Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 2:229. Lëshimi (pas të cilit mund të bëhet rikthimi) është dy herë, e (pastaj) ose jetë e njerëzishme (bashkëshortore) ose shkurorëzim me mirëkuptim. E juve (burrave) nuk u lejohet t'u merrni asnjë send nga ajo që u keni dhuruar (si niqah), vetëm nëse që të dy frikësoheni se nuk do të mund t'i ruani dispozitat e All-llahut (në bashkëshortësi). E nëse keni frikë se ata të dy nuk do të mund t'i ruajnë dispozitat e All-llahut, atëherë për atë, me çka ajo bën kompensim, për ata të dy nuk ka mëkate. Këto janë dispozita të All-llahut, pra mos i kundërshtoni, sepse kush i tejkalon dispozitat e All-llahut, pikërisht të tillët janë zullumqarët.
2:229. Ndarja mund të bëhet dy herë. Më pas, gruaja ose të mbahet me të mirë, ose të lejohet të ikë me të mirë. Burrave nuk u lejohet të marrin gjë nga ajo që iu kanë dhënë atyre, vetëm nëse të dyja palët frikësohen se nuk do t'i zbatojnë kufijtë e Allahut. Pra, nëse të dy frikësohen se nuk do të mund t'u përmbahen kufijve të Allahut, atëherë nuk është gjynah për asnjërin, nëse gruaja i jep diçka burrit (për t'u ndarë nga ai). Këta janë kufijtë e Allahut, andaj mos i shkelni ata! Ata që shkelin kufijtë e Allahut, pikërisht ata janë keqbërësit.
2:229. Divorci është dy herë. Pastaj, ose mbajini ato në mënyrë të drejtë ose largohuni prej tyre me mirësjellje. Dhe nuk ju lejohet të merrni asgjë nga ajo që u keni dhënë atyre, përveçse nëse të dyja palët kanë frikë se nuk do të përmbushin kufijtë e Allahut. Por nëse keni frikë se ata nuk do të përmbushin kufijtë e Allahut, atëherë nuk ka mëkat për ta që ajo të shlyejë me diçka. Këta janë kufijtë e Allahut, prandaj mos i kaloni ata. Dhe kushdo që i kalon kufijtë e Allahut – ata janë të padrejtët.
2:229. ET-TELAKU MERRETANI FE'IMSAKUN BIMA'RUFIN 'EW TESRIHUN BI'IHSANIN WE LA JEHILLU LEKUM 'EN TE'HUDHU MIMMA 'ATEJTUMUHUNNE SHEJ'EN 'ILLA 'EN JEHAFA 'ELLA JUKIMA HUDUDEL-LAHI FE'IN HIFTUM 'ELLA JUKIMA HUDUDEL-LAHI FELA XHUNAHE 'ALEJHIMA FIMA EFTEDET BIHI TILKE HUDUDU ELLAHI FELA TA'TEDUHA WE MEN JETE'ADDE HUDUDEL-LAHI FE'ULA'IKE HUMU EDH-DHALIMUNE
C 2:230. E në qoftë se ai (burri) e lëshon atë (për herë të tretë), pas atij (lëshimi) nuk lejohet më derisa të martohet ajo për një burrë tjetër. E nëse ai (burri i dytë) e lëshon atë, atëherë për ata dy, po qe se mendojnë se do t'i zbatojnë dispozitat e All-llahut, nuk ka pengesë të rikthehen (në bashkëshortësi). Këto janë dispozita të All-llahut që ia sqaron një populli që kupton.
2:230. Më pas, nëse burri e ndan sërish gruan (për të tretën herë), nuk mund të martohet më me të, pa u martuar ajo me një burrë tjetër. Por, në qoftë se gruaja ndahet rregullisht nga burri i dytë, atëherë nuk kanë gjynah as ajo e as burri i parë që të martohen sërish me njëri-tjetrin, nëse mendojnë se do t'i respektojnë kufijtë e Allahut; këto janë urdhrat e Allahut, që Ai ua shpjegon njerëzve që kuptojnë.
