Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 2:262. Ata që për hir të All-llahut e japin pasurinë e tyre, e pastaj atë që e dhanë nuk e përcjellin me të përmendur e me mburrje, ata e kanë shpërblimin e vet te Zoti i tyre, për ata nuk ka frikë, ata as që do të brengosen.
2:262. Ata që shpenzojnë pasurinë e vet në rrugë të Allahut, pa e përcjellë atë me përgojim apo fyerje, do të kenë shpërblim te Zoti i tyre dhe nuk do të kenë pse të frikësohen apo pikëllohen.
2:262. Ata që shpenzojnë pasurinë e tyre në rrugën e Allahut dhe pastaj nuk e ndjekin atë me një të mirësi ose dëm, ata do të kenë shpërblimin e tyre te Zoti i tyre. Dhe ata nuk do të kenë frikë dhe nuk do të mërziten.
2:262. EL-LEDHINE JUNFIKUNE 'EMWALEHUM FI SEBILI ELLAHI THUMME LA JUTBI'UNE MA 'ENFEKU MENNEN WE LA 'EDHEN LEHUM 'EXHRUHUM 'INDE RABBIHIM WE LA HAWFUN 'ALEJHIM WE LA HUM JEHZENUNE
C 2:263. Një fjalë e mirë dhe një lehtësim (që i bëhet lypësit) është më e dobishme se një lëmoshë që përcillet me të keqe. All-llahu nuk ka nevojë për askë, është i butë.
2:263. Fjala e mirë dhe falja e gabimit janë më të vlefshme se lëmosha që përcillet me fyerje. Allahu është i Vetëmjaftueshëm dhe i Butë (nuk nxiton në dënime).
2:263. Një fjalë e mirë dhe falje është më e mirë se një lëmoshë që pasohet me dëm. Dhe Allahu është i Pasuri, i Butë.
2:263. KAWLUN MA'RUFUN WE MEGFIRETUN HAJRUN MIN SEDEKATIN JETBA'UHA 'EDHEN WEL-LAHU GANIJUN HELIMUN
C 2:264. O ju që besuat, mos i prishni lëmoshat tuaja me të krenuar e me ofendim siç bën ai që e jep pasurinë e vet sa par sy e faqe të njerëzve, e nuk e beson All-llahun dhe as botën tjetër. Shembulli i tij është si një gur i madh e i lëmuar që mbi të ka pak dhe, e kur e godet atë një shi i madh e lë të zhveshur (lakuriq). Ata (formalistët) nuk arrijnë asgjë nga ajo që punuan. All-llahu nuk e udhëzon popullin jobesimtar.
2:264. O besimtarë! Mos i çoni dëm lëmoshat tuaja duke ua kujtuar ato (atyre që ua keni dhënë) dhe duke fyer, siç vepron ai që e shpenzon pasurinë e vet për sy e faqe të botës dhe nuk beson në Allahun dhe Ditën e Fundit. Ai shëmbëllen me një gur të lëmuar të mbuluar me dhé, mbi të cilin bie shiu me rrebesh, duke e lënë të zhveshur. Ata nuk kanë kurrfarë dobie nga veprat që kanë bërë, se Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë popullin mohues.
2:264. O ju që keni besuar, mos i shkatërroni lëmoshat tuaja me përkujtim dhe dëm, si ai që shpenzon pasurinë e tij për t'u dukur para njerëzve dhe nuk beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit. Shembulli i tij është si një shkëmb i lëmuar mbi të cilin ka pluhur; një shi i fuqishëm e godet atë dhe e lë të zhveshur. Ata nuk mund të fitojnë asgjë nga ajo që kanë fituar. Dhe Allahu nuk udhëzon popullin jobesimtar.
2:264. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LA TUBTILU SEDEKATIKUM BIL-MENNI WEL-'EDHA KALLEDHI JUNFIKU MALEHU RI'A'E EN-NASI WE LA JU'UMINU BILLAHI WEL-JEWMIL-'AHIRI FEMETHELUHU KEMETHELI SEFWANIN 'ALEJHI TURABUN FE'ESABEHU WE EBILUN FETEREKEHU SELDEN LA JEKDIRUNE 'ALA SHEJ'IN MIMMA KESEBU WEL-LAHU LA JEHDIL-KAWMEL-KAFIRINE
C 2:265. E shembulli i atyre që pasurinë e vet e japin nga bindja e tyre e duke kërkuar kënaqësinë e All-llahut, i përngjan një kopshti në një rrafshnaltë që i bie shi i madh, e ai jep fruta të dyfishtë. Po edhe nëse nuk i bie shi i madh, i bie një rigë (që i mjafton). All-llahu sheh atë që veproni.
2:265. Ata që shpenzojnë pasurinë e vet, për të kërkuar kënaqësinë e Allahut dhe që e forcojnë veten me punë të mira, shëmbëllejnë me një kopsht të mbjellë në rrafshnaltë, në të cilin bie shi i bollshëm, andaj jep fruta dyfish. Nëse nuk i bie shi i bollshëm, i bie shi i imët që i mjafton. Allahu i sheh mirë punët që bëni ju.
