U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
2:273.
(Jepni) për të varfërit që janë të angazhuar në rrugën e All-llahut dhe nuk kanë mundësi të gjallërojnë me tokë, duke qenë se ata nuk lypin, prandaj ai që nuk e di gjendjen e tyre mendon se ata janë të pasur. Ata i njeh nga vetë pamja e tyre (të rraskapitur), por nuk kërkojnë e as nuk i mërzitin njerëzit. Pra çkado që të jepni nga pasuria, s'ka dyshim se atë All-llahu e di shumë mirë.
2:273.
(Lëmosha) u takon të varfërve, të cilët kanë hyrë në rrugën e Zotit e nuk janë në gjendje të udhëtojnë (për të fituar). Kush nuk i njeh ata, kujton se janë të kamur, për shkak se ata nuk lypin. Do t'i njohësh nga pamja e tyre. Ata nuk i mërzisin njerëzit duke lypur. E çdo gjë që shpenzoni prej të mirave, Allahu i di ato.
2:273.
Ajo është për të varfrit, të cilët janë të kufizuar në rrugën e Allahut dhe nuk mund të udhëtojnë në tokë. Një i pavetëdijshëm do t'i njohë ata si të pasur për shkak të vetëpërmbajtjes së tyre. Ti do t'i njohësh ata nga shenjat e tyre. Ata nuk kërkojnë nga njerëzit në mënyrë të bezdisshme. Dhe çfarëdo të mire që jepni, me të vërtetë, Allahu e di atë.
2:273.
LILFUKARA'IL-LEDHINE 'UHSIRU FI SEBILI ELLAHI LA JESTETI'UNE DERBEN FIL-'ERDI JEHSEBUHUMUL-XHAHILU 'EGNIJA'E MINET-TE'AFFUFI TA'RIFUHUM BISIMAHUM LA JES'ELUNE EN-NASE 'ILHAFAN WE MA TUNFIKU MIN HAJRIN FE'INNALL-LLAHE BIHI 'ALIMUN
C
2:274.
Ata, të cilët pasurinë e vet e shpërndajnë (në rrugë të Zotit) natën e ditën, fshehurazi ose haptazi, ata shpërblimin e vet e kanë te Zoti i tyre dhe për ta nuk ka as frikë as pikëllim.
2:274.
Ata që japin nga pasuria e tyre natën dhe ditën, fshehurazi dhe haptazi, do të kenë shpërblim te Zoti i tyre; ata nuk do të kenë pse të frikësohen apo pikëllohen.
2:274.
Ata që shpenzojnë pasurinë e tyre natën dhe ditën, fshehurazi dhe haptazi, do të kenë shpërblimin e tyre te Zoti i tyre. Dhe ata nuk do të kenë frikë dhe nuk do të mërziten.
2:274.
EL-LEDHINE JUNFIKUNE 'EMWALEHUM BIL-LEJLI WE EN-NEHARI SIRREN WE 'ALANIJETEN FELEHUM 'EXHRUHUM 'INDE RABBIHIM WE LA HAWFUN 'ALEJHIM WE LA HUM JEHZENUNE
C
2:275.
Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngrihen ndryshe vetëm se si ngrihet ai çmenduri nga të prekurit e djallit. (Bëjnë) kështu ngase thanë: "Edhe shitblerja nuk është tjetër, por njësoj sikurse edhe kamata"! E All-llahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatën. Atij që i ka arritur këshillë (udhëzim) prej Zotit të tij dhe është ndalë (prej kamatës), atij i ka takuar e kaluara dhe çështja e saj mbetet te All-llahu, e kush e përsërit (pas ndalimit), ata janë banues të zjarrit, ku do të mbesin përgjithmonë.
2:275.
Ata që marrin fajde, do të ringjallen (në Ditën e Gjykimit) si ai që djalli e ka çmendur me prekjen e vet, sepse ata thonë se tregtia është njëlloj si kamataria. Porse Allahu e ka lejuar tregtinë, kurse kamatarinë e ka ndaluar. Ai të cilit i vjen këshilla nga Zoti i tij dhe i shmanget kamatës, le ta mbajë atë që tashmë ka fituar dhe fati i tij është në duart e Allahut. Ndërsa ata që i kthehen kamatës sërish, do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
2:275.