2:230. Dhe nëse ai e divorcon atë për herë të tretë, atëherë ajo nuk është e lejueshme për të pas kësaj derisa ajo të martohet me një burrë tjetër. Pastaj, nëse ai e divorcon atë, atëherë nuk ka mëkat për të dy që të kthehen së bashku, nëse mendojnë se do të përmbushin kufijtë e Allahut. Këta janë kufijtë e Allahut, që Ai ua shpjegon njerëzve që dinë.
2:230. FE'IN TELLEKAHA FELA TEHILLU LEHU MIN BA'DU HETTA TENKIHE ZEWXHEN GAJREHU FE'IN TELLEKAHA FELA XHUNAHE 'ALEJHIMA 'EN JETERAXHA'A 'IN DHENNA 'EN JUKIMA HUDUDEL-LAHI WE TILKE HUDUDU ELLAHI JUBEJJINUHA LIKAWMIN JA'LEMUNE
C 2:231. E kur t'i keni lëshuar gratë dhe ato i afrohen afatit të tyre, atëherë ose mbani si duhet ose i lëni si duhet (të kryejnë afatin), e mos i mbani sa për t'i dëmtuar, e të bëheni të padrejtë. E kush bën atë, ai e ka dëmtuar vetveten. Dispozitat e All-llahut mos i merrni për shaka. Përkujtoni të mirat e All-llahut ndaj jush edhe atë që ua shpalli Kur'anin dhe dispozitat e sheriatit me të cilat ju udhëzon, dhe keni frikë All-llahun e dijeni se All-llahu është i gjithëdijshëm për çdo send.
2:231. Kur t'i ndani gratë dhe atyre t'u afrohet fundi i periudhës së pritjes, ose mbajini me të mirë, ose lërini të ikin me të mirë. Dhe mos i mbani ato me qëllim lëndimi, se në këtë mënyrë i bëni padrejtësi vetes. Mos luani me shpalljet e Allahut! Kujtoni begatitë që ju ka dhënë Ai, si dhe Librin (Kuranin) dhe diturinë e hollësishme, që jua ka zbritur për t'ju këshilluar. Kini frikë Allahun dhe ta dini se Allahu është i Dijshëm për çdo gjë!
2:231. Dhe kur t'i divorconi gratë dhe ato të kenë përmbushur afatin e tyre, atëherë ose mbajini ato në mënyrë të drejtë ose largohuni prej tyre në mënyrë të drejtë. Dhe mos i mbani ato për t'u bërë padrejtësi, që ta kaloni kufirin. Dhe kushdo që bën këtë, ai e ka bërë padrejtësi ndaj vetes. Dhe mos i merrni vargjet e Allahut si tallje. Dhe kujtoni favorin e Allahut mbi ju dhe atë që Ai ju ka shpallur nga Libri dhe urtësia për t'ju këshilluar me të. Dhe kini frikë Allahun dhe dijeni se Allahu është i Dituri për çdo gjë.
2:231. WE 'IDHA TELLEKTUMU EN-NISA' FEBELEGNE 'EXHELEHUNNE FE'EMSIKUHUNNE BIMA'RUFIN 'EW SERRIHUHUNNE BIMA'RUFIN WE LA TUMSIKUHUNNE DIRAREN LITA'TEDU WE MEN JEF'AL DHALIKE FEKAD DHELEME NEFSEHU WE LA TETTEHIDHU 'AJATI ELLAHI HUZUEN WE EDHKURU NI'METEL-LAHI 'ALEJKUM WE MA 'ENZELE 'ALEJKUM MINEL-KITABI WEL-HIKMETI JA'IDHUKUM BIHI WE ETTEKU ELLAHE WE A'LEMU 'ENNEL-LAHE BIKULLI SHEJ'IN 'ALIMUN
C 2:232. Dhe kur i lëshoni gratë, e ato e përmbushin afatin e tyre (të pritjes), nëse pëlqejnë mes vete ashtu si kërkojnë rregullat, mos i pengoni që të martohen për burrat e tyre. Me këtë këshillohet ai që prej jush e beson All-llahun dhe botën tjetër, kjo është më e dobishme për ju, më e pastër, se All-llahu e di, e ju nuk e dini.
