U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
2:271.
Nëse lëmoshat i jepni haptazi, ajo është mirë, por nëse ato ua jepni të varfërve fshehurazi, ajo është edhe më e mirë për ju dhe Ai ua largon (me punë të mira) të këqijat. All-llahu është i njohur hollësisht për veprat tuaja.
2:271.
T'i jepni lëmoshat haptazi, është gjë e mirë, por t'ua jepni ato të varfërve fshehurazi, është edhe më mirë dhe ju shlyen disa nga gjynahet tuaja. Allahu e njeh mirë çdo vepër që ju bëni.
2:271.
Nëse e bëni të dukshme lëmoshën tuaj, kjo është mirë; por nëse e fshehni atë dhe ua jepni të varfërve, kjo është më e mirë për ju. Dhe Ai do t'ju shlyejë disa nga mëkatet tuaja. Dhe Allahu është i Gjithëinformuari për atë që bëni.
2:271.
'IN TUBDU ES-SEDEKATI FENI'IMMA HIJE WE 'IN TUHFUHA WE TU'UTUHAL-FUKARA'E FEHUWE HAJRUN LEKUM WE JUKEFFIRU 'ANKUM MIN SEJJI'ATIKUM WEL-LAHU BIMA TA'MELUNE HABIRUN
C
2:272.
Nuk është obligim yti (Muhammed) udhëzimi i tyre (në rrugë të drejtë), All-llahu e shpie në rrugë të drejtë atë që do. Çkado që të jepni nga pasuria, e keni për veten tuaj, po mos jepni për tjetërkë, por vetëm për hir të All-llahut, e çkado që t'u jepni të tjerëve nga pasuria, ajo do t'u kompensohet në mënyrë të plotë duke mos u dëmtuar ju".
2:272.
Ti (Muhamed) nuk e ke për detyrë t'i udhëzosh ata në rrugë të drejtë, por është Allahu Ai që udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë. Çfarëdo të mire që të jepni, është në dobinë juaj, nëse ju këtë e bëni vetëm për hir të Allahut! Çfarëdo që të jepni nga të mirat, do t'ju rikthehet e plotë dhe nuk do t'ju bëhet padrejtësi.
2:272.
Nuk është përgjegjësia jote që t'i udhëzosh ata, por Allahu udhëzon kë të dojë. Dhe çfarëdo të mire që jepni, ajo është për veten tuaj. Dhe mos jepni përveçse duke kërkuar fytyrën e Allahut. Dhe çfarëdo të mire që jepni, ajo do t'ju kthehet dhe nuk do t'ju bëhet padrejtësi.
2:272.
LEJSE 'ALEJKE HUDAHUM WE LEKINNALL-LLAHE JEHDI MEN JESHA'U WE MA TUNFIKU MIN HAJRIN FELI'ENFUSIKUM WE MA TUNFIKUNE 'ILLA EBTIGA'E WEXHHI ELLAHI WE MA TUNFIKU MIN HAJRIN JUWEFFE 'ILEJKUM WE 'ENTUM LA TUDHLEMUNE
C
2:273.
(Jepni) për të varfërit që janë të angazhuar në rrugën e All-llahut dhe nuk kanë mundësi të gjallërojnë me tokë, duke qenë se ata nuk lypin, prandaj ai që nuk e di gjendjen e tyre mendon se ata janë të pasur. Ata i njeh nga vetë pamja e tyre (të rraskapitur), por nuk kërkojnë e as nuk i mërzitin njerëzit. Pra çkado që të jepni nga pasuria, s'ka dyshim se atë All-llahu e di shumë mirë.
2:273.
(Lëmosha) u takon të varfërve, të cilët kanë hyrë në rrugën e Zotit e nuk janë në gjendje të udhëtojnë (për të fituar). Kush nuk i njeh ata, kujton se janë të kamur, për shkak se ata nuk lypin. Do t'i njohësh nga pamja e tyre. Ata nuk i mërzisin njerëzit duke lypur. E çdo gjë që shpenzoni prej të mirave, Allahu i di ato.
2:273.
Ajo është për të varfrit, të cilët janë të kufizuar në rrugën e Allahut dhe nuk mund të udhëtojnë në tokë. Një i pavetëdijshëm do t'i njohë ata si të pasur për shkak të vetëpërmbajtjes së tyre. Ti do t'i njohësh ata nga shenjat e tyre. Ata nuk kërkojnë nga njerëzit në mënyrë të bezdisshme. Dhe çfarëdo të mire që jepni, me të vërtetë, Allahu e di atë.
2:273.
