U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
2:15.
All-llahu i ndëshkon talljet e tyre, duke i lënë të bredhin edhe më shumë në mosbesimin e tyre.
2:15.
Allahu do të tallet me ata dhe do t'i lërë një kohë të gjatë që të bredhin verbërisht në mendjemadhësinë e tyre.
2:15.
Allahut i përgjigjet talljes së tyre dhe i lë ata të humbasin në rebelimin e tyre duke qenë të verbër.
2:15.
ELLAHU JESTEHZI'U BIHIM WE JEMUDDUHUM FI TUGJANIHIM JA'MEHUNE
C
2:16.
Të tillët janë që e ndërruan të vërtetën (besimin) me të pavërtetën (mosbesimin), pra tregtia e tyre nuk pati fitim dhe ata nuk qenë të vetëdijshëm (në punën e tyre).
2:16.
Pikërisht këta janë ata që kanë këmbyer udhëzimin me humbjen, kështu që tregtia atyre nuk u solli kurrfarë dobie dhe as nuk ishin të udhëzuar në rrugën e drejtë.
2:16.
Ata janë ata që e kanë shkëmbyer udhëzimin për gabim, por tregtia e tyre nuk ka sjellë fitim dhe nuk kanë qenë të udhëzuar.
2:16.
'ULA'IKEL-LEDHINE ESHTEREW ED-DELALETE BIL-HUDA FEMA REBIHET TIXHARETUHUM WE MA KANU MUHTEDINE
C
2:17.
Shembulli i tyre (në hipokrizi) është si shembulli i atij që ndezë një zjarr dhe, posa ta ndriçojë ai vendin për rreth tij, All-llahu ua shuan dritën e tyre dhe i lë në errësira që nuk shohin.
2:17.
Rasti i tyre shëmbëllen me rastin e atyre që ndezin një zjarr dhe, kur ai ua ndriçon ç'kanë rreth vetes, Allahu ua merr dritën, i lë në errësirë dhe ata nuk shohin asgjë!
2:17.
Shembulli i tyre është si ai i atij që ndezi një zjarr, por kur zjarri ndriçoi gjithçka rreth tij, Allahu ua hoqi dritën dhe i la në errësirë – ata nuk shohin.
2:17.
METHELUHUM KEMETHELIL-LEDHI ESTEWKADE NAREN FELEMMA 'EDA'ET MA HEWLEHU DHEHEBEL-LAHU BINURIHIM WE TEREKEHUM FI DHULUMATIN LA JUBSIRUNE
C
2:18.
(Mbesin në errësirë) Të shurdhër, memecë dhe të verbër, andaj ata nuk kthehen (nga ajo rrugë e tyre e keqe).
2:18.
Ata janë të shurdhër, memecë e të verbër, prandaj nuk kthehen në rrugë të drejtë.
2:18.
Të shurdhër, memecë dhe të verbër – ata nuk do të kthehen.
2:18.
SUMMUN BUKMUN 'UMJUN FEHUM LA JERXHI'UNE
C
2:19.
Ose (Shembulli i tyre është) si ndonjë shi i rreptë prej së larti me errësirë, me bubullimë e me vetëtimë, e prej frikës së vdekjes, nga rrufeja, ata i vejnë gishtat në veshët e tyre. Po All-llahu është rrethues i mosbesimtarëve (atij nuk mund t'i shpëtojë askush).
2:19.
Ose shëmbëllen me ata që, gjatë shtrëngatës nga qielli, shoqëruar me errësirë, bubullimë dhe shkreptimë, i mbyllin veshët me gishtat e tyre, për të mos dëgjuar ushtimën nga frika e vdekjes. Kështu, Allahu i ka nën kontroll mohuesit.
2:19.
Ose si një shi i rrëmbyeshëm nga qielli, me errësirë, bubullimë dhe vetëtimë; ata i fusin gishtat në veshët e tyre nga bubullima për shkak të frikës nga vdekja; dhe Allahu ka rrethuar jobesimtarët.
