Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 2:266. A dëshiron ndonjëri prej jush që ka një kopsht me hurma e rrush, në të cilin rrjedhin lumenj,që në të ka nga të gjitha frutet, e atë (pronarin e kopshtit) ta ketë kapur pleqëria dhe ai të ketë pasardhës të mitur, e atë (kopshtin) ta godasë ndonjë stuhi me zjarr e ta djegë. Kështu All-llahu ua sqaron argumentet për të menduar ju.
2:266. A dëshiron ndonjëri nga ju që, duke qenë i moshuar e me fëmijë të mitur e të pambrojtur, kopshti i tij plot palma hurmash, vreshta e gjithfarë lloje frutash dhe i ujitur nga lumenj rrjedhës, të digjet nga një stuhi zjarri?! Ja, kështu Allahu jua shpjegon shpalljet e Tij, me qëllim që të mendoni.
2:266. A dëshiron ndonjëri prej jush të ketë një kopsht me palma dhe hardhi, nën të cilin rrjedhin lumenj, ku ka çdo lloj fruti për të, por ndërsa ai është i moshuar dhe ka fëmijë të dobët, një stuhi e fuqishme me zjarr e godet atë dhe e djeg? Kështu Allahu ua shpjegon shenjat e Tij që të mund të mendoni.
2:266. 'EJEWEDDU 'EHEDUKUM 'EN TEKUNE LEHU XHENNETUN MIN NEHILIN WE 'A'NABIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU LEHU FIHA MIN KULLI ETH-THEMERATI WE 'ESABEHUL-KIBERU WE LEHU DHURRIJETUN DU'AFA'U FE'ESABEHA 'I'SARUN FIHI NARUN FAHTEREKAT KEDHALIKE JUBEJJINU ELLAHU LEKUMUL-'AJATI LE'ALLEKUM TETEFEKKERUNE
C 2:267. O ju që besuat, jepni nga më e mira e asaj që e fituat dhe nga ajo që u dhamë prej tokës, e mos nxitoni ta jepni atë më të pavlefshmen nga ajo, e që ju nuk do ta pranonit për vete vetëm symbyllas. E, dijeni se All-llahu s'ka nevojë për ju, është i madhëruar.
2:267. O besimtarë! Jepni pa u kursyer nga të mirat që keni fituar dhe nga ato që jua kemi nxjerrë Ne nga frytet e tokës. Mos dhuroni nga ato gjëra të pavlefshme të pasurisë suaj e të cilat ju nuk do t'i pranonit ndryshe veçse symbyllur. Ta dini se Allahu është i Vetëmjaftueshëm dhe i Denjë për çdo lëvdatë.
2:267. O ju që keni besuar, shpenzoni nga të mirat që keni fituar dhe nga ajo që Ne kemi nxjerrë për ju nga toka. Dhe mos synoni atë që është e pavlefshme për të dhënë, ndërsa ju vetë nuk do ta pranonit atë, përveçse me sytë mbyllur. Dhe dijeni se Allahu është i Pasur, i Lavdishëm.
2:267. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU 'ENFIKU MIN TEJJIBATI MA KESEBTUM WE MIMMA 'EHREXHNA LEKUM MINEL-'ERDI WE LA TEJEMMEMUL-HABITHE MINHU TUNFIKUNE WE LESTUM BI'AHIDHIHI 'ILLA 'EN TUGMIDU FIHI WE A'LEMU 'ENNEL-LAHE GANIJUN HEMIDUN
C 2:268. Djalli ju frikëson nga varfëria dhe ju urdhëron për të këqija, e All-llahu ju garanton falje (mëkatesh) e begati; All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm.
2:268. Djalli ju frikëson me skamje e varfëri dhe ju urdhëron të bëni vepra të pamoralshme. Kurse Allahu ju premton faljen dhe mirësinë e Tij. Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëdijshëm.
2:268. Djalli ju premton varfëri dhe ju urdhëron për të keqen, ndërsa Allahu ju premton falje dhe një bollëk nga Ai. Dhe Allahu është i Gjithëpërfshirësi, i Dituri.
2:268. ESH-SHEJTANU JA'IDUKUMUL-FEKRE WE JE'MURUKUM BIL-FEHSHA'I WEL-LAHU JA'IDUKUM MEGFIRETEN MINHU WE FEDLEN WEL-LAHU WASI'UN 'ALIMUN
C 2:269. Ai ia dhuron urtësinë atij që do, e kujt i është dhënë urtësia, atij pra i është dhuruar mirësi e madhe, përveç të mençurve këtë nuk e kupton kush.
2:269. Ai ia jep urtësinë (të kuptuarit e Kuranit) kujt të dojë. Cilitdo që i është dhënë urtësia, vërtet që i është dhënë një mirësi e madhe. Por këtë nuk e kupton tjetërkush, përveç njerëzve të mençur.
2:269. Ai i jep urtësi kujt të dojë. Dhe kushdo që i është dhënë urtësia, me të vërtetë, atij i është dhënë shumë e mirë. Por vetëm ata që kanë mendje përkujtojnë.
