U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
2:186.
E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.
2:186.
Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam afër, i përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua. Prandaj, le t'i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë.
2:186.
Dhe kur robët e Mi të pyesin për Mua, atëherë Unë jam afër. Unë i përgjigjem thirrjes së lutësit kur më thërret. Prandaj, le të më përgjigjen Mua dhe të më besojnë Mua, që të mund të udhëzohen.
2:186.
WE 'IDHA SE'ELEKE 'IBADI 'ANNI FE'INNI KARIBUN 'UXHIBU DA'WETE ED-DA'I 'IDHA DA'ANI FELJESTEXHIBU LI WE LIU'UMINU BI LE'ALLEHUM JERSHUDUNE
C
2:187.
Natën e agjërimit u është lejuar afrimi te gratë tuaja, ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato. All-llahu e di se ju e keni mashtruar vetveten, andaj ua pranoi pendimin tuaj dhe ua fali gabimin. Tash e tutje bashkohuni me to dhe kërkoni atë që ua ka caktuar All-llahu dhe hani e pini derisa qartë të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim, e pastaj agjërimin plotësojeni deri në mbrëmje. E kur jeni të izoluar (në i'tikafë) në xhami, mos t'u afroheni atyre (për marrëdhënie intime). Këto janë dispozitat e All-llahut, pra mos i kundërshtoni. Ja kështu, në këtë mënyrë All-llahu ua sqaron njerëzve argumentet e veta që ata të ruhen.
2:187.
Tani është e lejuar për ju që, gjatë netëve të agjërimit, të shkoni me bashkëshortet tuaja. Ato janë petk për ju e ju jeni petk për ato. Allahu e di mirë se ju e keni mashtruar veten (duke shkuar me gratë para se të zbriste lejimi), por Allahu e ka pranuar pendimin tuaj dhe jua ka falur gabimin. Prandaj, ju lejohet bashkimi me bashkëshortet tuaja dhe tani kërkoni atë që ka caktuar Allahu për ju. Dhe hani e pini derisa të dallohet fija e bardhë (bardhësia) e agimit nga fija e zezë (errësira e natës), pastaj plotësojeni agjërimin derisa të bjerë mbrëmja. Mos iu afroni atyre (bashkëshorteve) gjatë kohës kur mbylleni për adhurim në xhami! Këta janë kufijtë e Allahut, prandaj mos iu afroni atyre! Kështu, pra, Allahu ua shpjegon njerëzve urdhëresat e veta, që ata të ruhen nga të këqijat.
2:187.
Ju është lejuar të keni marrëdhënie me bashkëshortet tuaja gjatë netëve të agjërimit. Ato janë veshje për ju dhe ju jeni veshje për to. Allahu e di se ju po mashtronit vetet tuaja, kështu që Ai pranoi pendimin tuaj dhe ju fali. Pra, tani afrohu atyre dhe kërkoni atë që Allahu ka caktuar për ju. Dhe hani dhe pini derisa të bëhet e qartë për ju fije e bardhë e agimit nga fije e zezë e natës. Pastaj plotësoni agjërimin deri në perëndim të diellit. Dhe mos afrohu atyre ndërsa jeni në tërheqje në xhami. Këto janë kufijtë e Allahut, prandaj mos iu afro atyre. Kështu Allahu i shpjegon shenjat e Tij për njerëzit, që ata të mund të bëhen të devotshëm.
2:187.
'UHILLE LEKUM LEJLETE ES-SIJAMI ER-REFETHU 'ILA NISA'IKUM HUNNE LIBASUN LEKUM WE 'ENTUM LIBASUN LEHUNNE 'ALIMEL-LAHU 'ENNEKUM KUNTUM TEHTANUNE 'ENFUSEKUM FETABE 'ALEJKUM WE 'AFA 'ANKUM FAL'ANE BASHIRUHUNNE WE EBTEGU MA KETEBEL-LAHU LEKUM WE KULU WE ESHREBU HETTA JETEBEJJENE LEKUMUL-HAJTUL-'EBJEDU MINEL-HAJTIL-'ESWEDI MINEL-FEXHRI THUMME 'ETIMMU ES-SIJAME 'ILAL-LEJLI WE LA TUBASHIRUHUNNE WE 'ENTUM 'AKIFUNE FIL-MESAXHIDI TILKE HUDUDU ELLAHI FELA TEKREBUHA KEDHALIKE JUBEJJINU ELLAHU 'AJATIHI LILNNASI LE'ALLEHUM JETTEKUNE
C
2:188.
