Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 2:52. Mandej edhe pas asaj ua falëm (gabimin), ashtu që të falënderoni.
2:52. Pastaj Ne ju falëm, që të bëheni mirënjohës.
2:52. Pastaj Ne ju falëm pas kësaj, që të mund të ishit mirënjohës.
2:52. THUMME 'AFEWNA 'ANKUM MIN BA'DI DHALIKE LE'ALLEKUM TESHKURUNE
C 2:53. Dhe (përkujtoni) kur ia dhamë Musait librin, dalluesin në mënyrë që të udhëzoheni në rrugë të drejtë.
2:53. Kujtoni kur Musait i dhamë Librin dhe Dalluesin, që të udhëzoheni (në rrugën e drejtë)
2:53. Dhe kujtoni kur Ne i dhamë Musait Librin dhe Furkanin që të mund të udhëzoheshit.
2:53. WE 'IDH 'ATEJNA MUSAL-KITABE WEL-FURKANE LE'ALLEKUM TEHTEDUNE
C 2:54. Dhe kur Musai popullit të vet i tha: "O populli im, me adhurimin e viçit (në vend të Zotit), ju i bëtë zullum vetvetes, pra pendohuni para Krijuesit tuaj, dhe mbyteni vetveten. Kjo për ju është më së miri te Krijuesi juaj. E Ai ua pranoi pendimin tuaj, Ai është Mëshirues, ndaj pranon shumë pendimin.
2:54. dhe, kur ai i tha popullit të vet: “O populli im, ju vetëm vetes i bëtë keq, kur e adhuruat viçin si zot! Prandaj kthehuni të penduar te Krijuesi juaj dhe vritni njëri-tjetrin! Kjo është më mirë për ju në sy të Krijuesit tuaj. Ai jua fali gabimin, sepse Ai i pranon shumë pendimet dhe është Mëshirëploti”.
2:54. Dhe kur Musai i tha popullit të tij: "O populli im, ju keni bërë padrejtësi ndaj vetes tuaj duke adhuruar viçin, prandaj kthehuni te Krijuesi juaj dhe pendohuni; kjo është më mirë për ju te Krijuesi juaj." Pastaj Ai ua pranoi pendimin. Me të vërtetë, Ai është Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti.
2:54. WE 'IDH KALE MUSA LIKAWMIHI JA KAWMI 'INNEKUM DHELEMTUM 'ENFUSEKUM BIATTIHADHIKUMUL-'IXHLE FETUBU 'ILA BARI'IKUM FAKTULU 'ENFUSEKUM DHALIKUM HAJRUN LEKUM 'INDE BARI'IKUM FETABE 'ALEJKUM 'INNEHU HUWET-TEWWABU ER-REHIMU
C 2:55. Dhe kur i thatë: "O Musa, ne nuk të besojmë ty derisa ta shohim All-llahun haptazi, e atëherë juve u rrëmbeu rrufeja (zjarri) dhe ju e shihnit.
2:55. Kujtoni kur i thatë Musait: “O Musa! Ne nuk do të të besojmë ty, derisa të shohim Allahun haptazi!”. Atëherë një rrufe ju goditi, ndërsa ishit duke parë.
2:55. Dhe kur thatë: "O Musa, ne nuk do të besojmë ty derisa të shohim Allahun haptazi," atëherë rrufeja ju goditi ndërsa po shikonit.
2:55. WE 'IDH KULTUM JA MUSA LEN NU'UMINE LEKE HETTA NERA ELLAHE XHEHRETEN FE'EHADHETKUMU ES-SA'IKATU WE 'ENTUM TENDHURUNE
C 2:56. Pastaj, që të jeni mirënjohës pas vdekjes suaj juve ju ngjallëm.
2:56. Pas vdekjes suaj, Ne ju ringjallëm, që të bëheni falënderues.
2:56. Pastaj Ne ju ngritëm pas vdekjes suaj, që të mund të ishit mirënjohës.
2:56. THUMME BE'ATHNAKUM MIN BA'DI MEWTIKUM LE'ALLEKUM TESHKURUNE
C 2:57. Dhe Ne bëmë që retë t'u bëjnë e hije, ju furnizuam me rrëshirë (të ëmbël) dhe me shkurtëza. (Ju thamë) Hani nga të mirat që ju furnizuam! (Ata nuk qenë mirënjohës). Po Neve ata nuk na bënë kurrfarë dëmi, por ata e dëmtuan vetveten.
2:57. Pastaj bëmë që retë t'ju bënin hije dhe ju zbritëm manën dhe thëllëza, duke thënë: “Hani nga ushqimet e mira, që ju kemi dhënë!” (Ata nuk ishin mirënjohës dhe kështu) nuk na bënë keq Neve, por i bënë keq vetes.