Ata që përpihen nga kamata do të ngrihen vetëm si ai që djalli e ka çmendur me prekje. Kjo është sepse ata thonë: "Me të vërtetë, tregtia është si kamata." Por Allahu e ka lejuar tregtinë dhe e ka ndaluar kamatën. Dhe kushdo që i vjen një këshillë nga Zoti i tij dhe ai ndalon, atëherë për të është ajo që ka fituar më parë, dhe çështja e tij është te Allahu. Por kushdo që kthehet – ata janë banorët e zjarrit; ata do të jenë aty përgjithmonë.
2:275.
EL-LEDHINE JE'KULUNE ER-RIBA LA JEKUMUNE 'ILLA KEMA JEKUMUL-LEDHI JETEHABBETUHU ESH-SHEJTANU MINEL-MESSI DHALIKE BI'ENNEHUM KALU 'INNEMAL-BEJ'U MITHLU ER-RIBA WE 'EHELLEL-LAHUL-BEJ'A WE HERREME ER-RIBA FEMEN XHA'EHU MEW'IDHETUN MIN RABBIHI FANTEHA FELEHU MA SELEFE WE 'EMRUHU 'ILA ELLAHI WE MEN 'ADE FE'ULA'IKE 'ESHABU EN-NARI HUM FIHA HALIDUNE
C
2:276.
All-llahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën, All-llahu nuk e do asnjë besëprerë dhe mëkatar.
2:276.
Allahu ia heq çdo përfitim kamatës, kurse e rrit përfitimin e bamirësisë. Allahu nuk i do ata që janë mohues - gjynahqarë.
2:276.
Allahu e shkatërron kamatën dhe e rrit sadakanë. Dhe Allahu nuk i do të pabesimtarët, mëkatarët.
2:276.
JEMHEKU ELLAHU ER-RIBA WE JURBI ES-SEDEKATI WEL-LAHU LA JUHIBBU KULLE KEFFARIN 'ETHIMIN
C
2:277.
S'ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, e falën namazin dhe e dhanë zekatin, ata i pret shpërblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do të kenë kurrfarë frike as brengosje.
2:277.
Ata që besojnë dhe kryejnë vepra të mira, falin namazin dhe japin zeqatin, do të kenë shpërblim te Zoti i tyre dhe nuk do të kenë pse të frikësohen apo pikëllohen.
2:277.
Me të vërtetë, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, dhe kryejnë faljen dhe japin zekatin, ata do të kenë shpërblimin e tyre te Zoti i tyre. Dhe ata nuk do të kenë frikë dhe nuk do të mërziten.
2:277.
'INNEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI WE 'EKAMU ES-SELETE WE 'ATEW EZ-ZEKATE LEHUM 'EXHRUHUM 'INDE RABBIHIM WE LA HAWFUN 'ALEJHIM WE LA HUM JEHZENUNE
C
2:278.
O ju që besuat, kini frikë All-llahun dhe nëse jeni besimtarë të sinqert , hiqni dorë prej asaj që ka mbetur nga kamata.
2:278.
O ju që keni besuar! Ta keni frikë Allahun dhe hiqni dorë nga kamata, nëse jeni besimtarë të vërtetë.
2:278.
O ju që keni besuar, kini frikë Allahun dhe hiqni dorë nga ajo që ka mbetur nga kamata, nëse jeni besimtarë.
2:278.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU ETTEKU ELLAHE WE DHERU MA BEKIJE MINE ER-RIBA 'IN KUNTUM MU'UMININE
C
2:279.
E në qoftë se nuk e bëni këtë (nuk heqni dorë nga kamata), atëherë binduni se jeni në konflikt me All-llahun dhe të dërguarin e Tij. E nëse jeni penduar, atëherë juve ju takon kryet e mallit tuaj - askë nuk dëmtoni, e as vetë nuk dëmtoheni.
2:279.
