U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
2:49.
Përkujtoni edhe kur ju shpëtuam prej popullit të faraonit, që nga ai shijuat dënimin më të idhët, duke ua therë bijtë tuaj, e duke ua lënë gjallë gratë tuaja. Në këtë torturë përjetuat një sprovim të madh nga Zoti juaj.
2:49.
Kujtoni se si ju shpëtuam nga populli i Faraonit, i cili ju shtypte mizorisht: jua therte djemtë e jua linte të gjalla femrat. Kjo ka qenë një sprovë e madhe për ju - nga Zoti juaj.
2:49.
Dhe kujtoni kur Ne ju shpëtuam nga njerëzit e Faraonit, të cilët ju ndëshkonin me një ndëshkim të tmerrshëm, duke vrarë djemtë tuaj dhe duke lënë gjallë gratë tuaja. Dhe në këtë ishte një sprovë e madhe nga Zoti juaj.
2:49.
WE 'IDH NEXHXHEJNAKUM MIN 'ALI FIR'AWNE JESUMUNEKUM SU'EL-'ADHABI JUDHEBBIHUNE 'EBNA'EKUM WE JESTEHJUNE NISA'EKUM WE FI DHALIKUM BELA'UN MIN RABBIKUM 'ADHIMUN
C
2:50.
Dhe kur për ju e ndamë detin, e ju shpëtuam, ndërsa ithtarët e faraonit i fundosëm, e ju i shihnit (me sytë tuaj).
2:50.
Kujtoni se si e çamë detin e ju shpëtuam, ndërsa në praninë tuaj i fundosëm njerëzit e Faraonit.
2:50.
Dhe kujtoni kur Ne e ndamë detin për ju dhe ju shpëtuam, dhe Ne i mbytëm njerëzit e Faraonit ndërsa ju shikonit.
2:50.
WE 'IDH FEREKNA BIKUMUL-BEHRE FE'ENXHEJNAKUM WE 'EGREKNA 'ALE FIR'AWNE WE 'ENTUM TENDHURUNE
C
2:51.
E kur i premtuam Musait (t'ia japim Tevratin) dyzet net, pas tij ju (pasi shkoi ai për Tevrat) e adhuruat viçin, ju ishit dëmtues (të vetes suaj).
2:51.
Kujtoni kur i caktuam Musait dyzet net (për takimin me të), e pastaj ju adhuruat viçin, duke vepruar si keqbërës!
2:51.
Dhe kujtoni kur Ne caktuam për Musain dyzet netë, pastaj ju moret viçin në adhurim pas tij, ndërsa ishit të padrejtë.
2:51.
WE 'IDH WA'ADNA MUSA 'ERBA'INE LEJLETEN THUMME ETTEHADHTUMUL-'IXHLE MIN BA'DIHI WE 'ENTUM DHALIMUNE
C
2:52.
Mandej edhe pas asaj ua falëm (gabimin), ashtu që të falënderoni.
2:52.
Pastaj Ne ju falëm, që të bëheni mirënjohës.
2:52.
Pastaj Ne ju falëm pas kësaj, që të mund të ishit mirënjohës.
2:52.
THUMME 'AFEWNA 'ANKUM MIN BA'DI DHALIKE LE'ALLEKUM TESHKURUNE
C
2:53.
Dhe (përkujtoni) kur ia dhamë Musait librin, dalluesin në mënyrë që të udhëzoheni në rrugë të drejtë.
2:53.
Kujtoni kur Musait i dhamë Librin dhe Dalluesin, që të udhëzoheni (në rrugën e drejtë)
2:53.
Dhe kujtoni kur Ne i dhamë Musait Librin dhe Furkanin që të mund të udhëzoheshit.
2:53.
WE 'IDH 'ATEJNA MUSAL-KITABE WEL-FURKANE LE'ALLEKUM TEHTEDUNE
C
2:54.
Dhe kur Musai popullit të vet i tha: "O populli im, me adhurimin e viçit (në vend të Zotit), ju i bëtë zullum vetvetes, pra pendohuni para Krijuesit tuaj, dhe mbyteni vetveten. Kjo për ju është më së miri te Krijuesi juaj. E Ai ua pranoi pendimin tuaj, Ai është Mëshirues, ndaj pranon shumë pendimin.
2:54.
dhe, kur ai i tha popullit të vet: “O populli im, ju vetëm vetes i bëtë keq, kur e adhuruat viçin si zot! Prandaj kthehuni të penduar te Krijuesi juaj dhe vritni njëri-tjetrin! Kjo është më mirë për ju në sy të Krijuesit tuaj. Ai jua fali gabimin, sepse Ai i pranon shumë pendimet dhe është Mëshirëploti”.
2:54.
Dhe kur Musai i tha popullit të tij: "O populli im, ju keni bërë padrejtësi ndaj vetes tuaj duke adhuruar viçin, prandaj kthehuni te Krijuesi juaj dhe pendohuni; kjo është më mirë për ju te Krijuesi juaj." Pastaj Ai ua pranoi pendimin. Me të vërtetë, Ai është Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti.
2:54.
