE EN-NASU WE ESTEGFIRU ELLAHE 'INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C 2:200. E kur t'i kryeni detyrat tuaja, përmendeni All-llahun sikurse i përkujtoni prindërit tuaj, bile përmendeni edhe më fortë. Ka disa prej njerëzve që thonë: "Zoti ynë, na jep Ti neve në këtë botë"! Për të nuk ka asgjë në botën tjetër.
2:200. Pasi t'i kryeni ritet e haxhillëkut, përmendni Allahun ashtu siç i kujtoni prindërit tuaj, madje edhe më tepër! Disa njerëz thonë: “Zoti ynë, jepna të mira në këtë botë!” Por, për këta, s'ka asnjë të mirë në botën tjetër.
2:200. Dhe kur të përmbushni ritet tuaja, përkujtoni Allahun siç përkujtoni etërit tuaj, ose edhe më me ngulm. Disa njerëz thonë: "Zoti ynë, na jep në këtë botë," por ata nuk do të kenë pjesë në botën tjetër.
2:200. FE'IDHA KADEJTUM MENASIKEKUM FADHKURU ELLAHE KEDHIKRIKUM 'ABA'EKUM 'EW 'ESHEDDE DHIKREN FEMINE EN-NASI MEN JEKULU REBBENA 'ATINA FI ED-DUNJA WE MA LEHU FIL-'AHIRETI MIN HALAKIN
C 2:201. E, ka prej tyre asish që thotë: "Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër dhe na ruaj prej dënimit me zjarr"!
2:201. Por ka dhe të tjerë që thonë: “Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”
2:201. Dhe disa prej tyre thonë: "Zoti ynë, na jep të mirën në këtë botë dhe të mirën në botën tjetër, dhe na ruaj nga ndëshkimi i zjarrit."
2:201. WE MINHUM MEN JEKULU REBBENA 'ATINA FI ED-DUNJA HESENETEN WE FIL-'AHIRETI HESENETEN WE KINA 'ADHABE EN-NARI
C 2:202. Të tillët e kanë shpërblimin nga ajo që e fituan. All-llahu është i shpejtë në llogari.
2:202. Këtyre do t'u jepet shpërblim për atë që kanë bërë. Allahu është i shpejtë në llogari.
2:202. Ata janë ata që do të kenë një pjesë të asaj që kanë fituar. Dhe Allahu është i Shpejtë në llogaritjen e Tij.
2:202. 'ULA'IKE LEHUM NESIBUN MIMMA KESEBU WEL-LAHU SERI'UL-HISABI
C 2:203. All-llahun përmendeni në ditët e caktuara (në ditët e bajramit). Kush ngutet (të largohet prej Mines) për dy ditë, nuk bën mëkat, po edhe ai që e shtyen (edhe për një ditë) nuk bënë mëkat, këto rregulla janë për atë që don të jetë i përpiktë. Pra, kini kujdes All-llahun dhe dijeni se ju te Ai tuboheni.
2:203. Dhe madhëroni Allahun në (tre) ditët e caktuara (të Teshrikut). Por, edhe ata që nguten dhe rrinë vetëm dy ditë (në Mina), nuk bëjnë gjynah; nuk bën gjynah as ai që rri më shumë, nëse i frikësohet vërtet Allahut. Ta keni frikë Allahun e ta dini mirë se vetëm tek Ai do të tuboheni!
2:203. Dhe përkujtoni Allahun në disa ditë të caktuara. Por kushdo që nxiton për dy ditë, nuk ka mëkat për të. Dhe kushdo që vonohet, nuk ka mëkat për të, nëse ai është i devotshëm. Dhe kini frikë Allahun dhe dijeni se ju do të mblidheni tek Ai.
2:203. WE EDHKURU ELLAHE FI 'EJJAMIN MA'DUDATIN FEMEN TE'AXHXHELE FI JEWMEJNI FELA 'ITHME 'ALEJHI WE MEN TE'EHHARE FELA 'ITHME 'ALEJHI LIMENI ETTEKA WE ETTEKU ELLAHE WE A'LEMU 'ENNEKUM 'ILEJHI TUHSHERUNE
C 2:204. Ka ndonjë nga njerëzit që fjala e tij të mahnit, por vetëm në këtë botë (meqë në botën tjetër gjykon Ai që i di të fshehtat), dhe për atë që ka në zemrën e tij, e paraqet All-llahun dëshmues, e në realitet ai është kundërshtari më i rreptë.
2:204. Ka ndonjë njeri (hipokrit), fjalët e të cilit në jetën e kësaj bote ta bëjnë qejfin dhe që betohet në Allahun për atë që mban në zemër, por që, në të vërtetë, është kundërshtari (yt) më i betuar.
2:204. Dhe midis njerëzve është ai fjalët e të cilit të mahnisin në lidhje me jetën e kësaj bote, dhe ai thërret Allahun si dëshmitar për atë që ka në zemrën e tij, por ai është kundërshtari më i egër.
2:204. WE MINE EN-NASI MEN JU'XHIBUKE KAWLUHU FIL-HEJETI ED-DUNJA WE JUSH/HIDU ELLAHE 'ALA MA FI KALBIHI WE HUWE 'ELEDDUL-HISAMI
C 2:205. E posa të kthehet ai në tokë, vepron të bëjë shkatërrim në të, të asgjësojë të korrat (mbjelljet) dhe gjallesat. E All-llahu nuk e do çrregullimin (fesadin).
2:205. E, kur largohet, përpiqet të bëjë të këqija në tokë, duke shkatërruar të mbjellat dhe bagëtinë. Por Allahu nuk e do shkatërrimin.
2:205. Kur ai largohet, ai përpiqet të bëjë çrregullime në tokë, të shkatërrojë të mbjellat dhe pasardhësit. Dhe Allahu nuk e do çrregullimin.
2:205. WE 'IDHA TEWELLA SA'A FIL-'ERDI LIJUFSIDE FIHA WE JUHLIKEL-HERTHE WE EN-NESLE WEL-LAHU LA JUHIBBUL-FESADE