U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
2:215.
Të pyesin se ç'do të japin. Thuaj: "Atë që jepni prej pasurisë jepni për prindërit, jepni për të afërmit, për bonjakët, për të varfërit, për kurbetçinjtë. E çdo të mirë që punoni, s'ka dyshim se All-llahu e di.
2:215.
Të pyesin ty çfarë të japin si lëmoshë. Thuaju: “Çfarëdo bamirësie që bëni, ajo le t'u takojë prindërve, farefisit, jetimëve, të varfërve dhe udhëtarëve. Çfarëdo të mire që bëni, Allahu e di atë”.
2:215.
Të pyesin për çfarë duhet të japin. Thuaj: "Çfarëdo që jepni nga pasuria juaj le të jetë për prindërit, të afërmit, jetimët, të varfërit dhe udhëtarin. Dhe çfarëdo të mire që bëni, me të vërtetë, Allahu e di atë."
2:215.
JES'ELUNEKE MADHA JUNFIKUNE KUL MA 'ENFEKTUM MIN HAJRIN FELILWALIDEJNI WEL-'EKREBINE WEL-JETAMA WEL-MESAKINI WE EBNI ES-SEBILI WE MA TEF'ALU MIN HAJRIN FE'INNALL-LLAHE BIHI 'ALIMUN
C
2:216.
Juve u është bërë obligim lufta, ndonëse ju e urreni atë. Por mund që ju ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send, e ai është dëm për ju. All-llahu e di (fundin e çdo sendi) e ju nuk dini.
2:216.
Lufta është bërë detyrim për ju, ndonëse e urreni. Por mund ta urreni një gjë, ndërkohë që ajo është e mirë për ju e mund ta doni një gjë, ndërkohë që ajo është e dëmshme për ju. Allahu di, kurse ju nuk dini.
2:216.
Lufta ju është urdhëruar, ndonëse është e urryer për ju. Por mund të jetë se ju urreni diçka që është e mirë për ju dhe mund të jetë se ju pëlqeni diçka që është e keqe për ju. Dhe Allahu e di, ndërsa ju nuk dini.
2:216.
KUTIBE 'ALEJKUMUL-KITALU WE HUWE KURHUN LEKUM WE 'ASA 'EN TEKREHU SHEJ'EN WE HUWE HAJRUN LEKUM WE 'ASA 'EN TUHIBBU SHEJ'AN WE HUWE SHERRUN LEKUM WEL-LAHU JA'LEMU WE 'ENTUM LA TA'LEMUNE
C
2:217.
Të pyesin për luftën në muajin e shenjtë, thuaj: "Lufta në të është e madhe (mëkat i madh), por pengimi nga rruga e All-llahut, mosbesimi ndaj Tij, pengimi nga xhamia e shenjtë (Qabja) dhe dëbimi i banorëve të saj nga ajo, janë mëkate edhe më të mëdha tek All-llahu. E provokimi (kundër muslimanëve) është edhe më i madh se mbytja. Ata do t'ju luftojnë juve vazhdimisht për t'ju zbrapsur, nëse munden, nga feja juaj. E kush zbrapset prej jush nga feja e tij dhe vdes si pabesimtar, ata i kanë zhdukur veprat e veta në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Të tillët janë banorë të zjarrit dhe në te do të qëndrojnë përjetshëm.
2:217.
Të pyesin ty për muajin e shenjtë, për luftën në të. Thuaju: “Luftimi në atë kohë është gjynah i madh, por pengimi i njerëzve prej udhës së Allahut, mohimi i Tij, pengimi i njerëzve nga vizita e Xhamisë së Shenjtë dhe dëbimi i banorëve të saj nga ajo, janë gjynah më i madh tek Allahu. Kurse adhurimi i idhujve është gjynah më i madh se vrasja.” Ata vazhdimisht do të luftojnë kundër jush, që të mund t'ju kthejnë nga besimi juaj. Ata që e mohojnë fenë dhe vdesin si mohues, - veprat e tyre (të mira) do të humbasin në këtë botë dhe në tjetrën. Ata do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
2:217.
Të pyesin për luftën në muajin e shenjtë. Thuaj: "Lufta në të është një mëkat i madh. Por përndjekja nga feja është më e madhe sesa vrasja. Dhe përndjekja vazhdon të jetë më e madhe se vrasja." Ata nuk do të pushojnë së luftuari kundër jush derisa t'ju kthejnë nga feja juaj, nëse munden. Dhe kushdo që kthehet nga feja e tij dhe vdes si jobesimtar, ata janë ata veprat e të cilëve do të jenë të pavlefshme në këtë botë dhe në botën tjetër. Dhe ata janë banorët e zjarrit; ata do të jenë aty përgjithmonë.