Dhe mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, e as mos u paraqitni me te (me ryshfet) te gjykatësit për të grabitur në mënyrë të padrejtë një pjesë të pasurisë së njerëzve, kur ju e dini (se pa të drejtë po e hani atë).
2:188.
Mos ia merrni pasurinë njëri-tjetrit padrejtësisht! Dhe mos u bëni mitëdhënës te gjykatësit për t'ua përvetësuar në mënyrë të paligjshme dhe me vetëdije njerëzve një pjesë të mallit.
2:188.
Dhe mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit padrejtësisht dhe mos e ofroni atë si ryshfet për gjyqtarët që të mund të hani një pjesë të pasurisë së njerëzve në mënyrë të paligjshme, ndërsa e dini.
2:188.
WE LA TE'KULU 'EMWALEKUM BEJNEKUM BIL-BATILI WE TUDLU BIHA 'ILAL-HUKKAMI LITE'KULU FERIKEN MIN 'EMWALI EN-NASI BIL-'ITHMI WE 'ENTUM TA'LEMUNE
C
2:189.
Të pyesin ty për hënën e re (dhe fazat e saj) Thuaj: "Ato janë përcaktime të kohës për njerëz dhe për haxh. Nuk është mirësi të hyni nga mbrapa në shtëpitë por është mirësi kush ruhet (nga të këqijat). Në shtëpitë hyni kah dyert e tyre dhe kini frikë All-llahun që ashtu të gjeni shpëtim.
2:189.
Të pyesin ty (o Muhamed) për hënat e reja; thuaju: “Ato janë për njerëzit shenja përcaktuese të kohës dhe të haxhillëkut”. Nuk është mirësi të hysh në shtëpi nga dera e pasme (siç bënin paganët para Islamit), por mirësia qëndron në të ruajturit nga të këqijat. Hyni në shtëpi nga dyert e tyre dhe kijeni frikë Allahun, në mënyrë që të shpëtoni!
2:189.
Të pyesin për hënat e reja. Thuaj: "Ato janë për të treguar kohët për njerëzit dhe për haxhin." Dhe nuk është drejtësi të hyni në shtëpi nga pjesa e pasme e tyre, por drejtësi është ai që ka devotshmëri. Dhe hyni në shtëpi nga dyert e tyre dhe kini frikë Allahun që të mund të jeni të suksesshëm.
2:189.
JES'ELUNEKE 'ANIL-'EHILLETI KUL HIJE MEWAKITU LILNNASI WEL-HEXHXHI WE LEJSEL-BIRRU BI'EN TE'TUL-BUJUTE MIN DHUHURIHA WE LEKINNEL-BIRRE MENI ETTEKA WE 'TUL-BUJUTE MIN 'EBWABIHA WE ETTEKU ELLAHE LE'ALLEKUM TUFLIHUNE
C
2:190.
Dhe luftoni në rrugën e All-llahut kundër atyre që ju sulmojnë e mos e teproni se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë (e fillojnë luftën).
2:190.
Luftoni në rrugën e Allahut ndaj atyre që luftojnë kundër jush, por mos e kaloni kufirin, se Allahu nuk i do ata që e kalojnë kufirin.
2:190.
Dhe luftoni në rrugën e Allahut ata që luftojnë kundër jush, por mos kaloni kufirin. Me të vërtetë, Allahu nuk i do ata që kalojnë kufirin.
2:190.
WE KATILU FI SEBILI ELLAHIL-LEDHINE JUKATILUNEKUM WE LA TA'TEDU 'INNALL-LLAHE LA JUHIBBUL-MU'TEDINE
C
2:191.
Dhe luftoni ata kudo që t'i zini, dëboni prej vendit ata sikurse ju përzuan ata juve. Provokimi (fitneja) është më i rëndë se vrasja. Mos i luftoni ata pranë xhamisë së shenjtë (Qabes) deri që ata t'ju luftojnë juve aty, e nëse ju sulmojnë, atëherë sulmoni edhe ju ata. I këtillë është ndëshkimi ndaj pabesimtarëve.
2:191.
Vritini ata kudo që t'i gjeni dhe dëbojini prej vendeve, ashtu siç ju dëbuan ata ju. Mosbesimi është më i rëndë se vrasja. Mos luftoni me ata pranë Xhamisë së Shenjtë (Qabesë), përveç rastit kur ata ju sulmojnë aty brenda! E, nëse ata luftojnë me ju aty, atëherë vritini ata! I këtillë duhet të jetë ndëshkimi për jobesimtarët.
