U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
2:93.
(Përkujtoni) Kur morëm premtimin tuaj dhe mbi ju ngritëm kodrën Tur, (u thamë) merrni këtë që u dhamë seriozisht dhe dëgjoni (respektoni). Ata thanë: "Dëgjuam (me veshë) e kundërshtuam". E për shkak të mosbesimit të tyre, adhurimi ndaj viçit ishte përzier me gjak në zemrat e tyre. Thuaj: "Nëse jeni besimtarë, besimi juaj është duke u udhëzuar keq".
2:93.
Kur morëm besën tuaj dhe ngritëm mbi ju malin e Turit, thamë: “Merreni seriozisht atë që ju kemi dhënë dhe dëgjoni!” Ju thatë: “Ne dëgjuam, por kundërshtojmë!” Për shkak të mohimit, atyre u ishte rrënjosur në zemra dashuria (dhe adhurimi) për viçin. Thuaju: “Nëse jeni vërtet besimtarë, sa gjë të keqe po ju urdhëruaka besimi juaj!”
2:93.
Dhe kujtoni kur Ne morëm besën tuaj dhe ngritëm malin mbi ju: "Merreni fort atë që ju kemi dhënë dhe dëgjoni." Ata thanë: "Ne dëgjojmë dhe nuk bindemi." Dhe për shkak të mosbesimit të tyre, dashuria për viçin ishte përvetësuar në zemrat e tyre. Thuaj: "Sa e keqe është ajo që besimi juaj ju urdhëron, nëse jeni besimtarë!"
2:93.
WE 'IDH 'EHADHNA MITHAKAKUM WE REFA'NA FEWKAKUMUT-TURE HUDHU MA 'ATEJNAKUM BIKUWETIN WE ESMA'U KALU SEMI'NA WE 'ASEJNA WE 'USHRIBU FI KULUBIHIMUL-'IXHLE BIKUFRIHIM KUL BI'SEMA JE'MURUKUM BIHI 'IMANUKUM 'IN KUNTUM MU'UMININE
C
2:94.
Thuaj: "Nëse bota tjetër (xhenneti) tek All-llahu është vetëm për ju, e jo edhe për njerëzit e tjerë, nëse jeni të sinqertë, kërkojeni vdekjen (e shkoni më shpejtë).
2:94.
Thuaju: “Nëse Shtëpia e jetës së përtejme (Xheneti) tek Allahu është vetëm për ju e jo për njerëzit e tjerë, atëherë kërkoni vdekjen, nëse ajo që thoni është e vërtetë”.
2:94.
Thuaj: "Nëse vendbanimi i fundit tek Allahu është për ju të veçantë, përjashta njerëzve të tjerë, atëherë dëshironi vdekjen, nëse jeni të sinqertë."
2:94.
KUL 'IN KANET LEKUMU ED-DARUL-'AHIRETU 'INDEL-LAHI HALISETEN MIN DUNI EN-NASI FETEMENNEWL-MEWTE 'IN KUNTUM SADIKINE
C
2:95.
E për shkak të veprave të tyre (mëkateve), ata kurrë nuk e dëshirojnë atë. All-llahu di për zullumqarët.
2:95.
Por ata kurrsesi nuk e dëshirojnë vdekjen për shkak të të këqijave që kanë bërë! Allahu i njeh mirë keqbërësit.
2:95.
Por ata nuk do ta dëshirojnë atë kurrë, për shkak të asaj që duart e tyre kanë bërë më parë. Dhe Allahu është i Dituri për të padrejtët.
2:95.
WE LEN JETEMENNEWHU 'EBEDEN BIMA KADDEMET 'EJDIHIM WEL-LAHU 'ALIMUN BIDH-DHALIMINE
C
2:96.
Është e sigurt se njerëzit më lakmues për të jetuar, ti ke për të gjetur ata (jehuditë), bile edhe më lakmues se idhujtarët. Ndonjëri prej tyre dëshiron të jetojë një mijë vjet, por edhe sikur të jetojë, ajo (jeta e gjatë) nuk do ta shpëtojë atë prej dënimit. All-llahu sheh çka veprojnë ata.
2:96.
Dhe, vërtet, do t'i gjesh ata më lakmues për të jetuar sesa njerëzit e tjerë, madje, edhe se paganët. Secili nga ata dëshiron të jetojë njëmijë vjet; por edhe nëse jeton aq, nuk do të mund t'i ikë dënimit! Allahu i sheh punët e tyre të këqija.
2:96.
Me siguri do t'i gjesh ata më të etur për jetë se të gjithë njerëzit, madje më shumë se idhujtarët. Secili prej tyre dëshiron që të jetojë një mijë vjet. Por një jetë e tillë nuk do ta largonte atë nga ndëshkimi. Dhe Allahu është i Gjithëdijshmi për atë që ata bëjnë.
2:96.