Nëse nuk e bëni këtë, atëherë iu është shpallur luftë nga Allahu dhe i Dërguari i Tij. Nëse pendoheni, atëherë ju takon kapitali fillestar. Në këtë mënyrë, nuk dëmtoni askënd e as nuk dëmtoheni vetë.
2:279.
Por nëse nuk e bëni, atëherë dijeni se keni një luftë nga Allahu dhe i Dërguari i Tij. Por nëse pendoheni, atëherë ju do të keni kapitalin tuaj. Nuk do të bëni padrejtësi dhe nuk do të ju bëhet padrejtësi.
2:279.
FE'IN LEM TEF'ALU FE'DHENU BIHERBIN MINEL-LAHI WE RESULIHI WE 'IN TUBTUM FELEKUM RU'USU 'EMWALIKUM LA TEDHLIMUNE WE LA TUDHLEMUNE
C
2:280.
Po në qoftë se ai (borxhliu) është në gjendje të vështirë, atëherë bëni një pritje derisa të vijë në një çlirim. E t'ia falni (borxhin) në emër të lëmoshës, ajo, nëse e dini, është shumë më e mirë për ju.
2:280.
Nëse e dini se borxhliu është ngushtë, shtyjani afatin (e shlyerjes së borxhit) derisa ta përmirësojë gjendjen. Por është më mirë për ju që t'ia falni borxhin, veç sikur ta dinit.
2:280.
Dhe nëse dikush është në vështirësi, atëherë le të ketë një afat derisa të lehtësohet. Por nëse falni, kjo është më e mirë për ju, nëse e dini.
2:280.
WE 'IN KANE DHU 'USRETIN FENEDHIRETUN 'ILA MEJSERETIN WE 'EN TESEDDEKU HAJRUN LEKUM 'IN KUNTUM TA'LEMUNE
C
2:281.
Dhe ruajuni një ditë kur në të ktheheni te All-llahu, dhe secilit njeri i plotësohet ajo që e ka fituar, dhe atyre nuk u bëhet e padrejtë.
2:281.
Dhe ruajuni asaj Dite që do të ktheheni tek Allahu, kur çdokujt do t'i jepet ajo që ka fituar dhe askujt nuk do t'i bëhet padrejtësi.
2:281.
Dhe kini frikë një ditë kur do të ktheheni tek Allahu. Pastaj çdo shpirt do të marrë plotësisht atë që ka fituar dhe atyre nuk do t'u bëhet padrejtësi.
2:281.
WE ETTEKU JEWMEN TURXHA'UNE FIHI 'ILA ELLAHI THUMME TUWEFFA KULLU NEFSIN MA KESEBET WE HUM LA JUDHLEMUNE
C
2:282.
O besimtarë, kur merrni hua prej njëri-tjetrit për një afat të caktuar, shkruajeni atë. Dhe nga gjiu juaj le të shkruajë një shkrues i drejtë dhe të mos ngurrojë nga të shkruarit ashtu siç e ka mësuar All-llahu. Le të shkruajë, e atij le t'i diktojë ai që pranon borxhin, le t'i frikësohet All-llahut, Zotit të tij e të mos lëre mangut asnjë send nga ai. E në qoftë se ai që ngarkohet me borxh është i paaftë mentalisht, është i mitur ose nuk është në gjendje të diktojë, atëherë le të diktojë drejt kujdestari i tij. Kërkoni të dëshmojnë dy dëshmitarë burra nga mesi juaj, e në qoftë se nuk janë dy burra, atëherë një burrë e dy gra, nga dëshmitarët që i pëlqeni. (Dy gra në vend të një burri) Për atë se nëse njëra prej tyre gabon, t'ia përkujtojë tjetra. Dëshmitarët të mos refuzojnë kur të thirren. Dhe mos përtoni për ta shkruar atë dhe afatin e tij, i vogël qoftë ose i madh, sepse kjo është më e drejtë tek All-llahu, më e fortë për dëshmi dhe më afër mosdyshimit. Vetëm nëse është tregti e menjëhershme (dora-doras) që e praktikoni midis jush, atëherë nuk është ndonjë mëkat të mos e shënoni. Por, kur bëni shitblerje, dëshmojnie. E ai (pronari i pasurisë) nuk dëmton as shkruesit as dëshmitarët, e nëse bëni (dëmtimin), ai është mosrespekt juaji (ndaj dispozitave të All-llahut). Kini frikë All-llahun se All-llahu ju dhuron dituri (të jashtëzakonshme), All-llahu është i gjithëdijshëm për çdo send.
