Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 2:191. Dhe luftoni ata kudo që t'i zini, dëboni prej vendit ata sikurse ju përzuan ata juve. Provokimi (fitneja) është më i rëndë se vrasja. Mos i luftoni ata pranë xhamisë së shenjtë (Qabes) deri që ata t'ju luftojnë juve aty, e nëse ju sulmojnë, atëherë sulmoni edhe ju ata. I këtillë është ndëshkimi ndaj pabesimtarëve.
2:191. Vritini ata kudo që t'i gjeni dhe dëbojini prej vendeve, ashtu siç ju dëbuan ata ju. Mosbesimi është më i rëndë se vrasja. Mos luftoni me ata pranë Xhamisë së Shenjtë (Qabesë), përveç rastit kur ata ju sulmojnë aty brenda! E, nëse ata luftojnë me ju aty, atëherë vritini ata! I këtillë duhet të jetë ndëshkimi për jobesimtarët.
2:191. Vritini ata kudo që t'i gjeni dhe dëboni ata prej nga ju kanë dëbuar, sepse përndjekja është më e keqe se vrasja. Por mos i luftoni ata pranë Xhamisë së Shenjtë derisa ata t'ju luftojnë ju aty. Por nëse ju luftojnë, atëherë vritini ata. Kështu është shpërblimi i jobesimtarëve.
2:191. WAKTULUHUM HEJTHU THEKIFTUMUHUM WE 'EHRIXHUHUM MIN HEJTHU 'EHREXHUKUM WEL-FITNETU 'ESHEDDU MINEL-KATLI WE LA TUKATILUHUM 'INDEL-MESXHIDIL-HERAMI HETTA JUKATILUKUM FIHI FE'IN KATELUKUM FAKTULUHUM KEDHALIKE XHEZA'UL-KAFIRINE
C 2:192. E nëse heqin dorë (nga provokimi), All-llahu është Ai që fal dhe që mëshiron.
2:192. Por, në qoftë se ata heqin dorë, atëherë Allahu është vërtet Falës dhe Mëshirëplotë.
2:192. Por nëse ata ndalen, atëherë me të vërtetë, Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
2:192. FE'INI ENTEHEW FE'INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C 2:193. Luftoni ata (idhujtarët) derisa të zhduket propagandimi i idhujtarëve dhe derisa të aplikohet feja vetëm për All-llahun. E në qoftë se ndalen (nga propaganda dhe lufta), atëherë lëreni armiqësinë, përveç atyre që janë zullumqarë.
2:193. Luftojini ata derisa të zhduket mosbesimi dhe deri sa të mbretërojë besimi vetëm për Allahun! Por, në qoftë se ata heqin dorë nga lufta kundër jush, atëherë s'ka armiqësi, përveçse kundër keqbërësve.
2:193. Dhe luftoni ata derisa të mos ketë më përndjekje dhe feja të jetë vetëm për Allahun. Por nëse ata ndalen, atëherë nuk ka armiqësi përveç ndaj keqbërësve.
2:193. WE KATILUHUM HETTA LA TEKUNE FITNETUN WE JEKUNE ED-DINU LILLAHI FE'INI ENTEHEW FELA 'UDWANE 'ILLA 'ALA EDH-DHALIMINE
C 2:194. Muaji i shenjtë (i sivjetit) është për muajin e shenjtë (të vjetit), e shenjtëritë (shkelja e tyre) janë masë ndëshkuese. Pra, kush ju sulmon juve, kthenia sulmin atij edhe ju po në atë masë dhe kini frikë nga All-llahu e ta dini se All-llahu është me të devotshmit.
2:194. Shkelja e muajit të shenjtë do të shpaguhet me shkelje të muajit të shenjtë, por dhe shkelja e të shenjtave do të ndëshkohet në të njëjtën mënyrë. Pra, kushdo që ju sulmon, edhe ju keni të drejtë ta sulmoni atë, ashtu siç ju sulmoi ju! Frikësojuni Allahut dhe dijeni se Allahu është me ata që ruhen nga të këqijat.
2:194. Muaji i shenjtë për muajin e shenjtë, dhe për gjërat e shenjta ka barazi në drejtësi. Pra, kushdo që ju sulmon, sulmojeni me të njëjtën masë siç ju ka sulmuar ai. Dhe kini frikë Allahun dhe dijeni se Allahu është me ata që janë të devotshëm.
2:194. ESH-SHEHRUL-HERAMU BISH-SHEHRIL-HERAMI WEL-HURUMATU KISASUN FEMENI A'TEDA 'ALEJKUM FA'TEDU 'ALEJHI BIMITHLI MA A'TEDA 'ALEJKUM WE ETTEKU ELLAHE WE A'LEMU 'ENNEL-LAHE ME'AL-MUTTEKINE
C 2:195. Dhe jepni për në rrugë të All-llahut e mos e hidhni veten në rrezik dhe bëni mirë, se me të vërtetë All-llahu i do bamirësit.
2:195. Shpenzojeni pasurinë në rrugën e Allahut dhe mos e çoni veten tuaj në shkatërrim, por bëni të mira; Allahu me të vërtetë i do bamirësit.
