Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 2:256. Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson të pavërtetat e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. All-llahu është dëgjues i dijshëm.
2:256. S'ka detyrim në fe, sepse tashmë është dalluar e drejta nga e shtrembra! Ai që mohon idhujt (dhe gjithçka që adhurohet në vend të Allahut) dhe beson në Allahun, ka siguruar lidhjen më të fortë, e cila nuk këputet kurrë. Allahu dëgjon dhe di gjithçka.
2:256. Nuk ka detyrim në fe. Me të vërtetë, e drejta është dalluar nga gabimi. Prandaj, kushdo që mohon tagutin dhe beson në Allahun, me siguri, ai është kapur për litarin më të fortë që nuk do të këputet kurrë. Dhe Allahu është Dëgjues, i Dituri.
2:256. LA 'IKRAHE FI ED-DINI KAD TEBEJJENE ER-RUSHDU MINEL-GAJJI FEMEN JEKFUR BIT-TAGUTI WE JU'UMIN BILLAHI FEKADI ESTEMSEKE BIL-'URWETIL-WUTHKA LA ENFISAME LEHA WEL-LAHU SEMI'UN 'ALIMUN
C 2:257. All-llahu është mbikëqyrës i atyre që besuan, i nxjerr ata prej errësirave në dritë. E kujdestarë të atyre që nuk besuan janë djajtë që i nxjerrin ata prej drite e i hudhin në errësira. Ata janë banorë të zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
2:257. Allahu është Mbrojtësi i atyre që besojnë. Ai i nxjerr ata nga errësira në dritë. Sa për ata që nuk besojnë, mbrojtësi i tyre është djalli, i cili i nxjerr ata nga drita dhe i shpie në errësirë. Këta janë banorët e Zjarrit (të Xhehenemit), ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
2:257. Allahu është Mbrojtësi i atyre që kanë besuar; Ai i nxjerr ata nga errësirat në dritë. Por ata që nuk besojnë, mbrojtësit e tyre janë tagutët, të cilët i nxjerrin ata nga drita në errësirë. Ata janë banorët e zjarrit; ata do të jenë aty përgjithmonë.
2:257. ELLAHU WE LIJUL-LEDHINE 'AMENU JUHRIXHUHUM MINE EDH-DHULUMATI 'ILA EN-NUR WEL-LEDHINE KEFERU 'EWLIJA'UUHUMUT-TAGUTU JUHRIXHUNEHUM MINE EN-NUR 'ILA EDH-DHULUMATI 'ULA'IKE 'ESHABU EN-NARI HUM FIHA HALIDUNE
C 2:258. A nuk ke arritur të dijsh për atë që përse All-llahu i kishte dhënë pushtet, ai (Nemrudi) polemizoi me Ibrahimin rreth Zotit të tij. Kur Ibrahimi tha: "Zoti im është Ai që jep jetë dhe vdekje"! Ai tha: "Edhe unë jap jetë dhe vdekje"! Ibrahimi tha: "Zoti im e sjell diellin nga lindja, sille pra ti atë nga perëndimi"? Atëherë ai që nuk besoi mbeti i hutuar. All-llahu nuk e shpie në rrugë të drejtë popullin mizor.
2:258. A nuk ke dëgjuar ti (Muhamed) për atë që bëri fjalë me Ibrahimin për Zotin e tij, sepse Allahu i kishte dhënë pushtet? Kur Ibrahimi i tha: “Zoti im është Ai që jep jetë dhe shkakton vdekje” - ai u përgjigj: “Edhe unë mund të jap jetë e të shkaktoj vdekje”. Ibrahimi pastaj i tha: “Allahu e sjell Diellin nga lindja. Sille ti nga perëndimi”! Atëherë, ai (mohuesi) mbeti me gojën hapur. Allahu nuk i udhëzon ata që janë keqbërës.