2:217.
JES'ELUNEKE 'ANI ESH-SHEHRIL-HERAMI KITALIN FIHI KUL KITALUN FIHI KEBIRUN WE SEDDUN 'AN SEBILI ELLAHI WE KUFRUN BIHI WEL-MESXHIDIL-HERAMI WE 'IHRAXHU 'EHLIHI MINHU 'EKBERU 'INDEL-LAHI WEL-FITNETU 'EKBERU MINEL-KATLI WE LA JEZALUNE JUKATILUNEKUM HETTA JERUDDUKUM 'AN DINIKUM 'INI ESTETA'U WE MEN JERTEDID MINKUM 'AN DINIHI FEJEMUT WE HUWE KAFIRUN FE'ULA'IKE HEBITET 'A'MALUHUM FI ED-DUNJA WEL-'AHIRETI WE 'ULA'IKE 'ESHABU EN-NARI HUM FIHA HALIDUNE
C
2:218.
Ata të cilët besuan, ata që u shpërngulën dhe luftuan në rrugën e All-llahut, ata meritojnë të shpresojnë në mëshirën e Tij. All-llahu falë shumë dhe është mëshirues.
2:218.
Vërtet, ata që besuan dhe ata që mërguan e luftuan në rrugë të Allahut, pikërisht ata shpresojnë në mëshirën e Allahut. Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.
2:218.
Me të vërtetë, ata që kanë besuar dhe ata që kanë migruar dhe janë përpjekur në rrugën e Allahut – ata shpresojnë në mëshirën e Allahut. Dhe Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
2:218.
'INNEL-LEDHINE 'AMENU WEL-LEDHINE HAXHERU WE XHAHEDU FI SEBILI ELLAHI 'ULA'IKE JERXHUNE REHMETEL-LAHI WEL-LAHU GAFURUN REHIMUN
C
2:219.
Të pyesin ty për verën dhe bixhozin. Thuaj: "Që të dyja janë mëkat i madh, e ka edhe dobi në to (të pakta) për njerëz, por dëmi i tyre është më i madh se dobia e tyre. Të pyesin ty edhe se ç'do të japin. Thuaj: "Tepricën"! Kështu ua sqaron All-llahu juve argumentet ashtu që të mendoni (çka është mirë e çka është keq).
2:219.
Të pyesin ty për verën dhe kumarin. Thuaju: “Ato sjellin dëme të mëdha (gjynahe), por edhe dobi për njerëzit. Megjithatë, dëmi i tyre është më i madh se dobia”. Të pyesin se çfarë duhet të japin si lëmoshë. Thuaju: “Tepricën!” Ja, kështu jua shpjegon Allahu shpalljet e Tij, që të mund të mendoni.
2:219.
Të pyesin për verën dhe kumarin. Thuaj: "Në to ka mëkate të mëdha dhe disa dobi për njerëzit. Por mëkatet e tyre janë më të mëdha sesa dobitë." Dhe të pyesin çfarë duhet të japin. Thuaj: "Tepricën." Kështu Allahu jua shpjegon shenjat që të mund të mendoni.
2:219.
JES'ELUNEKE 'ANIL-HAMRI WEL-MEJSIRI KUL FIHIMA 'ITHMUN KEBIRUN WE MENAFI'U LILNNASI WE 'ITHMUHUMA 'EKBERU MIN NEF'IHIMA WE JES'ELUNEKE MADHA JUNFIKUNE KULIL-'AFWE KEDHALIKE JUBEJJINU ELLAHU LEKUMUL-'AJATI LE'ALLEKUM TETEFEKKERUNE
C
2:220.
(të mendoni) Për këtë botë dhe për botën tjetër. Dhe të pyesin ty për bonjakët. Thuaj: "Po t'i ndihmoni në punët e tyre është më mirë, e nëse i përzieni (pasurinë e tyre me tuajën), ata janë vëllezërit tuaj. All-llahu di të dallojë qëllimkeqin nga qëllimmirin. E sikur të dëshironte All-llahu do t'ju rëndojë. All-llahu është më i fuqishmi, më i urti.
