Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 2:86. Të tillë janë ata që e vlerësuan jetën e kësaj bote mbi botën tjetër, andaj atyre as nuk do t'u lehtësohet dënimi, e as që do të ndihmohen ata.
2:86. Këta janë ata që jetën e kësaj bote e kanë blerë me jetën e ardhshme. Atyre nuk do t'u lehtësohet dënimi dhe askush nuk do t'u vijë në ndihmë.
2:86. Këta janë ata që e kanë shkëmbyer jetën e kësaj bote me jetën tjetër. Prandaj, ndëshkimi i tyre nuk do të lehtësohet, dhe ata nuk do të ndihmohen.
2:86. 'ULA'IKEL-LEDHINE ESHTEREWL-HEJETE ED-DUNJA BIL-'AHIRETI FELA JUHAFFEFU 'ANHUMUL-'ADHABU WE LA HUM JUNSERUNE
C 2:87. Ne i patëm dhënë Musait librin dhe pas tij patëm dërguar shumë pejgamberë. Isait, birit të Merjemes i dhamë argumente (mrekulli) dhe e fuqizuam me (Xhibrilin) Shpirtin e Shenjtë. E sa herë që u erdhi ndonjë i dërguar me çka nuk u pëlqeu juve, a nuk u bëtë kryelartë dhe disa prej tyre i përgënjeshtruat e disa i mbytët?
2:87. Ne i dhamë Musait Librin dhe pas tij çuam të dërguarit njërin pas tjetrit. Ne i dhamë Isait, të birit të Merjemes, mrekulli të qarta dhe e mbështetëm atë me Shpirtin e Shenjtërisë (Xhebrailin a.s.). Sa herë që ndonjë i dërguar ju sillte atë që nuk ju pëlqente, ju kapardiseshit, prandaj disa i quajtët gënjeshtarë e disa i vratë.
2:87. Dhe me të vërtetë, Ne i dhamë Musait Librin dhe i pasuam atë me profetë. Dhe Ne i dhamë Isait, birit të Merjemes, shenja të qarta dhe e forcuam atë me Shpirtin e Shenjtë. A sa herë që një i dërguar ju solli atë që shpirtrat tuaj nuk e dëshironin, ju u treguat arrogantë? Disa i përgënjeshtruat dhe disa i vratë.
2:87. WE LEKAD 'ATEJNA MUSAL-KITABE WE KAFFEJNA MIN BA'DIHI BIR-RUSULI WE 'ATEJNA 'ISA EBNE MERJEMEL-BEJJINATI WE 'EJJEDNAHU BIRUHIL-KUDUSI 'EFEKULLEMA XHA'EKUM RESULUN BIMA LA TEHWA 'ENFUSUKUM ESTEKBERTUM FEFERIKEN KEDHDHEBTUM WE FERIKAN TEKTULUN
C 2:88. E (jehuditë e kohës së Muhammedit) thonë: "Zemrat tona janë në këllëf"! Jo, por për shkak të mosbesimit të tyre, All-llahu i ka mallkuar, andaj pak janë që besojnë (ose: pak send besojnë).
2:88. Ata thonë: “Zemrat tona janë të vulosura”. Jo, s'është ashtu, por ata i ka mallkuar Allahu për shkak të mohimit të tyre, prandaj shumë pak prej tyre besojnë.
2:88. Por ata thanë: "Zemrat tona janë të mbuluara." Jo, Allahu i ka mallkuar ata për shkak të mosbesimit të tyre. Ata besojnë shumë pak.
2:88. WE KALU KULUBUNA GULFUN BEL LE'ANEHUMU ELLAHU BIKUFRIHIM FEKALILEN MA JU'UMINUNE
C 2:89. E kur u erdhi atyre prej All-llahut libri (Kur'ani) që është vërtetues i atij, që e kishin pranë, e që para se t'u vinte e kërkonin ndihmën e tij kundër mosbesimtarëve, e mohuan atë (Muhammedin) që e njihnin, kur u erdhi. Pra mallkimi i All-llahut qoftë kundër mosbesimtarëve!
2:89. Dhe, kur një Libër që vërtetonte Shkrimet e tyre, u erdhi atyre nga Allahu, ndonëse përpara luteshin për ndihmë kundër jobesimtarëve, pra, kur u erdhi ajo që e dinin se është e vërtetë, ata e mohuan atë! Prandaj mallkimi i Allahut qoftë mbi mohuesit!
2:89. Dhe kur atyre u erdhi një Libër nga Allahu, që vërtetonte atë që ata kishin me vete – ndonëse më parë ata kërkonin fitore kundër atyre që nuk besojnë – por kur u erdhi ajo që ata e njihnin, e mohuan atë. Mallkimi i Allahut është mbi jobesimtarët.