2:258. A nuk e ke parë atë që argumentoi me Ibrahimin për Zotin e tij, sepse Allahu i kishte dhënë mbretërinë? Kur Ibrahimi tha: "Zoti im është Ai që jep jetë dhe vdekje," ai tha: "Unë jap jetë dhe vdekje." Ibrahimi tha: "Me të vërtetë, Allahu sjell diellin nga lindja, prandaj bëje atë të dalë nga perëndimi." Kështu që jobesimtari mbeti i hutuar. Dhe Allahu nuk udhëzon popullin e padrejtë.
2:258. 'ELEM TERE 'ILAL-LEDHI HAXHXHE 'IBRAHIME FI RABBIHI 'EN 'ATAHU ELLAHUL-MULKE 'IDH KALE 'IBRAHIMU RABBIL-LEDHI JUHJI WE JUMITU KALE 'ENA 'UHJI WE 'UMITU KALE 'IBRAHIMU FE'INNALL-LLAHE JE'TI BISH-SHEMSI MINEL-MESHRIKI FE'TI BIHA MINEL-MEGRIBI FEBUHITEL-LEDHI KEFERE WEL-LAHU LA JEHDIL-KAWME EDH-DHALIMINE
C 2:259. Ose (nuk je i njohur) me shembullin e atij që kaloi pranë një fshati që ishte rrënuar në kulmet e tij, e tha: "Si e ngjallë All-llahu këtë pas shkatërrimit të tij"? E All-llahu e bëri të vdekur atë (pyetësin - Uzejrin) njëqind vjet, pastaj e ringjalli dhe i tha: "Sa qëndrove (i vdekur)"? Ai tha: "Një ditë, ose një pjesë të ditës"! Ai (All-llahu) Tha: "Jo, por ke ndenjur (i vdekur) njëqind vjet, shikoje ushqimin dhe pijen tënde si nuk është prishur, e shikoje edhe gomarin tënd (si i janë shkapërderdhur eshtrat). E për të bërë ty argument për njerëzit (bëmë këtë sprovë), shiko se si i kombinojmë eshtrat e pastaj i veshim me mish. E kur iu bë e qartë atij tha: "U binda se me të vërtetë All-llahu ka mundësi për çdo send"!
2:259. Po për atë i cili, kur kaloi pranë një qyteti të rrënuar përtokë, tha: “Si mund ta kthejë në jetë Allahu këtë qytet tani që ai është i vdekur?!” Dhe Allahu e vdiq atë për njëqind vjet e pastaj e ringjalli dhe e pyeti: “Sa kohë ke ndenjur këtu?” - Ai u përgjigj: “Një ditë ose gjysmë dite”. - “Jo” - i tha Allahu, “por ke ndenjur njëqind vjet. Shiko ushqimin dhe pijen tënde që nuk janë prishur! Shikoje gomarin tënd (si do ta ringjallim) që të të bëjmë ty dëshmi mrekullie për njerëzit; vështroji eshtrat se si i bashkojmë e pastaj i veshim me mish!” Kur atij iu bë e qartë, ai tha: “Tashmë e di se Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë!”
2:259. Ose si ai që kaloi pranë një fshati që kishte rënë në rrënoja dhe tha: "Si do ta ringjallë Allahu këtë pasi ka vdekur?" Kështu Allahu e bëri atë të vdesë për njëqind vjet, pastaj e ringjalli dhe tha: "Sa kohë ke qëndruar?" Ai tha: "Kam qëndruar një ditë ose një pjesë të ditës." Ai tha: "Jo, ke qëndruar njëqind vjet. Shiko ushqimin dhe pijen tënde – ato nuk janë prishur. Dhe shiko gomarin tënd; që Ne të të bëjmë ty një shenjë për njerëzit. Dhe shiko eshtrat, si i mbledhim ato dhe pastaj i veshim me mish." Kur u bë e qartë për të, ai tha: "E di se Allahu ka fuqi mbi çdo gjë."