2:220.
për këtë jetë dhe për jetën tjetër. Të pyesin ty për jetimët, thuaju: “T'u bëni mirë atyre është vepër e bukur. Nëse jetoni bashkë me ata, dijeni se janë vëllezërit tuaj. Allahu di ta dallojë keqbërësin prej mirëbërësit. Sikur të donte Allahu, do t'ju detyronte me punë të vështira. Vërtet, Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.
2:220.
Për këtë botë dhe për botën tjetër. Dhe të pyesin për jetimët. Thuaj: "T'i trajtosh ata drejtësisht është më mirë. Dhe nëse i përzien çështjet e tyre me tuajat, ata janë vëllezërit tuaj." Dhe Allahu e di atë që shkakton çrregullim nga ai që bën drejtësi. Dhe sikur të donte Allahu, do t'ju rëndonte. Me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm, i Urtë.
2:220.
FI ED-DUNJA WEL-'AHIRETI WE JES'ELUNEKE 'ANIL-JETAMA KUL 'ISLAHUN LEHUM HAJRUN WE 'IN TUHALITUHUM FE'IHWANUKUM WEL-LAHU JA'LEMUL-MUFSIDE MINEL-MUSLIHI WE LEW SHA'EL-LAHU LE'A'NETEKUM 'INNALL-LLAHE 'AZIZUN HEKIMUN
C
2:221.
Mos u martoni me idhujtare deri që ato të besojnë (Zotin). Një robëreshë besimtare është më e vlefshme se një idhujtare, edhe nëse ajo (idhujtarja) ju mahnitë. Mos u martoni as me idhujtarë deri që ata të besojnë (Zotin). Një rob besimtar është më i vlefshëm se idhujtari edhe nëse ai ju mahnit. Ata ju ftojnë për në zjarr, e All-llahu me mëshirën e vet ju fton për në xhennet, për në shpëtim dhe u sqaron njerëzve argumentet e veta, ashtu që ata të përkujtojnë.
2:221.
Mos u martoni me paganet, gjersa të bëhen besimtare. Skllavja besimtare është më e mirë se pagania, edhe nëse kjo e fundit mund t'ju pëlqejë. Mos i martoni myslimanet me paganë, gjersa ata të bëhen besimtarë. Skllavi besimtar është më i mirë se pagani, edhe nëse ky i fundit mund t'ju pëlqejë. Ata ju thërrasin në zjarr, kurse Allahu, me mirësinë e Tij, ju thërret në Xhenet e falje (të gjynaheve). Ai ua shpjegon njerëzve shpalljet e Veta, që të mendojnë ata.
2:221.
Mos i merrni për bashkëshorte idhujtaret derisa të besojnë. Dhe me siguri, një robëreshë besimtare është më e mirë sesa një idhujtare, edhe nëse ajo ju pëlqen. Dhe mos i jepni gratë tuaja për martesë idhujtarëve derisa të besojnë. Dhe me siguri, një rob besimtar është më i mirë sesa një idhujtar, edhe nëse ai ju pëlqen. Këta ju thërrasin drejt zjarrit, ndërsa Allahu ju thërret drejt Xhenetit dhe faljes, me lejen e Tij. Dhe Ai ua shpjegon shenjat e Tij njerëzve që mund të mendojnë.
2:221.
WE LA TENKIHUL-MUSHRIKATI HETTA JU'UMINNE WE LE'EMETUN MU'UMINETUN HAJRUN MIN MUSHRIKETIN WE LEW 'A'XHEBETKUM WE LA TUNKIHUL-MUSHRIKINE HETTA JU'UMINU WE LE'ABDUN MU'UMINUN HAJRUN MIN MUSHRIKIN WE LEW 'A'XHEBEKUM 'ULA'IKE JED'UNE 'ILA EN-NARI WEL-LAHU JED'U 'ILAL-XHENNETI WEL-MEGFIRETI BI'IDHNIHI WE JUBEJJINU 'AJATIHI LILNNASI LE'ALLEHUM JETEDHEKKERUNE
C
2:222.
Të pyesin ty për të menstruacionin (hajdin). Thuaj: "Ajo është gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave gjatë menstruacionit dhe mos iu afroni atyre (për marrëdhënie) derisa të pastrohen. E kur të pastrohen, atëherë afrohuni atyre ashtu siç u ka lejuar All-llahu. All-llahu i do ata që pendohen dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme.
2:222.
