U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
2:137.
Në qoftë se ata besuan ashtu siç besuat ju, ata vërtet kanë gjetur rrugën e drejtë, e nëse refuzojnë, atëherë ata janë kundërshtarë (opozitë), po ty (Muhammed) kundër tyre do të mjaftojë All-llahu. Ai është dëgjuesi, i dijshmi.
2:137.
Nëse ata besojnë në atë që besoni edhe ju, atëherë janë në rrugën e drejtë. E, nëse ia kthejnë shpinën asaj, atëherë sigurisht që do të përçahen. Por Allahu të mjafton ty (Muhamed si mbrojtës) kundër atyre. Ai i dëgjon dhe i di të gjitha.
2:137.
Pra, nëse ata besojnë siç besoni ju, atëherë ata janë udhëzuar. Por nëse ata kthehen, atëherë ata janë në kundërshtim. Dhe Allahu do të mjaftojë për ty kundër tyre. Dhe Ai është Dëgjuesi, i Dituri.
2:137.
FE'IN 'AMENU BIMITHLI MA 'AMENTUM BIHI FEKADI EHTEDEW WE 'IN TEWELLEW FE'INNEMA HUM FI SHIKAKIN FESEJEKFIKEHUMU ELLAHU WE HUWE ES-SEMI'UL-'ALIMU
C
2:138.
(Kjo fe jona është) Ngjyrosje e All-llahut, e kush ngjyros (me fe) më mirë se All-llahu. Ne vetëm atë e adhurojmë.
2:138.
Thoni: “Kjo fe është “ngjyra” që na ka dhënë Allahu! S'ka “ngjyrë” më të bukur se ajo që jep Allahu! Ne vetëm Atë adhurojmë!”
2:138.
Ngjyra e Allahut. Dhe kush është më i mirë në ngjyrë se Allahu? Dhe ne jemi adhuruesit e Tij.
2:138.
SIBGATEL-LAHI WE MEN 'EHSENU MINEL-LAHI SIBGATEN WE NEHNU LEHU 'ABIDUNE
C
2:139.
Thuaj: "A doni të grindeni me ne për All-llahun, e Ai është Zoti ynë dhe Zoti juaj dhe ne kemi vepra (shpërblimin e veprave) tona, e ju keni veprat tuaja. Por ne jemi (besimtarë) të sinqertë ndaj Tij".
2:139.
Thuaj: “A mos doni të haheni me ne për Allahun, kur Ai është Zoti ynë dhe Zoti juaj?! Ne jemi përgjegjës për veprat tona, kurse ju për tuajat. Ne vetëm Atij i përkushtohemi.”
2:139.
Thuaj: "A po debatoni me ne për Allahun, ndërsa Ai është Zoti ynë dhe Zoti juaj? Për ne janë veprat tona dhe për ju janë veprat tuaja. Dhe ne jemi të sinqertë ndaj Tij."
2:139.
KUL 'ETUHAXHXHUNENA FI ELLAHI WE HUWE REBBUNA WE REBBUKUM WE LENA 'A'MALUNA WE LEKUM 'A'MALUKUM WE NEHNU LEHU MUHLISUNE
C
2:140.
A pretendoni se Ibrahimi, Ismaili, Is'haku, Jakubi dhe pasardhësit kanë qenë jehudi ose të krishterë? Thuaj: "A e dini ju më mirë apo All-llahu? Kush është më mizor se ai, që e ka dëshminë e All-llahut pranë vetes dhe e fshehë. All-llahu nuk është i panjoftuar me veprimet tuaja".
2:140.
A po thoni se Ibrahimi, Ismaili, Is'haku, Jakubi dhe Esbatët kanë qenë çifutë (me fe), ose të krishterë? Thuaju: “A e dini më mirë ju apo Allahu? Kush është më keqbërës se ai që fsheh të vërtetën e ardhur prej Allahut? Por Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj veprave që punoni ju”.
2:140.
Apo thoni se Ibrahimi, Ismaili, Is'haku, Jakubi dhe pasardhësit ishin hebrenj ose të krishterë? Thuaj: "A e dini më mirë ju apo Allahu?" Dhe kush është më i padrejtë se ai që fsheh një dëshmi që ka nga Allahu? Dhe Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëni.
2:140.
'EM TEKULUNE 'INNE 'IBRAHIME WE 'ISMA'ILE WE 'ISHAKA WE JA'KUBE WEL-'ESBATE KANU HUDEN 'EW NESARA KUL 'E'ENTUM 'A'LEMU 'EMI ELLAHU WE MEN 'EDHLEMU MIMMEN KETEME SHEHADETEN 'INDEHU MINEL-LAHI WE MALLAHU BIGAFILIN 'AMMA TA'MELUNE
C
2:141.
Ai ishte një popull që shkoi, të cilit i takoi ajo që fitoi, e juve u takon ajo që fituat, prandaj ju nuk jeni përgjegjës për atë që ata vepruan.
2:141.
Ata njerëz tashmë kanë kaluar. Ata do të kenë çfarë kanë merituar dhe ju do të keni atë që meritoni e nuk do të pyeteni për veprat e tyre.