2:19.
'EW KESEJJIBIN MINE ES-SEMA'I FIHI DHULUMATUN WE RA'DUN WE BERKUN JEXH'ALUNE 'ESABI'AHUM FI 'ADHANIHIM MINE ES-SEWA'IKI HEDHEREL-MEWTI WEL-LAHU MUHITUN BIL-KAFIRINE
C
2:20.
Vetëtima gati ua merr të pamurit dhe, sa herë që ajo u bën dritë atyre, ata ecin në te, e kur u errësohet mbesin aty. E sikur të donte All-llahu, do t'ua merrte të dëgjuarit (me krismën e bubullimës) dhe të pamurit (me shkëndijën e vetëtimës). Vërtetë, All-llahu është i plotfuqishëm për çdo gjë.
2:20.
Shkreptima, pothuaj, ua merr shikimin. Sa herë që ajo ua ndriçon rrugën, ata ecin dhe, kur i kaplon errësira, ndalen. Sikur të donte Allahu, do t'ua merrte dëgjimin dhe shikimin. Pa dyshim, Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
2:20.
Vetëtima gati ua merr sytë; sa herë që ndriçon për ta, ata ecin në të, por kur errësohet mbi ta, ata ndalen. Dhe nëse Allahu do të donte, do t'u merrte dëgjimin dhe shikimin; me të vërtetë, Allahu ka fuqi mbi çdo gjë.
2:20.
JEKADUL-BERKU JEHTEFU 'EBSAREHUM KULLEMA 'EDA'E LEHUM MESHEW FIHI WE 'IDHA 'EDHLEME 'ALEJHIM KAMU WE LEW SHA'EL-LAHU LEDHEHEBE BISEM'IHIM WE 'EBSARIHIM 'INNALL-LLAHE 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C
2:21.
O njerëz, adhurojeni Zotin tuaj, i cili ju krijoi juve edhe ata që ishin para jush ashtu që të jeni të devotshëm (të shpëtuar).
2:21.
O njerëz! Adhuroni Zotin Tuaj, i Cili ju ka krijuar ju dhe ata që ishin para jush, që të mund të ruheni (nga të këqijat);
2:21.
O njerëz, adhuroni Zotin tuaj, i Cili ju ka krijuar ju dhe ata para jush, që të mund të bëheni të devotshëm.
2:21.
JA 'EJJUHA EN-NASU A'BUDU REBBEKUMUL-LEDHI HALEKAKUM WEL-LEDHINE MIN KABLIKUM LE'ALLEKUM TETTEKUNE
C
2:22.
Ai, i cili për ju bëri tokën shtrat (vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju lëshoi shi me të cilin ju siguroi lloje të frutave si ushqim për ju, pra mos i përshkruani All-llahut shokë, duke qenë se ju e dini (që Ai nuk ka shokë).
2:22.
i Cili e ka bërë për ju tokën shtresë dhe qiellin ndërtesë; i Cili prej së larti zbret ujë dhe nëpërmjet tij bën që të rriten fruta si ushqim për ju. Prandaj mos sajoni me vetëdije zota të barabartë me Allahun.
2:22.
Ai që ka bërë tokën një shtrat për ju dhe qiellin një ndërtim, dhe që ka zbritur ujë nga qielli dhe me të nxori fruta për furnizimin tuaj. Pra, mos i vini Allahut të barabartë, ndërsa ju e dini.
2:22.
EL-LEDHI XHE'ALE LEKUMUL-'ERDE FIRASHEN WE ES-SEMA'E BINA'EN WE 'ENZELE MINE ES-SEMA'I MA'EN FE'EHREXHE BIHI MINE ETH-THEMERATI RIZKAN LEKUM FELA TEXH'ALU LILLAHI 'ENDADÆN WE 'ENTUM TA'LEMUNE
C
2:23.