2:89. WE LEMMA XHA'EHUM KITABUN MIN 'INDI ELLAHI MUSEDDIKUN LIMA ME'AHUM WE KANU MIN KABLU JESTEFTIHUNE 'ALEL-LEDHINE KEFERU FELEMMA XHA'EHUM MA 'AREFU KEFERU BIHI FELA'NETU ELLAHI 'ALEL-KAFIRINE
C 2:90. E shëmtuar është ajo për çka ata e shitën vetvetën. Atë që e shpalli All-llahu të mos e besojnë nga zilia, për shkak se All-llahu nga mirësia e Tij t'i shpallë atij që dëshiron nga robtë e vet. Andaj merituan zemërim mbi zemërim (gazep mbi gazep). Mosbesmtarët kanë dënim që i poshtërson.
2:90. Ata e shitën veten keq, kur nuk besuan në atë që shpalli Allahu, nga zilia se Allahu ia zbret shpalljen kujt të dëshirojë nga robtë e Vet. Dhe kështu tërhoqën mbi vete zemërim përmbi zemërim! Sigurisht që mohuesit i pret një dënim poshtërues.
2:90. Sa e keqe është ajo për të cilën ata e shitën veten e tyre – që të mohojnë atë që Allahu ka shpallur – nga zilia që Allahu zbret nga mirësia e Tij mbi kë të dojë prej robërve të Tij. Kështu që ata u kthyen me zemërim mbi zemërim. Dhe për jobesimtarët ka një ndëshkim poshtërues.
2:90. BI'SE MA ESHTEREW BIHI 'ENFUSEHUM 'EN JEKFURU BIMA 'ENZELEL-LAHU BEGJEN 'EN JUNEZZILEL-LAHU MIN FEDLIH 'ALA MEN JESHA'U MIN 'IBADIHI FEBA'U BIGADEBIN 'ALA GADEBIN WE LILKAFIRINE 'ADHABUN MUHINUN
C 2:91. Dhe kur atyre u thuhet: "Besoni atë që e shpalli All-llahu", ata thonë: "Ne besojmë atë që na u shpall neve", kurse e mohojmë atë pas tij, edhe pse është vërtetues i atij që e kanë ata dhe është i vërtetë. Thuaj: "Nëse jeni besimtarë, pse pra i mbytnit më parë pejgamberët e All-llahut"?
2:91. Kur atyre u thuhet: “Besoni në atë që ka shpallur Allahu!” ata përgjigjen: “Ne besojmë në atë që na është shpallur neve”, duke mos besuar në atë që është zbritur më pas, ndonëse ajo është e Vërteta që pohon Shkrimet e tyre. Thuaju atyre: “Nëse ishit besimtarë, përse i vratë profetët e Allahut, atëherë kur ju erdhën?!”
2:91. Dhe kur atyre u thuhet: "Besoni atë që Allahu ka zbritur," ata thonë: "Ne besojmë vetëm atë që na është zbritur neve." Dhe ata mohojnë atë që erdhi pas tij, ndonëse është e vërteta që e vërteton atë që ata kanë. Thuaj: "Atëherë pse i vratë profetët e Allahut më parë, nëse ishit besimtarë?"
2:91. WE 'IDHA KILE LEHUM 'AMINU BIMA 'ENZELEL-LAHU KALU NU'UMINU BIMA 'UNZILE 'ALEJNA WE JEKFURUNE BIMA WERA'EHU WE HUWEL-HEKKU MUSEDDIKEN LIMA ME'AHUM KUL FELIME TEKTULUNE 'ENBIJA'EL-LAHI MIN KABLU 'IN KUNTUM MU'UMININE
C 2:92. Juve u pat ardhur Musai me argumente, por pas tij ju adhuruat viçin, pra ju ishit mizorë.
2:92. Musai ju solli shenja të qarta, por gjatë mungesës së tij, ju adhuruat viçin si zot, prandaj u bëtë fajtorë të mëdhenj.
2:92. Dhe me të vërtetë, Musai ju erdhi me shenja të qarta; pastaj ju morët viçin në adhurim pas tij, ndërsa ishit të padrejtë.
2:92. WE LEKAD XHA'EKUM MUSA BIL-BEJJINATI THUMME ETTEHADHTUMUL-'IXHLE MIN BA'DIHI WE 'ENTUM DHALIMUNE
C 2:93. (Përkujtoni) Kur morëm premtimin tuaj dhe mbi ju ngritëm kodrën Tur, (u thamë) merrni këtë që u dhamë seriozisht dhe dëgjoni (respektoni). Ata thanë: "Dëgjuam (me veshë) e kundërshtuam". E për shkak të mosbesimit të tyre, adhurimi ndaj viçit ishte përzier me gjak në zemrat e tyre. Thuaj: "Nëse jeni besimtarë, besimi juaj është duke u udhëzuar keq".
