Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 2:126. Dhe kur Ibrahimi tha: "Zoti im, bëje këtë një qytet sigurie dhe banorët e tij, që besuan All-llahun dhe jetën tjetër, furnizoi me lloje të frutave"! Ai (All-llahu) tha: "(E furnizoj) Edhe atij që nuk besoi do t'ia mundësoj shfrytëzimin e frutave për një kohë të shkurtër, e pastaj do ta shtyejë në dënimin e zjarrit, e sa përfundim i shëmtuar është ai".
2:126. Kur Ibrahimi u lut: “Zoti Im, bëje këtë vend qytet të sigurt dhe furnizoji me prodhime banorët e tij, ata që besojnë në Allahun dhe në jetën tjetër!” - Allahu tha: “Atë që nuk beson, për pak kohë do ta bëj që të kënaqet e pastaj do ta hedh në dënimin e zjarrit.” Eh, sa vendbanim i keq që është ai!
2:126. Dhe kujtoni kur Ibrahimi tha: "O Zoti im, bëje këtë një qytet të sigurt dhe furnizo me fruta banorët e tij, ata që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit." Ai tha: "Dhe për ata që nuk besojnë, do t'i lejoj të përfitojnë për një kohë, pastaj do t'i shtyj drejt ndëshkimit të zjarrit. Dhe sa përfundim i keq është ai!"
2:126. WE 'IDH KALE 'IBRAHIMU RABBI EXH'AL HADHA BELEDEN 'AMINAN WE ERZUK 'EHLEHU MINE ETH-THEMERATI MEN 'AMENE MINHUM BILLAHI WEL-JEWMIL-'AHIRI KALE WE MEN KEFERE FE'UMETTI'UHU KALILÆN THUMME 'EDTERRUHU 'ILA 'ADHABI EN-NARI WE BI'SEL-MESIRU
C 2:127. Edhe kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke i ngritur themelet e shtëpisë (Qabes - luteshin): "Zoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di"!
2:127. Kur Ibrahimi dhe Ismaili ngritën themelet e Qabes, u lutën: “O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!
2:127. Dhe kujtoni kur Ibrahimi dhe Ismaili ngritën themelet e Shtëpisë: "O Zoti ynë, pranoje prej nesh. Me të vërtetë, Ti je Dëgjuesi, i Dituri.
2:127. WE 'IDH JERFA'U 'IBRAHIMUL-KAWA'IDE MINEL-BEJTI WE 'ISMA'ILU REBBENA TEKABBEL MINNA 'INNEKE 'ENTE ES-SEMI'UL-'ALIMU
C 2:128. Zoti ynë, bëna neve dyve besimtarë të sinqertë ndaj Teje dhe nga pasardhësit tanë, njerëz të bindur ndaj Teje, na i mëso rregullat e ibadetit (adhurimit) tanë dhe falna neve, vërtet Ti je që falë shumë, je mëshirues"!
2:128. O Zoti ynë! Na bëj të përulur ndaj Teje! Bëj që edhe pasardhësit tanë të jenë të përulur ndaj Teje! Tregona ritet e Haxhit dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!
2:128. O Zoti ynë, na bëj të dyve të dorëzuar ndaj Teje dhe nga pasardhësit tanë një komb të dorëzuar ndaj Teje. Dhe na trego ritet tona dhe na prano pendimin. Me të vërtetë, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti.
2:128. REBBENA WE EXH'ALNA MUSLIMEJNI LEKE WE MIN DHURRIJETINA 'UMMETEN MUSLIMETEN LEKE WE 'ERINA MENASIKENA WE TUB 'ALEJNA 'INNEKE 'ENTET-TEWWABU ER-REHIMU
C 2:129. Zoti ynë, dërgo ndër ta, nga gjiu i tyre të dërguar që t'u lexojë atyre ajetet Tua, t'u mësojë atyre librin dhe urtësinë, e t'i pastrojë (prej ndytësisë së idhujtarisë) ata. S'ka dyshim se Ti je ngadhënjyesi, i dijshmi.
2:129. O Zoti ynë! Dërgo tek ata një të dërguar nga gjiri i tyre, që t'u lexojë shpalljet e Tua, t'ua mësojë Librin dhe Urtësinë (rregullat e fesë) e t'i pastrojë (nga gjynahet)! Vërtet, Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti!”
