U kopjua
        
        
            
                
 
                Kur'ani Fisnik
                kërkim në gjuhën shqipe
            
            
            
                
                    Kërkuat fjalën:
                
                
                    Ajete: 11
                
             
            
            
            
            
                    
                    
                        
                        Sherif Ahmeti
                        
                        Hasan Nahi
                        
                        ChatGPT
                        
                        Transliterimi
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    2:63.
                            (Përkujtoni) Kur Ne patëm marrë prej jush besën tuaj, ngritëm mbi ju (kodrën) Turin (u thamë): veproni sipas atij (Tevratit) që ua dhamë me seriozitet, e mësoni atë që është në te, ashtu që të ruheni.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:63.
                            Kujtoni (o hebrenj) kur morëm besën tuaj dhe ngritëm mbi ju malin Tur, duke thënë: “Merreni seriozisht atë që ju dhamë dhe mbani në mendje rregullat e saj, në mënyrë që të ruheni nga gjynahet!”
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:63.
      Dhe kujtoni kur Ne morëm besën tuaj dhe ngritëm malin mbi ju, duke thënë: "Merreni fort atë që ju kemi dhënë dhe dëgjoni." Ata thanë: "Ne dëgjojmë dhe nuk bindemi." Dhe për shkak të mosbesimit të tyre, dashuria për viçin ishte përvetësuar në zemrat e tyre. Thuaj: "Sa e keqe është ajo që besimi juaj ju urdhëron, nëse jeni besimtarë!"
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:63.
                            WE 'IDH 'EHADHNA MITHAKAKUM WE REFA'NA FEWKAKUMUT-TURE HUDHU MA 'ATEJNAKUM BIKUWETIN WE EDHKURU MA FIHI LE'ALLEKUM TETTEKUNE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    2:64.
                            E pas asaj (besës) ju më vonë ia kthyet shpinën, e po të mos ishte mirësia dhe mëshira e All-llahut ndaj jush, ju do të ishit prej të dëshpruarve (në të dy jetërat).
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:64.
                            Por më pas, ju i kthyet shpinën (besëlidhjes) dhe, sikur të mos ishte mirësia e Allahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, do të ishit të humbur.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:64.
      Dhe pastaj ju u kthyet pas kësaj. Dhe nëse nuk do të ishte mirësia e Allahut mbi ju dhe mëshira e Tij, ju do të ishit prej të humburve.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:64.
                            THUMME TEWELLEJTUM MIN BA'DI DHALIKE FELEWLA FEDLU ELLAHI 'ALEJKUM WE REHMETUHU LEKUNTUM MINEL-HASIRINE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    2:65.
                            Ju tanimë e keni të njohur çështjen e atyre nga mesi juaj që nuk respektuan (urdhrin) në të shtunën, e Ne u thamë: Shndërrohuni në majmunë të përbuzur!
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:65.
                            Sigurisht që ju keni dëgjuar për ata prej jush që shkelën Sabatin dhe të cilëve Ne u thamë: “Bëhuni majmunë të përçmuar e të urryer!”.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:65.
      Dhe ju e dini për ata midis jush që shkelnin të shtunën. Dhe Ne u thamë atyre: "Bëhuni majmunë të përçmuar."
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:65.
                            WE LEKAD 'ALIMTUMUL-LEDHINE A'TEDEW MINKUM FI ES-SEBTI FEKULNA LEHUM KUNU KIREDETEN HASI'INE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    2:66.
                            Atë (shndërrim të tyre) e bëmë masë ndëshkuese për ata që e përjetuan (me sy) dhe për pastajshmit, por edhe si këshillë për të devotshmit.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:66.
                            Këtë dënim e bëmë paralajmërim për bashkëkohësit dhe për brezat e tyre pasardhës, si dhe këshillë për ata që i frikësohen Allahut.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:66.
