Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 2:67. (Përkujtoni) Edhe kur Musai popullit të vet i tha: "All-llahu ju urdhëron ta therrni një lopë! Ata thanë: "A bën tallje me ne"? Ai tha: "All-llahut i mbështetem të më ruaj e të mos bëhem nga injorantët"!
2:67. Kujto kur Musai i tha kombit të vet: “Allahu ju urdhëron të therni një lopë!” Ata thanë: “A do të tallesh me ne?” - “Zoti më ruajt!” - tha Musai - “të bëhem unë nga të paditurit!”.
2:67. Dhe kujtoni kur Musai i tha popullit të tij: "Me të vërtetë, Allahu ju urdhëron të flijoni një lopë." Ata thanë: "A po tallesh me ne?" Ai tha: "Unë i kërkoj Allahut të më mbrojë që të jem nga të paditurit."
2:67. WE 'IDH KALE MUSA LIKAWMIHI 'INNALL-LLAHE JE'MURUKUM 'EN TEDHBEHU BEKARETEN KALU 'ETETTEHIDHUNA HUZUEN KALE 'A'UDHU BILLAHI 'EN 'EKUNE MINEL-XHAHILIN
C 2:68. Ata thanë: "Lute Zotin tënd për ne të na sqarojë çfarë është ajo"? Ai tha: "Ai thotë se ajo është një lopë as e vjetër (e moshuar) as e re (mëshqerë), është e mesme, zbatoni pra atë që urdhëroheni"!
2:68. Ata thanë: “Lutju Zotit tënd, që të na shpjegojë si duhet të jetë ajo!” Musai tha: “Ajo të jetë një lopë as plakë, as e re, por e mesme; pra, bëni atë që ju është urdhëruar!”
2:68. Ata thanë: "Lutju Zotit tënd për ne që të na sqarojë se çfarë është ajo." Ai tha: "Me të vërtetë, Ai thotë se është një lopë as shumë e vjetër dhe as shumë e re, por mesatare ndërmjet tyre. Pra, bëni atë që ju urdhërohet."
2:68. KALU ED'U LENA REBBEKE JUBEJJIN LENA MA HIJE KALE 'INNEHU JEKULU 'INNEHA BEKARETUN LA FARIDUN WE LA BIKRUN 'AWANUN BEJNE DHALIKE FAF'ALU MA TU'UMERUNE
C 2:69. Ata thanë: "Lute Zotin tënd për ne që të na sqarojë çfarë është ngjyra e saj"! Ai tha: "Ai thotë se ajo është një lopë e verdhë, ngjyra e saj është e fortë që kënaqë shikuesit".
2:69. Ata thanë: “Lutju Zotit tënd që të na shpjegojë çfarë ngjyre të ketë ajo!” Musai tha: “Ai thotë se ajo duhet të jetë lopë me ngjyrë të verdhë të ndezur, të cilën e pëlqejnë shikuesit”.
2:69. Ata thanë: "Lutju Zotit tënd për ne që të na sqarojë ngjyrën e saj." Ai tha: "Me të vërtetë, Ai thotë se është një lopë e verdhë, me një ngjyrë të theksuar që i gëzon shikuesit."
2:69. KALU ED'U LENA REBBEKE JUBEJJIN LENA MA LEWNUHA KALE 'INNEHU JEKULU 'INNEHA BEKARETUN SEFRA'U FAKI'UN LEWNUHA TESURRU EN-NADHIRINE
C 2:70. Ata thanë: "Lute Zotin tënd për ne që të na sqarojë çfarë është ajo, se lopët na janë përzier (janë bërë të ngjashme) e ne do të gjejmë ta vërtetën në dashtë All-llahu"!
2:70. Ata thanë: “Lutju Zotit tënd, që të na shpjegojë çfarë lloji të jetë, sepse lopët të gjitha na duken njësoj e ne, në dashtë Zoti, do të udhëzohemi në rrugën e drejtë”.
2:70. Ata thanë: "Lutju Zotit tënd për ne që të na sqarojë se çfarë është ajo, sepse lopët na duken të ngjashme; dhe me siguri ne, nëse Allahu do, do të udhëzohemi."