2:282.
O besimtarë! Shkruajeni huan që ia jepni njëri-tjetrit për një afat të caktuar. Le ta shënojë atë me drejtësi një shkrues ndërmjet jush; asnjë shkrues të mos ngurrojë që ta shënojë ashtu siç e ka mësuar Allahu. Ai le të shënojë, kurse borxhliu le të diktojë dhe le t'i frikësohet Allahut, Zotit të vet, duke mos lënë mangët asgjë nga borxhi! Në qoftë se borxhliu është mendjelehtë ose i mitur, ose i tillë që nuk është në gjendje të diktojë, atëherë le të diktojë saktësisht kujdestari i tij. Thirrni dy dëshmitarë prej njerëzve tuaj e, nëse nuk gjeni dy dëshmitarë burra, atëherë thirrni për dëshmitarë një burrë dhe dy gra, nga ata që i quani të përshtatshëm; në mënyrë që, nëse njëra grua harron, t'ia kujtojë tjetra. Dëshmitarët nuk duhet të kundërshtojnë kurdo që të thirren. Mos e lini pa e shënuar borxhin, qoftë i vogël apo i madh, duke shënuar edhe afatin e pagimit. Kjo mënyrë është më e drejtë para Allahut, më e saktë për dëshmi dhe më e përshtatshme për të mos dyshuar. Por, nëse është fjala për mallin që qarkullon nga dora në dorë, atëherë nuk do të keni gjynah nëse nuk e shënoni atë. Thirrni dëshmitarë edhe kur të lidhni kontrata për shitblerje dhe të mos dëmtohet as shkruesi, as dëshmitari. Nëse bëni të kundërtën, atëherë keni bërë gjynah, prandaj ruajuni Allahut! Allahu ju mëson ju; Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.
2:282.
O ju që keni besuar, kur merrni borxh për një kohë të caktuar, shkruajeni atë. Dhe një shkrues le ta shkruajë mes jush me drejtësi. Dhe ai shkrues të mos refuzojë ta shkruajë ashtu siç e ka mësuar Allahu, prandaj le të shkruajë. Dhe ai që ka borxh të diktojë, dhe le të ketë frikë Allahun, Zotin e tij, dhe të mos fshehë asgjë prej tij. Por nëse ai që ka borxh është mendërisht i paaftë ose i dobët ose nuk është në gjendje të diktojë vetë, atëherë le të diktojë kujdestari i tij me drejtësi. Dhe merrni dy dëshmitarë nga burrat tuaj. Dhe nëse nuk ka dy burra, atëherë një burrë dhe dy gra, nga ata që i miratoni si dëshmitarë, që nëse njëra prej tyre gabon, tjetra t'ia kujtojë asaj. Dhe dëshmitarët nuk duhet të refuzojnë kur thirren. Dhe mos hezitoni ta shkruani atë, qofshin ato të vogla ose të mëdha, për kohën e caktuar të tyre. Kjo është më e drejtë për Allahun, më e qëndrueshme për dëshminë dhe më afër për të mos pasur dyshim – përveç nëse është një tregti e menjëhershme që e kryeni mes jush. Atëherë nuk ka mëkat për ju që të mos e shkruani atë. Por merrni dëshmitarë kur bëni një shitje. Dhe le të mos dëmtohet shkruesi apo dëshmitari. Dhe nëse e bëni këtë, me të vërtetë, është një padrejtësi në ju. Dhe kini frikë Allahun. Dhe Allahu ju mëson. Dhe Allahu është i Dituri për çdo gjë.
