U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
2:181.
Kush bën ndryshimin e tij pasi që ta ketë dëgjuar (ditur) atë, mëkati për te u takon atyre që ndryshojnë. All-llahu dëgjon dhe di.
2:181.
Kush e ndryshon testamentin pasi e ka dëgjuar, ta dijë se gjynahu është i rëndë për ata që e ndryshojnë! Sigurisht që Allahu i dëgjon dhe i di të gjitha.
2:181.
Por kushdo që e ndryshon atë pasi ta ketë dëgjuar, atëherë faji është vetëm mbi ata që e ndryshojnë atë. Me të vërtetë, Allahu është Dëgjuesi, i Dituri.
2:181.
FEMEN BEDDELEHU BA'DEMA SEMI'AHU FE'INNEMA 'ITHMUHU 'ALEL-LEDHINE JUBEDDILUNEHU 'INNALL-LLAHE SEMI'UN 'ALIMUN
C
2:182.
E kush frikësohet prej testamentuesit se gabimisht po largohet nga drejtësia, ose qëllimisht do të bëjë mëkat, ai që bën pajtim ndërmjet tyre, ai nuk ka mëkat. Vërtet All-llahu shumë falë dhe shumë mëshiron.
2:182.
Kush i trembet ndonjë gabimi apo padrejtësie nga ana e lënësit të testamentit dhe e ndreq atë, ta dijë se nuk bën gjynah. Vërtet, Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.
2:182.
Por kushdo që ka frikë se testatori ka bërë gabim ose ka kryer padrejtësi dhe pastaj përpiqet për një rregullim ndërmjet tyre, atëherë nuk ka mëkat për të. Me të vërtetë, Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
2:182.
FEMEN HAFE MIN MUSIN XHENEFEN 'EW 'ITHMAN FE'ESLEHE BEJNEHUM FELA 'ITHME 'ALEJHI 'INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C
2:183.
O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.
2:183.
O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat.
2:183.
O ju që keni besuar, agjërimi ju është urdhëruar siç ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të bëheni të devotshëm.
2:183.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU KUTIBE 'ALEJKUMU ES-SIJAMU KEMA KUTIBE 'ALEL-LEDHINE MIN KABLIKUM LE'ALLEKUM TETTEKUNE
C
2:184.
(Jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor), i një të varfëri, ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aq më mirë për te. Mirëpo, po qe se e dini, agjërimi është më i mirë për ju.
2:184.
Agjërimi zgjat disa ditë, por, nëse ndonjëri prej jush është i sëmurë ose duke udhëtuar, le të agjërojë aq ditë sa i ka prishur në ditët e tjera pas. Ata që kanë vështirësi për të agjëruar, duhet të ushqejnë si shpagim nga një të varfër për çdo ditë agjërimi. E, nëse ndonjëri jep më shumë se kaq, kjo është edhe më mirë për të. Por, agjërimi juaj është më i dobishëm, në qoftë se e dini.
2:184.
Janë disa ditë të numëruara. Por kushdo që është i sëmurë ose në një udhëtim, atëherë një numër i barabartë ditësh të tjera. Dhe për ata që nuk mund ta përballojnë, një shpengim – ushqimi i një të varfri. Por kushdo që bën më shumë vullnetarisht, kjo është më mirë për të. Dhe është më mirë për ju të agjëroni, nëse e dini.
2:184.
'EJJAMEN MA'DUDATIN FEMEN KANE MINKUM MERIDAN 'EW 'ALA SEFERIN FA'IDDETUN MIN 'EJJAMIN 'UHARE WE 'ALEL-LEDHINE JUTIKUNEHU FIDJETUN TA'AMU MISKININ FEMEN TETEWWE'A HAJRÆN FEHUWE HAJRUN LEHU WE 'EN TESUMU HAJRUN LEKUM 'IN KUNTUM TA'LEMUNE
C
2:185.