2:129. O Zoti ynë, dërgo ndër ta një të dërguar nga mesi i tyre, që t'u lexojë atyre vargjet Tua, t'i mësojë ata Librin dhe urtësinë dhe t'i pastrojë ata. Me të vërtetë, Ti je i Plotfuqishmi, i Urti."
2:129. REBBENA WE EB'ATH FIHIM RESULEN MINHUM JETLU 'ALEJHIM 'AJATIKE WE JU'ALLIMUHUMUL-KITABE WEL-HIKMETE WE JUZEKKIHIM 'INNEKE 'ENTEL-'AZIZUL-HEKIMU
C 2:130. E kush largohet prej fesë së Ibrahimit përveç atij që e poshtron vetveten. Ne atë e bëmë të zgjedhur në këtë botë, kurse në botën tjetër ai është njëri prej të lartëve.
2:130. Fesë së Ibrahimit i shmanget vetëm ai që e nënçmon vetveten. Ne e zgjodhëm atë në këtë botë, kurse në botën tjetër ai do të jetë ndër të mirët.
2:130. Dhe kushdo që shmang fenë e Ibrahimit përveç atij që e ka bërë veten të marrë? Dhe Ne e kemi zgjedhur atë në këtë botë, dhe në jetën tjetër ai do të jetë ndër të drejtët.
2:130. WE MEN JERGABU 'AN MILLETI 'IBRAHIME 'ILLA MEN SEFIHE NEFSEHU WE LEKADI ESTEFEJNAHU FI ED-DUNJA WE 'INNEHU FIL-'AHIRETI LEMINE ES-SALIHINE
C 2:131. Kur Zoti i vet atij i tha: "Dorëzohu"! Ai tha: "Iu kam dorëzuar Zotit të gjithësisë"!
2:131. Kur Zoti i tij i tha: “Përulu!” - ai u përgjigj: “Iu përula Zotit të gjithësisë!”
2:131. Kur Zoti i tij i tha atij: "Dorëzohu," ai tha: "Unë jam dorëzuar ndaj Zotit të botëve."
2:131. 'IDH KALE LEHU REBBUHU 'ESLIM KALE 'ESLEMTU LIREBBIL-'ALEMINE
C 2:132. E Ibrahimi i porositi bijtë e tij me këtë (fe), e edhe Jakubi. (u thanë) "O bijtë e mi, All-llahu ua zgjodhi fenë (islame) juve, pra mos vdisni ndryshe, por vetëm duke qenë muslimanë"!
2:132. Ibrahimi ua dha këtë porosi fëmijëve të tij; po ashtu edhe Jakubi: “O bijtë e mi! Pa dyshim, Allahu ka zgjedhur për ju fenë e vërtetë, prandaj mos vdisni ndryshe veçse duke qenë myslimanë të nënshtruar ndaj Atij!”
2:132. Dhe Ibrahimi e la këtë amanet për bijtë e tij, si dhe Ismaili: "O bijtë e mi, me të vërtetë, Allahu ju ka zgjedhur fenë; prandaj mos vdisni përveçse duke qenë muslimanë."
2:132. WE WESSA BIHA 'IBRAHIMU BENIHI WE JA'KUBU JA BENIJE 'INNALL-LLAHE ESTEFA LEKUMU ED-DINE FELA TEMUTUNNE 'ILLA WE 'ENTUM MUSLIMUNE
C 2:133. A ishit ju (ithtarë të librit) dëshmitarë kur Jakubit iu afrua vdekja, e ai bijve të vet u tha: "Çka do të adhuroni pas meje"? Ata thanë: "Do ta adhurojmë Zotin tënd dhe Zotin e prindërve tuaj: Ibrahimit, Ismailit, Is'hakut, një të vetmin Zot dhe ne, vetëm Atij i jemi dorëzuar"!
2:133. A ishit ju të pranishëm kur Jakubit iu afrua vdekja dhe i pyeti të bijtë: “Çfarë do të adhuroni pas meje?” - Ata u përgjigjën: “Ne do të adhurojmë Zotin tënd, që është edhe Zoti i etërve të tu: Ibrahimit, Ismailit dhe Is'hakut, një Zot të vetëm. Ne Atij i nënshtrohemi!”