Të pyesin ty (Muhamed) për të përmuajshmet e femrave. Thuaju: “Ajo është gjendje e dëmshme.” Prandaj, gjatë kësaj kohe, mos iu afroni atyre (për marrëdhënie) derisa të pastrohen. Pasi të pastrohen, atëherë afrohuni tek ato ashtu si ju ka urdhëruar Allahu. Pa dyshim, Allahu i do ata që pendohen fort (për gjynahet) dhe ata që pastrohen.
2:222.
Dhe të pyesin për menstruacionet. Thuaj: "Ato janë një papastërti. Prandaj shmanguni grave gjatë menstruacioneve dhe mos iu afroni derisa të pastrohen. Dhe kur ato të pastrohen, afrohu atyre siç ju ka urdhëruar Allahu." Me të vërtetë, Allahu i do ata që pendohen dhe i do ata që pastrohen.
2:222.
WE JES'ELUNEKE 'ANIL-MEHIDI KUL HUWE 'EDHEN FA'TEZILU EN-NISA' FIL-MEHIDI WE LA TEKREBUHUNNE HETTA JETHURNE FE'IDHA TETEHHERNE FE'TUHUNNE MIN HEJTHU 'EMEREKUMU ELLAHU 'INNALL-LLAHE JUHIBBUT-TEWWABINE WE JUHIBBUL-MUTETEHHIRINE
C
2:223.
Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi, por përgatitni për veten tuaj, dhe kini frikë All-llahun, e ta dini se fundi juaj është tek Ai, e besimtarëve jepu myzhde.
2:223.
Gratë tuaja janë “ara” për ju, prandaj iu afroni “arave” tuaja si të doni. Por bëni diçka (të mirë) për veten tuaj (duke përmendur emrin e Allahut para kontaktit). Kijeni frikë Allahun dhe dijeni se do të takoheni me Atë. Jepu lajm të mirë besimtarëve (se do fitojnë Xhenetin).
2:223.
Gratë tuaja janë si një tokë për ju. Prandaj afroju tokës tuaj si të dëshironi dhe përgatitni për veten tuaj diçka të mirë. Dhe kini frikë Allahun dhe dijeni se do të takoheni me Të. Dhe përgëzoi besimtarët.
2:223.
NISA'UUKUM HERTHUN LEKUM FE'TU HERTHEKUM 'ENNA SHI'TUM WE KADDIMU LI'NFUSIKUM WE ETTEKU ELLAHE WE A'LEMU 'ENNEKUM MULAKUHU WE BESHSHIRIL-MU'UMININE
C
2:224.
E mos e bëni All-llahun peng të betimeve tuaja (kur betoheni në Te), kur doni të bëni vepra të mira, të silleni mirë dhe të bëni pajtim ndërmjet njerëzve. All-llahu i dëgjon të gjitha dhe i di.
2:224.
Mos e bëni pengesë betimin në Allahun për kryerjen e veprave të mira, largimin prej të ligave dhe për pajtimin e njerëzve! Allahu i dëgjon dhe i di të gjitha.
2:224.
Dhe mos e bëni betimin ndaj Allahut një pengesë për të bërë mirë, për t'u frenuar nga devotshmëria ose për të pajtuar mes njerëzve. Dhe Allahu është Dëgjuesi, i Dituri.
2:224.
WE LA TEXH'ALU ELLAHE 'URDETEN LI'JMANIKUM 'EN TEBERRU WE TETTEKU WE TUSLIHU BEJNE EN-NASI WEL-LAHU SEMI'UN 'ALIMUN
C
2:225.
All-llahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet tuaja të paqëllimta, por ju merr për ato që i bëni qëllimisht me gjithë zemër. All-llahu është i butë dhe falë shumë.
2:225.
Allahu nuk ju dënon nëse betoheni pa qëllim, por ju dënon për atë që vendosni në zemrat tuaja. Allahu është Falës i madh e i Butë.
2:225.
Allahu nuk do t'ju ndëshkojë për betimet tuaja të pavetëdijshme, por Ai do t'ju ndëshkojë për atë që zemrat tuaja kanë fituar. Dhe Allahu është Falës, i Butë.
2:225.
LA JU'UAHIDHUKUMU ELLAHU BIL-LEGWI FI 'EJMANIKUM WE LEKIN JU'UAHIDHUKUM BIMA KESEBET KULUBUKUM WEL-LAHU GAFURUN HELIMUN