2:232. Kur t'i lini gratë të lira dhe ato të kenë plotësuar kohën e pritjes, mos i pengoni ato që të martohen përsëri me burrat e tyre, nëse merren vesh me të mirë. Kështu këshillohet çdokush prej jush që beson Allahun dhe Ditën e Kiametit. Kjo është më e ndershme dhe më e virtytshme. Allahu di, kurse ju nuk dini.
2:232. Dhe kur t'i keni divorcuar gratë dhe ato të kenë përmbushur afatin e tyre, atëherë mos i pengoni ato të martohen me burrat e tyre, nëse ata janë pajtuar me njëri-tjetrin me mirësjellje. Kjo është për t'u këshilluar ai ndër ju që beson në Allahun dhe Ditën e Fundit. Kjo është më e pastër dhe më e drejtë për ju. Dhe Allahu e di, ndërsa ju nuk dini.
2:232. WE 'IDHA TELLEKTUMU EN-NISA' FEBELEGNE 'EXHELEHUNNE FELA TA'DULUHUNNE 'EN JENKIHNE 'EZWAXHEHUNNE 'IDHA TERADEW BEJNEHUM BIL-MA'RUFI DHALIKE JU'ADHU BIHI MEN KANE MINKUM JU'UMINU BILLAHI WEL-JEWMIL-'AHIRI DHALIKUM 'EZKA LEKUM WE 'ETHERU WEL-LAHU JA'LEMU WE 'ENTUM LA TA'LEMUNE
C 2:233. Nënat, ato që duan ta plotësojnë gjidhënien, janë të obliguara t'u japin gji fëmijëve të vet dy vjet të plota. I ati i fëmijës është i obliguar për furnizimin dhe veshmbathjen e tyre (gruas) ashtu si është rregull. Askush nuk ngarkohet më tepër, vetëm aq sa ka mundësi. Asnjë nënë nuk bën të dëmtohet me fëmijën e saj, e as babai me fëmijën e tij. Po ashtu është i obliguar edhe trashëgimtari (i fëmijës). E nëse pas një konsultimi dhe pëlqimi (prindërit) shfaqin dëshirën për ndërprerjen (më herët) e gjinit, nuk është ndonjë mëkat për ta. Nëse ju (baballarët) për fëmijën tuaj dëshironi gjidhënëse tjetër me kusht që pagesën t'ia bëni në mënyrë të duhur, nuk është ndonjë mëkat. Kini frikë nga All-llahu dhe dijeni se All-llahu sheh çka punoni.
2:233. Nënat le t'u japin gji fëmijëve të tyre dy vjet, për ata që duan t'ia plotësojnë dhënien e gjirit. Babai i fëmijës ka për detyrë, sipas mundësisë së tij, që t'i sigurojë si duhet ushqim dhe veshmbathje. Nuk ngarkohet askush përtej mundësisë që ka: nëna le të mos dëmtohet për shkak të fëmijës së saj e as babai të mos dëmtohet për shkak të tij. Edhe trashëgimtari ka të njëjtat detyrime për të gjitha këto. Por, nëse pas këshillimit, ata vendosin me pëlqim të ndërsjellë që ta ndajnë fëmijën nga gjiri, kjo nuk është gjynah për ata. Po ashtu, nuk është gjynah për ju nëse doni t'i gjeni fëmijës suaj ndonjë mëndeshë, me kusht që t'ia jepni atë që e keni menduar, sipas rregullave. Ta keni frikë Allahun dhe dijeni se Allahu i sheh mirë të gjitha punët që bëni ju.