LILFUKARA'IL-LEDHINE 'UHSIRU FI SEBILI ELLAHI LA JESTETI'UNE DERBEN FIL-'ERDI JEHSEBUHUMUL-XHAHILU 'EGNIJA'E MINET-TE'AFFUFI TA'RIFUHUM BISIMAHUM LA JES'ELUNE EN-NASE 'ILHAFAN WE MA TUNFIKU MIN HAJRIN FE'INNALL-LLAHE BIHI 'ALIMUN
C
2:274.
Ata, të cilët pasurinë e vet e shpërndajnë (në rrugë të Zotit) natën e ditën, fshehurazi ose haptazi, ata shpërblimin e vet e kanë te Zoti i tyre dhe për ta nuk ka as frikë as pikëllim.
2:274.
Ata që japin nga pasuria e tyre natën dhe ditën, fshehurazi dhe haptazi, do të kenë shpërblim te Zoti i tyre; ata nuk do të kenë pse të frikësohen apo pikëllohen.
2:274.
Ata që shpenzojnë pasurinë e tyre natën dhe ditën, fshehurazi dhe haptazi, do të kenë shpërblimin e tyre te Zoti i tyre. Dhe ata nuk do të kenë frikë dhe nuk do të mërziten.
2:274.
EL-LEDHINE JUNFIKUNE 'EMWALEHUM BIL-LEJLI WE EN-NEHARI SIRREN WE 'ALANIJETEN FELEHUM 'EXHRUHUM 'INDE RABBIHIM WE LA HAWFUN 'ALEJHIM WE LA HUM JEHZENUNE
C
2:275.
Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngrihen ndryshe vetëm se si ngrihet ai çmenduri nga të prekurit e djallit. (Bëjnë) kështu ngase thanë: "Edhe shitblerja nuk është tjetër, por njësoj sikurse edhe kamata"! E All-llahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatën. Atij që i ka arritur këshillë (udhëzim) prej Zotit të tij dhe është ndalë (prej kamatës), atij i ka takuar e kaluara dhe çështja e saj mbetet te All-llahu, e kush e përsërit (pas ndalimit), ata janë banues të zjarrit, ku do të mbesin përgjithmonë.
2:275.
Ata që marrin fajde, do të ringjallen (në Ditën e Gjykimit) si ai që djalli e ka çmendur me prekjen e vet, sepse ata thonë se tregtia është njëlloj si kamataria. Porse Allahu e ka lejuar tregtinë, kurse kamatarinë e ka ndaluar. Ai të cilit i vjen këshilla nga Zoti i tij dhe i shmanget kamatës, le ta mbajë atë që tashmë ka fituar dhe fati i tij është në duart e Allahut. Ndërsa ata që i kthehen kamatës sërish, do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
2:275.
Ata që përpihen nga kamata do të ngrihen vetëm si ai që djalli e ka çmendur me prekje. Kjo është sepse ata thonë: "Me të vërtetë, tregtia është si kamata." Por Allahu e ka lejuar tregtinë dhe e ka ndaluar kamatën. Dhe kushdo që i vjen një këshillë nga Zoti i tij dhe ai ndalon, atëherë për të është ajo që ka fituar më parë, dhe çështja e tij është te Allahu. Por kushdo që kthehet – ata janë banorët e zjarrit; ata do të jenë aty përgjithmonë.
2:275.
EL-LEDHINE JE'KULUNE ER-RIBA LA JEKUMUNE 'ILLA KEMA JEKUMUL-LEDHI JETEHABBETUHU ESH-SHEJTANU MINEL-MESSI DHALIKE BI'ENNEHUM KALU 'INNEMAL-BEJ'U MITHLU ER-RIBA WE 'EHELLEL-LAHUL-BEJ'A WE HERREME ER-RIBA FEMEN XHA'EHU MEW'IDHETUN MIN RABBIHI FANTEHA FELEHU MA SELEFE WE 'EMRUHU 'ILA ELLAHI WE MEN 'ADE FE'ULA'IKE 'ESHABU EN-NARI HUM FIHA HALIDUNE
C
2:276.
All-llahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën, All-llahu nuk e do asnjë besëprerë dhe mëkatar.
2:276.
Allahu ia heq çdo përfitim kamatës, kurse e rrit përfitimin e bamirësisë. Allahu nuk i do ata që janë mohues - gjynahqarë.
2:276.
Allahu e shkatërron kamatën dhe e rrit sadakanë. Dhe Allahu nuk i do të pabesimtarët, mëkatarët.
2:276.
JEMHEKU ELLAHU ER-RIBA WE JURBI ES-SEDEKATI WEL-LAHU LA JUHIBBU KULLE KEFFARIN 'ETHIMIN
C
2:277.