2:93. Kur morëm besën tuaj dhe ngritëm mbi ju malin e Turit, thamë: “Merreni seriozisht atë që ju kemi dhënë dhe dëgjoni!” Ju thatë: “Ne dëgjuam, por kundërshtojmë!” Për shkak të mohimit, atyre u ishte rrënjosur në zemra dashuria (dhe adhurimi) për viçin. Thuaju: “Nëse jeni vërtet besimtarë, sa gjë të keqe po ju urdhëruaka besimi juaj!”
2:93. Dhe kujtoni kur Ne morëm besën tuaj dhe ngritëm malin mbi ju: "Merreni fort atë që ju kemi dhënë dhe dëgjoni." Ata thanë: "Ne dëgjojmë dhe nuk bindemi." Dhe për shkak të mosbesimit të tyre, dashuria për viçin ishte përvetësuar në zemrat e tyre. Thuaj: "Sa e keqe është ajo që besimi juaj ju urdhëron, nëse jeni besimtarë!"
2:93. WE 'IDH 'EHADHNA MITHAKAKUM WE REFA'NA FEWKAKUMUT-TURE HUDHU MA 'ATEJNAKUM BIKUWETIN WE ESMA'U KALU SEMI'NA WE 'ASEJNA WE 'USHRIBU FI KULUBIHIMUL-'IXHLE BIKUFRIHIM KUL BI'SEMA JE'MURUKUM BIHI 'IMANUKUM 'IN KUNTUM MU'UMININE
C 2:94. Thuaj: "Nëse bota tjetër (xhenneti) tek All-llahu është vetëm për ju, e jo edhe për njerëzit e tjerë, nëse jeni të sinqertë, kërkojeni vdekjen (e shkoni më shpejtë).
2:94. Thuaju: “Nëse Shtëpia e jetës së përtejme (Xheneti) tek Allahu është vetëm për ju e jo për njerëzit e tjerë, atëherë kërkoni vdekjen, nëse ajo që thoni është e vërtetë”.
2:94. Thuaj: "Nëse vendbanimi i fundit tek Allahu është për ju të veçantë, përjashta njerëzve të tjerë, atëherë dëshironi vdekjen, nëse jeni të sinqertë."
2:94. KUL 'IN KANET LEKUMU ED-DARUL-'AHIRETU 'INDEL-LAHI HALISETEN MIN DUNI EN-NASI FETEMENNEWL-MEWTE 'IN KUNTUM SADIKINE
C 2:95. E për shkak të veprave të tyre (mëkateve), ata kurrë nuk e dëshirojnë atë. All-llahu di për zullumqarët.
2:95. Por ata kurrsesi nuk e dëshirojnë vdekjen për shkak të të këqijave që kanë bërë! Allahu i njeh mirë keqbërësit.
2:95. Por ata nuk do ta dëshirojnë atë kurrë, për shkak të asaj që duart e tyre kanë bërë më parë. Dhe Allahu është i Dituri për të padrejtët.
2:95. WE LEN JETEMENNEWHU 'EBEDEN BIMA KADDEMET 'EJDIHIM WEL-LAHU 'ALIMUN BIDH-DHALIMINE
C 2:96. Është e sigurt se njerëzit më lakmues për të jetuar, ti ke për të gjetur ata (jehuditë), bile edhe më lakmues se idhujtarët. Ndonjëri prej tyre dëshiron të jetojë një mijë vjet, por edhe sikur të jetojë, ajo (jeta e gjatë) nuk do ta shpëtojë atë prej dënimit. All-llahu sheh çka veprojnë ata.
2:96. Dhe, vërtet, do t'i gjesh ata më lakmues për të jetuar sesa njerëzit e tjerë, madje, edhe se paganët. Secili nga ata dëshiron të jetojë njëmijë vjet; por edhe nëse jeton aq, nuk do të mund t'i ikë dënimit! Allahu i sheh punët e tyre të këqija.
2:96. Me siguri do t'i gjesh ata më të etur për jetë se të gjithë njerëzit, madje më shumë se idhujtarët. Secili prej tyre dëshiron që të jetojë një mijë vjet. Por një jetë e tillë nuk do ta largonte atë nga ndëshkimi. Dhe Allahu është i Gjithëdijshmi për atë që ata bëjnë.
2:96. WE LETEXHIDENNEHUM 'EHRESE EN-NASI 'ALA HEJETIN WE MINEL-LEDHINE 'ESHREKU JEWEDDU 'EHEDUHUM LEW JU'AMMERU 'ELFE SENETIN WE MA HUWE BIMUZEHZIHIHI MINEL-'ADHABI 'EN JU'AMMERE WEL-LAHU BESIRUN BIMA JA'MELUNE