2:133. Apo ishit dëshmitarë kur vdekja i erdhi Jakubit, kur ai u tha bijve të tij: "Çfarë do të adhuroni pas meje?" Ata thanë: "Ne do të adhurojmë Zotin tënd dhe Zotin e etërve të tu, Ibrahimin, Ismailin dhe Is'hakun – një Zot të vetëm. Dhe ne jemi të dorëzuar ndaj Tij."
2:133. 'EM KUNTUM SHUHEDA'E 'IDH HEDERE JA'KUBEL-MEWTU 'IDH KALE LIBENIHI MA TA'BUDUNE MIN BA'DI KALU NA'BUDU 'ILEHEKE WE 'ILEHE 'ABA'IKE 'IBRAHIME WE 'ISMA'ILE WE 'ISHAKA 'ILEHEN WAHIDAN WE NEHNU LEHU MUSLIMUNE
C 2:134. Ai ishte një popull që kaloi, atij i takoi ajo që fitoi, e juve u takon ajo që fituat, prandaj ju nuk jeni përgjegjës për atë që vepruan ata.
2:134. Ata njerëz tashmë kanë kaluar. Ata do të kenë çfarë kanë merituar dhe ju do të keni atë që meritoni e nuk do të pyeteni për veprat e tyre.
2:134. Ata ishin një popull që kaloi. Për ta është ajo që ata fituan, dhe për ju është ajo që ju fitoni. Dhe ju nuk do të pyeteni për atë që ata bënë.
2:134. TILKE 'UMMETUN KAD HALET LEHA MA KESEBET WE LEKUM MA KESEBTUM WE LA TUS'ELUNE 'AMMA KANU JA'MELUNE
C 2:135. Ata (ithtarët e librit) thanë: "Bëhuni jehudi ose të krishterë, e gjeni rrugën e drejtë"! Thuaj: "Jo, (asnjërën) por fenë e drejtë të Ibrahimit që ai nuk ishte nga idhujtarët".
2:135. Ata thonë: “Bëhuni hebrenj ose të krishterë, që të jeni në rrugë të drejtë!” Thuaju: “Në asnjë mënyrë. Ne jemi të fesë së pastër të Ibrahimit, i cili nuk ka qenë idhujtar”.
2:135. Dhe ata thonë: "Bëhuni hebrenj ose të krishterë që të udhëzoheni." Thuaj: "Jo, ne ndjekim fenë e Ibrahimit, që ishte i përkushtuar ndaj së vërtetës, dhe ai nuk ishte prej idhujtarëve."
2:135. WE KALU KUNU HUDEN 'EW NESARA TEHTEDU KUL BEL MILLETE 'IBRAHIME HENIFAN WE MA KANE MINEL-MUSHRIKINE
C 2:136. Ju (besimtarë) thuani: "Ne i besuam All-llahut, atë që na u shpall neve, atë që iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is'hakut, Jakubit dhe pasardhësve (të Jakubit që ishin të ndarë në dymbëdhjetë kabile), atë që i është dhënë Musait, Isait dhe atë që iu është dhënë nga Zoti i tyre pejgamberëve, ne nuk bëjmë dallim në asnjërin prej tyre dhe ne vetëm atij i jemi bindur.
2:136. Thoni: “Ne besojmë në Allahun, në atë që na është shpallur neve (Kuranin), në atë që i është shpallur Ibrahimit, Ismailit, Is'hakut, Jakubit dhe Esbatëve (12 bijve të Jakubit), në atë që i është dhënë Musait e Isait dhe në atë që u është dhënë profetëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi midis tyre dhe vetëm Allahut i përulemi”.
2:136. Thuaj: "Ne besojmë në Allahun dhe atë që na është shpallur neve, dhe atë që iu zbrit Ibrahimit, Ismailit, Is'hakut, Jakubit dhe pasardhësve, dhe atë që iu dha Musait dhe Isait, dhe atë që u është dhënë profetëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë dallim mes tyre, dhe ne jemi të dorëzuar ndaj Tij."
2:136. KULU 'AMENNA BILLAHI WE MA 'UNZILE 'ILEJNA WE MA 'UNZILE 'ILA 'IBRAHIME WE 'ISMA'ILE WE 'ISHAKA WE JA'KUBE WEL-'ESBATI WE MA 'UTIJE MUSA WE 'ISA WE MA 'UTIJE EN-NEBIJUNE MIN RABBIHIM LA NUFERRIKU BEJNE 'EHEDIN MINHUM WE NEHNU LEHU MUSLIMUNE