2:233. Dhe nënat duhet t'i ushqejnë fëmijët e tyre me gji për dy vite të plota, për ata që dëshirojnë të përfundojnë ushqyerjen me gji. Dhe është detyrë e atij që ka fëmijën të sigurojë furnizimet dhe veshjet e tyre në mënyrë të drejtë. Nuk ngarkohet asnjë shpirt përtej asaj që ai mund të mbajë. Nuk duhet të dëmtohet as nëna për shkak të fëmijës së saj dhe as babai për shkak të fëmijës së tij. Dhe përgjegjësia e ngjashme është mbi trashëgimtarin e tij. Por nëse ata dëshirojnë ndarjen me pëlqimin e përbashkët dhe këshillimin, atëherë nuk ka mëkat për ta. Dhe nëse dëshironi të caktoni një grua tjetër për të ushqyer me gji fëmijët tuaj, atëherë nuk ka mëkat për ju, për aq kohë sa ia jepni asaj atë që keni rënë dakord në mënyrë të drejtë. Dhe kini frikë Allahun dhe dijeni se Allahu është i Dituri për atë që bëni.
2:233. WEL-WALIDATU JURDI'NE 'EWLADEHUNNE HEWLEJNI KAMILEJNI LIMEN 'ERADE 'EN JUTIMME ER-REDA'ATE WE 'ALEL-MEWLUDI LEHU RIZKUHUNNE WE KISWETUHUNNE BIL-MA'RUFI LA TUKELLEFU NEFSUN 'ILLA WUS'AHA LA TUDARRE WE E-DETUN BIWELEDIHA WE LA MEWLUDUN LEHU BIWELEDIHI WE 'ALEL-WARITHI MITHLU DHALIKE FE'IN 'ERADA FISALEN 'AN TERADIN MINHUMA WE TESHAWURIN FELA XHUNAHE 'ALEJHIMA WE 'IN 'EREDTUM 'EN TESTERDI'U 'EWLADEKUM FELA XHUNAHE 'ALEJKUM 'IDHA SELLEMTUM MA 'ATEJTUM BIL-MA'RUFI WE ETTEKU ELLAHE WE A'LEMU 'ENNEL-LAHE BIMA TA'MELUNE BESIRUN
C 2:234. E ata që vdesin dhe lënë gra pas vete, ato (gratë) presin katër muaj e dhjetë ditë. E kur ta kryejnë ato afatin e tyre, nuk është mëkat për ju (familja kujdestare) për atë që bëjnë ato në mënyrë të njerëzishme me veten e tyre. All-llahu hollësisht e di çka veproni.
2:234. Gratë të cilave iu vdes burri, duhet të presin katër muaj e dhjetë ditë (pas vdekjes së tij). Pas kalimit të këtij afati, ju nuk jeni përgjegjës për çfarë bëjnë ato me jetën e tyre sipas rregullave. Allahu e njeh mirë çdo vepër që ju bëni.
2:234. Dhe për ata prej jush që vdesin dhe lënë pas bashkëshorte, gratë duhet të presin për veten e tyre katër muaj dhe dhjetë ditë. Dhe kur ato të kenë përmbushur afatin e tyre, atëherë nuk ka mëkat për ju për atë që ato bëjnë me vetet e tyre në mënyrë të drejtë. Dhe Allahu është i Dituri për atë që bëni.