2:57. Dhe Ne ju mbuluam me re dhe ju zbritëm manën dhe shtazën, duke thënë: "Hani nga të mirat që ju kemi dhënë." Dhe ata nuk Na bënë padrejtësi, por ata i bënë padrejtësi vetes së tyre.
2:57. WE DHELLELNA 'ALEJKUMUL-GAMAME WE 'ENZELNA 'ALEJKUMUL-MENNE WE ES-SELWA KULU MIN TEJJIBATI MA REZEKNAKUM WE MA DHELEMUNA WE LEKIN KANU 'ENFUSEHUM JEDHLIMUNE
C 2:58. E kur ju thamë: "Hyni në këtë fshat (vendbanim), dhe hani në të lirisht ku të dëshironi, e hyni në derën (e fshatit) përulur dhe thuani: "Hittatun" - ndjesë, Ne ua falim mëkatet tuaja, e bamirësve ua shtojmë shpërblimin.
2:58. Kujtoni kur thamë: “Hyni në këtë qytet dhe hani ç'të doni dhe sa të dëshironi, por, duke hyrë në qytet, përuluni në sexhde dhe thoni: “Falna!” që Ne t'jua falim gabimet. Atyre që bëjnë vepra të mira, Ne ua shtojmë shpërblimin”
2:58. Dhe kujtoni kur Ne thamë: "Hyni në këtë qytet dhe hani prej tij lirshëm kudo që të dëshironi, dhe hyni në portë duke rënë në sexhde dhe thoni: 'Faleminderit,' që Ne t'ju falim gabimet tuaja; dhe Ne do t'u japim më shumë të mirave të devotshmit."
2:58. WE 'IDH KULNA EDHULU HEDHIHIL-KARJETE FEKULU MINHA HEJTHU SHI'TUM REGADEN WE EDHULUL-BABE SUXHXHEDAN WE KULU HITTETUN NEGFIR LEKUM HATAJAKUM WE SENEZIDUL-MUHSININE
C 2:59. E ata që ishin mizorë atë që u ishte thënë e ndryshuan me një fjalë tjetër, e Ne për shkak se ata kundërshtuan, lëshuam nga qielli një dënim kundër atyre që ishin mizorë.
2:59. Por keqbërësit e ndryshuan fjalën që iu tha me një fjalë tjetër, prandaj Ne u sollëm atyre që bënë (këtë) padrejtësi një dënim nga qielli për mosbindjen e tyre.
2:59. Por ata që ishin të padrejtë e ndryshuan fjalën që u ishte thënë me një tjetër, dhe kështu Ne zbritëm mbi ata që bënë padrejtësi një ndëshkim nga qielli për shkak të shkeljes së tyre.
2:59. FEBEDDELEL-LEDHINE DHELEMU KAWLEN GAJREL-LEDHI KILE LEHUM FE'ENZELNA 'ALEL-LEDHINE DHELEMU RIXHZAN MINE ES-SEMA'I BIMA KANU JEFSUKUNE
C 2:60. Dhe (përkujtoni) kur Musai kërkoi ujë për popullin e tij, e Ne i thamë: "Bjeri gurit me shkopin tënd", atëherë nga ai gufuan dymbëdhjetë kroje që secili grup e dinte vendin ku do të pinte ujë. (U thamë) Hani dhe pini nga begatitë e All-llahut e mos vazhdoni të jeni çrregullues në tokë.
2:60. Kur Musai kërkoi ujë për popullin e tij, Ne i thamë: “Bjeri gurit me shkopin tënd!” Atëherë, nga ai shpërthyen dymbëdhjetë burime, dhe çdo fis e dinte burimin e vet. Ne thamë: “Hani e pini prej begative të Allahut dhe mos bëni të këqija e mbrapshti në Tokë!”.
2:60. Dhe kujtoni kur Musai i kërkoi ujë popullit të tij, dhe Ne i thamë: "Godit me shkopin tënd shkëmbin." Dhe nga ai shpërthyen dymbëdhjetë burime; çdo grup e dinte burimin e tij për pije. "Hani dhe pini nga furnizimet e Allahut dhe mos bëni çrregullime në tokë duke qenë keqbërës."
2:60. WE 'IDH ESTESKA MUSA LIKAWMIHI FEKULNA EDRIB BI'ASAKEL-HEXHERE FANFEXHERET MINHU ETHNETA 'ASHRETE 'AJNEN KAD 'ALIME KULLU 'UNASIN MESHREBEHUM KULU WE ESHREBU MIN RIZKI ELLAHI WE LA TA'THEW FIL-'ERDI MUFSIDINE
C 2:61. Madje kur ju thatë: "O Musa, ne nuk mund të durojmë (hamë) vetëm një ushqim (të njëjtë), lute pra Zotin tënd për ne të na furnizojë me çka mbinë toka prej perimeve të saj, prej trangujve, prej hudrave, prej thjerrze (groshë) dhe prej qepëve të saj!" (Musai) Tha: "A kërkoni ta ndërroni të mirën për atë që është më e thjeshtë?" Zdirgjuni pra në qytet, se aty do të keni atë që kërkoni! E mbi ta rëndoi poshtrimi dhe skamja, e ata kundër vetes shkaktuan hidhërimin e All-llahut. Kjo ndodhi ngase ata mohonin argumentet e All-llahut, mbytnin pejgamberët pa kurrfarë të drejte, dhe për shkak se kundërshtuan dhe i kalonin kufijtë në të keqe.