2:195. Dhe shpenzoni në rrugën e Allahut dhe mos e hidhni veten tuaj në shkatërrim me duart tuaja. Dhe bëni mirë. Me të vërtetë, Allahu i do bamirësit.
2:195. WE 'ENFIKU FI SEBILI ELLAHI WE LA TULKU BI'EJDIKUM 'ILAT-TEHLUKETI WE 'EHSINU 'INNALL-LLAHE JUHIBBUL-MUHSININE
C 2:196. E kryeni haxhin dhe umren për hir të All-llahut, po në qoftë se pengoheni, atëherë (therrni për kurban) çka t'ju vijë më lehtë prej kurbanëve, e mos i rruani kokat tuaja derisa të arrijë kurbani vendin e caktuar. Po kush është prej jush i sëmurë ose ka mundim koke (e rruhet para kohe) kompensimi është: agjërim, sadaka ose kurban. E kur jeni të sigurt, ai që bënë umren para haxhit (duhet therrë) një kurban që i vjen më lehtë, mirëpo nëse nuk ka, le të agjërojë tri ditë gjatë haxhit e shtatë ditë kur të ktheheni, këto janë dhjetë ditë të plota. Ky është rregull për ata që nuk e kanë familjen pranë xhamisë së shenjtë. Pra kini dro All-llahun dhe dijeni se All-llahu është ndëshkues i rreptë.
2:196. Kryeni haxhin dhe umren për hir të Allahut! Nëse në këtë rrugë pengoheni, atëherë therni kurban, sipas mundësisë, dhe mos i rruani kokat tuaja, derisa të arrijë kurbani në vend! Cilido prej jush që është i sëmurë ose që ka ndonjë plagë në kokë (dhe si i tillë, nuk mund ta rruajë kokën), le ta zëvendësojë me agjërim, lëmoshë ose kurban. Kur të jeni të sigurt (nga armiqtë), ai që prej jush kryen umren deri në haxh, le të therë kurban, sipas mundësisë. Ndërsa ai që nuk ka mundësi, është i detyruar të agjërojë tri ditë në haxh dhe shtatë ditë pas kthimit nga haxhi; këto janë dhjetë ditë të plota. Kjo është për ata që nuk banojnë në Mekë. Ta keni frikë Allahun dhe dijeni se Ai dënon ashpër.
2:196. Dhe përmbushni haxhin dhe umrën për Allahun. Por nëse pengoheni, atëherë flijoni atë që mund të ofroni me lehtësi. Dhe mos i rruani kokat tuaja derisa të arrijë flijimi vendin e tij. Por kushdo prej jush është i sëmurë ose ka një dëmtim në kokë, atëherë një shpengim – agjërim ose sadaka ose flijim. Dhe kur të jeni të sigurt, atëherë kushdo që përfiton nga umra deri në haxh, le të flijojë atë që mund të ofrojë me lehtësi. Por kushdo që nuk gjen dot asgjë, atëherë le të agjërojë tre ditë gjatë haxhit dhe shtatë kur të ktheheni – këto janë dhjetë ditë në total. Kjo është për ata familjet e të cilëve nuk janë të pranishme pranë Xhamisë së Shenjtë. Dhe kini frikë Allahun dhe dijeni se Allahu është i Rreptë në ndëshkimin e Tij.
2:196. WE 'ETIMMUL-HEXHXHE WEL-'UMRETE LILLAHI FE'IN 'UHSIRTUM FEMA ESTEJSERE MINEL-HEDJI WE LA TEHLIKU RU'USEKUM HETTA JEBLUGAL-HEDJU MEHILLEHU FEMEN KANE MINKUM MERIDEN 'EW BIHI 'EDHEN MIN RE'SIHI FEFIDJETUN MIN SIJAMIN 'EW SEDEKATIN 'EW NUSUKIN FE'IDHA 'EMINTUM FEMEN TEMETTE'A BIL-'UMRETI 'ILAL-HEXHXHI FEMA ESTEJSERE MINEL-HEDJI FEMEN LEM JEXHID FESIJAMU THELATHETI 'EJJAMIN FIL-HEXHXHI WE SEB'ATIN 'IDHA REXHA'TUM TILKE 'ASHERETUN KAMILETUN DHALIKE LIMEN LEM JEKUN 'EHLUHU HADIRIL-MESXHIDIL-HERAMI WE ETTEKU ELLAHE WE A'LEMU 'ENNEL-LAHE SHEDIDUL-'IKABI
C 2:197. Haxhi është në muajt e caktuar e kush bën (ia fillon të zbatojë) haxhin në këta muaj, nuk duhet afruar gruas, nuk bën të merr nëpër këmbë dispozitat e sheriatit, as nuk duhet shkaktuar grindje. Çka punoni nga e mira, All-llahu di për to. Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria, e ju të zotët e mendjes kini dronë Time.