2:70. KALU ED'U LENA REBBEKE JUBEJJIN LENA MA HIJE 'INNEL-BEKARE TESHABEHE 'ALEJNA WE 'INNA 'IN SHA'EL-LAHU LEMUHTEDUNE
C 2:71. Ai tha: "Ai thotë se ajo është lopë jo e lodhur duke lëruar tokën as duke ujitur bimët, ajo është pa të meta dhe në të nuk ka shenjë (ngjyrë tjetër)"! Ata thanë: "E tash na e sqarove saktë dhe e therrën atë, e për pak e lanë pa e kryer punën".
2:71. Musai tha: “Ai thotë se lopa s'duhet të jetë e lodhur nga lërimi apo nga ujitja e tokës, por të jetë e shëndoshë dhe pa asnjë të metë”. Ata thanë: “Tani na the të vërtetën”. Kështu, ata e therën lopën, por desh e lanë pa flijuar.
2:71. Ai tha: "Me të vërtetë, Ai thotë se është një lopë që nuk është e përdorur për të lëruar tokën dhe as për të vaditur të mbjellat, pa të meta dhe me asnjë shenjë." Ata thanë: "Tani ke sjellë të vërtetën." Kështu e therrën atë, por gati sa nuk e bënë.
2:71. KALE 'INNEHU JEKULU 'INNEHA BEKARETUN LA DHELULUN TUTHIRUL-'ERDE WE LA TESKIL-HERTHE MUSELLEMETUN LA SHIJETE FIHA KALUL-'ANE XHI'TE BIL-HEKKI FEDHEBEHUHA WE MA KADU JEF'ALUNE
C 2:72. (Përkujtoni) Kur e patët mbytur një njeri dhe u kundërshtuat mes veti për te, e All-llahu është zbulues i asaj që e mbanit fshehtë.
2:72. Dhe, pasi vratë një njeri e u grindët me njëri-tjetrin në lidhje me të, Allahu e nxori në shesh atë që fshihnit ju.
2:72. Dhe kujtoni kur vratë një person dhe kundërshtuat njëri-tjetrin për të, por Allahu zbuloi atë që po fshihnit.
2:72. WE 'IDH KATELTUM NEFSEN FE EDDARE'TUM FIHA WEL-LAHU MUHRIXHUN MA KUNTUM TEKTUMUNE
C 2:73. E ne u thamë: "Mëshoni atij (të vdekurit) me një pjesë të saj (të lopës së therrur"!) Ja, kështu All-llahu i ngjallë të vdekurit dhe ua sqaron argumentet e veta, ashtu që të kuptoni.
2:73. Ne ju thamë: “Prekeni të vrarin me një copë të lopës së flijuar!” Dhe kështu, Allahu do t'i ngjallë të vdekurit dhe do t'ju tregojë mrekullitë e veta, që ju të kuptoni.
2:73. Pastaj Ne thamë: "Goditeni atë me një pjesë të saj." Kështu Allahu ngjall të vdekurit dhe ju tregon shenjat e Tij që të mund të kuptoni.
2:73. FEKULNA EDRIBUHU BIBA'DIHA KEDHALIKE JUHJI ELLAHUL-MEWTA WE JURIKUM 'AJATIHI LE'ALLEKUM TA'KILUNE
C 2:74. Edhe pas (fakteve të qarta) zemrat tuaja u bënë pasandej të forta si guri, e edhe më të forta, sepse ka nga gurët prej të cilëve gufojnë lumenj, e ka disa prej tyre që çahen dhe prej tyre buron ujë, madje ka prej tyre që nga frika ndaj Zotit rrokullisen tatëpjetë (nga maja e kodrës). All-llahu nuk është i pakujdesshëm ndaj asaj që veproni ju.
2:74. Por, pas kësaj, zemrat tuaja u forcuan e u bënë si guri, madje edhe më të forta. Në të vërtetë, ka gurë nga të cilët burojnë lumenj, ka të atillë që çahen e nga të cilët rrjedh uji, madje ka edhe syresh që rrëzohen nga frika e Allahut. Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj veprimeve tuaja.