WE LETEXHIDENNEHUM 'EHRESE EN-NASI 'ALA HEJETIN WE MINEL-LEDHINE 'ESHREKU JEWEDDU 'EHEDUHUM LEW JU'AMMERU 'ELFE SENETIN WE MA HUWE BIMUZEHZIHIHI MINEL-'ADHABI 'EN JU'AMMERE WEL-LAHU BESIRUN BIMA JA'MELUNE
C
2:97.
Thuaj: "Kush është armik i Xhibrilit (është armik i All-llahut), e ai me urdhrin e All-llahut e zbriti Kur'anin në zemrën tënde, që është vërtetues i asaj që ishte më parë dhe udhërrëfyes e përgëzues për besimtarët".
2:97.
Thuaju (o Muhamed) atyre që janë armiq të Xhebrailit, se ai e ka zbritur Kuranin në zemrën tënde me lejen e Allahut, si vërtetues të librave të shenjtë të mëparshëm dhe si udhërrëfyes e lajm të mirë për besimtarët.
2:97.
Thuaj: "Kushdo që është armik i Xhibrilit – ai e ka zbritur atë në zemrën tënde, me lejen e Allahut, duke vërtetuar atë që ishte para tij dhe udhëzim dhe përgëzim për besimtarët."
2:97.
KUL MEN KANE 'ADUWEN LIXHIBRILE FE'INNEHU NEZZELEHU 'ALA KALBIKE BI'IDHNI ELLAHI MUSEDDIKAN LIMA BEJNE JEDEJHI WE HUDEN WE BUSHRA LILMU'UMININE
C
2:98.
Kush është armik i All-llahut, i engjëjve të Tij, i të dërguarve të Tij, i Xhibrilit dhe i Mikailit (ai është mosbesimtar), All-llahu pa dyshim është armik i mosbesimtarëve.
2:98.
Kush është armik i Allahut, i engjëjve të Tij, i të dërguarve të Tij, i Xhebrailit dhe Mikailit, ta dijë se Allahu është armik i jobesimtarëve.
2:98.
Kushdo që është armik i Allahut, engjëjve të Tij, të dërguarve të Tij, Xhibrilit dhe Mikailit – atëherë me të vërtetë, Allahu është armik i jobesimtarëve.
2:98.
MEN KANE 'ADUWEN LILLAHI WE MELA'IKETIHI WE RUSULIHI WE XHIBRILE WE MIKALE FE'INNALL-LLAHE 'ADUWUN LILKAFIRINE
C
2:99.
Ne të kemi shpallur ty (Muhammed) argumente të qarta dhe ato nuk i mohon askush, përveç atyre që kanë dalë respektit.
2:99.
Ne të kemi zbritur ty shpallje e shenja të qarta, të cilave vetëm njerëzit e këqij nuk duan t'u besojnë.
2:99.
Dhe me të vërtetë, Ne të kemi zbritur ty shenja të qarta, dhe askush nuk i mohon ato përveç të padrejtëve.
2:99.
WE LEKAD 'ENZELNA 'ILEJKE 'AJATIN BEJJINATIN WE MA JEKFURU BIHA 'ILLAL-FASIKUNE
C
2:100.
(Nuk besojnë argumentet tona se) Sa herë që ata kanë dhënë ndonjë premtim, një grup prej tyre e hodhi atë, por shumica e tyre nuk beson.
2:100.
A thua çdoherë që japin ndonjë premtim, disa prej tyre e flakin tej atë? Jo, por shumica e tyre nuk besojnë.
2:100.
A sa herë që bëjnë një besëlidhje, një grup i tyre e thyen atë? Jo, shumica e tyre nuk besojnë.
2:100.
'EWEKULLEMA 'AHEDU 'AHDEN NEBEDHEHU FERIKUN MINHUM BEL 'EKTHERUHUM LA JU'UMINUNE
C
2:101.
E kur u erdhi atyre ndonjë i dërguar prej All-llahut, vërtetues i asaj që kishin ata, një grup prej tyre të cilëve iu kishte dhënë libri, e hodhi pas shpine librin e All-llahut, kinse nuk dinin (asgjë).
2:101.
Tani që atyre u erdhi një i Dërguar nga Allahu, vërtetues i Shkrimeve që kanë me vete, një grup prej atyre, të cilëve iu dhanë Shkrimet, e hodhën pas shpine Librin e Allahut, gjoja se nuk dinin gjë për atë.
2:101.
Dhe kur atyre u erdhi një i dërguar nga Allahu, që vërtetonte atë që ata kishin me vete, një grup prej atyre që u ishte dhënë Libri hodhën Librin e Allahut pas shpinës së tyre, sikur nuk dinin asgjë.
2:101.
WE LEMMA XHA'EHUM RESULUN MIN 'INDI ELLAHI MUSEDDIKUN LIMA ME'AHUM NEBEDHE FERIKUN MINEL-LEDHINE 'UTUL-KITABE KITABEL-LAHI WERA'E DHUHURIHIM KE'ENNEHUM LA JA'LEMUNE
C
2:102.