WE 'IDH KALE MUSA LIKAWMIHI JA KAWMI 'INNEKUM DHELEMTUM 'ENFUSEKUM BIATTIHADHIKUMUL-'IXHLE FETUBU 'ILA BARI'IKUM FAKTULU 'ENFUSEKUM DHALIKUM HAJRUN LEKUM 'INDE BARI'IKUM FETABE 'ALEJKUM 'INNEHU HUWET-TEWWABU ER-REHIMU
C
2:55.
Dhe kur i thatë: "O Musa, ne nuk të besojmë ty derisa ta shohim All-llahun haptazi, e atëherë juve u rrëmbeu rrufeja (zjarri) dhe ju e shihnit.
2:55.
Kujtoni kur i thatë Musait: “O Musa! Ne nuk do të të besojmë ty, derisa të shohim Allahun haptazi!”. Atëherë një rrufe ju goditi, ndërsa ishit duke parë.
2:55.
Dhe kur thatë: "O Musa, ne nuk do të besojmë ty derisa të shohim Allahun haptazi," atëherë rrufeja ju goditi ndërsa po shikonit.
2:55.
WE 'IDH KULTUM JA MUSA LEN NU'UMINE LEKE HETTA NERA ELLAHE XHEHRETEN FE'EHADHETKUMU ES-SA'IKATU WE 'ENTUM TENDHURUNE
C
2:56.
Pastaj, që të jeni mirënjohës pas vdekjes suaj juve ju ngjallëm.
2:56.
Pas vdekjes suaj, Ne ju ringjallëm, që të bëheni falënderues.
2:56.
Pastaj Ne ju ngritëm pas vdekjes suaj, që të mund të ishit mirënjohës.
2:56.
THUMME BE'ATHNAKUM MIN BA'DI MEWTIKUM LE'ALLEKUM TESHKURUNE
C
2:57.
Dhe Ne bëmë që retë t'u bëjnë e hije, ju furnizuam me rrëshirë (të ëmbël) dhe me shkurtëza. (Ju thamë) Hani nga të mirat që ju furnizuam! (Ata nuk qenë mirënjohës). Po Neve ata nuk na bënë kurrfarë dëmi, por ata e dëmtuan vetveten.
2:57.
Pastaj bëmë që retë t'ju bënin hije dhe ju zbritëm manën dhe thëllëza, duke thënë: “Hani nga ushqimet e mira, që ju kemi dhënë!” (Ata nuk ishin mirënjohës dhe kështu) nuk na bënë keq Neve, por i bënë keq vetes.
2:57.
Dhe Ne ju mbuluam me re dhe ju zbritëm manën dhe shtazën, duke thënë: "Hani nga të mirat që ju kemi dhënë." Dhe ata nuk Na bënë padrejtësi, por ata i bënë padrejtësi vetes së tyre.
2:57.
WE DHELLELNA 'ALEJKUMUL-GAMAME WE 'ENZELNA 'ALEJKUMUL-MENNE WE ES-SELWA KULU MIN TEJJIBATI MA REZEKNAKUM WE MA DHELEMUNA WE LEKIN KANU 'ENFUSEHUM JEDHLIMUNE
C
2:58.
E kur ju thamë: "Hyni në këtë fshat (vendbanim), dhe hani në të lirisht ku të dëshironi, e hyni në derën (e fshatit) përulur dhe thuani: "Hittatun" - ndjesë, Ne ua falim mëkatet tuaja, e bamirësve ua shtojmë shpërblimin.
2:58.
Kujtoni kur thamë: “Hyni në këtë qytet dhe hani ç'të doni dhe sa të dëshironi, por, duke hyrë në qytet, përuluni në sexhde dhe thoni: “Falna!” që Ne t'jua falim gabimet. Atyre që bëjnë vepra të mira, Ne ua shtojmë shpërblimin”
2:58.
Dhe kujtoni kur Ne thamë: "Hyni në këtë qytet dhe hani prej tij lirshëm kudo që të dëshironi, dhe hyni në portë duke rënë në sexhde dhe thoni: 'Faleminderit,' që Ne t'ju falim gabimet tuaja; dhe Ne do t'u japim më shumë të mirave të devotshmit."
2:58.
WE 'IDH KULNA EDHULU HEDHIHIL-KARJETE FEKULU MINHA HEJTHU SHI'TUM REGADEN WE EDHULUL-BABE SUXHXHEDAN WE KULU HITTETUN NEGFIR LEKUM HATAJAKUM WE SENEZIDUL-MUHSININE
C
2:59.
E ata që ishin mizorë atë që u ishte thënë e ndryshuan me një fjalë tjetër, e Ne për shkak se ata kundërshtuan, lëshuam nga qielli një dënim kundër atyre që ishin mizorë.
2:59.
Por keqbërësit e ndryshuan fjalën që iu tha me një fjalë tjetër, prandaj Ne u sollëm atyre që bënë (këtë) padrejtësi një dënim nga qielli për mosbindjen e tyre.
2:59.
Por ata që ishin të padrejtë e ndryshuan fjalën që u ishte thënë me një tjetër, dhe kështu Ne zbritëm mbi ata që bënë padrejtësi një ndëshkim nga qielli për shkak të shkeljes së tyre.
2:59.
FEBEDDELEL-LEDHINE DHELEMU KAWLEN GAJREL-LEDHI KILE LEHUM FE'ENZELNA 'ALEL-LEDHINE DHELEMU RIXHZAN MINE ES-SEMA'I BIMA KANU JEFSUKUNE