E në qoftë se jeni në dyshim në atë që Ne ia shpallëm gradualisht robit tonë, atëherë silleni ju një kaptinë të ngjashme si ai (Kur'ani) dhe thirrni (për ndihmë) dëshmitarët tuaj (zotërat) pos All-llahut, nëse jeni të sinqertë (në thëniet tuaja se Kur'ani nuk është prej Zotit).
2:23.
Nëse ju dyshoni në atë që ia kemi zbritur robit tonë (Muhamedit a.s.), atëherë hartoni një sure të ngjashme me atë që ia kemi shpallur atij! Thirrni në ndihmë edhe dëshmitarët tuaj (që i adhuroni) në vend të Allahut, nëse jeni të sinqertë.
2:23.
Dhe nëse jeni në dyshim për atë që Ne i kemi shpallur shërbëtorit Tonë, atëherë sillni një sure të ngjashme dhe thirrni dëshmitarët tuaj, përveç Allahut, nëse jeni të sinqertë.
2:23.
WE 'IN KUNTUM FI REJBIN MIMMA NEZZELNA 'ALA 'ABDINA FE'TU BISURETIN MIN MITHLIHI WE ED'U SHUHEDA'EKUM MIN DUNI ELLAHI 'IN KUNTUM SADIKINE
C
2:24.
E mos e paçit bërë (deri më tash), e as që do ta bëni kurrë (edhe në të ardhmen), atëherë ruajuni zjarrit, lëndë e të cilit janë njerëzit dhe gurët, që është i përgatitur për mosbesimtarët.
2:24.
Nëse nuk mundeni, dhe kurrsesi nuk do të mundeni, atëherë ruajuni zjarrit, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët dhe që është përgatitur për të ndëshkuar mohuesit.
2:24.
Por nëse nuk mundeni – dhe sigurisht që nuk mundeni – atëherë ruhuni nga zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët, i përgatitur për jobesimtarët.
2:24.
FE'IN LEM TEF'ALU WE LEN TEF'ALU FE ETTEKU EN-NAREL-LETI WEKUDUHA EN-NASU WEL-HIXHARETU 'U'IDDET LILKAFIRINE
C
2:25.
E, përgëzoi ata që besuan dhe bënë vepra të mira se ata do të jenë në xhennete në të cilët rrjedhin lumenj. Sa herë që u jepet ndonjë ushqim nga frutat e tij, ata thonë: "Ky është që me te u ushqyem edhe më parë". Ngase, u sillet ushqim i ngjashëm (vetëm në formë, e jo edhe në shije). Aty do të kenë ata bashkëshorte të pastra dhe aty do të jenë përgjithmonë.
2:25.
Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, gëzoji me kopshte të Xhenetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Sa herë që atyre t'u jepet si ushqim ndonjë frut i kopshteve, ata do të thonë: “Këtë e kemi ngrënë edhe përpara”. Por atyre do t'u jepen vetëm fruta të ngjashme me ato të Tokës. Në Xhenet ata do të kenë bashkëshorte të pastra dhe atje do të jetojnë përgjithmonë.
2:25.
Dhe përgëzoi ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, se ata do të kenë kopshte nën të cilët rrjedhin lumenj; sa herë që furnizohen me një fryt prej andej, ata thonë: "Kjo është ajo që na u dha më parë," dhe atyre u jepet diçka e ngjashme. Dhe ata do të kenë bashkëshorte të pastra dhe atje do të jenë përgjithmonë.
2:25.
WE BESHSHIRIL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI 'ENNE LEHUM XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU KULLEMA RUZIKU MINHA MIN THEMERETIN RIZKEN KALU HADHAL-LEDHI RUZIKNA MIN KABLU WE 'UTU BIHI MUTESHABIHAN WE LEHUM FIHA 'EZWAXHUN MUTEHHERETUN WE HUM FIHA HALIDUNE