2:259. 'EW KALLEDHI MERRE 'ALA KARJETIN WE HIJE HAWIJETUN 'ALA 'URUSHIHA KALE 'ENNA JUHJI HEDHIHI ELLAHU BA'DE MEWTIHA FE'EMATEHU ELLAHU MIA'ETE 'AMIN THUMME BE'ATHEHU KALE KEM LEBITHTE KALE LEBITHTU JEWMEN 'EW BA'DE JEWMIN KALE BEL LEBITHTE MIA'ETE 'AMIN FANDHUR 'ILA TA'AMIKE WE SHERABIKE LEM JETESENNEH WE ENDHUR 'ILA HIMARIKE WE LINEXH'ALEKE 'AJETEN LILNNASI WE ENDHUR 'ILAL-'IDHAMI KEJFE NUNSHIZUHA THUMME NEKSUHA LEHMAN FELEMMA TEBEJJENE LEHU KALE 'A'LEMU 'ENNEL-LAHE 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C 2:260. Përkujto kur Ibrahimi tha: "Zoti im, më mundëso të shoh se si i ngjallë të vdekurit"? Ai (Zoti) tha: "A nuk je i besueshëm"? Ai (Ibrahimi) tha: "Po, por desha që zemra ime të ngopet (bindje)"! Ai (Zoti) tha: "Merri katër shpendë pranë vete (theri e copëtoi), e pastaj në çdo kodër vëndoje nga një pjesë të tyre, mandej thirri ato, do të vijnë ty shpejtë, e dije se All-llahu është i gjithëfuqishmi, i urti".
2:260. Kur Ibrahimi tha: “O Zoti im! Tregomë si i ngjall të vdekurit!” – Zoti i tha: “A nuk beson?” - “Besoj” - iu përgjigj Ibrahimi, “por dëshiroj të më qetësohet zemra.” Allahu i tha: “Merr katër zogj dhe copëtoji. Shpërnda në çdo kodër nga një copë prej tyre pastaj thirri! Ata do të të vijnë me të shpejtë. Dhe ta dish se Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.”
2:260. Dhe kur Ibrahimi tha: "Zoti im, më trego si i ringjall të vdekurit." Ai tha: "A nuk beson?" Ai tha: "Po, por që zemra ime të gjejë qetësi." Ai tha: "Merr katër zogj dhe t'i mëso ata te ti; pastaj vendosi secilin prej tyre në një kodër dhe thirri ata; ata do të vijnë tek ty me shpejtësi. Dhe dije se Allahu është i Plotfuqishëm, i Urtë."
2:260. WE 'IDH KALE 'IBRAHIMU RABBI 'ERINI KEJFE TUHJIL-MEWTA KALE 'EWELEM TU'UMIN KALE BELA WE LEKIN LIJETME'INNE KALBI KALE FEHUDH 'ERBE'ATEN MINET-TEJRI FESURHUNNE 'ILEJKE THUMME EXH'AL 'ALA KULLI XHEBELIN MINHUNNE XHUZ'EN THUMME ED'UHUNNE JE'TINEKE SA'JAN WE A'LEM 'ENNEL-LAHE 'AZIZUN HEKIMUN
C 2:261. Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e All-llahut është si i një kokrre që i mbinë shtatë kallinj, në secilin kalli njëqind kokrra. All-llahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, All-llahu është bujar i madh, i di qëllimet.
2:261. Ata që shpenzojnë pasurinë e vet në rrugë të Allahut, i shëmbëllejnë atij që mbjell një kokërr nga e cila dalin shtatë kallinj, ku secili kalli ka nga njëqind kokrra. Allahu ia shton (shpërblimin) edhe më tepër kujt të dëshirojë; Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëdijshëm.
2:261. Shembulli i atyre që shpenzojnë pasurinë e tyre në rrugën e Allahut është si ai i një kokrre që mbin shtatë kallinj; në secilin kallinj ka njëqind kokrra. Dhe Allahu shumëfishon për kë të dojë. Dhe Allahu është i Gjithëpërfshirësi, i Dituri.