2:197. Koha e haxhillëkut është në muaj të caktuar. Kush vendos të kryejë haxhillëkun, le të largohet nga marrëdhëniet (me gruan), grindjet dhe sharjet. Ndërkaq, çdo vepër të mirë që bëni, Allahu e di. Pajisuni me gjërat që ju nevojiten për rrugë dhe dijeni se pajisja më e mirë është devotshmëria. Prandaj, kini frikë prej Meje, o njerëz të mençur!
2:197. Haxhi është në muaj të caktuar. Pra, kushdo që kryen detyrën e haxhit në ato muaj, atëherë nuk duhet të ketë marrëdhënie intime, as gjynahe dhe as debat gjatë haxhit. Dhe çfarëdo të mire që bëni, Allahu e di atë. Dhe merrni furnizime, por furnizimi më i mirë është devotshmëria. Dhe kini frikë Mua, o njerëz të mendjes.
2:197. EL-HEXHXHU 'ESH/HURUN MA'LUMATUN FEMEN FEREDE FIHINNEL-HEXHXHE FELA REFETHE WE LA FUSUKA WE LA XHIDALE FIL-HEXHXHI WE MA TEF'ALU MIN HAJRIN JA'LEMHU ELLAHU WE TEZEWWEDU FE'INNE HAJRE EZ-ZADIT-TEKWA WE ETTEKUNI JA 'ULIL-'ELBABI
C 2:198. Nuk është mëkat për ju të kërkoni begati nga Zoti juaj (të bëni ndonjë tregti gjatë haxhit). E kur të derdheni (hiqeni) prej Arafatit, përmendeni All-llahun në vend të shenjtë (Muzdelife), përmendeni Atë ashtu si u ka udhëzuar Ai, sepse më parë ishit të humbur.
2:198. Nuk është gjynah të kërkoni nga Zoti juaj ndonjë të mirë. E, kur të ktheheni nga Arafati, përmendni Allahun në vendet e shenjta! Përmendni Atë që ju ka udhëzuar në rrugën e drejtë, sepse ju më parë ishit të humbur!
2:198. Nuk është mëkat për ju të kërkoni mirësinë e Zotit tuaj. Por kur të niseni nga Arafati, përkujtoni Allahun pranë vendit të shenjtë. Dhe përkujtoni Atë siç ju ka udhëzuar, ndonëse më parë ishit prej atyre që ishin në devijim të qartë.
2:198. LEJSE 'ALEJKUM XHUNAHUN 'EN TEBTEGU FEDLEN MIN RABBIKUM FE'IDHA 'EFEDTUM MIN 'AREFATIN FADHKURU ELLAHE 'INDEL-MESH'ARIL-HERAMI WE EDHKURUHU KEMA HEDAKUM WE 'IN KUNTUM MIN KABLIHI LEMINE ED-DALLINE
C 2:199. Pastaj zdirgjuni andej kah zdirgjen njerëzit, kërkoni All-llahut falje, se All-llahu fal e është mëshirues.
2:199. Mandej, kthehuni, siç kthehen të gjithë të tjerët dhe kërkoni ndjesë prej Allahut! Se Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.
2:199. Pastaj nxitoni nga aty ku nxiton populli dhe kërkoni falje nga Allahu. Me të vërtetë, Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
2:199. THUMME 'EFIDU MIN HEJTHU 'EFADE EN-NASU WE ESTEGFIRU ELLAHE 'INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C 2:200. E kur t'i kryeni detyrat tuaja, përmendeni All-llahun sikurse i përkujtoni prindërit tuaj, bile përmendeni edhe më fortë. Ka disa prej njerëzve që thonë: "Zoti ynë, na jep Ti neve në këtë botë"! Për të nuk ka asgjë në botën tjetër.
2:200. Pasi t'i kryeni ritet e haxhillëkut, përmendni Allahun ashtu siç i kujtoni prindërit tuaj, madje edhe më tepër! Disa njerëz thonë: “Zoti ynë, jepna të mira në këtë botë!” Por, për këta, s'ka asnjë të mirë në botën tjetër.
2:200. Dhe kur të përmbushni ritet tuaja, përkujtoni Allahun siç përkujtoni etërit tuaj, ose edhe më me ngulm. Disa njerëz thonë: "Zoti ynë, na jep në këtë botë," por ata nuk do të kenë pjesë në botën tjetër.
2:200. FE'IDHA KADEJTUM MENASIKEKUM FADHKURU ELLAHE KEDHIKRIKUM 'ABA'EKUM 'EW 'ESHEDDE DHIKREN FEMINE EN-NASI MEN JEKULU REBBENA 'ATINA FI ED-DUNJA WE MA LEHU FIL-'AHIRETI MIN HALAKIN
C 2:201. E, ka prej tyre asish që thotë: "Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër dhe na ruaj prej dënimit me zjarr"!
2:201. Por ka dhe të tjerë që thonë: “Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”
2:201. Dhe disa prej tyre thonë: "Zoti ynë, na jep të mirën në këtë botë dhe të mirën në botën tjetër, dhe na ruaj nga ndëshkimi i zjarrit."
2:201. WE MINHUM MEN JEKULU REBBENA 'ATINA FI ED-DUNJA HESENETEN WE FIL-'AHIRETI HESENETEN WE KINA 'ADHABE EN-NARI