2:269. JU'UTIL-HIKMETE MEN JESHA'U WE MEN JU'UTEL-HIKMETE FEKAD 'UTIJE HAJREN KETHIRAN WE MA JEDHDHEKKERU 'ILLA 'ULUL-'ELBABI
C 2:270. All-llahu di për atë që e keni dhënë nga pasuria ose keni zbatuar ndonjë premtim (nedhër), e për ata mëkatarët nuk ka ndonjë ndihmëtarë.
2:270. Çfarëdo gjëje që të jepni dhe çdo betim që të bëni, me siguri që Allahu ka dijeni për atë! Keqbërësit nuk do të kenë askënd që t'i ndihmojë.
2:270. Dhe çfarëdo që shpenzoni ose çfarëdo premtimi që bëni, me të vërtetë, Allahu e di atë. Dhe për të padrejtët nuk ka ndihmës.
2:270. WE MA 'ENFEKTUM MIN NEFEKATIN 'EW NEDHERTUM MIN NEDHRIN FE'INNALL-LLAHE JA'LEMUHU WE MA LILDHDHALIMINE MIN 'ENSARIN
C 2:271. Nëse lëmoshat i jepni haptazi, ajo është mirë, por nëse ato ua jepni të varfërve fshehurazi, ajo është edhe më e mirë për ju dhe Ai ua largon (me punë të mira) të këqijat. All-llahu është i njohur hollësisht për veprat tuaja.
2:271. T'i jepni lëmoshat haptazi, është gjë e mirë, por t'ua jepni ato të varfërve fshehurazi, është edhe më mirë dhe ju shlyen disa nga gjynahet tuaja. Allahu e njeh mirë çdo vepër që ju bëni.
2:271. Nëse e bëni të dukshme lëmoshën tuaj, kjo është mirë; por nëse e fshehni atë dhe ua jepni të varfërve, kjo është më e mirë për ju. Dhe Ai do t'ju shlyejë disa nga mëkatet tuaja. Dhe Allahu është i Gjithëinformuari për atë që bëni.
2:271. 'IN TUBDU ES-SEDEKATI FENI'IMMA HIJE WE 'IN TUHFUHA WE TU'UTUHAL-FUKARA'E FEHUWE HAJRUN LEKUM WE JUKEFFIRU 'ANKUM MIN SEJJI'ATIKUM WEL-LAHU BIMA TA'MELUNE HABIRUN
C 2:272. Nuk është obligim yti (Muhammed) udhëzimi i tyre (në rrugë të drejtë), All-llahu e shpie në rrugë të drejtë atë që do. Çkado që të jepni nga pasuria, e keni për veten tuaj, po mos jepni për tjetërkë, por vetëm për hir të All-llahut, e çkado që t'u jepni të tjerëve nga pasuria, ajo do t'u kompensohet në mënyrë të plotë duke mos u dëmtuar ju".
2:272. Ti (Muhamed) nuk e ke për detyrë t'i udhëzosh ata në rrugë të drejtë, por është Allahu Ai që udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë. Çfarëdo të mire që të jepni, është në dobinë juaj, nëse ju këtë e bëni vetëm për hir të Allahut! Çfarëdo që të jepni nga të mirat, do t'ju rikthehet e plotë dhe nuk do t'ju bëhet padrejtësi.
2:272. Nuk është përgjegjësia jote që t'i udhëzosh ata, por Allahu udhëzon kë të dojë. Dhe çfarëdo të mire që jepni, ajo është për veten tuaj. Dhe mos jepni përveçse duke kërkuar fytyrën e Allahut. Dhe çfarëdo të mire që jepni, ajo do t'ju kthehet dhe nuk do t'ju bëhet padrejtësi.
2:272. LEJSE 'ALEJKE HUDAHUM WE LEKINNALL-LLAHE JEHDI MEN JESHA'U WE MA TUNFIKU MIN HAJRIN FELI'ENFUSIKUM WE MA TUNFIKUNE 'ILLA EBTIGA'E WEXHHI ELLAHI WE MA TUNFIKU MIN HAJRIN JUWEFFE 'ILEJKUM WE 'ENTUM LA TUDHLEMUNE
C 2:273. (Jepni) për të varfërit që janë të angazhuar në rrugën e All-llahut dhe nuk kanë mundësi të gjallërojnë me tokë, duke qenë se ata nuk lypin, prandaj ai që nuk e di gjendjen e tyre mendon se ata janë të pasur. Ata i njeh nga vetë pamja e tyre (të rraskapitur), por nuk kërkojnë e as nuk i mërzitin njerëzit. Pra çkado që të jepni nga pasuria, s'ka dyshim se atë All-llahu e di shumë mirë.
2:273. (Lëmosha) u takon të varfërve, të cilët kanë hyrë në rrugën e Zotit e nuk janë në gjendje të udhëtojnë (për të fituar). Kush nuk i njeh ata, kujton se janë të kamur, për shkak se ata nuk lypin. Do t'i njohësh nga pamja e tyre. Ata nuk i mërzisin njerëzit duke lypur. E çdo gjë që shpenzoni prej të mirave, Allahu i di ato.