2:282.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU 'IDHA TEDAJENTUM BIDEJNIN 'ILA 'EXHELIN MUSEMMEN FAKTUBUHU WE LIEKTUB BEJNEKUM KATIBUN BIL-'ADLI WE LA JE'BE KATIBUN 'EN JEKTUBE KEMA 'ALLEMEHU ELLAHU FELJEKTUB WE LIUMLILIL-LEDHI 'ALEJHIL-HEKKU WE LIETTEKI ELLAHE REBBEHU WE LA JEBHAS MINHU SHEJ'EN FE'IN KANEL-LEDHI 'ALEJHIL-HEKKU SEFIHAN 'EW DA'IFÆN 'EW LA JESTETI'U 'EN JUMILLE HUWE FELJUMLIL WELIJUHU BIL-'ADLI WE ESTESH/HIDU SHEHIDEJNI MIN RIXHALIKUM FE'IN LEM JEKUNA REXHULEJNI FEREXHULUN WE EMRE'ETANI MIMMEN TERDEWNE MINE ESH-SHUHEDA'I 'EN TEDILLE 'IHDAHUMA FETUDHEKKIRE 'IHDAHUMAL-'UHRA WE LA JE'BE ESH-SHUHEDA'U 'IDHA MA DU'U WE LA TES'EMU 'EN TEKTUBUHU SEGIRÆN 'EW KEBIRÆN 'ILA 'EXHELIHI DHALIKUM 'EKSETU 'INDEL-LAHI WE 'EKWEMU LILSHSHEHADETI WE 'EDNA 'ELLA TERTABU 'ILLA 'EN TEKUNE TIXHARETEN HADIRETEN TUDIRUNEHA BEJNEKUM FELEJSE 'ALEJKUM XHUNAHUN 'ELLA TEKTUBUHA WE 'ESH/HIDU 'IDHA TEBAJA'TUM WE LA JUDARRE KATIBUN WE LA SHEHIDUN WE 'IN TEF'ALU FE'INNEHU FUSUKUN BIKUM WE ETTEKU ELLAHE WE JU'ALLIMUKUMU ELLAHU WEL-LAHU BIKULLI SHEJ'IN 'ALIMUN
C
2:283.
E në qoftë se gjendeni në udhëtim dhe nuk gjeni shkrues, atëherë merrni peng (paradhënie ose kapar). E nëse i besoni njëri-tjetrit, atij që i është besuar le ta zbatojë atë (amanetin) që i është besuar, dhe le ta ketë frikë All-llahun, Zotin e tij. Mos e fshehni dëshminë, sepse ai që e fsheh atë, ai është mëkatar me zemrën e vet, All-llahu di atë që veproni.
2:283.
Nëse jeni në udhëtim e nuk gjeni shkrues, atëherë merrni peng. Dhe, nëse njëri prej jush ka besim tek tjetri, atëherë borxhliu le ta kthejë atë që i është besuar dhe le t'i frikësohet Allahut, Zotit të vet. Mos e fshihni dëshminë, se, kush e fsheh atë, zemra e tij është gjynahqare. Allahu di çdo gjë që punoni ju.
2:283.
Dhe nëse jeni në një udhëtim dhe nuk gjeni një shkrues, atëherë një peng i siguruar. Dhe nëse njëri prej jush i beson tjetrit, atëherë le ta dorëzojë atë që i është besuar dhe le të ketë frikë Allahun, Zotin e tij. Dhe mos e fshihni dëshminë, sepse kushdo që e fsheh atë – me të vërtetë, zemra e tij është mëkatare. Dhe Allahu është i Dituri për atë që bëni.
2:283.
WE 'IN KUNTUM 'ALA SEFERIN WE LEM TXHIDU KATIBEN FERIHANUN MEKBUDETUN FE'IN 'EMINE BA'DUKUM BA'DAN FELJU'UEDDIL-LEDHI E'UTUMINE 'EMANETEHU WE LIETTEKI ELLAHE REBBEHU WE LA TEKTUMU ESH-SHEHADETE WE MEN JEKTUMHA FE'INNEHU 'ATHIMUN KALBUHU WEL-LAHU BIMA TA'MELUNE 'ALIMUN