      Dhe Ne e bëmë atë një paralajmërim për ata që ishin të pranishëm dhe për ata që do të vinin pas tyre, dhe një këshillë për ata që janë të devotshëm.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:66.
                            FEXHE'ALNAHA NEKALEN LIMA BEJNE JEDEJHA WE MA HALFEHA WE MEW'IDHETEN LILMUTTEKINE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    2:67.
                            (Përkujtoni) Edhe kur Musai popullit të vet i tha: "All-llahu ju urdhëron ta therrni një lopë! Ata thanë: "A bën tallje me ne"? Ai tha: "All-llahut i mbështetem të më ruaj e të mos bëhem nga injorantët"!
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:67.
                            Kujto kur Musai i tha kombit të vet: “Allahu ju urdhëron të therni një lopë!” Ata thanë: “A do të tallesh me ne?” - “Zoti më ruajt!” - tha Musai - “të bëhem unë nga të paditurit!”.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:67.
      Dhe kujtoni kur Musai i tha popullit të tij: "Me të vërtetë, Allahu ju urdhëron të flijoni një lopë." Ata thanë: "A po tallesh me ne?" Ai tha: "Unë i kërkoj Allahut të më mbrojë që të jem nga të paditurit."
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:67.
                            WE 'IDH KALE MUSA LIKAWMIHI 'INNALL-LLAHE JE'MURUKUM 'EN TEDHBEHU BEKARETEN KALU 'ETETTEHIDHUNA HUZUEN KALE 'A'UDHU BILLAHI 'EN 'EKUNE MINEL-XHAHILIN
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    2:68.
                            Ata thanë: "Lute Zotin tënd për ne të na sqarojë çfarë është ajo"? Ai tha: "Ai thotë se ajo është një lopë as e vjetër (e moshuar) as e re (mëshqerë), është e mesme, zbatoni pra atë që urdhëroheni"!
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:68.
                            Ata thanë: “Lutju Zotit tënd, që të na shpjegojë si duhet të jetë ajo!” Musai tha: “Ajo të jetë një lopë as plakë, as e re, por e mesme; pra, bëni atë që ju është urdhëruar!”
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:68.
      Ata thanë: "Lutju Zotit tënd për ne që të na sqarojë se çfarë është ajo." Ai tha: "Me të vërtetë, Ai thotë se është një lopë as shumë e vjetër dhe as shumë e re, por mesatare ndërmjet tyre. Pra, bëni atë që ju urdhërohet."
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:68.
                            KALU ED'U LENA REBBEKE JUBEJJIN LENA MA HIJE KALE 'INNEHU JEKULU 'INNEHA BEKARETUN LA FARIDUN WE LA BIKRUN 'AWANUN BEJNE DHALIKE FAF'ALU MA TU'UMERUNE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    2:69.
                            Ata thanë: "Lute Zotin tënd për ne që të na sqarojë çfarë është ngjyra e saj"! Ai tha: "Ai thotë se ajo është një lopë e verdhë, ngjyra e saj është e fortë që kënaqë shikuesit".
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:69.
                            Ata thanë: “Lutju Zotit tënd që të na shpjegojë çfarë ngjyre të ketë ajo!” Musai tha: “Ai thotë se ajo duhet të jetë lopë me ngjyrë të verdhë të ndezur, të cilën e pëlqejnë shikuesit”.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:69.
      Ata thanë: "Lutju Zotit tënd për ne që të na sqarojë ngjyrën e saj." Ai tha: "Me të vërtetë, Ai thotë se është një lopë e verdhë, me një ngjyrë të theksuar që i gëzon shikuesit."
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:69.
                            KALU ED'U LENA REBBEKE JUBEJJIN LENA MA LEWNUHA KALE 'INNEHU JEKULU 'INNEHA BEKARETUN SEFRA'U FAKI'UN LEWNUHA TESURRU EN-NADHIRINE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    2:70.
                            Ata thanë: "Lute Zotin tënd për ne që të na sqarojë çfarë është ajo, se lopët na janë përzier (janë bërë të ngjashme) e ne do të gjejmë ta vërtetën në dashtë All-llahu"!
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:70.