(E hodhën librin e Zotit) E ndoqën atë që e thonin djajt në kohën e sundimit të Sulejmanit. Po Sulejmani nuk ishte i pafé, djajt ishin të pafé, sepse u mësonin njerëzve magjinë. (ndoqën) Edhe çka u zbriti në Babil dy engjëjve, Harutit dhe Marutit. E ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se t'i thonin: "Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bën i pa fé!" E, mësonin (njerëzit) prej atyre dyve atë (magji) me çka ndanin burrin prej gruas së vet, por pa lejën e All-llahut me atë askujt nuk mund t'i bënin dëm dhe ashtu mësonin çka u sillte dëm e nuk u sillte dobi atyre. E ata (jehuditë) e kanë ditur se ai që (hodhi librin) e zgjodhi atë (magjinë), ai në botën tjetër nuk ka ndonjë të drejtë (në mëshirën e Zotit). Po ta dinin, ata se për ç'ka e shitën vetveten, ajo është shumë e keqe.
2:102.
dhe shkuan pas shpifjeve që bënin djajtë kundër mbretërisë së Sulejmanit. E Sulejmani nuk ishte mohues, por djajtë ishin mohues. Ata u mësonin njerëzve magjinë dhe dijeninë që u ishte dërguar dy engjëjve në Babiloni - Harutit e Marutit. Këta engjëj nuk i mësonin ndokujt magji, pa i thënë: “Ne jemi dërguar për t'ju vënë në provë, andaj ti mos u bëj mohues (duke mësuar apo ushtruar magjinë)!” Dhe njerëzit mësuan nga këta të dy se si t'i ndajnë bashkëshortët. Por magjistarët nuk mund t'i bëjnë dëm askujt pa lejen e Allahut. E megjithatë, njerëzit mësojnë ato gjëra që i dëmtojnë e nuk u bëjnë dobi. Në të vërtetë, ata e dinin se ai që e përvetësonte këtë mjeshtëri, nuk do të kishte kurrfarë të mire në jetën tjetër. Eh, sa e keqe është ajo për të cilën shitën shpirtrat e veta! Ah, sikur ta dinin ata!
2:102.
Dhe ata ndoqën atë që djajtë mësonin gjatë mbretërimit të Sulejmanit. Dhe Sulejmani nuk mohoi, por djajtë mohuan, duke i mësuar njerëzit magjinë dhe atë që ishte zbritur dy engjëjve në Babiloni, Harutit dhe Marutit. Por ata të dy nuk i mësonin askujt pa thënë: "Ne jemi vetëm një sprovë, prandaj mos u bëj mohues." Dhe njerëzit mësonin prej tyre atë që i ndanin burrin nga gruaja e tij. Por ata nuk mund të dëmtonin askënd pa lejen e Allahut. Dhe ata mësonin atë që i dëmtonte dhe nuk u sillte dobi. Dhe me siguri, ata e dinin se kushdo që e merrte këtë do të kishte asnjë pjesë në jetën tjetër. Sa e keqe ishte ajo për të cilën ata e shitën veten e tyre, nëse do ta dinin!
2:102.
WE ETTEBA'U MA TETLU ESH-SHEJATINU 'ALA MULKI SULEJMANE WE MA KEFERE SULEJMANU WE LEKINNE ESH-SHEJATINE KEFERU JU'ALLIMUNE EN-NASE ES-SIHRE WE MA 'UNZILE 'ALEL-MELEKEJNI BIBABILE HARUTE WE MARUTE WE MA JU'ALLIMANI MIN 'EHEDIN HETTA JEKULA 'INNEMA NEHNU FITNETUN FELA TEKFUR FEJETE'ALLEMUNE MINHUMA MA JUFERRIKUNE BIHI BEJNEL-MER'I WE ZEWXHIHI WE MA HUM BIDARRINE BIHI MIN 'EHEDIN 'ILLA BI'IDHNI ELLAHI WE JETE'ALLEMUNE MA JEDURRUHUM WE LA JENFA'UHUM WE LEKAD 'ALIMU LEMENI ESHTERAHU MA LEHU FIL-'AHIRETI MIN HALAKIN WE LEBI'SE MA SHEREW BIHI 'ENFUSEHUM LEW KANU JA'LEMUNE
C
2:103.
E sikur të kishin besuar ata dhe sikur të ishin ruajtur (prej mëkateve), po të dinin, shpërblimi prej All-llahut do të ishte shumë më i dobishëm.
2:103.
Sikur ata të besonin dhe të ruheshin (nga gjynahet), shpërblimi i Allahut do të ishte më i mirë. Ah, sikur ta dinin ata!
2:103.
Po sikur ata të kishin besuar dhe të ishin bërë të devotshëm, shpërblimi nga Allahu do të ishte shumë më i mirë, nëse ata do ta dinin.
2:103.
WE LEW 'ENNEHUM 'AMENU WE ETTEKAW LEMETHUBETUN MIN 'INDI ELLAHI HAJRUN LEW KANU JA'LEMUNE