2:265. Dhe shembulli i atyre që shpenzojnë pasurinë e tyre duke kërkuar kënaqësinë e Allahut dhe për të forcuar vetet e tyre është si një kopsht mbi një kodër të lartë; një shi i fuqishëm e godet atë dhe ai prodhon frytet e tij të dyfishuara. Dhe nëse nuk e godet një shi i fuqishëm, atëherë një vesë është e mjaftueshme. Dhe Allahu është i Gjithëshikuesi për atë që bëni.
2:265. WE METHELUL-LEDHINE JUNFIKUNE 'EMWALEHUMU EBTIGA'E MERDETI ELLAHI WE TETHBITAN MIN 'ENFUSIHIM KEMETHELI XHENNETIN BIREBWETIN 'ESABEHA WE EBILUN FE'ATET 'UKULEHA DI'FEJNI FE'IN LEM JUSIBHA WE EBILUN FETELLUN WEL-LAHU BIMA TA'MELUNE BESIRUN
C 2:266. A dëshiron ndonjëri prej jush që ka një kopsht me hurma e rrush, në të cilin rrjedhin lumenj,që në të ka nga të gjitha frutet, e atë (pronarin e kopshtit) ta ketë kapur pleqëria dhe ai të ketë pasardhës të mitur, e atë (kopshtin) ta godasë ndonjë stuhi me zjarr e ta djegë. Kështu All-llahu ua sqaron argumentet për të menduar ju.
2:266. A dëshiron ndonjëri nga ju që, duke qenë i moshuar e me fëmijë të mitur e të pambrojtur, kopshti i tij plot palma hurmash, vreshta e gjithfarë lloje frutash dhe i ujitur nga lumenj rrjedhës, të digjet nga një stuhi zjarri?! Ja, kështu Allahu jua shpjegon shpalljet e Tij, me qëllim që të mendoni.
2:266. A dëshiron ndonjëri prej jush të ketë një kopsht me palma dhe hardhi, nën të cilin rrjedhin lumenj, ku ka çdo lloj fruti për të, por ndërsa ai është i moshuar dhe ka fëmijë të dobët, një stuhi e fuqishme me zjarr e godet atë dhe e djeg? Kështu Allahu ua shpjegon shenjat e Tij që të mund të mendoni.
2:266. 'EJEWEDDU 'EHEDUKUM 'EN TEKUNE LEHU XHENNETUN MIN NEHILIN WE 'A'NABIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU LEHU FIHA MIN KULLI ETH-THEMERATI WE 'ESABEHUL-KIBERU WE LEHU DHURRIJETUN DU'AFA'U FE'ESABEHA 'I'SARUN FIHI NARUN FAHTEREKAT KEDHALIKE JUBEJJINU ELLAHU LEKUMUL-'AJATI LE'ALLEKUM TETEFEKKERUNE
C 2:267. O ju që besuat, jepni nga më e mira e asaj që e fituat dhe nga ajo që u dhamë prej tokës, e mos nxitoni ta jepni atë më të pavlefshmen nga ajo, e që ju nuk do ta pranonit për vete vetëm symbyllas. E, dijeni se All-llahu s'ka nevojë për ju, është i madhëruar.
2:267. O besimtarë! Jepni pa u kursyer nga të mirat që keni fituar dhe nga ato që jua kemi nxjerrë Ne nga frytet e tokës. Mos dhuroni nga ato gjëra të pavlefshme të pasurisë suaj e të cilat ju nuk do t'i pranonit ndryshe veçse symbyllur. Ta dini se Allahu është i Vetëmjaftueshëm dhe i Denjë për çdo lëvdatë.
2:267. O ju që keni besuar, shpenzoni nga të mirat që keni fituar dhe nga ajo që Ne kemi nxjerrë për ju nga toka. Dhe mos synoni atë që është e pavlefshme për të dhënë, ndërsa ju vetë nuk do ta pranonit atë, përveçse me sytë mbyllur. Dhe dijeni se Allahu është i Pasur, i Lavdishëm.
2:267. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU 'ENFIKU MIN TEJJIBATI MA KESEBTUM WE MIMMA 'EHREXHNA LEKUM MINEL-'ERDI WE LA TEJEMMEMUL-HABITHE MINHU TUNFIKUNE WE LESTUM BI'AHIDHIHI 'ILLA 'EN TUGMIDU FIHI WE A'LEMU 'ENNEL-LAHE GANIJUN HEMIDUN
C 2:268. Djalli ju frikëson nga varfëria dhe ju urdhëron për të këqija, e All-llahu ju garanton falje (mëkatesh) e begati; All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm.
2:268. Djalli ju frikëson me skamje e varfëri dhe ju urdhëron të bëni vepra të pamoralshme. Kurse Allahu ju premton faljen dhe mirësinë e Tij. Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëdijshëm.
2:268. Djalli ju premton varfëri dhe ju urdhëron për të keqen, ndërsa Allahu ju premton falje dhe një bollëk nga Ai. Dhe Allahu është i Gjithëpërfshirësi, i Dituri.