2:141.
Ata ishin një popull që kaloi. Për ta është ajo që ata fituan, dhe për ju është ajo që ju fitoni. Dhe ju nuk do të pyeteni për atë që ata bënë.
2:141.
TILKE 'UMMETUN KAD HALET LEHA MA KESEBET WE LEKUM MA KESEBTUM WE LA TUS'ELUNE 'AMMA KANU JA'MELUNE
C
2:142.
Disa mendjelehtë nga njerëzit do të thonë: "Çka i ktheu ata (muslimanët) prej kibles (drejtimit) në të cilin ishin ata (Kudsi)? Thuaj: "Të All-llahut janë lindja dhe perëndimi, Ai e vë në rrugën e drejtë atë që do".
2:142.
Disa mendjelehtë (nga ithtarët e Librit) do të thonë: “Ç'i ktheu ata prej kiblës së tyre?” Thuaju: “Të Allahut janë Lindja dhe Perëndimi. Ai udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë”.
2:142.
Do të thonë të marrëzit midis njerëzve: "Çfarë i ktheu ata nga kiblaja e tyre që ata kishin më parë?" Thuaj: "Allahut i përket lindja dhe perëndimi. Ai udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë."
2:142.
SEJEKULU ES-SUFEHA'U MINE EN-NASI MA WE LLAHUM 'AN KIBLETIHIMU ELLETI KANU 'ALEJHA KUL LILLAHIL-MESHRIKU WEL-MEGRIBU JEHDI MEN JESHA'U 'ILA SIRATIN MUSTEKIMIN
C
2:143.
Dhe ashtu (siç ju udhëzuam në fenë islame) Ne u bëmë juve një pupull të drejtë (një mes të zgjedhur) për të qenë ju dëshmitarë (në ditën e gjykimit) ndaj njerëzve, dhe për të qenë i dërguari dëshmitar ndaj jush. E Kiblen nga e cila ti u drejtove nuk e bëmë për tjetër, vetëm se për të provuar atë që shkon pas të dërguarit, nga ai që kthehet prapa, ndonëse kjo ka qenë vështirë (për disa), por jo edhe për ata që All-llahu i drejtoi. All-llahu nuk është që t'ua humbë besimin tuaj. S'ka dyshim se All-llahu është shumë i butë dhe mëshirues ndaj njerëzve.
2:143.
Kështu, Ne ju kemi bërë një bashkësi të drejtë, që të bëheni dëshmitarë përmbi njerëzit dhe që i Dërguari të jetë dëshmitar përmbi ju. Ne nuk e kemi bërë kthimin tënd nga Qabeja (o Muhamed) për tjetër arsye, por vetëm për t'i dalluar ata që i shkojnë pas të Dërguarit, nga ata që kthehen nga thembrat (që tërhiqen nga besimi tek ai). Kjo provë ka qenë e rëndë (për njerëzit), por jo për ata që Allahu i ka udhëzuar. Dijeni se Allahu nuk ua humb besimin tuaj (d.m.th. namazin që keni falur nga Kudsi). Në të vërtetë, Allahu është Përdëllimtar dhe i Mëshirshëm me njerëzit.
2:143.
Dhe kështu Ne ju kemi bërë një komb të drejtë që të jeni dëshmitarë mbi njerëzit dhe që i Dërguari të jetë dëshmitar mbi ju. Dhe Ne nuk e bëmë kiblen që ti kishe përveçse për të dalluar ata që ndjekin të Dërguarin nga ata që kthehen pas. Dhe me të vërtetë, kjo ishte e rëndë, përveç për ata që Allahu i ka udhëzuar. Dhe Allahu nuk e lë të humbasë besimin tuaj. Me të vërtetë, Allahu është i Butë, i Mëshirshëm.
2:143.
WE KEDHELIKE XHE'ALNAKUM 'UMMETEN WESETEN LITEKUNU SHUHEDA'E 'ALA EN-NASI WE JEKUNE ER-RESULU 'ALEJKUM SHEHIDAN WE MA XHE'ALNAL-KIBLETEL-LETI KUNTE 'ALEJHA 'ILLA LINA'LEME MEN JETTEBI'U ER-RESULE MIMMEN JENKALIBU 'ALA 'AKIBEJHI WE 'IN KANET LEKEBIRETEN 'ILLA 'ALEL-LEDHINE HEDALLAHU WE MA KANEL-LAHU LIJUDI'A 'IMANEKUM 'INNALL-LLAHE BIN-NASI LERE'UFUN REHIMUN
C
2:144.
Ne shumë herë po shohim kthimin e fytyrës tënde kah qielli, e Ne gjithqysh do të drejtojmë ty në drejtim të një kibleje (Qabja) që ti e do atë. Pra kthehu anës së xhamisë së shenjtë (Qabes), dhe kudo që të jeni (o besimtarë) kthehuni kah ajo anë. E atyre që u është dhurruar libri, ata e dinë sigurisht se kjo (kthesë) është e vërtetë nga Zoti i tyre. E All-llahut nuk mund t'i fshihet ajo që veprojnë ata.