S'ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, e falën namazin dhe e dhanë zekatin, ata i pret shpërblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do të kenë kurrfarë frike as brengosje.
2:277.
Ata që besojnë dhe kryejnë vepra të mira, falin namazin dhe japin zeqatin, do të kenë shpërblim te Zoti i tyre dhe nuk do të kenë pse të frikësohen apo pikëllohen.
2:277.
Me të vërtetë, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, dhe kryejnë faljen dhe japin zekatin, ata do të kenë shpërblimin e tyre te Zoti i tyre. Dhe ata nuk do të kenë frikë dhe nuk do të mërziten.
2:277.
'INNEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI WE 'EKAMU ES-SELETE WE 'ATEW EZ-ZEKATE LEHUM 'EXHRUHUM 'INDE RABBIHIM WE LA HAWFUN 'ALEJHIM WE LA HUM JEHZENUNE
C
2:278.
O ju që besuat, kini frikë All-llahun dhe nëse jeni besimtarë të sinqert , hiqni dorë prej asaj që ka mbetur nga kamata.
2:278.
O ju që keni besuar! Ta keni frikë Allahun dhe hiqni dorë nga kamata, nëse jeni besimtarë të vërtetë.
2:278.
O ju që keni besuar, kini frikë Allahun dhe hiqni dorë nga ajo që ka mbetur nga kamata, nëse jeni besimtarë.
2:278.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU ETTEKU ELLAHE WE DHERU MA BEKIJE MINE ER-RIBA 'IN KUNTUM MU'UMININE
C
2:279.
E në qoftë se nuk e bëni këtë (nuk heqni dorë nga kamata), atëherë binduni se jeni në konflikt me All-llahun dhe të dërguarin e Tij. E nëse jeni penduar, atëherë juve ju takon kryet e mallit tuaj - askë nuk dëmtoni, e as vetë nuk dëmtoheni.
2:279.
Nëse nuk e bëni këtë, atëherë iu është shpallur luftë nga Allahu dhe i Dërguari i Tij. Nëse pendoheni, atëherë ju takon kapitali fillestar. Në këtë mënyrë, nuk dëmtoni askënd e as nuk dëmtoheni vetë.
2:279.
Por nëse nuk e bëni, atëherë dijeni se keni një luftë nga Allahu dhe i Dërguari i Tij. Por nëse pendoheni, atëherë ju do të keni kapitalin tuaj. Nuk do të bëni padrejtësi dhe nuk do të ju bëhet padrejtësi.
2:279.
FE'IN LEM TEF'ALU FE'DHENU BIHERBIN MINEL-LAHI WE RESULIHI WE 'IN TUBTUM FELEKUM RU'USU 'EMWALIKUM LA TEDHLIMUNE WE LA TUDHLEMUNE
C
2:280.
Po në qoftë se ai (borxhliu) është në gjendje të vështirë, atëherë bëni një pritje derisa të vijë në një çlirim. E t'ia falni (borxhin) në emër të lëmoshës, ajo, nëse e dini, është shumë më e mirë për ju.
2:280.
Nëse e dini se borxhliu është ngushtë, shtyjani afatin (e shlyerjes së borxhit) derisa ta përmirësojë gjendjen. Por është më mirë për ju që t'ia falni borxhin, veç sikur ta dinit.
2:280.
Dhe nëse dikush është në vështirësi, atëherë le të ketë një afat derisa të lehtësohet. Por nëse falni, kjo është më e mirë për ju, nëse e dini.
2:280.
WE 'IN KANE DHU 'USRETIN FENEDHIRETUN 'ILA MEJSERETIN WE 'EN TESEDDEKU HAJRUN LEKUM 'IN KUNTUM TA'LEMUNE
C
2:281.
Dhe ruajuni një ditë kur në të ktheheni te All-llahu, dhe secilit njeri i plotësohet ajo që e ka fituar, dhe atyre nuk u bëhet e padrejtë.
2:281.
Dhe ruajuni asaj Dite që do të ktheheni tek Allahu, kur çdokujt do t'i jepet ajo që ka fituar dhe askujt nuk do t'i bëhet padrejtësi.
2:281.
Dhe kini frikë një ditë kur do të ktheheni tek Allahu. Pastaj çdo shpirt do të marrë plotësisht atë që ka fituar dhe atyre nuk do t'u bëhet padrejtësi.
2:281.
WE ETTEKU JEWMEN TURXHA'UNE FIHI 'ILA ELLAHI THUMME TUWEFFA KULLU NEFSIN MA KESEBET WE HUM LA JUDHLEMUNE