2:261. METHELUL-LEDHINE JUNFIKUNE 'EMWALEHUM FI SEBILI ELLAHI KEMETHELI HEBBETIN 'ENBETET SEB'A SENABILE FI KULLI SUNBULETIN MIA'ETU HEBBETIN WEL-LAHU JUDA'IFU LIMEN JESHA'U WEL-LAHU WASI'UN 'ALIMUN
C 2:262. Ata që për hir të All-llahut e japin pasurinë e tyre, e pastaj atë që e dhanë nuk e përcjellin me të përmendur e me mburrje, ata e kanë shpërblimin e vet te Zoti i tyre, për ata nuk ka frikë, ata as që do të brengosen.
2:262. Ata që shpenzojnë pasurinë e vet në rrugë të Allahut, pa e përcjellë atë me përgojim apo fyerje, do të kenë shpërblim te Zoti i tyre dhe nuk do të kenë pse të frikësohen apo pikëllohen.
2:262. Ata që shpenzojnë pasurinë e tyre në rrugën e Allahut dhe pastaj nuk e ndjekin atë me një të mirësi ose dëm, ata do të kenë shpërblimin e tyre te Zoti i tyre. Dhe ata nuk do të kenë frikë dhe nuk do të mërziten.
2:262. EL-LEDHINE JUNFIKUNE 'EMWALEHUM FI SEBILI ELLAHI THUMME LA JUTBI'UNE MA 'ENFEKU MENNEN WE LA 'EDHEN LEHUM 'EXHRUHUM 'INDE RABBIHIM WE LA HAWFUN 'ALEJHIM WE LA HUM JEHZENUNE
C 2:263. Një fjalë e mirë dhe një lehtësim (që i bëhet lypësit) është më e dobishme se një lëmoshë që përcillet me të keqe. All-llahu nuk ka nevojë për askë, është i butë.
2:263. Fjala e mirë dhe falja e gabimit janë më të vlefshme se lëmosha që përcillet me fyerje. Allahu është i Vetëmjaftueshëm dhe i Butë (nuk nxiton në dënime).
2:263. Një fjalë e mirë dhe falje është më e mirë se një lëmoshë që pasohet me dëm. Dhe Allahu është i Pasuri, i Butë.
2:263. KAWLUN MA'RUFUN WE MEGFIRETUN HAJRUN MIN SEDEKATIN JETBA'UHA 'EDHEN WEL-LAHU GANIJUN HELIMUN
C 2:264. O ju që besuat, mos i prishni lëmoshat tuaja me të krenuar e me ofendim siç bën ai që e jep pasurinë e vet sa par sy e faqe të njerëzve, e nuk e beson All-llahun dhe as botën tjetër. Shembulli i tij është si një gur i madh e i lëmuar që mbi të ka pak dhe, e kur e godet atë një shi i madh e lë të zhveshur (lakuriq). Ata (formalistët) nuk arrijnë asgjë nga ajo që punuan. All-llahu nuk e udhëzon popullin jobesimtar.
2:264. O besimtarë! Mos i çoni dëm lëmoshat tuaja duke ua kujtuar ato (atyre që ua keni dhënë) dhe duke fyer, siç vepron ai që e shpenzon pasurinë e vet për sy e faqe të botës dhe nuk beson në Allahun dhe Ditën e Fundit. Ai shëmbëllen me një gur të lëmuar të mbuluar me dhé, mbi të cilin bie shiu me rrebesh, duke e lënë të zhveshur. Ata nuk kanë kurrfarë dobie nga veprat që kanë bërë, se Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë popullin mohues.
2:264. O ju që keni besuar, mos i shkatërroni lëmoshat tuaja me përkujtim dhe dëm, si ai që shpenzon pasurinë e tij për t'u dukur para njerëzve dhe nuk beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit. Shembulli i tij është si një shkëmb i lëmuar mbi të cilin ka pluhur; një shi i fuqishëm e godet atë dhe e lë të zhveshur. Ata nuk mund të fitojnë asgjë nga ajo që kanë fituar. Dhe Allahu nuk udhëzon popullin jobesimtar.