(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur'ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju. (Të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, ta madhëroni All-llahun për atë se u udhëzoi dhe që të falënderoni.
2:185.
Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja). Pra, kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, le të agjërojë! Sa i përket atij që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim e sipër (le të agjërojë më vonë) aq ditë sa nuk i ka agjëruar. Allahu dëshiron që t'jua lehtësojë dhe jo që t'jua vështirësojë. Ai dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Allahun (në fund të agjërimit), për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni Atë.
2:185.
Muaji i Ramazanit është ai në të cilin është zbritur Kurani – një udhëzim për njerëzimin dhe prova të qarta të udhëzimit dhe dallimit. Pra, kushdo që e dëshmon muajin, le ta agjërojë atë. Dhe kushdo që është i sëmurë ose në një udhëtim, atëherë një numër i barabartë ditësh të tjera. Allahu dëshiron për ju lehtësim dhe nuk dëshiron vështirësi për ju, që të plotësoni numrin dhe të madhëroni Allahun për atë që ju ka udhëzuar dhe që të jeni mirënjohës.
2:185.
SHEHRU REMEDANEL-LEDHI 'UNZILE FIHIL-KUR'ANU HUDEN LILNNASI WE BEJJINATIN MINEL-HUDA WEL-FURKANI FEMEN SHEHIDE MINKUMU ESH-SHEHRE FELJESUMHU WE MEN KANE MERIDEN 'EW 'ALA SEFERIN FA'IDDETUN MIN 'EJJAMIN 'UHARE JURIDU ELLAHU BIKUMUL-JUSRE WE LA JURIDU BIKUMUL-'USRE WE LITUKMILUL-'IDDETE WE LITUKEBBIRU ELLAHE 'ALA MA HEDAKUM WE LE'ALLEKUM TESHKURUNE
C
2:186.
E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.
2:186.
Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam afër, i përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua. Prandaj, le t'i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë.
2:186.
Dhe kur robët e Mi të pyesin për Mua, atëherë Unë jam afër. Unë i përgjigjem thirrjes së lutësit kur më thërret. Prandaj, le të më përgjigjen Mua dhe të më besojnë Mua, që të mund të udhëzohen.
2:186.
WE 'IDHA SE'ELEKE 'IBADI 'ANNI FE'INNI KARIBUN 'UXHIBU DA'WETE ED-DA'I 'IDHA DA'ANI FELJESTEXHIBU LI WE LIU'UMINU BI LE'ALLEHUM JERSHUDUNE
C
2:187.
Natën e agjërimit u është lejuar afrimi te gratë tuaja, ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato. All-llahu e di se ju e keni mashtruar vetveten, andaj ua pranoi pendimin tuaj dhe ua fali gabimin. Tash e tutje bashkohuni me to dhe kërkoni atë që ua ka caktuar All-llahu dhe hani e pini derisa qartë të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim, e pastaj agjërimin plotësojeni deri në mbrëmje. E kur jeni të izoluar (në i'tikafë) në xhami, mos t'u afroheni atyre (për marrëdhënie intime). Këto janë dispozitat e All-llahut, pra mos i kundërshtoni. Ja kështu, në këtë mënyrë All-llahu ua sqaron njerëzve argumentet e veta që ata të ruhen.
2:187.
Tani është e lejuar për ju që, gjatë netëve të agjërimit, të shkoni me bashkëshortet tuaja. Ato janë petk për ju e ju jeni petk për ato. Allahu e di mirë se ju e keni mashtruar veten (duke shkuar me gratë para se të zbriste lejimi), por Allahu e ka pranuar pendimin tuaj dhe jua ka falur gabimin. Prandaj, ju lejohet bashkimi me bashkëshortet tuaja dhe tani kërkoni atë që ka caktuar Allahu për ju. Dhe hani e pini derisa të dallohet fija e bardhë (bardhësia) e agimit nga fija e zezë (errësira e natës), pastaj plotësojeni agjërimin derisa të bjerë mbrëmja. Mos iu afroni atyre (bashkëshorteve) gjatë kohës kur mbylleni për adhurim në xhami! Këta janë kufijtë e Allahut, prandaj mos iu afroni atyre! Kështu, pra, Allahu ua shpjegon njerëzve urdhëresat e veta, që ata të ruhen nga të këqijat.