2:268. ESH-SHEJTANU JA'IDUKUMUL-FEKRE WE JE'MURUKUM BIL-FEHSHA'I WEL-LAHU JA'IDUKUM MEGFIRETEN MINHU WE FEDLEN WEL-LAHU WASI'UN 'ALIMUN
C 2:269. Ai ia dhuron urtësinë atij që do, e kujt i është dhënë urtësia, atij pra i është dhuruar mirësi e madhe, përveç të mençurve këtë nuk e kupton kush.
2:269. Ai ia jep urtësinë (të kuptuarit e Kuranit) kujt të dojë. Cilitdo që i është dhënë urtësia, vërtet që i është dhënë një mirësi e madhe. Por këtë nuk e kupton tjetërkush, përveç njerëzve të mençur.
2:269. Ai i jep urtësi kujt të dojë. Dhe kushdo që i është dhënë urtësia, me të vërtetë, atij i është dhënë shumë e mirë. Por vetëm ata që kanë mendje përkujtojnë.
2:269. JU'UTIL-HIKMETE MEN JESHA'U WE MEN JU'UTEL-HIKMETE FEKAD 'UTIJE HAJREN KETHIRAN WE MA JEDHDHEKKERU 'ILLA 'ULUL-'ELBABI
C 2:270. All-llahu di për atë që e keni dhënë nga pasuria ose keni zbatuar ndonjë premtim (nedhër), e për ata mëkatarët nuk ka ndonjë ndihmëtarë.
2:270. Çfarëdo gjëje që të jepni dhe çdo betim që të bëni, me siguri që Allahu ka dijeni për atë! Keqbërësit nuk do të kenë askënd që t'i ndihmojë.
2:270. Dhe çfarëdo që shpenzoni ose çfarëdo premtimi që bëni, me të vërtetë, Allahu e di atë. Dhe për të padrejtët nuk ka ndihmës.
2:270. WE MA 'ENFEKTUM MIN NEFEKATIN 'EW NEDHERTUM MIN NEDHRIN FE'INNALL-LLAHE JA'LEMUHU WE MA LILDHDHALIMINE MIN 'ENSARIN
C 2:271. Nëse lëmoshat i jepni haptazi, ajo është mirë, por nëse ato ua jepni të varfërve fshehurazi, ajo është edhe më e mirë për ju dhe Ai ua largon (me punë të mira) të këqijat. All-llahu është i njohur hollësisht për veprat tuaja.
2:271. T'i jepni lëmoshat haptazi, është gjë e mirë, por t'ua jepni ato të varfërve fshehurazi, është edhe më mirë dhe ju shlyen disa nga gjynahet tuaja. Allahu e njeh mirë çdo vepër që ju bëni.
2:271. Nëse e bëni të dukshme lëmoshën tuaj, kjo është mirë; por nëse e fshehni atë dhe ua jepni të varfërve, kjo është më e mirë për ju. Dhe Ai do t'ju shlyejë disa nga mëkatet tuaja. Dhe Allahu është i Gjithëinformuari për atë që bëni.
2:271. 'IN TUBDU ES-SEDEKATI FENI'IMMA HIJE WE 'IN TUHFUHA WE TU'UTUHAL-FUKARA'E FEHUWE HAJRUN LEKUM WE JUKEFFIRU 'ANKUM MIN SEJJI'ATIKUM WEL-LAHU BIMA TA'MELUNE HABIRUN
C 2:272. Nuk është obligim yti (Muhammed) udhëzimi i tyre (në rrugë të drejtë), All-llahu e shpie në rrugë të drejtë atë që do. Çkado që të jepni nga pasuria, e keni për veten tuaj, po mos jepni për tjetërkë, por vetëm për hir të All-llahut, e çkado që t'u jepni të tjerëve nga pasuria, ajo do t'u kompensohet në mënyrë të plotë duke mos u dëmtuar ju".
2:272. Ti (Muhamed) nuk e ke për detyrë t'i udhëzosh ata në rrugë të drejtë, por është Allahu Ai që udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë. Çfarëdo të mire që të jepni, është në dobinë juaj, nëse ju këtë e bëni vetëm për hir të Allahut! Çfarëdo që të jepni nga të mirat, do t'ju rikthehet e plotë dhe nuk do t'ju bëhet padrejtësi.
2:272. Nuk është përgjegjësia jote që t'i udhëzosh ata, por Allahu udhëzon kë të dojë. Dhe çfarëdo të mire që jepni, ajo është për veten tuaj. Dhe mos jepni përveçse duke kërkuar fytyrën e Allahut. Dhe çfarëdo të mire që jepni, ajo do t'ju kthehet dhe nuk do t'ju bëhet padrejtësi.
2:272. LEJSE 'ALEJKE HUDAHUM WE LEKINNALL-LLAHE JEHDI MEN JESHA'U WE MA TUNFIKU MIN HAJRIN FELI'ENFUSIKUM WE MA TUNFIKUNE 'ILLA EBTIGA'E WEXHHI ELLAHI WE MA TUNFIKU MIN HAJRIN JUWEFFE 'ILEJKUM WE 'ENTUM LA TUDHLEMUNE