2:144.
Ne të pamë ty (Muhamed) që vazhdimisht drejtoje shikimin nga qielli. Mirë pra, Ne do të të kthejmë ty nga kibla që të kënaq ty. Prandaj, ktheje fytyrën tënde nga Xhamia e Shenjtë (Qabeja)! Dhe kudo që të gjendeni, kthejeni fytyrën tuaj nga ajo anë! Pa dyshim, ata që u është dhënë Libri (Teurati), e dinë se drejtimi nga Qabeja është e vërteta prej Zotit të tyre. Allahu nuk është i pakujdesshëm ndaj punëve që ata bëjnë.
2:144.
Me të vërtetë, Ne kemi parë kthimin e fytyrës tënde drejt qiellit. Prandaj, Ne do të të kthejmë drejt një kibla që të kënaq ty. Ktheje fytyrën tënde drejt Xhamisë së Shenjtë. Dhe kudo që të jeni, ktheni fytyrat tuaja drejt saj. Dhe me të vërtetë, ata që u është dhënë Libri e dinë se kjo është e vërteta nga Zoti i tyre. Dhe Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëjnë.
2:144.
KAD NERA TEKALLUBE WEXHHIKE FI ES-SEMA'I FELENUWELLIJENNEKE KIBLETEN TERDAHA FEWELLI WEXHHEKE SHETREL-MESXHIDIL-HERAMI WE HEJTHU MA KUNTUM FEWELLU WUXHUHEKUM SHETREHU WE 'INNEL-LEDHINE 'UTUL-KITABE LEJA'LEMUNE 'ENNEHUL-HEKKU MIN RABBIHIM WE MALLAHU BIGAFILIN 'AMMA JA'MELUNE
C
2:145.
Po edhe sikur t'u sillshe ti çdo lloj argumenti atyre që u është dhënë libri, ata nuk pasojnë kiblen tënde, e as ti nuk do të pasosh kiblen e tyre, po asnjëra palë nuk do ta pasojë kiblen e tjetrës. E pas dijes, e cila të ka ardhur, po e zëmë se ishe vënë pas dëshirave të tyre, atëherë ti do të ishe mizor.
2:145.
Edhe sikur t'u sillje të gjitha provat atyre që u është dhënë Libri, ata prapëseprapë nuk do ta pranonin kiblën tënde, por edhe ti nuk do ta pranosh kiblën e tyre dhe askush nga ata nuk do të pranonte kiblën e njëri-tjetrit. E, nëse ti, pasi të është zbritur dituria, do të ndiqje dëshirat e tyre, atëherë pa dyshim që do të ishe një nga keqbërësit.
2:145.
Dhe sikur t'u sillje atyre që u është dhënë Libri çdo shenjë, ata nuk do të ndiqnin kiblen tënde. Dhe as ti nuk je ndjekës i kiblës së tyre. Dhe disa prej tyre nuk ndjekin kiblen e të tjerëve. Dhe nëse ndjek dëshirat e tyre pas diturisë që të ka ardhur ty, atëherë me të vërtetë, do të ishe prej të padrejtëve.
2:145.
WE LE'IN 'ETEJTEL-LEDHINE 'UTUL-KITABE BIKULLI 'AJETIN MA TEBI'U KIBLETEKE WE MA 'ENTE BITABI'IN KIBLETEHUM WE MA BA'DUHUM BITABI'IN KIBLETE BA'DIN WE LE'INI ETTEBA'TE 'EHWA'EHUM MIN BA'DI MA XHA'EKE MINEL-'ILMI 'INNEKE 'IDHEN LEMINE EDH-DHALIMINE
C
2:146.
Atyre që ua kemi dhënë librin, ata e njohin ate (Muhammedin) siç i njohin bijtë e vet, e një grup pre tyre edhe pse e dinë këtë, janë duke e fshehur të vërtetën.
2:146.
Ata që u kemi dhënë Librin, e njohin atë (Profetin a.s.), ashtu siç i njohin bijtë e tyre, por disa prej tyre e fshehin të vërtetën, duke e ditur mirë.
2:146.
Ata të cilëve Ne u kemi dhënë Librin e njohin atë siç njohin bijtë e tyre. Por me të vërtetë, një grup prej tyre e fsheh të vërtetën duke e ditur.
2:146.
EL-LEDHINE 'ATEJNAHUMUL-KITABE JA'RIFUNEHU KEMA JA'RIFUNE 'EBNA'EHUM WE 'INNE FERIKEN MINHUM LEJEKTUMUNEL-HEKKA WE HUM JA'LEMUNE
C
2:147.
E vërteta është nga Zoti yt, pra kurrsesi mos u bën nga ata që dyshojnë.
2:147.
E vërteta është prej Zotit Tënd; pra, kurrsesi mos u bëj nga ata që dyshojnë.
2:147.
E vërteta është nga Zoti yt, prandaj mos ji nga ata që dyshojnë.
2:147.
EL-HEKKU MIN RABBIKE FELA TEKUNENNE MINEL-MUMTERINE