2:187.
Ju është lejuar të keni marrëdhënie me bashkëshortet tuaja gjatë netëve të agjërimit. Ato janë veshje për ju dhe ju jeni veshje për to. Allahu e di se ju po mashtronit vetet tuaja, kështu që Ai pranoi pendimin tuaj dhe ju fali. Pra, tani afrohu atyre dhe kërkoni atë që Allahu ka caktuar për ju. Dhe hani dhe pini derisa të bëhet e qartë për ju fije e bardhë e agimit nga fije e zezë e natës. Pastaj plotësoni agjërimin deri në perëndim të diellit. Dhe mos afrohu atyre ndërsa jeni në tërheqje në xhami. Këto janë kufijtë e Allahut, prandaj mos iu afro atyre. Kështu Allahu i shpjegon shenjat e Tij për njerëzit, që ata të mund të bëhen të devotshëm.
2:187.
'UHILLE LEKUM LEJLETE ES-SIJAMI ER-REFETHU 'ILA NISA'IKUM HUNNE LIBASUN LEKUM WE 'ENTUM LIBASUN LEHUNNE 'ALIMEL-LAHU 'ENNEKUM KUNTUM TEHTANUNE 'ENFUSEKUM FETABE 'ALEJKUM WE 'AFA 'ANKUM FAL'ANE BASHIRUHUNNE WE EBTEGU MA KETEBEL-LAHU LEKUM WE KULU WE ESHREBU HETTA JETEBEJJENE LEKUMUL-HAJTUL-'EBJEDU MINEL-HAJTIL-'ESWEDI MINEL-FEXHRI THUMME 'ETIMMU ES-SIJAME 'ILAL-LEJLI WE LA TUBASHIRUHUNNE WE 'ENTUM 'AKIFUNE FIL-MESAXHIDI TILKE HUDUDU ELLAHI FELA TEKREBUHA KEDHALIKE JUBEJJINU ELLAHU 'AJATIHI LILNNASI LE'ALLEHUM JETTEKUNE
C
2:188.
Dhe mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, e as mos u paraqitni me te (me ryshfet) te gjykatësit për të grabitur në mënyrë të padrejtë një pjesë të pasurisë së njerëzve, kur ju e dini (se pa të drejtë po e hani atë).
2:188.
Mos ia merrni pasurinë njëri-tjetrit padrejtësisht! Dhe mos u bëni mitëdhënës te gjykatësit për t'ua përvetësuar në mënyrë të paligjshme dhe me vetëdije njerëzve një pjesë të mallit.
2:188.
Dhe mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit padrejtësisht dhe mos e ofroni atë si ryshfet për gjyqtarët që të mund të hani një pjesë të pasurisë së njerëzve në mënyrë të paligjshme, ndërsa e dini.
2:188.
WE LA TE'KULU 'EMWALEKUM BEJNEKUM BIL-BATILI WE TUDLU BIHA 'ILAL-HUKKAMI LITE'KULU FERIKEN MIN 'EMWALI EN-NASI BIL-'ITHMI WE 'ENTUM TA'LEMUNE
C
2:189.
Të pyesin ty për hënën e re (dhe fazat e saj) Thuaj: "Ato janë përcaktime të kohës për njerëz dhe për haxh. Nuk është mirësi të hyni nga mbrapa në shtëpitë por është mirësi kush ruhet (nga të këqijat). Në shtëpitë hyni kah dyert e tyre dhe kini frikë All-llahun që ashtu të gjeni shpëtim.
2:189.