2:234. WEL-LEDHINE JUTEWEFFEWNE MINKUM WE JEDHERUNE 'EZWAXHEN JETEREBBESNE BI'ENFUSIHINNE 'ERBE'ATE 'ESH/HURIN WE 'ASHRAN FE'IDHA BELEGNE 'EXHELEHUNNE FELA XHUNAHE 'ALEJKUM FIMA FE'ALNE FI 'ENFUSIHINNE BIL-MA'RUFI WEL-LAHU BIMA TA'MELUNE HABIRUN
C 2:235. Paraqitja juaj për martesë ndaj grave (që kanë kryer afatin e tyre), në mënyrë të tërthortë, ose mbajtja fshehtë në veten tuaj, nuk është mëkat për ju. All-llahu e di se ju do t'ua përmendni atyre (dëshirën për martesë), por kurrsesi mos u premtoni atyre fshehtazi (diç tjetër), përpos t'u thoni fjalë të lejuara. Dhe mos vendosni lidhjen e kurorës derisa të përfundojë afati i caktuar. Ta dini se All-llahu e di çka fshehni në vete, pra kini frikë prej Atij, dhe dijeni se All-llahu falë shumë, është i butë.
2:235. Nuk është gjynah për ju nëse grave të tilla u jepni shenjë se do t'i kërkoni apo nëse këtë qëllim e fshihni në shpirtin tuaj. Allahu e di se do të mendoni për ato, por mos u premtoni atyre fshehurazi, vetëm nëse bisedoni me to ndershmërisht. Dhe mos vendosni për martesë para se të kalojë afati i paraparë i pritjes. Ta dini se Allahu e di ç'ka në zemrat tuaja, andaj ruajuni prej Tij. Dhe ta dini se Allahu është Falës i madh dhe i Butë.
2:235. Dhe nuk ka mëkat për ju në atë që ia bëni të ditur propozimin tuaj të martesës grave, ose e mbani atë në vetet tuaja. Allahu e di se ju do t'i përmendni ato. Por mos u jepni atyre premtime të fshehta, përveçse të thoni diçka të drejtë. Dhe mos e përfundoni kontratën e martesës derisa të përmbushet afati i saj. Dhe dijeni se Allahu e di atë që është në zemrat tuaja, prandaj kini frikë Atë. Dhe dijeni se Allahu është Falës, i Butë.
2:235. WE LA XHUNAHE 'ALEJKUM FIMA 'ARREDTUM BIHI MIN HITBETI EN-NISA' 'EW 'EKNENTUM FI 'ENFUSIKUM 'ALIMEL-LAHU 'ENNEKUM SETEDHKURUNEHUNNE WE LEKIN LA TUWA'IDUHUNNE SIRREN 'ILLA 'EN TEKULU KAWLAN MA'RUFÆN WE LA TA'ZIMU 'UKDETE EN-NIKAHI HETTA JEBLUGAL-KITABU 'EXHELEHU WE A'LEMU 'ENNEL-LAHE JA'LEMU MA FI 'ENFUSIKUM FAHDHERUHU WE A'LEMU 'ENNEL-LAHE GAFURUN HELIMUN
C 2:236. Nuk është mëkat për ju nëse i lëshoni gratë pa pasur kontakt (martesë) me to dhe para se t'u caktoni atyre ndonjë caktim (kurorë-nikah), po pajisni ato (me ndonjë pajisje), pasaniku sipas mundësisë së tij dhe i varfëri sipas mundësisë së tij. Një pajisje e zakonshme është obligim për bëmirësit.
2:236. Nuk është gjynah për ju nëse i ndani gratë para se të keni marrëdhënie me to ose para se të caktoni shumën e dhuratës martesore (që do t'u jepni). Por u jepni dhuratë të pëlqyeshme: i pasuri sipas gjendjes së tij dhe i vobekti sipas gjendjes së vet. Kjo është detyrë e atyre që dëshirojnë të bëjnë vepra të mira.
2:236. Nuk ka mëkat për ju nëse i divorconi gratë para se t'i prekni ose para se të caktoni një prika për to. Por jepuni atyre një dhuratë – i pasuri sipas mundësive të tij dhe i varfri sipas mundësive të tij – një dhuratë në mënyrë të drejtë. Kjo është një detyrë për bamirësit.