2:61. Kujtoni kur i thatë: “O Musa! Ne nuk mund të kënaqemi vetëm me një lloj ushqimi, prandaj lutju për ne Zotit tënd të na dhurojë nga ato që jep toka: perime, tranguj, thjerrëza, qepë dhe hudhra!” Ai ju tha: “Vërtet doni të ndërroni atë që është më e mirë me atë që është më e dobët?! Shkoni në qytet, atje do të gjeni atë që kërkoni!” Ata i kaploi poshtërimi dhe përulja dhe merituan zemërimin e Allahut. Kjo ndodhi, sepse ata i mohonin shpalljet e Allahut dhe i vrisnin të dërguarit pa asnjë të drejtë. Kjo ndodhi, sepse ata kundërshtonin dhe kalonin çdo kufi.
2:61. Dhe kujtoni kur thatë: "O Musa, ne nuk mund të kënaqemi vetëm me një lloj ushqimi, prandaj lutju Zotit tënd për ne që Ai të na sjellë prej asaj që toka prodhon – zarzavate, kastravecë, hudhra, thjerrëza dhe qepë." Ai tha: "A po kërkoni të zëvendësoni atë që është më e mirë me atë që është më e ulët? Zbritni në një qytet, dhe do të keni atë që kërkoni." Dhe ata u goditën me poshtërim dhe varfëri, dhe ata u kthyen në zemërimin e Allahut. Kjo ishte sepse ata mohuan shenjat e Allahut dhe vranë profetët padrejtësisht. Kjo ishte sepse ata u rebeluan dhe kaluan kufijtë.
2:61. WE 'IDHI KULTUM JA MUSA LEN NESBIRE 'ALA TA'AMIN WAHIDIN FAD'U LENA REBBEKE JUHRIXH LENA MIMMA TUNBITUL-'ERDU MIN BEKLIHA WE KITHTHA'IHA WE FUMIHA WE 'ADESIHA WE BESELIHA KALE 'ETESTEBDILUNEL-LEDHI HUWE 'EDNA BIEL-LEDHI HUWE HAJRUN EHBITU MISREN FE'INNE LEKUM MA SE'ELTUM WE DURIBET 'ALEJHIMU EDH-DHILLETU WEL-MESKENETU WE BA'U BIGADEBIN MINEL-LAHI DHALIKE BI'ENNEHUM KANU JEKFURUNE BI'AJATI ELLAHI WE JEKTULUNE EN-NEBIJINE BIGAJRIL-HEKKI DHALIKE BIMA 'ASEW WE KANU JA'TEDUNE
C 2:62. Vërtet, ata që besuan, ata që ishin jehudi, krishterët, sabejët (kishin lëshuar fenë e adhuronin engjëjt), kush besoi prej tyre (sinqerisht) All-llahun, dhe botën tjetër dhe bëri vepra të mira, ata e kanë shpërblimin te Zoti i tyre. Për ta nuk ka frikë as nuk kanë përse të pikëllohen (pasi që besuan All-llahun, librat, të dërguarit në mesin e të cilëve edhe Muhammedin).
2:62. Ata që besojnë (në Kuran), hebrenjtë, të krishterët dhe sabi'inët - kushdo prej tyre që beson Allahun dhe jetën tjetër (sipas Kuranit), dhe bën vepra të mira (sipas Islamit), do të shpërblehen nga Zoti i tyre; ata nuk do të kenë pse të frikësohen apo të pikëllohen!
2:62. Me të vërtetë, ata që kanë besuar, ata që janë hebrenj, të krishterët dhe sabejtë – kushdo që beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit dhe bën vepra të mira – ata do të kenë shpërblimin e tyre te Zoti i tyre, dhe nuk do të kenë frikë dhe nuk do të mërziten.
2:62. 'INNEL-LEDHINE 'AMENU WEL-LEDHINE HADU WE EN-NESARA WE ES-SABI'INE MEN 'AMENE BILLAHI WEL-JEWMIL-'AHIRI WE 'AMILE SALIHEN FELEHUM 'EXHRUHUM 'INDE RABBIHIM WE LA HAWFUN 'ALEJHIM WE LA HUM JEHZENUNE