Të pyesin ty (o Muhamed) për hënat e reja; thuaju: “Ato janë për njerëzit shenja përcaktuese të kohës dhe të haxhillëkut”. Nuk është mirësi të hysh në shtëpi nga dera e pasme (siç bënin paganët para Islamit), por mirësia qëndron në të ruajturit nga të këqijat. Hyni në shtëpi nga dyert e tyre dhe kijeni frikë Allahun, në mënyrë që të shpëtoni!
2:189.
Të pyesin për hënat e reja. Thuaj: "Ato janë për të treguar kohët për njerëzit dhe për haxhin." Dhe nuk është drejtësi të hyni në shtëpi nga pjesa e pasme e tyre, por drejtësi është ai që ka devotshmëri. Dhe hyni në shtëpi nga dyert e tyre dhe kini frikë Allahun që të mund të jeni të suksesshëm.
2:189.
JES'ELUNEKE 'ANIL-'EHILLETI KUL HIJE MEWAKITU LILNNASI WEL-HEXHXHI WE LEJSEL-BIRRU BI'EN TE'TUL-BUJUTE MIN DHUHURIHA WE LEKINNEL-BIRRE MENI ETTEKA WE 'TUL-BUJUTE MIN 'EBWABIHA WE ETTEKU ELLAHE LE'ALLEKUM TUFLIHUNE
C
2:190.
Dhe luftoni në rrugën e All-llahut kundër atyre që ju sulmojnë e mos e teproni se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë (e fillojnë luftën).
2:190.
Luftoni në rrugën e Allahut ndaj atyre që luftojnë kundër jush, por mos e kaloni kufirin, se Allahu nuk i do ata që e kalojnë kufirin.
2:190.
Dhe luftoni në rrugën e Allahut ata që luftojnë kundër jush, por mos kaloni kufirin. Me të vërtetë, Allahu nuk i do ata që kalojnë kufirin.
2:190.
WE KATILU FI SEBILI ELLAHIL-LEDHINE JUKATILUNEKUM WE LA TA'TEDU 'INNALL-LLAHE LA JUHIBBUL-MU'TEDINE
C
2:191.
Dhe luftoni ata kudo që t'i zini, dëboni prej vendit ata sikurse ju përzuan ata juve. Provokimi (fitneja) është më i rëndë se vrasja. Mos i luftoni ata pranë xhamisë së shenjtë (Qabes) deri që ata t'ju luftojnë juve aty, e nëse ju sulmojnë, atëherë sulmoni edhe ju ata. I këtillë është ndëshkimi ndaj pabesimtarëve.
2:191.
Vritini ata kudo që t'i gjeni dhe dëbojini prej vendeve, ashtu siç ju dëbuan ata ju. Mosbesimi është më i rëndë se vrasja. Mos luftoni me ata pranë Xhamisë së Shenjtë (Qabesë), përveç rastit kur ata ju sulmojnë aty brenda! E, nëse ata luftojnë me ju aty, atëherë vritini ata! I këtillë duhet të jetë ndëshkimi për jobesimtarët.
2:191.
Vritini ata kudo që t'i gjeni dhe dëboni ata prej nga ju kanë dëbuar, sepse përndjekja është më e keqe se vrasja. Por mos i luftoni ata pranë Xhamisë së Shenjtë derisa ata t'ju luftojnë ju aty. Por nëse ju luftojnë, atëherë vritini ata. Kështu është shpërblimi i jobesimtarëve.
2:191.
WAKTULUHUM HEJTHU THEKIFTUMUHUM WE 'EHRIXHUHUM MIN HEJTHU 'EHREXHUKUM WEL-FITNETU 'ESHEDDU MINEL-KATLI WE LA TUKATILUHUM 'INDEL-MESXHIDIL-HERAMI HETTA JUKATILUKUM FIHI FE'IN KATELUKUM FAKTULUHUM KEDHALIKE XHEZA'UL-KAFIRINE