2:264. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LA TUBTILU SEDEKATIKUM BIL-MENNI WEL-'EDHA KALLEDHI JUNFIKU MALEHU RI'A'E EN-NASI WE LA JU'UMINU BILLAHI WEL-JEWMIL-'AHIRI FEMETHELUHU KEMETHELI SEFWANIN 'ALEJHI TURABUN FE'ESABEHU WE EBILUN FETEREKEHU SELDEN LA JEKDIRUNE 'ALA SHEJ'IN MIMMA KESEBU WEL-LAHU LA JEHDIL-KAWMEL-KAFIRINE
C 2:265. E shembulli i atyre që pasurinë e vet e japin nga bindja e tyre e duke kërkuar kënaqësinë e All-llahut, i përngjan një kopshti në një rrafshnaltë që i bie shi i madh, e ai jep fruta të dyfishtë. Po edhe nëse nuk i bie shi i madh, i bie një rigë (që i mjafton). All-llahu sheh atë që veproni.
2:265. Ata që shpenzojnë pasurinë e vet, për të kërkuar kënaqësinë e Allahut dhe që e forcojnë veten me punë të mira, shëmbëllejnë me një kopsht të mbjellë në rrafshnaltë, në të cilin bie shi i bollshëm, andaj jep fruta dyfish. Nëse nuk i bie shi i bollshëm, i bie shi i imët që i mjafton. Allahu i sheh mirë punët që bëni ju.
2:265. Dhe shembulli i atyre që shpenzojnë pasurinë e tyre duke kërkuar kënaqësinë e Allahut dhe për të forcuar vetet e tyre është si një kopsht mbi një kodër të lartë; një shi i fuqishëm e godet atë dhe ai prodhon frytet e tij të dyfishuara. Dhe nëse nuk e godet një shi i fuqishëm, atëherë një vesë është e mjaftueshme. Dhe Allahu është i Gjithëshikuesi për atë që bëni.
2:265. WE METHELUL-LEDHINE JUNFIKUNE 'EMWALEHUMU EBTIGA'E MERDETI ELLAHI WE TETHBITAN MIN 'ENFUSIHIM KEMETHELI XHENNETIN BIREBWETIN 'ESABEHA WE EBILUN FE'ATET 'UKULEHA DI'FEJNI FE'IN LEM JUSIBHA WE EBILUN FETELLUN WEL-LAHU BIMA TA'MELUNE BESIRUN
C 2:266. A dëshiron ndonjëri prej jush që ka një kopsht me hurma e rrush, në të cilin rrjedhin lumenj,që në të ka nga të gjitha frutet, e atë (pronarin e kopshtit) ta ketë kapur pleqëria dhe ai të ketë pasardhës të mitur, e atë (kopshtin) ta godasë ndonjë stuhi me zjarr e ta djegë. Kështu All-llahu ua sqaron argumentet për të menduar ju.
2:266. A dëshiron ndonjëri nga ju që, duke qenë i moshuar e me fëmijë të mitur e të pambrojtur, kopshti i tij plot palma hurmash, vreshta e gjithfarë lloje frutash dhe i ujitur nga lumenj rrjedhës, të digjet nga një stuhi zjarri?! Ja, kështu Allahu jua shpjegon shpalljet e Tij, me qëllim që të mendoni.
2:266. A dëshiron ndonjëri prej jush të ketë një kopsht me palma dhe hardhi, nën të cilin rrjedhin lumenj, ku ka çdo lloj fruti për të, por ndërsa ai është i moshuar dhe ka fëmijë të dobët, një stuhi e fuqishme me zjarr e godet atë dhe e djeg? Kështu Allahu ua shpjegon shenjat e Tij që të mund të mendoni.
2:266. 'EJEWEDDU 'EHEDUKUM 'EN TEKUNE LEHU XHENNETUN MIN NEHILIN WE 'A'NABIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU LEHU FIHA MIN KULLI ETH-THEMERATI WE 'ESABEHUL-KIBERU WE LEHU DHURRIJETUN DU'AFA'U FE'ESABEHA 'I'SARUN FIHI NARUN FAHTEREKAT KEDHALIKE JUBEJJINU ELLAHU LEKUMUL-'AJATI LE'ALLEKUM TETEFEKKERUNE