2:74. Pastaj, pas kësaj, zemrat tuaja u ngurtësuan dhe u bënë si gur ose edhe më të ashpra. Dhe me të vërtetë, ka gurë nga të cilët burojnë lumenj, dhe ka prej tyre që çahen dhe prej tyre del ujë, dhe ka prej tyre që bien nga frika ndaj Allahut. Dhe Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që ju bëni.
2:74. THUMME KASET KULUBUKUM MIN BA'DI DHALIKE FEHIJE KALHIXHARETI 'EW 'ESHEDDU KASWETEN WE 'INNE MINEL-HIXHARETI LEMA JETEFEXHXHERU MINHUL-'ENHARU WE 'INNE MINHA LEMA JESHSHEKKAKU FEJEHRUXHU MINHUL-MA'U WE 'INNE MINHA LEMA JEHBITU MIN HASHJETI ELLAHI WE MALLAHU BIGAFILIN 'AMMA TA'MELUNE
C 2:75. A shpresoni se do t'u besojnë ata juve (jehuditë), kur dihet se një grup prej tyre dëgjuan fjalët e All-llahut, edhe pse i kishin kuptuar, e duke qenë të vetëdijshëm (ç'bënin) i ndryshuan ato.
2:75. Vërtet shpresoni ju (besimtarë) se ata (hebrenjtë) do t'ju besonin ju, ndërkohë që disa prej tyre i dëgjonin fjalët e Allahut dhe, pasi i kuptonin, me vetëdije i shtrembëronin ato?!
2:75. A prisni që ata të besojnë për ju ndërsa një grup prej tyre dëgjonin fjalën e Allahut dhe pastaj e ndryshonin atë pasi e kishin kuptuar, ndërsa e dinin?
2:75. 'EFETETMA'UNE 'EN JU'UMINU LEKUM WE KAD KANE FERIKUN MINHUM JESMA'UNE KELAMEL-LAHI THUMME JUHERRIFUNEHU MIN BA'DI MA 'AKALUHU WE HUM JA'LEMUNE
C 2:76. E kur i takonin ata që kishin besuar (muslimanët) thonin: "Ne kemi besuar! E kur veçoheshin ata mes veti thonin: "A po ju tregoni atyre (muslimanëve) për atë që All-llahu ua shpalli juve (në Tevrat rreth Muhammedit), që ata para Zotit tuaj të kenë argumente kundër jush. A nuk jeni duke kuptuar".
2:76. Kur takohen me besimtarët, ata thonë: “Ne besojmë”, e kur ngelin vetëm me njëri-tjetrin, ata thonë: “A u tregoni atyre, atë që ua ka shpallur Allahu (në Teurat), për ta përdorur si argument kundër jush te Zoti juaj? A nuk po mendoni?”
2:76. Dhe kur takojnë ata që kanë besuar, ata thonë: "Ne kemi besuar." Por kur janë vetëm me njëri-tjetrin, ata thonë: "A po tregoni atyre atë që Allahu ju ka zbuluar, që ata të mund të diskutojnë kundër jush para Zotit tuaj?" A nuk kuptoni?
2:76. WE 'IDHA LEKUL-LEDHINE 'AMENU KALU 'AMENNA WE 'IDHA HALA BA'DUHUM 'ILA BA'DIN KALU 'ETUHEDDITHUNEHUM BIMA FETEHEL-LAHU 'ALEJKUM LIJUHAXHXHUKUM BIHI 'INDE RABBIKUM 'EFELA TA'KILUNE
C 2:77. A thua nuk e dinë ata (jehuditë) se All-llahu e di atë çka e fshehin dhe atë çka e publikojnë?
2:77. A nuk e dinë ata se Allahu di çfarë fshehin dhe çfarë shpallin?!
2:77. A nuk e dinë ata se Allahu e di atë që ata fshehin dhe atë që shpallin?
2:77. 'EWELA JA'LEMUNE 'ENNEL-LAHE JA'LEMU MA JUSIRRUNE WE MA JU'LINUNE