2:273. Ajo është për të varfrit, të cilët janë të kufizuar në rrugën e Allahut dhe nuk mund të udhëtojnë në tokë. Një i pavetëdijshëm do t'i njohë ata si të pasur për shkak të vetëpërmbajtjes së tyre. Ti do t'i njohësh ata nga shenjat e tyre. Ata nuk kërkojnë nga njerëzit në mënyrë të bezdisshme. Dhe çfarëdo të mire që jepni, me të vërtetë, Allahu e di atë.
2:273. LILFUKARA'IL-LEDHINE 'UHSIRU FI SEBILI ELLAHI LA JESTETI'UNE DERBEN FIL-'ERDI JEHSEBUHUMUL-XHAHILU 'EGNIJA'E MINET-TE'AFFUFI TA'RIFUHUM BISIMAHUM LA JES'ELUNE EN-NASE 'ILHAFAN WE MA TUNFIKU MIN HAJRIN FE'INNALL-LLAHE BIHI 'ALIMUN
C 2:274. Ata, të cilët pasurinë e vet e shpërndajnë (në rrugë të Zotit) natën e ditën, fshehurazi ose haptazi, ata shpërblimin e vet e kanë te Zoti i tyre dhe për ta nuk ka as frikë as pikëllim.
2:274. Ata që japin nga pasuria e tyre natën dhe ditën, fshehurazi dhe haptazi, do të kenë shpërblim te Zoti i tyre; ata nuk do të kenë pse të frikësohen apo pikëllohen.
2:274. Ata që shpenzojnë pasurinë e tyre natën dhe ditën, fshehurazi dhe haptazi, do të kenë shpërblimin e tyre te Zoti i tyre. Dhe ata nuk do të kenë frikë dhe nuk do të mërziten.
2:274. EL-LEDHINE JUNFIKUNE 'EMWALEHUM BIL-LEJLI WE EN-NEHARI SIRREN WE 'ALANIJETEN FELEHUM 'EXHRUHUM 'INDE RABBIHIM WE LA HAWFUN 'ALEJHIM WE LA HUM JEHZENUNE
C 2:275. Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngrihen ndryshe vetëm se si ngrihet ai çmenduri nga të prekurit e djallit. (Bëjnë) kështu ngase thanë: "Edhe shitblerja nuk është tjetër, por njësoj sikurse edhe kamata"! E All-llahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatën. Atij që i ka arritur këshillë (udhëzim) prej Zotit të tij dhe është ndalë (prej kamatës), atij i ka takuar e kaluara dhe çështja e saj mbetet te All-llahu, e kush e përsërit (pas ndalimit), ata janë banues të zjarrit, ku do të mbesin përgjithmonë.
2:275. Ata që marrin fajde, do të ringjallen (në Ditën e Gjykimit) si ai që djalli e ka çmendur me prekjen e vet, sepse ata thonë se tregtia është njëlloj si kamataria. Porse Allahu e ka lejuar tregtinë, kurse kamatarinë e ka ndaluar. Ai të cilit i vjen këshilla nga Zoti i tij dhe i shmanget kamatës, le ta mbajë atë që tashmë ka fituar dhe fati i tij është në duart e Allahut. Ndërsa ata që i kthehen kamatës sërish, do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
2:275. Ata që përpihen nga kamata do të ngrihen vetëm si ai që djalli e ka çmendur me prekje. Kjo është sepse ata thonë: "Me të vërtetë, tregtia është si kamata." Por Allahu e ka lejuar tregtinë dhe e ka ndaluar kamatën. Dhe kushdo që i vjen një këshillë nga Zoti i tij dhe ai ndalon, atëherë për të është ajo që ka fituar më parë, dhe çështja e tij është te Allahu. Por kushdo që kthehet – ata janë banorët e zjarrit; ata do të jenë aty përgjithmonë.
2:275. EL-LEDHINE JE'KULUNE ER-RIBA LA JEKUMUNE 'ILLA KEMA JEKUMUL-LEDHI JETEHABBETUHU ESH-SHEJTANU MINEL-MESSI DHALIKE BI'ENNEHUM KALU 'INNEMAL-BEJ'U MITHLU ER-RIBA WE 'EHELLEL-LAHUL-BEJ'A WE HERREME ER-RIBA FEMEN XHA'EHU MEW'IDHETUN MIN RABBIHI FANTEHA FELEHU MA SELEFE WE 'EMRUHU 'ILA ELLAHI WE MEN 'ADE FE'ULA'IKE 'ESHABU EN-NARI HUM FIHA HALIDUNE
C 2:276. All-llahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën, All-llahu nuk e do asnjë besëprerë dhe mëkatar.
2:276. Allahu ia heq çdo përfitim kamatës, kurse e rrit përfitimin e bamirësisë. Allahu nuk i do ata që janë mohues - gjynahqarë.
2:276. Allahu e shkatërron kamatën dhe e rrit sadakanë. Dhe Allahu nuk i do të pabesimtarët, mëkatarët.
2:276. JEMHEKU ELLAHU ER-RIBA WE JURBI ES-SEDEKATI WEL-LAHU LA JUHIBBU KULLE KEFFARIN 'ETHIMIN