2:191.
Vritini ata kudo që t'i gjeni dhe dëboni ata prej nga ju kanë dëbuar, sepse përndjekja është më e keqe se vrasja. Por mos i luftoni ata pranë Xhamisë së Shenjtë derisa ata t'ju luftojnë ju aty. Por nëse ju luftojnë, atëherë vritini ata. Kështu është shpërblimi i jobesimtarëve.
2:191.
WAKTULUHUM HEJTHU THEKIFTUMUHUM WE 'EHRIXHUHUM MIN HEJTHU 'EHREXHUKUM WEL-FITNETU 'ESHEDDU MINEL-KATLI WE LA TUKATILUHUM 'INDEL-MESXHIDIL-HERAMI HETTA JUKATILUKUM FIHI FE'IN KATELUKUM FAKTULUHUM KEDHALIKE XHEZA'UL-KAFIRINE
C
2:192.
E nëse heqin dorë (nga provokimi), All-llahu është Ai që fal dhe që mëshiron.
2:192.
Por, në qoftë se ata heqin dorë, atëherë Allahu është vërtet Falës dhe Mëshirëplotë.
2:192.
Por nëse ata ndalen, atëherë me të vërtetë, Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
2:192.
FE'INI ENTEHEW FE'INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C
2:193.
Luftoni ata (idhujtarët) derisa të zhduket propagandimi i idhujtarëve dhe derisa të aplikohet feja vetëm për All-llahun. E në qoftë se ndalen (nga propaganda dhe lufta), atëherë lëreni armiqësinë, përveç atyre që janë zullumqarë.
2:193.
Luftojini ata derisa të zhduket mosbesimi dhe deri sa të mbretërojë besimi vetëm për Allahun! Por, në qoftë se ata heqin dorë nga lufta kundër jush, atëherë s'ka armiqësi, përveçse kundër keqbërësve.
2:193.
Dhe luftoni ata derisa të mos ketë më përndjekje dhe feja të jetë vetëm për Allahun. Por nëse ata ndalen, atëherë nuk ka armiqësi përveç ndaj keqbërësve.
2:193.
WE KATILUHUM HETTA LA TEKUNE FITNETUN WE JEKUNE ED-DINU LILLAHI FE'INI ENTEHEW FELA 'UDWANE 'ILLA 'ALA EDH-DHALIMINE
C
2:194.
Muaji i shenjtë (i sivjetit) është për muajin e shenjtë (të vjetit), e shenjtëritë (shkelja e tyre) janë masë ndëshkuese. Pra, kush ju sulmon juve, kthenia sulmin atij edhe ju po në atë masë dhe kini frikë nga All-llahu e ta dini se All-llahu është me të devotshmit.
2:194.
Shkelja e muajit të shenjtë do të shpaguhet me shkelje të muajit të shenjtë, por dhe shkelja e të shenjtave do të ndëshkohet në të njëjtën mënyrë. Pra, kushdo që ju sulmon, edhe ju keni të drejtë ta sulmoni atë, ashtu siç ju sulmoi ju! Frikësojuni Allahut dhe dijeni se Allahu është me ata që ruhen nga të këqijat.
2:194.
Muaji i shenjtë për muajin e shenjtë, dhe për gjërat e shenjta ka barazi në drejtësi. Pra, kushdo që ju sulmon, sulmojeni me të njëjtën masë siç ju ka sulmuar ai. Dhe kini frikë Allahun dhe dijeni se Allahu është me ata që janë të devotshëm.
2:194.
ESH-SHEHRUL-HERAMU BISH-SHEHRIL-HERAMI WEL-HURUMATU KISASUN FEMENI A'TEDA 'ALEJKUM FA'TEDU 'ALEJHI BIMITHLI MA A'TEDA 'ALEJKUM WE ETTEKU ELLAHE WE A'LEMU 'ENNEL-LAHE ME'AL-MUTTEKINE
C
2:195.
Dhe jepni për në rrugë të All-llahut e mos e hidhni veten në rrezik dhe bëni mirë, se me të vërtetë All-llahu i do bamirësit.
2:195.
Shpenzojeni pasurinë në rrugën e Allahut dhe mos e çoni veten tuaj në shkatërrim, por bëni të mira; Allahu me të vërtetë i do bamirësit.
2:195.