                            Ata thanë: “Lutju Zotit tënd, që të na shpjegojë çfarë lloji të jetë, sepse lopët të gjitha na duken njësoj e ne, në dashtë Zoti, do të udhëzohemi në rrugën e drejtë”.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:70.
      Ata thanë: "Lutju Zotit tënd për ne që të na sqarojë se çfarë është ajo, sepse lopët na duken të ngjashme; dhe me siguri ne, nëse Allahu do, do të udhëzohemi."
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:70.
                            KALU ED'U LENA REBBEKE JUBEJJIN LENA MA HIJE 'INNEL-BEKARE TESHABEHE 'ALEJNA WE 'INNA 'IN SHA'EL-LAHU LEMUHTEDUNE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    2:71.
                            Ai tha: "Ai thotë se ajo është lopë jo e lodhur duke lëruar tokën as duke ujitur bimët, ajo është pa të meta dhe në të nuk ka shenjë (ngjyrë tjetër)"! Ata thanë: "E tash na e sqarove saktë dhe e therrën atë, e për pak e lanë pa e kryer punën".
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:71.
                            Musai tha: “Ai thotë se lopa s'duhet të jetë e lodhur nga lërimi apo nga ujitja e tokës, por të jetë e shëndoshë dhe pa asnjë të metë”. Ata thanë: “Tani na the të vërtetën”. Kështu, ata e therën lopën, por desh e lanë pa flijuar.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:71.
      Ai tha: "Me të vërtetë, Ai thotë se është një lopë që nuk është e përdorur për të lëruar tokën dhe as për të vaditur të mbjellat, pa të meta dhe me asnjë shenjë." Ata thanë: "Tani ke sjellë të vërtetën." Kështu e therrën atë, por gati sa nuk e bënë.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:71.
                            KALE 'INNEHU JEKULU 'INNEHA BEKARETUN LA DHELULUN TUTHIRUL-'ERDE WE LA TESKIL-HERTHE MUSELLEMETUN LA SHIJETE FIHA KALUL-'ANE XHI'TE BIL-HEKKI FEDHEBEHUHA WE MA KADU JEF'ALUNE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    2:72.
                            (Përkujtoni) Kur e patët mbytur një njeri dhe u kundërshtuat mes veti për te, e All-llahu është zbulues i asaj që e mbanit fshehtë.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:72.
                            Dhe, pasi vratë një njeri e u grindët me njëri-tjetrin në lidhje me të, Allahu e nxori në shesh atë që fshihnit ju.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:72.
      Dhe kujtoni kur vratë një person dhe kundërshtuat njëri-tjetrin për të, por Allahu zbuloi atë që po fshihnit.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:72.
                            WE 'IDH KATELTUM NEFSEN FE EDDARE'TUM FIHA WEL-LAHU MUHRIXHUN MA KUNTUM TEKTUMUNE
                            
                         
                        
                        
                     
                
                    
                        
                        
                        
                        
                            
                            C
                            
                                
                                    2:73.
                            E ne u thamë: "Mëshoni atij (të vdekurit) me një pjesë të saj (të lopës së therrur"!) Ja, kështu All-llahu i ngjallë të vdekurit dhe ua sqaron argumentet e veta, ashtu që të kuptoni.
                                
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:73.
                            Ne ju thamë: “Prekeni të vrarin me një copë të lopës së flijuar!” Dhe kështu, Allahu do t'i ngjallë të vdekurit dhe do t'ju tregojë mrekullitë e veta, që ju të kuptoni.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:73.
      Pastaj Ne thamë: "Goditeni atë me një pjesë të saj." Kështu Allahu ngjall të vdekurit dhe ju tregon shenjat e Tij që të mund të kuptoni.
                            
                         
                        
                        
                            
                            
                                2:73.
                            FEKULNA EDRIBUHU BIBA'DIHA KEDHALIKE JUHJI ELLAHUL-MEWTA WE JURIKUM 'AJATIHI LE'ALLEKUM TA'KILUNE