2:236. LA XHUNAHE 'ALEJKUM 'IN TELLEKTUMU EN-NISA' MA LEM TEMESSUHUNNE 'EW TEFRIDU LEHUNNE FERIDETEN WE METTI'UHUNNE 'ALEL-MUSI'I KADERUHU WE 'ALEL-MUKTIRI KADERUHU META'EN BIL-MA'RUFI HEKKAN 'ALEL-MUHSININE
C 2:237. E nëse i lëshoni ato para se të kontaktoni, por u keni pas caktuar atyre një caktim (kurorë), atëherë duhet t'u jepni gjysmën e asaj që e keni caktuar, përveç nëse ato ju falin ose ju falë ai në duart e të cilit është lidhja e kurorës. E të falni (burra ose gra) është më afër devotshmërisë, e mos e harroni bamirësinë ndërmjet jush. Vërtet, All-llahu sheh atë që veproni.
2:237. Në qoftë se i ndani gratë para se të keni marrëdhënie me to, por ia keni caktuar shumën e dhuratës martesore, atëherë atyre u përket gjysma e dhuratës, veç nëse ua falin ato ose ua falin ata që kanë në dorë lidhjen e martesës. Por që të falni është më pranë devotshmërisë. Mos harroni që të bëheni bamirës midis jush! Vërtet, Allahu e sheh mirë se çfarë bëni.
2:237. Dhe nëse i divorconi ato para se t'i prekni, por pas caktimit të prikes, atëherë jepuni gjysmën e asaj që keni caktuar, përveç nëse ato heqin dorë ose ai në dorë të të cilit është kontrata e martesës heq dorë. Dhe të falni është më afër devotshmërisë. Dhe mos e harroni mirësinë mes jush. Me të vërtetë, Allahu është i Dituri për atë që bëni.
2:237. WE 'IN TELLEKTUMUHUNNE MIN KABLI 'EN TEMESSUHUNNE WE KAD FEREDTUM LEHUNNE FERIDETEN FENISFU MA FEREDTUM 'ILLA 'EN JA'FUNE 'EW JA'FUWEL-LEDHI BIJEDIHI 'UKDETU EN-NIKAHI WE 'EN TA'FU 'EKREBU LILTTEKWA WE LA TENSEWL-FEDLE BEJNEKUM 'INNALL-LLAHE BIMA TA'MELUNE BESIRUN
C 2:238. Vazhdoni rregullisht namazet (faljet), e edhe atë namazin e mesëm, dhe ndaj All-llahut të jeni respektues (në namaze).
2:238. Faleni rregullisht namazin, sidomos atë të mesmin dhe qëndroni me devotshmëri para Allahut, duke iu lutur Atij.
2:238. Ruani me kujdes faljet, dhe faljen e mesme. Dhe qëndroni për Allahun me përulësi.
2:238. HAFIDHU 'ALA ES-SELEWATI WE ES-SELETIL-WUSTA WE KUMU LILLAHI KANITINE
C 2:239. E nëse keni frikë (nga armiku), atëherë faluni duke ecur ose duke kalëruar, por kur të jeni të siguruar, përkujtojeni (me namaz) All-llahun ashtu si u mësoi Ai për atë që ju nuk dinit.
2:239. Nëse keni frikë, faluni duke qenë në këmbë ose hipur (mbi kalë)! Kur të jeni të sigurtë, atëherë t'i kryeni faljet për Allahun, ashtu si ju ka mësuar Ai atë që nuk e keni ditur!
2:239. Dhe nëse keni frikë, atëherë faluni në këmbë ose duke hipur. Por kur të jeni të sigurt, atëherë përkujtoni Allahun siç ju ka mësuar Atë që ju nuk e dinit.
2:239. FE'IN HIFTUM FERIXHALEN 'EW RUKBANAN FE'IDHA 'EMINTUM FADHKURU ELLAHE KEMA 'ALLEMEKUM MA LEM TEKUNU TA'LEMUNE