Dhe shpenzoni në rrugën e Allahut dhe mos e hidhni veten tuaj në shkatërrim me duart tuaja. Dhe bëni mirë. Me të vërtetë, Allahu i do bamirësit.
2:195.
WE 'ENFIKU FI SEBILI ELLAHI WE LA TULKU BI'EJDIKUM 'ILAT-TEHLUKETI WE 'EHSINU 'INNALL-LLAHE JUHIBBUL-MUHSININE
C
2:196.
E kryeni haxhin dhe umren për hir të All-llahut, po në qoftë se pengoheni, atëherë (therrni për kurban) çka t'ju vijë më lehtë prej kurbanëve, e mos i rruani kokat tuaja derisa të arrijë kurbani vendin e caktuar. Po kush është prej jush i sëmurë ose ka mundim koke (e rruhet para kohe) kompensimi është: agjërim, sadaka ose kurban. E kur jeni të sigurt, ai që bënë umren para haxhit (duhet therrë) një kurban që i vjen më lehtë, mirëpo nëse nuk ka, le të agjërojë tri ditë gjatë haxhit e shtatë ditë kur të ktheheni, këto janë dhjetë ditë të plota. Ky është rregull për ata që nuk e kanë familjen pranë xhamisë së shenjtë. Pra kini dro All-llahun dhe dijeni se All-llahu është ndëshkues i rreptë.
2:196.
Kryeni haxhin dhe umren për hir të Allahut! Nëse në këtë rrugë pengoheni, atëherë therni kurban, sipas mundësisë, dhe mos i rruani kokat tuaja, derisa të arrijë kurbani në vend! Cilido prej jush që është i sëmurë ose që ka ndonjë plagë në kokë (dhe si i tillë, nuk mund ta rruajë kokën), le ta zëvendësojë me agjërim, lëmoshë ose kurban. Kur të jeni të sigurt (nga armiqtë), ai që prej jush kryen umren deri në haxh, le të therë kurban, sipas mundësisë. Ndërsa ai që nuk ka mundësi, është i detyruar të agjërojë tri ditë në haxh dhe shtatë ditë pas kthimit nga haxhi; këto janë dhjetë ditë të plota. Kjo është për ata që nuk banojnë në Mekë. Ta keni frikë Allahun dhe dijeni se Ai dënon ashpër.
2:196.
Dhe përmbushni haxhin dhe umrën për Allahun. Por nëse pengoheni, atëherë flijoni atë që mund të ofroni me lehtësi. Dhe mos i rruani kokat tuaja derisa të arrijë flijimi vendin e tij. Por kushdo prej jush është i sëmurë ose ka një dëmtim në kokë, atëherë një shpengim – agjërim ose sadaka ose flijim. Dhe kur të jeni të sigurt, atëherë kushdo që përfiton nga umra deri në haxh, le të flijojë atë që mund të ofrojë me lehtësi. Por kushdo që nuk gjen dot asgjë, atëherë le të agjërojë tre ditë gjatë haxhit dhe shtatë kur të ktheheni – këto janë dhjetë ditë në total. Kjo është për ata familjet e të cilëve nuk janë të pranishme pranë Xhamisë së Shenjtë. Dhe kini frikë Allahun dhe dijeni se Allahu është i Rreptë në ndëshkimin e Tij.
2:196.
WE 'ETIMMUL-HEXHXHE WEL-'UMRETE LILLAHI FE'IN 'UHSIRTUM FEMA ESTEJSERE MINEL-HEDJI WE LA TEHLIKU RU'USEKUM HETTA JEBLUGAL-HEDJU MEHILLEHU FEMEN KANE MINKUM MERIDEN 'EW BIHI 'EDHEN MIN RE'SIHI FEFIDJETUN MIN SIJAMIN 'EW SEDEKATIN 'EW NUSUKIN FE'IDHA 'EMINTUM FEMEN TEMETTE'A BIL-'UMRETI 'ILAL-HEXHXHI FEMA ESTEJSERE MINEL-HEDJI FEMEN LEM JEXHID FESIJAMU THELATHETI 'EJJAMIN FIL-HEXHXHI WE SEB'ATIN 'IDHA REXHA'TUM TILKE 'ASHERETUN KAMILETUN DHALIKE LIMEN LEM JEKUN 'EHLUHU HADIRIL-MESXHIDIL-HERAMI WE ETTEKU ELLAHE WE A'LEMU 'ENNEL-LAHE SHEDIDUL-'IKABI